~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga PrInCiPiEl, 24 Nov 2002.

  1. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Fillestar

    ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.

    ...

    PrInCiPiEl
    /pf/images/graemlins/smile.gif
    Aquarius likes this.
  2. olti

    olti Anëtar i njohur

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Kjo date eshte si e shenjte per historine tone kombetare. Tre ngjarjet me te medha te historise tone kane ndodhur pikerisht ne kete date. 28 Nentor 1443 rikthehet dhe ngren Gjergj Kastrioti Skenderbeu, flamurin ne Kruje; 28 Nentor 1912 ngren plaku i Vlores heroike Ismail Bej Qemali, flamurin ne Vlore dhe 28 Nentor 1944 largohet nazisti i fundit nga trualli i shqiponjave. Me deshiren e Zotit qofte kjo date dhe dita e bashkimit perfundimtar te trojeve kombetare shqiptare, ne nje shtet te vetem kombetar shqiptar. Amin :thumbsup:
  3. Lulishtja 1Maji

    Lulishtja 1Maji Anëtar aktiv

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    atehere mund te hapesh nje teme tjeter mbi kete ceshtje. Nuk eshte ketu vendi per te diskutuar kete. jashte teme!
  4. olti

    olti Anëtar i njohur

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    [​IMG] HYMNI I FLAMURIT
    O Flamur gjak, o flamur shkabë,
    O vënd e vatr' o nën' e babë,
    Lagur me lot, djegur me flagë,
    Flamur i kuq, flamur i zi.

    Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
    S'të trëmp Romani, as Venecjani,
    As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
    Flamur i math për Vegjëli

    Flamur që lint Shën Kostandinin,
    Pajton Islamn' e Krishtërimin,
    Çpall midis feve vllazërimin,
    Flamur bujar për Njerëzi.

    Me Skënderben' u-lavdërove
    Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
    Me Malon prapë lart vrapove,
    Yll i pavdekur për Liri.

    Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
    Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
    Po çdo mizor me shpat' e grive,
    O fushë-kuq, o shkabë-zi.

    Përpjetë pri-e Shqipërinë,
    Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
    Diell për vllanë, yrnek për fqinë
    Për botën ëndr' e qjell i ri.

    Agim Shehu
    Naganti i Isa Boletinit


    Bene udhe te gjate
    te inglizi vinin
    Ismail Qemali
    Isa Boletini.

    Hynin dy shqiptare
    brenda ne pallat
    njeri luftetar
    tjetri diplomat.

    Shqiperi e tyre
    kish halle e mjera
    armet zoterinj
    regull,rine te dera.

    U ngrys luftetari
    syte i shkrepen cike
    lere diplomati
    i tha me qerpike.

    Dhe ua la tek dera
    Isa Boletini
    poshte nen brez,te vogles
    syte i shkrepetinin.

    Faqen vene te trupi
    veshin vene te gjaku
    je edhe per mua
    thosh ajo se largu.

    Hapat qete e qete
    binin ne pallat
    njeri luftetar
    tjetri diplomat.

    Here-here qerpiket
    si gershere perplasnin
    thua drite te huaj
    syte nuk u qasnin.

    Dhe tha lordi i madh
    gjuhen duke zgjidhur
    me humor te huaj
    me nje gaz te hidhur.

    Ja dhe carmatosur
    zoterinj shqiptare
    si kallkan i ngrire
    ngriu fjal e pare.

    Pa nagantit siper
    brezit me si pritej
    por nen brez e vogla
    zu te hasharitej.

    Mblidhte xixa zjarri
    permbi trup te bukur
    priste luftetarin
    qe ti thoshte "duku".

    Syte e diplomatit
    zjarr te hidhur shkrepen
    Isa Boletini
    brrom nga brezi tjetren.

    Brrom aty perpara
    mu te lordi prane
    "Madheri Shqiptarin
    kurre s'e gjen pa arme".

    Zbardhelloi sermaja
    shkreptiu fildishi
    ...ndriten malet tona
    andej larg,tek ishin.

    Qelqe e shandane
    dhane drite te lige
    Ismail Qemali
    qeshi nen qerpike.

    Dhe naganti ulur
    rrinte sic i duhej
    dora nga i zoti
    tyta nga ti duhej.

