Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

Diskutime tek 'Duke shfletuar mediat, komenti i lire' filluar nga I vjetri, 11 Jul 2003.

  1. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Pershendetje te gjitheve kudo qofshi,

    Meqenese nje pjese e mire juaja gjenden jashte Shqiperise, ndersa shqetesohen per gjendjen e perfolur ku ka arritur media shqiptare, mund te hasin veshtiresi apo paragjykime ne kuptimin e kesaj gjendjeje mediatike. Sot flitet e trumbetohet se qeveria socialiste dhe segmente te saj po i kundervihen me te padrejte gazetareve neper gjyqe te pafund vetem pse citojne dicka nga nje autor. Kjo eshte e vertete. Gjyqe te tilla ka plot. Ne Shqiperi sot jane te njohura ceshtjet "Ceco kunder Baze", "Kokedhima kunder Lubonja" apo edhe pothuajse ceshtja "Xhoana Nano kunder Lubonja"..., etj.

    Ne fakt, ne median tone problematike eshte heshtur ne nje mase 80% per precedentin e vertete te shtypjes se politikaneve parekërkues ndaj shtypit te lire. Mund te klasifikohet si e rastesishme qe kjo shtypje i ka ndodhur shtypit nacionalist(Gazetes <span style="font-weight: bold">&quot;Rimekembja&quot;</span> dhe revistes se ilustruar <span style="font-weight: bold">&quot;Koha&quot;</span>), por mund te jete edhe e qellimshme.

    Behete fjale, pra, <span style="font-weight: bold">per padine qe ka kurdisur ish-kryeministri dhe anetari i Keshillit te Pergjithshem Drejtues te Partise Demokratike te Shqiperise, Aleksander Meksi kunder publicistit dhe diplomatit te karrieres Abdi Baleta</span>. Por Meksi ka hedhur ne gjyq edhe revisten e ilustruar &quot;Koha&quot; me botues Enver Bytyçin. Revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje e gjyqit te humbur me Aleksander Meksin, i cili pretendon se keto dy media i kane shkaktuar nje dem moral dhe ka kerkuar nga gjykata shqiptare nje demshperblim material prej mijera dollaresh(jo lekesh) kundrejt personave Baleta(botues i &quot;Rimekembja&quot; - e perjavshme politiko-analitike e Tiranes) dhe Bytyçi(botues i &quot;Koha&quot; - reviste e ilustruar analitike e Prishtines). Me pas Meksi ka paditur edhe &quot;shkaktarin&quot; e vertete te rremujes, ish-gjeneralin Agim Shehu, ish-vartes i Meksit para 1997-es, per nje shkrim qe ky ka botuar te revista &quot;Koha&quot;.

    Kurse Baleta eshte paditur ne gjyq i pari vetem sepse ka cituar fraza nga shkrimi i Shehut ne &quot;Koha&quot;. Si perfundim, revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje falimentimi ekonomik apo edhe moral. Por &quot;Rimekembja&quot; vazhdon te denoncoje kete krim gjyqesor dhe kete precedent te rrezikshem gjyqesor te drejtesise shqiptare qe solli kete gjendje te perfolur qe ekziston sot ne median shqiptare dhe ne sallat e gjyqeve, ku padi te ketij lloji jane shtuar pa kriter. Edhe pse media e perditshme shqiptare ka mbyllur qellimisht apo rastesisht nje sy per kete precedent, juve ju jepet sot e drejta te gjykoni nepermjet shkrimeve te &quot;Rimëkëmbjes&quot; kete gjendje mediatike dhe gjyqesore qe ka kapluar sot vendin.

    Me shkrimet qe do te sjell ketu, te marra ne internet ne faqen www.groups.yahoo.com/group/rimekembja , disa prej jush do te informohen me deshire, disa do te merziten per &quot;telenovelen&quot; e kesaj farse drejtesie, disa do ta paragjykojne pa dale ende mire thelbi i ceshtjes, disa do ta gjykojne gjakftohtesisht, disa do te bejne tifozin, disa do te ndihmojne ceshtjen me sensibilizimin e opinionit perreth e disa do te shqetesohen per kete precedenet. Kurse disa pritet qe ta kuptojne se pse media shqiptare perfundoi sot gjyqeve vetem pse citohen fraza nga shkrime apo thenie te dikujt tjeter. Sot edhe Top-Channel eshte ne gjyq vetem pse citoi nje deshmitar ne kronikat e tij te lajmeve.

    Ju lutem, kini durim persa kohe i botoj keto shkrime nga &quot;Rimekembja&quot;. Nese jeni te interesuar te dini, ju lutem kini miresine te lexoni keto shkrime mbi drejtesine dhe median shqiptare, e pare nga ana e nje ambasadori, diplomati, deputeti, juristi, analisti, botuesi, politikani dhe atdhetari te vertete, Abdi Baleta. Ju lutem te lini menjane paragjykimet tuaja per kete diplomat dhe gjykoni ceshtjen, pastaj me emrat mund te merremi te &quot;Politika&quot;. Nese dikush do te merzitet, epo, kjo eshte jeta...
  2. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Edhe nje here ju pershendet i vjetri, qe, edhe pse i ri ne moshe, e plaken para kohe hallet e kesaj Shqiperie...

    Qe te merrni vesh proceset gjyqesore(Baleta fitoi shkallen e pare, humbi te dyten dhe treten dhe ceshtja i eshte drejtuar <span style="font-weight: bold">Strasburgut</span>), ne fillim duhet te njiheni me shkrimin e publicistit Baleta mbi Meksin. Ky shkrim u be shkas per padine e ngritur nga Meksi.

    Gjithcka ze fill me <span style="font-weight: bold">4 dhjetor 2001</span>, dite e marte, kur del &quot;Rimëkëmbja&quot; ne Shqiperi...

    - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">DEMASKIMI I MEKSIT, AKUZE EDHE PER BERISHEN</span>

    Shkas per kete shkrim u be nje replike shume demaskuese e ish-kreut te policise shqiptare, gjeneral majorit Agim Shehu, ndaj disa pohimeve te bera ne shtyp ( gazeten “She(i)kulli”) kunder tij nga ish-kryeministri Aleksander Meksi. Kjo replike eshte botuar ne revisten e perdyjavshme “Koha” me daten 1 dhjetor 2001 nen titullin “Ja cilat jane misteret e Aleksander Meksit”.

    “ Kur bizantini njollos te ndershimin “

    Kjo do te ishte fjalia me e shkurter per te shprehur njeheresh permbajtjen e shkrimit dhe thelbin e mesazhit politik e moral te replikes se gjeneral Agim Shehut me shpifjet, qe sipas tij, po vazhdon te beje Aleksander Meksi, per te hedhur mbi gjeneralin e policise, fajet per mbrapshtite qe jane te ish-kryeministrit te Shqiperise.

    Ish-shefi i policise ne kohen e qeverisjes se vendit nga Partia Demokratike zbulon fakte dhe jep te dhena e sqarime shume komprometuese per ish-shefin e tij ne linje qeveritare, si dhe per kohen kur Meksi ishte nje qytetar i panjohur i Shqiperise dhe per kohen kur ka qene kryetar i qeverise. Nga shkrimi i gjeneral-majorit marrim, me nje kolorit me te forte, nje portret te ish-kryeministrit qe nuk eshte krejt i panjohur per ne dhe nuk pershkruhet per here te pare, qofte persa u perket lidhjeve greke te familjes se tij, qofte persa ka te beje me disa punera jo te mira gjate qeverisjes se tij.

    Si me “surprize” na vijne pohimet e gjeneralit per lidhjet e Meksit me pushtetare socialiste, me mekanizmat e krimit te organizuar me orientim politik ne kohen e qeverisjes se Meksit, si dhe per lidhjet e tij me te hershme me ish-Sigurimin e Shtetit. Eshte nje zbulim per lexuesit e zakonshem, madje besojme edhe per shumicen e politikaneve e vezhguesve politike kur ish-shefi i policise shkruan per marifetet qe paska perdorur Aleksander Meksi per te zhdukur nga Arkivi i Ministrise se Puneve te Brendshme dokumente komprometuese per te qysh nga koha e diktatures.

    Shkrimi i gjeneral Agim Shehut synon dhe ne teresi krijon tablone ku nje bizantin i perkryer, Aleksander Meksi, shpif e sulmon nje njeri qe me ne fund detyrohet te beje kete hap, te flase publikisht, qe te mbrohet nga poshtersia e tinzia e atij qe perpiqet t’i lere ne kurriz fajet e veta.

    Kur lexojme shkrimin e gjeneral Shehut jemi ne gjendje te krijojme nje opinion e te shprehim nje pikepamje, edhe pse nuk kemi ende reagimin shpjegues e kundershtues te Aleksander Meksit. Ne shkrimin e Shehut behet fjale per probleme qe i kemi trajtuar me pare, madje edhe pa pasur ne dispozicion te dhenat qe kishte nje shef-policie. Kemi parashtruar me kohe shqetesime qe kane mjaft gjera te perbashketa me ato qe paraqet Agim Shehu sot, duke qene te mbeshtetur vetem ne zhvillimet politike te dukshme dhe ne analizen tone politike.

    Nje shembull i konfirmimit te shqetesimeve te hershme

    Gjeneral Shehu per shembull pohon sot faktin se greven e urise te ish-te burgosurve politike ne gusht te vitit 1994 kunder qeverisjes demokratike, e cila shkaktoi shume tollovi per pushtetin e Berishes dhe ku u implikuar ne menyre te pahishme Azem Hajdari, e ka organizuar vet kryeministri i atehershem, Aleksander Meksi.

    Eshte e ditur mire e me kohe se kjo greve, arsyet objektive per organizimin e se ciles u perdoren subjektivisht e qellimisht ne menyre krejt te paarsyeshme dhe shume demprurese per Shqiperine, u realizua nepermjet kryetarit te ri te shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola, icili kishte zevendesuar Osman Kazazin, me nje praktike disi te habitshme. Kurt Kola sapo ishte kthyer me ngut e ne menyre enigmartike nga nje qendrim disavjeçar si i perkedhelur ne Greqi, per te marre kete post, te cilin ai e perdori ne vitin 1997 per te ndihmuar rebelimin grek-labokomunist ne Jug te Shqiperise.

    Qysh ne ate kohe publikisht kemi paralajmeruar Berishen te shihte me kujdes manovrat e Aleksander Meksit, sidomos ate dredhine e ores se fundit, njezet pa pesembedhjete minuta, te refuzimit qeveritar per te plotesuar disa kerkesa te ish-te perndjekurve, gje qe i dha sebepin Kurtit te fillonte greven ne oren 20.00, sipas ultimatumit te bere me pare. Keto gjera as tani nuk duhen harruar. Qysh ne ate kohe kohe kemi dhene shpjegimin se ajo greve urie behej ne kuader te ofensives politike e agjenturore greke per te gjunjezuar pushtetin ne Shqiperi ne kohen qe do te zhvillohej gjyqi i pese spiuneve greke te arrestuar per pergatitjen e kryenjgritjes se armatosur ne Shqiperine e Jugut, kryengritje qe u realizua ne shkurt-mars te vitit 1997. Edhet tani jemi te bindur se kjo ka qene arsyeja kryesore greves se urise se te perndjekurve politike dhe jo ajo qe permend gjeneral Shehu: “synimi i Meksit per te minuar pozitat e zevendesit te tij”, Bashkim Kopliku, nenkryeminister demokrat i asaj kohe.

    Kur krimi ndeshkon viktimen

    Ky eshte paradoksi me i tmershem qe ndodh ne shoqerine njerezore. Dhe ndodh shpesh.

    Me nje paradoks te tille ne shoqerine e sotme shqiptare eshte e lidhur ngushte edhe replika e gjeneral Agim Shehut ndaj Aleksander Meksit. Agim Shehu, drejtori i policise se Shqiperise ne kohen kur kryeminister ishte Aleksander Meksi, me shume te drejte e akuzon ish-kryeministrin se per sulmet e tij te egra ka gjetur kohen me te veshtire per demokracine dhe per gjeneralin qe i sherbeu demokracise, kohen kur gjenerali denohet me 7 vite burg ne mungese nga gjykatat e pushtetit te revanshimzit komunist te pas vitit 1997.

    Ne gazetat e Tiranes te dites se marte, 6 nentor 2001, spikasnin titujt identike “Shtate vjet burg per Agim Shehun”. Kurse zedhenesja e avokatja e krimeve 50 vjeçare komuniste kunder shqiptareve, gazeta “Zeri i Popullit” ishte ne ekstaze dhe kishte vene ne krye te faqes se saj te pare si lajm me sensacional e titull me te rendesishem te dites “ Gjenerali vrases Agim Shehu , 7 vjet burg “. Reth ketij titulli (si ato te gazetes “Bashkimi” te viteve 1945-48 kur prokuroret e gjyqtaret Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Josif Pashko etj. nen isntruksionin e jugosllaveve denonin me vdekje shume atdhetare shqiptare) “Zeri i Popullit” i dates 6 nentor 2001 rreshtonte edhe fjali te tilla : “ Drejtesia shqiptare jep me ne fund te parin vendim per ngjarjet e vitit 1997. Denohet i vetmi qe nuk u be zyrtarisht anetar i Partise se Berishes, gjeneral Agim Shehu”; “ Gjysma e binomit kriminal Shehu-Gazidede, gjenerali i milicise denohet per dezertim pra, pse nuk vrau edhe me tej shqiptaret, posaçerisht socialistet. Mbi te rendonin disa vrasje, masakra e 26 majit 1996, krimi makaber i Vlores dhe banditizmi i 1997-tes, nuk u denua per asnjeren nga keto”.

    Ja pra perse eshte denuar Agim Shehu, per krime e faje qe nuk i ka bere, por qe duhej t’i kishte bere qe te kenaqej “ZP”, ose duhej dikush t’ia ngarkonte se i ka bere qe te qetesohej “ZP”. “Drejtesia” e rebelimit komunist te vitit 1997 qe vepron tani ne Shqiperi e ka patur vertete shume te veshtire te kenaqe “ZP-ne”, jo per hir te dhimsurise per Agim Shehun, as per hir te respektimit te parimeve, por sepse po te hapte avazin qe kerkon “ZP-ja”, ate te vrasjeve te vitit 1997, atehere gjithe strukturat e PS-se, pushtetore dhe partikae, gjithe aleatet e saj dhe shume nga militantet e saj duhet te ulen ne bangon e te akuzuarve per krimet kunder shtetit, kunder njerezimit, kunder kushtetutes, per tradhti ndaj atdheut e kombit. Vet “ZP”, me kuç e me maç , me ata qe jane aty tani e qe ishin ne vitin 1997, duhet te ulen ne bangon e te akuzuarve si nxites te luftes civile e tekrimit, si bashkepuntore ne gatimin e krimit me temadh te kryer kunder Shqiperise, si fshehes te krimit e te krimineleve etj. etj.

    Prandaj gjykata e ka denuar Agim Shehun per “dezertim”, sepse nuk munden ta kapnin (ate dhe Gazideden qe sipas “ZP” formuakan “binom kriminal”) qe t’i qe t’i linçonin siç linçuan ne Vlore oficeret e SHIKU-t, duke u pire edhe gjakun nen brohoritjet e turmes se nderkryer te “rrezuesve te pushtetit te malokeve”. “Drejtesia” e rebelimit e ka bere me shume me teper marifet punen nga sa kujtojne bylmezet e “Zerit te Popullit”. “Drejtesia” e rebelimit di marifete te holla per te paralizuar shume nga mbojtesit e demokracise e te Shqiperise me akuza e denime per gjera qeshrake. A nuk kane bere keshtu edhe me gjyqin kunder Leka Zogut? A nuk kane bere keshtu me te akuzuarit per krime kunder njerezimit nga strukturat e PD-se? A nuk kane bere keshtu me te akuzuarit per “grushtin e shtetit” te 14 shtatorit 1998? A nuk ia hoqen Azem Hajdarit imunitetin gjate kohes qe pergatisnin vrasjen e tij? A nuk e kane lene edhe Berishen per nje kohe te gjate pa imunitet parlamentar dhe me 28 nentor 2000 e rrembyen si thes me patate para selise se PD-se në mesnate? Ndersa tani qe bejne pazare per kthimin e tij ne parlament nuk i çojne deri ne fund kercenimet per ta marre me force si deshmitar ne gjyqin per vrasjen e Azemit, me preteksitin se ka imunitet parlamentar?

    Vetem kunder atyre qe jane kriminelet e vertete per ngjarjet e vitit 1997 “drejtesia” e rebelimit nuk vepron! Dhe “ZP” ben marrezi pas marrezie qe pergjegjesine e fajin per krimet monstruoze t’ua hedhe atyre qe kane faj jo pse vrane, por pse nuk vrane per te mbojtur Shqiperine, edhe pse ate e kishte sulmuar greku me andartet e vet si perhere.

    Fjalet “gjenerali vrases” gazeta e felliqur per dekada me radhe “ZP” nuk i ka perdorur as per Shefqet Peçin qe ka bere masakra ne Shqiperine e Jugut, te Eriut e sidomos ne Kosove, as per Ramiz Aline e te tjere qe mbajne pergjegjesi per masakren e Tivarit, as per Enver Hoxhen, as per shume e shume kriminele me damke te komunizmit. Por ama i perdor per Agim Shehun qe nuk vrau askend, qe e shumta ka lejuar t’u jepej nga nje shkop gome ne tulete prapannices, siç shkruan edhe vet, disa spiuneve te grekut qe pastaj dogjen Shqiperine, sepse qeveria e Berishes dhe e Meksit nuk u tregua e zonja ta mbronte.

    Pse hesht Meksi per krimet qe jane bere ne vitin 1997?

    Ka te drejte Agim Shehu kur ia ben kete pyetje.

    Nese ka njeri qe duhet te dale para gjykates se rebelimit apo te demokracise per ate qe i ndodhi Shqiperise ne vitin 1997, i pari eshte Aleksander Meksi, kryeministri i asaj kohe.

    Nese “ZP” e ka seriozisht se duhet te beje fushate kunder atyre demokrateve qe ne vitin 1997 kane bere “krimet” per te cilat ajo flet, atehere kjo gazete nuk duhej te kishte pushuar asnje dite sulmet kunder Aleksander Meksit. Pse “ZP” nuk e ka bere kete gje?

    Nese ka njeri, i cili duhet akuzuar si pergjegjes per shkeljet e ligjeshmerise qe i atribuohen pushtetit te PD-se atehere ky ne radhe te pare duhej te ishte ish-prokurori i pergjithshem i asaj kohe. Kurre socialistet dhe “ZP” nuk shkruan nje germe kunder ketij prokurori. Pse valle? Vetem sepse ai u terhoq ne qetesi nga posti i tij dhe nuk e detyroi pushtetin e rebelimit qe ta nxirrtte nga zyra me police, duke e terhequr zvarre siç bene me kryetarin Gjykates Kushtetuese, Rustemm Gjaten, per te liruar kakrrigen per Fehmi Abdiun? Apo kane patur arsye edhe me te forta per te cilat jane treguar syleshe Berisha e Meksi, ose keta kane bashkepunuar me socialistet? Si nuk e kemi degjuar nje here te vetme ish-prokurorin e pergjithshem te thote nje fjale per ato qe kane ngjare ne kohen e tij ne Shqiperi? Pse Berisha e Meksi nuk kane thene nje fjale per kete sjellje e qendrim te tij ? Pse socialistet qe akuzojne shefin e policise se paska masakruar mitingun e tyre te 28 majit 1996 nuk kane asnje ankesse ndaj prokurorit te pergjithshem qe nuk ka nderhyre?

    Meksi nese ka qejf te beje sensacione me sulme ka ke te sulmoje, jo Agim Shehun. Por me sa duket eshte ajo qe ka thene Agimi: Meksi sulmon ate e Gazideden, qe te jape prova te reja “ miqeve” te tij vjeter se ai vazhdon ta beje mire detyren.

    Meksi duhet te vihet para gjykates nga demokratet shqiptare se ai ishte kryeminister ne kohen e shkatrrimit te demokracise e te Shqiperise, edhe sikur asgje nga ato qe shkruan Shehu te mos jene te sakta. Revanshistet socialiste Meksit nuk i bene asgje, por i dhane mundesine qe qetesisht te beje biznes te madh, dhe pasi u kenaq me para e rehati keto pese vite, tani ben edhe tangerrllek e kerkon te dale shpetimtar situate, te marre ne dore PD-ne, te beje ate qe nuk mundi ta bente Pollo ne vitin 1999. Prandaj duket shperthen ne sulme kunder Agim Shehut, qe te jape prova atje ku duhet se ai eshte po aq i vendosur sa “Komitet e jugut” kunder pushtetit te malokve edhe kur ky “pushtet” eshte rrenuar me forcene armeve ( dhe me sa duket me ndihmen e Meksit).

    Po Berisha pse hesht, pse i kreh bishtin Meksit?

    Demaskimi qe i ka bere Agim Shehu Meksit eshte nje akuze e rende edhe ndaj Sali Berishes, ndonese ne shkrimin e Agimit nuk ka as aluzionin me te vogel per kete.

    Veçse pas çdo demaskimi te Agimit per Meksin, pas çdo fakti trondites qe sjell Agimi per figuren dhe veprimtarine e dikurshme, para vitit 1990, pas vitit 1990 dhe te sotme te Meksit, duhet bere pyetja ” po Berisha ku ishte”, siç behet tani pyetja “ po Nano ku ishte?” kur Meta, Rama, Ruçi, Dade, Dokle e te tjere benin paudhesite qe po denoncon me te drejte Fatosi ? I ka ditur Berisha ato qe shkruan Agim Shehu? I ka pare Berisha keto? I ka honepsur Berisha keto? I ka toleruar apo mbeshtetur Berisha keto? E dinte Berisha se kryeminister me bekimin e tij ishte bere nje njeri nga familje me lidhje te forta me Greqine, shtetin armik deri ne palce te Shqiperise? Kur dinte shefi i policise per lidhjet e Meksit me Suden, po Berisha dinte apo nuk dinte gje?

    Kur Meksi zhdukte dokumente sekrete nga Arkivi i Ministrise se Brendshme, ka ditur gje Berisha? Apo Berisha ishte i intersuar me shume te nxirrte “bashkepuntor” te Sigurimit te Shtetit Abdi Baleten se kishte bere nje relacion per qendrimin ne Shqiperi te Pol Kabongos ( te ndjerit Loran Kabila)? Sa drejtues te PD-se e pushtetit te saj dhe te partive te tjera kane perfituar nga zhdukje dokumentesh ne Arkive, ne kohen e pushtetirt Berisha-Meksi dhe sot jane ne sofren ku ndyhet çdo dite politika shqiptare? Berisha di shume nga keto. Pse nuk flet Berisha?

    Pse Berisha e ka frike Aleksander Meksin? Berisha e PD duhej te kishin bere me kohe gjyqin e tyre per te gjithe ata qe moren frenat e pushtetit ne Shqiperi ne emer te PD-se, qe rrenuan demokracine, rrenuan Shqiperine dhe jo te linin shkaktaret kryesore te tragjedise se Shqiperise nga krahu demokrat te livadhisin edhe sot, te mbeten shqiptaret duke degjuar “merr-merret” e “perr-perret” e Meksit, Tritan Shehut, Genc Pollos, qe greket tani na i paskan thirrur perseri ne Athine qe “te bashkohet opozita shqiptare”. ( Shih gazeten “Albania” te dates 1 dhjetor 2001).

    Pas leximit te replikes se gjeneral Agim Shehut duhet t’i vije turp nga vetja dhe nga demokratet shqiptare Sali Berishes qe gjate fushates elektorale e cilesoi Aleksandet Meksin “kryeministri me i mire qe ka pasur Shqiperia pas LDB”. Tani qe kemi ne dispozicion edhe shkrimin e Agim Shehut kemi te drejte te themi : ose Berisha nuk di me se çfare flet, se e ka humbur shume torruan nga deshtimet tij, ose Berisha nuk ka guximin politik e qytetar te çlirohet nga nje hipoteke e rende qe kane vene mbi karrieren dhe sjelljen e tij politike ata qe kane dashur Meksin ne krye te qeverise shqiptare dhe qe e duan edhe tani ne krye te Partise Demokrartike, ose si turbullues ujrash ne politiken shqiptare.

    Prandaj themi pa frike se reagimi i Agim Shehut ka me shume vkere si akuze per Berishen se si demaskim per Meksin. Shpjegimi me i pranueshem i levdates qe i beri Berisha Meksit ne fushaten elektorale eshte synimi i tij per te kenaqur Greqine e grekofiline me ndihmen e te cilave Berisha kujtonte se mund te fitonte mbi socialistet. Ende nuk do te marre vesh Berisha se grekvet e grekofilise shqiptare kur kane ne politike Fatosin e Thanasit, Gramozin e Josifit, Gencin e Stefanaqit, Aleksandrin e Gabrielit nga “Vorio-Epiri” nuk u lypset shume Saliu i Rames nga Tropoja sado t’u lepihet atyre. Para disa kohesh Blerim Çela, qe gjithashtu duhet te dije shume per qeverine e Meksit, ne gazeten “Albania” u ankua se punet nuk po shkonin mire ne kryesine e PD-se, meqenese ketu kishte pak anetare nga jugu e ortodokse. Mos valle ka qene nje pergatitje terreni per marshimin e Aleksander Meksit ne politike nepemjet PD-se pas nje shplodhjeje 5-vjeçare?

    Shkrimi i Agim Shehut eshte botuar ne nje kohe kur ne politiken shqiptare po qelb me shume se kurre pislleku i trasheuar nga e kaluara dhe i grumbulluar gjate dhjete viteve te pluralizmit. Qelbet tmerresisht PS-ja, qelbet PD-ja, qelben partite e vogla, duke perfshire edhe liberal-demokratet qe bejne kongres me te ftuar nga partite aleate. Qelbet pushteti. Agim Shehu thote se ka ende shume gjera per te thene ne kohen e duhur. Koha e duhur eshte tani.

    Abdi Baleta
    - - - - - - - - -
    Ky ishte shkrimi. Kini miresine ta lexoni, sepse tani e tutje fillon demaskimi i vertete i Meksit, demaskimi qe ai ia beri vetes...
  3. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Kurse me <span style="font-weight: bold">21 Janar 2002</span>, ne Rimekembja botohet ky shkrim-njoftim:

    - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">MORALI I DËMTUAR I ALEKSANDËR MEKSIT </span>


    Po botojmë një kërkesë padi që ka të ish-kryeministrit Meksi me anën e të cilës po kërkon mbrojtje për moralin e tij të dëmtuar. Kësaj rradhe nuk po bëjmë koment. Lexuesit le të njihen më parë me ankesën e ish-kryeministrit që më në fund ka vendosur të mbrojë në rrugë gjyqësore veten nga “dëmet morale”, ose që më në fund ka zbuluar se edhe atij po iu shkatuaka “dëm moral”.




    KËRKESË-PADI


    PADITËS: ALEKSANDËR MEKSI, i biri i Gabrielit, datë 1939, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Pjetër Bogdani, pall. 8/1.


    I PADITUR: Abdi Baleta, banues në Tiranë, rruga “Kongresi Lushnjës”, pall. 37/2, ap. 20.


    OBJEKTI: Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e dëmit jopasuror në masën 100.000 usd (njëqindmijë).


    BAZA LIGJORE: Nenet 608 dhe 625/a dhe b të Kodit Civil si dhe neni 48 i K.P.Civile.


    PËRPARA GJYKATËS SË RRETHIT


    TIRANË


    Të nderuar zotërinj Gjyqtarë.


    Unë, paditësi Aleksandër Meksi, nëpërmjet kësaj kërkese padie vë në lëvizje Gjykatën e Rrethit, Tiranë, si Gjykatë kompetente për gjykimin e çështjes civile duke kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror nga i padituri Abdi Baleta.

    Shkak për ngritjen e kësaj kërkese padie është bërë i padituri, i cili në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 04.12.2001 me titull “Demaskimi i Meksit, akuzë edhe për Berishën” në mënyrë të pamoralshme ka fyer dhe shpifur në mënyrë publike në adresë të personit tim si qytetar dhe si ish-person zyrtar, shpifje të cilat janë drejtuar dhe ndaj kujtimit të të ndjerit babait tim, Gabriel Meksi.

    Artikulli i cituar më sipër, i botuar dhe bërë publik nga i padituri, është i mbushur me fyerje dhe shpifje, por në këtë kërkesë padi po përmend disa prej tyre:

    E dinte Berisha se Kryeministër me bekimin e tij ishte bërë një njeri nga familje me lidhje të forta me Greqinë, shtetin armik deri në palcë të Shqipërisë?

    Kur Meksi zhdukte dokumente sekrete nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, ka ditur gjë Berisha?

    I padituri Abdi Baleta përhap qëllimisht thënie të rreme në artikullin e shkruar prej tij për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim jo vetëm si qytetari Aleksandër Meksi, por dhe si ish-person zyrtar që lidhet me aktivitetin tim politik si një ndër themeluesit e parë të partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike si dhe deputet në parlamentin e parë pluralist të vitit 1991-1992, deputet në legjislaturën 1992-1996, Kryeministër i parë i Qeverisë Demokratike të pas Luftës së Dytë Botërore maj 1992-maj 1997, deputet nga viti 1991-2001.

    I padituri këto shpifje i ka kryer qëllimisht për të cënuar dinjitetin tim dhe nëpërmjet tyre të ndryshojë opinionin shoqëror si ndaj meje ashtu dhe ndaj kujtimit të babit tim Gabriel Meksi, i cili ka qenë një figurë e respektuar për të gjithë opinionin shoqëror të kohës.

    I padituri e di shumë mirë që pastërtia e figurës time si deputet dhe si ish-kryeministër është kontrolluar nga komisionet përkatëse.

    Është mëse e qartë se i padituri ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së kundravajtjes penale të shpifjes së kryer botërisht si dhe shpifjes për shkak të detyrës të parashikuara këto nga nenet 120/2 dhe 240/2 të Kodit Penal, por unë kërkoj të dëmshpërblehem civilisht për dëmin moral duke u mbështetur në nenin 625/a dhe b të Kodit Civil duke u nisur nga parimi i vjetër i së drejtës së detyrimeve, që është ai i shpërblimit rë dëmit qoftë moral ose material, pasuror ose jo pasuror.

    Në këto kushte unë kërkoj dëmshpërblimin për dëmin moral jopasuror në shumën 100.000 usd (njëqindmijë).

    Përfundimisht i kërkoj Gjykatës që të vendosë sipas objektit të kërkesë padisë.


