A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Albinos, 10 Oct 2003.

  1. jula

    jula Primus registratum

    Re: A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

    Fujiko, edhe Stalini kur shihej para pasqyres, nuk e besonte se ishte ai vete...

    Nuk e dija kete, per me teper citimi i Marxit u referohej pikerisht Stalineve..."Rend me i larte shoqeror qe vjen pas kapitalizmit..."
    pas kapitalizmit
    pasi kapitalizmi eshte realizuar plotesisht
    pas, pas, pas, pas...

    Nuk pretendoja ta komentoje sic duhet, po ja qe komenti origjinal egziston.
    Qe te mos vazhdoj nje diskutim te kote qe ne gjeneze, po te them qe jam dakort, komunizmi ishte, eshte dhe do te jete pasqyrim i Mesjetes. Jam gjithashtu dakort a priori me gjithcka qe shkruan. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Shendet.
     
  2. Albinos

    Albinos Primus registratum

    Re: A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

    Okej Fujiku vazhdojme.

    <ul type="square">
    [*]Dalja e individit dhe ambiguiteti i lirise
    [/list]

    Para se te analizojme temen tone kryesore, ceshtjen e kuptimit te lirise per njeriun modern dhe perse dhe si ai kerkon t`i largohet, duhet te shqyrtojme nje koncept qe mund te duket pak i cuditshem ne realitetin e tanishem.
    I referohem konceptit se liria karakterizon eksistencen njerezore si te tille dhe gjithashtu , se kuptimi saj ndryshon sipas shkalles se ndergjegjesimit qe njeriu ka per veten si qenie e pavarur dhe e dallueshme.

    Historia soiale e njeriut filloi ne moemntin kur ai, duke dale nga nje gjendje unitetit me boten natyrore, u be i ndergjegjshemm per vetveten, si njesi e ndare nga natyra rrethuese dhe nga njerezit e tjere.
    Megjithate ky ndergjegjesim ngeli per nje periudhe te gjate kohe.
    Individi vazhdoi te ishte teper i lidhur me boten natyrore dhe sociale prej se ciles doli, megjithese pjeseirsht ndihej si nje njesi e ndar, ende ndjente se bente pjese ne boten rrethuese. Procesi ne rritje i shkeputjes se individit nga lidhjet e tij fillestare, nje proces qe mund ta quajme "individualizem" duket se e ka arritur kulmin e vet ne historine moderne dhe pikerishtne shekujt qe shkojne nga Reforma ne kohen tone.

    Ne historine tone vetjake te individit gjejme te njejtin proces.

    Femija lind kur nuk eshte i bashkuar me nenen dhe behet nje njesi biologjike e ndare.
    Ne moshen kur, duke folur ne kuptimin figurativ, femija nuk e ka keputur akoma plotesisht kordonin kerthizor, qe e lidh me boten e jashtme, individi privohet nga liria, por keto lidhje i japin sigurine dhe ndjenjen e perkatesise dhe se i ka rrenjet diku.
    Mendoj ti quaj keto lidhje qe eksistojnepara se procesi i individualizmit te kete lejuar daljen e plote te nje individi"lidhje primare.
    Ato jane organike ne kuptimin qe bejne pjese ne zhvillimin normal njerezor, nenkuptojne mungesen e individualiteti por japin edhe sigurine, drejtimin dhe orientimin e individit.

    Ato jane lidhje qe lidhin femijen me nenen, anetarin e komunitetit primitiv me klanin e tij dhe natyren, njeriun mesjetar me kishen dhe kasten e tij sociale.

    Sapo te arrihet stadi i individualizmit te plote dhe individi te lirohet nga keto lidhje fillestare, ai gjendet para nje detyre te re: te orientohet dhe te hedhe rrenje ne bot dhe te gjeje sigurine ne menyre te ndryshme nga ato karakteristike te eksistences se tij paraindividualiste.

    Atehere liria ka nje kuptim te ndryshem nga ajo qe kishte para se te qe arritur ky stad i evolucionit.

    Kaq per sot per lenden ne paraqitje te marre hua nga nje liber shume interesant.
     
  3. ane

    ane Guest

     
  4. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Si mesjeta dhe komunizmi te dyja njelloj jane.Por mbas kohes se mesjetes filluan te zhvilloheshin qytetet dhe jeta e njerezve mori perparim.Ndersa ne jemi vend i ardhem pas komunizmit por nuk jemi dhe shume te zhvilluar si ne ate kohe.Ja merr me sakte vendin tone qe nuk eshte i zhvilluar ekonomikisht pasi nuk i ka plotesuar te gjitha kushtet e domosdoshme per tu antaresuar ne be,shkaku jane:Varferia,lufta e partive politike,shkaterrimi pas lufterave.si dhe ndikon dhe regjimi komunist pasi ne pasojat e asaj qeverisje po vuajme dhe ne ditet e sotme.
     

Shpërndajeni këtë faqe