10 katastrofa të mëdha natyrore që mund të godasin së afërmi.

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Seyfert, 1 Jun 2015.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Çdo vjet botën e godasin uraganet, tornadot, tërmetet dhe shumë fatkeqësi që marrin mijëra jetë njerëzish. Disa rajone të Tokës këto fatkeqësi i godasin më shpesh se disa rajone tjera.

    Shkencëtarët tashmë me qindra vjet parashikojnë se cilat katastrofa. Cilat fatleqësi natyrore munden të na godasin? Në vazhdim u sjellim 10 nga ato parashikime te shkencëtarëve, që mund të ndodhin në çdo çast.

    10. Zjarre në SHBA, 2015.-2050.

    Shkencëtarët nga Universiteti Harvard parashikojnë se deri në vitin 2050 sezoni i zjarreve në SHBA do të zgjasë tre javë më shumë dhe çdo vjet do të digjen gjithnjë e më shumë sipërfaqe në pjesën perëndimore të vendit. Do të ketë 30 deri në 60 zjarre në vit deri në vitin 2050. Nga viti 1999 numri I zjarreve është trefishuar dhe pritet që SHBA-të të bëhen ferr I vërtetë nga zjarret.

    9. Vullkani Baroarbunga në Island

    Parashikimet e shkencëtarëve janë realizuar vetëm disa javë pas publikimit dhe vullkani ka eruptuar më 23 gusht të vitit 2014, por ka mundësi që përsëri të bëhet i gjallë.

    8. Mega tërmet në Kil 2015.-2065.

    Në prill të vitit të kaluar tërmeti me manjitudë prej 8.2 ballë e goditi pjesën veriperëndimore të Kilit, ndërsa shkencëtarët vlerësojnë se mund të ndodhë tërmet edhe më i fuqishëm në këtë vend në një kohë të afërme.

    7. Tërmet në Japoni më 2017.

    Dr. Masaaki Kimura, sizmolog, parashikon se një tërmet me manjitudë prej 9 ballë, tërmet i ngjashëm me ate të vitit 2011 që goditi rajonin e Tohokua, mundet ta godasë Japoninë në vitin 2017. Kimurës ndoshta duhet besuar duke pas parasysh se tërmetin e vitit 2011 e ka parashikuar 4 vjet para se të ndodhë, por në Japoni ai është injoruar.

    6. Vullkani Mt.Fuji Japoni 2015.-2053.

    Japonia është vend tërmetor dhe për këtë kontribut të madh japin edhe 110 vullkane aktive. Më i larti, Mt. Fuji, është në lartësi prej 3.773 metra, ndërsa shkencëtarët japonez dhe francez pohojnë se ndër ata vullkane që do të aktivizohen dhe do të eruptojnë është pikërisht edhe vullkani Mt.Fuji, që është vetëm 100 km larg Tokyos.

    5. Tërmet-tsunami, Oregon, 2015.-2065.

    rajonin e Oregonit gjatë 50 vjetëve të ardhshme do ta godasë një tërmet me manjitudë prej 9 ballë. Vlerësohet se një katastrofë e tillë mund të marrë 10 mijë jetë njerzish dhe supozohet se do ta ndajë bregun perëndimor duke shkaktuar dëme në lartësi prej 32 miliardë dollar.

    4. Përmbytje-fundosje të bregut lindor 2050.-2100.

    Uragani Sandy më 2012 ka përmbytur shumë qytete, ndërsa sipas NASA dhe fatkeqësia e tillë ndodhë një herë në 700 vjet. Mirëpo, niveli i tanishëm i detit që rritet tre deri në katër herë më shpejt se gjithkund në botë, tregon se qytetet kryesore në bregun lindor mund të përmbyten dhe të mbeten nën ujë deri në vitin 2050.

    3. Tsunami më i madh në Karaibe

    Dr. Simon Day ka parashikuar se vullkani Cumbre vieja në Ishijt e Kanareve do të eruptojë dhe do të shkaktojë tsunamin më të madh të shënuar ndonjëherë. Ai ka llogaritur se valët-dallgët e këtij tsunami do të lëvizin me shpejtësi prej 800 km në orë dhe do të jetë 100 metra të larta.

    2. Tërmet në Kaliforni, 2015.-2045.

    Instituti gjeologjik në SHBA ka vlerësuar se Kaliforninë gjatë dekadave të ardhshme do ta godasë një tërmet i fuqishëm dhe shkatërrues që do ta shkatërrojë tërë kaliforninë dhe pjesët tjera të bregut perëndimor. Shtëpia e Bardhë e ka marrë me shumë seriozitet këtë informacion dhe ka siguruar 5 milion dollar për hulumtime shkencore për zhvillimin e sistemit të alarmit që do të paralajmëron tërmetin e paralajmëruar nga minuta në minutë.

    1. Stuhia e madhe solare, 2015.-2025.

    Katastrofa më e madhe natyrore që mund ta godasë Tokën në një të ardhme të afërt është stuhia e madhe solare. Shkencëtari Pete Riley ka analizuar stuhitë solare në periudhën e 50 vjetëve të kaluara dhe ka konkluduar se janë gjasat reale që Tokën ta godasë një stuhi e madhe solare gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Besueshmëria arrinë në 12% . Në këtë rast, do të ndërpriteshin të gjitha lidhjet satelitore dhe furnizimi me energji elektrike. Në vitin e parë dëmet do të arrinin prej 1 e deri në 3 biliona dollar ndërsa rimëkëmbja e riparimi i infrastrukturës së shkatërruar do të zgjasë prej 4-10 vjet.
     

Shpërndajeni këtë faqe