    PADITËS

    ALEKSANDËR MEKSI

    - - - - - - - -
    Redaksia e le me kaq njoftimin ne kete date. Me psa vijojne pasqyrimet e ngajrjeve gjyqesore dhe paraqitja e materialeve gjyqesore, me te cilet do te njiheni se shpejti. E perseris, te painteresuarit per gjendjen e mjeruar mediatike ne Shqiperi mund t'i kursejne komentet apo kohen.
  4. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Ndersa ketu mund te lexoni nje koment mbi Meksin e Berishen, qe ka te beje me padine e ngritur nga Meksi, por gjithsesi gjyqi mund te kapet edhe pa te. Nese deshironi te njiheni...

    - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">BERISHA MIDIS MASKAVE TË MEKSIT DHE “VRASËSVE ME PAGESË” </span>


    Pse i kërkuam Berishës të shprehej pas demaskimit të Meksit


    Më 1 dhjetor 2001 në revsitën e ilustruar të përdyjavëshme “Koha” u botua një shkrim shumë demaskues me titull “Ja misteret e Aleksandër Meksit”, shkruar nga gjeneral-majori Agim Shehu ish, drejtori i përgjithëshëm i policisë në vitet kur Aleksandri ishte kryeministër. Dukë marrë shkas nga problemet shumë të mprehta politike që ngriheshin në këtë shkrim dhe nga ankesa e Agim Shehut se shtypi i djathtë në Shqipëri po mbante një heshtje të padrejtë dhe të dëmëshme ndaj problemeve që shtronte ai në përgjigje të akuzave që i lëshonte Meksi, gazeta “Rimëkëmbja” botoi më datën 4 dhjetor 2001 shkrimin “Demaskimi i Meksit, akuzë edhe për Berishën”.

    Ky shkrim në gazetën “Rimëkëmbja” i trajtonte problemet nga një këndvështrim krejt tjetër në krahasim me repilkat që shkëmbenin midis tyre ish-kryeministri me ish-shefin e policisë të kohës kur kryetar shteti ishte Sali Berisha. Mund të dyshohej se botimi i shkrimit të Agim Shehut në prag të Kuvendit të VII të PD-së ishte ndonjë manovër e Berishës për të vënë në vështirësi Meksin, i cili me euforinë që i krijonte pompimi propagandistik nga krahu i majtë i politikës po dilte si sfidant i Berishës për postin e kryetarit të PD-së. Por nuk mund të kishte ansjë arsye, asnjë shenjë për të thënë se edhe komenti i “Rimëkëmbjes” bëhej për të ndihmuar Berishën kundër Meksit, sikurse e kishim ndihmuar Berishën kundër Genc Pollos dy vite më parë gjatë zgjedhjeve të njëjta.

    Përkundrazi, komenti i “Rimëkëmbjes” objektivisht e lehtësonte pozitën e Meksit, sepse ky koment ishte i orientuar kryesisht në nxjerrjen e mëkateve dhe të përgjegjësive të Berishës edhe për ato probleme që dilnin nga demaskimet që i bënte Agim Shehu Meksit. Edhe pas zhvillimeve më të reja në këtë histori Berishës i bie barra të shprehet për sqarimin e atyre problemeve për të cilat po ndeshen egërsisht Meksi e Shehu, sepse janë probleme të drejtimit të shtetit shqiptar në kohën kur Saliu ishte kryetar i këtij shteti, madje kryetar që pretendonte se kontrollonte çdo gjë në shtet dhe në PD.

    “Rimëkëmbja” e mbajti dhe e mban këtë qëndrim për hir të seriozitetit të problemit dhe për hir të sqarimit të të vërtetës dhe jo për hir të luftës karrieriste e të paparimtë që bënin Sali Berisha me Aleksandër Meksin, madje nuk dihet ende mirë nëse e bënin seriozisht këtë “luftë gjelash” apo luanin dhe luajnë teatër me pjesën naïve të PD-së e të shqiptarëve.


    Meksi deshi ta sfidonte me të vërtetë Berishën apo ta linte kandidat pa rival?


    Meksi që ngriti tërë ato “stuhi në një legen me ujë të pisët” të bizantinizmave të tij politikë as e vuri fare kandidaturën, duke penguar kështu daljen e ndonjë kandidature tjetër përballë Berishës, që kësaj radhe, pas vizitave në Amerikë kur e mori të prerë përgjigjen se nuk është alternativë e pranueshme për pushtet në Shqipëri, trembej tej mase nga ndonjë e papritur që do t’i hiqte fare rolin politik, duke e larguar nga kreu i PD-së. Meksi me ato shkëpurthjet e tij inatçore sa për dukje, ia la krejt të lirë Berishës terrenin në shkëmbim të atij shpërblimit bujar berishian në Kuvend “ “Aleksandër, rri edhe ti me ne”.

    Aleksandri qëndroi, jo vetëm se nuk kishte ku të shkonte, por edhe sepse kujtoi që shpërblimi nga Berisha do të ishte një copë me më shumë tul, një vend në kryesinë e PD-së që, sidoqoftë, në rast se e bën Perëndia kismet që PD-j atë vijë edhe një herë në pushtet, mund t’i sigurojë Aleksandrit një post qeveritar. Miqtë që dikur e bënë kryeministër nga restaurues i mureve të rrënuara të kishave të stilit bizantin nuk do ta harrojnë fare. Mirëpo Berisha dhe Meksi, që bashkë kanë dhjetë vite që dredhin vallen në kryesinë PD-së pasi të gjithë të tjerët dolën nga kjo valle, e dinë mirë se deri ku mund t’i venë ndërkëmbësin ose t’i lëshojnë pe njëri tjetrit dhe asnjëherë nuk zemërohen dhe nuk prishen përfundimisht me njeri tjetrin.


    Berisha dhe Meksi : “dy muskëtierë” apo “dy padrino” në PD?


    Për këtë dyshe të politikanëve të vetëm të kryesisë së parë të PD-së që kanë mbetur në PD dhe rivalizojnë për dominim pushteti partiak e shtetëror, qysh kur Ramiz Alia bëri komandimet e njerëzve në krye të partive që do të krijonin pluralizmin politik në Shqipëri, karakterizimin më interesant e ka bërë Arian Starova në gazetën “55” më 5 maj 1998 :” Dua të kujtoj në veçanti udhëtimet e mia jashtë shtetit në delegacionet e Berishës dhe Meksit. Në të gjitha këto udhtëtime kam provuar gjëra të veçanta të papërsëritshme. Që të dy kanë qenë origjinalë e imponues ndaj bashkëbiseduesve dhe çdo herë unë gjeja krijime tepër fine në diplomacinë që ata bënin. Ata ishin uragani Berisha dhe modifikatori Meksi. I pari gjenerator i fuqishëm ideshë dhe një “perpetum mobile” me aftësi të mëdha vendimarrëse, i dyti një tru i përsosur elektronik, që njihte e kalonte vet nëpër duar çdo ligj a vendim qeverie. Lavdi Zotit që pas gjithë atyre që ndodhën ata të dy bëjnë pjesë në të njëjtën parti dhe respektojne në heshtje njëri tjetrin”.

    Perëndia duket e ka dëgjuar këtë lutje të Arian Starovës që Berisha e Meksi, pasi i mbajtën 5 vite kokën mënjanë njëri tjetrit ( respektim i ndërsjellë në heshtje), pa ia hequr petën lakrorit që të mos dilnin lakrat e njërit dhe të tjetrit, në Kuvendin e VII të PD-së u gjendën jo vetëm në një parti, të njëjtën parti, por edhe si rivalët për postin kryesor të partisë, ashtu sikurse ishin edhe në Aktivin e parë të PD-së në 13 shkurt të vitit 1991. Shumë ujë ka rrjedhur nën urat e shëmbura të politikës shqiptare e të PD-së qysh atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por Meksi e Berisha janë si atëherë “kundërshtarë vëllezër partiakë”, dhe loja që bëjnë nuk ka ndryshuar , është si atëherë. Edhe pse janë fajtorët, mëkatarët dhe përgjegjësit kryesorë që nuk e ruajtën dhe nuk e shpëtuan Shqipërinë nga tragjedia e katastrofa e pranverës së vitit 1997, janë përsëri Berisha e Meksi që paraqiten si dy figurat kryesore në PD, që duan përsëri pushtetin nëpërmjet PD-së. Dhe pushtetin përsëri e kërkojnë si atëherë me kompromise me socialistët dhe sigurisht me dashamirësinë e Greqisë..

    Për vlerësimet e Arian Starovës për këta dy “padrino” të politikës opozitare në emër të të djathtës ka vend për të debatuar shumë. Këtu vetëm po përmendim se Berisha më shumë se gjenerues ideshë, siç pohon Ariani, ka rezultuar “degjenerues ideshë e parimesh” politike, siç është shprehur një bashkëpunëtor i “Rimëkëmbjes”. Kurse “truelektroniku” Meksi ka tashmë një trashëgimi mbrapshtish ligjore e praktike, qeveritare e private që, sipas pohimeve dhe zbulimeve ende të pjesëshme të Agim Shehut, do ta zbehë një ditë edhe admirimin përvëlues të Arian Starovës për të. Por, meqenëse kemi pohimin që truri elektronik për ligjëvënien në kohën e pushtetit të PD-së qenka Aleksandër Meksi na bie barra që t’i kalojmë përsëri në analizë të gjitha ato mbrapshtira që janë bërë në Shqipëri dhe që në propagandë e në përfytyrimin publik janë më shumë të lidhura me emrin e Berishës se të Meksit.




    “Leka i Madh” mbështet misionin e “Kaçit të Vogël” në kombinacionet berishiane


    Përgjegjësinë e tyre solidare e njohin edhe Berisha me Meksin përderisa e “kanë respektuar njëri tjetrin në heshtje”, edhe kur bomba e keqpërdorimit të pushtetit u plasi në duar dhe nuk dihej si do të merrnin punët; përderisa edhe tani luajnë shpesh teatër politik krahas afishimit të qejfmbetjeve nga njëri tjetri.

