ADN -/- DNA

Diskutime tek 'Mjekesi dhe Biokimi' filluar nga gjekec, 26 Feb 2003.

  1. gjekec

    gjekec Fillestar

    ADN -/- DNA

    Heliksi i dyzuar (perkthimi?)

    [​IMG]

    I zbuluar? shekullin e fundit por ne perdorim nga format e jeteses prej miliona/miliarda? vjetesh /

    Dna e orizit esht vene ne shifra kompletisht, se shpejti do vije dhe ajo e njeriut/ Pa u kufizuar me klonimin ne kete teme do me pelqente, jam i sigurt jo vetem mua, cdo informacion qe do kishit ne kete fushe (?) shkencore/biologjike.

    [​IMG]

    U mundova ta prezantoj temen Principeli-style, /pf/images/graemlins/wink.gif . Shpresoj te degjoj diskutime interesante.
  2. Guest

    Re: ADN -/- DNA

    ADN o DNA eshte nje acidet berdhamore qe ndodhet ne qelizat e cdo organizmi.ADN o acidi deossi nucleico eshte i perbere nga nje baze e azotuar nje sheqer pese atomik dhe fosfat.Siq u tha me lart perbehet nga dy helika qe jane komplementare te njera tjetres.4 jane bazat qe perbejne ADN,adenine,guanine,citozine,dhe timina.Keto te 4 kompletohen 2 e nga 2 me njera tjetren. Adenina me timinen dhe guanina me citozinen.Lidhen me njera tjetren me ane te lidhjeve hidrogjenore.Forma e ADn u zbuluan nga Watson & Krick, te cilet perdoren zbulimet e kryera deri ne ate kohe.

    ps. tregimi vazhdon....
  3. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: ADN -/- DNA

    [​IMG]
    sa per dna-ne ka per te thne sa te duash.per historine qe doc i ka rene shkurt mund te shtoj se ne 1869 qe nje student qe zbuloi nukleinen qe eshte acidi nukleik dhe ne letrat qe i shkruajti atehere tregon per funksionet e saj.po kjo gje nuk u morr parasysh ne ate kohe dhe u harrua deri ne 1932 nese nuk gabohem kur u bene eksperimentet e para per te provuar qe dna eshte pergjegjes per trashgimine.i pari u be nga griffith i cili perdori 2 tipe bakteriesh IIR dhe IIIS(r qendron per rough=i ashper per sa i perket siperfaqes ndersa s=smooth= i bute).eksperimente nuk eshte qe tregoi ndonje gje te madhe po sherbeu per ato te me vonshmet.sipar ketij eksperimenti bakteriet IIIS ishin te demshem ne trupin e miut qe u perdor ndersa IIR jo.u vrane bakteriet IIIS me nxehtesi dhe u pa qe miu nuk vdiste.kur i vendosen bakterie s te vrara dhe r te gjalla dhe u pa qe ne trupin e miut kishte bakterie s te gjalla.ky ne fakt ishte principi trasformues qe behet tek bakteries ,nje nga 3 mekanizmat qe perdorin bakteriet per te levizur dna e tyre.
    nejse... e qe po thoja me vone u be nje tjeter eksperiment kete rradhe duke perdorur enzima si dna-nukleazi dhe rna-nukleasi qe jane ne gjendje te shkaterrojne dna dhe rna.kur u perdoren keto vetem kur shkaterrohej dna trasformimi nuk ndodhte.
    pastaj ne '51 u be eksperimeti perfundimtar ku u perdoren viruse qe infektonin e.coli nje lloj bakteri.duke perdorur principin qe dna permban forfor dhe proteinat sulfur u perdoren izitope te sulfurit dhe fosforit.koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe dna virale ate te fosforit.kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.kjo tregonte qe vetem dna futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.
    kjo qe me pak fjale historia deri para zbulimit te struktures.kur u be zbulimi i moren te dhena nga radiografia te bera me para si dhe dihej qe numri i a=t dhe g=c per sa i perket bazave.
    tani per tani mjafton..........po historia vazhdon.
  4. arbi

    arbi Fillestar

    Re: ADN -/- DNA

  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: ADN -/- DNA

    o albo po ato urat disulfurore nga dolen?une te pakten se kam degjuar asnjehere.mos i referohesh gje lidhjeve fosfor diester qe behen mes dy bazave te te njejtit zinxhir ore.
    [​IMG]
    edhe keto fotot do ti vendos se qenkan te bukura
    [​IMG]
    [​IMG]
    harrova te shtoj dicka.keto lidhje qe shihni ketu A me T dhe G me C jane lidhje dinamike dhe mund te ndryshojne dhe te cojne ne mutacione po kjo eshte nje histori tjeter apo jo DOK?
  6. gjekec

