6 fakte të çuditshme mbi gravitetin

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Seyfert, 13 Nov 2016.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Nga Stephanie Pappas

    Këtu në Tokë, ne e marrim gravitetin si diçka të mirëqenë, se u desh rënia e një molle nga pema për t’u krijuar teoria e gravitacionit e Isak Njutonit. Por graviteti, që tërheq objektet në proporcion me masën e tyre, ka të bëjë shumë më tepër sesa me rënien e frutave përtokë. Më poshtë po paraqesim disa nga faktet më të çuditshme në lidhje me këtë forcë universale.

    1. Është gjithçka në kokën tuaj

    Graviteti mund të jetë shumë i qëndrueshëm në Tokë, por perceptimi ynë mbi të jo. Sipas një studimi të publikuar në prill të vitit 2011 në revistën “PLoS ONE”, njerëzit kanë një gjykim më të saktë sesi bien objektet kur janë ulur drejt sesa kur janë shtrirë anash. Kjo do të thotë se perceptimi ynë mbi gravitetin mund të jetë më pak i bazuar tek ngracimi vizual i drejtimit të vërtetë të gravitetit, dhe më e rrënjosur në orientimin e trupit. Gjetjet mund e këtij studimi, mund të çojnë në hartimin e strategjive të reja për të ndihmuar astronautët të përballen me mikrogravitetin në hapësirë.

    2. Zbritja në Tokë është e vështirë

    Duke folur për astronautët, përvoja e tyre ka treguar se një humbje e peshës dhe rrikthimi i saj mund të rezultojë e vështirë për trupin. Në mungesë të gravitetit, muskujt dhe kockat atrofizohen, ndërsa trupi humbet masë prej tyre. Sipas NASA, astronautët mund të humbasin

    1 përqind të masës së tyre kockore në një muaj të kaluar në hapësirë.

    Kur astronautët kthehen në Tokë, trupat dhe mendjet e tyre kanë nevojë për disa kohë që të marrin veten. Presioni i gjakut, që është barazuar në të gjithë trupin në hapësirë, duhet të kthehet në një model tokësor, në të cilën zemra duhet të punojë shumë për të mbajtur trurin të ushqyer me gjak. Herë pas here, astronautët luftojnë me këtë rregullim. Në vitin 2006, astronautia Hajdemari Stefanishin-Pajper u rrëzua përtokë në një ceremoni mirëseardhjeje, një ditë pas kthimit nga misioni Shuttle Space në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

    Edhe përshtatja mendore mund të jetë po aq e ndërlikuar. Në vitin 1973, astronauti i anijes hapsinore ”Skylab 2”, Xhem Luzma i tha revistës “Times” se kishte thyer aksidentalisht një shishe me locionin e pas rrojës në ditët e tij të para, pas një qëndrimit njëmujor në hapësirë. Ai do ta linte shishen pezull në ajrit, duke harruar se ajo do të rrëzohej në tokë në vend se thjesht të të lundronte në hapësirë.

    3. Për humbje peshe, provoni Plutonin

    Plutoni mund të mos jetë më një planet, por ai përbën ende një mundësi të mirë për të rënë në peshë. Atje një person me peshë 68 kg do të peshojnë jo më shumë se 4.5 kg. Nga ana tjetër planeti me gravitetin më shkatërrimtar është Jupiteri, ku i njëjti person do të peshojë më shumë se 160.5 kg. Planeti që njerëzit kanë më shumë gjasa të vizitojnë, Marsi, do t’i lërë eksploruesit me ndesinë e të qënit të lehtë. Tërheqja gravitacionale e Marsit është vetëm 38 përqind në krahasim me atë të Tokës, çka do të thotë se një person 68 kg, do të ndjehet sikur peshon vetëm 26 kg.

    4. Forca e gravitetit është e luhatshme në Tokë

    Edhe në Tokë, graviteti nuk është i plotë. Për shkak se globi nuk është një sferë e përkryer, masa e tij është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Dhe një masë e pabarabartë do të thotë gravitet paksa i pabarabartë. Një anomali misterioze gravitacionale vërehet në gjirin Hadson të Kanadasë. Kjo zonë ka peshën më të ulët se në rajone të tjera, dhe një studim i vitit 2007 konstaton se përgjegjëse për këtë janë akullnajat tashmë të shkrira.

    Akulli që dikur gjendej në zonë gjatë epokës së fundit akullnajore ka kohë që është shkrirë, por Toka nuk është shkëputur tërësisht nga kjo barrë. Përderisa graviteti në një zonë është proporcional me masën në majë të atij rajoni, gjurma e akullnajës shtyn mënjanë pak nga masa e Tokës, graviteti është më pak i fortë në fletën e ngulitur të akullit. Deformimi i lehtë i kores shpjegon 25 – 45 përqind të gravitetit jashtëzakonisht të ulët; pjesa tjetër mund të shpjegohet nga një rrjetë në rënie që ka shkaktuar lëvizjen e magmës në mantelin e Tokës (shtresa poshtë kores së Tokës), kanë raportuar studiuesit në revistën “Science”.

    5. Pa gravitet, disa viruse bëhen më të rrezikshme

    Lajm i keq për kadetët e hapësirës:Disa baktere bëhen më të këqija në kozmos. Një studim i vitit 2007 i publikuar në revistën ‘Proceedings’ të Akademisë Kombëtare të Shkencave ka zbuluar se salmonela, bakteri që zakonisht shkakton helmimin nga ushqimi, bëhen tri herë më shumë virulent në kushtet e një graviteti të vogël. Diçka që ka lidhje me mungesën e gravitetit, ndryshoi veprimtarinë e të paktën 167 gjeneve të salmonelës dhe 73 proteinave të saj.

    Minjtë e ushqyer me salmonelën në kushtet e mungesës së gravitetit, u sëmurën më shpejt pas konsumimit të baktereve. Me fjalë të tjera, libri i Majkëll Krishton “Ngushtica e Andromedës” e kishte gabim:Rreziku i infeksionit në hapësirë, mund të mos vijë nga bakteret e hapësirës. Ka më shumë gjasa që bakteret tona të rritura këtu në tokë, të bëhen më të forta për të na goditur.

    6. Vrimat e zeza në qendër të galaktikave

    Të emërtuara kështu pasi asgjë, madje as drita, s’mund t’u shpëtojë kthetrave të tyre gravitacionale, vrimat e zeza janë disa nga objektet më shkatërruese në univers. Në qendër të galaktikës sonë gjendet një vrimë e zezë masive me masën e 3 milion diejve. E frikshme të mendosh apo jo? Ajo mund të jetë “duke pushuar”, sipas shkencëtarit të Universitetit të Kiotos, Tatsuja Inui.

    Vrima e zezë nuk është në fakt një rrezik për neve tokësorët –ndodhet shumë larg dhe është shumë e qetë. Por ndonjëherë hidhet në veprim:Inui dhe kolegët e tij raportuan në vitin 2008 se vrima e zezë shfaqi një shpërthim energjie të 300 viteve më parë. Një tjetër studim, i publikuar në vitin 2007, zbuloi se disa mijëra vjet më parë, një ‘tështimë” galaktike dërgoi një sasi të vogël të materie në madhësinë e Merkurit në vrimën e zezë, duke shkaktuar një tjetër shpërthim.

    Vrima e zezë, e quajtur Shigjetari A*, është e vogël krahasuar me vrima të tjera të zeza. “Kjo nënkupton se yjet dhe gazi i afrohen rrallë vrimës së zezë sa për të qenë në rrezik”- shprehet Frederik Baganof, studiues në Massachusetts Institute of Technology i cili ishte i përfshirë në studimin e 2007-ës. “Oreksi i madh është atje, por nuk është duke u kënaqur”. /“Live Science”
     

Shpërndajeni këtë faqe