1944

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 21 Oct 2005.

  1. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    1944

    31 dhjetor 1944
    Mbi situacionin kontabël më 31 dhjetor 1944 të ish- Bankës Kombëtare të Shqipërisë, dorëzuar Bankës së Shtetit Shqiptar
    ...
    Mbi situacionin kontabël më 31 dhjetor 1944- Banka Kombëtare e Shqipërisë-japim këto sqarime :

    Kartëmonedha të emetuara. 385.641.907 franga shqiptare tepricë që rezulton nga xhirimi që ka bërë Komiteti i Administratës,
    duke zbritur djegiet e bëra në Shqipëri prej shtatorit 1943, sikundër tregojnë verbalet që gjenden në Zyrën e Kontabilitetit.

    Në praktikën “Qarkullim” ndodhen pasqyrat e ndryshme mujore si dhe lista e përgjithshme e kartëmonedhave të shtypura
    nga Banka. Në datën 31 dhjetor 1944 shifra e kartëmonedhave në qarkullim ishte 379.996.770.60 franga shqiptare.

    Çek monedha në qarkullim. U krijuan në shtator 1943 për të plotësuar mungesën e kartëmonedhave.

    Tipet e ndryshme të çeqeve u përmblodhën në lista të shënuara me 5/3/1945 nga Zyra e Inspektoriatit të Bankës së Shtetit
    Shqiptar. Shuma e përgjithshme ka qenë 32.218.220 franga shqiptare.

    Arka.

    Gjendja e Arkës më 31 dhjetor 1944 : 11.175.654,36 franga shqiptare.

    Kjo shumë përbëhet si më poshtë:
    5.645.136,40 franga shqiptare kartëmonedha;
    5.389.400 franga shqiptare çek-monedha;
    58.997,96 franga shqiptare monedha metalike të vogla;
    82.120 franga shqiptare ar i punuar (konjuar) për Shqipëri.
    Shumat e mësipërme janë marrë në dorëzim nga Banka e Shtetit Shqiptar.

    Arka e valutave
    Gjendja e Arkës më 31 dhjetor 1944, 657.132,13 franga shqiptare e përbërë si vijon :
    139.551 franga shqiptare, Ar à la pari pranë Drejtorisë Qendrore;
    377 franga shqiptare, Ar à la pari pranë Degës së Tiranës;
    517.204,13 franga shqiptare, kartëmonedha të shteteve të ndryshme .

    Funksionarët e Bankës së Shtetit Shqiptar të ngarkuar me marrjen në dorëzim të situacionit kontabël të ish- Bankës
    Kombëtare të Shqipërisë konstatojnë se situacioni i datës 31 dhjetor 1944 i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, nuk
    përfshin gjithë gjendjen e pasurisë të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë, mbasi këtij i mungojnë shumë zëra si : kapital,
    fond rezervë, fond amortizimesh, fitimet e gjestionit Romë për vite të ndryshme, e të tjera.
  2. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Datat e Sasia e kartëmonedhave në qarkullim në franga shqiptare:

    31.03.1939------ 11.939.000

    31.08.1943------ 199.606.000
    31.12.1943------ 311.736.339

    30.11.1944------ 379.808.895
  3. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Reforma monetare
    Zbatimi i politikës së shtetit në lëmin e monedhës dhe të qarkullimit monetar shtron nevojën e marrjes së masave të thella
    për zotërimin dhe për stabilizimin e tyre. Detyrat më të mprehta dhe më urgjente konsistojnë në zhdukjen e pasojave të
    periudhës së pushtimit dhe të inflacionit, në mbrojtjen e qarkullimit monetar nga ndikimet e jashtme, në përqëndrimin në Bankën
    e Shtetit Shqiptar të arit dhe të valutave të huaja.

    Me ligjin nr.20, datë 15.12.1944 të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar u ndalua eksportimi i arit, i argjendit,
    i platinit dhe i gurëve të çmuar.

    Më 18 maj 1945 shpallet ligji “ Mbi ndalimin e tregtisë së arit ”, duke ia njohur këtë të drejtë vetëm Bankës së Shtetit Shqiptar.

    Me 2 qershor 1945, Ministria e Financave ndalon eksportimin dhe importimin e kartëmonedhave shqiptare dhe shitblerjen
    dhe eksportimin e valutave të huaja, duke vendosur kështu përfundimisht monopolin shtetëror mbi valutën.

    Me këtë akt ligjor,
    Banka e Shtetit Shqiptar ngarkohej të kryente të gjitha veprimet valutore.

    Më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpall vulosjen e kartëmonedhave të nxjerra në qarkullim, si dhe të
    çekmonedhave të emtuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë. Vulosja e kartëmonedhave do të bëhej nga Banka e Shtetit. Vula kishte trajtën e një drejtkëndëshi, që mbante përbrenda një shqiponjë dykrenare me yll mbi të dhe fjalët “Banka e
    Shtetit Shqiptar”.

    Vulosja e kartëmonedhave u bë në të gjithë vendin prej datës 27 qershor deri më 8 korrik 1945. Ajo u krye në fillim në
    zonat kufitare. Vulosja e kartëmonedhave u bë pa asnjë kufizim shume. Megjithatë, kur dyshohej për vërtetësinë e pronësisë,
    shumat mbi 10.000 franga shqiptare depozitoheshin në Bankë për hetim të mëtejshëm, duke e pajisur të interesuarin me një
    dëftesë.
    Kartëmonedhat dhe çekmonedhat që nuk u paraqitën për vulosje u konsideruan të pavlefshme dhe, për pasojë, dolën
    jashtë qarkullimit moneta. Për depozitat e vendosura në Bankë, për arsye se prej saj nuk disponoheshin, aty për aty,
    kartëmonedha të vulosura, u parashikua që vlefta e depozitës t’i kthehej pronarit brenda datës 31 gusht 1945.

    Vulosja e kartëmonedhave dhe e çekmonedhave të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë pati efekte të ndjeshme në
    qarkullimin monetar. Në fund të vitit 1945 emisioni arriti në 286.100.000 franga shqiptare, nga 384.396.000 që ishte në
    fund të vitit 1944. Kartëmonedhat që nuk u paraqitën për vulosje vlerësohen rreth 101.054.765 franga shqiptare.

    Megjithëkëtë, urdhëresa e Bankës së Shtetit Shqiptar la jashtë vulosjes rreth 20 për qind të monedhës në qarkullim , mbasi
    nuk u vulosën kartëmonedhat me prerje nën 20 franga shqiptare.
  4. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Reforma monetare e vitit 1946 1946.