    gjekec Fillestar

    Re: ADN -/- DNA

    kot per sport mqs kam librin perpara, provat shkencore per modelet e Watson&Krick u konfirmuan nga Rosalind Franklin dhe Maurice Wilkins. E para nuk mundi te ndante cmimin Nobel me te tjeret pasi ky cmim nuk jepet pas vdekjes.
  7. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: ADN -/- DNA

    ate qe desha te thoja ishte kjo qe perfundimet e tyre (watson dhe crick)dolen duke marre parasysh edhe ca ishte zbuluar me para.
    ne 1950 erwin chargaff gjeti qe proporcioni i nukleotideve ishte nje me nje(i referohem A=T G=C perqendrimeve te tyre)

    edhe dicka tjeter te marre nga interneti:
    e ke ne sitin:
    http://www.pbs.org/wgbh/aso/databank/entries/do53dn.html
    lexo pak kete dhe shih edhe ca ka thene njeri prej tyre per sa i perket shtimeve ne model:
    Franklin, working mostly alone, found that her x-ray diffractions showed that the "wet" form of DNA (in the higher humidity) had all the characteristics of a helix. She suspected that all DNA was helical but did not want to announce this finding until she had sufficient evidence on the other form as well. Wilkins was frustrated. In January, 1953, he showed Franklin's results to Watson, apparently without her knowledge or consent. Crick later admitted, "I'm afraid we always used to adopt -- let's say, a patronizing attitude towards her."

    Watson and Crick took a crucial conceptual step, suggesting the molecule was made of two chains of nucleotides, each in a helix as Franklin had found, but one going up and the other going down. Crick had just learned of Chargaff's findings about base pairs in the summer of 1952. He added that to the model, so that matching base pairs interlocked in the middle of the double helix to keep the distance between the chains constant.
    mund te thuash qe keta diten si te "kopjonin" informacionet e duhura per ti permbledhur ne nje model.
    shpresoj mjafton si sqarim.
  8. arbi

    arbi Fillestar

    Re: ADN -/- DNA

    ke te drejte e ngaterrova me paketimin 3D te proteinave :confused: :rolleyes: /pf/images/graemlins/smile.gif
  9. gurax

    gurax Administrator

    Re: ADN -/- DNA

    Lajm interesant per te gjithe ata qe kerkojne te kuptojne se si filloi jeta ne Toke, dhe se si arriti te krijohej ajo duke filluar nga “supa primitive” e perbere nga molekula organike. Imazhet e publikuara ne revisten Science, pervec se bukurise se tyre estetike mbajne ne vetvete edhe nje arritje teper te rendesishme. Ato vertetojne se si edhe fragmente fare te vogla ADN-je jane ne gjendje te bashkohen per te formuar kristale te lengshme ne nje solucion.


    [​IMG]

    Deri me sot, njihej aftesia e fragmenteve te medha te ADN-se per tu bashkuar dhe formuar kristale te lengshme, te cilat jane me te njohura per shkak te perdorimit te tyre ne ekranet e televizoreve, orave etj. Per here te pare nje ekip kerkuesish amerikane dhe italiane kane arritur te vertetojne se gjendja e lengshme-kristalore, ku shfaqen dhe karakteristikat e trupave te ngurte dhe ato te trupave te lengshem, mund te arrihet edhe me fragmente teper te shkurtra ADN-je.
    Kerkuesit e universitetit Boulder (Kolorado) dhe te universitetit te Milanos kane zbuluar se kur nje fragment ADN-je i perbere vetem prej gjashte nukleotidesh lidhet me nje segment komplementar per te formuar nje segment te vogel prej vetem 2 nanometrash (2*10^ -9 m), ky i fundit mund te hyje ne nje gjendje te lengshme kristalore dhe te sillet si nje segment me i gjate.
    Keto molekula te vogla te formuara jane ne gjendje te gjejne partnerin e pershtatshem dhe te organizohen vete ne pika te vogla (te njohur ndryshe edhe si pika koacervate). Keto pika mund te shnderrohen me pas ne molekula me te medha, duke u hapur rrugen shnderrimeve te metejshme akoma me te komplikuara.
    Nje tjeter hap perpara ne njohjen e vertete te prejardhjes se jetes, qe na afron gjithnje e me shume me pergjigjen e nje prej pyetjeve me te rendesishme qe njerezimi i ben vetes qysh prej lindjes se tij: “Nga vjen jeta?”.


    Ky artikull eshte marre nga http://blogshkenca.wordpress.com dhe artikulli origjinal gjendet ketu ne frengjisht.
  10. gurax

    gurax Administrator

    Re: ADN -/- DNA

    Marre nga BBC

    Qelizat e lekures transformohen ne qeliza staminale.

    Dy grupe shkencetaresh kane arritur te riprogramojne sjelljen e qelizave te lekures per t'u sjelle si qeliza staminale. Kjo arritje fantastike do te krijoje mundesine per studime te avancuara ne fushen e mjekimit te shume semundjeve. Ajo qe eshte kryesore eshte fakti qe keto kerkime nuk do te varen me nga qelizat e perftuara nga embrionet njerezore, nje teme qe deri me sot ka qene burim debatesh dhe kontroversiteti shumeplanesh.

    Deri me sot mendohej qe vetem qelizat e marra nga embrionet mund te shnderroheshin ne nje nga 220 llojet e qelizave qe permban trupi i njeriut. Por shume grupe aktivistesh kane kundershtuar kete gje duke deklaruar qe eshte dicka jo etike te shkaterrohen embrione njerezore ne emer te shkences. Ne SHBA eshte shume i kufizuar ky lloj studimi duke perdorur qeliza embrionesh nga shkencetare qe operojne me fonde publike.

    Skuadra japoneze ka perdorur nje perzjerje qe permban proteina qe kontrollojne vetem 4 gjene, dhe kane shnderruar qelizat fibroblaste, ose qelizat e lekures, ne qeliza te nje gjendjeje pluripotente, ose qeliza staminale.

    Qelizat e perftuara ishin shume te ngjashme, por jo identike, me qelizat staminale embrionale, dhe studiuesit i perdoren ato per te krijuar qeliza trunore dhe qeliza te indeve te zemres.

    Pas 12 ditesh ne laborator, nje grup qelizash qe po rriteshin per t'u shnderruar ne qeliza te indeve te zemres, filluan te rrahin vetvetiu.

    Skuadra amerikane e universitetit te Wisconsin-Madison, arriten te njejtin rezultat duke perdorur nje kombinim tjeter kimik per shnderrimin e qelizave.

    Tejkalimi i fazes se klonimit

    Perdorimi i qelizave te lekures do te thote qe ulet shume probabiliteti i refuzimit te indeve te reja nga organizmi, duke modifikuar indet e perftuara sipas kerkeses.

    Kjo teknike jo vetem qe eliminon nevojen e krijimit te embrioneve ne laborator, por eshte me e thjeshte dhe kontrollohet ne menyre shume precize, me shume sesa arrihet gjate klonimit.

    Te dy metodat bazohen ne perdorimin e viruseve per te modifikuar qelizat fillestare te lekures dhe per te kryer ate qe shkencetaret e kane quajtur riprogramimin e tyre. Sidoqofte vete fakti i perdorimit te viruseve per kete gje permban dhe rrezikun e infektimit nga ky virus.

    Dr. Shinya Yamanaka u shpreh: "Keto qeliza jane shume te rendesishme sepse do te na lejojne te kuptojme mekanizmat e semundjeve si dhe te prodhojme ilace shume te sigurta."

    Rreagim pozitiv

    Profesor Azim Surani i universitetit te Cambridge tha se keto zbulime bejne te mundur qe te mund te rrisim nje bime te plote duke perdorur vetem nje cope te vogel fare te prere nga nje bime tjeter, dicka qe duket e pabesueshme per njerezit. Kurse Dr. Lyle Armstrong i Qendres Nderkombetare te Jetes ne universitetin e Newcastle upon Tyne, tha qe "Jemi ende ne hapat e pare te kesaj teknike por duket te jete e nje rendesie edhe me te madhe sesa perftimi per here te pare i qelizave staminale embrionale 9 vjet me pare."

    Tashme studimet po fokusohen ne eliminimin e virusve per te bere modifikimin e qelizave si dhe per te kuptuar deri ne fund se si dy teknika te ndryshme japin rezultate te ngjashme.

    Josephine Qunitavalle, ne nje koment ne emer te Coment on Reproductive Ethics, u shpreh: "Eshte shume i mirepritur ky lajm, qe mund te perftohen qeliza staminale pa nevojen e klonimit, pa perdorur embrione njerezore apo veze njerezore, apo pa qene nevoja te perdoren embrione hibride kafshe-njeri."

    Ne kete diagrame tregohet e thjeshtuar se ky ndryshon teknika e riprogramimit te berthames nga klonimi terapeutik.




    [​IMG]



    Ketu eshte dhe nje video e te njejtit lajm prezantuar nga Ken Miller, nje shkencetar pararoje ne fushen e biologjise, pedagog ne Brown University.


    Arritje ne studimin e qelizave staminale

    Gjithcka filloi ne laboratorin e nje universiteti ne Kyoto te Japonise ku nje nga studiuesit vendosi te studioje hap pas hapi ndryshimin e qelizave staminale dhe shenoi ne menyre te detajuar se cilat gjene jane ato qe gjate te tera fazave te ndryshimit do te shfaqeshin me aktive se te tjerat. Ai arriti te izoloje 24 gjene dhe ishte i sigurt qe gjenet pergjegjese per ndryshimet ishin disa nga ato 24. Duke eliminuar sa mundi eksperiment pas eksperimenti, arriti ne vetem 4 gjene, pa te cilat qelizat staminale kalonin ne gjendje jostabel. Fakti qe ishte kaq e thjeshte, tmerresisht e thjeshte, i habiti te gjithe, dhe sot po shohim rezultatet e para te ketij zbulimi vertet te pabesueshem.
  11. gurax

    gurax Administrator

    Re: ADN -/- DNA

    Lexova ketu per nje lajm se nje grup shkencetaresh kane demonstruar mundesine e 'rizgjimit' te nje gjeni parahistorik tek njeriu i cili aktivizon mbrojtjen e vete organizmit kunder HIV-1, virusi qe shkakton SIDAn.

    Studiuesit filluan me faktin qe majmunet e kontinentit te vjeter (Europa+Azia) kane nje imunitet te vetin kunder HIV: nje proteine qe ndalon virusin te hyje ne qelize dhe ta infektoje. Ata kerkuan ne gjenomin e njeriut per ndonje evidence gjenesh latente, te 'pergjumur', joaktive, qe mund te prodhonte kete proteine, dhe e gjeten ne nje zone e cila deri me sot eshte klasifikuar si "junk DNA", ADN mbeturine. Studiuesit me pas treguan qe duke korigjuar nje kodon terminator ne nje pseudogjen, qelizat mieloide te njeriut (myeloid cells(?) ) prodhojne peptide antivirale, qe njihen si retrociklina. Duke marre qe mund te rivendoset prodhimi i retrociklinave ne pjeset cervikovaginale te njeriut, ata propozojne disa mikrobicide me baze aminogligozidesh mund te jene te vlefshme per te parandaluar trasmetimin seksual te HIV-1.


    Kjo puna e "junk DNA" eshte nje nga emrat e vene me kot mas koti ne gjenetike. U quajten shkurt grupe jo te vogla gjenetike qe ose s'dihej per ca ishin ose ishin kuptuar qe kane ngelur pa funksion sepse terminohen gabim, si te thuash e zeme se po shohim nje mekanizem ndertues te lene pergjysem te paperfunduar. Per te kuptuar pse sherben nje gjen i tille duhet pare ndonje kopje tjeter nga diku tjeter e paprekur dhe pademtuar, e plote. Ky rast eshte pikerisht i tille.

    Nje nga komentet e ketij lajmi, permend cfare mund te behet per te rafinuar tekniken e kerkimit ne gjenom dhe gjetjes sa me shume te ketyre gjeneve te terminuar gabim dhe riparimit te tyre si dhe cfare ndodh me pas me aftesine e fituar nga ky gjen.

    Frike! Riaktivizojme gjenet per verzat dhe marrim fryme nen uje.
  12. gurax

    gurax Administrator

    Re: ADN -/- DNA

    Ky lajm nuk eshte per ADN ne menyre te mirefillte por ka te beje me teper me ARN, nje tjeter strukture me aftesi replikuese te vetvetes dhe e afte te mbaje informacion te koduar.

    [​IMG]

    Shkencetaret e NASA qe merren me studimin e origjines se jetes kane riprodhuar uracil (nje komponent thelbesor i materialit tone riprodhues), ne kushte laboratorike.
    Ata zbuluan se nje cope akulli qe permban pirimidine, nese ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollce ne kushte te ngjashme me hapesiren nderyjore, prodhon kete perberes thelbesor te jetes. "Kemi demonstruar per here te pare se mund te prodhojme uracil ne menyre jo-biologjike ne laborator duke imituar kushtet nderhapesinore. Po tregojme realisht se keto procese qe simulojne ate cfare ndodh ne hapesire, mund te prodhojne kete bllok ndertues thelbesor te jetes ne planetin Toke."

    Eksperimentet kane treguar se ne momentin e formimit te Tokes, nje pjese e madhe e pjeseve perberese te jetes, ka shume mundesi te kene qene prezent qe ne fillim. "Meqenese ne jemi duke simuluar kushte universale astrofizike, keto perfundime eshte shume normale qe aplikohen ne cdo situate ku kemi te bejme me formim planetesh."

    Lexoni ketu per artikullin e plote.
  13. House M.D

    House M.D Fillestar

    Re: ADN -/- DNA

    Per qelizat staminale mendoj se do te jete nje arritje galopante ne fushen e mjeksise dhe bioteknologjise.Teorikisht njeriu mendoj se do te behet i "pavdekshem".Pra mund te prodhojme organe ne laborator dhe problemet e transplanteve sdo jene me problem :S
  14. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  15. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  16. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  17. gurax

    gurax Administrator

    Ne plotesim te shkrimit #12 ne kete teme, vlen te lexohet dhe lajmi i gjetjes se pjeseve perberese te ADN ne meteoritet e hapesires.

    Dhe lajmi tjeter i fundit eshte kryerja me sukses e ndrrimit te nje sektori te ADN ne kodin gjenetik te nje organizmi, me nje sektor tjeter te "inxhinieruar" sipas deshires dhe 'kapricos' se kerkuar.

    [​IMG]
    Krimbi i quajtur nematode (Caenorhabditis elegans) permban nje proteine e cila jep
    ndricim te kuq kur ekspozohet ne rreze ultravjollce.

    Ky eshte rasti i pare ne histori qe eshte arritur krijimi i nje kafshe e cila permban informacion artificial ne kodin e vet gjenetik!

    Teknika eshte aq e fuqishme, sa ben te mundur nje "kontroll atom-per-atom" ne cdo molekule te nje organizmi te gjalle.

    Eksperimenti eshte kryer nga ekspertet e Universitetit Cambridge dhe eshte publikuar ne Revisten Shkencore te Shoqates se Kimisteve ne Amerike. Caenorhabditis elegans eshte nje krimb me gjatesi 1mm dhe kane reth 1000 qeliza, te cilat perbejne trupin e tyre normalisht transparent. Ajo qe eshte realizuar eshte se ne kodin e tyre gjenetik eshte shtuar informacion dhe jane formuar molekula biologjike te cilat jane komplet te panjohura dhe inekzistente ne boten natyrale.

    Jane vetem 20 sasia e aminoacideve qe marrin pjese ne organizmat natyrore, dhe keto 20 aminoacide kombinohen ne forma nga me te ndryshme duke formuar dhjetera mijera proteinat qe duhen per te formuar qeniet e gjalla. Tek nematodat e eksperimentuar, ne perberje ka 21 proteina, e 21-ta nuk gjendet ne natyre dhe eshte komplet e shpikur nga studiuesit.

    Teknika e zevendesimit te informacionit gjenetik per te mberritur ne nje organizem qe te funksionoje sipas deshires eshte ditur ne teori dhe ne praktike me perpara eshte aplikuar dhe demonstruar vetem neper baktere, Escherica Coli. Me nematodat eshte hera e pare qe realizohet me nje organizem te plote shumeqelizor. Ky lajm dhe teknika perkatese pritet qe te perhapet me nje shpejtesi te jashtezakonshme dhe te aplikohet ne nje sasi shume te madhe organizmash, ne thelb eshte e njejta gje dhe nuk ndryshon teknika per te aplikuar idene ne nje qelize apo ne nje mije qeliza (nematodat) apo ne miliarda qeliza qe permbahen ne organizmat e medhej.

    Eshte e rendesishme te kuptohet qe modifikimi eshte i vogel me dashje. Nematodat jane modifikuar qe vetem te ndricojne ngjyre te kuqe thjesht per te verejtur nese teknika eshte e suksesshme apo jo, nese nuk do te kishte sukses nuk do te ndriconin. Por me kete teknike mund te realizohen modifikime shume me te komplikuara sesa thjesht pajisja me vetine e nje organizmi qe te ndricoje ngjyre te kuqe! Faza e dyte e projektit psh, parashikon te modifikohet sistemi nervor i nematodave qe ti pergjigjen ngacmimeve te drites, duke bere keshtu te mundur kontrollin e plote te nematodave me lazera te vegjel... me e thjeshtuar mund te thuhet qe te drejtohen nematodat me telekomande.
    [Fundi i artikullit]

    http://www.bbc.co.uk/news/science-environment-14492948

    Uhmm.... une per momentin nuk do bej fare koment! Kjo arritje eshte dicka fantastiko shkencore e kthyer ne realitet!
    Sweety el likes this.

Share This Page