A eshte "Feja" shkaku kryesor i shume lufterave ne bote?

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Universal, 5 Jun 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Le te sjellim fakte dhe debate konstruktive se si dhe sa ka ndikuar feja apo besimet fetare ne historine e njerezimit, cilat luftera kane iniciuar si pasoje e konflikeve ku kyefjale ka qene feja.



    Diskutim te kendshem!
     
  2. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    feja ose besimi nuk jan shkatar te luftimeve dhe ata qe luftojne ne emer te ndonje feje ose besimi ata nuk i takojn asnje besimi.po te shkonte njeriu sipas besimit lufte nuk do te kishte kurr.por ata qe luftojn nuk jane besimtar dhe nuk besojn ne askund ata nuk besojn as ne kete jete dhe as ne jeten e ardhshme.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [​IMG]

    "Jo, nuk kam dijeni qe ateistet duhen konsideruar qytetare, nuk duhen konsideruar as patriote. Ky eshte nje komb nen Zot." -- ish presidenti Bush

    Perfundimet mund te nxirren vete.
     
  4. Aki

    Aki Paint It Black

    Statistikisht po edhe pse njeriu si qenie uzurpuese dhe egoiste qe eshte perhere gjen nje arsye per te bere lufte.
     
    h3o likes this.
  5. bobo

    bobo marksist-enverist

    Nuk diskutohet, qe po.! Hyjnizmi ka egzistuar qe kur lindi jeta ne toke, pa perjashtim- per arsyene e thjeshte: cdo element jetesor i nenshtrohet "luftes" brenda dhe jashte llojit perkates-, ka thene Versace-, tendec per te siguruar 'perjetesine', sipas kendveshtrimit te elementit...edhe ne "parajsen" njerzore ka molla, lule...etj!, derri dhe lopa jane akoma ne shqyrtim e siper: sa e turpshme, do thoshte nje alge, per njeriun qe lufton me arme!
     
  6. hareid

    hareid Papirus rex

    Konfliktet ne te shumten e rasteve jane bere dhe behen per arsye te interesave, shih psh luften ne Irak, Siri, Afganistan.....Feja keqperdoret vetem per te ber percarje dhe per te i arritur qellimet sa me shpejte.

    Ne vitin 1932, ky problem u trajtua ne nje leterkembim miqesor ndermjet Albert Einstein dhe Sigmund Freud dhe u botua ne librin “Pse lufta?”, liber ky, qe per shume vite u la ne heshtje, ose me sakte qellimisht u harrua.
     
  7. katsune

    katsune cherry blossom

    e njoh mire kete leterkembim ngaqe e kam perzgjedhur si teme per tezen e matures dhe e kam analizuar ne detaje. ne kete leterkembim permenden sigurisht edhe interesat qe shtyjne shtetet, popujt, tribute dhe organizatat e ndryshme drejt dhunes, pra drejt luftes. por interesat nuk kufizohen vec ne interesa materiale, interesat mund te jene dhe ideologjike. a nuk ben pjese edhe feja ne kete grup?
    ne leterkembimin shprehet qarte, ashtu sikurse shprehet qarte edhe deshtimi i feve per te mbrojtur paqen ne bote. nga ana tjeter vihet theksi tek llogjika e paster, tek nevoja per nje grup njerezish te perzgjedhur me virtyte te larta morale te pakorruptueshme, shprehje te arritjes maksimale te civilizimit, te cilit t'u jepet e drejta e plote me mirenjohje kolektive per te zgjidhur cdo konflikt ekzistues dhe potencial.
     
    gurax likes this.
  8. COB

    COB Primus registratum

    Shpeshherë feja përdoret si tampon për të legalizuar luftën. Disa shtete nën petkun e fesë fshehin nacionalizmin fashist si psh Izareli, Greqia, Irani, Serbia etj.

    Por nuk mund të fajësohet feja për luftërat pasi që asnjë fe (abrahamike) nuk preferon luftën. por promovojnë paqen. Islami dhe Krishterimi njihen si fe të paqes, Judaizmi jo aq shumë.
     
  9. Johana

    Johana Forumium praecox

    E vetmja menyre per gjarprin te mbijetoje eshte te shpallet ZOT.

    Te gjithe i kane thurrur hymne Zotit duke i thurrur hymne vetvetes. Ne momentin e fundit kur te shohin veten ne pasqyre dhe te kerkojne ndihme, FATKEQSISHT vetvetja do t'i imitoje dhe do t'u kerkoje ndihme. Ne momentet e fundit me dhenien e fundit te frymes te vetshpallurit zoter nuk do te dine ke te lusin.Do te shuhen.

    Zoti eshte kunder derdhjes se gjakut. Zoti nuk e duron dot gjakun. Zoti nuk rrethohet nga kufoma dhe te semure spitalesh. Zoti nuk e do luften. Ne cdo moment qe eshte derdhur gjak eshte bere likuidimi i tempujve te strehimit te shpirtit. Mekat i Madh! Duar te ngjyera me gjak! Toka te lara me gjak! Para te ndyra me gjak!

    Ku ka qene Zoti. Per te te lene me barre???

    Asnje gje qe ka lindur para Zotit ekziston. Ekzistenca dhe jeta fillojne me lindjen e Tij. Absolutisht asnje sekonde me pare. Cdo gje perpara tij eshte zhdukur. Njehere e pergjithmone.

    Nese pas cdo lufte eshte ndjere nje bum i madh krijimtarie dhe zhvillimi ekonomik nuk eshte merita e luftes qe e ka sjelle kete gje. Lufta thyen veze, nese une me keto veze te thyera (kur ju thashe MOS) bej dicka me te mire, si psh nje omlete per te lepire gishtat, ESHTE merita ime.


    JC
     

Shpërndajeni këtë faqe