Çfarë stilolapsash/stilografësh përdorni për të shkruar?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga Artin, 15 Jun 2017.

  1. Artin

    Artin Papirus rex

    [​IMG]


    Bëhet fjalë për shkrimin me dorë në letër, jo në tastierën e kompjuterit.

    Pyetja është: çfarë stilolapsash ose stilografësh përdorni për të shkruar, në shkollë, punë, shtëpi etj? A keni ndonjë markë të parapëlqyer dhe pse?

    Unë kam një kuti me lloje të ndryshme, disa të vjetër e disa të rinj, por do të shkruaj më vonë.
     
    kacurrelsja... and joetisti_ like this.
  2. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Montblanc,waterman..visconti,aurora,Parker.pothuajse të gjitha me penë floriri!
     
    kacurrelsja... likes this.
  3. Artin

    Artin Papirus rex

    Kam një Waterman të vjetër, që më pëlqen shumë. Por i kishte mbaruar boja dhe porosita të re nga interneti. Vetëm atje mund të gjesh.
    Porosita edhe një Parker nga India, si dhe një Baoer37 nga Kina, me trup metalik.
     
    kacurrelsja... likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nga mbajtja e stilolapsit me dy gishta, tek e shkruajtura ne tastiere me dhjete gishta. Kushedi si do te perfundoje ky evoluim. Mbase nje dite do te shkruajme me gjuhe :p

    bic. Stilolapsa 'bic', perdor. Une mbaj mend qe ne fillore, kur ne kohen time shkruhej me pene, as rastin te kisha nje maje pene me bark s'e kisha, jo me pastaj te kisha stilolaps apo stilograf. Dhe ndoshta per kete arsye sot nuk kam qejf asgje nga keto. Me mjaftojne te thjeshtat.

    Artin, shiko te lutem se mos me gjen edhe mua pak boje tushi :p (s'di se a shkruhet keshtu "tushi", por jam i sigurt se ti e kupton se per cfare them :))
     
  5. Artin

    Artin Papirus rex

    Joetist, a të kujtohen penat me bojë dhe kallamar?
    Mbaj mend bojën që kundërmonte, e kur derdhej, na bënte qelbur.
    Stilografë kishin vetëm mësuesit dhe ata që kishin, i mbanin me kujdes të madh.
    Nuk di nëse quhej bojë tush ajo, por di që boja me të cilën bëheshin letrat e lojës ose tatuazhet me gjilpërë, quhej tush.
    Stilolapsat BIC janë të mirë, të thjeshtë dhe shkruajnë mirë. I përdor dhe unë.
     
  6. Artin

    Artin Papirus rex

    Dikush mund të mendojë... "Çne ky me këtë temë stilolapsash... nga i erdhën në mendje?!"

    Në punë, unë kam një laps të vogël, që e mbaj në xhepin anësor të pantallonave, ose mbi vesh, e me të cilin mbaj shënime e matje të ndryshme. Mirëpo ditët e fundit na doli një rregull i ri... duhet të mbushim çdo ditë ca formularë, me shkrim të pastër dhe të qartë. Kështu që lindi nevoja për një stilolaps...

    Kërkova në shtëpi dhe gjeta nja dy, po nuk shkruanin. Njërit i qe thyer maja, kurse tjetrit i qe tharë boja. Pastaj u kujtova që diku ruaja një kuti. E gjeta kutinë dhe pashë se ishte plot me stilolapsa/stilografë, që i kisha grumbulluar me kalimin e kohës.

    Mirëpo as ata nuk shkruanin. Njërit i kishte plasur boja brenda, e qe bërë për t'u hedhur poshtë. Kjo është e keqja e tyre, se kur s'i përdor për një kohë të gjatë, nuk shkruajnë më. Duan kontroll dhe mirëmbajtje të vazhdueshme... :p

    Vendosa t'i rregulloj disa. Por e keqja tjetër është se, ata tubthat me bojë që kanë brenda, nuk janë njësoj për të gjithë. Nuk përshtaten, secili ka të tijin dhe është e vështirë t'i gjesh. Madje për disa nuk gjenden fare, edhe sikur të kërkosh. Vetëm nga interneti mund t'i gjesh.

    Ky stilolaps "Carnegie" kishte një tubth të thjeshtë dhe m'u duk i lehtë për t'u gjetur. Shkova në librari dhe aty bleva një tub BIC, që i përshtatej. Stilolapsi më pëlqen, se është i hollë dhe rri mirë në dorë. Ka trup alumini, por çuditërisht majën e ka plastike. Një arsye do ta ketë, se kot se kanë bërë plastike.

