A është “Brexit” fundi i BE-së? Juncker nuk përgjigjet dhe lë sallën.

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 25 Jun 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    [​IMG]
    Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nuk i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje në një konferencë për shtyp në Parlamentin Europian.

    “A është fillimi i fundit për Europën, pas fitores së “Brexit”?”, ka pyetur reporterja.

    Juncker ka reaguar duke falenderuar të pranishmit dhe duke braktisur sallën. Megjithatë, nga një lëvizje e buzëve të tij është interpretuar një përgjigje si “jo”.

    Një ditë përpara referendumit, Juncker u dha mesazhin e tij britanikëve. “Kush voton jashtë është jashtë. U them votuesve britanikë se nuk do të ketë asnjë negociatë tjetër veç asaj që u mbyll në shkurt, kur kryeministri David Cameron mori maksimumin e asaj që mund të merrte dhe ne i dhamë maksimumin që mund t’i jepej”, tha Juncker.

    Ai theksoi se, që nga fillimi i fushatës elektorale për referendumin kishte mbrojtur këndvështrimin se ishte e nevojshme një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë me Britaninë e Madhe.

    “Dhe është pikërisht ajo që kemi bërë në samitin e shkurtit. KE nuk luan asnjë rol në votimin e nesërm, por është diçka pozitive nëse Britania qëndron në BE. Gjithësesi, le të presim rezultatin”, tha Juncker.

    / Top Channel
    Brexit
     
    gurax and joetisti_ like this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Pietrae stellaris

    Europa di c'ben. Anglezet, gje e mire, nuk jane te influencuar nga askush per vendimin qe marrin, dhe dine c'bejne.
    Shqiperia eshte ne krah te interesit te vet. Nuk duhet te kemi frike nga c'ndodh perderisa nuk duam me shume nga c'meritojme.
    Duhet ta kemi informacionin qe askush nuk eshte absolut.
    Kam vene re se kerkojme te kemi aleat dike qe duket me i forti. Me i forti jemi te gjithe bashke.
     
    Airbourne likes this.
  3. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    gurax and Dreamer like this.
  4. n00b

    n00b Forumium maestatis



    lol
     
    gurax, Airbourne and katsune like this.
  5. COB

    COB Primus registratum

    Për Bashkimin Evropian, Brexit'i është fillimi i shpërndarjes së BE'së.

    Për Britaninë e Madhe, Brexit'i është pavarësia ekonomike dhe juridike. Nuk kanë nevojë të ndihmojnë Greqisë, ose të marin imigrant nga Siria e Iraku.

    Për Kosovën dhe Shqipërinë keq. Sepse nëse trendi i nisur nga Britania e Madhe, vazhdon më tutje, atëherë rritet influenca e Rusisë në Ballkan, dhe nëse Serbia nuk do të ketë një orientim për të anëtarësuar në Bashkimin Evropian, atëherë fokusohet në Kosovë dhe vështirësohet manovrimi i Kosovës si shtet i pavarur.

    Kundruall influencës Ruse në Ballkan, duhet të shpresojmë në influencën e Turqisë. Sepse Turqia mund të jetë ultimatumi kryesor për armiqtë e Shqiptarëve në Ballkan.
     
  6. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    erdoganarrnauti i ka kerkuar falje me SHKRIM presidentit Rus Vladimir PUTIN,per kaqatorrin qe ja preu me <jatagan>.Dhe familjen e pilotit te therrur do ta shperbleje me lira turke.
    A ka me HIPOKRIT dhe PIS jevgjit??????????????????
     
    gurax likes this.
  7. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Lojra politike, as me shume as me pak.
     
  8. COB

    COB Primus registratum

    Turqia veproi shumë me mend. Tregoi Rusisë që në tokat e mia nuk ke drejtë të hysh pa leje, e rrëzoi aeroplanin. Tek ne në Kosovë Serbet hynë e dalin, hapin buste kërkush za nuk ia bon. Sepse skemi fuqi. Turqia ka fuqi.Rrëzoi aeroplanin dhe qëndroi qetë ndaj provokimeve, nuk e tensionoi më shumë dhe në fund e pruni Rusinë në tavolinë dhe u harrua gjithcka. Rusia ka shumë megaprojekte për Turqinë andaj nuk kishin mundur të ndërprejnë marrëdhëniet deri në fundin e botës.

