ADHURUESIT KUJTOJNE TE MADHIN PRESLEY

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga peson, 13 Jan 2005.

  1. peson

    peson Primus registratum

    ADHURUESIT KUJTOJNE TE MADHIN PRESLEY

    Elvis Presley
    [​IMG] [​IMG] [​IMG]

    Adhuruesit e atij qe eshte quajtur si Mbreti i muzikes "rock'n'roll", shenuan te shtunen 70-vjetorin e lindjes se te famshmit Elvis Presley.

    Ne qytetin Blekpull (Blackpool) ne Angli qe eshte i famshem per kazinote, u mbajt nje spektakel per te gjetur imituesin me te mire ne Evrope te Elvisit.

    Ndersa festimet ne Shtetet e Bashkuara u perqendruan ne qytetin e tij te lindjes Greisland, Tenesi.

    Atje orkestra simfonike e qytetit Memfis ishte nje nga pjesemarresit e festimeve 4-ditore.

    Kenga e Elvisit, Jailhouse Rock, pritet te zere vendin e pare ne javen e dyte te janarit ne klasifikimet e kengeve me te shitura.

    Edhe ne qytetet e tjera evropiane pati festime me kete rast.

    Ne France adhuruesit e muzikes festuan permes nje koncerti, kurse ne Bon te Gjermanise u hap nje ekspozite.

    Sikur Elvisi te ishte gjalle 70-vjetori i tij do te kishte terhequr nje vemendje mjaft te madhe. Adhuruesit e tij nga e gjithe bota do te kishin ngritur cadrat ne qytetin e tij te lindjes, ku do te kishte festime pa fund.

    Kevin Kern, zedhenes i kompanise qe kane te drejten e markes Elvis Presley, thote se interesimi per yllin e muzikes vjen ngaqe krijimtaria e tij nuk njeh moshe.

    "Ai e nisi karieren ne vitet '50, vazhdoi ne vitet '60 dhe perfundoi ne vitet '70 kur edhe vdiq. Muzika e tij vazhdon akoma, ajo nuk njeh moshe dhe do te degjohet vazhdimisht," thote Kevin Kern.
    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe