agresioni ndaj muzikes shqiptare

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Milazim, 30 Nov 2004.

  1. Milazim

    Milazim Primus registratum

    agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Jam i shqetesuar se tepermi nga fenomeni mjaft trishtues i agresionit qe po i behet muzikes shqiptare nga ajo e huaj.Po dalin dhjetra,qindra CD, kaseta audio apo video-kaseta qe mbartin ne vetvete huazime te muzikes se huaj. A mos do te thote kjo qe ne duhet te integrohemi ne evrope duke luajtur muziken e tyre, apo duhet te pranohemi me doket, zakonet, folkun, muziken teresisht shqipetare qe fatmiresisht e kemi deri diku te ruajtur me shenjteri?
     
  2. korn83

    korn83 Forumium praecox

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    edhe une jam i shqetesuar...para disa kohesh ika ne koncertin e hysni zeles me shoke ne kuadrin e turneut ketu ne itali.nuk jam lab por prapeseprape mendova te ikja ne koncertin e tij per te degjuar muzike shqiptare.vetem tekstet ishin shqiptare pasi muzika ishte popullore serbe.nuk me duket fare e drejte...
    hysni zela eshte i njohur per kenget labe perse tani duhet te ndryshonte tip muzike?...kete gje mund t'ia lejoje vetes nje i ri qe do te sjelle pak freski(por le te merret me muziken e lehte se kenga popullore duhet te shprehe traditat tona e jo te tjera,ndryshe nuk eshte muzike popullore)
    pastaj perse nuk i jep diçka origjinale,shqiptare(labe meqe eshte lab)kesaj muzike?nuk kishte asnje lloj tingulli karakteristik shqiptar...e vetmja gje shqiptare ishte teksti.
    ate nate mbeten te zhgenjyer shume shqiptare.edhe une nuk u kenaqa pasi e ndieja si diçka te huaj ate muzike(per te mos thene pastaj qe me neveriste pasi ishte serbe)
    nuk e prisja nje gje te tille nga nje simbol i muzikes popullore si ai...nga ana tjeter disa te tjere na kopjojne muzike turke i nderrojne tekstin dhe pastaj na e propozojne neper disqe(duke na i shit edhe me çmime te qelbeta e duke na i quajtur kenge popullore shqiptare)e neper dasma...po vazhduam keshtu vdiq napoloni,vdiq çiftelia,vdiq polifonia...do kendojme kenge serbe,greke,italiane turke etj etj
     
  3. liria1971

    liria1971 Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Eshte jo vetem me vend por ndoshta eshte edhe vone per te bere dicka per kete.Kur sheh tv p.sh telenorben(shqiptare!!!???),te vjen per te vjelle se cfare serviret ne merkaton muzikore gjithe plehrat greke te muzikes bombardojne teleshikuesin per ore te tera duke dashur te imponojne shije dhe rryma qe nga vlera jane ZEROE verteta eshte se ne shqiperi kane ngel pak ose aspak njerez qe ne te vertete njohin ne thelb muziken shqiptare ne te gjitha format e saj,autore tekstesh,kompozitore apo interpretues qofshin!! Fatkeqesisht!
     
  4. Milazim

    Milazim Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    akoma me keq nese gjendja do te vazhdoje keshtu? Si e mendoni ju parashikimin ne te ardhmen, ku do i dale barazimi ose fundi kesaj pune: nese muzika shqipetare do te vazhdoje duke varrosur origjinin e muzikes se saj duke marre hua tek te huajat pa patur nevoje?
    Paraja eshte e felliqur aq shume sa nuk e han edhe qeni po tja hedhesh para.
     
  5. RediRock

    RediRock Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    mendoj se i vetmi rregullator per kete fenomen eshte reagimi i konsumatorit. fatkeqesisht, keta kengetare qe ju permendni nuk kane dale aty per te pasuruar vlerat kombetare, por kane dale per te bere para. ne kete kuptim, ne si konsumator e kemi ne dore kete pune, pasi kemi ne dore parane qe ato duan. nese hysni zela kendon kenge serbe, atehere ai do bojkotuar 100%. ne te njejten menyre duhet vepruar per cdo artist tjeter qe ben krimin me te madh artistik dhe zevendeson krijmtarine origjinale me kopjimin banal. fatkeqesia e shqiperise eshte qe nuk kemi nje organizate te sponsorizuar nga shteti qe rregullaton dhe mbron te drejtat e konsumatoreve shqiptare. derisa diten qe do ta formojme nje organizate te tille, dhe do ta mbeshtesim 100% atehere hysni zela do te vazhdoje te kendoje kenge serbe me tekst shqiptar qe ja q*fte sllobodani fisin...
     
  6. anny

    anny Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    ne vertete jemi konsumatori,por ka disa lloj konsumatoresh,dhe shume prej atyre nuk besoj se ju interson vertete humbja apo zbehja e vlerave te muzikes shqiptare,shume prej ketyr blejne cd,kaseta te kengetareve(qe ne pergjithesi jane te rinje) qe perdorin muziken te pandryshuar ne asnje aspekt te kengeve te huaja dmth kemi nje perkthim te kengeve te huaja
    dhe kjo gje seshte aspak e kendeshme,edhe mua personalish nuk me terheqin ne asnje aspekte
    per kete mund te bente dicka ministria e arsimit dhe e kultures,te merrej ndonje mase,ooooppppppps e marr mbrapshte se tek ne nuk ka qeveri

    mgjth nuk mund te hedhim poshte qe kemi edhe permirsime(edhe pse te pakta)
     
  7. Milazim

    Milazim Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Per ti shkuar me tej mendimit te shprehur nga Ju un mendoj se vete Ministria e Kultures duhet te beje diqka , ndoshta nje projekt ku te krijohen CD-te e fondit te arte te muzikes, video me pasurine me te madhe te muzikes shqipetare, ato kenge , valle qe shprehin teresisht traditen shqiptare. Pasi ti kete krijuar te veje sanksione per transmetimin e tyre ne tv-te shqipetare , radiot, tu kshtoje emisione te veqanta me qellim qe brezat te njihen me fondin e arte te muzikes shqipetare, te krijojne kenge te reja duke u mbeshtetur tek tradita, dhe keshtu do jete nje kontribut teresisht i mundshem i ketij dikasteri ne frenimin e "imortit" te muzikes se huaj.

    Muzika i perket anes shpirterore te njeriut, prandaj skemi pse marrim shpirt hua tek te huajt kur kemi tonin te paster, te madh dhe fisnik nder qindra breza.
     
  8. ados

    ados Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Ndoshta ka te beje me ate qe quhet globalizem. Shthurje apo mosrespektim i tradites.Sigurisht kjo behet per perfitime ashut sic e thate ju me siper. Nejse, duhet te pranojme realitetin. Dhe kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi. Isha ne Indi, dhe e konstantova vete me muziken perkatese.Besoj se kuptoni "mess-in" qe behej atje, ne nje vend si India me traditat me te lashta qe nje komb mund te kete..
     
  9. Arturi dhe Muzika

    Arturi dhe Muzika Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Te nderuar moderatore,

    na komunikuan qe ne nje nga faqet tuaja beheshin komente mbi turneun e Fanfara Tiranes ne Itali.

    Duke precizuar qe jemi agjensia qe organizoi dhe vazhdon te organizoje turneun e tyre kemi detyrimin moral tu pergjigjemi aluzioneve te nje prej anetareve.

    Kengetari Hysni Zela qe me grupin e mesiperm eshte nje i ftuar, nuk kendon asnje kenge serbe ne shqip. Na vjen keq qe anetari nuk njeh musiken por te vetmet kenge qe kendohen gjate koncertit jane:

    Janina - e riarranxhuar per formacion brass band (fanfare) ku ne vend te isos me zera jane veglat frymore qe bejne bordonin e isos, mund ta degjoni ne faqen internet te grupit
    Xhixhile - e riarranxhuar per formacion brass band dhe
    Sorkadhe – edhe kjo kenge shqiptare nga trevat e jugut e riarranxhuar per brass band
    Repertori instrumental i Fanfara Tiranes gjate koncertit perfshin edhe strumentale ballkanike dhe jo; 1 turke, 1 bullgare, 1 greke, 1 spanjolle

    Pjesa derrmuese e tij jane pjese shqiptare nga te gjitha trevat. Vendin kryesor gjate koncertit e zene pjeset e dasmes se Tiranes si Napoloni e te tjera.

    Nuk dime c’fare koncerti ka pare anetari i ketij forumi, ndoshta formacioni fanfare dhe tingulli i fuqishem dhe ritmik qe dalin ne pah mund te kujtojne formacionet rom rumune, bullgare, maqedonase, greke ose serbe. Veglat frymore nuk i perkasin asnje populli ballkanas. Ato jane te te gjitheve. Fanfarat e para ne Shkoder i perkasin periudhes finale te shekullit te 19. Shembull eshte klarineta e kabave tona. Kabaja eshte shqiptare, klarineta jo.

    Fanfara Tirana eshte I vetmi grup shqiptar i nje niveli te larte qe po perfaqeson Shqiperine ne Evrope me me shume se 30 koncerte ne vit ne skenat me prestigjoze.

    Eshte i vetmi grup qe nuk perdor superpozim gjate koncerteve, vetem LIVE. Pyesni veten perse kengetaret “famoze” shqiptare qe vine shpesh ne Itali gjate festave kombetare nuk ftohen kurre nga festivalet e organizuara nga profesionistet? Keni lexuar ndonje artikull mbi ta ne faqet e gazetave italiane?

    Me se fundi beni nje kerkim ne internet www.google.com per te kuptuar suksesin e vertete te Fanfara Tirana.

    Per me shume informacion mund te konsultoni faqen e grupit ne internet www.musicballkan.com/fanfara_tirana.htm .

    Sharjet dhe fyerjet jane problem i kujt i perdor por ju si moderatore ju takon te mos i publikoni.

    Me respekt

    Stafi i
    BALLKAN WORLD MUSIC MANAGEMENT
    http://www.musicballkan.com
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Art & Music. Nese ka ndonje informacion te gabuar te postuar ne kete forum si ne rastin konkret, kjo nuk ka te beje me menyren se si administrohet forumi dhe me moderatoret qe lejojne apo jo postime. Ne fakt eshte shume konstruktive qe ndaj nje keqinformimi prej nje anetari te papergjegjshem ne kete rast te dale dikush si ju dhe te thote ate qe eshte e vertete. Ndersa per sa i perket sharjeve dhe fyerjeve ne kete forum, sado qe eshte e vertete qe ka dhe anetare qe abuzojne me te drejten e fjales duke harruar qe postimi ne kete forum eshte nje privilegj dhe jo nje e drejte, ju kujtoj dhe qe administrata e forumit nuk eshte ne rolin e policise, por me teper si nje rregullator per ecurine e materialit qe postohet, jo diktatit te materialit qe postohet.
    Sidoqofte verejtja eshte me vend per aq sa te tere jane te vetedijshem per arsyen e postimit te saj dhe si e tille do te merret parasysh. Por asgje nuk behet sa hap e mbyll syte.

    Faleminderit.
     
  11. lupi

    lupi Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    do te doja te beja nje shtese:muzika duhet te kete karakter kombetar!mire ; por eshte vertet veshtire ta gjesh origjinalitetin e muzikes shqipetare e ballkanase gjithashtu.dua ti pergjigjem dikujt qe mendon se ju dashka vendosur kufiri muzikes se huaj!?muzika nuk ka pasur kufij edhe kur kufijte i kishim te izoluar! ne kemi marre e kemi dhene me fqinjet tane pa dashur e ndoshta jo me deshire ajo qe na ka pelqyer per sa kohe qe kemi jetuar ne fqinjesi.me thuaj te lutem perse duhet ti kendojme ne gezimet familiare muziken e fqinjeve? bile dhe kenget tona kane marre pamje orintale,anadollake,iraniane,greko-maqedonase,apo sllavo-romanishte? SE NA PELQEJNE.kjo eshte pergjigjja?Te keqen e kemi ketu ne dhe jo tek programi i nje X GRUPI apo bande qe kryen nje turne te perkohshem..
     
  12. Milazim

    Milazim Primus registratum

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    Vertet duke e konsideruar si privilegj pjesmarrjen time ne kete diskutim te domosdoshem, mbeshtes kritiken e bere ndaj etikes se disa prej anetareve diskutues te kesaj teme qe ndoshta e kane devijuar me fjalet e perdorura nga fjalorii xhepit, por duhet kujtuar se mendimi i lidhur ngushte me fjalen, kjo e fundit si mjet per ta shprehur mendimi varet si perzgjidhet nga folesi. Nuk eshte e thene se te gjithe jane "pronare " te flaleve estetike, prandaj ndodh falja e tyre. Mua me shqeteson papergjegjshmeria e tyre ne mendim.Nejse...,duhet pohuar se fenomeni i agresionit ndaj muzikes shqiptare po ndodh.Le te perpiqemi te shpalosim mendimet tona per ta frenuar fenomenin duke ndjere pasojat qe ai sjell ne shoqerine shiptare e cila po rritet akoma ne rrugen e saj te integrimit euro-atlantik e jo te merremi me kritikat per njeri-tjetrin. Me respekt per te gjithe autori i temes
     
  13. korn83

    korn83 Forumium praecox

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    nuk desha te fyej asnje...nese duhet te fyhet dikush ata jemi ne...une nuk vura ne dyshim profesionalizmin e hysni zeles,e as nuk thashe qe kenget nuk jane shqiptare...thashe qe orkestrimi nuk ishte tipik shqiptar,te kujtonte banden e bregovicit.
     
  14. korn83

    korn83 Forumium praecox

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    dhe per disa emigrante qe kane nostalgji per vendin gjeja me e bukur eshte te degjojne kenge qe te ngjallin kujtime.e jo versione te riperpunuara(qe mund te jene cilesore,por ama ofrohen ne nje menyre te re ndryshe nga origjinali).thjesht ketu.
    nuk me duket se ka ndonje gje per tu fyer kaq shume!thashe thjesht mendimin tim e te dikujt tjeter.
    nese i merrni ju per fyerje,ose mendoni qe kush kritikon eshte thjesht nje injorant,eshte nje problem i juaji

    me shume respekt
    R.S.
     
  15. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    pra dy ditesh pashe tek TVSH-ja nje emision kulturor qe fliste per edhe per agresionin ndaj muzikes shqiptare. me pelqeu fakti qe nje nga tv me te medha ne vend moren persiper te sensibilizoje opinionin publik ndaj ketij fenomeni por,mendoj se u kujtuan ca si vone. tanime,perpjekja per te sensibilizuar te rinjte,e vetme, nuk mund te jape fryte.duhet patjeter qe kesaj t'i bashkangjitet nje nderhyrje nga organet shteterore.te them te drejten konsumatori shqiptar me duket paksà injorant.nuk mund te kete tjeter shpjegim per suksesin e disa kengetareve(qe te tille nuk jane)te cilet jo vetem muziken e kane te vjedhur por edhe tekstet i kane teper banale e ndonjehere volgare.mbaj mend te kem degjuar nje kenge "popullore" te SINANIT ne te cilen,mes IDIOTSIRAVE te tjera,thuhej:"...te bejne ty serenata per ato kembet e gjata".KULMI!!!e per te degjuar nje cope injorant si ky ishte zbrazur ne pallatin e kongreseve gjysma tiranes(dhe e dridhnin apo s'e dridhnin). per te mos folur pastaj per disa te tjere,jevgj e arrixhinj bashke,qe kane pushtuar dyqanet me disqet e tyre te shpifura.veren qe kaloi kam kerkuar ne tere tregun e ne tere dyqanet e disqeve,ne durres,per kenge populore shiptare te "pasterta" e nuk kam gjetur.mire ata halabaket,po "bylbylat" e kenges popullore....çfare u thote truri kur shkojne e u perpunojne muziken "perlave" qe kendojne???
    ESHTE PER TE QARE NJE GJENDJE E TILLE E KULTURES SONE!! :cry:
     
  16. korn83

    korn83 Forumium praecox

    Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare

    edhe une kesaj vere nga s'kam kerkuar disqe me muzike te paster popullore,por kishte vetem pislliqe te tipit,jeti,moli etj.kenget ishin gjysma gjysma e sikur te mos mjaftonte kjo kishin nje cilesi te tmerrshme rregjistrimi(megjithese disk,cilesia ishte ajo e nje kasete te prishur).
    ky ishte disku me i mire me muzike popullore qe me nxori shitesi kur e pyeta!
     

Shpërndajeni këtë faqe