A jemi mediokër?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Vis Elbasani, 28 Mar 2003.

  1. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    A jemi mediokër?

    (Meqe nje teme e tille mungonte...)

    Njeriu nuk lind i mesuar. Meson rruges... E, megjithate, shpesh ne jete jemi medioker, perderisa kufizojme perpjekjet vetjake per te mesuar me shume, per te gjykuar me thelle.

    Nese e ndjeni veten medioker, c'beni per t'u shkeputur nga mediokriteti? Si e dalloni nje medioker ne krahasim me veten?
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A jemi mediokër?

    ...dhe ti pret qe dikush te vije ketu e te vetedeklarohet me shkrim qe eshte medioker :confused:
    E pamundur.
     
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: A jemi mediokër?

    Pyetja nuk eshte titulli i temes. Ftohen diskutime mbi mediokritetin.

    Përveç Niçes, të cilin do të kem rast ta përmend, edhe Napoleoni e kishte zët mediokritetin, duke e shprehur në këtë mënyrë:
    “…Megjithatë, ajo që ka arritur nuk i mjafton! Kur bashkë me Byrrienin ndodhet në karrocë për t’u kthyer në Francë, pas dy vjet qëndrimi në Itali, thotë: “Edhe disa fushata si këto dhe kemi siguruar një vend mjaft të mirë te brezat e ardhshëm.”
    Miku i thotë se një gjë të tillë e ka siguruar, por Napoleoni replikon duke qeshur: “Byrrien! Ke një zemër të artë. Po të vdes sot, jam i bindur se historia botërore e dhjetë shekujve më vonë nuk do të më kushtonte më shumë se një gjysëm faqeje!” (“Napoleoni”, E. LUDVIG, botimi shqip 1999, fq. 85)
     
  4. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A jemi mediokër?

    Mediokriteti nuk tolerohet ne art, ne muzike, ne poezi ne politike, ne media.Kjo e fundit gjithnje e me teper prezente, media qe duken si prapavije e grupeve polifonike e mbajne iso te shemtuara.

    Cfare tingellimi absurd!

    Nuk gelltitet nje veper mediokre, acaron, ne vend te percimit te vlerave percudnon realen, eshte nje lloj anti dhe pseudo-propogande qe percon anti-vlera pa hezituar te mveshi me nje tis ironie ndaj se vertetes.

    Nuk e honeps dot!

    P.s.Ku je Vis Elbasani :confused: /pf/images/graemlins/frown.gif :confused:
     
  5. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: A jemi mediokër?

    mendoj se ne tere historine e njerezimit kane qene shume pak ata qe nuk kane qene medioker. Po flas per ata njerez qe kane bere historine, ne te mire edhe ne te keq. Pjesa tjeter duan apo nuk duan jane medioker.


    Problemi qendron tek pyetja "çfare domethene tre jesh medioker?????"


    :confused:
     
  6. Rhea

    Rhea Primus registratum

    Re: A jemi mediokër?

    Issi s'po kuptoj si mund te japesh pergjigjen dhe pastaj te thuash qe s'kupton pyetjen? :confused:
     
  7. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: A jemi mediokër?

    Puetja ishte ne kuptimin se çfare eshte mediokriteti per secilin prej nesh.
    Per mua eshte jeta normale e 99% te popullsise boterore.
    Dhe fakti qe une them se jane jashte mediokritetit vetem te medhenjte qe bejne historine shpreh idene time mbi kete argument.
    çfare eshte mediokriteti per ju te tjeret??
     
  8. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    Re: A jemi mediokër?

    nuk jemi kot me thone se isha i dite me banin me benc edhe po kaloshim rruges kur shofim 2 goca qe po u kthenin nga shkolla. "a i ngacmojm?" i thash un banit. po tha ai direkt. po e tha aq seriozisht edhe kto gocat e kuptun edhe ky i ra buris kto than kot e keni se jemi te zona edhe shkun u ulen me i lokal.edhe ne shkum aty u prezantum pastaj edhe ato nuk ishin te zona na kishin rejt edhe u kthym me benc. ja nje rast qe nuk jemi medioker ja e shef vet ti. bani pastaj iku i futi 2000lek benxine bencit edhe iku ne shpi "PO I FUS I CAP BUKE" tha. e tregoi edhe ai qe ishte cun persmari. une them qe nuk jemi aspak medioker edhe nuk eshte gje e mire te jesh i tille qe edhe shoqeria e denon mediokritetin.
     
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: A jemi mediokër?

    Kjo verejtje i drejtohet isit:

    Kam pershtypjen se kur flet per ata qe bene historine, e ke fjalen edhe per Napoleonin, si njeri qe luftonte mediokritetin ne maksimum. Po c'mendon ti per ata qe shkruan jeten e Napoleonit, per ata qe transformuan menyren e vdekjes se Napoleonit? C'te perbashket kane historishkruesit(psh, kundershtaret e Napoleonit) me historiberesit (Napoleonin vete)?

    Edhe nje pyetje per ty: Ti, do te doje t'i takoje atij 1%, apo 99% te botes, te cilin ti e quan "mediokritet"?
     
  10. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: A jemi mediokër?

    Sa per kthjellim, meqe na kerkohet, mediokriteti eshte, e formuluar prej meje, ajo menyre jetese ku njeriu bie perfundimisht sapo ka arritur nje nivel te perkohshem dhe modest kenaqesie...

    Sigurisht, Gete apo Nice duhet ta kene shprehur poetikisht ose do ta kene formuluar edhe me mire, po ky eshte thelbi? Pra, a e ndieni veten qe te kete rene ne nje gjendje nga e cila nuk po gjeni nje shtyse per me lart, per nje veprimtari me te madhe, me te ngarkuar, me me vlere?

    Apo luftoni me poziten ne te cilen ndodheni, duke mos e pranuar kurre ate si te perhershme, ose "te-zgjase-sa-te-zgjase!"?
     
  11. astronaut

    astronaut Primus registratum

    Re: A jemi mediokër?

    Vis Elbasani une nuk mund te perkufizoj njerezit si medioker pasi cdo njeri ka lindur per te qene kreativ ne varesi te genit dhe trashegimise.
    Edhe nje punetor i thjeshte ose nje njeri i rendomte, pijanec dicka e tille, mund te dale jashte perkufizimit te medoikritetit.
    Tani problemi qendron ne ate se ne cilen alternative eshte njeriu me aftesi te medha.
    Nje njeri negativ qe eshte mesuar tere jeten e tij te vjedhe, besoj nuk e ka te veshtire te hyje brenda ne shtepine e nje fqinji e te vjedhe ne mes te nates pa problem fare dhe ky akt perben nje akt me vlere negative dhe nuk mund ta quajme medioker.
    Nje politikan i afte tregon vlerat e tij para popullit te tij.
    Nje doktor gjithashtu.
    Nje mesues gjithashtu.
    Etj etj.
    Populli shqiptar ne Shqiperi ne pergjithesi eshte medioker persa i perket kultures, arteve,shkencave dhe shume fushave sepse mediokriteti nuk shkulet nga njeriu duke mos i kultivuar atij nje veprim interesant dhe te dobishem.
    Megjithate po te ishte se bota do te ishte mediokre, besoj sot nuk do te ishim aty ku jemi.
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: A jemi mediokër?

    Ja nje mendim me vlere...!
     
  13. KANiBALJA

    KANiBALJA Primus registratum

    Re: A jemi mediokër?

    Jemi me shume medioker se sa na lejon vetja ta pranojme.
     
  14. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: A jemi mediokër?

    Të bësh një jetë të thjeshtë, të shijosh ëmbëlsinë që jeta të servir në qoshen tënde të paqshme të kësaj bote të mgatërruar, duke u ndjerë vërtetë I lumtur………, nuk besoj se ky është mediokritet (në kuptimin që po flitet këtu të fjalës). Njeriu nuk ka ardhur në botë domsdoshmërisht për të bërë gjëra të mëdha. E madhërishmja shpesh gjendet edhe në vepra fare të vogla, të cilat na kalojnë pa u vënë re, por që bartin mjaft njerëzi në vetvete dhe dëshmojnë për thesaret që ne ruajmë në thellësi të shpirtit. Mjaft njerëz “të mëdhenj” ia dedikojnë famës veprat e tyre dhe për mua ky është një megamediokritet. Ashtu sic edhe mjaft njerëz kanë ndarë me të afërmin e tyre edhe copën e fundit të bukës, dhe kjo për mua është largpamësi e pa krahasueshme. Sepse nëse mediokriteti ose dritshkurtesia ka të bëjë me një dritë të brendshme, dritën intelektuale, atëherë ky veprim fisnik, I këtij njeriu është edhe më I ndricuar, sepse ai ndricohet nga një dritë që buron nga një pjesë edhe më e thellë e vetes, nga shpirti. Me sytë e shpirtit ai sheh mjaft larg.
    Dhe nuk do të isha dakort me Pirust-in per sa I përket popullit tonë. Të mos kesh mundësi, prej rrethanave nga më të ndryshme historike, gjeografike, polititke…., për të zhvilluar shkencat, artet, etj., kjo nuk vjen nga mediokriteti. Unë mund të them se populli ynë ka ruajtur thesare, në folklor, në tradita, në kulturën popullore, dhe kjo duke u ruajtur me fanatizëm, pa ndihmën e shkollave, akademive, madje pa pasur edhe një gjuhë të shkruar, aq më teper I nën njëa një presion të egër, shekullor asimilues nga fqinjët e tij. Një identitet dhe kulturë e trashëguar prej shekujsh, e mbijetuar dhe e ruajtur hermetikisht në nashpërsinë dhe strehën e maleve shqiptare. Kjo dëshmon për një vitalitet të jashtëzakonshëm. besoj se ka mjaft gjëra për t’u studiuar tek ky popull I cili pak njihet, së pari nga vetë ne. dhe nëse I shfrytëzojmë këto thesare duke I zhvilluar nën mundësitë reja qytetëruese besoj se do të bëjmë mjaft përpara.
     
    Megg likes this.
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: A jemi mediokër?

    - Dikur Dafina ishte nje ninfe pylli me nje bukuri marramendese. Apolloni ra ne dashuri me te dhe e ndiqte kudo. Por Ninfa shqetesohej jo vetem nga Apolloni, por nga te gjithe, zoter e vdekatare, te cilet s'kishin faj sepse ajo shquhej mbi te tjere nga bukuria. Merzitja e saj arriti deri ne ate pike sa u tha zoterve: shkaterroheni bukurine time sepse nuk me le te qete!
    Zoterit e degjuan dhe e shndruan ne shkurre, ate qe ne ende sot e kesaj dite e quajme Dafina, (Dafne per popujt e tjere).
    E kuptoni se ç'ndodhi?
    Pikerisht mediokriteti merr jete atehere kur vrasim talentin qe fshihet brenda nesh. Cfare ndodhi me Dafinen, kerkoi te vritej bukuria e saj dhe te perfundonte ne nje shkurre si gjithe te tjerat per te cilen nuk kujtohej me njeri t'i hidhte syte. Nje bime qe vegjeton asgje me shume.
    Mediokriteti? Pergjithesisht e mbartim brenda vetes, ashtu siç strehojme Dafinen, Apollonin dhe zotin. Varte nga zgjedhja qe bejme gjithçka. Mund te vrasim njerin apo tjetrin dhe keshtu mund t'i leme rruge te lire mediokritetit. Pas kesaj njeriu egziston thjesht si nje numer ne regjistrat e gjendjes civile.
    Asnjeri nuk lind medioker, i tille mund te behet ne jete kur me dashje ose jo, vret pikerisht talentin e tij.
    Kur e pyeten Mikelanxhelon se si eshte e mundur qe ben vepra aq te bukura, u pergjigj:
    - Eshte shume e thjeshte. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij te shquaj brenda tij skulpturen. Gjithçka sa mbetet per mua eshte e lehte; heq pjeset e teperta.
    Une do ta shtrija me gjere kete pergjigje, duke konsideruar si bllok mermeri jeten qe ka secili para tij. Mjafton qe te shikosh me syte e imagjinates ate qe kerkon te besh dhe gjithçka thjeshtohet si per mrekulli. Natyrisht, vitet ose koha qe duhet per te realizuar deshiren apo endren, pengesat, dyshimet, problemet, te gjitha keto perbejne skoriet, pjeset e teperta, qe duhen hequr menjane per te nxjerre ne pah vepren, ose ndryshe skulpturen e jetes, por ketu qendron edhe bukuria, tek lufta per t'u xhveshur nga skoriet.
    - Ne ato raste kur deshtojme dhe nuk pranojme shkakun e vertete, me keq akoma kur fajesojme te tjere, bejme nje gabim fatal, sepse jo vetem nuk arrime ta flakim mediokritetin nga vetja por i dorezohemi plotesisht atij. Po e ilustroj me nje shembull qe ndoshta duket vulgar. Eshte njesoj si ne dashuri, kur zemra na dikton dhe nuk e degjojme e bejme tjeter gje. Me pas kur deshtojme e kemi te lehte qe te fajesojme zemren. Ishte gabim, themi dhe ndjejme nje lehtesim te perkohshem. Po a eshte lehtesim?!
    Tha syri: - shikoni ç'mal i bukur ndodhet para nesh!
    Tha veshi: - nuk degjoj gje!
    Tha dora: - po mundohem ta prek, por s'po e gjej!
    Tha hunda: - s'ka asnje mal, sepse nuk nuhat ere mali.
    Dhe te gjithe mbrriten ne konkluzionin qe: syri gabon!
    Keta jane mediokrat ne shoqeri qe kur nuk arrine te shikojne ne perspektive, kur mendja e tyre eshte e kufizuar, gjykojne dhe vleresojne te tjeret me kutin e tyre, pra e mbytin talentin. Nese ne ambientohemi me kufizimet dhe i lejojme, vjen nje dite qe ato te percaktojne rrugen tone. Por nga ana tjeter as edhe nuk duhet te shikojme nga lart posht sepse permban edhe kjo rreziqet e veta.
    - Me pelqen ta mbyll me thenien e dikujt, qe per fat te keq ia kam harruar emrin, e per fat te mire ruaj ne kujtese esencen:
    - Njerzit ne bote ecin ne kolone per nje, - ka thene, - secili mban dy thase, njerin perpara dhe tjetrin pas shpine. Ne thesin para mban virtytet dhe cilesite, ne thesin mbrapa gjithe te metat. Ndersa ecim, cilesite tona i shikojme sepse i kemi para syve, por ne te njejten kohe shikojme edhe dobesite e te metat e tjetrit qe ecen para nesh dhe e gjykojme pa meshire. Harrojme qe mbrapa nesh ecen nje tjeter qe shikon thesin e te metave tona.
     
  16. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: A jemi mediokër?

    ne brendesine tone, ndoshta shume here edhe ne menyre jo te vetedijeshme te tere ne duam ti perkasim atij 1% qe nuk eshte medioker. Personalisht e ndiej veten komplet brenda 99% qe po thoshim me para. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  17. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Ne kemi mesuar gjate jetes per tu bere dikushi ne jete,se besoj te jete dikushi aq medioker.
     

Shpërndajeni këtë faqe