A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga gurax, 15 May 2008.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

    Ky lajm flet per nje leter te shkencetarit te famshem Albert Ajnshtajn derguar nje filozofi bashkekohes te tij. Ekzistenca e saj ka qene pothuajse e paditur me perpara dhe hedh drite mbi shume polemika filozofike dhe ekzistenciale qe kane patur te bejne me shkencetarin e famshem dhe ne vecanti me botekuptimin e tij fetar dhe shpirteror.
    Artikulli origjinal

    Me poshte eshte i njejti artikull te cilin e kam perkthyer.


    "Shkenca pa fene eshte e gjymtuar, feja pa shkencen eshte e verber." Keto jane fjale te Albert Einstein. Ky aforizem i famshem ka qene burim i debateve te pafundme midis besimtareve dhe jobesimtareve per te perfshire ne grupin e vet shkencetarin me te njohur te shekullit 20.

    Sidoqofte, nje leter e tij e permendur shume pak mund tu jape fund ketyre debateve, ose te pakten ti jape fund debateve te reja qe mund te lindin mbi kete ceshtje.

    Letra ne fjale do te hidhet ne ankand ne Londer. Per 50 vjet kjo leter ka qene pjese e nje koleksioni privat, tashme ky dokument nuk le vend per dyshime qe fizikanti nuk ka qene pasues i besimeve fetare, te cilat ai i konsideron "supersticione femijnore."

    Einstein e shkoi letren ne 3 janar 1954 dhe i drejtohet filozofit Eric Gutkind, i cili i kishte derguar nje kopje te librit te tij "Zgjidh jeten: thirrja Biblike per Revolte". Letra u shit publikisht nje vit me vone dhe qe atehere ka qene pronesi private.

    Ne leter thuhet: "Fjala Zot per mua s'eshte asgje me teper sesa nje shprehje dhe frut i dobesise njerezore, Bibla nje koleksion i legjendave te nderuara por sidoqofte primitive, dhe ne cdo rast teper femijenore. Nuk ka ndonje interpretim sado te rafinuar qe ta ndryshoje (per mua) kete gje."

    Einstein, i cili ishte hebre dhe i cili refuzoi oferten per te qene presidenti i dyte i Izraelit, gjithashtu ka refuzuar dhe idene qe hebrejte jane popull i favorizuar nga Zoti.

    "Per mua, feja hebreje eshte nje misherim i supersticioneve me femijenore, ashtu si cdo fe tjeter. Dhe hebrejte, pjese e te cileve une jam shume i gezuar qe bej pjese dhe me te cilet kam familjaritet botekuptimesh, per mua nuk jane me te ndryshem sesa cdo popull tjeter. Aq sa mund te flas nga eksperienca ime, nuk jane me te mire sesa cdo lloj grupimi tjeter njerezor, ndonese jane te mbrojtur nga kanceret me te eger prej nje mungese pushteti. Ne cdo rast tjeter une nuk arrij te gjej ndonje gje 'te zgjedhur' tek ta."

    Letra do te dale ne shitje ne Bloomsbury Auctions ne Mayfair te marten dhe pritet te kete nje vlere prej 8000 pound. Permbajtja e letres, e shkruar me dore gjermanisht, nuk eshte e listuar si reference ne nje nga materialet me te njohur per kete ceshtje, ne librin e Max Jammer "Ainshtajn dhe feja".

    Nje nga ekspertet e vendit per shkencetarin, John Brooke ne Universitetin e Oksfordit, u shpreh qe nuk kishte degjuar me pare per kete leter.

    Ainshtajn eshte me shume i njohur per teorite e tij te relativitetit dhe per ekuacionin e famshem E=mc2 mbi ekuivalencen e mases me energjine, por mendimet e tij mbi fene ka shume kohe qe terheqin debate.

    Prinderit e tij nuk ishin fetare por ai ndoqi nje shkolle fillore katolike dhe ne te njejten kohe ka marre mesime private per Judaizem. Kjo gje coi ne ate qe ai me vone e quajti "parajsa fetare e rinise" gjate te ciles ai vezhgonte rregulla te ndryshme te fese, si psh te mos hante mish derri. Kjo gje nuk zgjati shume dhe ne moshen 12 vjecare tashme ishte duke dyshuar per vertetesine e shume historive biblike.

    Me vone ai ka shkruar per ate periudhe: "Si pasoje e kesaj, kisha nje orgji pozitive mendimi te lire perzjere me pershtypjen se rinia po genjehej nga shteti me mashtrime, ishte nje ndjenje me nje peshe shkaterruese."

    Ne vitet qe pasuan ai i referohet nje "ndjenje fetare kozmike" e cila mbizoteronte dhe ushqente vepren e tij shkencore. Ne 1954, nje vit perpara vdekjes, ai foli per nje deshire te tij per te "ndjere universin si nje entitet te vetem kozmik." Atij i pelqente shume qe te perdorte shprehje me referenca fene, ne 1926 qe tha shprehjen e famshme "Zoti nuk luan me zara" dhe nderkohe qe i referohej rastesive (randomness) te pershkruara nga teoria kuantike.

    Pozicionimi i tij per Zotin eshte keqinterpretuar ne shume raste nga te dy anet e debatuesve ateizem/fe por Ajnshtajn perhere i rrezistonte damkosjes se kesaj natyre.

    "Si shume shkencetare te tjere te famshem, ai nuk mund te rrije ne kutite ideologjike me te cilat mjaft polemiste tentojne ta perkufizojne" ka thene Brooke. "Eshte shume e qarte psh qe ai kishte respekt per vlerat e propaganduara nga traditat Hebraike dhe Kristiane... por ajo qe ai kuptonte si fe ishte shume me e rafinuar sesa nga cfare kuptohet ne pergjithesi me kete fjale."

    Me gjithe refuzimin kategorik te fese konvencionale, Brooke ka thene se Ajnshtajn inatosej kur pikepamjet e tij pershtateshin nga evangjelistet perkundrejt ateizmit. Ai ofendohej nga kjo mungese thjeshtesie dhe modestie dhe nje here shkroi: "Misteri i perjetshem i botes eshte kuptueshmeria e saj."

    ----------

    Kurse ketu eshte nje pjese e letres. Ende nuk e kam gjetur te plote dhe do ta perkthej dhe sjell ketu kur ta gjej.


    ... Fjala Zot per mua s'eshte asgje me teper sesa nje shprehje dhe frut i dobesise njerezore, Bibla nje koleksion i legjendave te nderuara por sidoqofte primitive, dhe ne cdo rast teper femijenore. Nuk ka ndonje interpretim sado te rafinuar qe ta ndryshoje (per mua) kete gje. Keto interpretime te rafinuara jane ne pjesen derrmuese te tyre rezultat i aktivitetit njerezor dhe gati s'kane te bejne fare me tekstin origjinal. Per mua, feja hebreje eshte nje misherim i supersticioneve me femijenore, ashtu si cdo fe tjeter. Dhe hebrejte, pjese e te cileve une jam shume i gezuar qe bej pjese dhe me te cilet kam familjaritet botekuptimesh, per mua nuk jane me te ndryshem sesa cdo popull tjeter. Aq sa mund te flas nga eksperienca ime, nuk jane me te mire sesa cdo lloj grupimi tjeter njerezor, ndonese jane te mbrojtur nga kanceret me te eger prej nje mungese pushteti. Ne cdo rast tjeter une nuk arrij te gjej ndonje gje 'te zgjedhur' tek ta.

    Ne pergjithesi me duket i dhimbshem fakti qe ti pretendon nje pozicion te privilegjuar dhe perpiqesh ta mbrosh me dy mure krenarie, nje i jashtem si njeri, dhe nje i brendshem si hebre. Si njeri, le te themi qe ti pretendon nje distancim nga shkaqet dhe pasojat qe ne rastet e tjera pranohen, si hebre pretendon privilegjin e monoteizmit. Por nje relacion i pjesshem midis shkakut dhe pasojes nuk eshte me fare i tille, sic ka vene ne dukje dhe Spinoza yne i mrekullueshem ne skalitjet e tij, ndoshta qe me te paren. Gjithashtu dhe interpretimet animistike (qe cdo gje ka shpirt) fetare te natyres, ne princip nuk anullohen nga monopolizimi. Me mure te tilla ne vetem mund te fitojme nje fare vete-genjimi, por perpjekjet tona morale nuk zgjerohen prej tyre. Perkundrazi.

    Tashme qe i kam shprehur qarte ndryshimet tona per bindjet intelektuale, e kam te qarte qe jemi afer njeri tjetrit per gjerat esenciale, psh ne vleresimin tone per sjelljen njerezore. Ajo qe na diferencon jane vetem 'pohime' intelektuale dhe 'racionalizime' sic do quheshin ne gjuhen Frojdjane. Prandaj mendoj se ne do te mund ta kuptonim njeri tjetrin shume mire nese do te flisnim per gjera konkrete.

    Me falenderime miqesore dhe urimet me te mira,
    juaji, A. Ainshtain.
     
    marjola and alportv like this.
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

    Si ka mundësi që Ajnshtajni nuk e ka kuptuar fenë? Me siguri edhe teoritë e tij nuk janë të sakta (gjë kjo që ka shumë mundësi).

    Palo burrë paska qen edhe ky.

