Çfare po beni ne keto caste?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga Artin, 31 Mar 2017.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Te llojit yyyppppp Xhixhi.....

    EK
     
  2. MrCool

    MrCool Oldschool

    Po zbraz diskun e Laptopit, gjera koti qe vetem zen vend...
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sapo mbarova se ngreni kurrizin, qafen dhe krahet e nje pule te pjekur stil BBQ. E hengra shpejt dhe me trazoi stomakun. Meqe nuk e perdor shpesh ujin e gazuar futa nje gjysem luge sode buke ne goje dhe e shtyva me uje. Nje gromesime e vogel. Tani jam top fare.
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Tani per qejf po ndez nje cigare me mentol.
     
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    S'ka shumë që erdha në shtëpi...
    Sot ishte një ditë e shkëlqyeshme, me diell... dhe isha në humor të mirë.
    Tani pas punës i futa edhe një ecje të gjatë, që më shijoi shumë.

    Këto nuk i them se dua të jem pozitiv, por sepse kështu ishte vërtet sot.
    Ka edhe ditë të zeza...
     
  6. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Edbe sot njësoj si dje...
    Në punë...
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Edhe sot si dje. Njesoj. Edhe pse nate, dita celi syrin. Kembet me cojne automatikisht tek makina e kafese Tassimo. Fisheku i rradhes «Midnight Express». Filxhani i dyte eshte kafe me shtrydhje stil perkolator. 100% Arabica, Melange Maison, coffee, grounded cocoa dhe philbert flavours. Alternoj cigaret, tabak puro me filter te bardhe, tabak puro me filter te verdhe, tabak me mentol..... dhe zgjohem.
     
  8. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Rri, lexoj e mejtoj, se deri ku arrin budallalleku i feministeve...
     
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Po degjoj kengen e mesiperme Tinker Bell, Tinker Bell, Tinker bell Rock.....Oops Jingle Bell Rocks


     
  10. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Po pres!
     
    joetisti_ likes this.
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Në pushim... sapo mbarova së ngrëni.
    Hëngra një sallatë dhe oriz me peshk, që i gatova vetë dje.

    Siç thashë edhe para ca ditësh, kam filluar të mbaj dietë. Bukën dhe ëmbëlsirat i kam prerë fare.... dhe përmirësimi është i dukshëm. Tani ndihem më i lehtë... aq sa ndonjëherë në punë shkallët i ngjit nga 3-4 njëherësh... kur nxitoj.
     
  12. Johana

    Johana Forumium praecox

    Sapo pagezova karrigen e fundit te moblave te sallonit te ngrenies. Ishte e vetmja qe kishte ngelur pa u vrymosur. Cigaret e papira deri ne fund nuk i hedh. Jane shume te shtrenjta. Zakonisht i fik ne nje fikse cigaresh. Problemi eshte se kur i rindez ato fillojne e xixellojne si puna e atyre qirinjve te vegjel te festimit te ditelindjeve. Shkrumbat e perzjarrta u perhapen dhe nje pjese me ra mbi pizhama. U ngrita ne kembe per t'i shpetuar djegjes. Shkrumbi i zjarrte ra mbi karrige dhe tekstili tip kastori-kadife e imet u dogj. U gezova pa mase per karrigen. U bene te gjitha njesoj. Vecse pizhamat u vrimosen ne tre kater vende dhe po keshtu edhe te perbrendshmet. Tani ne ato zona kam edhe nja dy tre shenja goditjesh me zjarr. Shyqyr nuk u dogja. Vec kesaj nga hutimi boshatisa ushqimin e peshkut ne kafetiere dhe hodha fishekun me kafe ne akuarium.

    JC
     
  13. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Në pushim...
    Kisha ca plane për këtë fundjavë, por më thanë që nëse dua, mund të punoj....
    Dhe zgjodha të punoj...
     
  14. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Në pushim ...
    Po mendoj për nesër. Kam zbuluar një liqen të ri, e them të shkoj nesër për peshkim.
    Do të marr dhe aparatin fotografik me vete, të bëj ndonjë foto.
     
  15. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Po pi një birrë...
    Këto ditët e fundit kam provuar ca birra të tjera, por sot u ktheva prapë tek birra ime e parapëlqyer, me kanaçe, Falkoni i Zi.
    Të tjerat është e kotë t'i provosh...
     
  16. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

  17. POKER

    POKER Forumium maestatis

  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    po rri me breke
     
  19. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Shtrirë në krevat... pak i dehur!
    Piva dy gota verë të bardhë... (kisha kohë që s'pija verë).
    Ishte një verë portugeze... që quhej Gazela.
     
  20. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

    duke pritur ...... gjumin! :confused:
     

Shpërndajeni këtë faqe