Çfarë ka pas vdekjes?Një “i kthyer” rrëfen përvojën e tij

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Mirabel, 20 Oct 2015.

  1. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    [​IMG]
    Ajo që ndodh pas vdekjes gjithmonë i ka bërë njerëzit kureshtarë. Në fund të fundit, vetë vdekja është një term i krijuar nga njerëzit. Për disa një fillim, për të tjerë fundi, por ka edhe nga ata që besojnë se është një gjendje e pariparueshme, kur mjekësia dorëzohet.

    Të qenët i vetëdijshëm është diçka që përjetohet nga të gjallët, prandaj një njeri që ka kaluar vdekje klinike për disa minuta mund të jetë njeriu më i përshtatshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjes se çfarë ka pas vdekjes.

    Një burrë, i cili ka përjetuar vdekjen dy herë për disa minuta, një herë nga një aksident me motor dhe herën e dytë nga një overdozë qetësuesish, flet për eksperiencën e tij dhe ndjesinë e të qenit i vdekur.

    “Nuk kuptoja asgjë, kishte thjesht një boshllëk të zi. Pa mendime, pa vetëdije, asgjë. Të dyja herën ndjeva thjesht se “nuk isha aty”. Gjithçka ishte e zezë. Do ta përshkruaja si ato çastet kur dremit. Një dremitje e shkurtër pa ëndrra. Zgjohesh dhe kupton se ke fjetur për një kohë të gjatë, kur në fakt nuk ka qenë më shumë se 15 minuta. E vetmja arsye që unë e di këtë është fakti se mjekët më treguan gjithçka. Nëse ata nuk do të më kishin treguar, unë do të kisha menduar se kisha dremitur për pak çaste”.

    Ndjesia e vdekjes

    “Hera e parë ishte në momentin e aksidentit dhe e vetmja gjë që më kaloi nëpër mend ishte: Oh, mos...

    Herën e dytë nuk e kisha idenë se çfarë ndodhi. Kisha shumë dhimbje dhe krejt papritur nuk ndjeva asgjë, pa jetë. Më pas u zgjova dhe ndjeva sërish dhimbje”.

    Lajmi për ringjalljen

    “Herën e parë thashë: O Zot, kjo është e bukur! Tani mund t’u them miqve se vdiqa dhe u ringjalla. Por shumica e këtyre mendimeve ishte efekti i morfinës.

    Më pas gjërat qetësohen dhe ti thua: Oh, unë mund të isha i vdekur tani. Aty kuptova sa serioze ishte situata ime.

    Përfundimisht nuk e kam aq frikë. Tashmë e di se vdekja nuk është asgjë më shumë se gjumi. Kur vdes, thjesht pushon së ekzistuari. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

    Shekulli.
     
    Dreamer likes this.
  2. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Kam thene,qe kur te vij ajo dite,shpresoj te jem aq i mplakur,ose te jem pa vetedije,sa te mos di ku do shkoj.

    me "tmerron" fakti qe nje dite do vdes.
    me tremb vdekja,me tremb e pa njohura.
     
  3. Universal

    Universal AnonymouS

    Sa po vine e shtohen idiotesirat e dikujt qe kerkon pak vemendje e pse jo te fitoje dicka prej asaj historie
     

Shpërndajeni këtë faqe