"10 qytetet më të rrezikshme në botë "

Diskutime tek 'Planeti im' filluar nga Megg, 20 Jun 2011.

  1. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Faqja elektronike 'Urban Titan' ka realizuar klasifikimin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë.Top 10 i referohet të dhënave të vitit 2010, në lidhje me kriminalitetin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.

    [​IMG]

    Në vend të parë është qyteti i Kapos në Afrikën e Jugut, kur vrasjet dhe vjedhjet janë në qendër të zhvillimeve. Turistëve u rekomandohet që të mos qarkullojnë të vetëm natën dhe të mos marrin para kesh në dorë. Në Afrikën e Jugut regjistrohen 50 vrasje në ditë dhe gjysma e tyre ndodhin në Kapo.

    Në vend të dytë është Karaci, në Pakistan, që konsiderohet si një prej qyteteve më të rrezikshme edhe në gjithë zonën aziatike. Rreziku kryesor është prej atentateve, ndërsa turistët rrezikojnë të konsiderohen spiunë ose agjentë të vendeve të huaja.

    Qyteti tjetër cuditërisht është Detroit, në SHBA. Pas krizës së tregut të makinave në Amerikë, qyteti është braktisur nga një pjesë e madhe e industrisë dhe banorëve. Sipas FBI-së qyteti regjistron 1220 krime të dhunshme cdo vit, ndërsa revista "Forbes" e konsideron atë si qytetin më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara.

    Në vend të katërt renditet Bagdadi, kryeqytet i Irakut. Që prej sulmit amerikan në vitin 2003, Bagdadi është klasifikuar si një prej qyteteve më të rrezikshme në botë. Më shumë se 650 mijë civilë irakenë janë vrarë në atentate apo nga lufta civile që ka shpërthyer në vend.

    Më pas klasifikohet Grozni në Rusi, qytet në duar të mafias ruse. Grozni është teatër i rebelëve kundër autoriteteve ruse dhe etiketohet si kryeqyteti i prostitucionit dhe drogës.

    Në vend të gjashtë renditet Mogadishu, i Somalisë. Ky qytet ka qenë arenë lufte për shumë vite me radhë. Gjysma e popullsisë është larguar dhe nga viti 1991, një milionë somalezë kanë vdekur për shkak të atentateve dhe trazirave.

    Ciudad Huarez ne Meksikë, është qytet që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është viktimë e luftës mes karteleve të drogës. Cdo vit numërohen 130 të vdekur në 100 mijë banorë.

    Karakasi i Venezuelës konsiderohet nga politika ndërkombëtare si kryeqyteti botëror i vrasjeve. Pjesa më e madhe e dhunës i atribuohet luftës mes bandave rivale mes zotërve të drogës. Vetëm në dhjetor të vitit 2008 u vranë 500 persona.

    Në listë përfshihet edhe Nju Orlins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u gjunjëzua nga uragani Katrina. Atje janë regjistruar 95 viktima cdo 100 mijë banorë.

    Nëse keni menduar të shkoni në Brazil për të vizituar Rio de Zhaneiron, mendohuni mirë sepse ky qytet njihet për grabitjet e bizhuterive me vlerë, parave kesh. Karteli i drogës që njihet me emrin "Piranjat" është i specializuar në grabitje dhe rrëmbime. Zona metropolitane e Rios numëron 20 të vdekur cdo ditë.
    Sweety and bLuE IcE like this.
  2. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    po ku i bie te shkojme ne atehere??????
  3. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Mmmm,,te rrime ktu se mire jemi!:D
    Sweety likes this.
  4. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    por duhet ndryshuar edhe njehere vendi se sbehet nami po levizem njehere apo jo????se uen kam levizur por jo ne keto qytete te rezikshme....uroj te mos shkoj ne to......se do me grabisin....:)
  5. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    Janë cilësuar si dhjetë vendet e ferrit në tokë dhe të pakëshillueshme për vizitorët. Revista elektronike "AskMen.com" ka klasifikuar në prag të verës 2008, vendet, të cilat duhen shmangur me çdo kusht.

    Në listë gjenden vendet e goditura nga epidemitë apo fatkeqësitë natyrore, vende në kushte ekstreme klimaterike apo vende të goditura nga lufta e korrupsioni. E para në listë është Guineja e Re. Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha.

    Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura. Linfen në Kinë mban vendin e dytë në listë. Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t'i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

    Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës. Kryeqyteti i Koresë së Veriut nuk i ka shpëtuar listës. Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet. Edhe vendet përëndimore s'i kanë shpëtuar klasifikimit. Oklahoma është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht. Lista vijon me Çernobilin. I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

    Guinea e Re
    Problemi: Sëmundjet
    Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura.

    Linfen, Kinë
    Problemi: Errësira
    Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

    Bujumbura, Burundi
    Problemi: Korrupsioni
    Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës.

    Piongiang, Koreja e Veriut
    Problemi: Shtypja
    Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet.

    Oklahoma Siti, SHBA
    Problemi: Katastrofat natyrore
    Në klasifikim ka dhe pak përëndim. Është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht.

    Çernobil, Ukrainë
    Problemi: Radioaktiviteti
    I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

    Mogadisho, Somalia
    Problemi: Ilegaliteti
    Me rënien e qeverisë qendrore në vitin 1991, Mogadisho u kthye në një qytet pa ligj, pa asnjë strukturë reale të forcave paqeruajtëse që ndodheshin në vend. Kaosi ka zënë vendin e ligjit dhe të strukturat ligjore nuk funksionojnë.

    Yakutsk, Rusi
    Problemi: Ekstremizmi ambiental
    Ky qytet është zyrtarisht vendi më i ftohtë në sipërfaqen e tokës, duke përjashtuar Antarktidën. Temperaturat në dimër arrijnë në minus 50-60 gradë celsius dhe mundtë shkaktojnë hipotermi. Pa marrë parasysh izolimin nga pjesa tjetër e Siberisë dhe botës.

    Daka, Bangladesh
    Problemi: Ndotja
    Mungesa e stabilitetit politik, shtypja ushtarake, shkatërrimi pas luftës, si dhe katastrofat natyrore janë disa prej arsyeve që e bëjnë këtë një prej vendeve që nuk këshillohet të vizitohet. Mbi të gjitha, kryeqyteti i Bangladeshit vuan nga smogu dhe miliona tonë mbeturina që shkarkohen çdo vit në lumë.

    Bagdad, Irak
    Problemi: Lufta
    I dëmtuar në mënyrë të tmerrshme nga lufta e Gjirit dhe nga vite të tëra diktaturë, kryeqyteti përballet çdo ditë me atentate, rrëmbime dhe përdhunime. Dhjetëra të vdekur shënohen çdo ditë nga shpërthimet me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit.
  6. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Me mire te rrime ketu ne vendin tone,se eshte i bukur dhe jemi 100%i sigurt.
    Megg likes this.
  7. scadarsko

    scadarsko Anëtar i zjarrtë

    Gjithkund ka pasiguri urbaine, edhe ne zemer te europes ka lagje si ne Amsterdam ku diten rrezikohesh jo naten.....keto statistika Jan vetem propagande e shteteve inaqore occidentale, qe bejn te besoin popujt e tyre se Jan me te miret ne bote.
  8. Aquarius

    Aquarius Anëtar i njohur

    pasiguria urbane po e shkaterron boten dhe ne nuk kemi ku te rrime
    o burra,ti kthehemi fshaTIT
    scadarsko likes this.
  9. scadarsko

    scadarsko Anëtar i zjarrtë

    Ma se normale zotni,duhet me u kthy n fshat ne qoftese do te jetosh i qete.un habitem me t kunderten ne shqiperi,miljarderet atje ndertojn shtepi apo blejn apartmente, ne kryeqytet ku ketu e kunderta ndoll.ne qendra urbane jeton njerez te varfer apo shtresa te dyta.... dhe ne fshat vetem njerez te pasur.
  10. Aquarius

    Aquarius Anëtar i njohur

    po po,jam dakort ketu me ty sepse ne fier,mbahen nja ca te pasur me kazino dhe e kane shtepine ne fshat por luksoze ama dhe jane miliardera.
    scadarsko likes this.
  11. scadarsko

    scadarsko Anëtar i zjarrtë

    Eeee fieri njoh njerez ketu milionere nga fieri!

Share This Page