A DO TE DASHUROHESHIT ME NDONJE ANETAR/E ?

Diskutime tek 'Antarët e forumit' filluar nga lila20, 16 Jun 2004.

  1. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    E si I tha ajo ?

    Pi te pifte barku!
     
    joetisti_ likes this.
  2. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Asgje ske zbuluar por sidoqoft ktu se pranon asnjera qe esht e shemtuar kshuqe une spo dashurohem fare me askend.
     
  3. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Jo :)
    Sju besohet meshkujve njeten reale jo me nvirtualitet :p
     
  4. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Kjo esht nga auto-mosbesimi qe ke kriju nga e shkuara. Tkalume sidoqoft
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk pata kohe t'a lexoja te gjithe fillin po pergjigjja ime do te ishte kategorikisht dhe absolutisht JO pa ditur paraprakisht disa te dhena elementare si psh moshen, gjatesine, pamjen, gjendjen civile dhe nje periudhe kortezie, bashkebisedimi per te pare perputhshmeri pikpamjeje.

    Lexova diku se mjafton te pelqesh shkrimin e dikujt per te rene ne dashuri me te. Normal, nje ndjenje simpatizimi mund te kesh, por jo te biesh ne dashuri.

    Per te shmangur cdo lloj keqkuptimi deshiroj te shpreh se disa nga TABU-t e mia jane:
    Asnjehere brenda fisit;
    Asnjehere me nje burre me te shkurter se une;
    Asnjehere me nje burre me te ri se une.

    Edhe pse pas nje moshe te caktuar, si tek filmi Mosha e Adelaide-s, jo vetem ne shpirt kam ngelur «e pamoshe», por edhe ne pamje. Edhe pse e tille preferoj grupmoshat e mija (jo se jam ne kerkim).

    Eleonora
    26 Shkurt 1968
    E divorcuar
    1.65
    50kg
    hourglass

    Kete, po e theksoj, po e shkruaj, jo se jam ne kerkim, por per te shmangur keqkuptime dhe situata te pakendshme qe do te me detyronin te largohesha nga ky mjet bashkbisedimi dhe i cili me pelqen.

    Ju lutem ne rast se kuptoni dicka qe une nuk e kam neper mend, me pyesni. Me kenaqesi do t'ju pergjigjem.

    Ju pershendes te gjitheve,
    Eléonoré
     
    Universal likes this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    te kishte me kuptim pyetja, duhet te ishte 'a do te benit dashuri me ndonje anetar/e' dhe me shtesen 'ne qofte se'...
    Pra, ne qoftese, per shembull, do te te ftonte !

    Po te ishte realisht kjo pyetja ne kete teme te forumit, do te thoja... "ta mendoj nje here, se s'jam nga ata qe flasin pa u menduar :p" :)
     
    Hope likes this.
  7. Hope

    Hope dans ton coeur

    Veç jetes nuk I dihet :) gjithcka ndoll sot :p
     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Po prisja te rreshtoheshin pleqte ketu!:p
     
    Passion- Al likes this.
  9. Linux

    Linux think different

    Never

    Sent from my Samsung S7 using Tapatalk
     
    Eléonoré likes this.
  10. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Edhe dashuria ne duhet ! Ne s'kemi breke te veshim... ! Une kam, por nuk i vesh vete. Se... (thone), femrat, kane alergji nga breket e cunave. Eh, sa me vese i kemi keto gocat...
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  12. MLK-back

    MLK-back Primus registratum

    Never say never...apo jamais dire jamais thonë......Nuk ka formulë universale per te rene apo jo ne dashuri. Kur i vecshume kritere vetesh dhe e frenon sigurisht qe zvogelon riskun qe te vuash nga pasojat e dashurisë, po ne te njeten kohe mer riskun te mos njohesh kurrë as dashurinë.;)
    Njeriu mund te bjeri ne dashuri, si reale apo dhe virtuale, flas per ata njerez qe kane ndjenja sigurisht, jo per ata qe ndjenjat i perdorin per te dashuruar vetveten.
     
    DarkBlonde, gurax and joetisti_ like this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Prape me pyetjen e kam une. A do te dashuroheshit. E si mund te dashurohesh me dashje, me urdher, me planifikim?!
    Po te ishte: a do ta pritnin mire apo keq rastin kur do te dashuroheshit me nje anetare te forumit, ketu po, do te thoja do ta prisja me gezim te madh :)

    (Pra jo se kam dicka kunder formulimit te pyetjes, por mendoj se kete ka si qellim, kete qe formulova)
     
  14. Passion- Al

    Passion- Al Forumium praecox

    Aq sa qesharake konsiderohet komunikimi virtual,s'do e besoja që eshte aq sa duket.

    Normal po ! :)
     
    joetisti_ likes this.
  15. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Për të pëlqyer po. Të gjithë këtu kanë pëlqimet deri diku, dmth për ato çfarë mund të thuash, mënyra e të shikuarit të gjërave, pra në ato që shpreh, por kaq ama :)
    Dashuria nuk ka vendin këtu, kështu e shikoj unë.
     
    SurferChick and joetisti_ like this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ne meshkujve na bie me veshtire sepse jemi direkt te ekspozuar ndaj nje dashurie afruese me keto vajzat e forumit qe i kemi si yje. Dhe po te ishte ruajtja se mos dashurohesh nje pune, ne do te duhej te paguheshim me shume :p
     
    Passion- Al likes this.
  17. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

    Pajtohem me ty.
    Te biesh ne dashuri nuk ka ndonje formule te caktuar.
    Ajo thjesht ndodh!!
    Ndoshta ne momentin kur e prisje me se paku, dhe ne vendin qe nuk e imagjinoje asnjehere se mund te ndodhe, ajo vjen...
    Eshte shume e cuditshme kjo puna e dashurise!!
     
    Passion- Al likes this.
  18. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Sa bukur e ke shkruar...


    Edhe mua me pelqen dashuria. Por kam turp ta them.
    Une e kam provuar nje here dashurin. Sa e embel ishte ajo.
     

Shpërndajeni këtë faqe