“Unë”...

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 7 Nov 2007.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    “Unë”...

    Është një realitet më vete apo ëështë në një realitet, apo nuk është fare në realitet?
    Është një realitet në bashkqenësi me gjërat?
    Ekziston si një lidhje qëllimore me çdo lloj realiteti?
    A mundet një subjekt të njohë tek vetja një realitet të jashtëm? (më pëlqen termi jashtëqënësi?
    Nëse jo, atëhere ç’kuptim ka kur themi: Këmba ime, dora ime, koka ime?
    Kush e bën këtë dallim brenda qënies? Mjafton të përqëndroheni edhe për një çast të vetëm për të kuptuar që ekziston diçka tjetër brenda nesh që tenton të...te pronësojë trupin tënd?!
    Çfarë ndodh me “Unë” kur ajo shndërohet në objekt përfaqësimi? Kë përfaqëson?
     
  2. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: “Unë”...

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: atman</div><div class="ubbcode-body">
    A mundet një subjekt të njohë tek vetja një realitet të jashtëm?
    </div></div>
    Mundet! Kjo ndodh atehere kur njeriu kalon nga nje qenie e pandergjegjshme (moshe e hershme e femijrise) ne nje qenie te ndergjegjshme (moshe e pjekur) ku gjerat nuk i sheh vetem me thjerzen e egocentrizmit (pra vetem nga pikpamja jote) por ne nje fare menyre behesh edhe empatik (kupton qe edhe te tjeret kane ndjenja dhe ti je nje nder ta).
    Duke bere njejtesimin me te tjeret fillon te kuptosh dhe te njohesh vetveten, qendrimet dhe sjelljet, gjithcka ka te beje me natyren komunikuse njerezore.
    Pikerisht se njeriu meson te behet i ndergjegjshem, ka frike nga vdekja sepse imagjinon qe ta shohe vdekjen e tij nga jashte trupit te tij, gje e cila s'ndodh.
     
  3. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: “Unë”...

    Mos ndoshta e ke fjalen per ndergjegjien .. Koshiencen ? (Unin sipas psikologeve)
    Po Instiktet ?
    Ne lidhje me empatizmin qe tha Flobo thone qe kriminelet pershembull nuk kane koshience , atehere cdo gje e bejne me instikt ? Apo mos ndoshta jane teper koshiente ne ate qe bejne ...
     
  4. nizzaboy

    nizzaboy Primus registratum

    Re: “Unë”...

    Me fal une sdua te hyj ne mesin e ketij debati se do dilja ne shume dege qe do lindnn te tjera dege dhe do ishte pa mbarim por dua nje gje ti them "ATMAN" fjalet e tua me tingellojne familjare mos gje lexon veprat e OSHO Profesorit te madh ?

    Shikoni tek Forumi Psikologji aty eshte me ne detaje nje teme qe hapa sot per kete mjeshter dhe keni dhe sitin me libra ne anglisht qe mund ti copy/paste = kthejini ne PDF dhe lexojini rehat ndoshta do te gjenit "une" se ceshte pak a shume ai thote qe nuk eshte ska marim as fund lexoni dhe do ngeleni te mahnitur nga shkrimet e tija gjithashtu ka shkruar edhe shume libra te tjere si Yoga Alfa & Omega 7 Volume gjithsej lexoni lexoni lexoni
     
  5. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: “Unë”...

    Nuk dua te te zhgenjej, ose ndoshta eshte humbje per mua, por nuk e njoh Oshon e madh!!!
    Kam ne biblioteken time personale nje enciklopedi te tere prej 30 vellimesh per filozofet, por Oshon jo. Ndoshta nje dite e lexoj. Flm per rekomandimin.
     
  6. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: “Unë”...

    FloBo mendimi eshte inetresant dhe ndoshta ne nje moment me te pershtatshem do t'i rikthehem.
    Nisii, natyrisht qe nuk behet fjale per "Une" si atman. Flasim per ndergjegjen, vetedijen, ose duke e perdorur nje fjale te fjalorit ekzistencialist, po flasim per thelbin.
     
  7. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: “Unë”...

    E nisim nga fundi.
    Konkluzioni për vdekjen brenda nesh, mendoj se është i çalë, ose bie ndesh me frikën. Frika shpjegohet vetëm si diçka që e provojmë kur kjo diçka që e shkakton është jashtë nesh. Çfarë ne provojmë brenda qenies është ankthi.
    Kundërshtia e dytë: Kur themi, vdekja është brenda nesh por nuk e dimë, faktikisht do të thotë se e dimë, e dimë që është brenda nesh. Edhe pse mendimi është reductio, tërheqje mbrapa, zbythje, pra negativ, sërish pohojmë nëpërmjet mohimit diçka që është brenda nesh dhe nuk ka rëndësi ku. Një ndajfolje vendi është vetëm fataliteti i çfaqur në atë mënyrë.
    Ka një pyetje tjetër e lidhur me mendimin, që më duket mjaft interesante: Nëse do të ishte brenda nesh, atëhere si shpjegohet që “Unë” nuk arrin të jetë ndërgjegje edhe për atë, duke ditur se ndërgjegjja është gjithmonë ndërgjegje e diçkaje? (nëse kjo do të qe e mundur, atëhere ne do ta njihnim vdekjen sëgjalli dhe do të ishim të përjetshëm. Gjë që nuk ndodh dhe kjo provon që është diku jashtë qënies tonë dhe jashtë ndërgjegjes sonë. Të thuash se jam i vetdijshëm që një ditë do të vdes, kjo sigurisht nuk është pohim i faktit që unë vdes sepse vdekja është brenda meje, diku në hapësirën e qenies dhe i shpëton asaj. Është një proces natyral që ka të bëjë me trupin, shpërbërjen e tij, plakjen e qelizave dhe zhdukjen e tyre. Faktikisht ne fillojmë të vdesim që në muajin e tetë. Për arsye se duhej të shkruaja diçka në roman, u detyrova të lexoj literaturën e nevojëshme që të mos bija në një gabim shkencor. Pra, në tetë muajt e parë të jetës, kemi 100 bilion neurone. 15-30 ditë para lindjes nuk prodhohen më. Qelizat që dështojnë gjatë procesit të sinapsit që është lidhja midis tyre e shoqëruar me specializimin, pra këto qeliza eliminohen, vdesin. Praktikisht lindim me gjysmat e neuroneve, 50 bilionë. Vdekja është natyra e universit bnë të cilin jetojmë. Ndoshta në një univers paralel, ekzistencën e të cilëve shkenca e pranon dhe që janë larg nesh disa milimetro ose më afër, pra në një univers të tillë, ekziston një parim tjetër, jo i vdekjes, jo i shkatërrimit.
     
  8. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    "UNE"
    Nuk dua te jem kjo vajza e thejshte dhe e sinqerte qe te tjeret shohin tek mua,nuk dua te jem vajza qe e ka mendjen vetem tek shkolla apo qe kohen e lire e kalon duke shkruar poezi dashurie per dashurin e pamundur,ose qe ndegjon muzike per te harruar lotet dhe vetmine qe e rrethon.............

    Dua te nxjerr kete diven qe ndodhet brenda shpirtit tim,tu tregoj rivaleve te mia se une nuk jam nga ato persona qe kane frika nga sfidat.Te tregoj se une kam bere pune te gjate per te arritur ketu ku jam,pa ia pasur askujt nevojen.............

    As nuk dua te vdes,por te jetoj shume gjate dua qe te permendem per miresite qe kam bere(edhe pse miresite i fitoi rivalja)ja kush jam une.
    As nuk dua te shpresoj ne iluzione ku nuk mund ti realizoj,dua te jem ajo qe dua vete,jo kjo vajza e sjellshme qe me lendojne ndjenjat.

    Une nuk jam hakmmarrese,por te kthej nderin.
     
  9. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    "une"
    une dua te ndryshoj sjelljen sepse kjo sjellja me ka bere pak me melankolike dhe te tjeret mendojne se une shtirem por kur te vija dita qe kjo vajze qe ata kane para syve do te arrije majen do te cuditen,,sepse mesa duket nuk po me njohin mire akoma edhe pse u bene tre vjet ne nje klase por edhe jasht saj....une po te nxjerr nga vetja karakterin tim te forte dhe me sakte egersiren qe eshte brenda meje do te jem e zonja ti percaje te gjithe dhe do te ma dine per nder tu them se cfare ndiej une ne shpirt dhe qe i kam marre vesh te gjitha te ligat qe me kane bere do te vije dita qe do te ma paguajne por nuk e kane idene se sa eshte cmimi.....
     
  10. mirdita

    mirdita Papirus rex

    "une"
    nuk dua te jem kjo vajz me nje shpirt te paster e te mir,nuk dua te jem e sinqert dhe e ndjeshme.Thjesht dua ta shijoj jeten
     
    joetisti_ likes this.
  11. dibroni

    dibroni Primus registratum

    Un nuk jam ai djali qe shohin te tjeret,por jam ndryshe ne sjellje dhe ne shpirt.Nuk jam ai nevriku,por jam i sinqerte dhe romantik.
     
  12. dibroni

    dibroni Primus registratum

    Qenke si motra ime dhe ti,(gangsterja)po te mbash keto mendime do te ecesh gjithmone ne jete.
     
  13. P.N.SH

    P.N.SH Forumium maestatis

    kush je ti e kush jam une?!
     
    joetisti_ likes this.
  14. dr love

    dr love Locus omnem

    Une jam une ...dhe vetem une ...e di cfar dua une '
    Une jam jeta..dashuria..ciltersia...brishtesia...pafajsia .....bukuria......pasioni ..ndjenja .
    Une jam femer
     
  15. dr love

    dr love Locus omnem

    une jam ajo qe jam ..ajo qe dua te jem..ajo qe boten verdalle e sjell
    une jam FEMER
     
    joetisti_ likes this.
  16. dr love

    dr love Locus omnem

    Une jam une dhe asnje tjeter,,jam lulja qe cel..ajri qe fryn ..shiu qe bie ...une jam vete JETA jam FEMER.
     
    joetisti_ likes this.
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po te jesh mashkull?? S'ka me krahasime. Na i moret te gjitha. Une... jam lum i fryre, cunami, MASHKULL.
     
  18. dr love

    dr love Locus omnem

    Mos u fryj kot..asgje skeni jeni thjeshte bashkpuntore ne krijim.
     
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    S'e di pse neve meshkujve s'na ben shume pershtypje kur na thone fjale fyese. Ndoshta sepse jemi te mire edhe s'na duhet te na i thone me fjale?
    Jemi vete siguria e bere njeri MESHKUJ
     
    dr love likes this.
  20. dr love

    dr love Locus omnem

    Ne fakt siguria eshte femer por mos u fyeni..ne pa ju e ju pa ne jemi zero..por femrat jane vete jeta.ju jeni stuhia..rrebeshi..vetetima.qe godet ne zemer.
     
    joetisti_ likes this.

Shpërndajeni këtë faqe