A ekzistojne UFO-t?

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga ledion, 26 Aug 2004.

  1. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Ka rreth dhjete dite qe drita te paidentifikuara jane pare ne qiell rreth planetit, naten. Ufologet u rrembyen ndoshta nga entusiazmi dhe shpejtuan te thone se jane jashtetokesoret qe po vijne te na kontaktojne, ndersa, ne fakt, planeti ndodhet brenda hijes se nje komete dhe ky fenomen, dmth i yjeve qe bien, do te duket thuajse gjithe muajin Nentor.
    Sidoqofte eshte e pamundur qe ne nje pafundesi toka te beje perjashtim. Vetem ne Kashten e Kumtrit, duke marre nje probabilitet 1 perqind, llogariten rreth 1 miliard planete me jete, me inteligjente ose jo, pak rendesi ka.
    Po ashtu, mjaft enigma qe ndodhen ne toke te cilat jane ende te pashpjeguara, lene te hapur çdo hamendje.
    Dhe me e rendesishme nga te gjitha eshte trashegimia e ardhur nga Shumeret, popull qe ka jetuar mbi ose rreth 6 mije vjet me pare, te cilet kane lene nje biblioteke te tere, prej rreth 25 mije pllakash argjili te pjekur, ku shpjegohet origjina e jetes ne toke, si u krijua planeti dhe cilet jane ata qe ne te vertete ne sot i quajme perendi. Duke u bazuar ne te dhenat e tyre dhe ne llogarite qe ata i kane lene te sakta, i bie qe planeti i perendive, Nibiru, t'i afrohet tokes njehere ne 3600 vjet dhe tani eshte...koha.
  2. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    E dija qe toka nuk eshte e sheshte dmth qe ka gjera te cuditshme ne te, por qe te jete si te "lord of the rings" nuk e dija!!
    E ca thuhet te ato pllakat se edhe pjesa tjeter e globit do ishte kurioze ta dinte... pfff
  3. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Pjesa tjeter e globit qe te mesoje me shume, duhet te lexoje edhe faqen tjeter, e jo te rrije tere jeten duke vepruar si puna e Henes qe i tregon njeren gjysem drites. Vertet njera gjysem i ngjan tjetres, por problemi eshte se njera eshte gjithmone ne hije dhe tjetra gjithmone ne drite.
    Mentalitet i paster shqiptar, ate qe nuk e di une, nuk ekziston dhe se une jam une, dmth e konceptuar si pjesa tjeter e globit.
  4. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Ka edhe nga ata shqiptare qe kur i thua "shiko henen" (ate gjysmen me drite) ata ne vend qe te shohin henen shohin gishtin...
    Tani ti meqe i ke lexuar pllakat prej argjili (se dukesh shume i sigurte jo per gje) na thuaj neve qe nuk e dime (qe besojme te nje Zot dhe jo te nje planet zotash) se cfare kane thene ata te saktet qe dine gjithcka dhe mos na lini te vdesim injorante.
    Mentaliteti i paster apo i piset shqiptar nuk eshte nevoja te permendet se te gjithe shqiptare jemi ketu dhe me sa di une (po kete e di me siguri ama) edhe Korca ben pjese ne Shqiperi...!!
    ps: per cilen faqe tjeter e ke fjalen se te kjo tema vetem nje ka, apo behej fjale per faqen e henes te ndritshme qe i ngjan gjysmes tjeter te planetit te perendive te ndertuar.... nga fisi...shqiptaret....mentaliteti...!!!!...!!!!!system failure!!!!
  5. happybes

    happybes Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Per mendimin tim UFOt ekzistojne dhe ato realisht jane fotografuar por per te mos kanosur kaos te njerezimi nuk shfaqet zbulimi i tyre zyrtarisht.
    Sekretin e tyre e fsheh NASA neper dosje aq te fshehta sa edhe qeveria e USA nuk ka njohuri as access.
    Qe ato ekzistojne nuk ka asnje pike dyshimi. Ne nje shkolle fillore ne USA 14 femije dhane pershkrimin e ketyre qenjeve te cuditshme me vizatime dhe cuditerisht te gjitha vizatimet e mbledhura kishin nje karakteristike unike---ato qenje kishin 3 kembe dhe ishin te futur ne nje kellef per te evituar kontaktin me ajrin. Gjithashtu nuk mungonte edhe disku fluturues. Nuk ka mundesi qe 14 femije te vegjel te kene menduar per te njejten gje nese ato nuk do kishin pare UFO
  6. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Kjo nuk eshte teme per ata qe besojne tek zoti, sepse mbeten te zhgenjyer si gjithmone, sikurse e karakterizon gjithe jeten e tyre pikerisht besimi ne diçka qe ata duan ta besojne, nderkohe qe njerezimi qe ne hershmerine e tij ka ditur te jape shpjegime. Por, e perserit, nuk eshte buke per dhembe besimtaresh as edhe injorantesh, eshte buke per ata qe dine ta punojne mbjellin rritin dhe korrin frutin e diturise.
    Shumeret kane lene nje trashegimi te gjere gjashtemijevjet me pare. Te 25 mije pllakat e argjilit ku jane shkruajtur keto deshimi ndodhen sot neper muezumet e botes dhe ne duart e dijetareve. Shume prej tyre jane zberthyer dhe natyrisht te botuara.
    Nje nga keto eshte "Epopeja e Krijimit" ose "Enuma Elish".


    e-nu-ma e-lish la na-bu-ú shá-ma-mu
    enüma elish lä nabû shamämü

    "Kur qielli sipër ende nuk kishte emer, ose nuk thirrej…"


    shap-lish am-ma-tum shu-ma la zak-rat
    shaplish ammatum shuma lä zakrat

    "Dhe posht toka nuk thirrej me emër…"

    Ne kete epope jepet gjithe krijimi i jetes, i njeriut

    Në këto tekste, flitet jo vetëm për krijimin e jetës në tokë, por edhe per modifikimin ose ndërhyrjen gjenetike që bënë "zotërit" për nevojat e tyre. Tek EPIKA E KRIJIMIT shkruajnë:
    Unë do të krijoj një primitiv të përunjur,
    “Njeri” do të jetë emri i tij.
    Do të krijoj një punëtor primitiv,
    Ai do të punojë për perënditë,
    Që ato të mos lodhen...

    ...por flitet edhe për krijimin e planetit si dhe të satelitit, Hënës duke shkruajtur egzakt se Hena u krijua nga perplasje e tokes me nje planet tjeter. Dhe...? Dhe pikerisht keto dite shkencetaret gjermane pas nje analize te gjate dhe studimi te hollesishem, arriten ne konkluzionin se Hena eshte krijuar katermiliard e gjysem vjet me pare nga perplsaja e tokes me nje planet tjeter...Si eshte e mundur valle qe ata (Shumeret) e dinin kete gje gjashtemije vjet me pare?
    Ne muzeun shteteror te Berlinit eshte pllaka e krijimit te botes ne shtate dite, por asnjehere nga nje zot si ky qe besojne injorantet, por nga nje zot i thirrur keshtu per zotesine e tij, aftesine e tij, nga nje zot qe ishte shume me i zhvilluar se njerzit e tokes (njerzit me koke te zeze, keshtu quheshin banoret origjinale te tokes te cilet u modifikuan gjenetikisht me astronautet flokeverdhe. Fjala Ar - gjendet si rrenje kompozuese e mjaft prej emrave te tyre, mjaftojme te kujtojme Arianet)dhe te cileve u mesoi gjithçka.

    Korça eshte pjese e Shqiperise, por kjo nuk identifikon as edhe i rrafshon njohurite e individeve te saj, keshtuqe kur te kesh kohe per te zgjeruar horizontin tend, futu midis librave dhe do te kuptosh shume me teper se sa duke iu lutur zotit.
  7. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Mire shumeret por po habitem qe edhe ti e dije kete gje para shkencetareve gjermane... lol
    Nejse une korcen ta permenda sepse ti permende mentalitetin shqiptar dhe e ndjeva si detyrim qe te te kujtoja se nuk je as italian as grek e as amerikan...

    Per sa i perket Zotit (se ti e shkruake me z te vogel) me mire preferoj te jem "injorant" dhe te besoj te nje Zot qe ka shume prova (nisem nga ata libra qe kam lexuar une, se ka libra edhe ne usa) se sa te behem "i zgjuar" dhe te besoj te zoti i shumereve apo i yti!

    ps: Ariane u quajt edhe rraca e nazistave por nuk ma do mendja qe ishte me shume "ar-gjend" brenda!
  8. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Ketu nuk eshte teme per fene dhe nese ti ke lexuar kaq mire librat e saj, futemi andej nga teologjia dhe diskutojme per besimet. Cfare praktikon ti, islamizmin, kristianizmin, budizmin apo ebraizmin? Diskutojme te dy dhe shohim se sa i zgjuar je, e sa te zotin te ka bere zoti, per ta mbrojtur. Keshtu do te te jepet mundesia t'i besh nje sherbim te veçante zotit tend duke dhene provat e ekzistences se tij.
    Rri a i vrare, shko ne kishe, (eshte e drejta tende)por mos u mundo te mbrosh ate qe nuk mbrohet.
  9. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Po lere mor shoku se une kam provimet finale te semestrit e nuk kam kohe te merrem me shkencetare forumesh!
    Ta kesh edhe dicka prej meje ngado qe te shkosh: cdo njeri ka te drejte te mbroje ate qe ai beson pa u gjykuar nga besimi yt apo i imi! Kjo vlen per cfaredo lloj fushe te jetes!
    tung
  10. Dardanus

    Dardanus Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Per UFOt a ekzistojne nuk e di, se s'kam pare kurre.

    E per jete tjeter diku ne gjithesi une nuk mundem te besoj qe nuk ekziston.
    Paramendo vetvehten, pastaj vazhdo duke e zvogeluar pamjen dhe mendo per shtepine tende, qytetin, pastaj shtetin, shko ashtu duke e zvogluar pamjen, mendo europa, bota, sistemi yne diellor, pastaj vazhdo ne galaxine tone apo ne rrugen e qumshtit, ne te cilen eshte bota gati si nje mikrrob e kesi lloj galaxi te tjera ka me miliona ne te cilat ka me miliona sisteme diellore qe kan planete, pra ne gjithesi ka me miliarda, miliarda planete te tjera.

    A mundesh te besosh qe vetem Toka ka bime, gjalleresa te tjera dhe qenie inteligjente si njerezit ???

    Nese po, pse jemi ne ketu dhe qka jemi duke bere ne kete gjithesi te "vdekur", disi nuk ka kuptim e gjith kjo.

    -----------
    Une jam une, po ti a je ti ?
  11. we_dont_play

    we_dont_play Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    UFO esht anija kozmike qe jashtokesoret perdorin per te udhetuar o njerezi! nejse besoj se existojn diku ne qielllin tone!
  12. hawk

    hawk Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Po mos u bej kaq fiskal,e dine qe Ufot jane anijet kozmike por eshte emer i lezetshem...si puna e sharpit,saçit me te cilin emertohen antenat parabolike.
    Vitet e fundit me duket nuk flitet shum si ne vitet 60-70...!!
    Ju a keni pare gje !?
  13. FIXHI USA

    FIXHI USA Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    SI ORE NUK EKXISTOJNE UFOT UNE KAM PAS ENE NJI KUSHERI UFO /pf/images/graemlins/lol.gif
  14. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    UFO esht anija kozmike qe jashtokesoret perdorin per te udhetuar o njerezi! nejse besoj se existojn diku ne qielllin tone!

    [/ QUOTE ]

    E para e punes po shoh qe ketu shumica nuk e di ca do te thote "UFO". Fjala "UFO" vjen nga anglishtja dhe do te thote Unidentified Flying Object. Pra me "UFO" pershkruhet nje objekt fluturues i pa identifikuar, dhe persa i perket objektit mund te jete nje avion, helikopterr, balone metereologjike ose thjeshte edhe nje leter celofani ose leter alumini nja 400-500 metra lart ne qiell e cila pasqyron driten e diellit dhe dikuj i duket sikur po shikon jashttokesore /pf/images/graemlins/confused.gif

    Kurse per çeshtjen a ekziston jete diku ne gjithesi, do te thoja qe do te ishte humbje e paimagjinueshme energjije dhe vendi sikur te mos kishte jete (do ishte gjynah si thojne disa)duke marre parasysh pafundesine e yjeve dhe galaktikave.

    Shendet, pare e fat tanve
    AL
  15. Agon

    Agon Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    Sa vete nga ju ishin jasht planetit tone, jasht ozonit. Ku e dini [ndaluar] krejt kjo nuk eshte farse, ku e dini ju qe qielli nuk eshte nje tavan me te cilen UFO-t ose ndonje gje tjeter nuk na perdor si marionete. Njeriu ne kohen e fundit ka arsye te besoje ne gjethcka po gjithashtu edhe ne ufo-t, e me e rendesishmja eshte qe ne te besojme ne Zot dhe te kalojme kohe te mire derisa jetojme ne kete planet. E per te tjerat ka budall qe mirren me UFO e me cka di une, ideat e tyre!!!!!!!!!! /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/crazy.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
  16. we_dont_play

    we_dont_play Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    toka esht planet dhe ne kete planet ka jete si puna jon qe bejm llapa llapa ne forum /pf/images/graemlins/smile.gif kshuqe besoj se ka jete edhe ne planetet e tjera qe disa i njohim dhe disa nuk i njohim!

    OK?
  17. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    po ekzistojne, un e njof njerin quhet we dont play /pf/images/graemlins/lol.gif

    /pf/images/graemlins/kiss.gif
  18. we_dont_play

    we_dont_play Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    o pinkhell, te pakten me inteligjent se puna jote ti je akoma te shkalla pare lol
  19. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    un humane
    ti ekstraterrester
    ska gjo still /pf/images/graemlins/kiss.gif u
  20. we_dont_play

    we_dont_play Fillestar

    Re: A ekzistojne UFO-t?

    how about no!

Share This Page