    Fjalën e kanë ateistët /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
     
    marjola likes this.
  3. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

    Ajnshtajni e ka thene te veten : Gjithshka eshte relative.
    Nejse, Ajnshtajni me pelqen se nuk bente pjese tek ajo kategori shkencetaresh qe e shohin shkencen si te shkeputur nga mjedisi perreth. Shume shkencetare (ose artiste)psh distancoheshin hapur ndaj cdo ngjarjeje politike apo sociale me pretekstin qe "Shkenca eshte mbi gjithshka" dhe harronin qe ne shkenca pa njeriun eshte absurditet. Ajnshtajni mesa kam lexuar ka mbajtur qendrime per probleme te tilla.

    Anti-nazist. (Sigurisht ishte hebre po kishte edhe hebrenj qe bashkpunonin me nazistet per te shpetuar lekuren e vet). Politikisht, i majte i deklaruar.

    Kunder armeve berthamore. Kuptohet kunder Luftes se Ftohte. (Biles per kete shkak ka qene edhe ne listen e XH.E.Huverit po shpetoi se ishte gjeni dhe s`mund te krruheshin aq kollaj).

    Nqs s`gaboj ka reaguar edhe per ceshtjen "Sako dhe Vanceti".

    Dmth nuk ka bere "indiferentin" apo "te distancuarin" qe i shikon gjerat "nga siper" i paperfshire.


    P.S. Kuptohet dola nga tema se vetem rreshti i pare ka lidhje me temen, po te ma beje "kabull" Guraxi.
     
    marjola and alportv like this.
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: A. Ajnshtajn: Besonte ne Zot

    Faktikisht e verteta nuk eshte asnjehere absolute:

    In a letter to Max Born, he defined his view of quantum mechanics along that very line. One of his primary issues with quantum mechanics (a field to which he was a major contributor) was the inherent uncertainty factor. He wrote to Born, “ The theory says a lot, but does not really bring us any closer to the secret of the Old One. I, at any rate, am convinced that He does not throw dice,” the implication being that a) someone or something was behind the design of the universe, and b) that this design had not been a careless one.

    Cdo shkencetar dhe cdo orvatje e shkences ka arritur nje pike te verber dhe te panjohur qe Kamy e quan Absurdi dhe qe e lidh me nocionin e Zotit.
    Edhe per Einsteinin, shpeshhere studimi i shkences perfundon ne te tilla pika dhe ai thote qe jo keto rregulla qe shkenca zbulon nuk jane te rastesishme.

    Artikulli nga eshte marre citati me siper: Things you didn't know about Einstein
     
    marjola likes this.
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

    Fjalet e Ajnshtajnit jane keto:
    “The theory says a lot, but does not really bring us any closer to the secret of the Old One. I, at any rate, am convinced that He does not throw dice”

    Pjesa tjeter:
    [the implication being that a) someone or something was behind the design of the universe, and b) that this design had not been a careless one]
    eshte nje interpretim i autorit te artikullit, qe po na shpjegon domethenien e pasazhit nga Ajnshtajni, por ky autor s'meriton te shkruaje me nese aftesia e tij interpretuese eshte kjo qe po lexojme.

    E verteta ne kete rast eshte ndryshe dhe implikimi i kesaj thenie eshte komplet gje tjeter nga keto a) dhe b) me lart.

    Ashtu sic u permend edhe ne kete qe ke shkruar ti Mandi dhe edhe ne artikullin "The Guardian" ky citat i referohej punes qe ishte duke u bere me Quantum Theory.

    (Shenimet e mia jane paraqitur brenda kllapave katrore)

    “The theory [Quantum theory] says a lot, but does not really bring us any closer to the secret of the Old One [The Old one eshte teoria klasike per funksionimin e Universit dhe sekreti i saj ishin ato pikepyetje, dilema dhe paradokse qe parashtronte The Old Theory. Teoria e Re, per Ajnshtajnin, nuk ofronte me teper zgjidhje te sekreteve sesa ofronte Teoria e Vjeter]. I, at any rate, am convinced that He does not throw dice.” [The Dice Throwing i referohet sic thuhet dhe ne artikull, atij faktorit 'inherent uncertainty factor', me te cilin Teoria e Re ofronte zgjidhjet qe i mungonin te Vjetres. "God does not throw Dice" une te pakten e kuptoj si nje menyre poetike per te thene "Ka disa rregulla te cilat eshte absurditet te shpjegohen me 'uncertainty factor'". Ne keto bejne pjese psh terheqja e ngarkesave te kunderta, graviteti ne lidhje me masen, etj. Si te thuash "nuk ke pse hedh zare para se te hidhesh nga kati i 5-te dhe bie poshte vetem po te ra dopjo gjashte."]


    Mund te kete shume 'analiste' qe rreken te interpretojne ndonje shkrim apo thenie apo citat. Ajo qe per mua eshte me e rendesishme ama, eshte vete materiali origjinal subjekt i interpretimit. Si ne rastin me siper, interpretimi mund te jete i influencuar dhe perfundimet, si rrjedhoje, te shtremberuara. Por cdo gje qartesohet nese perqendrohemi tek vete materiali dhe interpretimi duhet te ngelet si material plotesues.
     
    marjola and alportv like this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: A. Ajnshtajn: Feja, supersticion femijenor

    Perseri lidhur me Ajnshtajnin. Per te kuptuar dhe vleresuar sa me mire kete njeri te madh, po hedh ketu nje pjese tjeter nga letrat dhe shenimet e tij.

    Sa me teper njeriu frymezohet nga rregullsia e renditjes dhe rregullit te cdo ngjarje, aq me shume i forcohet bindja qe kjo regullsi nuk le hapesira te lira per shpjegime te nje natyre tjeter. Per te, as rregullat e vullnetit njerezor dhe as te atij mbinjerezor nuk ekzistojne si shkaqe te ngjarjeve natyrore. Per siguri, doktrina e nje Zoti personal i cili nderhyn ne ngjarjet natyrore nuk mund te hidhet asnjehere poshte, ne kuptimin real, nga shkenca. Sepse kjo doktrine perhere do te gjeje strehim ne ato sfera ku njohuria shkencore nuk ka mundur akoma te depertoje.

    Por une jam bindur qe kjo sjellje nga ana e perfaqesuesve te fese, jo vetem qe do te ishte e pavlere, por edhe vdekjeprurese. Sepse nje doktrine e cila rri ne kembe jo ne drite, por vetem ne erresire, nga kjo nevoje e saj do te humbase efektin tek njerezit, me nje dem te pallogaritshem per ecjen perpara. Ne luften e tyre per te miren etike, mesuesit e fese duhet te kene brumin qe te heqin dore nga nje Zot personal, domethene te heqin dore nga ai burim frike dhe shprese i cili ne te shkuaren ka dhene aq shume fuqi ne duart e prifterinjve. Ne punet e tyre eshte e nevojshme qe te vihen ne disponim te atyre forcave qe jane ne gjendje te kultivojne Miresine, Te Verteten dhe Bukurine brenda vete njerezimit. Kjo gje, me siguri, eshte nje detyre me e veshtire por shume here me e vlefshme dhe e vyer.

    - Albert Einstein -
     
    Solaris, marjola and alportv like this.
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Per hir te se vertetes, shkencetaret jane mendjendritur. Ata nuk mund t'i imagjinosh dot ne ambjente me nivel intelektual te ulet. Ata, sikur te gjithe, shkelqejne ne nje rreth intektual i cili argumenton, debaton dhe kunder-argumenton. Nuk mund te mendosh Einstein-in ne nje rreth me Kondrapedalin, le te themi. Sa me injorant nje ambjent aq edhe me injorant njeriu qe merr pjese ne te, dhe e kunderta.

    Nje njeri i madh njihet vetem nga nje njeri i madh.

    Nje njeri injorant nuk mund te njohe nje njeri te tille.

    Ne qofe se dikush ve nje fshatar te pagdhendur te psikologjise apo te pranoje vlerat e nje njeriu te ndritur mos te habitet fare kur faji t'i bjere atij vete.

    Qe t'i kthehem Einstein-it, ai eshte GJENI. Dhe si cdo njeri qe mban nje titull te tille ai nuk mund te mendoje te fuse nje grup spiunesh ne nje rreth intelektual per te vjedhe pikepamje apo per te sabotuar dhe eliminuar kundershtaret e tij te mendimit. Per arsyen me te thjeshte. Ne se ai do te eliminonte nje kundershtar te flakte ose rival ai nuk do te shkelqente ne tentativen e tij per te provuar superioritetin e mendimit.

    Shkencetaret e mirefillte nuk mund te bejne krime te tilla. Edhe pse ata kane natyre te largohen nga bazikja dhe te komplikojne nje situate kete e bejne per arsye te perbuzjes qe ata kane per "thjeshtesine" e problemit.

    Ne qofte se nga ky komplikim ata kane humbur thelle ne labirinthet e trurit te tyre ashtu si Liza ne boten e cudirave, ky nuk eshte faji im por as faji i tyre.

    Ne kete proces komplikimi e vetmja gje qe ata kane arritur eshte thellesia e mendimit dhe si rezultat edhe thellesia dhe madhesia e trurit te tyre.

    Me vjen keq qe Einstein-i i cili mbi te gjitha kreu studime per te gjetur ZOTIN nuk arriti te bente dicka te tille. Nje njeri si ai i cili e dashuron veten me pasion refuzon te VDESE. Dhe baza mbi te cilat ngrihet e gjithe shkenca eshte me e pakundershtueshmja. Gjetja e pavdekesise.


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe