50 doreheqjet me te bujshme te politikaneve ne bote

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Duke marrë shkas nga dorëheqja e Ilir Metës si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë dhe nga dorëheqja dhe largimit të Presidentit të Tunizisë. Që nga Xhon Profumo Sharl De Gol Margaret Theçer Riçard Nikson e deri tek dorëheqja në ’97-ën e presidentit shqiptar Sali Berisha. Ata i kanë dorëzuar çelësat e zyrave të tyre pas protestave popullore si në rastin e presidentit të Gjeorgjisë Eduard Shevardnaze por edhe për shkak të historive të tyre të vjetra me prostituta si në rastin e britanikut Xhon Profumo; pas tragjedive natyrore si uragani Katrina si në rastin e shefit të emergjencave të SHBA-së Braun por edhe prej problemeve me alkoolin si në rastin e Çarls Kenedit në Britani. Kanë qëndruar vetëm për tetë ditë në krye të qeverisë si Sydner Ridi në Ishujt Solomon por kanë ikur nga qeveria edhe vetëm pse s’kanë ndjekur lajmet kur ishin jashtë pune si në rastin e ministres së jashtme suedeze Laila Freivalds që rastisi në teatër kur ndodhi cunami aziatik. Kanë dhënë dorëheqjen megjithëse ishin më të vlerësuarit në qeveritë e tyre për të protestuar ndaj vendimeve për të cilat s’ishin dakord si Robin Kuk në lidhje me ndërhyrjen në Irak e si Xhefri Hau për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Por disa me dhënien e dorëheqjes kanë shënuar edhe rastin e parë të një veprimi të tillë në historinë e vendit të tyre si Fred Matungulu në Kongo. Por ka edhe histori të tilla si dorëheqja e Presidentit të Kirgistanit që megjithëse i mësynë në presidencë vetëm disa kohë më vonë kur u arratis në Rusi pranoi të hiqte dorë nga posti i tij.Willy BrandtWilli Brandt ishte një politikan gjerman kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1969–1974. Fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1971 për përpjekjet që bëri për të përmirësuar marrëdhëniet me Gjermaninë Lindore Poloninë dhe Bashkimin Sovjetik. Brandt u detyrua të jepte dorëheqjen si kancelar në vitin 1974 pas një skandali ku u përfshi asistenti i tij personal Gunter Guillaume. Rreth vitit 1973 organizata e Sigurisë e Gjermanisë Perëndimore mori informacion se Guillaume ishte një spiun i Gjermanisë Lindore. Ky i fundit u arrestua më 24 prill të vitit 1974 dhe Gjermania Perëndimore fajësoi Brandt se kishte një spiun në partinë e tij. Në të njëjtën kohë disa zbulime për jetën private të Brandt u shfaqën në për gazeta. Ai kishte pasur disa histori të shkurtra me prostituta. Brandt kishte menduar të kryente vetëvrasje madje kishte shkruar edhe shënimin që do ta linte më pas por ndryshoi mendje.Tom DeLayNjë nga skandalet më të mëdha që përfshiu SHBA në vitin 2005 ishte ai i Tom DeLay kreut të grupit të Republikanëve në senatin amerikan. Politikani i njohur republikan dhe një nga miqtë më të ngushtë të presidentit Bush Tom DeLay u akuzua nga prokurori i Kontes Travis Ronnie Earle për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij elektorale. Kjo sipas prokurorit binte ndesh me ligjin amerikan të shtetasit të Teksasit mbi financimet elektorale sipas të cilit donacionet nga korporatat e ndryshme nuk mund të përdoren për fushatë kundër kundërshtarëve politikë. Menjëherë pas këtij skandali Tom DeLay detyrohet të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij dhe më pas reagoi duke thënë që akuzat e prokurorit ishin thjesht politike por që u hodhën më vonë poshtë.Stanislav GrossKryeministër i Çekisë në vitin 2004 Stanislav Gross u detyrua të japë dorëheqjen vetëm një vit më vonë. Shkak për dorëheqjen e tij shërbyen akuzat e shumta për korrupsion skandali për origjinën e parave të tij si dhe ndërmarrjet e mëdha që ishin në pronësi të gruas së tij. Pas këtij skandali 38 vjeçari Gros u detyrua të japë dorëheqjen vetëm një vit pas marrjes së postit të kryeministrit. 38- vjeçari Gros u zgjodh kryeministër pas dorëheqjes në vitin 2004 të qeverisë së Vladimír Špidlas ku edhe ai bënte pjesë si ministër Rendi post të cilin e mbante që nga viti 2000 kur në krye të qeverisë ishte Miloš Zeman. Aktualisht Gros pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Çekisë.Spiro Theodore AgnewAgnew ishte zëvendëspresidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara i cili punoi në Presidencën e Richard Nixon-it si dhe guvernatori i 55-të i shtetit të Maryland-it. Ai është bërë i famshëm për dorëheqjen e tij në vitin 1973 pasi u akuzua për evazion fiskal dhe për marrje ryshfetesh. Ai deri në atë kohë kishte investuar në karrierën e tij për t’u bërë president i Amerikës dhe ishte parë si pasardhësi natyral i Nixon-it por skandali me akuzat e dëmtuan shumë reputacionin e tij. Këto akuza i bëheshin për kohën që ishte guvernator i Maryland-it. Agnew qëndroi tre vjet lirim me kusht. Privatisht Agnew fajësoi Nixon-in për lëshimin e akuzave. Sipas tij Nixon-i e hapi këtë mesele për të transferuar vëmendjen nga skandali i Watergate-it që po rritej dita-ditës.Snyder RiniKryeministër i Ishujve Solomon MalajziMund të jetë një nga kryeministrat më jetëshkurtër në botë. Vetëm tetë ditë zgjati detyra e tij në prill të vitit 2006. Më parë se të merrte këtë post ai kishte qenë dy herë zëvendëskryeministër. Që ditën kur u zgjodh protesta të fuqishme u zhvilluan kundër tij pasi pretendohej se zgjedhja e tij ishte fiksuar që më parë dhe se qeveria e Rinit do të influencohej padrejtësisht nga biznesmenë kinezë apo nga qeveritë e Kinës dhe Tajvanit. Edhe dita e betimit të tij si kryeministër u shty për të nesërmen për shkak të demonstratave masive dhe për shmangur përdorimin e dhunës. Më 26 prill të vitit 2006 Rini dha dorëheqjen menjëherë para se përballej me një mocion mosbesimi në Parlament.Sali BerishaLargimi i Sali Berishës nga posti i presidentit në vitin 1997 është cilësuar si një nga dorëheqjet më të mëdha në botë. Qeveria e asaj kohe e drejtuar nga Aleksandër Meksi u detyrua të japë dorëheqjen dhe vendi të kalojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme për shkak pas shpërthimit të revoltave popullore që filluan për shkak të rënies së firmave piramidale. President i Shqipërisë që nga viti 1992 Sali Berisha detyrohet të japë dorëheqjen në vitin 1997 pas fitimit të zgjedhjeve nga ana e opozitës. Por në vitin 2005 Sali Berisha arrin të fitojë zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Kjo bëri që ai të kthehet edhe njëherë në qeverisje por kësaj here jo si president por si kreu i qeverisë së krijuar prej tij.Ronald GajrajIsh-ministri i Brendshëm i Gajanës shtet në Amerikën e Jugut dha dorëheqjen pas një skandali që shpërtheu në vitin 2004 kur një fermer me emrin Geroge Baçhus deklaroi se kishte evidenca të implikimit të ministrit të Punëve të Brendshme Ronald Gajraj në operacionin “Fantazmat e skuadrës së vdekjes” ku u vranë mbi katërqind njerëz. Vetë Baçhus u vra më 24 qershor të vitit 2004 duke çuar në spekulime dhe deklarata. Pas gjashtë vitesh në drejtim të këtij posti Gajraj dha dorëheqjen në vitin 2005. Rikthimi i tij sërish në këtë post në prill të 2005-s shkaktoi protestë zyrtare nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së i cila deklaroi se “rikthimi i Gajraj në një ministri kyçe me autoritet të drejtpërdrejtë mbi përforcimin e aktiviteteve ligjore minon ligjin në këtë vend”.Romano ProdiDorëheqja më e fundit në histori është ajo e kryeministrit italian. Kryeministër i Italisë që nga maji 2006 kur koalicioni ku ai bënte pjesë fitoi zgjedhjet parlamentare përballë ish-kryeministrit Silvio Berluskoni qeveria Prodi do zgjaste vetëm 9 muaj kjo pasi disa vendime të saj nuk u miratuan në Parlament. Qeveria italiane e humbi votën në Senat megjithë paralajmërimet e ministrit të Jashtëm Massimo dAlema se humbja do të thoshte dorëheqje për qeverinë. Disa parti në koalicionin qeverisës kundërshtuan dislokimin e 2000 trupave në Afganistan si edhe planin për zgjerimin e bazës ajrore amerikane në Vicenza. Menjëherë pas mosmiratimit të vendimeve Romano Prodi i paraqiti menjëherë dorëheqjen e tij presidentit të vendit Giorgio Napolitano.Robert Finlayson CookEnde e kemi të freskët dorëheqjen dhe largimin nga jeta të Robert Cook që është i njohur me emrin Robin Cook. Ai ishte Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe nga viti 1997 deri në vitin 2001. Diplomati i suksesshëm bëri bujë me dorëheqjen e tij duke qenë një nga figurat më të shquara të politikës britanike. Ai hoqi dorë nga posti i tij si lideri i Dhomës së Komunave dhe si President i Këshillit të Lordëve në 17 mars 2003 në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes në Irak të vitit 2003. Fjalimi i tij i dorëheqjes në Dhomën e Komunave është cilësuar nga gazetari i “BBC”-së Andrew Marr “pa dyshim si një nga fjalimet për dorëheqje më efektive dhe më brilante në politikën moderne britanike”. Fjalimi i Robin Cook u duartrokit nga të gjitha anët e Dhomës gjë që sipas “The Economist” nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Dhomës.Richard NixonNixon-i është Presidenti i 37-të i SHBA-së dhe ka qëndruar në këtë post që nga viti 1969 deri në 1974-n. Ai është i vetmi President i Amerikës që ka dhënë dorëheqjen. Është i njohur skandali i “Watergate”-it i cili rrëzoi Nixon-in nga posti i Presidentit dhe ngriti lart famën e gazetarisë amerikane. Ishte viti 1972 kur disa hajdutë thyejnë zyrat e Partisë Demokratike në hotelin “Watergate” në Uashington ngjarje që fillimisht u komentuan si vjedhje ordinere. Por në fakt dy gazetarë zbuluan se këta njerëz kishin hyrë në zyrat e Partisë Demokratike për të vënë përgjues sipas porosive të ndihmësve të Nixon-it. Kështu Nixon-i do të përgjonte gjithçka thoshin kundërshtarët e tij politikë. Pasi ngjarja doli në dritë ai fillimisht e mohoi atë duke e quajtur skandalin si politikë të ulët por kur ndihmësit e tij u dorëzuan roli i Nixon-it u bë subjekt i investigimeve të gazetarëve gjykatës dhe Kongresit.Geoffrey HoweBaroni Howe është një politikan konservator britanik. Ai ka qenë ministri më jetëgjatë i kabinetit të Margaret Thatcher. Ka mbajtur postet e Kancelarit të Thesarit Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe më së fundmi kryetar i Dhomës së Komunave dhe zëvendëskryeministër. Për të treguar se sa e bujshme ishte dorëheqja e tij në 1 nëntor të vitit 1990 në media thuhet se ajo e përshpejtoi rrëzimin e “Zonjës së Hekurt” tri javë më vonë. Me një karrierë të shkëlqyer Howe ishte konsideruar si një ndër politikanët më të suksesshëm. Gjithsesi në prapaskena ishte rritur tensioni mes tij dhe kryeministres për një sërë çështjesh fillimisht mbi Afrikën e Jugut e më pas për marrëdhëniet e Britanisë me BE-në. Më 1 nëntor 1990 jep dorëheqjen si pasojë e fjalimit të kryeministres në Këshillin Evropian ku ajo deklaron për herë të parë se Britania kurrë nuk do të fusë qoftë edhe një monedhë të vetme në sistemin monetar evropian.Raúl Cubas GrauGrau ishte president i Paraguajt që nga viti 1998 deri në vitin 1999. Ai ishte anëtar i Parisë Colorado. Kur filloi fushata në ’98-ën gjenerali i ushtrisë Lino Oviedo i cili aspironte për president e shpalli Cubas si zëvendësin e tij të ardhshëm. Por disa muaj para zgjedhjeve Oviedo u dënua me 10 vjet burg për përfshirjen në një grusht shteti dhe u skualifikua. Cubas zuri vendin e tij në garë dhe fitoi. Sapo bëri aktin e betimit ai liroi gjeneralin Oviedo. Gjykata e Lartë e cilësoi si të padrejtë lirimin e tij dhe filloi procedurat kundër presidentit Cubas dhe urdhëroi më vonë kthimin në burg të Oviedos. Cubas ishte i implikuar dhe protestat filluan. Dhoma e deputetëve e gjykoi Cuban në mënyrë dërrmuese dhe duke u përballur me dënimet dhe me lëvizjen nga zyra nga Senati Cubas dha dorëheqjen në mars të vitit 1999.Princi Aho’eitu Unuakiotonga TukuahoPrinci i Tongos Aho’eutu Unuakiotonga Tukuaho është vëllai më i vogël i mbretit George Tupou V i Tongos dhe ish-kryeministër përfaqësues i fronit të Tongos. Me një karrierë të shkëlqyer ushtarake ai në vitin 1998 e mbyll këtë karrierë për t’u bërë pjesë e qeverisë fillimisht si ministër i Mbrojtjes dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm nga tetori ’98 deri në gusht të 2004-ës. Ai i trashëgoi këto poste nga vëllai i tij më i madh i cili në atë kohë u kurorëzua si princ. Vetëm pas pak kohe që u emërua më 3 janar të vitit 2000 si kryeministër papritur ai jep dorëheqjen më 11 shkurt 2006 për arsye të cilat nuk u qartësuan asnjëherë. Dorëheqja e princit bëri jehonë pasi bëri kthesë në historinë e vendit.Porter GrossVetëm një vit do qëndronte në postin e drejtorit të CIA-s Porter Gross. Ai u emërua në krye të CIA-s nga presidenti Bush në gusht të vitit 2005 dhe dha dorëheqjen në vitin 2006. Zgjedhja e tij në krye të CIA-s solli përplasje të mëdha në kongresin amerikan kjo pasi demokratët nuk ishin dakord me emërimin e tij në atë post dhe sipas ligjit amerikan drejtori i CIA-s zgjidhej me konsesusin e të dyja partive. Para se të emërohej në postin e drejtorit të CIA-s Poter Gross ishte president i Komisionit Hetimor të Kongresit për ngjarjen 11 Shtatorit 2001 post të cilin e kishte marrë që nga viti 2001. Dorëheqja e tij është dhënë pas zbulimit të një raporti të CIA-s në lidhje me informacionet e saj për luftën në Irak.Peter HollingworthHollingworth ka qenë në vitet 2001-2003 Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë një pozicion i njëjtë me atë të kreut të shtetit por që përfaqëson Mbretëreshën e Australisë që është Elisabeta II. Hollingworth dha dorëheqjen nga zyra e tij më 28 maj 2003 si rezultat i kritikave të bëra ndaj veprimeve të tij në një kishë. Sipas këtyre kritikave Hollingworth nuk i kishte dhënë vëmendjen e duhur dhe nuk kishte vepruar me dhembshuri ndaj disa rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve në një shkollë protestante gjatë kohës që Hollingworth ishte arqipeshkv i Brisbane. Pas një situate të tillë dhe një akuze që u ngrit edhe ndaj tij për përdhunim por që nuk u vërtetua Hollingworth la zyrën e tij më 28 mars të vitit 2003.Omar KaramiVrasja e ish-kryeministrit si dhe kreut të opozitës në Liban Rafik Haririt në vitin 2005 do të shërbente edhe si shkak për dorëheqjen e kryeministrit të vendit Omar Karamit. Kjo pasi për vrasjen e Rafik Haririt u akuzuan shërbimet sekrete siriane dhe kryeministri u cilësua fajtor pasi njihej si përkrahës i Sirisë. Omar Karami ka qenë kryeministër i Libisë në dy momente. Herën e parë ai është zgjedhur kryeministër nga 24 dhjetori 1990 deri në 13 maj 1992 kur u detyrua të lërë postin për shkak të protestave popullore. Për herë të dytë ai është zgjedhur kryeministër në tetor të vitit 2004 dhe ka qëndruar në këtë post vetëm 5 muaj pasi u detyrua të japë dorëheqjen pas vrasjes së Rafik Haririt.Morihiro HosokawaHosokawa është një politikan japonez i cili qëndroi në krye të qeverisë japoneze vetëm 8 muaj nga gushti 1993 deri në prill të vitit 1994. Në historinë botërore ai mbahet mend pasi tha atë që asnjë lider tjetër japonez përfshirë edhe perandorin nuk kishte thënë për 48 vjet. Në fjalimin e tij përkujtimor për Luftën e Dytë Botërore ai tha se kjo luftë ishte “një luftë e gabuar një luftë e agresionit” dhe shfaqi përgjegjësinë dhe ngushëllimet për viktimat e luftës dhe të mbijetuarit. Gjithashtu ai përmirësoi marrëdhëniet me Kinën. Por karriera e tij kryeministrore nuk zgjati gjatë. Pas tetë muajsh Hosokawa jep dorëheqjen pas akuzave se kishte keqpërdorur fonde në vitet ’80.Mikheil ShakašviliMikheil Shakašvili është cilësuar si një nga politikanët më të mirë dhe më popullorë të Gjeorgjisë. Ai është cilësuar edhe si njeriu që rrëzoi nga posti i presidentit të Gjeorgjisë Eduart Shervanazen. Në vitin 2000 ai zgjidhet ministër i Drejtësisë post të cilin e mban vetëm një vit. Pasi në vitin 2001 jep dorëheqjen duke deklaruar se ishte e pamoralshme për të të punonte në një qeveri aq të korruptuar dhe më pas akuzonte të gjithë ministrat e qeverisë madje edhe vetë presidentin e asaj kohe Eduart Shervanazen. Në 4 janar 2004 Mikheil Shakašvili pas “revolucionit të trëndafilave” dhe dorëheqjes së Eduart Shervanazes emërohet president i Gjeorgjisë.Michael DeWayne BrownBrown ishte nënsekretar i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave një sektor i Departamentit të Sigurisë në SHBA. Ai ishte emëruar në këtë post në janar të vitit 2003 nga presidenti Xhorxh Bush dhe dha dorëheqjen në shtator të vitit 2005 pas uraganit “Katrina”. Pas një tragjedie të tillë shumë komentatorë si dhe politikanë kërkuan dorëheqjen e Brown-it duke pretenduar se ai nuk e kishte menaxhuar mirë këtë emergjencë dhe se reagimet e agjencisë që drejtonte ishin shumë të ngadalta në përgjigje të uraganit “Katrina”. Brown u akuzua si jo kompetent dhe se ishte vënë në krye të institucionit që drejtonte pa asnjë eksperiencë mbi fatkeqësitë natyrore si dhe se shpërdoroi 31 milionë dollarë për uraganin në ndihmë të vendeve që s’ishin prekur nga uragani.Mari Bim Amude AlkatiriMari Alkatiri është kryeministri parë i Timorit Lindor që kur vendi i vogël fitoi pavarësinë nga Indonezia më 20 maj të vitit 2002. Ai u zgjodh kryeministër menjëherë me krijimin e qeverisë së re në vitin 2002 dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2006 kur u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se vendi ishte duke u përfshirë në një luftë civile. Shkak për këtë situatë sipas opozitës në vend ishte politika e kryeministrit Alkatiri i cili kishte filluar një fushatë arrestimesh dhe eliminimesh të kundërshtarëve politikë. Për të shmangur incidentet në maj të vitit 2006 kryeministri Mari Bim Amude Alkatiri i dorëzon kërkesën për dorëheqje presidentit të vendit Xanana Gusmão.Margaret ThatcherBaronesha Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe duke mbajtur këtë post që nga viti 1979 deri në 1990-n. “Zonja e Hekurt” është një nga politikanet britanike më të shquara në historinë e politikës së Anglisë. Pas 11 vitesh në krye të qeverisë dhe Partisë Konservatore Thatcher sfidohet nga ish-kolegu i saj Michael Heseltine për lidershipin e partisë duke tërhequr mbështetje të mjaftueshme në raundin e parë të votimeve për të bërë një votim të dytë. Megjithëse fillimisht Thatcher tha se do ta kontestonte votimin e dytë pasi u konsultua me ministrat e saj ajo vendosi të tërhiqej nga kontestimi. Më 22 nëntor ajo njoftoi se nuk do të ishte kandidate për kreun e partisë në votimin e dytë.Levon Ter-PetrossianLevon Ter-Petrossian ishte president i parë i Armenisë pas shkëputjes së kësaj të fundit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ai është rizgjedhur për të dytën herë president në shkurt të vitit 1996 post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1998 ku për shkak të rënies së popullaritet si dhe disa problemeve ekonomike dhe politike që pati ish-vendi komunist Levon Ter-Petrossian detyrohet që më 3 shkurt 1998 të japë dorëheqjen. I lindur më 9 janar 1945 Levon Ter-Petrossian diplomohet në vitin 1972 në Universitetin e Leningradit. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik si dhe autor i mbi 70 librave shkollorë. Laila FreivaldsLaila Freivalds u emërua si ministre e Jashtme e Suedisë pas vrasjes së paraardhëses së saj Anna Lindh në vitin 2003. Dorëheqja e saj erdhi pas kritikave të vazhdueshme të medias dhe të opozitës. Fillimisht ajo u akuza rëndë në shtyp për mënyrën se si ministra e saj menaxhoi cunamin aziatik në 2004-ën. Përveç kësaj ajo u kritikua se kishte shkuar në teatër më 26 dhjetor 2004 ditën e Cunamit duke konstatuar se ajo nuk i dëgjon lajmet kur nuk është në punë. Më 21 mars të vitit 2006 ajo dha dorëheqjen nga posti i ministres së Jashtme pas akuzave se kishte gënjyer median për përfshirjen e saj në mbylljen e një faqeje interneti të Partisë Demokrate suedeze gjatë debatit për kartonat e Muhamedit.John Dennis ProfumoI njohur më shumë me emrin Jack Profumo dorëheqja e politikanit britanik i cili mbante edhe titullin Baron shënohet si një nga më të bujshmet në vitet ’60. Politikani kishte pasur një lidhje disa javore me një prostitutë të quajtur Keeler e cila kishte pasur më parë marrëdhënie me Yevgeny Ivanov atashe në Ambasadën Sovjetike duke i dhënë skandalit përmasa të sigurisë kombëtare. Më pas një incident me armë në Londër që përfshinte edhe dy burra të tjerë bëri që shtypi të investigonte dhe të zbulonte lidhjen e saj me Profumon dhe Ivanov. Profumo-s iu kërkuan shpjegime në Parlament por ai mohoi të kishte pasur lidhje me vajzën. Më vonë shtypi zbuloi fakte të tjera dhe Profumo u detyrua të pranonte se kishte gënjyer gjë e cila ishte e pafalshme dhe një ofendim për politikën britanike.Jean-Pierre RaffarinJean-Pierre Raffarin ka qenë kryeministër i Francës nga 6 maj 2002 deri më 31 maj 2005 kur u detyrua të japë dorëheqjen nga ai post. Shkak për dorëheqjen e tij shërbeu mos miratimi nga francezët i referendumit popullor për ratifikimin e Kushtetutës evropiane në vitin 2005. Gjatë periudhës së tij si kryeministër Jean-Pierre Raffarin është cilësuar si një nga kryeministrat jo shumë popullorë të Francës. Zgjedhja e tij si kryeministër nga presidenti Zhak Shirak pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2002 i habiti të gjithë pasi kandidat të mundshëm për postin e kryeministrit ishin Nicolas Sarkozy dhe Philippe Douste-Blazy.Iajuddin AhmedPresidenti i Bangladeshit Iajuddin Ahmed do e jepte dorëheqjen vetëm dy muaj më parë më 12 janar 2007 vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve elektorale që do mbaheshin më 10 janar. Shkak për këtë vendim të Iajuddin Ahmed u bënë kriza politike e vazhdueshme grevat e shumta si dhe vendimi i opozitës për të tërhequr kandidatët e saj në zgjedhjet që do zhvilloheshin më 22 janar. E gjitha kjo ndodhi për shkak të politikës së tij të ashpër si dhe të censurës që ai i bëri shtypit të pavarur në vend. vetëm një ditë para se të jepte dorëheqjen Iajuddin Ahmed kishte vendosur në vend gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por ky vendim i tij u zbatua vetëm një ditë pas presioneve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kur presidenti Iajuddin Ahmed detyrohet të japë dorëheqjen.Henry McLeishMcLeish ka qenë kryeministër i Skocisë nga viti 2000 deri në 2001. Dorëheqja e tij ka qenë një nga më të bujshmet në Skoci e më gjerë. Skandali “Officegate” i cili e bëri të largohej nga posti i kryeministrit pas 1 viti në krye të tij kishte të bënte me zyrën e tij në Glenrothes që e mbante në kohën kur ai ishte deputet në vitet 1987-1988. Këtë zyrë ai e kishte dhënë me qira por nuk e kishte regjistruar në emër të Dhomës së Komunave kështu të ardhurat përfundonin në xhepin e tij. Në këtë kohë Mcleish i pagoi të gjitha paratë në administratë por ishte nën presionin për të dhënë dorëheqjen nga Partia Kombëtare skoceze e cila pretendonte se çështja prekte fatalisht integritetin e Mcleish.Gonzalo Sánchez de Lozada President i Bolivisë në vitet 1993-1997 si dhe në 2002-2003 Gonzalo Sánchez de Lozada u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i tij në vitin 2003. Shkak për dorëheqjen e tij shërbyen protestat masive grevat që shpërthyen për shkak të politikës së tij si dhe skandaleve korruptive të qeverisë të drejtuar nga ai. Gjithashtu një nga shkaqet e protestave popullore që çuan në dorëheqjen e tij ishte edhe leja që ai u dha kompanive amerikane për shfrytëzimin e gazit natyror në vend si dhe për kontratën e transportit të hidrokarbureve që këto të fundit të mund të bëheshin nga portet e Kilit që për Bolivinë ishte një nga armiqtë e saj më të mëdhenj.Gjenerali SuhartoGjenerali indonezian Suharto është presidenti i dytë i Indonezisë që nga koha kur kjo e fundit fitoi pavarësinë. Ai arriti ta merrte postin e presidentit me anë të një grushti shteti në vitin 1965. Gjenerali Suharto mbahet mend si njeriu që eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij politikë si dhe për çuarjen e vendit në një krizë të thellë ekonomike. Kjo pasi çdo të ardhur në vend e përfitonte familja dhe njerëzit e afërt me të. Në vitin 1998 pas protestave masive si dhe presione të ushtarakëve të lartë dhe politikanëve në vend Suahrto u detyrua të japë dorëheqjen