1-Tetor deri 3 Nentor Llotaria Amerikane

Diskutime tek 'Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote' filluar nga Seyfert, 1 Oct 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Pershendetje,

    Aplikimi per programin e vizave te shumellojshmerise "Llotaria Amerikane DV-2016" eshte hapur zyrtarisht sot me date 1 TETOR 2014 ne oren tone lokale 18:00 dhe perfundon me date 3 NENTOR 2014 ne te njejten ore 18:00, dhe regjistrimi behet online ne faqen E-DV te departamentit te shtetit amerikan. Ju mund te beni aplikimet tuaja ne adresen e meposhtme.

    Paci Fat!

    https://www.dvlottery.state.gov/
     
  2. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    À coma me propaganda américain, iku koha America America...... Kur ska shtet shqiptar te forte keshtu ndoll,vitin e kaluar ne per réclame te qytetit ishin afishuar te tilla oferta emigro n kannada, emigro n Amérique e Shkodra nga nje nder qytetet e medhaja te shqiperise, ishte kthy qyteti fantazem shqiptar. Gjithe ato bulevarde bosh, nje kalimtar cdo 50metra,dyqane plot dhe njerez askund. Krim me duart tona po bejme. Stop emigracionit te organizuar dhe atij illégal,emigracioni nuk duhet te konsiderohet si menyre shpetimi, por si kangrene ndaj nje kombi, ku vende te zhvilluara i krijojne enkas ndaj nesh per te mos pasur zhvillim e rivalité me to. Ku ka me bukur te jetosh n vendin tend, i lire pa fyerje e racizem.vetem fat nuk eshte ky pervec se humbje larg mijera km..
     
  3. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Harron dicka i dashur lexues. Njerezit sot jetojne ne nje bote te lire. Ne shqiptaret kemi emigruar heret, kjo si pasoje e kushteve te keqija ekonomike,sociale,kulturore. Nese vendi yt nuk te ofron asnje nga keto qe permenda eshte e kote te jetosh ne kete vend. Personalisht jam patriot ndaj vendit tim,atedheut tim si vend ne aspektin gjeografik, natyror, po jo ne aspektin ekonomik dhe te mireqenjes. Nese femija i nje greku apo nje italiani ose i cdo vendi tjeter ka mundesi me shume te shkollohet, edukohet rritet ne kushte optimale , une i them vendit tim qe le te pirdhet me plot kuptimin e gojes. Dua te citoj dicka qe ka thene Shkodran Mustafi kampion bote me Gjermanine. Shkodran Mustafi ka kritikuar kombëtaren shqiptare duke deklaruar se “Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të”
     
    Soleil and scadarsko like this.

Shpërndajeni këtë faqe