    Nxinte tyte e vogel
    brenda nxinin halle...
    Shqiperi e vogel
    ne tryeze te madhe.
  5. disku

    disku UNI

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    rrofts shqiperia.....
    rrofts pamvarsia...
  6. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Fillestar

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Hasan Prishtina deputeti i Kosovës në dhomën e
    deputetëve në Parlamentin osman më 11 janar 1912, bëri një diskutim të fuqishëm
    në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi në
    lagjën Taksim, i deputetëve shqiptarë, që paraqet marrëveshjen se “për
    Shqipërin nuk ka tjetër mjet vetëm të fitojë me një kryengritje të
    përgjithëshme”.

    Në këtë mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol
    vendimtarë luajtën dy figura të shquara të Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan
    Prishtina. Nga marrëveshja e Taksimit, me punën e patriotëve shqiptarë, në
    trojet shqiptare dolën besëlidhjet e krahinave, si e Lezhës, Bregut te Matit,
    Dibrës e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912).

    Me inisiativën e Hasan Prishitnës aprovohet programi i kryengritjes e që
    parashihej :
    1. Caktimi i kufijëve,
    2. Krijimi i një administrate shqiptare,
    3. Ngritja e flamurit kombëtarë,
    4. Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare,
    5. Në Shqipëri të sundojë guvernori shqiptare i zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, etj.
    Si dhe për zbatimin e këtyre kërkesave të jenë garantues fuqitë e mëdha.
    Këto kërkesa, de facto, ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartë e Stambollit, prandaj kryengritja e
    përgjithshme shqiptare vazhdoi në të gjitha trojet shqiptare.

    ....
  7. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Fillestar

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Kuvendi i Vlorës

    Duke mos marrë parasyshë rrethanat, se edhe në mos arrinin të gjithë
    përfaqësuesit e krahinave të ndryshme shqiptare, më 28 nëntorë 1912, në orën
    14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i Vlorës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të
    shtresave të ndryshme të popullit shqiptarë.

    Ismajl Qemali :

    "populli na zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret
    shpëtimin e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur
    mbi dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe me
    përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe të pavarur.
  8. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Fillestar

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë nuk morën pjesë:

    Hasan Prishtina
    Idriz Seferi
    Nexhip Draga
    Sahit Hoxha
    e të tjerë për shkak se u internuan në burg
    dhe u mbajtën deri në prill të vitit 1913.

    Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në
    historinë tonë kombëtare.
    Megjithate nga ajo ditë e deri më sot më se gjysma e trojeve shqiptare
    mbetën jashtë kufirit të shtetit.

    RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE !
    RROFTË KOMBI SHQIPTAR !
  9. B

    B Fillestar

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    Vellezer te mij shqiptare.
    Sot ne shqiptaret e gjithe trevave shqiptare qe nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia po perkujtojme diten e paharrueshme ne historine shqiptare ate te krijimit te Shqiperise shtet.
    28 Nentori 1912 eshte dita kur Ismail Bej Qemali ngriti flamurin shqiptar ne Vlore.
    Ne kete vit te ngritjes se flamurit shqiptar, Shqiperia po perjetojnte dite te veshtira te saja.
    Shqiperia ne ate kohe shikohej jo si nje Alenace e mundshme por si objekt copetimi.
    Serbia synonte te merrte nje pjese te madhe te Shqiperise se Veriut dhe te Verilindjes(Kosoven).
    Greqia kerkonte Shqiperine jugore, kurse Mali i Zi donte te merrte Shkodren me krahinat e saj pereth.
    Lufta e pare boterore u drejtua jo vetem kunder synimit osman ne Ballkan por edhe per te realizuar planet shoviniste te qarqeve sunduese ne Ballkan.
    Aleanca politike dhe ushtarake(Serbi, Greqi Bullgari dhe Mal i Zi)thyen ushtrite osmane ne te gjitha frontet dhe filluan te marrshonin ne tokat shqiptare.
    Forcat serbe pushtuan Kosoven dhe ju drejtuan Shqiperise se Veriut dhe te Mesme.
    Forcat malazeze pushtuan krahinat veriore dhe rrethuan Shkodren.
    Kurse ushtrite greke rrethuan Janinen dhe pushtuan Sazanin, Himaren dhe disa fshatra pereth.
    Keto pushtime u shoqeruan me veprime terrorriste e gjakatare kunder popullsise shqiptare.
    Me 14 Tetor te vitit 1912 patriotet organizuan nje mbledje ne Shkup qe ishte qendra e Vilajetit te Kosoves.
    Mbledhja e Shkupit caktoi dhe nje delegacion qe te merrej vesh me krahinat e tjera per organizimin e nje kuvendi kombetar qe te shqyrtonte dhe te vendoste per fatet e atdheut.
    Ne te njejten kohe Hasan Prishtina, Bajram Curri etj po organizonin mbrojtjen e tokave shqiptare dhe u bene nje qendrese te vendsour ushtrive pushtuese te Alenaces Ballkanike.
    Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi nga Stambolli shkuan ne Bukuresht ku me 5 nentor moren pjese ne mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme.
    Kjo mbledhje vendosi te formohej nje komitet drejtues qe te merrte ne dore qeverisjen e vendit.
    Para se te ktheheshin ne Shqiperi I Qemali dhe L.Gurakuqi shkuan ne Vjene ku paten takime me personalitete politike, si me ministrin e jashtem te AustroHungarise, me ambasadoret e Italise dhe te Anglise etj.
    Ceshtja shqiptare gjeti mbeshtjetje te madhe atje.
    Me 21 Nentor I.Qemali ariti ne Durres dhe sebashku me delegatet e Shqiperise se mesme dhe te Kosoves, arrit ne Vlore ku do te mblidheshin perfaqesuesit e kombit shqiptar.
    Duke kujtuar kete cast I.Qemali ka shkruar:
    Nje zjarr i shenjte patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendeste kudo me entuziasem dhe gezim .
    Duke pare perparimin e shpejte te forcave serbe drejt Shqiperise se mesme, rrethet patriotike te Elbasanit,te Tiranes ,te Durresit ,te Kavajes ,te Peqinit dhe te Lushnjes NGRITEN FLAMURIN KOMBETAR pa pritur mbledhjen e Kuvendit te Vlores.
    Ne oren 14 te dates 28 nentor te vitit 1912 u hap Kuvendi Kombetar i Vlores.
    Kryetar i saj u zgjodh Isamil Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi.
    Te dashur vellezer.
    Shpallja e Pavaresise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit tone.
    Ajo ishte fryt i perpjekjeve dhe lufterave shekullore kunder zgjedhes se huaj,per te mbrojtur teresine tokesore te atdheut dhe per te formuar shtetin e pavarur shqiptar..
    Kjo dite eshte dite e shenuar per te gjithe qe nga Kosova e deri ne Cameri, qe nga Adriatiku dhe Joni deri ne Kercove, ne Shkup, Kumanove si dhe per te gjithe shqiptaret anembane botes ku jane.
    Vellezer shikimin duhet ta kemi perpara, por nuk duhet te harrojme historine tone Shqiptare qe sot beri 90 vjet.
    Ky 90 vjetor edhe ketu ne Suedi u festua nga shume shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise,ku shpesh here nga trokitja e gotave Uronim per nje Shqiperi etnike.
    Te rroje Shqiperia Etnike dhe te gjithe shqiptaret.
    Qofshi te lumtur dhe le ti gezohemi kesaj feste kaq te madhe qe paraardhesit tane sakrifikuan per ne.
  10. eM

    eM Fillestar

    Re: ~ 28 Nëntori- Dita e Flamurit ~

    rifreskim
  11. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Dita e Flamurit esht nje fest kombetare qe festohen ne te gjith Kosoven e gjith Shqiperin Urime dita e 28 Nentorit per gjith Shqiptaret an e kend botes :)
    Sonia007 likes this.
  12. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    E vertete nje dite qe te gjithe shqiptaret e festojne.Uroj te gjithe shqiptaret Gezuar28-29 Nentorin.
    mirdita likes this.
  13. Aquarius

    Aquarius Anëtar i njohur

    Shume teme e vjeter por hajt me.
    Kemi 100 vjetorin e pavarsise dhe seshpejti 1913 do jete viti yne
    mirdita likes this.
  14. abstract

    abstract california freaky group

    Albania is a mysterious and unknown country.
    The November 28 is the Albanian Independence day, the most important day for all Albanians, and this year we will celebrate our 100 Year of independence.
    All Albanians will be happy and proud to see a Google doodle on November 28, and to convince Google doing that we need clicks…

    Please, take few minutes of your time to make happy million of people during a whole day!

    http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence?utm_campaign=new_signature&utm_medium=email&utm_source=signature_receipt#share

Shpërndajeni këtë faqe