duke shënuar fundin e një nga regjimeve më egër në Indonezi. George TenetGeorge Tenet është cilësuar si një nga drejtorët më jetëgjatë të shërbimit sekret amerikan CIA-s. Ish-drejtori i CIA-s e ka mbajtur atë post nga 11 korriku 1997 deri në 11 korrik 2004 kur u detyrua të japë dorëheqjen. Sipas versionit zyrtar ai e dha dorëheqjen për motive personale. Por sipas analistëve amerikanë arsyeja e dorëheqjes ishin akuzat që iu bënë CIA-s në lidhje me informacionet e saj që bënë të mundur sulmin e SHBA-s për pushtimin e Irakut. Kjo pasi siç u vërtetuan më vonë informacionet që Iraku posedonte armë nukleare dhe që mund të kërcënonin rëndë Amerikën nuk rezultuan të sakta.Freddy MatunguluFreddy Matungulu është ministri i vetëm në krejt historinë e Kongos që ka dhënë dorëheqjen. Në vitet 1986 emërohet guvernator i Bankës Qendrore të Kongos dhe në vitin 1992 ai emërohet në stafin Fondit Monetar Ndërkombëtar si drejtor për Afrikën Qendrore. Nga viti 1992 deri në vitin 2001 ai qëndron larg Kongos për shkak të regjimit të egër të vendosur nga Mobutu Sese Seiko. Në vitin 2001 pas rënies së regjimit të Seikos ai kthehet në vendin e tij të lindjes dhe emërohet në postin e ministrit të Financave post të cilin e mban deri në vitin 2003 ku për shkak të politikës në vend detyrohet të apë dorëheqjen dhe të largohet në SHBA.François Lonseny FallKryeministër i GuinesëFall ishte kryeministër i Guinesë nga shkurti 2004 deri në prill 2004. Para kësaj detyre të cilën e dorëzoi dy muaj pas emërimit të tij Fall kishte punuar si ministër i Jashtëm i Guinesë që nga viti 2002 e deri sa u zgjodh kryeministër. Më 30 prill të 2004-ës Fall dha dorëheqjen duke deklaruar se presidenti i vendit nuk do ta lejonte të realizonte përpjekjet e tij për të përmirësuar ekonominë e Guinesë. Përplasjet e tij me Presidentin e bënë atë të tërhiqej nga posti i kryeministrit dhe Fall deklaroi dorëheqjen. Në mars të 2005-ës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan e emëroi Fall si i dërguar special për Somalinë ku ai u shqua për stabilizimin e situatës në këtë vend.Fernando de la RúaPresident i ArgjentinësDe la Rua ka qenë President i Argjentinës nga 10 dhjetori i vitit 1999 deri në 21 dhjetor të vitit 2001. Në vitin 1996 De la Rua u zgjodh si kryetari më popullor i bashkisë së Buenos Aires një detyrë që e mbajti para se të garonte për zgjedhjet presidenciale në vitin 1999. Ai fitoi zgjedhjet me më shumë se 50 për qind të votave. Qeveria De la Rua u karakterizua nga një krizë e vazhdueshme ekonomike konflikte të vazhdueshme dhe rivalitet mes partnerëve të koalicionit kriza të qeverisë dhe një imazh të përgjithshëm si një qeverisje e plogësht dhe e dështuar në luftën ndaj korrupsionit. Ai u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të demonstratave popullore në mes të dhjetorit të vitit 2001.Eduart ShevarnazeEduart Shevarnaze ishte ministri i fundit i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik. Ai bëhet Presidenti i Gjeorgjisë në tetor të vitit 1995 kur arrin të fitojë zgjedhjet presidenciale. Shervanaze e mbajti këtë post deri më 23 nëntor 2003 kur u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të Revolucionit të Trëndafilave. Shkak për protestat në vend shërbyen skandalet korruptive të njëpasnjëshme në vend nga ana e Presidentit Shervanaze si dhe të afërmve të tij të cilët kontrollonin gati 70 për qind të ekonomisë në vend. Në zgjedhjet parlamentare të 2 nëntorit 2003 ai akuzohet nga opozita për manipulim të tyre.Donald Henry RumsfeldIsh-sekretari i Shtetit për Mbrojtjen Donald Rumsfeld dha dorëheqjen më 8 nëntor 2006 menjëherë pas humbjes të zgjedhjeve nga republikanët. Gjatë qëndrimit të tij në postin e sekretarit për Mbrojtjen ai u akuzua shumë për dështimin e amerikanëve në Irak si dhe për akuzat false që ai kishte ngritur në Irak në lidhje me kërcënimin që mund t’u vinte Shteteve të Bashkuara nga armët bërthamore që posedonte Iraku apo për regjimin diktatorial të Sadam Hyseinit. Këto si dhe plasja e skandaleve për torturimin e të burgosurve iraken nga ana e ushtarëve amerikanë bënë që pas 5 vitesh në postin e sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen Donald Rumsfeld të japë dorëheqjenDavid BlunkettPolitikani i njohur anglez dhe ministri i Punës i qeverisë britanike të drejtuar nga Tony Blair do jepte dorëheqjen më 2 nëntor 2005. David Blankett u detyrua të japë dorëheqjen e tij të dytë brenda një kohe të shkurtër për shkak të skandalit të madh që e përfshiu atë në lidhje me pronësinë që kishte ai mbi ndërmarrje private të cilën nuk e kishte deklaruar dhe kjo binte në kundërshtim me ligjin britanik. Herën e parë David Blunkett u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2004 kur ishte sekretar i Punëve të Brendshëm të qeverisë. Si shkak për dorëheqjen e tij ishte zbulimi i lidhjes së tij jashtëmartesore me gazetaren e njohur amerikane Kimberly Fortier.Clare ShortLargimi i Clare Short në vitin 2003 nga posti i ministres së ndihmave ndërkombëtare të qeverisë britanike është cilësuar si një nga dorëheqjet më të rëndësishme. Anëtare e kabinetit të Toni Blair që nga viti 1997 ajo drejtoi për gati gjashtë vjet Ministrinë e Ndihmave Ndërkombëtare. Si shkak për largimin e saj nga kabineti qeveritar i Toni Blair ajo ka bërë qëndrimin e këtij të fundit në lidhje me periudhën pas pushtimit të Irakut. Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Toni Blair ajo e tregonte se ishte e mendimit se lufta në Irak ishte përdorur keq.Charles TaylorCharles Ghankay Taylor i lindur më 20 janar 1948 ishte president i Liberisë nga viti 1997 deri në vitin 2003. Me një të kaluar si njeri i luftës dhe i egër Taylor u ngjit në pushtet në vitin 1997 duke instaluar në vend një sistem diktatorial më të egër se paraardhësi i tij. Në vitin 2003 ai detyrohet të japë dorëheqjen dhe të kërkojë strehim politik në Nigeri për shkak të protestave në vend. Shkak tjetër për dorëheqjen e tij ishte edhe kërcënimi për një urdhër arresti që kishte nxjerrë gjykata supreme e Sierra Leone në lidhje me aktivitetin e tij të trafikut të armëve në favor të disa grupeve terroriste në këtë vend. Aktualisht ish-presidenti Charles Taylor është duke u gjykuar në mungesë edhe nga OKB për luftë dhe krime kundër njerëzimit.Charles KennedyPolitikani i shquar anglez dhe ish-kryetar i Partisë Liberal Demokrate të Anglisë do jepte dorëheqjen nga funksionet e tij politike në janar të vitit 2006. Shkak për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë u bënë presionet e shumta nga kundërshtarët e tij pas deklaratës se ai kishte probleme me alkoolin. Kryetar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1990 Charles Kennedy arriti që në vitin 2003 të bëhej njeriu më popullor në Angli kjo për shkak të kundërshtimit që ai bëri kundër dërgimit të trupave britanike në Irak. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2004 në sajë të tij PLD arriti të merrte 23 të votave një rezultat që kjo forcë politike nuk e kishte marrë kurrë që në vitet ’20. Charles de Gaulle(1890 –1970)De Goli njihet si një nga gjeneralët më të shquar gjatë Luftës së II-të Botërore dhe si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Francës. Gjatë luftës ai ishte lideri i qeverisë në ekzil të Francës së lirë dhe kryetar i guerrilasve antinazistë. Ai ka dhënë dy dorëheqje gjatë karrierës së tij. Pas Luftës ai ishte kreu i qeverisë së përkohshme që nga shtatori i ’44-ës deri në 20 janar të 1946-ës kur dha dorëheqjen pas konflikteve mes partive politike dhe pas mos aprovimit të draftit të kushtetutës për Republikën e Katërt. Ndërsa dorëheqja e tij e dytë ishte në vitin 1969. Që në vitin 1958 e deri në këtë vit ai ishte presidenti i parë i Republikës së Pestë të Francës. De Goli dha dorëheqjen pas dështimit të referendumit të tij për të transformuar Senatin (Dhoma më e Lartë e Parlamentit frëng që ka më pak fuqi se sa Asambleja Kombëtare) në një organ këshillues.Cearbhall Ó Dálaigh Dalaigh ishte president i Irlandës nga viti 1974 deri në vitin 1976. Dorëheqja e tij në vitin 1976 bëri bujë jo vetëm se ai ishte i pari president irlandez që bëri këtë veprim por edhe për shkakun për të cilin e bëri. E gjithë historia lidhet me miratimin e një projektligji për Gjykatën e Lartë. Presidenti fillimisht e refuzoi miratimin e këtij projektligji e më pas vendosi që ta miratonte mesnatën e 15 tetorit. Gjatë kësaj kohe organizata terroriste IRA kreu një sulm në Mountmellick ku u vra një oficer. Veprimet e presidentit O Dalaigh sipas ministrave kontribuuan në këtë akt. Ditën në vazhdim ministri i Mbrojtjes Paddy Donegan një kundërshtar i hapur i presidentit se veprimet e presidentit ishin një “fatkeqësi gjëmuese”. Duke parë mënyrën se si u soll qeveria me O Dalaigh ky i fundit vendosi të japë dorëheqjen.Carlos MesaPresident i Bolivisë nga tetori i 2003-it pas dorëheqjes së ish-presidentit Gonzalo de Lozada për shkak të protestave të popullit Carlos Mesa do qëndronte në këtë post vetëm 2 vjet. Në qershor të 2005 Carlos Mesa detyrohet të japë dorëheqjen pas kërkesave të opozitës protestave të shumta si dhe grevave të disa sektorëve jetikë që kishin përfshirë vendin. Shkak për këto protesta ishte edhe dhënia me koncesion e përpunimit të gazit disa kompanive amerikane. Për të shmangur një luftë civile në vend Carlos Mesa jep dorëheqjen. I lindur më 12 gusht 1953 Carlos Mesa ishte një nga figurat më popullore të Bolivisë.Borys TarasyukVetëm dy vjet do qëndronte në postin e ministrit të Jashtëm të Ukrainës Borys Tarasyuk. Përkrahësi dhe miku i presidentit Viktor Yushchenko ai u bë pjesë e kabinetit të ri qeveritar ukrainas të drejtuar