    Pjesë e këtij teatri duket është edhe fakti që Meksi fillimisht gjykatën e vuri në lëvizje kundër Abdi Baletës, sepse kjo i ka intersuar më shumë edhe Berishës, i cili direkt apo nëpërmjet veqilëve të tij më të besuar për provokime politike dhe fushata shpifëse propagandistike, është “padroni” i vërtetë i “operacionit Kastriot Myftaraj”, i cili plotëisht të tijën ka vetëm autorësinë publike të librit më të ndyrë shpifës që është botuar ndonjëherë “ Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta &amp; Feraj”. Kastrioti “i Vogël” me botime shpifëse dhe Leka “ i Madh” me padira shpifëse kundër të njëjtit kritik të politikës së Berishës veprojnë në të njëjtën kohë dhe kuptohet brenda të njëjtës skemë, që nuk ka si të mos emërtohet “berishiane”.


    “Sedërmadhi” Meksi trimosh në shpifje, burracak në ballafaqim


    “Rimëkëmbja “ mbajti atë qëndrim që paraqitet në shkrimin “Demaskimi i Meksit akuzë edhe për Berishën”, jo aq për të nxjerrë në pah mbrapshtitë e Meksit, se sa për të vënë në dukje përgjegjësitë e Berishës, sepse në rastin e sfidës së Meksit nuk shihte ndonjë intrigë aq përfide sa shihte në fund të vitit 1999 në sfidën e njejtë të Genc Pollos kundër Berishës, ndonëse njëfarë ngjashmërie ekzistonte.

    Aleksandër Meksi pas botimit të këtyre materialeve në “Koha” dhe “Rimëkëmbja” u tërbua, por reagoi si burracak i politikës, duke dëshmuar sa mjerim në politikën shqiptare ka qenë vënia e tij në krye të qeverisë për disa vite dhe sa shëmtim për politikëkn shqiptare është kur personazhe të tillë, pa minimumin e dinjitetit e të seriozitetit, pasi ngrohin xhepat mirë me para, pasi kalojnë nga ajo biçikleta e vjetër pa shalë në pronarë pallatesh e veturash luksoze, hiqen për sedërmëdhenj, edhe kur askush nuk u hyn në hak. Këta kërkojnë të instrumentalizojnë deri gjykatat për të vënë “gjoba” me tarifa fikse të bizneseve të tyre, 100 000 dollarëshe, atyre që luftojnë për të vërtetën e të drejtën.

    Por, nga ana tjetër këta “sedërmëdhenj për para” nuk kanë guximin të paraqiten vetë në gjykatë që të mbrojnë nderin tyre e të familjes, as të dëgjojnë tërheqjen e vemendjes nga trupi gjykues se kërkesat nuk duhen bërë në dollarë pasi nuk jemi në Amerikë ose Kanada, por në Shqipëri. ( Meksi sidoqoftë meriton njëfarë falenderimi që “gjobën” e ka kërkuar në dollarë dhe jo në dhrahmi grekë, sepse kjo do të shkaktonte më shumë alergji tek i padituri prej tij) Këta burracakë të politikës lëshojnë gratë t’u lajnë pisllëqet në publik, t’u mbrojnë nderin e tyre e të baballarëve të tyre nëpër gjykata.

    Kështu veproi Aleksandër Meksi, i cili nuk guxoi të bënte më shumë se disa mërmëritje provokuese në seksionin e tij të PD-së e në Kuvendin eVII të PD-së kundër shkrimeve të “Koha” e “Rimëkëmbja” dhe pastaj tërë puna i mbeti në dorë gruas së tij, Dhuratës, që të ulërinte me sharje nëpër telefona familjarë, në emisionin mëngjezor të TV “Teuta” dhe të paraqitej në gjykatë si “përfaqësuesja e Aleksandrër Meksit” me padira shpifëse e pretendime t’i arkëtojë burrit disa qindra mijëra dollarë.

    Më 26 dhjetor 2001 Meksi kishte bërë një padi kundër Abdi Baletës me kërkesë për shpërblim “dëmi jo pasuror”, se gjoja i ishte dëmtuar shumë morali të “shumëmoralshmit” Aleksandër “i Madh” Meksi, për të cilin kemi dëgjuar jo pak historira zbavitëse. Më 23 janar 2002 u zhvillua seanca përgatitore për këtë padi. Në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 22 janar 2002 nën okelion “Morali i dëmtuar i Aleksandër Meksit” është botuar teksti i plotë i kësaj kërkesë-padie që lexuesit të mund të gjykonin vet deri ku kishte arritur absurditeti i Aleksandër Meksit dhe etja e tij për shtrembërim të të vërtetës e për shpifje. Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës më 13 shkurt 2002 Abdi Baleta ka paraqitur provat e tij që hedhin poshtë shpifjet e Aleksandër Meksit dhe njëkohësisht argumentimin e kundër-padisë së tij për shpifje nga Aleksandër Meksi. Në këtë seancë avokati Bexhet Agolli lexoi 12 faqet e tekstit të kundërpadisë së bërë me shkrim dhe paraqiti dosjen me provat shkresore në mbështetje të saj.


    Berisha mjaft u “respektove në heshtje” me “varrmihësin e varrbërësin” sedërmadh


    Pas përfundimit të kësaj séance u mësua se Aleksandër Meksi kishte vendosur të paraqiste padi edhe kundër gjeneral Major Agim Shehut dhe botuesit të revistës “Koha” Enver Bytyçi, gjë që nuk e kishte bërë më parë. Këtë padi, e cila në formulimin e “arsyetimeve” nuk ndryshon nga ajo e paraqitur ndaj A. Baletës ( ndonëse çështjet janë të natyrave juridike të veçanta e të ndryshme), e ka botuar revista “Koha” nr.71, datë 16 shkurt 2002. Po në këtë numër të kësaj reviste është botuar edhe një prononcim paraprak rreth padisë nga gjeneral Agim Shehu me titull “ A do ta marrë çertifikatën e virgjërisë Aleksandër Meksi, varrmihës e varrbërës?”. Gjeneral Shehu paralajmëron se do të shprehet më gjërë për këtë temë dhe se ka ende shumë për të thënë për misteret e Aleksandër Meksit si “varrmihës e varrbërës”, si sigurims i vjetër që e përdori funksionin e kryeministrit të kohës së demokracisë që ta shtronte rrugën për riardhjen në pushtet të komunizmit.

    Tani që Berisha në Kuvendin e VII të PD-së tha solemnisht “Aleksandër rri me ne” e kemi të drejtë e detyrim edhe më të madh njerëzor, politik e kombëtar të pyesim më me forcë &quot;“Berisha çfarë di ti dhe çfarë thua ti për denoncimet që po bën ish shefi i policisë kundër ish-kryeministrit të pushtetit tënd”. Mjaft je “respektuar në heshtje” me Aleksandër Meksin! Fillo vet dhe veni njerëzit e PD-së të sqarojnë të vërtetat për problemet që i kanë sjellë katastrofën Shqipërisë, jo të peshkojnë tipa si Kastriot Myftaraj që të pranojnë autorësinë e librave shpifës, që fallsifikojnë historinë e Shqipërisë, që mbështesin tezat më të zeza të politikës e propgandës antishqiptare greke, serbe, italiane, ortodokso-janullatiste, katolikocentriste, që duan të nxisin urrejtjen krahinore e fetare, për të shkaktuar konflikte të kësaj natyre në Shqipëri, sipas planit të shpallur nga Koshtunica i Serbisë, që bëjnë fushatë kryqëzatare për të konvertuar myslimanët shqiptarë në të krishterë e plot marrëzira të tjera.


    Pse PD-ja merr në shërbim “Vrasës me pagesë” të publicistikës?


    PD për shak të aktivizimit të njerëzve të saj në botimin dhe qarkullimin e librit “ Nacional-islamizmi shëqiptar…”, për shkak të qarkullimit të këtij libri brenda e jashtë Shqipërisë si materialet e dikurshme të Enverit për format e edukimit politik, dhe si propagnda provokuese që përhapte për njerëz të caktuar Sigurimi i Shtetit, është vënë në pozitën e shëmtuar të një tutoreje të përmbajtjes së librit të botuar me emrin e Kastriot Myftarajt.

    Abdi Baleta kur ishte deputet, anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe përfaqësues i kësaj partie në Komisionin Parlamentar për Rendin e Shik-un ka denoncuar një projekt gjysmë të fshehtë të pushtetarëve të PD-së që të zyrtarizonin me një vendim të qeverisë së Aleksandër Meksit të drejtën e SHIK-ut për të bërë shpifje kundër personash të caktuar “ për qëllime pune operative”. Atëherë qeveria e Meksit, nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnori, i premtoi deputetit Baleta se kurrë nuk do të lejohej zyrtarizmi i një monstruoziteti të tillë agjenturor. Por libri i Kastriot Myftarajt, për të cilin po kujdesen kaq shumë njerëzit e PD-së, dëshmon se shërbimi special i PD-së punon në bazë të atij projekt-vendimi, edhe pse PD është në opozitë. Mos vallë në Shqipëri po veprojnë shërbime sekrete paralele dhe qytetarët bëhen viktima të shumëfishta?!

    Një bashkëpunëtor i gazetës “Rimëkëmbja”, i emigruar nga Shqipëria në një vend të Europës Peërndimore, që për arsyet e tij shkruan me pseudonimin “Toska i Gegëve” ( njëri ndër pseudonimet e rralla që lejojmë në gazetë) na njofton se para tri javësh nga Tirana në adresë të tij ka mbërritur një zarf që brenda kishte librin e Kastriot Myftarajt dhe një copë letër me fjalët “ Tani njihu edhe me idhullin tënd, Abdi Baetën”. Adresën e këtij personi ne nuk e dimë. Por shpërndarësit e librit të Myftarajt kanë gjetur se cili qëndron pas pseudonimit si dhe adresën për t’i dërguar librin. Ky nuk është i vetmi rast i kësaj shpërndarjeje me metoda agjenturore tipike sigurimso-udbashe të të kaluarës. Njerëz të caktuar të PD-së janë prapa veprimtarive të tilla.

    Para një viti në shkrimin polemizues të Abdi Baletës me gazetën e Prishtinës “Epoka e re” që kishte bërë shpifje në stil e përmbajtje shumë të ngjashme me ato të librit të Kastriot Myftarajt është folur edhe për rolin e &quot;”Vrasësve me pagesë&quot;”në publicistikë, duke patur parasysh shpifësit për llogari të të tretëve , sidomos të mekanizmave politike dhe agjenturorë. Ky shkrim me titull &quot;Hamitërit e Prishtinës në lukuninë e ham…tërve të Tiranës” është botuar tani edhe në “Rimëkëmbja” si një sqarim paraprak të lexuesve në Shqipëri për natyrën e shpifjeve të ndyra që përmban libri i Kastriot Myftarajt. Sapo të na lejojnë angazhimet e punës lexuesve do t’u paraqesim një listë të shpifjeve, trillimeve, fallsifikimeve, fyerjeve të panumërta që mbushin 300 faqet e këtij libri. Monstruozitete të tilla si ky libër nuk duhet të kalojnë pa mbajtur përgjegjësi dikush dhe po iu vënë në ballë një vulë turpi dikujt. Përndryshe jeta shoqërore në Shqipëri do të kthehet vetëm në batak të qelbur ku mund të gjejnë rehati tipa si Kastriot Myftaraj dhe mikluesit e tij. Duhet të jenë shumë tuafë ata që janë entuzizmuar nga Kastrioti vetëm se përgatiti për të botuar në “Rimëkëmbja”, por nuk ia arriti, shkrimin me titulll “Jam tropojan”. Për fat të keq “vrasësit me pagesë” në pulicistikë, si puna e këtij Kastriotit, po i përdorin edhe shtabet politike propagandistike të PD-së, duke mos kuptuar djallëzinë që fshihet pas britmave “jam tropojan” nga njerëz që fshehin identitetin e tyre tëe vërtetë krahinor e mbase dhe etnik e kombëtar, në qoftë se ata vet e kanë ndiesinë e një identiteti të tillë..


    Edhe PD merr përgjegjësi për teorizimet e zeza antishqiptare të Myftarajt


    Trillimet dhe sajesat e teorizimit pervers që përmban libri i Kastriot Myftarajt tashmë mund të quhen si tezat zyrtare të politikës e të propagandës së PD-së. Njerëz me peshë në drejtimin e PD-së na kanë vënë në dijeni se kur kanë dashur të bëjnë një kritikë të këtij libri në shtypin shqiptar nuk kanë çarë dot, çka do të thotë se shtypi i PD-së, ku këta duhej të botonin shkrimet nuk pranon. Madje me keqardhje themi se këta njerëz nuk e kanë sjellë as tek ne shkrimin për ta botuar, saikurse kërkuan vet. PD është komprometuar tepër rëndë duke u bërë mbulojë e ngohtë e pseudo-teorizimeve perverse dhe shpifjeve që përmban libri i Kastriot Myftarajt.

    Prandaj sado kohë dhe energji të na marrë PD-ja me sajime procesesh gjyqësore arbitrare nëpërmjet njerëzish si Aleksandër Meksi, ne përsëri do të gjejmë mundësi e forca të demaskojmë tezat antishqiptare që po mbron PD-ja, që janë tezat më të zeza antishqiptare dhe të kritikojmë politikën kapitulluese që po bën PD-ja para pushtetit e politikës së revanshizmit social-komunist.


    Për sa kohë do të qëndrojë Meksi në errësirën e shpifjeve të tij


    Pas atyre mërmëritjeve nëpr tubime të PD-së kundër shkrimeve të botuara në “Koha” e “Rimëkëmbja” Aleksandër Meksit nuk ia mbajti asnjëherë të pranonte ftesën e drejtuesit të “Koha” e të shprehej publikisht nëpërmjet debatit si i ka hije një njeriu të politikës, por u struk në errësirën e shpifjeve të tij dhe ka lënë gruan ta pastrojë nëpër gjykata, çka e bën më të besueshëm tani denoncimin e Agim Shehut edhe për aktivizimin e gruas së Meksit si nëpunëse e Arkivit sekret të MPB për të zhdukur dosjen komprometuese prej 400 faqesh që e implikonte Aleksandrin si bashkpëunëtor i vjeter “ jo shkencor”, por sigurims.

    Njëra ndër dy akuzat për shpifje që Meksi ka ngritur ndaj Abdi Baletës është fjalia pyetëse drejtuar Berishës “ Kur Meksi zhdukte dokumenta nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme ka ditur gjë Berisha?”. Ja çfarë i qenka dukur ( në fakt bën sikur i duket) fyerje “sedërmadhit” Aleksandër Meksi! Mirëpo në padinë që ka ngritur kundër Agim Shehut e Enver Bytyçit po ky “sedërmadh” nga një mori denoncimesh që bën Agim Shehu, përzgjedh vetëm katër për t’u ankuar dhe midis tyre nuk figuron pikërisht ajo “shpifje” që duhet të trondisë më shumë Aleksandrin se “ ka futur në Arkivin sekret gruan e tij që të zhdukte dosjen e tij”.

    Qenka vërtetë në pikë të hallit Aleksandri nga ky denoncim i Agim Shehut, sepse duhet të mbajë përgjegjësi jo vetëm ai, por edhe gruaja e tij, të cilën ai e ka lëshuar nëpër gjykatë të “lajë Aleksandrin nga pisllëqet”. Ai që u”fyeka” vetëm se Abdi Baleta i ka kërkuar një sqarim Berishës për një gjë që e ka thënë Agim Shehu, nuk qenka i fyer nga thënia e vet Agim Shehut dhe nuk e përfshin këtë thënie në listën e “shpifjeve “ të bëra kundër tij. Kjo mënyrë veprimi do të thotë se tashmë Aleksandër Meksi indirekt ka pranuar që ka pas futur gruan në Arkiv që t’i zhdukte dosjen e tij si bashkëpuntor i Sigurimit.

    Kjo i bën të pavlefshme pretendimet e Aleksandrit se është pa njolla në “biografi” sepse ka kaluar nëpër rontgenët e komisioneve “Mezimi”, që e komandonin Aleksandri me Berishën dhe të “Komisionit Bezhani”. Dikur shpërndahej “flamuri i pastërtisë” që e merrnin dhe zonja shtëpie që zakonisht i mbulonte pisllëku para se të vinin e sapo iknin flamurdhënësit e formalizmit pastërtor.


    Berisha vetëm turpërohet duke fshirë maskat e politikanizmit bizantin të Meksit

    .

    Aleksandër Meksi paska pas vënë shumë maska mbi fytyrë. Njeriu që kur e shihte veten keq në debatet politike fliste më shumë me gjeste si shurdhmemecët se me fjalë, për fat të keq e paska huq që të aktivizojë gruan shumë më tepër se i takon një bashkëshorteje të përkushtuar që të rregullojë punët e burrit e sidomos të shpluhurosë maskat e burrit, kur fillon u duket papastërtia. Shqiptarët duhet të mjerohen edhe më tepër tani sepse këtë njeri e patën 5 vite në krye të qeverisë dhe duket edhe punët e shtetit i ka bërë me këto metoda. Po ua shohim shumë sherrin këtyre kryeministrave që punët i bëjnë nën kujdesin e tepruar të grave të tyre dhe po na bëhen kryeministreshat më problematike se kryeministrat.

    Ia kemi parë shumë sherrin edhe asaj politikës së Berishës që gjithmonë u bë ombrellë e veprimeve të dëmshme të Meksit, ndoshta që të dukej se ishte ai, Saliu, që komandonte, ndërsa Aleksandri e shrytëzonte mjeshtrisht këtë pozitë për të mbajtur sa më larg qortimet për gabimet që bëheshin. Edhe tani po ua shohim sherrin mjaft atyre vlerësimeve që lëshon pa doganë Sali Bedrisha për Merksin si kryeministri më i mirë i Shqipërisë në gjysmë shekulli. Meksi, po t’ia analizosh në tërësi veprimtarinë, qëndron prapa kryeministrit Adil Carçani. Pastaj një president dhe një kryeministër si Berisha e Meksi që përjetuan shembjen më skandaloze të pushtetit e të shtetit në sytë e nëpër duart e tyre nuk kanë ansjë të drejtë morale të vlerësojnë njëri tjetrin, as të përmendin ndonjë meritë të tyre, edhe në qoftë se kanë patur, madje as të dalin në sytë e shqiptarëve.

    Tani që nuk është më kryeministër por biznesmen i suksesshëm ( pra parelli i pangopur) Aleksandër Meksi njerëzve me të cilët takohet, edhe kur këta janë shqiptarë që nuk dinë gjuhën angleze u jep kartvizitën me mbishkrimin “ Prof. Dr. Aleksander Meksi. Byzantine Architecture” që shqip do të thotë “Arkitekturë bizantine”. E ka gabim sepse në Shqipëri nuk ekziston sot ndonjë ndërtimtari e stilit bizantin dhe vet Aleksandri ka qenë specialist për riparim kishash të stilit bizantin. Por nuk është kjo pasaktësi që të shtyn të mendosh se do të ishte më e ndershme që të paktën kur takohet për arsye politike me njerëz Aleksandri të jepte një kartë-vizitë me mbishkrimin “ Byzantine Politics (Politikë bizantine)”, sepse në të vërtetë me këtë po merret.

    Është politikë bizantine që të kërkosh ta shkarkosh fajin e qeverisjes tënde me të meta mbi shefin e policisë që ke patur në vartësi, që ka vepruar nën urdhërat tua, që ai të vihet në shënjestër të gjithë hakmarrjes së pushtetit të revanshizmit social-komunist dhe ti, kryeministri i quajtur më i sukseshmi nga ish-kryetari i shtetit, të vazhdosh të ndërtosh me qetësi pallate, të grumbullosh dollarë, të kërkosh nga gjykatat gjoba për ata që flasin për përgjegjësinë tënde, deri për ata që i bëjnë pyetje Berishës se çfarë di për punërat e për lidhjet tua. Është politikë dhe sjellje bizantinre që për gjëra që t’i kanë thënë shumë vetë publikisht për dekada të tëra, edhe kur ke qenë restauruesi anonim i kishave të stilit bizantin, edhe kur u bëre kryeministër dhe nuk ke përgënjeshtruar, as kundërshtuar, të bësh sikur tani je fyer dhe të kurdisësh procese gjyqësore. Është bizantinizëm të vesh në lëvizje gjykatën se gjoja të qenka cënuar nderi tënd dhe i babait tënd dhe të mos paraqitesh vet para atij trupi gjykues që ka marrë në dorë kërkesë-padinë tënde. Është më e pështirë se bizantinizëm që për këto punë të përdorësh gruan, madje duke e shoqëruar dhe me vulgaritete të tjera femërore, me qëllim e shpresë që të shkaktosh skandale në dyert e gjykatave dhe të hakmerresh me inskenime të tilla kur nuk ke faqe e burrëri të përballesh në “duelin e drejtësisë” që ke kërkuar vet para organeve gjyqësore.


    Hidhi disa maska, “sedërmadhi” Aleksandër!


    Aleksandër Meksit mund t’i bënin vetëm një sugjerim : “ ndërroje kart-vizitën”, shkruaje të paktën edhe shqip. Duaji dollarët, por mos përbuz Lekun se je adash me të në emër, pasi monedha shqiptare është emërtuar sipas emrit të Aleksandrit të Madh. Fillo të flakësh maskat se të kanë shëmtuar shumë dhe do të të shëmtojën edhe më shumë tani që Agim Shehu po t’i nduk si asnjëherë tjetër dhe si askush tjetër deri tani “mustaqet politike” të portretit tënd kryeministror.


    Largohu nga papastëritë politike, Sali Berisha!

    .

    Berisha ka patur motivet e tij kur i tha “Aleksandër rri me ne”. Berisha ka motivet e synimet e tij kur lëshon ose toleron agjutantët e vet të mobilizojnë për shpifje e provokime njërëz si Kastriot Myftaraj . Por me kësi qëndrimesh na sjell ndëremend një fjalë që dikur ka pas thënë një intelektual veprimtar i politikës së PD-së “ Berisha ka fatkeqësinë se i tërheq si manget hedhurinat në politikë”. Deri tani nga kjo më shumë ka dalë i humbur. Edhe më keq da ta ketë tanie tutje.


    18. shkurt 2002 Abdi Baleta

    - - - - - - - - -

    Me vone do t'ju njoh me te tjera materiale mbi gjyqin.
  5. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    I vjetri
    Dua te respektoj kerkesen tende per te mos disktuar kunder ketyre shkrimeve

    Do doja vetem te theksoj dicka

    Shprehja me e qarte e dhe me e larte e moralit te nje populli (dhe te cdo individi) jane ligjet dhe institucionet demokratike

    Per mendimin tim, pavaresisht nese eshte e vertete ose jo gjithcka thone gazetat, kushdo ka te drejten morale (sepse ka te drejten ligjore) te mos replikoje ne gazeta e te kerkoje demshperblime ne gjykate per ato qe quan shpifje
    Pra &amp;#8211; nqs ligji e lejon, atehere eshte mese morale dhe e drejte

    Zoti e baleta e te gjithe gazetaret e tjere duhet te mesonje te perdorin format kushtezore

    Psh mund te shkruante: &amp;#8230;<span style="font-weight: bold">nese eshte e vertete ajo qe thuhet lart e poshte</span>, se meksi ka zhdukur dokumenta nga MPB, atehere&amp;#8230; (vazhdon me analizen)
    Ose
    Besoj se mund edhe te jene te verteva fjalet qe degjohen ne disa ambjente- qe meksi ka zhdukur dokumentat - sepse edhe mundesite nuk do i kishin munguar per te bere nje gje te tille.
    Nese eshte keshtu&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230; .

    Shkrimi do te kishte ca me pak impakt tek lexuesi por do te evitonte sigurisht nje denim dhe do te ishte sigurisht me realist
    Por, meqenese kjo nuk i intereson, nuk kuptoj perse ankohet nga gjykata

    PS. Theksoj se nuk kam asnje simpati te vecante per meksin apo berishen &amp;#8211; eshte thjesht ceshtje parimore
  6. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Gene, po e quaj disi te parakohshme nderhyrjen tende, sepse pikerisht kjo ka ndodhur me ceshtjen &quot;Meksi kunder Baletes&quot; - Baleta ka pranuar gjykimin e ceshtjes, sepse cdo qytetar ka te drejte te ngreje padi. Madje gjykimi u fitua nga Baleta. Por qytetari Meksi vijoi me shkallen e dyte, ku fitoi ai.

    <span style="font-weight: bold">Une thjesht po ju ftoj juve te njiheni me proceset gjyqesore, me ankimimiet, kunderpadite, rekurset, etj</span>. POR THELBI I KETYRE POSTIMEVE NUK ESHTE CESHTJA NESE FITOI X-i APO Y-i.

    <span style="font-weight: bold">PROBLEMI I VERTETE QENDRON NE HESHTJEN QE IU BE KESAJ CESHTJEJE NGA &quot;MEDIA E LIRE&quot; DHE NE MESKINITETIN ME TE CILIN GJYKOHET GJENDJA E TANISHME QE KA KAPLUAR MEDIAN, KU DISA QARQE MEDIATIKE NUK DUAN TE SHQYRTOJNE EDHE KETE CESHTJE NE FJALE</span>

    Shiko tani se si ka vijuar. Komentet mund t'i beni, nuk ka problem. Kjo eshte me teper nje permbledhje materialesh mediatike, e tille qe krijon nje te tere, te afte per t'u gjykuar kur t'i kete dale thelbi. Se ceshtja gjyqesore apo sociale(kjo e medias) vazhdon ende.

    Ja nje reagim informativ ne &quot;Rimekembja&quot;, per lexuesin e asaj(dhe kesaj)kohe, te cilin ju ftoj ta ndiqni:
    - - - - - - - - -


    <span style="font-weight: bold">FRONT I ETHSHËM ANTIBALETË</span>


    Skena e pasgjyqit ose...




    Një grua që pret në oborr të dalë zoti Baleta nga godina e gjykatës për ti zënë rrugën dhe për të filluar nga sharrjet, fyerjet e ulërimat nga pas, në mënyrë provokative për të krijuar incidente rrugësh. Fyerje më pas në adresë të zonjës Baleta në mënyrë harbute dhe cinike, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të ndodhur në atë ambjent publik e të kalimtarëve të rastësishëm. Kujdes dhe maturi nga ana e zotit Baleta për të mos rënë pre e provokimit të rëndë e të paramenduar ndërsa nga pas vinin bërtitjet e asaj gruaje deri në rrugën kryesore pranë gjykatës, ku e priste e shoqja e zotit Aleksandër Meksit, paditësit të zotit Baleta në gjyq. Duhet sqaruar se e njëjta grua shoqëronte zonjën Meksi edhe në sallën e gjyqit dhe ishte e pranishme gjatë gjithë seancës. Por ndërsa tentativat për të krijuar situata të pakëndëshme gjatë zhvillimit të seancës, u ndërprenë në mënyrë të prerë nga ana e kryetarit të trupit gjykues, zotit Altin Shkurti, gratë që përfaqësonin palën paditëse, pra, Aleksandër Meksin, projektuan skenën e shëmtuar të pasgjyqit në ambjentet publike para gjykatës.


    ..... Strategjia e rrugës


    Duket se fronti i sulmit të ndërmarrë kohët e fundit ndaj Baletës, taktikisht do të përmbajë edhe elementët e rrugës. Këtë e kanë paralajmëruar me kohë K.Myftaraj në përmbledhjen e tij 320 faqëshe antibaletë, telefonatat kërcënuese në shtëpinë e zotit Baleta, kërcënimet në emër të Biberajve nga M.Buçpapa, e shumë insinuata të tjera të këtij karakteri. Edhe skena e pasgjyqit bën pjesë në këtë strategji të rrugës, që është e zotëruar dhe e përdorur mjaft nga segmente të ndryshme të politikës. Kuptohet se fyerjet, fjalori i pasur në sharje dhe bërtimat e asaj gruaje, nuk kishin të bënin aspak me ndonjë ndjenjë zëmërimi apo indinjate të shkaktuar nga objekti i gjyqit në fjalë, por me tentativat për të sajuar incidente e për të tërhequr Baletën apo edhe bashkëshoqëruesit e tij në skandale rrugësh. Që nuk ka zëmërim apo prokupim për objektin e gjyqit, flet vetë fakti se asnjë nga burrat e Meksëve nuk mori pjesë në seancë në cilësinë e palës paditëse, por përfaqësoheshin nga gratë.

    Strategjia e rrugës nuk është diçka e re në ambjentin politik e social shqiptar. Shumë individë politikë apo inteleketualë e kanë provuar mbi kurriz këtë gjë. Shumë e kanë ndjerrë veten të pafuqishëm karshi këtij mekanizmi të shëmtuar, shumë edhe janë tërhequr nga përpjekjet e tyre për të vërtetën apo për të shfaqur bindjet e idetë e tyre në publik, disa edhe janë nënshtruar dhe janë përdorur në favor të atyre që e lëvizin atë mekanizëm. Edhe ne këtë kohë mbi Baletën po ushtrohet e njëjta trusni.


    Analogji e konkluzione


    Që mbi Baletën dhe bashkëpunëtorët e tjerë të së njëjtës linjë është përgatitur dhe po zhvillohet një fushatë agresive, kjo është evidente dhe ndjehet publikisht. Jo rastësisht replikat dhe goditjet e tij publicistike, po tentojnë ti trajtojnë me mënyra të tjera dhe jo me mjetet publicistike. Sulmohet ashpër në shtyp Elez Biberaj dhe Berisha nga Neshat Tozaj, më pas përmendet në një intervistë edhe nga Baleta. Asnjë reagim ndaj Tozajt, ndërkohë Baleta kërcënohet në shtëpinë e tij në bazë të &quot;kanunit&quot;. Sulmohet në shtyp mjaft egër dhe me akuza të përbindshme (që rëndojnë figurën e një kryeministri) Aleksandër Meksi prej një ish-vartësi të tij, Agim Shehut për kohën kur ishte në detyrë. Është artikuluar shpesh herë edhe prej të tjerësh në të gjithë llojet e shtypit, i është përmendur mjaft herë lidhja me Greqinë që ka pasur i jati, është stigmatizuar në mjetet mediatike për favorizim të politikave greke. Edhe Baleta pas sulmit të Agim Shehut, bën koment mbi këtë, madje në adresë të Berishës dhe jo të vetë Meksit. Nxitohet të hapet gjyq vetëm për Baletën, dhe vini re vetëm në këtë kohë. Kur kjo vihet në dukje në seancën parapregatitëse gjyqësore, bëhet sa për formalitet edhe padia për Agim Shehun e botuesin Enver Bytyçi. Çuditërisht, por jo e papritur për ata që e njohin në thelbin e brendshëm politikën shqiptare, kërcënimi me &quot;kanun&quot; vjen nga njerëz të afërt e të brendshëm të PD-së e të Berishës madje prej bashkëpunëtorit më të afërt të tij gjatë qeverisjes 1992-1997, Aleksandër Meksit. Autori i librit antibaletë tashmë miklohet prej njërëzve të PD-së, e për më tepër librat e tij shpërndahen në mënyrë konfidenciale në ambjentet e PD-së prej njërëzve të Berishës.

    Konkluzionet duken qartë. Armiku imediat i Berishës nuk janë (dhe ndoshta s'kanë qënë ndonjëherë) socialistët shqiptarë apo segmente të tjerë të majtë të politikës, as ato segmente impotente të së djathtës deklamative, të cilat i ka futur nën sqetull. Fronti i sulmit duhet të përqëndrohet ndaj Baletës, apo më mirë duhet thënë, ndaj linjës nacionaliste që vepron, propogandon e mbron krahu i tij. Është një lëvizje politike që nëse institucionalizohet dhe konkretizohet në politikën aktive, mund të rrudhë e të ngushtojë dukshëm hapësirat politike në të cilat lëviz Berisha, mbasi ajo vepron mbi elektorat të djathtë, në të cilin Berisha vetë kërkon të mbajë me çdo kusht të drejtën dhe pushtetin eksluziv.

    Është afërmendsh që sulmi në këtë rast drejtohet në ato elementë politikë apo publicistikë që i bëjnë jehonë apo mbajnë të gjallë shanset për një lloj të tillë lëvizje ripërtëritëse e rimëkëmbëse shqiptare. Kjo ridimensionon Baletën, Ferrajn, apo të tjerë mbrojtës të kësaj linje nacionaliste, në vërtetësinë dhe rëndësinë e politikës së ndjekur, por njëkohësisht i vendos ata edhe para rreziqesh e trusnish të paparashikueshme e agresive që mund të praktikohet nga ndërmarrësit e këtij sulmi. Fatkeqësisht mjetet, mekanizmat dhe ushtarët nuk i mungojnë hartuesve të sulmit, ashtu siç zotërojnë dhe vullnetin e pakufizuar për të administruar &quot;malavitën&quot;.

    Indiferenca dhe pasiviteti i qytetarëve shqiptarë, intelektualëve shqiptarë (por jo vetëm shqipfolës), publicistëve, ushtarakëve, të rinjve shqiptarë, për fatet dhe ardhmërinë e tyre; disfatizmi dhe qëndrimi kapitullant para barbarive që veprojnë në kurriz të tyre, -dukshëm e ndihmojnë &quot;malavitën&quot; të ngrihet në rangun e asistencës teknike e taktike të politikës shqiptare. Dhe përsa kohë qytetarët shqiptarë do të jenë përfshirë prej këtyre ndjenjave, shpresat e tyre për mëkëmbje e për ardhmëri progresive do të mbeten veç iluzione.

    Fronti i sulmit agresiv me të gjitha mjetet (legale e ilegale) që është hapur ndaj Baletës, duhet ti kujtojë se askush nuk është i imunizuar nga veprimi drejtëpërdrejtë kërcënues i politikës në bashkëpunim me &quot;malavitë&quot;, porse ai shfaqet taktikisht në mënyrë seperatiste. Gjithkush që në mënyrë të vullnetëshme apo spontane do të përpiqet të shprehë publikisht vetëdijen e tij, identitetin e tij të pakushtëzuar, aspiratat e tij të natyrëshme nacionaliste, -herët a vonë do të gjendet nën trusninë e mekanizmave që thamë më lart. Përballë saj mund të veprojë me sukses vetëm institucionalizimi i shqetësimit dhe reagimit qytetar, përballë saj mund të rezistojë dhe mund të triumfojë vetëm institucionalizimi sa më i shpejtë i asaj lëvizje aktive nacionaliste që për fat të keq deri më tash mungon.




    16 Shkurt 2002 Korrespondenti i &quot;Rimëkëmbjes&quot;
  7. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Kurse kjo eshte kunderpadia qe Baleta i ngriti Meksit(kujtoj, jemi ne fillim te viti 2002 dhe ende ne Shqiperi nuk flitej per problem mediatike, nuk flitej per burgim mediash, per media te shitur e te korruptuar, nuk flitej as per gjyqe te vjelash me shuma marramendese - nuk flitej, por dicka ngjante ne ate kohe, dhe &quot;Rimekembja&quot; ka folur...):
    - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">SI DHE PSE SHPIF ALEKSANDËR MEKSI</span>


    Ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi përdor “metoda të holla” për të bërë luftën politike. Tërë përgjegjësinë e tij për tragjedinë e Shqipërisë në pranverën e vitit 1997 kërkon t’ia ngarkojë ish-kreut të policisë, gjeneral-major Agim Shehut. Kur reagon Agim Shehu me fakte demaskuese dhe kur të tjerë kërkojnë nga Berisha sqarim rreth këtyre fakteve, Aleksandër Meksi përpiqet të instrumentalizojë gjyktat dhe të sigurojë “çertifikata shfajësimi”. Një shembull tipik i këtyre bizantinizmave të Meksit është dhe padia e ngritur në Gjyktaë kundër meje. Ka qenë pikërisht kjo padi absurde që më nxiti të parashtroj në gjykatë propozimet e mia dhe kundërpadinë time ndaj Aleksandër Meksit. Tekstin e kësaj kundërpadie e lexuar avokati Bexhet Agolli para Gjyktaës së Tiranës më 13 shkurt 2002.


    <span style="font-weight: bold">KUNDËR-PADI</span>

    <span style="font-style: italic">E LEXUAR NGA AVOKATI BEXHET AGOLLI PARA GJYKATËS SË TIRANËS NË SEANCËN E DATËS 13 SHKURT 2002.</span>


    I paditur – kundërpaditës: Abdi Baleta, i biri i Hasanit, i lindur më 18 prill 1941 në Guri i Bardhë Mat, banues në Tiranë, Rruga “Kongresi Lushnjës”, pall. 37/2, Ap. 20.


    Paditës – i kundërpadituri: Aleksandër Meksi, i biri i Gabrielit, datëlindja 1939, lindur dhe banues në Tiranë, Rruga “Pjetër Bogdani”, pall. 8/1.


    Objekti i padisë: Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e dëmit pasuror në masën 1 00 000 (njëqind nijë USD në bazë të nenit 625/ a dhe b, të nenit 608 të Kodit Civil dhe të nenit 48 të Kodit të Procedurës Civile.


    Baza ligjore e kundërpadisë: Neni 160 i Kodit Civil.




    Para Gjykatës së Rrethit


    TIRANË


    Fillimisht i parashtroj Gjykatës kundërshtimin tim të plotë e të vendosur ndaj padisë që ka paraqitur kundër meje paditësi (tani i kundërpaditur), Aleksandër Gabriel Meksi, për gjoja dëm moral që i paskam shkaktuar unë me shpifje e fyerje që përmban artikulli im “Demaskimi i Meksit, akuzë edhe për Berishën”, botuar në gazetën “Rimëkëmbja”, që unë e drejtoj, më 4 dhjetor 2001. Më poshtë do të radhis e shtjelloj provat e mia që mbështesin kërkesën time për rrëzimin si të pabazuar në ligj e në prova të pretendimeve dhe të padisë e kërkesës së Aleksandër Meksit. Do të parashtroj, gjithashtu, provat e mia në mbështetje të kundërpadisë për dëmin moral që më kanë shkaktuar mua Aleksandër Meksi dhe përfaqësuesja e tij, si me paraqitjen e kërkesë-padisë së tyre të bazuar në shpifje dhe me veprime të tjera fyese e shpifëse të kryera publikisht, në mjedise partiake e mjete të informimit masiv e telefonata.

    Qysh në fillim dëshiroj të theksoj para Gjykatës se në padinë e tij, Aleksandër Meksi, nuk thotë të vërtetën lidhur me përmbajtjen e qëllimet e artikullit tim, përpiqet të krijojë probleme të paqena, që nuk bazohen në prova e në fakte dhe të pambështetura në prova shkresore.

    Aleksandër Meksi në padinë e tij pretendon se në shkrimin tim të sipërpërmendur kam fyer e shpifur ndaj tij për shkak të cilësive të tij si person zyrtar, deri kryeministër i Shqipërisë, si dhe paskam fyer me shpifje kujtimin e të ndjerit, babait të tij, Gabriel Meksi.

    Në asnjë paragraf apo rresht të shkrimit tim, që zë më shumë se një faqe gazete, nuk ka shpifje e fyerje ndaj Aleksandër Meksit apo babait të tij. Është e vërtetë se këtë shkrim e kam botuar për motive e qëllime politike, jo për t’u marrë me Aleksandrin, si individ, apo me pjesëtarë të familjes së tij.

    Vetë titulli “Demaskimi i Meksit, akuzë për Berishën” dëshmon se unë i referohem një fakti të ndodhur e të bërë publik para shkrimit të artikullit siç është “demaskimi i Meksit” dhe objektivi kryesor i shkrimit është të jap opinionin tim për qëndrimet e ish-presidentit Berisha dhe të kërkoj prej tij shpjegime që, sipas meje, paraqesin interes të përgjithshëm kombëtar në politikën shqiptare. Kam bindjen se është një e vërtetë e pamohueshme se shkrimi i gjeneral-majorit Agim Shehu, i botuar dhe ribotuar gjatë muajit dhjetor 2001 në revistën e ilustruar të përdyjavshme “Koha” me titullin “Ja cilat janë misteret e Aleksandër Meksit”, është shumë demaskues për Aleksandrin, si në titull dhe në përmbajtjen e tij prej disa faqesh. Ka qenë pikërisht ky demaskim publik që ish-drejtuesi kryesor i policisë shqiptare i bën ish-kryeministrit shqiptar të pushtetit të Partisë Demokratike, që më ka nxitur si qytetar, si publicist dhe si politikan të shkruaj në parim, duke kërkuar sqarime nga ish-kryetari i shtetit në atë kohë, Sali Berisha, dhe duke përmendur përgjegjësitë e tij.

    Artikullin tim e kam nisur me fjalët: “Shkas për këtë shkrim u bë një replikë shumë demaskuese e ish-kreut të policisë shqiptare, gjeneral majorit, Agim Shehu, ndaj disa pohimeve të bëra në shtyp, kundër tij nga ish-kryeministri, