Çfarë stilolapsash/stilografësh përdorni për të shkruar?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga Artin, 15 Jun 2017.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Dje më erdhi nga Kina ky Baoer37, që më lart thashë se e kisha porositur. U vonua, se Kina është larg, po edhe se posta ishte falas. Ky stilolaps më la një përshtypje të mirë kur e provova. Duket një mall i fortë dhe cilësor, i gjithi prej metali. Po ta krahasosh me stilolapsat e tjerë të këtij lloji, për shembull me Parker, është dhe shumë i lirë. Këtu ku jam, një Parker kushton 25 euro, kurse ky Baoer nga Kina ka një çmim qesharak prej 2 eurosh. Por diferenca është vetëm në çmim, jo në cilësi. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore të rritjes ekonomike kineze, sepse prodhon mallra cilësore me çmime të ulëta.

    Por meqë jemi tek Kina, ia vlen të tregohen ca gjëra interesante, që kanë lidhje me temën.

    [​IMG]

    Kina është prodhuesi më i madh në botë i stilolapsave, me 38 miliardë copë në vit. Por pjesën kryesore të stilopasit, që është maja, e importon nga jashtë, se nuk e prodhon dot. Mund të duket e çuditshme se si një vend i madh dhe me teknologji të zhvilluar si Kina, të mos prodhojë dot një majë stilolapsi, por ja që kështu është...

    Maja, siç duket dhe nga fotografia më poshtë, përbëhet nga një topth i vogël, i cili qëndron brenda një foleje dhe kur rrotullohet, lëshon bojë. Me sy duket e thjeshtë, por është shumë e vështirë të prodhohet, sepse duhet shumë saktësi, si dhe një çelik special. Të pakta janë vendet e botës që arrijnë ta prodhojnë këtë majë, vetëm vende si Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

    Që maja të shkruajë të paktën 800 metra pa ndërprerje, është një formulë që mbahet sekret teknologjik/tregtar. Prandaj zgjidhja e vetme që i mbetet Kinës, është ta importojë, gjë që i kushton $17.3 milionë dollarë në vit.

    [​IMG]

    Kjo çështje shkoi deri në qeveri. Në vitin 2015, në një seminar në Pekin, kryeministri kinez Li Keqiang kërkoi nga prodhuesit që ta rritnin cilësinë e mallrave të tyre. Si shembull ai mori stilolapsat kinezë, duke thënë që ata nuk shkruanin aq mirë sa të huajt.

    Kjo kritikë e kryeministrit bëri bujë, aq sa televizioni shtetëror CCTV i kushtoi një emision të posaçëm, ku u ftuan disa drejtues të kompanive më të suksesshme në fushën e prodhimit.

    Qiu Zhiming, drejtuesi i njërës prej kompanive më të mëdha të prodhimit të stilolapsave, tha se Kina nuk prodhon dot maja cilësore, kështu që i importon."Teknologjia kryesore e secilit stilolaps, topi prej çeliku dhe foleja e tij, importohet nga Japonia, Gjermania ose Zvicra" - tha Qiu. "Por vetëm Zvicra - tha ai - ka një makinë me saktësinë e nevojshme për të bërë majat më të mira . Kina- tha Qiu me trishtim - nuk ka zhvilluar një makinë si kjo."

    Dong Mingzhu, drejtuesja e një kompanie që prodhon kondicionerë, iu drejtua Qiut: "Mendo... sa para kanë bërë të huajt nga ne, ngaqë kanë teknologji më të mirë? Ju nuk e keni këtë teknologji dhe ata përfitojnë nga ju! Por e di se ç'do të bëj unë? Do të mbledh teknikët e mi më të mirë dhe do t'u kërkoj që të bëjnë për ju një makinë si ato të Zvicrës! Unë do të bëj atë për një vit dhe t'jua shes me gjysmën e çmimit!"

    Publiku i ftuar në emision duartrokiti, por premtimi i saj dukej qesharak. U deshën vite të tëra kërkimesh shkencore për Zvicrën, që të bënte një makinë si kjo, kurse tani ajo, një prodhuese e kondicionerëve, premtoi ta bënte të njëjtën gjë për disa muaj. Shefi i një kompanie që prodhon makineri industriale, e vuri në dukje këtë, por drejtuesi i emisionit ndërhyri, duke e quajtur xheloz...



    Por këtë vit, pra në vitin 2017, ky problem u zgjidh më në fund. Firma kineze e çeliqeve TESCO, që në vitin 2011 ndërmori një nismë kombëtare për këtë çështje. Kërkimet shkencore zgjatën 5 vjet dhe vetëm këtë vit u arrit suksesi për të prodhuar majat e dëshiruara, si dhe çeliku për to. Pra vetëm këtë vit Kina arriti të prodhojë një majë stilolapsi po aq cilësore sa dhe të huajat.
    Teknologjia është një çështje krenarie kombëtare në Kinë, por jo vetëm aty...

    Këtu janë disa burime, për këto që u thanë më lart:

    https://www.marketplace.org/2015/12/10/world/why-cant-china-make-good-ballpoint-pen

    http://news.xinhuanet.com/english/2017-01/10/c_135970334.htm

    https://www.washingtonpost.com/news...int-pen-all-by-itself/?utm_term=.8971a1c43685




     
    TinkerBell and Anabell like this.
  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Një ditë ndërsa isha duke psonisur, pashë në një vitrinë ca stilolapsa me ngjyra të ndryshme. Menjëherë më shkoi mendja të bëja një kombinim
    ngjyrash. Bleva një të kuq dhe një të zi, të cilëve u ndërrova pjesët dhe kështu përfitova 2 stilolapsa me ngjyrë kombëtare. Këta përdor tani, kur më
    hyjnë në punë.

    Me këtë postim unë po e mbyll dhe temën. Flas për vete, se të tjerët dhe mund të shkruajnë nëse kanë diçka, por nuk besoj. Sot njerëzit janë praktikë
    dhe nuk merren me shkrim dore, apo koleksione, e vogëlsira pa rëndësi. Njerëzit e sotëm shkruajnë me kompjuter, ose në telefona, me dy gishtat e mëdhenj...

    [​IMG]

    [​IMG]
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me ka marre malli per eren e bojes se shkrimit. Kallamatat e mbushura me boje dhe majat e penes (jo ato bosh por kokeplota) me vine shpesh ne mendje. Kur blej objektet shkollore te femijeve ne fillim viti shkollor qendroj shume kohe perpara stilografeve. Ka qe jane shume te shtrenjte. Vetem ata me kujtojne ate ere. Stilografin e pare e kam pasur dhurate nga te afermit e mamit te cilet emigruan nga Shqiperia ne fillim te shekullit te meparshem ne SHBA. Gjyshi im Thomas emigroi se bashku me nje vella qe e quanin Pjeter. Pjetri qendroi por gjyshi u rikthye ne Atdhe. Peter dhe pasardhesit e tij u vendosen ne Boston. Vetem halla e mamit, Urania mbante kontakt me ta. Kontaktet tani ruhen vetem nga nje teze e Durresit. Stilografi ishte i verdhe, i shkurter dhe me nje koke macoku siper. Gjerat e para nuk i harroj kurre.

    Nga menyra e fotografimit eshte e qarte qe nuk jeni mengjarash. Hahaha

    Eleonore
     

Shpërndajeni këtë faqe