Çfarë i bën femrat të lumtura?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Universal, 30 Mar 2015.

  1. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Epo, i bien anes. Eshte turp te flasesh per veten. Ja, une u skuqa, s'e them dot cfare me ben te lumtur :) Jo ajo qe mund te mendohet, e! Nje tjeter :D
    (tema[qe u referohet femrave]) Mendoj... se duan respektin e duhur, as mungese dhe as teprim !
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sa here qe nje mikesha ime hap frigoriferin dhe perzgjedh ndonje pije apo sa here qe ajo kontrollon dollapet per te gjetur cokollatat (ato me lajthi une i fsheh sepse i mbaj per vete) qe gjenden gjithandej, une lumturohem dhe ve buzen ne gaz. Mesazhi qe une asaj i kam dhene eshte i qarte : «Mea casa es sua casa»!
     
    Johana likes this.
  3. katsune

    katsune cherry blossom

    kerko dhe do te jepet! :)
     
    joetisti_ likes this.
  4. katsune

    katsune cherry blossom

    me krem domethene me panna?
     
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    po nuk t'u dha, kerko prape ? :)
    (tema) te shohin te gjerat qe pelqejne 'rrezatim' kenaqesie. Eh!, sikur te shihnin edhe te meshkujt ...
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sa here qe shoh nje gje te vjeter, te dale nga qarkullimi per hir te modernizimit te saj te pajustifikuar, e blej pa medyshje. Kjo me lumturon. Shanset se mund t'a gjeje here tjeter jane nga me te voglat deri ne nyl. Ajo e kishte arritur destinacionin perfeksion edhe pse e vjeter qe ne momentin e pare.

    Sa here qe shoh nje gje te re per here te pare, mahnitem dhe lumturohem. Llampat, dritat dekorative jane disa nga ato pak gjera te reja qe me lene me goje hapur. Cfare imagjinate !

    Mbaj mend lumturine e madhe qe ndjeja sa here qe benim ekskursione ne fabrika, uzina apo kombinate. Fabriken e prodhimit te llampave ne Vlore e kam te preferuaren memorje. Ndoshta se cdo gje me drite apo e kristalte, e xhamte apo transparente jane pikat e mia te dobeta. Nga ana tjeter, tani qe e mendoj, dicka transparente apo e xhamte dhe e dukshme mund te mbarte felliqesi brenda. Tradhetia duket, mungesa e respektit per hierarki duket, provokimi duket, inkurajimi i vesit duket sikurse padrejtesisht duket edhe inkurajimi i njerezve te deshperuar te kryejne vetvrasje. Krahet priten kur krahet u jepen pa te drejte te pakorrigjueshmeve dhe krahet ndertohen per ata njerez qe jane ne deshperim e kane nevoje per nje fjale e gjest te mire. Felliqesite ne privat jane pune te individit. Kujt i kercet!? Por ne publik kujdes! Rezervoji te drejten vetes t'ju japim te drejten e dyshimit.

    Eléonoré
     
    Johana likes this.

Shpërndajeni këtë faqe