    Përpara Shtetit Shqiptar shtrohet detyra që të kishte monedhën e vet me shenja të reja, që të shprehte realitetin e ri historik
    të vendit. Në rend të ditës vihet domosdoshmëria e një reforme monetare rrënjësore.
    Në këtë kohë kishte në qarkullim:
    -kartëmonedha të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë me prerje 20 dhe 100 franga shqiptare, të periudhës
    së pushtimit dhe me prerje 20 franga shqiptare të periudhës së Zogut, të vulosura me vulën e Bankës së Shtetit Shqiptar;

    -kartëmonedha me prerje 5, 2, 1 dhe 0,40 franga shqiptare të periudhës së pushtimit dhe kartëmonedha të prerjes 5
    franga shqiptare të periudhës së Zogut, të pavulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar;

    -çekmonedha të shtypura në Itali me prerje 5.000, 2.000, 1.000, 200 dhe 100 franga shqiptare të emetuara nga ish-
    Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe të vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar;

    -çekmonedha të shtypura në Austri me prerje 100 dhe 20 franga shqiptare, të emetuara prej ish-Bankës Kombëtare të
    Shqipërisë dhe të vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar;

    -çekmonedha në formularë të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë me prerje 500, 200 dhe 100 franga shqiptare të
    emetuara në shkurt të vitit 1945 prej Bankës së Shtetit Shqiptar dhe të pavulosura;

    -çekmonedha të shtypura dhe të emetuara në prill të vitit 1945 nga Banka e Shtetit Shqiptar dhe të pavulosura.

    Me dekretin nr.94, datë 11.07.1946 “Mbi shkëmbimin e bankënotave dhe të çekave monedhë emetuar nga ish- Banka
    Kombëtare e Shqipërisë sursharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar, si dhe e çekave monedhë emetuar nga Banka e Shtetit
    Shqiptar”, Banka e Shtetit Shqiptar hodhi në qarkullim emisionin e ri të saj në franga në kartëmonedha me prerje 5, 20, 100
    dhe 500 franga. Kursi i këmbimit u caktua 5 franga shqiptare të vjetra me 1 frang të ri , të emetuar nga Banka e Shtetit Shqiptar.Frangu rangu i ri u barazua me frangun ar.

    Nga emisioni i vjetër mbetën përkohësisht në qarkullim kartëmonedhat dhe monedhat metalike të emetuara nga ish- Banka
    Kombëtare e Shqipërisë, prerjet 5,2,1,0.40, 0.20 dhe 0.10 franga.
    Nga data 15 deri më 25 korrik 1946 në të gjithë vendin u bë këmbimi në raportin 5 franga të vjetra me 1 frang të ri, në
    degët e Bankës së Shtetit Shqiptar ose në zyrat e këmbimit të caktuara prej saj. Sasia e parave që lejohej të këmbente çdo familje ishte deri në 5.000 franga shqiptare të vjetra baraz me 1.000 franga të reja. Këmbimi mund të bëhej vetëm nga nje pjesëtar i familjes për krejt familjen .

    Shumat mbi shumën e caktuar prej 5.000 frangash shqiptare, depozitoheshin në Bankën e Shtetit Shqiptar në një fond të veçantë për rindërtimin e ekonomisë .

    Këtij kufizimi nuk iu nënshtruan ndërmarrjet dhe
    institucionet shtetërore, kooperativat dhe organizatat e masave.

    Duke filluar nga data 15 korrik 1946, në raportin 5 me 1 u korrigjuan edhe çmimet e mallrave industrialë dhe bujqësorë,
    shërbimet publike e private, qiratë, pagat e punës, debi-kreditë e ndryshme, tatimet e taksat etj..
    Reforma e dytë monetare, u bë më 10-20 korrik 1947, në bazë të dekretit nr. 356, datë 07.07.1947.
    Banka e Shtetit Shqiptar vuri në qarkullim emisionin e ri të monedhës në lekë në kartëmonedhë me prerje 10, 50, 100,
    500 dhe 1000 lekë dhe në monedhë metalike me prerje 0.50, 1, 2 dhe 5 lekë.

    Këmbimi u bë me raportin 1 frang baraz me 9 lekë ose baraz me 9 dinarë.
    Në këtë raport u korrigjuan edhe çmimet e mallrave, shërbimet publike e private, qiratë, pagat e punës, debi-kreditë, të
    ardhurat e shpenzimet, tatimet e taksat etj..
    Në korrik të vitit 1947, u caktuan edhe kurset e reja për blerjen e arit dhe për këmbimin në lekë të valutave të huaja. 1napolon ar blihet me 326 lekë, 1 dollar amerikan (ar) me 84,6 lekë etj..

    Kursi i këmbimit të valutave të huaja në lekë u caktua
    për 1 dollar amerikan 50 lekë, për 1 lirë stërlinë 201,5 lekë, për 1 dinar jugosllav 1 lek etj..

    Në shtator të vitit 1947, në bazë të urdhëresës nr.45, datë 04.09.1947 ndalohet eksportimi dhe importimi i kartëmonedhave
    dhe i monedhave metalike shqiptare.

    Në bazë të dekretit nr.936, datë 28.09.1949 Banka e Shtetit Shqiptar vuri në qarkullim emisionin e ri në lekë, në
    këmbim të emisionit të vitit 1947. Këmbimi u bë i lirë, pa asnjë kufizim dhe në raportin 1 lek i vjetër me 1 lek të ri. Këmbimi u
    bë nga data 1-7 tetor 1949. Kartëmonedhat e reja të vëna në qarkullim ruajtën prerjet e emisionit të vitit 1947, ndërsa monedhat metalike me prerje 5, 2, 1 dhe 0,5 lekë nuk u këmbyen dhe vazhduan të mbeten në qarkullim. Gjithashtu, u ndalua
    eksportimi nga Shqipëria dhe importimi në Shqipëri i monedhës lek, në çfarëdo sasie dhe prerjeje.
    Kartëmonedhat e emisionit të vitit 1949, me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1957, duke ndryshuar vetëm vitin
    nga 1949 në vitin 1957.


    Këmbimi i monedhës në vitin 1965, u bë në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965 dhe u realizua nga data 16 gusht
    deri më 15 tetor të këtij viti. Këmbimi i monedhës së vjetër në lekë me monedhën e re në lekë, u bë në përpjesëtim 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim.
    Banka e Shtetit Shqiptar autorizohet të heqë gradualisht nga qarkullimi monedhën e
    vjetër në kartëmonedhë me prerje prej 1000, 500, 100, 50 dhe 10 lekë, si dhe monedhën metalike prej 5, 2, 1 dhe 0,50 lekë
    të viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re në kartëmonedhë me prerje prej 100, 50, 25, 10,
    5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje
    u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin nga 1964 në 1976.
    Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo
    veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve
    llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.
  5. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    1- me vulosjen e 8 korrikut 1945 qeveria "demokratike" hoqi nga qarkullimi 20 % te parave qe kishin shqiptaret.

    2- me shnderrimin e 5 frankave te vjetra me 1 frank te "ri" nuk lejohej te shkembeheshin me shume se 5000 franka te vjetra .
    e gjithe pasuria mbi kete shume shkonte në Bankën e Shtetit Shqiptar në një fond të veçantë për "rindërtimin e ekonomisë."



    3- ata qe ishin me te "zgjuar" , e qe gjate luftes e kishin kthyer pasurine e tyre monetare ne flori .....i shkoj "dega e brendeshme" edhe jua morri atje ku e kishin fshehur (hambare , nen toke etj etj).

    4- te gjithe ata te "zgjuar" qe i kishin kthyer pasurine e tyre monetare frankash ne prone te Patundeshme si shtepi , toke , troje etj qeveria "demokratike" jua morri pa asnje shperblim e per token bujqesore beri reformen agrare te '46 qe eshte e ngjashme me ate te Berishes (ligji 7501)

    5- te gjithe ata qe kishin nje aktivitet biznesi .......e dini vete si perfunduan e cfare "shperblimi" moren.

    mund te themi se zoterinjt komunist i kishin idete shume te qarta.

    ne kete menyre brenda 1,5 vitesh e gjithe klasa e pasur qe kishte para neper duar u ZHDUK edhe me i pasuri tashti kishte vetem 1000 franka te reja qe me kthimin e mevonshem ne lek ne raportin 1/9 ju bene 9000 lek te vjetra , qe me reformen e korrikut te 1965 u bene 900 lek te reja ashtu sic quhen edhe sot.

    pra brenda korrikut te vitit 1946 te gjithe u beme te " BARABARTË ".

    SA Bukur!!!!!!!!


    rrofte partia komuniste me shokun ........ ne krye.
  6. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Projekti i qeverisë, kosto shumë e lartë financiare



    Kthimi i arit: Fatura për shtetin 3.5 miliardë USD

    Me tatimin e pasluftës u konfiskuan 320 tonë



    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Projektligji i qeverisë, lidhur me të drejtën se për të fituar pronësinë e kanë edhe ata persona të cilët u prekën nga “Ligja për tatimin e jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës”, përllogaritet të ketë një kosto prej afro 3.5 miliard dollarësh amerikanë. Kjo, po ti referohesh vlerës që ka aktualisht ari në bursë. Përllogaritja nuk mund të vlerësohet se është shumë e saktë, pasi po të llogarisësh dhe vlerën numizmatike që kanë monedhat, shuma edhe mund të dyfishohet. Është e paqartë se ku do të gjendet kjo sasi e stërrmadhe parash, vetëm nëse befas zbulohet ndonjë “ishull thesari”. Mbi bazën e disa dokumentave dhe shkrimeve të ndryshme organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjimit komunist, kanë deklaruar si shumë shifrën e 43.816.682 monedhave të sekestruara, me një peshë prej 320.000 kg ar, ose 320 ton. Mbi bazë dokumentash komunistët kur erdhën në pushtet gjetën në Bankën Kombëtare Shqiptare sasinë e 90 kg ar. Ndonëse në Thesarin e Shtetit ndodheshin vetëm 90 kg ar, në duar të popullatës shqiptare duket se ndodheshin rreth 320 ton ar.

    Konfiskimi
    Ligji për “konfiskimin e pasurive private”, doli për të mbushur vakumin që mund të lindnin nga zbatimi i ligjit për “tatimin e jashtëzakonshëm”. Në bazë të këtij “ligji”, komitetet ekzekutive fitonin të drejtën që me anë të një vendimi të bënin sekuestrimin e çfarëdolloj pasurie. Në këtë mënyrë shumë pasuri të tundshme apo të patundshme si objekte, toka bujqësore, troje, gjë e gjallë, mall bujqësor apo industrial etj, u sekuestruan. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan rreth 43.816.682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta.

    Kuvendi
    Për të verifikuar Thesarin e Shtetit nga vitit 1938 - 1990 si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991, me nismën e PD u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar i drejtuar nga deputeti, Blerim Çela. Ky lexoi më 22 janar raportin në emër të komisionit. Sipas tij, në Shqipëri ka pasur disa dhjetëra tonelata ar në qarkullim dhe të thesarizuara nga popullata para datës 28 nëntor 1944. “Në dokumentat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori”, ka deklaruar Çela. Siç shihet tonelatat e arit të sekuestruara, të deklaruara edhe nga përfaqësues të shumicës aktuale, do të rëndëojnë shumë në buxhetin e varfër të shtetit.
  7. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    HISTORIA/Pasuria e mbetur që nga sistemi monetar Otoman


    Në Shqipëri qarkullonin 100 milionë franga ari

    Kur vendi ishte më i pasuri në Ballkan



    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Historia e arit të sekuestruar në vitet e para të instalimit të regjimit komunist, nën justifikimin e “tatimit të jashtëzakomshëm të luftës”, është e denjë për një skenar filmi, mbushur me mjaft enigma. Për të krijuar një vizion më të qartë është e nevojshme të bëhet e ditur sesa të pasur kanë qenë shqiptarët dhe sesi ka evoluar historia e floririt. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, fondet monetare të ngelura në qarkullim, përfshirë dhe depozitat, ishin ato të trashëguara nga sistemi monetar i Perandorisë Osmane. Monedha ishte Lira Otomane ari që vlerësohej në 100 grosh argjent. Për shkak të situatave të paqëndrueshme dhe për shkaqe të luftrave të ndryshme, në Shqipëri edhe pas vitit 1913 e deri në vitin 1926 qarkulluan monedha të shteteve të ndryshme. Këto monedha kanë qenë me vlerë dhe emëritim të ndryshëm si menduhie, lira angleze, lira turke etj.

    Frangat e arit
    Në fillimet e stabilitetit të shtetit shqiptar, më 6 maj 1920, Këshilli i Ministrave vendosi për herë të parë nxjerrjen e monedhës shqiptare në bazën e frangut të arit. Sipas studiuesit, Kastriot Dervishi, në studimin e tij “Historia e rrënimit ekonomik të shqiptarëve”, në vitin 1922, profesor Kalmes paraqiti para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë me kërkesë të kësaj të fundit, një raport të rëndësishëm të Komisionit Financiar të Lidhjes, ku ndër të tjera thuhej: “....Shqipëria zotëron një stok të rëndësishëm metalesh të çmuara të vlerësuara 50-100 milion frangash ari, pa marrë parasysh arin e investuar në stolira....”. Në vitet 1922-1925, në Shqipëri kishte në qarkullim e në thesar një sasi prej 100 milion frangash ar. Shifra e mësipërme ka si minimum të saj një sasi prej 320 tonësh ar. Në vitin 1926 u vunë në qarkullim monedhat metalike me vlerë 100 franga ar, dhe një vit më pas ajo me vlerë prej 20 franga ari. Në vitet 1935 dhe 1937 pati një hedhje në qarkullim të mbi 1,5 milion monedhash që në shumicë përbëheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronxi.

    Thesari
    Sipas dokumentave shtetërore në fund të vitit 1938 gjendeshin në thesarin e shtetit 2400 kg ar. Qytetarët shqiptarë zotëronin shumë herë më tepër ar sesa kishte thesari i shtetit. Në mbarim të luftës, Shqipëria rezultonte si vendi më i pasur i Ballkanit sidomos përsa i takonte rezervave të arit dhe rezervave të tjera ekonomike.