nga Yulia Tymoshenko të krijuar pas “revolucionit portokalli” që solli rrëzimin e ish- presidentit Leonid Kuchman në vitin 2005. Më 30 janar 2007 Borys Tarasyuk detyrohet të jap dorëheqjen pasi nuk arriti të fitojë votëbesimin në Parlament. Ai ishte i akuzuar nga disa parti pro ruse në vend se po përfaqësonte interesat e NATO-s dhe SHBA-s në vend dhe s’shikonte interesat e vendit.Boris JeltcinPresident i RusisëLargimi nga politika në vitin 1999 e presidentit të Rusisë Boris Jelcin është cilësuar pa dyshim si një nga dorëheqjet më të mëdha të historisë botërore. Boris Jeltcin njeriu që drejtoi Rusinë pas rrëzimit të regjimit komunist në vend nga viti 1991 deri në vitin 1999 dha dorëheqjen për shkak të problemeve të tij shëndetësore si dhe krizës që kishte pushtuar vendin. Ish-presidenti rus erdhi në pushtet në vitin 1991 në kohën kur vendi ishte i përfshirë nga revoltat kundër regjimit të egër komunist.Ayaan Hirsi Ali2006Feministe holandeze dhe shkrimtare Ayaan Hirsi Ali ka lindur në Somali dhe sipas revistës “Time” është një nga 100 njerëzit më me influencë në botë. Ajo fitoi azilin politik në Holandë në vitin 1992 në rrethana që më vonë u bënë qendër e një debati politik. Ajo është një autore regjisore ateiste dhe kritike e Islamit dhe Kristianizmit. Ajo ishte anëtare e Dhomës së Ulët të Holandës për Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci nga 30 janari i vitit 2003 deri në 16 maj 2006 kur dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer për aplikimin e azilit që çoi në marrjen e nënshtetësisë holandeze. Pikërisht për famën e saj dorëheqja ishte një nga më të bujshmet.Askar Akayevich AkayevPresident i KirgistanitAkayev ishte president i Kirgistanit nga viti 1990 deri në mars të vitit 2005. Pas një udhëheqje 15-vjeçare ai u rrëzua nga pushteti duke u detyruar të jepte dorëheqjen pas të famshmit “Revolucion të Tulipanit”. Është një nga dorëheqjet më interesante në historinë botërore pasi akti i nënshkrimit u bë në Rusi pasi atje ishte arratisur presidenti me familjen e tij. Vala e parë e protestave popullore filloi që në vitin 2002. Por në mars të 2005-ës protestuesit mësynë në kompleksin presidencial pas përleshjeve me policinë në një miting të opozitës. Akayev cilësohej si një drejtues i dobët i cili kishte mbushur radhët e administratës me njerëz të paaftë.Anneli Tuulikki JäätteenmäkiKryeministre e FinlandësJaatenemaki është e para kryeministre e Finlandës nga prilli 2003 në qershor 2003. Ajo kishte hyrë në politikë pas një karriere të suksesshme si avokate. Ajo dha dorëheqjen më 18 qershor të vitit 2003 nën presionin e akuzave të kundërshtarëve politikë. Ata e akuzonin se Jaattenmaki kishte gënjyer parlamentin dhe publikun për mënyrën se si kishte siguruar dokumente konfidenciale të Ministrisë së Jashtme për t’i përdorur në fushatën elektorale. Dokumentet mbanin informacione diplomatike nga një mbledhje mes presidentit të SHBA-së Xhorxh Bush dhe liderit Social-Demokrat Paavo Lipponen për qëndrimin ndaj luftës së Irakut.Alberto FujimoriPresident i PerusëAlberto Fujimori ishte politikani i parë peruan me orgjinë japoneze që u zgjodh president i Perusë. Ai arriti të bëhej president më 28 qershor 1990 duke përfituar nga gjendja e rëndë që kishte përfshirë vendin. Qeveria Fujimori u shqua për stilin e saj autoritar sidomos pas krizës së vitit 1992 ku presidenti Fujimori hoqi të gjitha liritë demokratike. Fujimori e mbajti postin e presidentit deri në vitin 2000 kur pas një seri skandalesh që plasën në qeverinë e tij ai u detyrua të japë dorëheqjen. Kjo është cilësuar si një nga dorëheqjet më të mëdha në atë kohë pasi i dha fund regjimit të egër 10-vjeçar të Alberto Fujimorit.Albert ZafyPresident i MadagaskaritAlbert Zafy ishte president i Madagaskarit nga viti 1993 deri në vitin 1996. Fillimisht ai u bë ministër i Shëndetit. Edhe dorëheqjen e tij të parë u detyrua ta bënte pikërisht prej këtij posti pas një grushti shteti. Pas plot 18 vitesh në vitin 1993 Albert Zafy fiton në zgjedhjet presidenciale dhe qëndron për tre vjet në krye të shtetit. Në këtë pozicion në vitin 1996 ai jep dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Sipas studimeve në kohën kur ishte president Zafy vendi mori tatëpjetën ekonomike gjë e cila ndikoi shumë në popullaritetin e tij.Albert ReynoldsKryeministër i IrlandësAlbert Reynolds politikani i njohur irlandez dhe kryeministër i Irlandës nga 11 tetori 1992 do jepte dorëheqjen në 15 dhjetor 1994. Largimi i tij nga posti i kreut të shtetit erdhi pas polemikave të shumta me kundërshtarët e tij politikë. Albert Reynolds luajti një rol të madh në procesin e paqes në Irlandën e Veriut. I futur në politikë në vitin 1970 shumë shpejt Reynolds do bëhej një nga politikanët kryesorë në vend.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe