“Po sikur t’ju kërkohej dëmshpërblim për genocidin e Çamërisë?”

Diskutime tek 'Legjislacioni Shqiptar' filluar nga Universal, 9 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    “Po sikur t’ju kërkohej dëmshpërblim për genocidin e Çamërisë?”

    Gazetari i njohur Takis Mihas i kujton qeverisë së Syriza-s se grekët nuk kanë qenë vetëm viktima në histori, por edhe agresorë


    [​IMG]




    “Po sikur t’ju kërkohej dëmshpërblim për genocidin e Çamërisë?”


    Gazetari i njohur Takis Mihas i kujton qeverisë së Syriza-s se grekët nuk kanë qenë vetëm viktima në histori, por edhe agresorë




    Analizë nga gazetari i njohur Takis Mihas që diskuton axhendën e SYRIZA “që çdo ditë që kalon na sjell më afër greminës”. Në një shkrim tjetër në Huffington Post, Mihas sugjeron se gjeopolitika e re SYRIZA’s do t’i përfitojë pak miq Greqisë ku duhet, në BE dhe NATO. Në këto dy organizata Greqia do dallohet gjithnjë e më shumë si zëdhënëse për Putinin dhe synimet e tij gjeopolitike. Ashtu si në vitet ’90 kur Greqia, me arsye të mira, shihej si kukull e Slobodan Milosheviçit dhe xhelatëve të tij në Bosnje. A donte ndonjëherë me të vërtetë qeveria greke marrëveshje me kreditorët e saj? Apo është situata aktuale rezultati i një politike konfrontuese të përgatitur që në fillim? Unë mendoj se ndoshta është e dyta. Pika interesante këtu, është se qeveria e SYRIZA ndërmori veprime dhe deklarata që nuk rrjedhin domosdoshmërisht nga programi i saj, por ishin të synuara vetëm për të nxehur partnerët tanë evropianë.

    Le të shikojmë në disa prej tyre:

    Me këto veprime ishte fakti se zoti Tsipras vendosi në deklaratat e tija programatike, me mënyrë veçanërisht lirike, çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore. Për të kuptuar këtu përmasat e pahijshme të këtij veprimi, le të konsiderojnë këtë:

    Le të imagjinojmë se Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Athinë për të lypur për kredi. Pak para se të largohej nga vendi, fton gazetarët dhe shpall se ai do të ngrejë çështjen e kompensimit për pronat e çamëve në Thesproti/Çamëri dhe për krimet kundër popullatës civile dhe largimit të dhunshëm të tyre nga Greqia. Nuk do ta karakterizonim këtë akt si “skandaloz”? Nuk do të kishte konsideruar ky si një “provokim” ndaj Greqisë? Nuk do të mendonim se një veprim i tillë, në thelb, hedh dinamit tërë status-kuonë e pasluftës Balkanike dhe e hap kutinë e Pandorës për çdo lloj kërkesash?

    Fakti i dytë i rëndësishëm është vendosja në dy ministrive të rëndësishme: atë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, dy figurave politike që mbështesin plotësisht gjeopolitikën e presidentit Putin, dhe kjo në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë veçanërisht të tensionuara. Në të vërtetë, Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratat e tij të para të konsideronte të dobishme të nënvizohet se në konfliktin Rusi-Perëndim se Greqia pajtohet me Rusinë. Cila ishte dobia e vërtetë e këtyre veprimeve veç nxjerres në pah profilin ballafaques të qeverisë SYRIZA ndaj partnerëve të saj të Perëndimit?

    Meqë ra fjala, në këtë pikë unë do të doja të theksoj se mbështetja e SYRIZA për Rusinë nuk kufizohet vetëm në aspiratat gjeopolitike të Rusisë, por shtrihet dhe tek përkrahja e politikës autoritare të Putinit brenda vendit. Kështu, eurodeputetët e SYRIZA ishin në mesin e pakicës së vogël të Parlamentit Europian të cilët refuzuan të dënojnë persekutimin e kryer nga qeveria e Putinit kundër OJQ-ve të tilla si “Memorial” që hulumtonte të kaluarën staliniste të vendit. Veprimet e tjera, të cilat sigurisht theksuan profilin konfliktual ose ballafaques të Greqisë, kanë qenë veprime të tilla si psh. deklarata e pabesueshme e J. Varoufakis cila krahasonte Trojkën me … CIA-n (!) dhe publikimin e skicës së njohur nxitëse në gazetën Avgi, organin zyrtar partiak të qeverisë.

    Siç e përmenda dhe më parë, këto veprime mund të ishin shmangur nëse supozojmë se SYRIZA nuk ishte agjendë ballafaquese. Sepse as çështjen e dëmshpërblimeve, as politikën pro-Putin, as natyrisht skica e Avgi dolën (jo direkt të paktën …) nga programi politik i SYRIZA. Prandaj, përdorimi i këtyre veprimeve tregon se SYRIZA ka një tjetër axhendë të “fshehtë” që çdo ditë që kalon na sjell më afër greminës.

    (Marrë nga Gazeta Protagon – Përgatiti Chamëria Organization)
     
    Dreamer likes this.
  2. Al-Punk

    Al-Punk Still here


    Ne fakt tamam kete mendim kisha kur i kerkuan Gjermanise "demshperblim" ne fillim te qeverisjes se tyre! Shqiperia duhet te shkoje ne Gjermani e te thote degjo, jepua demshperblimin se do ua marrin ne per krimet ndaj Camerise dhe Greket prap tek borxhi do kthehen.
    Nuk e njoh mire politiken e brendshme te SYRIZA por duket teper populiste dhe vetem per te bindur popullin ne menyre servile. Nje politike e tille krijon armiqesi dhe thellon nje ndarje ne EU duke mos kerkuar zgjidhje por perfitim politik.
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe