Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj Truth is, everybody is going to hurt you; you just gotta find the ones worth suffering for." -Bob Marley
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Originally Posted By: SkErDi

Nje diplomat eshte nje mashkull qe mban mend gjithnje ditelindjen e nje femre por asnjehere moshen e saj. Robert Frost

ky ka pas mend or bab, ka pas mend
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Originally Posted By: USA

E ardhmja i takon vetëm atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashurinë.

jo or mik, e ardhmja i takon atijna qe nuk harron por di te fal
♦Edhe nëse është e hidhur thoni të drejtën. Hadith ♦ Nëse një njeri u thotë juve ‘ nuk ka njeri të drejtë’ dijeni se ai është një mashtrues.George Berkeley ♦ Ky është profesioni që kam zgjedhur unë në këtë botë, fjala le të jenë si dru vetëm të jenë tek e drejtë. Mehmet Akif Ersoy ♦ Nëse ti je i drejtë dhe fjalitë të drejta i ke. Nuk gjendet e drejta tek ti nëse ti je i shtrembër. Yunus Emre ♦ Ta shohësh të drejtën dhe mos ta veprosh është i pa guximtë. Konfiçyus ♦ E drejta jep fruta në çdo aspekt. Schiller ♦ Fruta më e mirë e drejtësisë është qetësia e shpirtit. Epikuros ♦ Drejtësia është dielli i pafundësisë si qoftë një ditë do lindi. Wendel Philips ♦ Ai që është i shtrembër e ka dhe hijen të shtrembër. Hz. Ali ♦ Rruga e suksesit të saktë është vetëm e drejta. Moge ♦ Asnjë trashëgimi nuk është më e pasur se drejtësia. Shakespeare ♦ Fjalët e Zotit u plotësuan me drejtësi. Fjalët e Tij nuk mund ti ndryshojnë askush.Surja En`am/115 ♦ E shtrembra mund të hynë në çdo lloj forme ndërsa e drejta hyn vetëm në një formë. J.J. Rousseau ♦ E shtrembra del nga vrima e miut, e drejta nuk del as nga dyert. Bernard Sahw
thenia nga jim morrison 1 Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do te vdes duke qeshur, kur të gjithe do të qajnë! 2. Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr, por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote! 3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, drogë dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua. 4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt, vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe nje dite. 5. Mos jeto me friken e vdekjes, por vdis me gezimin se ke jetuar. 6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes, sesa jeten ne nje çast. 7. Ne nuk jemi ata qe jemi, por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne. 8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte. 9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund. 10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes.
Jepi njeriut nje peshk dhe e ke ushqyer per nje diteJepi njeriut nje fe dhe do te vdese nga uria,duke u lutur per nje peshk.Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, Mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, dhe Mendjet e vogla diskutojnë Njerëzit...!! edhe grate jane te zonjat te ruajne sekretin,mjafton te mos ua thuash...august strindberg nese njerezit tregohen te mire vetem sepse regullat duhen zbatuar,atehere jane vertet shume te keqinj.einsteinMe meso te ja nis nga e para te le prapa kraheve skemat e se kaluaresTe rreshte se theni vete me vete 'NUK MUNDEM' kur mundem'NUK DUA' kur ne relaitet dua 'JAM I PENGUAR' kur jam krejtesisht i lire..
Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij. Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre. Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten. Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata. Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë. S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak. Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet. Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon. Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica. Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë. Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë. Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëmnga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë. Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur. Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij. E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund tëngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm). Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre. Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij. Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij. Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libërdhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë. Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh. Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof. Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur. Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet. Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur. Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur. Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukuaqysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit. Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë. Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë.Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë.Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria. Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi. Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë. Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
♦ Të përballesh me vuajtjen do me shumë trimëri se të përballesh me vdekjen.Napoleon ♦ Ata të cilët nuk e kanë provuar vuajtjen nuk mund ta imagjinojnë se të tjerët vuajnë. Samuel Johnson ♦ Mos njohja e vuajtjes është një vuajtje e madhe. Cicero ♦ Vuajtja më e madhe është ajo që i bëjmë vetes. Sophokles ♦ Të gjitha vuajtjet pakësohen mjafton të kesh bukë. Cervantes ♦ Njerëzit e mëdhenj në këtë botë janë të detyruar të vuajnë më shumë. Dostoyevski ♦ Lumturitë e mëdha janë shumë afër me vuajtjet e mëdha. Erhan Bener ♦ Vuajtjet e vogla mund të flasin por vuajtjet e mëdha janë pa gjuhë. L.A.Seneca ♦ Siç është në vjetërsinë e jetës ashtu është edhe në vjetërsinë e dashurisë tashmë nuk jetohet për epshet por për vuajtjet. La Rochefoucauld ♦ Në momentin që brendësia u digjet, të heshtni është vuajtja më e tmerrshme.Garcia Lorca ♦ Njeriu ose duhet të dijë të harrojë vuajtjet ose të dijë ti hapin varrin vetes. Balzac ♦ Nuk ka vuajtje që nuk mësohet njeriu me të. Gabrielle D'Annunzio ♦ Njerëzit nga injoranca që kanë vuajnë më tepër se kaderi që kanë. Platoni ♦ Pasi ta mësoni dhe pasi ta doni do të vuani më tepër. Victor Hugo
"Ajo cfare kane shkencetaret neper cantat dhe valixhet e tyre eshte e tmerrshme!" - Nikita Krushov "Budallalleku eshte shume me i rrezikshem sesa e keqja, sepse e keqja here pas here ben pushim, kurse budallalleku jo." - Anatole France "Shansi eshte ndoshta pseudonimi i Zotit kur ai nuk deshiron te firmose punen qe ka bere." - Anatole France
"Kur isha i vogel, cdo nate lutesha qe te kisha nje biciklete. Por shume shpejt mesova qe Zoti nuk funksionon ne kete menyre, dhe atehere vodha nje biciklete dhe iu luta Zotit qe te me falte." - Emo Philips
Mund te besh cdo gje,por jo gjithcka ! David Allen Perfeksioni arrihet jo atehere kur nuk ka mbetur gje me per tu shtuar,por kur nuk ke asgje cti marresh Antoin De-Saint Exupery
Ka dy menyra per te jetuar jeten tende: Njera eshte duke menduar se asgje nuk eshte mrekulli , Tjetra eshte duke menduar ... ... se cdo gje eshte mrekulli. Une besoj te dyten . pp Albert Einstein
Lumturi ka ne cdo kohe , ne cdo mes dhe ne shume menyra , por ajo varet nga njeriu - kur e kerkon , ne cilin vend e kerkon dhe ne c'menyre e kerkon!