    Ari i Mbretit Zog
    Për 50 vjet me radhë u propoganda komuniste përhapi fjalën e “vjedhjes së thesarit të shtetit” nga Mbreti Zog në kohën kur ky i fundit, kishte lënë Shqipërinë me 7 prill 1939. Sipas dokumentave zyrtare, ministri i Financave Kolë Thaçi ka tërhequr shumën e 448.535 frangave ari, të cilat ishin në llogari të Mbretit Zog. Mbreti tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar që përbënin 183 kilogram ar. Rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijë franga ari. Pushteti i ri i vendosur pas 7 prillit 1939, sekuestroi shumën e 20 mijë frangave ari të Mbretëreshës Geraldinë, shumë e cila ndodhej në Bankën e Shqipërisë dhe që nuk ishte tërhequar nga poseduesja.

    “Rrëmbimi” i arit nga gjermanët
    Është folur shumë herë për “grabitjen” e arit shqiptar nga gjermanët në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Sasia e arit prej 2454 kilogram e 874,5 gram u konfiskua nga britanikët në kriporen Merkers të Gjermanisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe pas incidentit të kanalit të Korfuzit, kërkoi pagimin e dëmshpërblimit. Kjo u refuzua nga udhëheqja e atëhershme komuniste dhe britanikët bllokuan arin. Sasia ishte: Kartmonedha shqiptare në apoena prej 5 dhe 10 lekësh, si dhe apoena prej 5, 20, 100 frangash shqiptare, me vlerë të përgjithshme 120.513.902 franga shqiptare; monedha të farkëtuara të arit të paketuar në 23 thasë të vegjël, me vlerë 435.070 franga shqiptare. 49 shufra të paketuara të arit dhe 29 shufra të paketuara në sënduqe që sipas vlerësimeve italiane kanë vlerë 7.627.765,90 franga shqiptare. Sasia e pakove në kartmonedha si dhe e thasëve të vegjël në sënduqe me shufra të arit, është përafërsisht 3 tonë ar dhe 12 ton kartmonedha.

    Ari shqiptar në Londër
    Ari i bllokuar në Londër për shumë vite, përbëhej nga 198 kallëpe ari, 7 copë thupra, 2 copa ari dhe 22 qese monedha ari. Të gjitha sasitë ishin në flori aliazh dhe flori safi. E gjithë sasia u bart në 55 arka të fashuara me çelik.
  8. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Ligji i vitit 1945: Tatimi i pasluftës deri në 80 përqind e “fitimeve jonormale”





    --------------------------------------------------------------------------------



    Nr. 37
    Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës
    Dispozita të përgjithshme
    Neni 1
    Fitimet e mëdha të realizuara nga shtetasit e të huejt, në Shqipëri, në ushtrimin e aktiviteteve tregtare, industriale, edhe ndërmjetëse, prej datës 7 prill 1939 deri më 31 dhjetor 1944, i shtrohen një tatimi të jashtëzakonshëm, sipas dispozitave të kësaj ligje.
    Neni 2
    Caktimi i fitimeve q’i shtrohen tatimit të jashtëzakonshëm, bëhet tue u mbledhun të gjitha fitimet e provueme gjatë kohës që përmendet në nenin 1, edhe sikur këto fitime të jenë përjashtue nga çdo tatim dhe tue u zbritun nga shuma komplesive e fitime 10%, si fitim normal.
    Masa e tatimit
    Neni 3
    Tatimi i jashtëzakonshëm i parashikuem prej kësaj ligje, nuk aplikohet, kur të gjitha fitimet nuk arrinë në shumën 500.000 franga shqiptare (fr.shq). Tatimi në fjalë aplikohet progresivisht mbi fitimet që kalojnë ato normalet në masën që vijon:
    Deri 100.000 fr.shq 15%
    100.001- 200.000 fr.shq 20%
    200.001- 500.000 fr.shq 30%
    500.001- 1.000.000 fr.shq 45%
    1.000.001- 2.000.000 fr.shq 60%
    2.000.001- 4.000.000 fr.shq 70%
    4.000.001- e nalt 80%
    Vërtetimi i fitimeve dhe i tatimit
    Neni 4
    Bashkëdhanësit q’i i nënshtrohen tatimit të jashtëzakonshëm, detyrohen mbrenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj ligje, të paraqesin në Seksionin Financiar të Këshillit N. Çl të Prefekturës ose të Nënprefekturës një deklaratë me shkresë nga e cila të rezulltojnë të gjitha fitimet e realizueme mbrenda kohës që bëhet fjalë në nenin 1. Bashkëdhanësit mund të paraqesin dhe çdo dokument që vlen për justifikimin e përmbajtjes së deklaratës. Për dorëzimin e deklaratës, zyra kompetente lëshon dëftesë.
    Neni 5
    Pranë çdo Këshilli N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës formohet një komisionin i përbërë si vijon: - 3 anëtarë të Këshillit N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës; - 1 delegat i ushtrisë i caktuar prej autoritetit ushtarak më të lartë të vendit; -1 anëtarë i Bashkimit të Rinisë Antifashiste të vendit; -3 anëtarë nga kategoritë e ndryshme të caktuar nga Komiteti Egzekutiv i Këshillit N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës; - 1 teknik për konstruksione i caktuar nga Komiteti Egzekutiv i Këshillit N. Çl i Prefekturës ose Nënprefekturës; -1 delegat i Sindikatave të punëtorëve, atje ku ka sindikata; - 1-2 persona njohtës të tregut të emëruar nga Komiteti Egzekutiv i Këshillit N. Çl i Prefekturës ose Nënprefekturës. Komisioni zgjedh Kryetarin e vet dhe Sekretarin. Vendimet e komisionit merren me shumicë votash dhe në rast barazimi votash, fiton ana e Kryetarit.
    Neni 6
    Komisioni vërteton fitimet komplesive dhe për këtë qëllim mund të marrë parasysh veç e veç ose bashkarisht, simbas rastit, këto elementë: 1) deklaratën e bashkadhënësit; 2) vërtetimin e fitimit të bërë më parë në bazë të ligjës mbi tatimin e fitimit; 3) bilancin dhe inventarin; 4) kapitalin e investimet për çdo vjet; 5) xhiron e veprimeve në të holla ose në sasi mallnash; 6) vleftën e mallnave të importueme ose të eksportueme; 7) nivelin e kredinave të përdoruna; 8) vleftën e pasunisë së luejtshme dhe të paluejtshme të realizueme prej fitimeve të natyrës nga ato të tregueme në nenin 1, të vënë brenda ose jashtë shtetit; 9) dëmet eventuale që mundet të kenë pasë bashkëdhënësit nga shkaku i luftës; 10) çdo element ose informatë që simbas gjykimit të komisionit mund të vlejë.
    Neni 7
    Administratat shtetënore dhe parashtetnore, entet publike dhe private detyrohen të vënë në dispozicion të komisionit, mbi kërkimin e këtij, shënimet dhe dokumentat e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, si dhe të japin të gjitha sqarimet dhe elementët e nevojshme për qëllimin e vërtetimit të tatimit të jashtëzakonshëm.
    Neni 8
    Komisioni ka të drejtë të thërrasi në mbledhjet e tij një ose më shumë eksperta, pa të drejtë vote.
    Neni 9
    Komisioni mbasi të ketë shqyrtue dhe mbledhun të gjitha informatat e nevojshme, cakton për sejcilin bashkadhënës fitimet që i shtrohen tatimit dhe shumën e tatimit që duhet të paguajë, si dhe mbi taksat, në rast se ka vend për zbatimin e tyre. Vendimet e komisionit janë të premë, nënshkruhen prej të gjithë anëtarëve të komisionit dhe nga nji kopje i dërgohet Ministrisë së Financavet dhe Seksionit Financiar të vendit.
    Nxjerrja e tatimit
    Neni 10
    Tatimi i vërtetuar si ma sipër, nxirret prej seksionit financiar të Komitetit Egzekutiv të Këshillit N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës në tri këste 3 mujore, duke filluar nga data e njoftimit që i bahet bashkadhënësit me shpallje publike. Mospagimi i një kësti në kohën e caktuar, shkakton nxjerrjen menjëherë edhe të kësteve të tjera të paskadueme.
    Neni 11
    Në qoftë se mbas vërtetimit të tatimit bashkadhanësi ja transferon pasurinë e tij një personi tjetër, ky bëhet solidarisht përgjegjës me transferuesin për pagimin e tatimit. Trashëgimtarët e bashkadhënësit janë solidarisht përgjegjës për pagimin e tatimit të detyruar nga trashëgimlënësi i tyre.
    Neni 12
    Kur bashkadhënësi nuk ka banesë të caktueme në Shqipni, ose asht tuj ikë, përgjegjësi i seksionit financiar pranë Komitetit Egzekutiv të Këshillit N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës, ka të drejtë të urdhënojë dhe të egzekutojë vetë një sekuestër konservative mbi pasuninë e luejtshme dhe të paluejtshme të bashkëdhanësit. Sekuestrimi qëndron derisa të bëhet pagimi i tatimit.
    Neni 13
    Kredia e shtetit për tatimin e jashtëzakonshëm ka privilegj mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluejtshme të bashkëdhanësit.
    Neni 14
    Në rast se bashkëdhanësi nuk paguan tatimin në kohën e caktuar, egzekutimi bëhet me sekuestrim të pasurisë së luejtshme dhe të paluejtshme të tij, deri në vlerën e tatimit për tu nxjerrë.
    Sanksionet
    Neni 15
    Kur bashkëdhanësit nuk bëjnë deklaratën në afatin e caktuar, komisioni cakton tatimin simbas çmimit të lirë të tij, dhe dënon bashkëdhënësit me një mbitaksë me 1/5 të tatimit të vërtetuar.
    Neni 16
    Bashkëdhënësit që deklarojnë fitime më të vogla ndëshkohen prej komisionit me pagesën e një mbitakse, baraz me 1/3 e tatimit të vërtetuar.
    Neni 17
    Nëpunësit, drejtorat e enteve dhe privat, kur nuk u përgjigjen brenda 15 ditëve kërkesave nga sa urdhëron neni 7, ndëshkohen prej komisionit me një gjobë prej 100 deri 5.000 fr.shq dhe nëqoftëse janë nëpunësa shteti pushohen.
    Neni 18
    Bashkëdhënësit që me qëllim q’i ti shmangen pagimit të tatimit heqin, fshehin ose zhdukin pasurinë e tyne, ndëshkohen me konfiskimin e pasunisë, me përjashtim të pjesës së domosdoshme për nevojat e jetesës së familjes.
    Neni 19
    Kjo ligjë hyn në fuqi nga data e marrjes në dorëzim të ligjës prej Komitetit Egzekutiv të Këshillit N. Çl të Prefekturës ose Nënprefekturës së vendit, të cilat detyrohen ta shpallin publikisht brenda ditës.

