A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga desire, 13 Mar 2003.

  1. desire

    desire Anëtar

    A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    SHpesh me kishin thene qe shkolla e mesme eshte ajo qe mbahet mend se ne shkolle te larte gjithcka eshte ndryshe po asnjehere nuk e besoja, derisa e propova vet.Po eshte me se e vertet,Ju cmendoni?????????????
    Nuk ka me shoqeri si ne gjimnaz tani.A jeni akoma te lidhur me shokte/shoqet si me pare, apo gjerat kane ndryshuar???
    Une do te deshiroja ti kthehesha atyre viteve??
  2. JoNiDa1

    JoNiDa1 Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Varet ne ca aspekti e shef..Mua me mungon shume per faktin qe isha ne Tirane si fillim /pf/images/graemlins/frown.gif
    Persa i perket shoqerise une me ato qe jam pas bere atehere vazhdoj kam shume lidhje..ka qene periudhe e lezetshme sepse se vrisja shume mendjen dhe i merrsha gjerat shume lehtshem /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. mydeir margjoni

    mydeir margjoni Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Me mungojn shume,por edhe tani nuk eshte keq!
  4. TranofiljA

    TranofiljA Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Ne lidhje me ate periudhe...me shume me merr malli per naivitetin tim. /pf/images/graemlins/frown.gif
  5. sonida

    sonida Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    A gjimnaz o gjimnaz :confused:
  6. cokus

    cokus Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    amoni mer jahu se prej ati gjimnazi jemi ca jemi tani.te gjitha gjonat te kqija ne te mira me shum te kqija se te mira me thon te drejten ne gjimnaz i kena msu apo jo?po kishte lezet ama kur lishe msimin ne ikshe pishe kafe m`lokal me gocat e klases.ato qe flisin per provime ne ty qe tu cate gajdja lol.nejse esht nje periush qe skena per ta harru kurr. :rolleyes:
  7. desire

    desire Anëtar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    MBASE DHE TANI NUK JEMI KEQ PO DHE SI VITET E GJIMNAZIT NUK KA.UNE PER VETEN TIME KAM QENE DHE JAM SHUME E LIDHUR ME SHOQERIN, DHE MEGJITHESE KAM SHOQERI DHE TANI SI AJO E GJIMNAZIT AHA NUK ESHTE.
    VUAJ SA TE DUSH PO NE FUND NJE HIC............
  8. crazy

    crazy Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Per mua si shoqeria e gjimnazit nuk ka e s'ka per te pasur asnjehere.Kemi qene pa probleme e do te doja shume qe te kthehesha por e di qe eshte e pamundur ndaj i kujtoj me kenaqesi.Edhe sot shoqeria ime me mire jane ata qe kam njohur qe ne gjimnaz.Shpresoj te ritakohemi per takimin mbas 5 vjetesh mgjth edhe 3 kane mbetur
  9. Petroninsja

    Petroninsja Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Me qan zemra kur i mendoj, vite fantastike ja kam kaluar shume mire.... por ce do nothing good lasts forever....
    Pershendes gjithe maturen 99 te Petro Nini.... /pf/images/graemlins/tongue.gif
  10. erma

    erma Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Une them qe si shoqeria e gjimnazit nuk ka me dhe nuk ka per tu rikthyer ndonjehere edhe pse do te doja shume.Une e kam vitin e pare qe e kam mbaruar maturen dhe shoqerin e vertet qe kam patur ato 4 vjet i kam edhe tani dhe jam si me pare me ta edhe pse jemi larg nga njeri tjetri.
    4 vjet bashke i kaluam
    shkollen e mesme e mbaruam
    maturante a jeni bashke
    erdhi koha per tu ndare....
    pershendes gjithe shoqerin time me kete kenge dhe shpresoj te takohemi ne 20.08.2004....... /pf/images/graemlins/smile.gif
  11. inah

    inah Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    mua me mungojne shume shume :cry: :cry: :cry:
  12. inah

    inah Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    pershendes maturen 99 tek a.z.cajupi.
  13. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Me qan zemra kur i mendoj, vite fantastike ja kam kaluar shume mire.... por ce do nothing good lasts forever....