    Për Ballkanin flas. Shumë shtete të Ballkanit janë nën kontrollin ekonomik të Turqisë. Si psh, Kosova. KEK'u, PTK'ja, Aeroporti etj etj krejt ka blerë Turqia. Në Shqipëri ka shumë asete. Në shtetet tjera të Ballkanit gjithashtu. Andaj ka influencë në Ballkan. Për Shqiptarët është e udhës që të jenë krahë me Turqinë sepse tani janë superfuqi multirajonale.

    Nëse rritet influenca Ruse atëherë keq. Gjersa ka Turqia influencë në Ballkan, mirë është për Shqiptarët, së paku dhurojnë armatime Shqipërisë dhe Kosovës gjë që e trondit shumë Serbinë dhe Greqinë.
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ngjarja "Brexit" duhet te sherbeje si nje perkujtimore ne vazhdim per te gjithe se organizimet dhe vendimmarrjet ne forme plebishite - sic eshte nje referendum - jane nje menyre shume e keqe per te zgjidhur probleme me natyre ekonomike dhe politike ne boten e sotme moderrne ku cdo gje eshte e nderthurur ne menyra shume te komplikuara.

    Vete anglezet nuk arriten te shohin se sa implikime mund te sjelle dalja e UK nga EU (Duhet te jete e qarte per te gjithe qe nuk flitet per Angline, por per Mbreterine e Bashkuar. Keto nuk jane fare ekuivalente me njera tjetren). Ne menyre homologe, edhe shume e shume njerez te tjere vazhdojne te mos jene ne gjendje te shohin dhe te kuptojne, perderisa eshte nje pjese shume e madhe qe vazhdon te konsideroje "Brexit" si dicka te mire per UK.

    Entiteti qe do te demtohet me shume nga Brexit, eshte vete UK dhe menjehere pas saj, Anglia. Demet jane te nje lloji qe populli i thjeshte - plebeshitet nese preferohet ky term - nuk eshte ne gjendje t'i dalloje deri atehere kur te jene pjese te se shkuares. Duke filluar qe nga mareveshje shume e shume vjecare apo dhjetera vjecare midis shteteve te ndryshme neper gjithe boten. Keto mareveshje jane si ekzistuese ashtu edhe potencialet gjate rruges per t'u negociuar. Papritmas te tera keto rezikojne te anullohen nga palet bashkpunuese me UK me justifikimin - ne fakt alibine - se entiteti origjinal UK me te cilin u vendos marreveshja tashme *nuk* eshte me entiteti aktual UK. Faktoret qe ndikojne ne nje marreveshje - tregtare, ekonomike, politike, etj - jane te shumllojshem. Ne cdo marreveshje te gjitha palet pjesemarrse 'kerkojne' dicka nga tjetra, 'blejne' dicka nga tjetra, qofshin keto avantazhe ekonomike, apo lehtesira te bazuara ne pozicione gjeografike, apo faktore qe promovojne import/eksporte duke perfituar ndonje lehtesi apo duke shmangur nje pengese te caktuar, etj etj.

    Keto efekte jane realistike tashme, qe brenda javes se pare.
    - Psh, mund te permendet Singapori i cili para dy ditesh ka pezulluar cdo lloj trasaksioni qe ka te beje me pronat nese keto perfshijne banka te Mbreterise se Bashkuar. Sigurisht, ky ngerc do te zgjidhet, por te jeni te sigurt se ajo qe s'do te behet asnjehere e ditur per publikun eshte se zgjidhja ne fakt do te jete "blere" nga UK e cila do te paguaje e detyruar ne formen "me jep ca leke me teper qe te vazhdojme bashkpunimin". Nje ilustrim per 'pse?'-ne eshte se psh nje banke e Singaporit qe shet apo jep me qera prone drejt UK, menjehere do te perfitonte nga statusi i UK si pjese e EU per te penetruar edhe ne Gjermani, France, Itali apo ne ndonje vend tjeter te EU. Sikur vetem per thjesht duke mos riperseritur procedurat perkatese per mareveshjet procedurale dhe legale, apo duke u sjelle neper keto vende si nje degezim i nje zyre qendrore fillimisht te hapur ne UK.
    - Shembull tjeter, Vodafone. Vodafone ka lindur fillimisht si nje kompani UK e cila me pas penetroi shume lehte kudo ne Europe duke u shndrruar ne Vodafone International dhe ka dege te ndryshme ne shume shtete, ne formen "Vodafone <shteti-perkates>" dhe qe te tera raportojne dhe dergojne te ardhurat ne zyrat qendrore "Vodafone UK". Dhe eshte tashme pikerisht Vodafone, nje kompani qe ne krijim me baze ne Londer, qe eshte rruges per te zhvendosur zyrat qendrore nga Londra per t'i sjelle ne EU, dhe "Vodafone UK" te transformohet ne nje zyre dege. Dhe kjo pikerisht qe te mos rinegociohen marreveshjet dhe bilancet ekzistuese me kudo tjeter jashte UK, me te tera kompanite telekom neper Europe per kalimin e ndersjelle te trafikut midis tyre. Sepse diku rreth 75% e fitimeve te Vodafone Intnl. vjen nga deget neper EU, jo nga Vodafone UK, rinegocimet e mareveshjeve aktuale mund te rezultojne deri edhe katastrofale per Vodafone.
    - Shembull tjeter, banka Goldman Sachs. Rast i ngjashem me Vodafone si ketu me lart dhe logjike si ketu me lart me Vodafone. Por pa rrezikun e katastrofes - falimentin apo blerjen nga dikush tjeter.
    - Shembull tjeter, "Visa Credit Card". Kjo kompani eshte duke menduar qe shumicen e tere bazes operacionale qe ka aktualisht ne UK, ta zhvendose ne nje shtet te EU.
    Mendoj se kaq shembuj mjaftojne per te ilustruar tablone.

    Dhe keto mund te jene vetem fillimi. Nese do te vazhdoje te rritet sentimenti i pjeseve te tjera te UK per t'u shkeputur nga UK, kjo gje do te coje vetem ne destabilizim te brendshem te UK dhe probleme te metejshme. Dhe nese ta zeme se Skocia shkeputet si shtet me vete, atehere ajo qe njihet sot si "United Kingdom" do te pushoje se ekzistuari. Vertet do te kete Angli, apo ta zeme "New United Kingdom", por a e merrni dot me mend se sa qindra mijra avokate neper te tera nivelet e bizneseve dhe mareveshjeve nuk do te lejojne ne asnje menyre t'ju shpetoje nga duart nje gjel qe ben veze te arta, ne formen e nje fjalie apo formulimi tip: "Kjo mareveshje eshte bere ku ne kishim partner United Kingdom, dhe jo New United Kingdom. Ne nuk kemi asnje marreveshje me New United Kingdom".

    UK do te filloje te korre rezultatet e asaj c'ka mbjelle vete gjate ketyre 20 vjeteve te fundit brenda vetes, duke neglizhuar shenjat e percarjes dhe irritimit ne popull per menyren e qeverisjes, duke mos i dhene rendesi kerkesave dhe nevojave te nje segmenti ne popullate. Pavaresisht nese jane absurde apo jo keto kerkesa, ky eshte nje problem i brendshem i UK i cili doli qe mberriti ne piken kritike. Por kjo frakture nuk do te sjelle ne permiresimin e situates apo ne ndonje te ardhme te arte per UK. Ka shume mundesi qe te dale te jete nje ilustrim i shprehjes: "Bari i thate e djeg edhe te njomin."

    It's a sad and worrysome moment for all. UK most of all.
     
    hareid, katsune and Dreamer like this.
  10. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Ne qofte se per cdo gje do bazohemi tek ekonomia, atehere eshte "leku" qe na udheheq. Do humbim traditat, idealet, principet e gjithcka qe nje popull mund te kete ne kembim te nje "cope letre".
    Duhet te fillojme te japim rendesine e duhur njeriut si fillim, pastaj asaj " copes se letres" qe po na transformon ne gjithcka pervecse njeri.
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ka kohe qe eshte leku qe na udheheq kur flitet per nivele te tilla qe perfshijne shtete, grupime shtetesh me hapesira sa nje kontinent i tere. Per kete nuk duhet te kete as edhe me te voglin dyshim. Traditat? Idealet? Are you serious? Emri i sistemit aktual dominant ne bote eshte Kapitalizem. Kapital. Leke, para. Eshte nje sistem ekonomik. Pjesa politike e kapitalizmit eshte brockulla, eshte zagari zbukurues qe i vjen mrapa bosit ekonomik. Ti po kerkon te diskutosh per dicka njerezore, mirekuptimin dhe shoqerine e njerezve me njeri tjetrin, aspektin social. Por c'kemi mesuar ne shkolle: social... social... social-cfare? Bad, bad word!
    Bashkimi Euopian u themelua si nje aleance ekonomike. Ishte ECU ne thelb per me shume se 20 vjet me rradhe ajo rreth te ciles rrotullohej cdo gje.
    Frika qe ti permend ne kete drejtim Dreamer, eshte tjeterkund, shume me larg se aq sa ti permend. Traditat, idealet, principet, i mban apo s'i mban, sikush ben cfare i duket me e mire dhe vazhdon te levize me tej pa e vrare shume mendjen se c'ben tjetri. E keqja e vertete eshte konflikti dhe lufta. Eshte copa me e pershtatshme per te zene vendin fiks ne kete friken qe ke permendur ti: 1] eshte edhe super per te qene baze e nje fitimi kolosal (baze tek ekonomia, e piset apo e paster... hah, eja bejme nje xhiro e shohim c'behet ne Siri, Afganistan, Nikaragua, Panama, Irak... ... ) si dhe 2] i mbulon me mur betoni traditat, idealet, principet. Nje njeri ne prag te vdekjes apo nje prind te cilit i vdesin femijet ne duar, nuk ka shume kohe per tradita, ideale apo principe.
    Dhe kjo eshte dicka e kobshme per te qene ne pozicionin e perspektives per te ardhmen.
     
    hareid, Airbourne and Dreamer like this.
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Lexova nje artikull te quajtur "Si teknologjia shtremberoi te verteten". Ne kete artikull ne formen e nje analize, detajohen disa gjera dhe te verteta ne lidhje me Brexit, ne lidhje me dizinformacionin - le ta quajme keshtu - qe shtyu anglezet te votojne per daljen e UK nga Europa.
    Ja nje pjese nga artikulli qe duhet t'i beje te tere te mendohen:

    Pak dite pas votimit, Arron Banks, dhuruesi me i madh i Ukip dhe ai qe ka dhene fondet me te shumta per fushaten Leave.EU, u shpreh per 'The Guardian' se pala e tij e ka ditur qe ne fillim se me ane te fakteve nuk kishin per te fituar. "Duhet te ishte nje menyre mediatike e stilit Amerikan," tha ai. "Ajo qe u tha qe ne fillim ishte se 'Faktet nuk pine uje' dhe kjo eshte e gjitha. Me tej fushata vazhdoi me fakte, fakte, fakte, fakte. Por kjo nuk funksionon. Duhet te arrish tek njerezit me ane te emocionit. Ky eshte edhe suksesi i Donald Trump.

    Artikulli permend edhe dicka tjeter shume shqetesuese qe ka te beje me massmedia. "if 99 experts said the economy would crash and one disagreed, the BBC told us that each side had a different view of the situation."
    Dhe diku ne nje vend tjeter shkruhet edhe kjo:
    Algoritme te llojit si ata qe qendrojne pas rubrikave te lajmeve te Facebook-ut jane te projektuar per te na dhene edhe me teper nga ato gjera qe i kane percaktuar se na interesojne - qe do te thote se versioni i botes qe shohim perdite ne flukset tona personale, eshte parapercaktuar me kujdes qe te perforcoje pikerisht besimet para-ekzistuese po tonat.

    E nderkohe, tjeterkund, Theresa May diskuton me kryetaren e parlamentit regjonal te Skocise per mundesite dhe opsionet e Skocise ne lidhje me te ardhmen e saj si pjese e UK.
     
    Eléonoré, katsune and agim40 like this.
  14. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Mua nuk me djeg fare qe doli anglia nga BE-ja por nuk e kuptoj se cfare kerkojne ne BE shtetet si Bullgaria dhe Romania....
     
  15. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Ja si i hakmerret Franca Anglise pas "BREX-it"!

    upload_2016-7-24_23-6-33.png
     
    Dreamer likes this.
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Si po hakmerret? Cfare eshte treguar ne kete fotografi?
     
  17. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    fotografia e tregon tekstin me poshte:


    "Rreth 250 mijë automjete kanë qëndruar në radhë, të paktën për dhjetë orë në pikën e kalimit të kufirit pranë Doverit, në kufirin mes Anglisë dhe Francës.

    Rradhët kanë qenë prezente gjatë kësaj fundjave ndërsa kjo është parë si një hakmarrje e francezëve për vendimin e britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

    Shumica emjeteve janëdetyruartë presin rreth dhjetë orë, por ka pasur edhe pritje që kanë zgjatur gati në dy ditë.

    Justifikimi i autoriteteve franceze ka qenë se ata kanë shtuar masat e sigurisë në kufi pas atentateve në Nisë ndërsa duket se viktimat e para të këtyre masave janë bërë britanikët, të cilët tashmë kanë vendosur të braktisin BE-në.

    Sipas qytetarëve që kanë pritur me orë të tëra, pala franceze
    ka patur mungesës së personeli, ndërsa shumë vullnetarë janë mobilizuar për të ndihmuar mijëra njerëz në vështirësi, duke shpërndarë ujë. "
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Jo. Keto jane budallalleqe Interneti. Mendje kalamaj - me siguri angleze - me shume kohe te lire neper duar, qe me foto te bera me smartfone dhe pak fryme "haterz hipster fashionista", kujtojne se flasin per hakmarrje.

    Ne fakt hakmarrja e vertete eshte tek nenqeshjet nen ze dhe te padukshme te nje shumice derrmuese te popullates qe banon ne Europen kontinetale, nje mendim i pathene me ze te larte "Udhe te mbare, do ju marre malli per ne!" Dhe nderkohe qe shume e shume angleze ne te tere vendet europiane kane filluar procedurat per te lene nenshtetesine angleze dhe te marrin nenshtetesine e vendeve se ku punojne e jetojne, ne te njejen kohe Europa buzeqesh dhe thote me diplomaci: "Ne do te jemi perhere shoke, nuk ju kemi inat per tere kete rremuje".

    Nje copez hakmarrje do te ishte, psh qe Franca te hiqte dore nga mareveshja e deritanishme me Britanine e Madhe sipas te ciles vete Franca eshte ofruar qe pika kufitare detare e kanalit te La Manshit, pjesa angleze, te jete ne territor francez. Pavaresisht se ka shume franceze qe ndihen te tradhtuar nga Brexit dhe duan qe gjerat e Anglise te jene me te drejte ne territor anglez, perseri Franca zyrtare deklaron se eshte miqesore dhe me vullnet per te ndihmuar.
    S'eshte e paket te te thote nje shtet si Franca qe s'ka problem, kufirin tend detar mund t'a afrosh deri ne token time kontinetale, perdori sikur te jene te tuat rreth 15 km det qe jane te miat.

    http://www.telegraph.co.uk/news/201...or-migrant-camps-to-be-moved-to-britain-foll/
    http://www.bbc.com/news/world-europe-36626553
    https://www.theguardian.com/world/2016/jun/25/french-border-deal-wont-be-affected-by-brexit-paris

    Ka disa mendime pozitive sidoqofte, ne lidhje me Angline e pas Brexit. Qe anglezet do fillojne, ndoshta, te mesojne edhe ndonje gjuhe te huaj.
    :)
     
    klea likes this.
  19. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [​IMG]

    Kryeministrja e Mbreterise se Bashkuar, Teresa May, ka thene se do i duhej kohe per te marre vendime sa me kenaqshme per te siguruar mareveshjet tregtare per nje Britani pas-breksitiane. Ne nje menyre te paqarte dhe me tendeca per te shkaktuar konfuzion, ritheksoi se Artikulli 50 nuk do te aktivizohet kete vit.

    Por ne te njejten kohe, presioni dhe padurimi i qeverive te tjera ne bote vazhdon te shtohet. Zinxhiri i te pakenaqurve eshte i gjate dhe arrin deri shume larg, deri ne Japoni.
    Japonia ka publikuar ne menyre zyrtare nje memorandum prej 15 faqesh ku ka listuar shume kerkesa ku lerkohet ne menyre te prere qe UK t'ju bindet! Theksi eshte shume i forte ne permendjen se UK do te perballet me nje numer te panumert kerkesash per negociata - jo vetem me shtetet e tjera antare te BE por edhe me shtete te tjera anembane botes. Japonia ka lidhje te shumta ekonomike me UK dhe lista e kushteve eshte e bazuar ne kerkesat e bizneseve brenda vendit. Thuhet se: "Eshte shume e rendesishme qe UK dhe EU te ruajne integritetin e tregjeve dhe te vazhdojne te ngelen terheqese ne nje skenen nderkombetare, ku tregtia e lire, investimet e pamanipuluara dhe transaksione te qeta financiare jane dicka e garantuar."
    Kjo eshte dicka shume brutale nga ana e Japonise, dhe mund te jete nje shkendije fillestare qe edhe shtete te tjera te bejne kerkesa po kaq robuste dhe agresive. Sidomos persa i perket teknologjise, qeveria japoneze i beri thirrje UK dhe EU, ne situatat pas-breksitiane, qe te mos ndryshojne marreveshjet per zgjidhjet e 'Cloud' midis bizneseve ne nje nivel nderkombetar, dhe te ruajne te sigurta "transferimin e lire te te dhenave."

    Japonia, para disa kohesh, le te themi ne menyre artistike se ja keputi nje 'tope' Mbreterise se Bashkuar.
    http://www.theverge.com/2016/9/5/12798302/softbank-arm-acquisition-complete
     
  20. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Diten e mire nga ana ime.

    LG.
     

Shpërndajeni këtë faqe