Ç'mendojnë të huajt për gjuhen shqipe?

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Almir, 5 Jul 2005.

  1. Almir

    Almir Primus registratum

    Ç'mendojnë të huajt për gjuhen shqipe?

    Pra ketu mund perjashtohen vendet ballkanike se e dijme gati gjithe se cfare mendojne ata per gjuhen tone dhe shqiptaret pergjithesi. Une me shume kisha pas deshire me dite per amerikanet se cfare mendojne per gjuhen tone se jane i vetmi komb qe shprehen realisht.
     
  2. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Cmendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    ti po pyet per gjuhen shqipe apo per shqiptaret se me ç'sy shihen?

    ne itali kam degjuar shpesh "quello parla albanese" qe ka kuptim te njejte me shprehjen tone "ai sikur flet arabisht". s'kuptohet hiç me i llaf.
     
  3. r0306

    r0306 Primus registratum

    Re: Cmendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    imitimi qe une degjoj me shume nga te njohur eshte "sh,sh,sh,..."
     
  4. Seryozha

    Seryozha Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    "Stop, nese flisni Shqip, do largohem se e di qe po shani"
     
  5. kameleoni

    kameleoni Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Gjuhe e embel dhe e bukur tingelluese.
     
  6. ilirarberi

    ilirarberi Forumium maestatis

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Aspak rendesi nuk ka se c'fare mendojne te huajt per gjuhen tone.Rendesi ka qe ne ta duam ta flasim bukur dhe paster ,ashtu sic duhet,dhe jo per te treguar se kemi mesuar nje gjuhe te huaj apo kemi mbaruar ndonje fare shkolle brenda apo jashte vendit te perdorim nje fjalor te bastarduar me te tjeret.Dhe kete gjuhe te mos harrojme tu'a leme trashegim femijeve tane dhe brezave pasardhes (e kam fjalen ketu per mergaten shqipetare kudoqofte ).
    A ju kujtohet:

    mallkue qofte ai bir shqipetari
    [ndaluar] ket'gjuhe te perendise
    trashegim [ndaluar] na la i pari
    trashegim s'ja len ai femijs

    JE SHQIPETAR,ATEHERE FOL SHQIP.
     
  7. Ergler

    Ergler Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Para disa viteve duke udhetuar ne Undergraund po bisedoja me dy te njohurat e mia.Nje udhetare degjoi te foluren tone dhe pyeti me nje anglishte jo te mire njeren nga bashkbisedueset.Ju lutem mund te me tregoni se cfare gjuhe jeni duke folur?Po i tha ajo flasim albanian.Keni nje gjuhe te bukur e cila tingellon si muzike ne veshet e mij.Gruaja ishte nje polake qe kishte rreth 16 vjet qe banonte ne Angli.Kjo qe degjuam ishte sinjifikative per ne.Nuk duhet te na behet vone se cfare thone keta pipinot e mu.. apo korofillaket e greqise le me pastaj sllsvet e qelbur.Ata qe na perbuzin gjuhen jane funderina per vehte.Mbas klases se 6 ketu te pyesin cilet nga gjuhet moderne do te mesosh?Dhe ne keto gjuhe futet frengjishtja dhe gjermanishtja.Gjuhes se pipinove apo te korofillakeve as ja fershellen kush.Isha ne Itali me 30.12-4.01.06 ne Firenze dhe Piza.Shkova neper dyqane dhe pyesja per cmime ose per size apo dicka tjeter dhe pipinot ishin pyke me diell.Ne jemi te varfer dhe kjo eshte e vetmja gje qe na dallon nga keta funderrina qe rrijne tek hyrjet e metrove ne Londer,pa lare,pa rruajtur te veshur si ata qe flejne rrugeve dhe mundohen te nxjerrin ndonje pare duke shitur bileta qe ua falin udhetaret.Pra pipinot ketu jane morra.Nuk i duroj dot qendrime te tilla te tyre.Jam shume i irrituar.
     
  8. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Thone :
    Shiko,shiko....ka vertet nje shtet qe quhet Shqiperi?!-pershtypja e pare.
    Uaaaaaa...ka edhe nje gjuhe shqipe, keshtu?!-i dyti.
    Duhet te kete prejardhje latine, sigurisht (kur flet me italianet)...apo greke (ne pergjithsi)?!-i treti.

    Eshte tragji-komike, por e verteta eshte se te tjerve s'ju bie ne mend per gjuhen shqipe (ne fakt, s'kane dhe faj, se s'ju duhet per ndonje gje, jo) dhe nese ekziston nje gjuhe e tille/si tingellon, etj., etj. Ndoshta mund te hyje kureshtja e momentit,por asgje me teper.
     
  9. eniad

    eniad Forumium maestatis

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    <font color="brown"> Ceshtja ketu, ne fakt, nuk eshte sesa e perhapur apo jo eshte njohuria mbi shqipen, por pershtypja qe le te te huajt, menyra sesi u tingellon atyre.

    Mendoj qe eshte interesante dhe po kuptoj qe nuk kam pyetur ndonjehere ndonje te huaj sesi i dukej shqipja.

    PS. Aurora, te lutem kujdes me shkrimin e shqipes. Perpiqu te shkruash ne gjuhe letrare ketu. Gjlithe te mirat.</font>
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Edhe mua te njeten pergjigje me kane dhene si nje parafoles, sh-sh-sh....Mund ta flas shqipen veç nen torture me thone..
     
  11. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Edhe mua me kane thene se ka shume sh dhe zh. /pf/images/graemlins/shrug.gif
     
  12. Dardanus

    Dardanus Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Thone :
    Shiko,shiko....ka vertet nje shtet qe quhet Shqiperi?!-pershtypja e pare.
    Uaaaaaa...ka edhe nje gjuhe shqipe, keshtu?!-i dyti.
    Duhet te kete prejardhje latine, sigurisht (kur flet me italianet)...apo greke (ne pergjithsi)?!-i treti.

    Eshte tragji-komike, por e verteta eshte se te tjerve s'ju bie ne mend per gjuhen shqipe (ne fakt, s'kane dhe faj, se s'ju duhet per ndonje gje, jo) dhe nese ekziston nje gjuhe e tille/si tingellon, etj., etj. Ndoshta mund te hyje kureshtja e momentit,por asgje me teper.

    [/ QUOTE ]

    Aurora, emri yt na tregon dicka, nejse.

    E sa per ate qe nuk i duhet askujt gjuha shqipe, ti vetem na tregove qe nuk din absolutisht asgje.
    A e din ti qe neper universitet europiane dhe ne disa vende botrore diskutohet per futjen e gjuhes shqipe krahas gjuhes latine dhe greqishtes se vjeter, pasi shumica e gjuheve europiane dalin nga SHQIPJA.
    Vend konkret per kete veprim eshte Portugalia qe diskutohet per futjen e gjuhes shqipe neper universitet shtetrore te tyre.

    Por nejse, sic thash edhe me lart emri yt latin "Aurora" dhe shkrimi yt ketu ne forum per kete teme na tregon qe ti nuk din asgje dhe nuk deshiron te dish asgje.
     
  13. melankolikjaE

    melankolikjaE Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Si disa forumiste me lart thane, edhe mua me thone qe pershtypja e pare qe le degjimi i gjuhes shqipe eshte
    sh sh sh dhe thone qe eshte shume e pakuptueshme, megjithate mua kjo nuk me intereson shume. Ajo qe me kenaq eshte qe gjuha jone ka shume shkronja dhe kjo na ndihmon ne kapjen shume shpejt te gjuheve te tjera dhe tingujve te shumte. Italianet nuk i thone dot shkronjat "ç" e "th" ose i thone me shume veshtiresi dhe te bejne te qeshesh duke i degjuar me nje anglishte si 'Ai fink' /pf/images/graemlins/laugh.gif (I think); ka dhe shume te tjera...

    Ka patur edhe raste qe te tjere (jo italiane) e kane pelqyer gjuhen shqipe.
     
  14. Indulgence

    Indulgence Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Amerikaneve qe kam rrotull ne pune apo shoqeri u pelqen te na degjojne kur flasim shqip. Komenti i pergjithshem eshte "gjuhe melodike qe rrjedh" por e kane gati te pamundur ta perserisin.
    Maksimumi qe kane mundur te mesojne eshte fjala "Gëzuar" qe perseritet pa kursim neper tavolina /pf/images/graemlins/smile.gif.
     
  15. 963

    963 Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Mendoj se gjuha i ben njerzit. Njerezit e shemtuar flasin gjuhe te shemtuar.
    Kur me degjojne te huajt qe flas shqip atyre u duket e çuditshme, se ndoshta deri dje kane menduar qe ne flisnim turqisht, serbisht apo rusisht. Por ata degjojne nje gjuhe te vjeter dhe te bukur por te perzier me shume fjale italiane apo franceze. Por kjo perzierje ja ul shume vlerat gjuhes sone.
     
  16. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Kur shoket e mi me degjojne mua dhe nje shoqen time duke folur shqip, kujtojne gjithmone se po zihemi...Ndoshta toni i zerit eshte shume agresiv!
    Sa per t'i perseritur fjalet ne shqip, kam 3 vjet qe mundohem t'i mesoj te thone "qen" e mazallah se shqiptojne dot "q-ne" .
     
  17. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Ja nje denigrim i vetvetes(kur lexo shkrimet ketu)!
    Ju u sugjeroheni njerezve te thjeshte?Pyesni nje here ata qe merren/kane njohuri per gjuhet Indo-europiane!

    Se cfare mendon nje italian magjyp,apo nje francez shovinist per gjuhen shqipe,mua nuk me intereson.
    Me intereson fakti qe gjuha shqipe eshte e vecante PIKERISHT sepse nuk e flet asnje nacion tjeter pervec nesh!

    Ato "sh" "zh" qe u vrasin veshin disave,ata nuk e dine qe "sh"-ja perdoret nga Anglezet,qe "zh"-ja perdoret nga francezet,qe "th"-ja perdoret nga Spanjollet,qe "dh"-ja perdoret nga greket.Ne i kemi te gjitha brenda!

    Ne kemi 36 shkronja,vecori kjo qe na e ban ma te lehte mesimin/te folmen e nje gjuhe tjeter sado e komplikuar te jete ajo gjuhe!
     
  18. Guest

    Post deleted by alinos
     
  19. shqiptari87

    shqiptari87 Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    une nuk e di se si tingullon. do isha shume kurioz te degjoja shqipen si tingellonte dhe cfare shije do te me linte. por besoj se do te me linte nje shije te mire sepse eshte nje gjuhe qe kumbon dhe qe rrjedh shume shpejt. nje here isha ne nje qender tregtare dhe po flisja me nje shokun tim nga kosova shqip po dihet qe ne shqiptaret dallohemi 100 km larg sepse flasim me ze te lart dhe aty prane ishte nje nga amerika latine dhe na pyeti ne ishim italiane ne u pergjigjem jo. ka pasur raste qe kane thene se nese po flas rusisht.
     
  20. Princesha

    Princesha Primus registratum

    Re: Ç'mendojne te huajt per Gjuhen Shqipe

    Mua kur me kane degju duke fol shqip, me thonin se ngjan me frengjishten per shkak te shkronjes "ë", nje tjeter burre qe e njihte veten per te shetitun, tha se jam duke fol italisht (c'ja ka fut kot /pf/images/graemlins/laugh.gif).

    Ne fakt sma nin hic se ca mendojn te hujt per gjuhen shqipe, kur pyt popullin e thjesht e injorant pergjigje berresh do marresh gjithsesi, kjo pritet. /pf/images/graemlins/shrug.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe