Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga FALKO, 22 Nov 2002.

  1. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    “Imigrimi është forma më e sinqertë e lajkatimit”

    Jack Paar, komik amerikan ((01. 05. 1918 – 27. 01. 2004)


    “Ju filozofët jeni njerëz me fat. Shkruani në letër dhe letra është e durueshme. Sa perandore e pafat që jam. Unë shkruaj, por, në lëkura të ndjeshme të krijesave të gjalla”.

    Katerina e Madhe, preandore ruse (02. 05. 1762 – 06. 11. 1796)


    “Vështirësia duhet të bëhet shprehi. Shprehia duhet të bëhet lehtësi. Lehtësia duhet të shndërrohet në diçka të bukur”.

    Doug Henning, magjistar kanadez (03. 05 1947 – 07. 02. 2000)


    “Mundohu të mësosh diçka për çdo gjë, dhe çdo gjë për diçka”.

    Thomas Henry Huxley, biolog anglez (04. 05. 1825 – 29. 06. 1895)


    “Njerëzit kërkojnë lirinë e të folurit që të përgatiten për lirinë e të menduarit, të cilës ata i largohen”.

    Soren Kierkegaard, filozof danez (05. 05. 1813 – 11. 11. 1855)



    “Kur e di se çfarë je duke bërë, mund të bësh çfarë të duash”
    Moshe Feldenkrais, fondator rus i sistemit Feldenkrais (06. 05. 1904 – 01. 07. 1984)


    “Ekziston dallim i madh në mes të mirëbesimit dhe mendjemadhësisë”.

    John Unitas, futbollist qendërmbrojtjës i SHBA (07. 05. 1933 – 11. 09. 2002)



    “Nëse keni burra të cilët do të vinin vetëm nëse gindet ndonjë rrugë e mirë, nuk i dua. Unë dua të kem burra, të cilët do të vinin edhe po të mos ekzistonte rrugë fare”.

    Dr. David Livingstone, misionar skocez, zbulues (19. 03. 1813 – 01. 05. 1873)


    “Ashtu sikurse që një ditë e kaluar mirë të sjell gjumë të rehatshëm, po ashtu edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të qetë”.

    Leonardo da Vinci, piktor dhe artist i Renesansës (15. 04. 1452 – 02. 05. 1519)


    “Kultura popullore thotë…”Bën çfarë të bësh, jeta është e paracaktuar sikurse plani i instalimeve në shtëpinë tënde. Nuk ka shumë çfarë të bësh për këtë. Kryej pagesat, jeto, sëmuru, vdis, mos bën ndonjë problem. Është borgj i pashmangshëm ndaj fatit. Por në fund, mundohu të marrësh vlerësimin më të lartë.

    Jerzy Kosinski, shkrimtar polak (18. 06. 1933 – 03. 05. 1991)



    “Ne nuk jemi të dhunshëm, madje as afër filmave western”.

    Moe Howard, komik amerikan (19. 06. 1897 – 04. 05. 1975)


    “Jam i rrethuar nga klerikët të cilat vazhdimisht përsërisin se mbretëria e tyre nuk gjindet në këtë botë, por duart e tyre ende shtrihen në çdo gjë që mund të rrëmbejnë”

    Napoleon Bonaparte, perandor francez (15. 08. 1769 – 05. 05. 1821)


    “Shumica e femrave kanë për qëllim ta ndryshojnë mashkullin, dhe kur ta kenë ndryshuar, nuk e duan më”.

    Marlene Dietrich, aktore amerikano-gjermane (27. 12. 1901 – 06. 05. 1992)


    “Edukimi është një zjarr shëndritës, jo një enë që mbushet”

    Sokrati, mësues dhe filozof grek (04. 06. 470 – 07. 05. 399 p. e. s.)
  2. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    <Mater semper certa est, pater numquam>

    /pf/images/graemlins/laugh.gif
  3. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    INTIMACY, noun

    A relation into which fools are providentially drawn for their mutual destruction.


    INVENTOR, noun

    A person who makes an ingenious arrangement of wheels, levers and springs, and believes it civilization.

    - Ambrose Bierce, The Devil's Dictionary
  4. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    MORAL, adjective
    Conforming to a local and mutable standard of right. Having the quality of general expediency.

    - Ambrose Bierce, The Devil's Dictionary
  5. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    PHILOSOPHY, noun

    A route of many roads leading from nowhere to nothing.

    - Ambrose Bierce, The Devil's Dictionary
  6. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    You don't stop laughing because you grow old;
    you grow old because you stop laughing.
  7. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Age is important only if you're a cheese. /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    “Të gjithë fotografët janë të përpiktë. Asnjë nga ata nuk është i vërtetë”.

    Richard Avedon (15.05.1923 – 01.10.2004), fotograf amerikan



    “Është kënaqësi të jesh gjallë në një kohë kur vetëdija është e ngritur, por po ashtu mund të jetë edhe konfuze, çorientuese, por edhe e dhimbshme”.

    Adrienne Rich (16.05.1929 – ), shkrimtar amerikan



    “Unë e konsideroj veten të bekuar. Të konsideroj ty të bekuar. Ne të gjithë kemi qenë të bekuar me talentin që Zoti na ka dhënë. Talenti im më qëlloi që vetëm t’i godas njerëzit.”

    Sugar Ray Leonard (17.05.1965 – ), boksier amerikan



    “Merre punën seriozisht, por kurrë mos e merr vetëm.”

    Dame Margot Fonteyn (18.05.1919 – 02.02.1991), valltar anglez



    “Prind i suksesshëm është ai i cili e lind një fëmijë, i cili rritet dhe është në gjendje të paguajë për psikoanalizat personale të tij apo të asaj”.

    Nora Ephron (19.05.1941 – ), shkrimtare amerikane



    “Burokracia është një mekanizëm gjigant i drejtuar nga njerëz të ulët.”

    Honore de Balzac (20.05.1799 –18.08.1850), shkrimtar francez



    “Vendet më të zjarrta në ferr janë të rezervuara për ata që në kohë krizash të mëdha morale ruajnë neutralitetin e tyre”.

    Dante Alighieri (21.05.1265 –14.09.1321), shkrimtar italian



    “…Mjegulla po agon”.

    Emily Dickinson (10.12.1830 – 15.05.1886), shkrimtare amerikane (fjalët e fundit të saj)



    “Strukem kur kritikët thonë se unë jam një mjeshtër i novelave popullore. E, çka për ato jopopulloret?”

    Irwin Shaw (27.02.1913 – 16.05.1984), shkrimtar amerikan


    “Vetëm një burrë që e ka dashur gruan e një gjeniu mund të çmojë se çfarë lumturie është të duash një të krisur.”

    Charles Maurice de Tallyrand-Perigord (02.02.1754 – 17.05.1838), burrështetas francez


    “Lumturia më e madhe që mund ta kesh, është të kuptuarit se nuk është e domosdoshme ta kërkosh atë”.

    William Saroyan (31.08.1908 – 18.05.1981), shkrimatar amerikan


    “Ajo që moralisht është e gabueshme, politikisht mund të jetë e drejtë."

    William E. Gladstone (29.12.1809 – 19.05.1898), kryeministër anglez


    “Telefonat celularë nuk janë shenjë e fuqisë, por janë shenjë e servilizmit”.

    Doug Pappas (??. 08.1962 – 20.05.2004) avokat amerikan


    “Bota është turpërisht e administruar. Vështirë që njeriu mund të dijë se kujt t’i ankohet”.

    Arthur Annesley Ronald Firbank (17.01.1886 –21.05.1926), shkrimtar anglez
  9. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    THENJE LATINE

    -Aquila non captat muscas - shqiponja nuk zë mushkonja

    -Fortuna caeca est - fati është qorr

    -Cogito, ergo sum - mendoj, pra ekzistoj

    -Honores mutant mores - nderimet ndryshojnë sjelljet

    -Finis coronat opus - mbarimi zbukuron veprën

    -Ars longa, vita breris - arti është i gjatë, jeta e shkurtër

    -Mangna pars artis imitatio est - një pjesë e madhe e artit është imitim

    -Et optimum et pessimum in homone est lingua - gjëja më e mirë dhe më e keqe te njeriu është gjuha

