AI - Inteligjenca Artificiale

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga eM, 25 Jan 2003.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Me pelqeu nje shkrim qe po lexoja pak me pare. Ne menyre te permbledhur, ishte nje replike ndaj nje shkrimi ku permendej se rreziku qe i kanoset njerezimit nga Inteligjenca Artificiale (Artificial Intelligence, AI) duhet marre seriozisht dhe sillej nje argument se njerez me peshe ne shkence dhe teknologji, e mendojne po njesoj.
    Ja shkrimi qe me pelqeu, te cilin e kam sjelle te perkthyer:

    Per te ndodhur ndonje apokalips nga inteligjenca artificiale, eshte kryesore qe e tere bota te jete e nderlidhur shume ngushte me teknologji dhe telekomunikacion. Ne te kundert, AI nuk do te jete ne gjendje te manipuloje mjaftueshem ambientin ne menyre te tille qe te na beje te paafte te reagojme. Por, nese Bota vertet do te jete e nderlidhur ne keto nivele, te jeni te sigurt se do te jene njerezit, humanet, te paret ata qe do te tentojne te abuzojne, manipulojne dhe perfitojne nga kjo situate, shume me heret sesa ndonje lloj forme e AI te kete sikur edhe nje shanc te zbehte per t'a provuar. Dhe une ju premtoj se nje njeri i keq i armatosur me konektivitet te pakufishem ne planet, eshte shume here me i rrezikshem sesa cdo lloj AI e dale nga kontrolli.

    Per t'i rene shkurt, une mendoj se disa njerez kane pare shume filma fantastiko-shkencore. Kjo gje eshte shume e ngjashme me imazhet per te ardhmen qe mendoheshin gjate shekullit te kaluar, ku cdo njeri levizte me nje tip lokomotive me avull ne miniature dhe qielli ishte plot e perplot i mbushur me zepeline.
     
    katsune likes this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Roboti i pare avokat

    Kerkimet ne legjislature kane qene dhe jane nje proces i kushtueshem edhe ne kohe dhe edhe financiarisht. Vete ky proces ndikon ne menyre te drejtperdrejte ceshtjet gjyqesore dhe palet e perfshira.

    Por ka shume mundesi qe kesaj situate i ka ardhur fundi.

    E ardhmja e kerkimeve ne legjislature jane robotet. Roboti i pare ne bote avokat eshte ROSS, nje inteligjence artificiale e bazuar tek Watson i IBM i cili u projektua dhe ndertua fillimisht per pjesemarrjen ne konkursin mediatik "Jeopardy!", ku fitoi vendin e pare perballe kampioneve te meparshem njerezore.



    ROSS eshte ne gjendje te kuptoje dhe te jape pergjigje te mireformuara ne struktura te rregullta gramatikore. Pergjigjet e dhena jane te gjitha brenda temes dhe madje jep edhe sugjerime te cilat kane perhere shance te larta te jene relevante per problemin qe diskutohet.

    I projektuar sipas parimeve te kompjuterave konjitive, ROSS nuk operon ne formen clasike te nxjerrjes se informacionit nga nje databaze. Po ashtu sic informacioni ligjor eshte informacion i pastrukturuar, edhe menyra se si operon ROSS eshte e tille qe 'gerrmon' ne nje teresi te dhenash - me permasa rreth nje miliard dokumente tekst ne nje sekonde. Cdo gje tjeter e ngjashme bazohet ne menyren e punes me ane te fjalekyceve (si ben psh google).

    Cfare eshte ne gjendje te beje ROSS?

    - Pergjigja qe jep eshte koncize dhe relevante, dhe nuk eshte nje liste me mijra rezultate qe pretendojne secili te jete pergjigja. Gjithashtu pergjigja eshte ne gjuhe te rregullt nayrale, po ashtu si edhe pyetja qe i behet.

    - Mbikqyr nese ka ndryshime ne ligj dhe ju informon per ndikimin pozitiv apo negativ qe mund te kete kjo gje ne nje ceshtje, dhe nuk ju bombardon me nje pafundesi lajmesh te formes news-list.

    - Permiresohet perhere e me teper, sa me teper ta perdorni ju apo avokate te tjere.

    Te tera keto nuk jane as enderr dhe as histori te shpikura. Nje nga firmat me te medha ligjore dhe me prezence ne te tere globin, "Baker & Hostetler", kane dhene lajmin se kane punesuar avokatin ROSS, avokatin e pare robotik. Do e perdorin per ceshtjet financiare dhe qe kane te bejne me falimentimet. Momentalisht ky departament tek kjo kompani perbehet nga 50 avokate.

    "Baker & Hostetler" jane te paret qe kane njoftuar per perdorimin e ROSS, por jane disa firma ligjore qe kane nenshkruar perdorim te licensuar te ROSS dhe vetem pritet te lajmerojne zyrtarisht per kete gje. Pergatituni qe shume shpejt te degjoni njoftime te tjera te ngjashme me kete.

    Po nuk e besuat, ja:

    http://fortune.com/2016/05/12/robot-lawyer/
    http://www.rossintelligence.com/lawyers/
     
    katsune and Dreamer like this.
  3. Aki

    Aki Paint It Black

     
    gurax likes this.

Shpërndajeni këtë faqe