127 zyrtarë shqiptarë, depozita bankare në Qipro

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga kastriot, 10 Feb 2003.

  1. kastriot

    kastriot Primus registratum

    127 zyrtarë shqiptarë, depozita bankare në Qipro

    127 zyrtarë shqiptarë, depozita bankare në Qipro


    TIRANE - Agjencia e lajmeve ALN njoftoi dje se 127 zyrtarë shqiptarë kanë depozituar paratë e tyre në banka qipriote dhe turke, duke u paraqitur me pasaporta diplomatike apo shërbimi. Agjencia në fjalë u referohej të dhënave të nxjerra nga buletini vjetor i dy bankave në Qipro. Sipas saj, 127 zyrtarë shqiptarë kanë llogari bankare në këtë vend. Shuma e depozitave në këto banka, sipas ALN-së, është e madhe, gjë që, sipas statusit sekret bankar, i klasifikon këta depozitues në “klientë elitarë”.
    Vetëm pak muaj më parë, kur ministri i sotëm i Mbrojtjes ishte kryeministër dhe në parlament diskutohej votëbesimi i qeverisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “më i varfëri nga socialistët është Pandeli Majko, i cili ka llogari bankare në Qipro”. Por Majko, duke replikuar, e hodhi poshtë këtë akuzë të Berishës. Po kështu, Berisha akuzoi zv/ministrin e Rendit, Bujar Himçi, për zotërimin e një vile luksoze në Qipro. Edhe Himçi, në një deklaratë për shtyp, e hodhi poshtë këtë akuzë.
    Pak ditë më parë, komisioni parlamentar i ligjeve kërkoi që në ligjin “Për deklarimin dhe verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë” dhe në Kodin Penal të futej një nen, që i dënonte këta të fundit me një deri në dy vjet burg për mosdeklarim pasurie apo fshehje të saj. Gjithashtu, në projektligj po shihet mundësia e dhënies së fuqisë dhe hapësirave të nevojshme për të verifikuar pasuritë e deklaruara nga qeveritarët, deputetët dhe zyrtarët e lartë. Në këtë legjislaturë, nga deklarimi i pasurive të 140 deputetëve, të dhënat mbizotëruese të pasurisë të shumicës shkojnë në një apartament banimi dhe 6-7 milionë lekë të vjetra, të depozituara në bankë.


    Marre nga Shekulli
     
  2. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: 127 zyrtarë shqiptarë, depozita bankare në Qipro

    kjo teme zhvendoset tek kategoria
    Duke shfletuar mediat.
     

Shpërndajeni këtë faqe