    Nuk ta ka fajin njeri qe nuk ngele ne klas keshtu qe do kishe perserit maturen disa vjet rrjesht /pf/images/graemlins/laugh.gif
  14. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Shkolla mesme + adoleshence = nostalgji :rolleyes:
  15. orikum

    orikum Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    nostalgji?po dhe perse me disa nga ata/o kam akoma lidhje dhe shikohemi shpesh.po prape nuk eshte ai ambient apo atmosfere qe ishte ne ato vite.megjithate per mendimin tim boll te jesh ne kontakt dhe kjo eshte dicka qe ndikon per te shuar pak nostalgjine.
  16. desire

    desire Anëtar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Sa do qe te komunikosh nuk eshte njelloj si te jesh afer dhe aq me teper si ti perjetosh dhe njeher ato momente.Te them te drejten dhe une komunikoj me shoqerin po ve re qe dhe ata jane larguar pak(e kam fjalen per ata qe vazhdojne shkollen atje,se me keta qe jane ketej jemi pak a shume ne te njejten barke.
    PERSHENDES MATUREN 2001 TE "J.NDREKO,,
  17. inah

    inah Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Ke te drejte desire.kjo eshte e verteta.sepse shoqria e vjeter gjen shoqeri te re ben tjeter jete,dhe kur ne shkojme atje sado te mundohen ata per te dale per ti takuar kane krijuar rrethet e veta organizohen ne menyre tjeter.keshtu qe kohet e gjimnazit nuk kthehen kurre me. :kiss: nje puthje shoqerise se vjeter te gjimnazit.
  18. Odea

    Odea Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    Ehhh....gjimnazi! Me ka marre malli shume per ate ne shqiperi se ketij knej sdu te ia shof bojen.
    Ne tiron arrita me bo vetem dy vitet e para tek samiu dhe pastaj erdha ketej me familjen. Gjimnazi ketej nuk krahasohet kurreee me gjimnazin e shqiperise. Ne shqiperi te qenuri ne te njejten klase dhe prania e te njejtave probleme tek jeta jote sikur te bashkon me shume me njerezit. Une akoma vazhdoj te kem shoqeri me shoqet dhe shoket e klases por numri eshte zvogeluar shume. Asnjeri nga ne ska me kohe per njeri-tjetrin edhe pse ia kushtojme vetes disa minuta ne tel me ta. Une per vete do doja shume qe ta kisha mbaruar gjimnazin atje pasi ketej nuk durohet dot fare. Ketu gjimnazi eshte periudha me e shemtuar e gjithe jetes.... :cry:

    Zot, sa me ka marre malli :wub: /pf/images/graemlins/frown.gif :cry:


    Odea :angel:
  19. sonora

    sonora Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    amon se me kujtohen ato "ambjentet" qe benim te shtepite e njeri-tjetrit.Mbyllnim dritaret me batanije qe te behej erresire.Ambjent,pra! si neper diskot e botes!Edhe pinim ponc.portokalli.E s'ja ndaja syte asaj qe kisha qejf gjate gjithe ghimnazit e me cahej zemra te kerceja me te.
    Eh gjimnaz!perzierje e naivitetit me kontradiksionet e karakterit te nje adoleshenti!
  20. asklepi

    asklepi Fillestar

    Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh.
    cna preket ne plage o njerez.si gjimnazi nuk ka.ne kemi qene nje grup shokesh,dhe vazhdojme te jemi akoma edhe sot qe kane kaluar shume kohe.ca djem kane ikur ,dy kane vdekur,dhe ne te tjeret vazhdojme te cojme perpara traditen e grupit tone.
    ndoshte me kalimin e viteve do jemi "djem qe s'qeshin me si dje"(vargje nga kenga djemte e akullthyesve) por nejse,vitet e gjimnazit qene ato qe na bashkuan dhe na lane kujtime te pashlyeshme ne jete.shkolla e larte ka gjera te tjera,por jo si ato dite kur cdo gje behej per momentin ,per te sotmen,pa u menduar gjate perpara dickaje qe do te te jepte kenaqesi.
    pershendetje ne kujtim te atyre diteve.

Shpërndajeni këtë faqe