    Tiranë 13/01/1945
    Për Kryesin e
    Këshillit Antifashist Na. Çl
    Kryetari
    Dr. Omer Nishani
    Sekretari
    Koço Tashko
    Gazeta Zyrtare 23 kallnor 1945
  9. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Një frazë që kushton 3.5 miliard





    --------------------------------------------------------------------------------



    Ka qenë një kërkesë e vjetër e zotit Berisha eleminimi i efekteve juridike të ligjit të vitit a945 për Tatimin e Jashtëzakonshëm. Një kërkesë që kur bëhet nga pozitat e opozitarit, del gjithnjë e lehtë dhe për pasojë e pamenduar, sesa kur shkruhet e zeza mbi të bardhë në një projektligj. Drafti i fundit i qeverisë kërkon ta bëjë realitet kërkesën e vjetër të zotit Berisha. Pra, duke filluar nga fundviti 2005, ish-pronarët të cilëve u është marrë pasuria nga regjimi komunist në bazë të klauzolave që rrjedhin nga ligji i mësipërm, do të mund të pretendojnë të rimarrin gjithcka mbrapsht. Një fjalë goje, po të mendosh përmasat e stërmëdha financiare që ka një hap i tillë. Ari dhe pasuritë e tjera të konfiskuara pas luftës së Dytë Botërore, kanë qenë, sipas shumë burimeve të kualifikuara, boshti i financave të shtetit prej gjysëm shekulli e deri në ditët tona. Përtej faktit të vendosjes në vend të një padrejtësie (e këtu problemi është vërtet i koklavitur e i mpleksur me ceshtje anësore), fatura miliardere e këtij projektligji mund t’i vendosë financat e brishta shqiptare përballë një kolapsi pa kthim.
  10. Nakenak

    Nakenak Fillestar

    Re: 1944

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Datat e Sasia e kartëmonedhave në qarkullim në franga shqiptare:

    31.03.1939------ 11.939.000

    31.08.1943------ 199.606.000
    31.12.1943------ 311.736.339

    30.11.1944------ 379.808.895

    [/ QUOTE ]

    eshte me mire qe perkrah shifrave te vendosesh edhe perqindjen e inflacionit.
  11. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    me duket se ka ecur paralel me rritjen e sasise se kartemonedhave.

    shkeputja nga "gold standart" ne 7 prill te 1939 sigurisht qe ka sjelle inflacion.

    do te informohen sesa ka qene .

    eshte nje liber i '43 por nuk ta japin ne shtepi keta talionet e biblotekes.

    te shof se cfare mund te bej.
  12. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Grumbullimi i arit të pasluftës, nëpër shifrat e përmbysjes së madhe



    Harta e familjeve të “lara në flori”

    Lista e gjatë e shpronësimeve të vitit ‘45



    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Shumë familje shqiptare, duket se kanë qenë të “lara në flori”. “Gazeta”, përpiqet të hedhë pak dritë mbi faktin se cilat kanë qenë ato familje, të cilave u janë sekuestruar sasi kolosale të arit nëpërmjet ligjit mbi “tatimin e jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”. Barra më e rëndë në këtë proces, rëndoi mbi familjet tregtare të qyteteve kryesore të vendit. Në Ministrinë Punëve të Brendshme (MPB), ishte ngritur një degë e posaçme që merrej me arin. Pas sekuestrimit të arit, në një rreth të caktuar pranë kësaj dege sillej një procesverbal i posaçëm, përveç dy të tjerëve që shkonin në bankë dhe degën lokale të MPB-së. Vala e sekuestrimeve duket nuk kurseu as atë pjesë të popullsisë që nuk prekej nga “tatim i jashtëzakonshëm”. Ka raste që provojnë, se kjo valë është përhapur edhe mbi qytetarë që kishin një sasi simbolike floriri.