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    Last edited: 18 Jun 2017
    TinkerBell and joetisti_ like this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nganjehere, se jane te bukur, s'do te thote se shkruajne bukur. Madje une, nese duhet te mbaj mend nje marke, e mbaj vetem e vetem qe kur ta blej (pasi e kam patur nje te tille) te mos jete si disa qe te merzitin dhe nuk shkruajne :)

    Dua edhe qe te shkruaje holle. Ata stilolapsa qe shkruajne trashe, s'i honeps dot :p
     
  8. Artin

    Artin Papirus rex

    Ata më pëlqejnë dhe mua, që shkruajnë hollë dhe e kanë trashësinë e majës o.5mm.
    Ka dhe më të hollë, 0.2 ose 0.3mm, por këta janë shumë të hollë dhe përdoren vetëm për punë të veçanta.
    Standardët janë 0.7mm, kurse të trashët 1 mm.
    0.5mm janë më të mirët për mua.
     
    joetisti_ likes this.
  9. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Montblanc është marka më e njohur e penave,njëlloj siç është rolex për orat!më ka pëlqyer gjithnjë të bëj koleksion penash dhe orash..juve ça ore ju pëlqen?
     
  10. Artin

    Artin Papirus rex

    Montblanc është markë luksoze, e prodhon dhe gjëra të tjera veç stilografëve, madje dhe ora.

    Për ora, mua më pëlqejnë ato që nuk janë shumë të shtrenjta. Nga orat sportive pëlqej Casio, kurse klasike më pëlqejnë Festina, Citizen, dhe Jacques Lemans. Për momentin kam një Festina, e disa Casio.

    Sa pena/stilografë/stilolapsa ke në koleksionin tënd?
     
  11. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Kam mbi 20 stilografë ,shumica të vjetër,të gjitha me penë floriri ..kam patur më shumë,por i kam dhuruar disa..stilolapsa kam nja 10,disa në argjend.ora nja 25,longines,omega,Perseo,vetta,Eberhard..nuk preferoj me bateri,por përdor edhe me bateri.më pëlqejnë më shumë krono me kurdisje..
     
    TinkerBell likes this.
  12. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ti qenke ekspert i fushes :)
    Une, ne fakt, jam edhe aty ku them qe s'ka rendesi nje stilolaps, te jete si te jete, por edhe qe kur nje stilolaps eshte vertet i mire, ndihet. Madje te motivon kur shkruan. Cfaredo gjeje qe te jesh duke shkruar.

    Me kujtohet kur shkruanim me rezerve, pjesa e holle brenda kellefit qe mbante edhe bojen. Pra direkt me te, pa kellef, sepse na ishte thyer dhe s'e blinim dot nje tjeter. Ishte torture! Jo vetem gishtat te dhembnin, por edhe shkrimi dilte si kembet e pules.
    Une kisha edhe nje zakon te keq. Po te beja nje gabim te vogel, qe me keto "mjete" ishte e kollajte fare, grisja gjithe fleten e fletores (per detyrat e shkolles). Dhe nganjehere katandiseshin me dy flete :p
     
    Artin likes this.
  13. Artin

    Artin Papirus rex

    Ky është stilolapsi Waterman, për të cilin fola më lart. Dje më erdhi rezerva (tubi i bojës) që kisha porositur, nga Britania e Madhe. Vetëm në Britani dhe në Amerikë kishte të tilla. E porosita nga Britania, meqë është më afër.

    Britanikët janë korrektë. Bashkë me mallin që porosit, të dërgojnë edhe faturën. Sikur edhe 1 euro të kushtojë ai mall, të dërgojnë faturë, gjë që në vendet e tjera nuk e bëjnë. E kanë si rregull me sa duket.

    Kuptohet se këta stilolapsa unë i dua më shumë për koleksion, jo se kam kaq nevoja për të shkruar.

    Këtu në foto nuk duket mirë, por është një stilolaps i bukur. Është dhe i rëndë për madhësinë që ka. Trupin e ka me vija, që mos të rrëshqasë nga dora, si dhe është shumë i manovrueshëm kur shkruan. Që kur e mban në dorë, e kupton se është një mall cilësor.

    Një diçka tjetër që më pëlqen, është ai butoni që shtypet lart, që e fut/nxjerr rezervën brenda dhe jashtë. Ka një kërcitje të butë, por me shtytje të fortë, që ta hedh gishtin përpjetë. E ka aq të mirë, sa të vjen të luash gjithë ditën me të...

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    Last edited: 22 Jun 2017
    TinkerBell and guest17 like this.
  14. Artin

    Artin Papirus rex

    ROLLERBALL EPOCA
    Made in Sweden

    Duke i ndryshuar rezervën, të cilës i kishte mbaruar boja, padashur më doli jashtë i gjithë mekanizmi i shtypjes, i cili përbëhej nga 7 pjesëza të vogla. U çudita që kishte kaq shumë, se të tjerët kanë zakonisht nga dy-tri. Pjesëzat u ngatërruan dhe qe e pamundur të viheshin prapë siç duheshin. Nuk kishte logjikë në vendosjen e tyre...

    Pasi u përpoqa nja 15 minuta, për të kuptuar se si punonin e si mund të vendoseshin, e humba durimin dhe e lashë. Pastaj hyra në internet dhe aty gjeta një artikull, të shkruar nga dikush, i cili kishte pasur të njëjtin problem si unë, e që e tregonte me fotografi se si viheshin. Me sa lexova, ky mekanizëm ishte një patentë e rrallë e këtij stilolapsi. Kjo është e mira e internetit, se gjen të dhëna për çdo gjë.


    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    joetisti_, TinkerBell and guest17 like this.
  15. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Ke provuar për 15 minuta ?? :eek:
    Sa durim që paske mo Artin! Unë, ka shumë mundësi që copa copa ta kisha bërë : /
     
    guest17 and Artin like this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    E vertete. Edhe une kam gjetur shume gjera. Qe me kane dhene idene e sakte. Por, kjo puna e stilolapsit... Une s'do ta merrja mundimin as ta kerkoja ne internet dhe as ta beja vete. :)

    Artin, si i behet ndonje stilolapsi qe kur shkruan me te, kur je shtrire, pra shkruan duke e mbajtur majen siper dhe fundin poshte, fillon e nuk shkruan me? Rregullohet apo duhet hedhur poshte?
     
  17. Artin

    Artin Papirus rex

    Koleksionet duan dashuri dhe durim, dhe jo vetëm koleksionet.
    Pa dashuri dhe durim, nuk bëhet asgjë... :p

    Stilolapsi mund të duket i zakonshëm, por është një markë mjaft cilësore dhe e njohur në botë. Unë më lart e shkrova emrin gabim, emri i saktë është Ballograf Epoca.

    Më poshtë po jap disa hollësi rreth këtij stilolapsi, të cilat janë interesante për ne koleksionistët...

    1 – Një revistë austriake, e renditi Ballografin markën më të mirë në botë, mes 21 markave më të zgjedhura.

    2 – Diku lexova se stilolapsat Ballograf prodhohen në uzinën e Volvos. Volvo është një nga emrat më të njohur në botë për prodhimin e kamionëve, por dhe automjeteve të vogla. Kjo është e kuptueshme, se ato pjesëzat e vogla prej çeliku të stilolapsit, në të cilat gdhenden dhe shkrime të holla, nuk është e lehtë të bëhen. Duan metalurgji, teknologji dhe precizion. Meqë ra fjala, Suedia është një vend i njohur në botë për eksportin e çeliqeve cilësorë dhe veglave të precizionit, ashtu siç është Zvicra për orat.

    3 - Materialet e përdorura për prodhimin e Ballografit janë më të mirat e mundshme, si dhe të padëmshme. Nuk krijojnë alergji në lëkurë dhe as nxirje.

    4– Boja e këtij stilolapsi është e miratuar nga Arkiva dhe përdoret nëpër zyra. Se ka rregulla edhe për këto. Boja e përdorur nëpër dokumente, duhet të jetë e cilësisë së lartë, që t’u qëndrojë viteve.

    5– Rezerva e këtij stilolapsi shkruan 8 mijë metra, që është shumë në krahasim me të tjerë. Gjithashtu shkruan shumë lehtë. Kur e prek letrën lehtë, bën vija të holla si qime floku, e më të trasha kur e shtrëngon më shumë. Kjo do të thotë se ky stilolaps përcjell edhe ndjenjë... :p


    Ky është një shkrim i bukur i një anglezeje, e cila e zbuloi këtë stilolaps gjatë një udhëtimi në Amsterdam... dhe ra në dashuri me të:
    http://thelondonparchment.co.uk/uncategorized/ballograf-chrome-epoca/


    Unë sot bleva edhe dy Ballografë. Këtë rozin e dua për një dhuratë...

    [​IMG]
     
    Last edited: 28 Jun 2017
    TinkerBell and guest17 like this.
  18. Artin

    Artin Papirus rex

    Mjafton ta mbash me kokë poshtë, dmth të shkruash në pozicion normal dhe fillon prapë të shkruajë.
    Ka dhe stilolapsa që shkruajnë kur e mban majën sipër. Këta përdorin rezerva hermetike dhe me presion brenda, që e shtyjnë bojën drejt majës. Të tilla përdorin astronautët, kur shkojnë në hapësirë.
    Por shkrimi apo leximi shtrirë, duke i mbajtur sytë lart, nuk bën mirë për sytë, me sa di unë...
     
    joetisti_ and guest17 like this.
  19. guestman

    guestman Forumium maestatis

    Daku, a gjendet më pendë e bojë shkrimi?
     
  20. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po aq kohe do, vetem disa sekonda, dhe pushon se shkruari. Pra jo se une shkruaj shtrire, por kur ndodh qe duhet te mbaj dicka shenim, dhe ai cast me gjen shtrire, atehere ndodh. Dhe po te ndodhe, fjala bie, disa sekonda perdite qe te dua te mbaj nje shenim, i bie te hedh poshte stilolapsa pa hesap :) Flm per keshillen!

    Une pashe nje dy video; ne njeren kishte stilolaps qe dizenjonte 3D, ne njeren pashe sesi nje stilolaps, duke i shtuar me ngjites disa kruajtese dhembesh (tre), lehtesisht mund te te sherbente goxha mire si pirun :) (raste emergjente)
     

Shpërndajeni këtë faqe