A duhet medoemos te predikohet Kurani ne token e Ilireve?

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Albinos, 3 Apr 2003.

  1. natural

    natural Primus registratum

    Re: A duhet medoemos te predikohet Kurani ne token e Ilireve?

    Jane disa tipa qe me shqetesojne jasht mase si p.sh ky mostra qe ka hapur kete teme.Ty Albinos do te te them dy fjale por se pari do te doja te dija,sa vjec je?,se me dukesh teper i ceket,ti nuk je Krishti i 2 qe te predikosh dhe te shtysh te tjeret se kush do ishte besimi me i mire per token e Ilireve.Me sa di une historia jone tregon vetem pushtime vuajtje dhe sakrificen per te mbijetuar si nje popull i vogel qe jemi,ne librin "The Albanians"autorja Miranda Vickers thote:-Ne historine e tyre te turbullt,Shqipetaret kane nderruar kollaj relativisht nga nje besim tek tjetra:Katolik,Ortodoks,Myslyman varet nga interesi i tyre i momentit".Ajo vazhdon me poshte duke shkruajtur:-"pershembull babai i Skenderbeut,Gjon Kastrioti,qe ka nderruar fene disa here.Ai ishte Katolik si aleatet nga Venice,dhe u kthye ne Ortodoks si aleat i Stefan Lazarevic i Serbis.Shqipetaret thone,(vazhdon ajo),-"Ku eshte shpata eshte Feja"-(Where the sword is,there lies religion"direkt ka te beje me historine.Ne 1809,Hobhouse shenon praktikimin fetar tek Shqiptaret:-Keta njerez qe jetojne midis Katolikeve dhe Myslymaneve,deklarojne se nuk jane te afte te gjykojne se cili besim fetar eshte me i mire por qe te jene te sigurt per te mos mohuar te verteten ,ata shume krenar i ndjekin te dyja.Ata shkojne ne Xhami te Premteve dhe ne Kishe te Djelave,ata duan te jene te sigurte per kujdesin nga profeti i vertete". Edhe martesat midis Katolikeve dhe Myslymaneve ekzistonin gjithashtu ne ate kohe.Une mendoj qe predikimi i Fese Myslymane ne Shqiperi nuk do pengonte ne zhvillimin e vendit por disa tipa si ju ngjallin urrejtjen,percarjen dhe kjo sjell ofendimin e mases tjeter qe gjithashtu do t'ju luftoj.Mos harro se edhe ti je rritur ne Shqiperi dhe ndoshta ke ngren buken e ndonje familje myslymanesh ose ke bere shoqeri me ndonje shok tendin myslyman,te ka gjetur ndonje gje prej tyre? Besoj se jo pervec ngrohtesise . Kjo eshte ajo pra qe ne Shqipetareve na ka lene mbrapa mentualiteti dhe prandaj te huajt na kane shume lehte per te na percare ne vend qe te mendojme per ta bere ate vend te eci perpara. Kjo eshte fryti qe familja jote te ka ushqyer por ki kujdes miku im keto mendime mos i thuaj ne ndonje sofer Shqipetare se nuk do kete hije.Personalisht jam Myslyman por nuk jam i dhene per ta ndjekur dhe nuk kam asgje kundra Kristianeve ose Ortodoksve dhe asnjehere nuk kam vene re tek te tjeret se c'Fe ata kane,sepse brezi im dhe po ashtu i prinderve te mi nuk e kane pas fatin per ta ushtruar Fene sepse ti dhe une e dime shume mire qe regjimi komunist e ndaloj dhe ne nuk jemi rritur me ate fryme qe te dallojme njeriun sipas besimit qe ata kane dhe sa per dijenine tende dhe te dikujt tjeter qe mendon si ty ,uroj qe kurre mos ardhte ajo dite. Po e mbyll ketu se eshte e kote te diskutosh me njerez si ju qe thone se Shqipetaret Myslymane nuk jane Shqiptar,deri ketu arrin injoranca juaj.
     
  2. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A duhet medoemos te predikohet Kurani ne token e Ilireve?

    O Fanatika, qe mendoni apo provoni te diskutoni problemet e fese duke u bere si te bukur me diplomacine tuaj.
    Por kur u bet ju more qe 10 vjet keni qe shkoni neper kisha dhe xhamija, kur u bet juve te cilsoni shqiptaret ne pergjithesi kur akoma perdorni kanune qe kan me qindra vite ekzistence. Per 10 vjet dhe ju po i nxirrni syte njeri-tjetrit. Zoti e dije si do te shkoje me vone.
    O bot ju: Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.

    Jetoni mer dhe leni te jetojne.
     
  3. shqiperiamadhe

    shqiperiamadhe Primus registratum

    Re: A duhet medoemos te predikohet Kurani ne token e Ilireve?

    Jam i bindur plotsisht qe albinos nuk eshte Shiptare. Ai si duket eshte i paguar nga qarqe destabilizuse JO Shqiptare. Jam i siguri qe atij i behet qejfi kur i sheh Shqiptaret e ofenduar edhe te perqare.

    PER KET BEJ APEL TE ANTARET SHQIPTARE TE KETIJ FORUMI TA INJOROJNE KET albinos.

    Une prej sotit nuk do ti pergjigjem atij e as nuk do te hi ne temat e hapura nga aj, sepse fatmirsisht mendoj se eshte humbje kohe.
    tung!
     

Shpërndajeni këtë faqe