    TIRANA
    Ndër qytetet që pati numrin më madh të familjeve që ju sekuestrua floriri, ishte Tirana. Brenda pak ditësh nga dalja e “ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm”, Komisioni Tatimor i Tiranës hartoi listat. Në gazetën “Bashkimi” të datës 22 mars 1945, është botuar lista e familjeve që ishin caktuar për t`u sekuestruar. Kjo listë shoqërohej edhe me disa të dhëna në lidhje me fitimin gjatë luftës, shumën për t`u tatuar, si dhe me tatimin e vërtetuar.

    KORCA
    Duke ndjekur shkrimet e studiuesit, Kastriot Dervishi, mësohet se një ndër autorët e parë që u mor në fillesat e pluralizmit politik në Shqipëri me çështjen e thesarit në shtypin shqiptar ishte figura e njohur publike, i ndjeri, Teodor Keko. Në shkrimin “Arkivat rreth enigmës së floririt”, datë 15 qershor 1991, botuar në “RD”, Keko është bazuar në të dhënat e arkivit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Korçës. Sipas dosjes nr. 34 të seksionit të Financës, në bazë të relacionit të datës 15 maj 1945, mësohet se tregtarëve korçarë iu ishte caktuar një tatim prej 86.685.968 frangash ari, nga cila deri në këtë periudhë ishte vjelë rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal të policisë së Korçës, mësohet se vetëm në këtë qytet ishin marrë 400 kg ar dhe 48 mijë napolona flori pa përmendur stolitë e tjera. Keko paraqet edhe një listë të 32 familjeve korçare të cilave ju grabitën përveç dyqaneve dhe shtëpive, edhe një sasi e konsiderueshme florinjsh. Ndër të sekuestruarit, është Kristaq Cingo me 9.002.500 franga ari. Vetëm Rexhep Merdanit i janë marrë 450 kg ar, nga të cilat arkivi i MPB-së ka të shënuar vetëm 29 kg.

    ELBASAN
    Elbasani mbahet një qytet tjetër ku është marrë shumë flori. Praktika e njohur nga Sigurimi i Shtetit për të nxjerrë sasinë e duhur të floririt, ishte arrestimi dhe tortura. Shumë tregtarë iu nënshtruan burgosjeve dhe torturave. Në Elbasan, të vdekur në burg për shkak të floririt janë disa si: Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Floriri i Refik Myftiut, u zbulua krejt rastësisht kur në Elbasan u ndërtua shkolla e muzikës. Sasia jo e vogël e floririt, ishte e groposur në rrënjët e një shege. Shembull i veçantë i dhunës së ushtruar ndaj tregtarëve, ishte vdekja nga torturat e njërit prej tregtarëve më të njohur të Elbasanit, Sulejman Domi. Ai vdiq në qelinë e improvizuar të “Grand Hotelit” në Elbasan më 11 prill 1948 pas 11 ditësh tortura, ndonëse kishte dorëzuar dy herë tatimin që i kishin caktuar. Në arkivin e MPB-së, nuk gjendet asnjë dokument në lidhje me marrjen e arit të ndjerit Domi. Ai vdiq në moshën 58 vjeçare. Edhe sot e kësaj dite atij nuk i dihet varri.

    Sekuestrimet më të mëdha të floririt
    Ndër sekuestrimet më të mëdha mund të veçohen ato të vëllezërve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrësi, të cilëve u janë marrë 45 mijë napolona flori, një kamion i ngarkuar me flori dhe disa diamante të çmuar. Aristidh Lekës nga Durrësi i janë marrë 45 mijë napolona flori dhe disa kuintal të tjerë ar dhe stoli. Leka dorëzoi 432 kg flori, ndërsa në arkivin e MPB, atë të Shtetit, dhe atë të Thesarit shënohet përafërsisht shifra e 17 kg. Pepe Levit dhe Refael Jakselli nga Vlora i janë sekuestruar 42 milionë franga ari duke paguar rreth 100 mijë napolona. Levit pas daljes nga burgu, ju morën edhe 38 kg flori. Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar 58 kg. Abdulla Kazazit nga Elbasani i janë marrë 42 kg ar ndërsa në arkiva është regjistruar shifra 12 - 14 kg. Ibrahim Velences nga Elbasani i janë marrë 39 kg ar, ndërsa në arkiva janë regjistruar vetëm 0.3 kg. Mihal Dilos nga Gjirokastra i janë marrë 100 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 0.013 kg. Ndër tregtarët e tjerë që ju është marrë një sasi e madhe floriri dhe që nuk iu është regjistruar asgjë, është edhe Harallamb Papa me 258 kg ar.

    Familjet më të sekuestruara
    Në Berat: Hoxha, Hushi, Çullaku, Dardha, Konicoti, Kuçi, Vrioni etj.

    Në Durrës: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka, Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.

    Në Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,

    Në Gjirokastër: Liti, Mezini, Omari, Toila, Tushe, Selfo, Çoçoli, Xhiko, Totozani, etj.

    Në Vlorë: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Çili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi, Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.

    Në Shkodër: Pistuli, Topalli, Muka, Kaçulini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli, Bushati, Kraja, Dabërdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Karehamni, Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Mati, Pogu etj, etj.

    Në Sarandë: Çelo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.

    Familjet e ‘tatuara’
    Lista e Tiranës Vlera e konfiskuar
    1-Vllazën Kazazi 16.430.000
    2-Vllazën Çoka 14.990.000
    3-Murat Begeja &amp; vëllezërit 5.774.000
    4-Hysen Ali Mehmeti 3.902.000
    5-Osman Vaqarri 1.440.000
    6-Besnik Tugu 614.000
    7-Ramazan Konçi 1.946.268
    8-Ymer &amp; Sali Beqiri 614.000
    9-Sadik Kazazi 398.000
    10-Abdulla Turkeshi 2.433.200
    11-Ismail Fortuzi 224.000
    12-Qamil Dibra 1.870.290
    13-Bijtë e Gaqi Oparit 371.000
    14-Manol Kume 6.832.400
    15-Vllazën Tase 3.974.000
    16-Jusuf Kruja 830.000
    17-Vllaznia Mehmeti 126.000
    18-Ramazan Zdrava 130.850
    19-Halit Mani 143.000
    20-Vath Baroni 130.850
    21-Abdulla Alliu &amp; nipat 163.250
    22-Mehmet Tugu 2.750.000
    23-Mezini &amp; Kasmi 126.800
    24-Qamil Hoti 264.500
    25-Hysen Drishti 143.000
    26-Filip Korra 2.259.000
    27-Fetah Kasmi 126.800
    28-Mustafa Kasmi 224.250
    29-Vllazën Loxha 749.000
    30-Ramazan Berberolli 622.100
    31-Mersin Konçi 668.000
    32-Sefedin Zhubi 159.200
    33-Qamil Zhubi 203.750
    34-A.Qoshja &amp; I.Deliu 1.566.000
    35-Mehmet Kasmi &amp; vëllezërit 830.000
    36-Vëllezërit Dushi 1.606.320
    37-Gjon Laca 884.000
    38-Vllazën Spahija 325.250
    39-Kasmi &amp; Ferra 252.250
    40-Iliaz Dajçi 126.800
    41-Xhevat Gabeci 830.000
    42-Xhundi Sheko &amp; bijtë 27.950.000
    43-Pashuk Bib Mirakaj 1.755.000
    44-Xhemal Begeja 143.000
    45-Ibrahim Begeja 1.440.000
    46-Qamil Shtiza 126.000
    Shuma gjithsej e tatimit
    të vërtetuar: 112.469.828 franga ari

    Lista e Korçës:
    1-Vëllazëria Qirjako
    2-Vëllazëria Abeshi
    3-Vëllazëria Stase
    4-Kristaq Cingo
    5-Thoma Plasati
    6-Vëllazëria Katro
    7-Hari Kristo Samara
    8-Vëllazëria Gjezi
    9-Vëllezërit Qirinxhi
    10-Ligor Jani
    11-Vëllazëria Plasa
    12-Vëllazëria Lako
    13-Vangjel e Gaqo Turtulli
    14-Vëllazëria Balli
    15-Vasil Pepo
    16-Jankulla Çekani
    17-Sotir Mborja
    18-Dhimitër Bino
    19-Refail Terova
    20-Pandi Mulla
    21-Pandeli Nora
    22-Anastas Pilika &amp; Angjeli Stavraq Ballauri
    23-Dhimitër Peço
    24-Vangjo Serani
    25-Vëllezërit Katundi
    26-Llambi Kiço Zahara
    28-Vëllezërit Pllaha
    29-Sotir Bicolli
    30-Vëllezërit Terova
    31-Thoma Thomo
    32-Vëllazëria Barçe
  13. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    me duket e ekzagjeruar kjo shifra 320 tonit.

    franga shqiptare e '45 nuk ishte e njejta me frangen ar te '39.
  14. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    Thesari i mbetet në derë shtetit
    Rihapja e dosjes së kthimit të pronave implikon edhe dëmshpërblimin për thesarin e sekuestruar. Aktualizimi i “pamundur” i vlerës së 320 tonë flori në ditët e sotme. Begeja: Kostoja më shumë se 3 miliardë dollarë, kthimi i pamundur

    Pajtim Melani

    Historia e sekuestrimit të thesarit, menjëherë pas përfundimit të Luftës, është enigmatike. Sipas shtypit të kohës, gazetës “Bashkimi”, sekuestrimi i thesarit dhe pasurive të tjera të paluajtshme ka filluar me një familje hebrenjsh që kanë jetuar në qytetin e Vlorës. Siç dihet, hebrenjtë kërkoheshin për t’u vrarë nga italianët dhe gjermanët. Shqiptarët njihen për faktin se nuk kanë dorëzuar asnjë hebre te nazistët, por në vitin 1945, për çudinë e të gjithëve, komunistët akuzuan kompaninë “Levi &amp; Jakoel” se kishte realizuar fitime përrallore, duke “bashkëpunuar me pushtuesin”. Më pas vala e shpronësimeve kap të thuajse gjitha famijet e pasura shqiptare dhe tregtarët e njohur anë e mbanë vendit. Nga një dokument historik rezulton se vetëm me një vendim, 46 tregtarëve të Tiranës u janë konfiskuar me anë të “Tatimit të Jashtëzakonshëm”, 137 milionë franga ari. Kjo ishte vetëm një nga listat e panumërta, që u hartuan në të gjithë Shqipërinë. Sipas një artikulli të publikuar në gazetën “Bashkimi” në vitin 1945, firmës “Nesim Levi &amp; Jakoel” në Vlorë iu vendos një taksim i jashtëzakonshëm prej 40 milionë franga ari. Një pjesë e këtyre listave u publikuan në shtypin e kohës. Lista të tjera gjenden nëpër arkiva. Por dihet se vetëm një pjesë e parave u konfiskua me atë të Ligjit “Për Tatimin e Jashtëzakonshëm”.

    Rihapja e dosjeve
    Ka mjaftuar një variant i ndryshimit të ligjit “Për kthimin kompensimin të pronave” për të rihapur debatin mbi pronat e paluajtshme të sekuestruara nga regjimi komunist menjëherë pas luftës. Zëdhënësi i kryeimistrit dhe një ditë më vonë vetë Berisha më kot është munduar të zbusë variantin e projektligjit duke e përjashtuar kategorikisht kompensimin e arit të sekuestruar dhe pasurive të tjera të luajtshme të pronarëve shqiptarë të paraçlirimit. Ekspertët mendojnë se shfuqizimi i dekret-ligjit “Për Tatimin e Jashtëzakonshëm”, përbën pikën kyçe të diskutimit për kthimin e pronave të luajtshme. Bëhet fjalë kryesisht për vlera monetare, ku përfshihen kartëmonedhat e harruara, por edhe monedhat e floririt e objekte të tjera, të konfiskuara dhe sekuestruara në vitet e para të regjimit komunist. Një numër i madh familjesh të shpronësuara, shoqata “Pronësi me Drejtësi” dhe politikanë të kaheve të ndryshme të politikës kanë vënë tashmë në shënjestër qeverinë për kthimin dhe kompensimin jo vetëm të pasurive të paluajtshme, por edhe të thesarit dhe suvenireve të tjera që klasifikohen si pasuri e luajtshme. Historia e ndreqjes së padrejtësive të komunizmit, nis kështu nga e para.

    Vlera
    Në vendet e zhvilluara, statistikat historike krijojnë mundësinë e aktualizimit të vlerës së monedhave të dikurshme. Por problemi është se në Shqipëri nuk ekzistojnë këto të dhëna statistikore. Për më tepër, koncepti i inflacionit u mohua gjatë 50 viteve të regjimit komunist, kursi i këmbimit të monedhës shqiptare me valutën e huaj ishte i fiksuar sipas Bankës së Shtetit Shqiptar, gjë që e bën të pamundur një konvertim të tillë. Në vendet e zhvilluara, është i lehtë aktualizimi i vlerës së monedhave të dikurshme, pasi në këto vende ekzistojnë të gjitha të dhënat statistikore të nevojshme. Por në Shqipëri, kjo gjë nuk është e mundur, pasi gjatë kohës së regjimit komunist, inflacioni u quajt “inekzistent”. Zyrtarisht në Shqipëri nuk kishte rritje çmimesh. Çmimet përcaktoheshin nga Komisioni i Planit të Shtetit. Tabelat përkatëse ekzistojnë sot, por askush nuk i ka hyrë llogarive për të parë nëse gjatë kohës së regjimit komunist, në bazë të të dhënave të vetë qeverisë, kishte apo jo rritje çmimi. Edhe kur çmimi i një kokrre veze u rrit nga 8 lekë në 10 lekë në fund të viteve ’80, përsëri inflacioni “ mbeti” zero. Në gazetën “Bashkimi” të vitit 1945, menjëherë pas shpalljes si monopol të shitblerjes së arit, u publikua edhe kursi zyrtar i këmbimit të monedhave të floririt me frangat e kohës. Ndonëse kursi ishte i dalë nga monopoli dhe jo nga tregu, ai mund të na ndihmojë në zbulimin e një vlere të përafërt të frangës shqiptare të kohës aktualizuar me vlerat monetare të sotme.





    Mënyrat e konvertimit të thesarit

    E para, është ndjekja e ecurisë së konvertimit të monedhës shqiptare;
    E dyta, konvertimi në monedha floriri dhe llogaritja e vlerës së floririt sot;
    E treta, konvertimi në dollarë amerikanë, duke përdorur si bazë standardin e arit, të vitit 1945, të njohur sot nga të gjithë.
    Rruga e parë konsiston në faktin se frangat e emetuara në vitet 1926-1944, u këmbyen në vitin 1946 me një emision të ri të frangave me kursin fiks 5 franga të vjetra = 1 frang të ri. Frangat e reja u këmbyen në vitin 1947 me emisionin e ri, ku monedha bazë u caktua leku, me kursin 1 frang i vitit 1946 = 9 lekë të vitit 1947. Lekët e vitit 1947 u këmbyen me një emision të ri në vitin 1964, ku kartëmonedhat e reja kishin një zero më pak. Lekët e viteve të kohës së komunizmit, është e pamundur që të aktualizohen për shkak të mungesës politike të inflacionit. Megjithatë, një llogari e përafërt mund të bëhet nëse krijohet një grup ekspertësh për të hetuar në bazë të çmimeve, që publikoheshin çdo vit nga Komisioni i Planit të Shtetit. Aktualizimi i lekut nga viti 1990 deri më sot, rezulton pak më i lehtë teknikisht. Gjithsesi, kjo është një metodë që lë hapësirë të gjerë për manipulime, pasi është gjithmonë rreziku i përfshirjes së politikës në llogari.

    Metoda e dytë, është më e thjeshtë, por ajo nuk merr parasysh normën e zhvlerësimit të arit nga viti 1945 deri më sot në tregun ndërkombëtar. Në vitin 1945, një napoleon ar kushtonte 615 franga. Monedhat e floririt sot kanë dy faktorë përcaktues në vlerën e vet: Vlerën e tyre si ar dhe vlerën numizmatike. Zakonisht, florinjtë që shiten sot në tregun e brendshëm shqiptar, përfshijnë vlerën e arit dhe rreth 10 % vlerë numizmatike. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një platformë që llogarit vlerën e këtyre monedhave, duke marrë parasysh çmimin e arit në tregun ndërkombëtar dhe përqindjen e pastërtisë. Në tregun ndërkombëtar, ari i pastër ka kushtuar gjatë muajve të fundit rreth 400 dollarë për onc. Një napolon është sa një e pesta e Oncit, pra 80 dollarë minus koeficientin e pastërtisë. Napoloni francez dhe ai shqiptar kishin përmbajtje ari 900 për mijë, gjë që do të thotë se 80 dollarëshi duhet të korrigjohet duke u shumëzuar me koeficientin 0.9, të barabartë me 72 dollarë të sotme. Në bazë të kësaj llogarie, tregtarëve “Levi &amp; Jakoel” në Vlorë, të cilët u taksuan me 40 milionë franga, sot rezulton se kjo është e barabartë me 4.8 milion dollarë të sotme.

    Mënyra e tretë e aktualizimit konsiston në përdorimin e standardit të arit. Që pas takimit të Breton Woods, u përcaktua një kurs fiks këmbimi për arin. Kursi ishte 35 dollarë për një onc ar. Napoloni ar ishte një e pesta e oncit, gjë që do të thotë se një napolon kushtonte në atë kohë 7 dollarë. Sipas një studimi të Universitetit shtetëror të Oregonit, aktualizimi i vlerës së dollarit të vitit 1945 me sot realizohet nëpërmjet shumëzimit të shumës së dollarëve të asaj kohe me Faktorin e Konvertimit. Sipas të njëjtit burim, 1 dollar i vitit 1945 është i barabartë me 10.42 dollarë të sotme. Në bazë të këtyre variablave, 1 napolon ar i kohës së pasluftës është i barabartë sot me 73 dollarë të sotme, shifër kjo që nuk është shumë e largët me rezultatin e metodës së dytë të llogaritjes. Cilado qoftë mënyra e llogaritjes, kthehen apo nuk kthehen vlerat e konfiskuara, kjo është një histori që do të ndihmojë shqiptarët të kuptojnë ngjarjet e vendit të tyre gjatë kohës së komunizmit.

    Kursi zyrtar i këmbimit të monedhave të floririt me frangën në vitin 1945

    Monedha Pesha në gr Vlera në 1945


    Napoloni 6,452 615 franga
    Stërlina 7,988 745 franga
    Lira turke 7,216 645 franga
    Dollari nuk ka të dhëna 150 franga
    Burimi: Gazeta “Bashkimi” 16 maj 1945, Banka e Shtetit Shqiptar, 1985

    Monedhat prej ari që qarkullojnë në Shqipëri

    Napolona francez, italian, belg apo shqiptarë përmbajtja ar për mijë pesha
    5 napolona 900 32.258 gr
    1 napolon 900 6,452 gr
    0,5 napolon 900 3,226 gr
    Për monedhat italiane ekuivalentja është 100 lira, 20 lira dhe 10 lira

    Stërlina angleze
    5 stërlina 916 39,940
    1 stërlinë 916 7,988
    0,5 stërlinë 916 3,994

    Lira Turke
    5 lira 916 36,082
    1 lirë 916 7,216
    0,5 lirë 916 3,608
    0,25 lirë 916 1,804
    Burimi: Banka e Shqipërisë viti 1985
  15. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: 1944

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Datat e Sasia e kartëmonedhave në qarkullim në franga shqiptare:

    31.03.1939------ 11.939.000

    31.08.1943------ 199.606.000
    31.12.1943------ 311.736.339

    30.11.1944------ 379.808.895

    [/ QUOTE ]

    eshte me mire qe perkrah shifrave te vendosesh edhe perqindjen e inflacionit.



    [/ QUOTE ]

    libri i botuar ne fund te vitit 1940 nga universiteti "L.Bocconi" ne Milano flitet qe ne vitin e pare te bashkimit itali-shqiperi franga ar e shqiperise u shkeput nga "gold standart" edhe u vendos kursi i ri
    1 frang shqiptare = 6,25 lireta italiane.



    mbas prillit 1939 kursi i franges shqiptare me monedhat e tjera varej nga kursi i liretes me ato monedha.

    inflacioni ne fund te vitit 1939 arriti ne 33% .

    libri eshte shkruar ne vitin 1940 e jep vetem statistikat perpara ketij viti , keshtu sa u be inflacioni ne vitet e tjera te luftes nuk kam gjetur akoma material.

    do kerkoj akoma.
  16. Nakenak

    Nakenak Fillestar

    Re: 1944

    kerko Tare kerko....lol

Shpërndajeni këtë faqe