“Fiks Fare”, Kompania “Blu Panorama” Shet Më Tepër Bileta Se Sa Ka Vende Avioni

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Agjenti_007, 13 Nov 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit



    Gjatë sezonit të verës, kur ishte edhe kulmi i fluturimeve nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, u shfaqën disa probleme me udhëtarët. Qytetarët pretendojnë se një kompani ajrore ka shitur bileta më shumë se ç’duhet. Ankesat janë për kompaninë “Blu Panorama”.

    Fatmir Celfeza, qytetar: Problemi ishte ditën kur doja të kthehesha në Shqipëri. Kam prerë biletën një ditë përpara, ndërsa nisja do të bëhej me datë 15 korrik. Nisem për në Bolonja për të bërë edhe “check-in”-in, bëj biletën gati dhe kur afrohem afër më thonë që duhet të pres sepse kemi disa probleme me biletën. Kur avioni u mbush me udhëtarë, rreth 10-12 persona ngelem pa u nisë.
    Fiksi: Pse nuk u akomoduat në avion? Çfarë ju thanë?
    Fatmir Celfeza: Na thanë që janë shitur bileta tepër. Data ishte 15 korrik 2015. Unë isha i shoqëruar nga dy motrat, gjithsej tre persona. Unë nuk e kisha hapur “check-in”-in fare. Kur arrita në Bolonja njerëzit po prisnin nuk ishin kryer ende veprimet. Ne, personat që nuk hipëm në avion, bëmë një listë dhe shkuam në katin e dytë ku mund të bënim denoncimin.

    Bashkë me një qytetare që kishte të njëjtin problem në gusht të 2015-s, “Fiks Fare” shkoi në sportelin e “Blu Panorama” në Rinas.

    Aeroporti “Nënë Tereza”

    Udhëtarja 1: Në 06:30, në 07:20 niset avioni juaj?
    Sportelistja: Pasdite?
    Udhëtarja 1: Jo në mëngjes herët?
    Sportelistja: Në mëngjes.
    Udhëtarja 1: Po. Për në Firence më duket se ka qenë linja apo në Xhenova nuk e mbaj mend tani.
    Sportelistja: Ok në rregull, si e ka mbiemrin goca?
    Udhëtarja 1: (tregon emrin dhe mbiemrin). Vajza që ka qenë prezent nuk mori përsipër fare ta sqaronte vajzën, po i tha me plot gojën: “Janë shitur biletat, nuk ka më ‘check-in’, vazhdoni rrugën”.
    Sportelistja: Këto thonë që “check-in” është mbyllur 45 minuta përpara.
    Udhëtarja 1: Nuk është mbyllur 45 minuta përpara, është mbyllur një orë përpara “check-in” juaj.
    Sportelistja: Unë nuk e vë në diskutim. Po unë nuk mund të dal këtu pro fjalës tuaj dhe të kundërshtoj kolegen, kur është detyra e saj dhe ne jemi në të njëjtin pozicion.

    Dt. 09.09.2015 Ora: 15:00
    Aeroporti “Nënë Tereza”

    Tiranë-Bergamo - nisja 16:00

    Fiksi: Çfarë problemi ka këtu? Nuk bëhet “check-in” apo çfarë?
    Udhëtari: Jo, ka ikur ajo e “check-in” për Bergamo. Ka ik se i keni prerë biletat dhe ka mbyllur shpejt “check-in” dhe thotë pse s’keni ardhur dy orë përpara.
    Fiksi: Dy orë, po a duhet 45 minuta?
    Udhëtari: Eee 45 ishim ne, edhe 50 po ka ik më përpara.
    Fiksi: Po pse?
    Udhëtari: Po pse dimë gjë ne pse!
    Fiksi: Po tani biletat?
    Udhëtari: Bileta iku në ajër. Iku vetë bileta. Neve s’kemi ik! Po ça thua s’do iki më ajo, ne po rrimë këtu kemi gjysmë ore.
    Fiksi: Po çfarë shpjegimi ju jep vajza?
    Udhëtari: Asnjë gjë. Ato nuk e di ç’bëjnë, po për neve jo, ne ajo zona aty te këto dyert këtu.
    Fiksi: Me “Blu Panorama” ishit?
    Udhëtari: Po “Blu Panorama”.
    Fiksi: Po sa e kishit prerë biletën, 250?
    Udhëtari: Jo ore s’ka rëndësi, vajtje-ardhje është prerë bileta. Po nesër e kemi 300 euro. Se nuk e venë dorën në zemër ato, që nuk hipe sot, të hipësh nesër. Ne po kërkojmë të hipim, por s’po na lë njëri.
    Fiksi: Teni lekët besoj jua japin mbrapsht?
    Udhëtari: Asnjë gjë, jo fare. Po ne flasim me atë zonjën, mbase na jep ndonjë gjë e të themi.

    Fiksi: Tani lekët që keni paguar, nuk ju kthehen më nga kompania?
    Udhëtarja: Jo, fare.

    Pas kësaj, “Fiks Fare” shkon në zyrat e “Blue Panorama” në Tiranë.

    Fiksi: Ne kemi disa ankesa udhëtarësh, të cilët kanë humbur fluturimin dhe nuk ju rimbursohet bileta, ndërkohë që ju është mbyllur “check-in para kohe. Ata thonë që kemi qenë dy ore para në aeroport d.m.th. në momentin që është hap check-in-i. Pastaj check-in ka zgjat vetëm pak minuta dhe është mbyllur shumë shpejt, d.m.th. është mbyllur një orë e njëzet minuta para nisjes së avionit. Këta udhëtarë në fakt janë ankuar edhe të kompania juaj, por nuk kanë marrë një përgjigje. Ku mund të komunikojmë me vetë personat që..
    Menaxher i “Blu Panorama”: Unë do të jap adresat e email-it me të cilat komunikojmë edhe ne. D.m.th. ne s’kemi pikë kontakti ndryshe.
    Fiksi: Ju keni pasur raste që vijnë klientët ankohen edhe ky është problemi?
    Menaxher i “Blu Panorama”: ka pasur, ka pasur, por klientët në përgjithësi e ekzagjerojnë pak këtë pjesën jo u mbyll para kohe.

    “Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrave qendrore të “Blu Panorama” në Itali, në datë 21.10.2015, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Sidoqoftë, gazetarja shkoi në Autoritetin e Aviacionit Civil.

    Enkela Hajdëri, drejtoreshë e Zhvillimit të Transportit Ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil: Mund të them që kompania ajrore ka një politikë të sajën tregtare e cila normalisht shet jo për çdo fluturim, por në sezone, 10% më shumë se kapaciteti i avionit do të fluturojë drejt destinacionit të caktuar. Në rastet kur paraqitën të gjithë pasagjerët në avion dhe pasagjerë që ngelën pa hipur në avion, atëherë është përsëri një politikë e kompanisë, që ju ofron pasagjerëve, të cilët mbesin pa hipur në avion, një kompensim financiar në mënyrë që pasagjerët të shtyjnë fluturimin për një ditë më vonë ose në rastet kur nuk ka të tillë, atëherë kompania ju ofron një fluturim tjetër, me një kompani tjetër. E drejta e kompensimit sipas nenit 7 të Udhëzimit është 250 euro për të gjithë fluturimet prej 1500 km ose më pak. Pozicioni i Autoritetit të Aviacionit Civil është rregullator dhe konstatues. Si autoritet rregullator komunikon me kompaninë ajrore për të zgjuar edhe palën e dytë se pse është shkaktuar ky dëmtim. Atëherë ne jemi thjesht në nivelin e konstatimit, duke sqaruar pasagjerin që ka ndodhur për këtë arsye. Deri këtu mund të them që është edhe pozicioni i Autoritetit.

    Klotilda Neziri, drejtoreshë e Tregut të Brendshëm, Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit: Ligji i mbrojtjes së konsumatorit ia lejon çdo konsumatori dëmshpërblimin. Po pasi konsumatori i ka ezauruar të gjitha hapat, ka shkuar tek tregtari apo kompania përkatëse, dhe nëse ajo nuk e ka zgjidhur këtë, sigurisht që konsumatori ka edhe një hapësirë të tjerë që është Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit. Do të thotë që ai mund të ankimohet tek ky komision, pranë Ministrisë së Ekonomisë, te sekretariati i komisionit. Ky komision iu jep atyre të drejtën e ankimimit, por edhe të dëmshpërblehen. Do të thotë që pasi komisioni del me një vendim, i shkon kompanisë përkatëse dhe kompania është e detyruar të dëmshpërblejë konsumatorin.
     

Shpërndajeni këtë faqe