A janë Maskarenjte më interesantë e më të Modës se Heronjtë ?

Diskutime tek 'Legjislacioni Shqiptar' filluar nga Universal, 28 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Qeveria Rama është duke punuar me ngulm për të rivendosur Shqipërinë në binarët e integrimit por për këtë ka qënë e detyruar të hapë kapakun e pusetës së m…t dhe të qelbsirllëkut 24 vjeçar, dhe jo ka shkaktuar një reaksion të paparë si nga Opozita ashtu dhe nga krimi i organizuar dhe i paorganizuar të cilin ndoshta pa dashje opozita e kishte lënë të lirë të livadhiste në drogë, trafikim, në shkelje të plotë të ligjit, në mosrespektim të ligjit, aq sa kush ishte kriminel dhe mascara apo i korruptuar ishte por mbetet edhe sot më i nderuar se një njeri i thjeshtë i ndershëm e që zbaton ligjin.
    Reaksioni i fortë që ndodhi dhe vazhdon pas 23 qershorit, dhe kundërshtimi në çdo hap ndaj veprimeve të maxhorancës për të përmirsuar gjëndjen (e cila sigurisht me përkrahjen e BE dhe SHBA po fillon të përmirësohet), e ka vënë në dilemë qeverinë dhe qeverisjen; ose qeveria do të vazhdojë të pastrojë pusetën e hapur (kapaku i është vjedhur prej kohësh pusetës), megjithë kutërbimin e historive dhe ngjarjeve të ndodhura këto vite, ose do të detyrohet të mbyllë këtë pusetë e ta lërë Shqipërinë të papastruar e të lëngojë nga mëkatet e m..trave të korrupsionit dhe të krimit 24 vjeçar.
    Në këto raste të gjithë personazhet negative në Shqipëri për shkak të mos dënimit të tyre, ose për shkak të shmangies nga ligji janë bërë personazhë paradoksalisht të dashur për publikun …sepse ata dalin në media për të justifikuar hajdutllëkun, ata flasin në konferenca për të justifikuar maskarallëkun, ata pasurohen me të shpejtë sepse kanë përqafuar batuttën: `.. nuk është fajtor ai që vjedh por.. ai që kapet`, ata me ndihmën e politikës vijnë nga provinca e bëhen ministra e drejtorë pa meritë, bëhen këngëtare të dëgjuara pa patur zë, bëhen artistë të njohur nëpërmjet miqësisë dhe medias, bëhen filosofë sepse i a japin këtë atribut vehtes nëpërmjet rekomandimeve të politikës, janë të njohur si tutorë dhe drogaxhinj e për këtë maskarallëk respetohen nga policët prokurorët e gjykatë sit (në shkelje të plotë të ligjit).
    Pra, c`po ndodh kështu më njeriun e thjeshtë, me atë që respekton ligjin, me atë që respekton martesën, me atë që punon gjithë ditën, c`po ndodh me heroin dhe heroinat e shqiptarëve e të Shqipërisë?
    Këta sigurisht janë jashtë modës dhe… heshtin.
    Askush nga ata nuk merret si shëmbull nga gjyshja apo mamaja për të rritur djalin apo vajzën, përkundrazi, prindërit u thonë fëmijve të tyre, bashkëmoshatarët u thonë shokëve të tyre, kuçkat plaka u thonë të rejave të hutuara: shkoni e shihni se c`bën Bleona, shikoni se si rri pa fustan Rihana, shikoni trimat e Lazaratit se si bëjnë para, shkoni pas ISIS-it se aty bëhen lekë, merrni diploma fallso qe te mos lodheni për të mesuar kot, shkoni vidhni ndonjë bankë si në ato filmat e digitalbit, ndahu nga gruaja apo burri që është në vështirësi, etj, thënie të ditës e të kohës si këto. Gjëndja nuk është e mirë në shoqërinë shqiptare.
    Autorja e disa romaneve dhe novelave të njohura `Infidel` (I pabesi), `Nomadi`, `Heretiku`, dhe kritikuese e ashpër kundër islamit, por edhe kundër gjymtimit seksual të grave në shoqërinë islame, Ayaan Hirsi Ali (1969) që është një shkrimtare aktiviste dhe politikane amerikane (por edhe ne Hollandë ) e lindur në Somali, spjegon se: `` ..ne nuk mund të bëjmë dallimin midis të mirës dhe të keqes. Është e vështirë të imagjinohet kemi kaq pak libra të tillë…``( (http://www.nytimes.com/2015/03/22/bo...book.html?_r=0).
    Pikërisht dallimi `midis të mirës dhe të keqes`, ky është dhe një nga problemet e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë viteve të tranzicionit, në të cilën përplasja dhe ndikimi i personazheve negative, keqbërësit, kriminelët, horrat, batakçinjtë ,ni këtë shoqëri të mbyllur ka dhënë një efekt paradoksal dhe në disa raste shkatërrues në drejtim të koncepteve midis të mirës dhe të keqes, midis Heroit dhe Heroinës dhe - Batakçinjve Horrave, të korruptuarve dhe kriminelëve; aq sa nga përsiatja disa vjeçare e fenomeneve të tila në të cilën media dhe politika (sigurisht nëpërmjet medias) ka luajtur një rol të padiskutueshëm e më tepër negative – në zbutjen apo neutralizimit e efektit të rolit të së keqes në shoqëri, duke i treguar kësaj shoqërie tashmë të çoroditur se.. të jesh i keq ose hajdut, apo kriminel, nuk është ndonjë gjë e ulët dhe e neveritshme (ashtu siç është në fakt), në shoqërinë e sotme kapitaliste ku qëllimi kryesor është të bëhesh i pasur, të bëhesh i pushtetshëm, me çdo lloj mënyre,
    Në këtë rast, pas shumë viteve bombardim mediatik me fenomene negative të të gjitha llojeve mbi shoqërinë shqiptare, vjen një moment që Horri, i Korruptuari, Krimineli, duket sikur nuk është ashtu i keq e që duhet luftuar, por këta karaktere madje janë më interesantë se heronjtë e vërtetë , ata që kanë bërë mirë, ata që kanë dhënë jetën për atdhe, ata që respektojnë ligjin , të cilët në fakt kur i dëgjojmë dhe i shohim na duken çuditërisht pak ..të mërzitshëm.!?
    Përse ky ndryshim vëndesh në tablonë standarte të së mirës dhe së keqes? Përse fjala e urtë `Më mirë syri dhe Nami`, sot të jep përshtypjen e një veprimi jo të mirë se .. askush nuk do të heqë syrin për t`ju fshehur namit të keq që mund të fitohet gjatë jetës duke mos zbatuar ligjet dhe duke i shkelur ato.
    Dhe për këtë e ka fajin politika shqiptare, media që nëpërmjet tregimit me imtësi të prapësive dhe intrigave që e kanë çuar individin e keq në krye të politikës, apo të shoqërisë, duke mashtruar me vota, me rrushfet, me para, duke korruptuar institucione, e shoqëri të tëra, duke shpifur e intriguar, duke injoruar traditën fetarë dhe moralin, duke nxjerrë në media trupa lakuriq e duke i komentuar ato nëpërmjet medias televizive, dhe radiofonike, më spote, komente, debate, çdo ditë, çdo orë, çdo muaj, e vit për vit, kemi krijuar pa dashje (apo edhe me dashje, për të justifikuar veprimet tona të pahijshme e në kundërshtim me ligjin), `Heroi` negativ i cili është më interesant se sa Heroi apo Heroina positive, të cilët këta të fundit duken të mërzitshëm tashmë në sytë e publikut të hutuar nga kjo propagandë e çfrenuar e cila tashmë lartëson
    anti-fjalën e urtë në dëm të asaj që thamë më sipër: ``Më mirë Nami se sa Syri?!``
    Këtë element negativ të Namit e ka në mënyrë të egzagjeruar edhe bota mbarë e cila me librat, filmat, subjektet tregon se nëpërmjet të keqes mund të arrish gjiçka, dhe se nëpërmjet të mirës në përgjithësi ngelesh I varfër…. Pra është konceptuar vetëm në sfondin e pasurisë dhe të bërjes interesant para mediave televizive nacionale apo dhe ndërkombëtare , pavarësisht nga se bëhesh interesant.
    Dhe dalja e Namit është më e lehtë nëpërmjet veprimeve të pamoralshme dhe shkeljes së ligjit, të cilat sot e deri tani në Shqipëri kanë marrë `legjitimitetin` nëpërmjet frazës që në fillim përdorej me pëshpërima kurse tani flitet hapur se ``… e mo.. mirë bëri.. të gjithë bëjnë kështu…..``.
    Sipas autores Ayaan Hirsi Ali shkrimtarët më të mirë të kohëve të sotme që ajo i ka lexuar si: ian McEwan, Cormac Mçarthy, William Langewiesche, Jeffrey Goldberg, Charlie Rose, Megyn Kelly, Asra Nomani, and Anderson Cooper, në përgjithësi maskarejtë kriminelet e novelave ( shumë nga to të bëra telenovela apo filma), janë inteligjentë dhe më interesantë se sa heronjtë dhe heroinat, dhe pavarësisht se e mira fiton, - e keqja mbetet më e favorizuar në mëndjen e teleshikuesit apo lexuesit.
    Kjo ka krijuar në mbarë botën një keq informim dhe një keqinterpretim të mesazhit të veprës apo filmit aq sa dhe në mediat televizive, në thashethemet midis njerzve, është krijuar një presion i vazhduar psikologjik mbi domethënien e së keqes , dhe kjo e keqe justifikohet për shkak të sistemit shoqëror jo perfekt, cili pjell më shumë e ç`do ditë negativitete duke patur qëllimin kryesor fitimin e parasë- pushtetit- seksit-pronave.
    Imitimi më shumë i njerzve me të kaluar jo të mirë por të famshëm për negativitetin gjatë jetës së tyre dhe glorifikimi i tyre si Al Kapone (edhe ne e kemi një kengë të Eipta 5), Il Padrino, ISIS, Hitler, Stalin, glorifikimin në vënd të Bashkëpuntorëve të Nazi-Fashizmit, interesimi ndaj kriminelëve dhe hajdutëve se si vjedhin se dalin pa u lagur dhe pa uprekur nga ligji (nëpër filma dhe në jetën e përditshme), prania e përhershme e konflikteve të rënnda politike dhe mënyra se si politikanët tanë ja kanë hedhur dhe po ja hedhin me sukses shkeljeve të bër nga ana e tyre daj ligjit shqiptar, reagimi negativ i një pjese të madhe të popullsisë kur qeveria u kërkoi të paguanin paratë e dritave dhe të korentit, tregon se lënia e kokrës së namit nuk na qënka ndonjë gjë e keqe sidomos kur ajo shpërblehet me daljen në televizor qoftë edhe për keq, apo kur shoqërohet me fitime të majme dhe ligji nuk të dënon fare apo të dënon lehtë si p.sh., në rastin e Fullanit.
    Në këtë mënyrë lufta deficiente ndaj korrupsionit, ka krijuar në popull një imazh negativ për ta adhuruar në vënd të atij pozitivit, duke parë se personazhi pozitiv, njeriu që përpiqet për mirë, heroi që shpëton jetë njerëzish, heroina që i shpëton tutorëve por vuan për bukën e gojës, në përgjithësi nuk jetojnë mirë ose jetojnë thjeshtë, në krahasim me imazhin fshataresk të shoqërisë sonë të izoluar nga komunizmi për gjithë ato vite, imazh i cili e kishte zanafillën tek reklamat e viteve 70-80 të RAI-t , apo të TV Beogradit e Prishtinës , apo dhe të tv greke të asaj kohe.
    Këto imazhe të prindërve tanë, tonat dhe bijve tanë të cilat a transmetuan ne atyre- kanë krijuar një precedent që përputhet edhe me disa tradita tona negative si Përtacia e Dembelizmi , se- pasuria dhe fitimi i parave është gjithçka, dhe se me ato, mund të fitohen lehtë po të shkelësh ligjin, sepse edhe po ta shkelësh sipas katundarise tonë që drejton vëndin prej 24 vitesh-``…..burgu për burrat është….``.
    Problemi është serioz sepse është masiv në shoqërinë tonë shqiptare, ku Heronjtë heshtin dhe Maskarenjtë lëvdohën, ndonëse ky problem egziston edhe në botë, ata të paktën nuk i harrojnë Heronjtë e tyre të popullit dhe të kombit ashtu siç jemi duke bërë ne, dhe as nuk konfliktohen për datat përkujtimore të rëndësshme për të cilat duhet të respektohet vullneti i popullit dhe jo i ndonjë politikani apo grupi mediokër.
    Shpresat zvogëlohen nga dita në ditë pikërisht se shoqëria shqiptare e goditur rëndë në traditën e saj konservatore por që e ruan familjen, e goditur në religjiozitetin e saj nëpërmjet ateizmit anarkik e të degjeneruar nga ana sociale, e goditur në pronën e saj e cila ka pak gjasa të rimerret, e goditur në mungesën e vëndeve të punës duke shkaktuar emigracion masiv, e goditur në dashurinë e saj për vëndin dhe heronjtë që dhanë jetën për pavarësinë e saj dhe për çlirimin e vëndit, por që sot pak kujtohen institucionalisht, - të gjitha këto i kanë hapur rrugën amoralitetit degjenerues dhe harresës mizore e cila në këtë sistem globalist që po jetojmë, do të humbim identitetin dhe traditën tonë vetëm për të fituar pushtet, do të humbin krenarinë dhe dinjitetin tonë për një grusht para, do të humbim familjen tonë për një jetë me prostituta e imoralitet, do të humbim fëmijët tanë për një jetë të vetmuar e meskine e të pseudo-rehatshme.
    Shpresoj që të mos jetë kështu e ardhmja jonë.
     

Shpërndajeni këtë faqe