    - Amicus Plato, sed magis amira veritas - mik Platoni, por më mike e vërteta

    -Dificillima est imitationes imitato - imitimi i imitimit është më i vështiri

    -Summum ius summa iniuria - drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe

    -Barbam video, philosophum non video - mjekrën po e shoh, filozofin jo

    -imperare sibi maximum imperium est - pushteti më i madh është të zotërosh veten

    -carpite florem, qui, nisi carpitus erit, turpiter ipse cadet - këputeni lulen, nëse nuk e këputni, ajo do të bie turpshëm

    -Pecare licet nemini - askujt nuk i lejohet të gaboj

    -Scribe scribendo, discero dicendo disces - duke shkruar mëson të shkruash, duke folur mëson të flasësh

    -Nihil es dictu facilius - asgjë nuk është më e lehtë se të thuhet

    -Naturalia non sunt turpia - gjërat natyrale nuk janë të turpshme

    -Quod differtur non aufertur - çka shtyhet nuk ndërprehet

    -Libentur homines credunt quod volunt - njerëzit besojnë me ëndje atë që dëshirojnë

    -Orator fit, poeta nascitur - oratori formohet, poeti lind

    -Primo panem dein de philosophari - më parë buka pastaj filozofia

    -Nemo de artificio potest iudeceve nisi artifex - askush nuk mund të gjykoj për një vepër artistike nëse nuk është artist

    -Age, quod agais - ç të punosh, punoje
    -Vis loqui? disce tacere pius - dëshiron të flasësh, më parë mëso të heshtësh

    -Ut ameris, ama - duaj, të të duan
  10. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    “Virtyti i gruas është zbulimi më i madh i një burri.”

    Cornelia Otis Skinner (30/05/1901 – 09/07/1979), shkrimtare dhe aktore amerikane



    “Kur fiton, asgjë nuk dhemb”.

    Joe Namath (31/05/1943 – ), futbollist qendërmbrojtës amerikan



    “Jeta është një dhembje e gjatë e kokës, në një rrugë të zhurmshme.”

    John Masefield (01/06/1878 – 12/05/1967) ,shkrimtar anglez



    “Unë nuk jam në një shesh argëtimi, por në një fushë ballafaqimi.”

    Lydia Lunch (02/06/1959 – ), këngëtare dhe interpretuese amerikane



    “Në Japoni emërtimi për interes u njoh vetëm pas meje.”

    Suzi Quatro (03/06/1950 – ), këngëtare dhe basiste amerikane



    “Terapi? Jo nuk më nevojitet. Rolet që unë i zgjedh janë terapia ime.”

    Angelina Jolie (04/06/1975 – ), aktore amerikane



    “Zbulimet e mia më të rëndësishme më kanë këshilluar përmes gabimeve të mia.”

    Sir Humphrey Davy (17/12/1778 –(29/05/1829) kimist anglez



    “Nuk ka njeri të keq, që mund të jetë poet i mirë.”

    Boris Pasternak (10/02/1890 –30/05/1960), shkrimtar rus



    “Thuaj atij që mund ta ketë titullin tim, por dua të ma kthejë prapë në mëngjes.”

    Jack Dempsey (14/06/1895 – 31/05/1983), boksier amerikan



    “Çdo gjë që është sadopak e vlefshme, nuk mund të realizohet gjatë jetës, prandaj duhet të kursehemi nga shpresa.”

    Reinhold Niebuhr (21/06/1892 – 01/06/1971), teolog amerikan



    “Piano është një monstrum që klith kur i prek dhëmbët e tij.”

    Andres Segovia (21/02/1893 –02/06/1987), kitarist spanjoll



    “Në luftën në mes teje dhe botës përkrahe botën.”

    Franz Kafka (03/07/1883 – 03/06/1924), shkrimtar çek



    “Nuk iu zë besë deveve dhe askujt që mund të ecë një javë pa pirë gjë”.

    Joe E. Lewis 12/01/1902 – 04/06/1971), aktor amerikan
  11. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Kur asgjë nuk është e sigurt, çdo gjë është e mundshme.”
    Margaret Drabble (05/06/1939 – ), shkrimtare angleze

    “Problemi rreth jetës nuk është se s' ka përgjigje, por është se ka shumë sosh.”
    Ruth Benedict (06/06/1887 – 17/09/1948), antropolog amerikan

    “Kur burri im vonohet për darkë, e di se ose është duke bërë diku dashuri,
    ose është i shtrirë i vdekur në rrugë. Unë gjithmonë shpresoj të jetë në
    rrugë.”
    Jessica Tandy (07/06/1909 – 11/09/1994), aktore amerikane,

    “Ne frikesohemi nga dy gjera: : se ka ende më shumë për të mësuar sesa dijme tani
    dhe se njerezit mund ta kuptojne kete.”.
    John W. Campbell, I Riu. (08/06/1910 – 11/07/1971), shkrimtar amerikan

    “Kam mjaft para për tërë jetën, përderisa nuk blej diçka.”
    Jackie Mason (09/06/1934 – ), komik amerikan

    “Është një kohë kur duhet t’iu shpjegoni fëmijëve tuaj se pse kanë lindur
    dhe është një gjë e mrekullueshme nëse e dini arsyen deri atëherë.”
    Hazel Scott (11/06/1920 – 02/10/1981), këngëtare dhe pianiste
    trinidado-amerikane

    “Çdo mëkat është rezultat i bashkëpunimit.”
    Stephen Crane (01/11/1871 – 05/06/1900), shkrimtar amerikan

    “Më shumë më pëlqejnë ëndrrat e ardhmënisë sesa historia e së kaluarës.”
    Patrick Henry (29/05/1736 – 06/06/1799), patriot amerikan

    “Feja për mua gjithmonë ka qenë plagë e jo fashë.”
    Dennis Potter (17/05/1935 – 07/06/1994), shkrimtar amerikan


    “Është vetëm një kënaqësi e vërtetë në jetë, e ajo është kënaqësia e të
    krijuarit.”
    Frederick Delius (29/01/1862 – 10/06/1934), kompozitor anglez

    “Unë kurrë nuk i besoj një njeriu që nuk pi.”
    John Wayne (26/05/1907 –11/06/1979), aktor amerikan

    "Burrat që këtë botë e kalojnë më së rehatshmi janë ata që janë zemërfortë."
    (Harriet Martineau (12/06/1802-27/06/1876), gazetare angleze)

    "Dikur mendoja se pirja ishte e vetmja rrugë e lumturisë.Tash e di se rrugë
    për të qenë e lumtur nuk ka fare."
    (Laura Kightlinger (13/06/1969- ), komike amerikane)

    "Kjo botë u takon entuziastëve gjakftohtë."
    (William McFee (15/06/1881-?/1966), shkrimtar amerikan)

    "Nëse vetëm njeri nga ju qan në funeralin tim, nuk do t'i flas kurrë më."
    (Stan Laurel (16/06/1890-23/02/1965), aktor komik anglez)'

    ''Çdo person i edukuar është një
    armik i ardhshëm."'
    (Martin Bormann (17/06/1900 - ??/05/1945), lider nazist gjerman)

    "Nuk ka film të mirë e të gjatë dhe nuk ka film të dobët që të jetë i
    shkurtër sa duhet."
    (Roger Ebert (18/06/1942 - ), shkrimtar dhe kritik amerikan)

    “Aktorja nuk duhet kurrë të humbë egoizmin e saj – pa të ajo nuk ka talent.”
    (Norma Shearer (10/08/1902 – 12/06/1983), aktore kanadeze)

    “Veprimi është triumfi i së mundshmes.”
    (Martin Buber (08/02/1878-13/06/1965), teolog gjerman)

    “Të kolliturit në teatër nuk është sëmundje e frymëmarrjes, është një lloj
    kritike.”
    (Alan Jay Lerner (08/31/1918-06/14/1986), poet lirik amerikan)

    “Isha e vetme, derisa me të vërtetë u dashurova.”
    (Caroline Sheridan Norton (22/03/1808-15/06/1877), shkrimtare angleze)

    “Nëse ka mashtrim, duhet të ketë edhe mashtrues.”
    (Dorothy Miller Richardson (17/05/1873-17/06/1957), shkrimtare angleze)

    “Jeta është e dhimbshme, e neveritshme dhe e shkurtër… Në rastin tim ka qenë
    vetëm e dhimbshme dhe e neveritshme.”
    (Djuna Barnes (12/006/1892-18/06/1982), shkrimtare amerikane)
  12. Pilivesa

    Pilivesa Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Arun, sa libra paske lexuar ti?! Bravo

    "Anija eshte me e sigurt ne port, por ajo nuk eshte ndertuar per kete pune"

    Nuk e mbaj mend se kush e ka thene se vuaj nga simptomat e para te sklerozes, prandaj mos ma vini re.

    Naten,
    :confused:
  13. uni20077

    uni20077 Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Simone Weil.

    "E keqja pastrohet permes dy personave:Zotit ose egersires se madhe( ose opinionit publik)."
    "Kush e xjerre shpaten, prej shpates vdes.Kush nuk e xjerre...perfundon ne kryq!"
    "Kombi nuk mund te jete kurr objekt bamirsie, nji katund ose qytet, po"
    "Cdo mekat eshte deshira per te mbushur boshllekun mbrenda nesh"
    "Greket i adhuroni urat, ne sot ndertojm shpija mbi to."
    "Ungjilli para se me kene nji -teori- asht nji -antropologji- ose shkence njerzore"

    marrun prej "La pesanteur et la grace"
  14. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    O te hongert dreqi..
    Kojshia ime.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
  15. uni20077

    uni20077 Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Rene Girard, antropolog+mendimtar religjioz

    -Njerezimi asht bir i religjionit.
    "L'umanita e figlia della religione"
    -Nieri asht gjalles' kulturore.
    "L'uomo e un animale culturale"
    -Per fajtorin,zbulimi i fajit te kryer, asht faji ma i madh.
    "Per il colpevole, svelare la colpa, e la colpa piu grande".
    -Vuejtja e Krishtit nuk asht antisemite, por antipagane.Interpretimi i tij me celesin anticifut ka shkaktue antisemitizmin kristian.
    "La passione di Cristo non e antisemita, ma e antipagana.La sua interpretazione sbagliata in chiave antigiudaica ha provocato l'antisemitismo cristiano."

    Intelligenti,pauca :confused:
  16. faqka

    faqka Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Ne bote ka miliarda qenie njerzore por vetem 1 milion jane njerez.
  17. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim.


    Sydney J. Harris, gazetar anglez.


    Pushteti është gjithnjë pa dashuri, dashuria është gjithnjë pa pushtet.


    Njeriu cinik është ai i cili i din çmimet e të gjitha sendeve, por jo vlerat e tyre


    Oscar Wilde


    Ku duhet të filloj? Bota është aq e madhe. Do të filloj me vendin tim që e njoh më së miri. Por vendi im është aq i madh.Po filloj më mirë me qytetin tim. Po qyteti im është aq i madh. Më së miri po filloj me rrugën time. Jo, me shtëpinë time. Jo, me familjen time. Ah, po! Po filloj me veten time.

    Elie Wiesel, shkrimtar amerikan.
  18. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Atdheu i nje njeriu eshte atje ku ai gjen Lumturin e vet

    U.Shekspir

    Mos kerkoni hua,mos jepni hua ,
    Sepse huaja shpeshhere te ben te humbasesh miqte

    U.Shekspir


    Budallenjte kane kete cilesi qe se kam njerezit E zgjuar,
    jane gjithmon Te kenaqur nga vetja e tyre

    B.Franklin
  19. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Frikacaket vdesin shume here para vdekjes se tyre;trimat e provojne vdekjen vetem nje here.
    Shekspir

    C'eshte kopracia? Eshte te rrosh ne varferi nga frika se mos behesh i varfer
    S.Bernard

    Ajo qe mendon,u perket te gjitheve;vetem ajo qe ndien,eshte jotja
    Shiler
  20. arun

    arun Fillestar

    Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

    Statistikat jane si rrobat e banjes: tregojne ate qe eshte siperfaqesore dhe fshehin ate qe eshte thelbesore.

    Eshte me e lehte te jesh hero sesa xhentellmen: hero mund te jeshe ndonjehere ndersa xhentellmen duhet te jesh gjithmone.

    (Luigi Pirandello)

Shpërndajeni këtë faqe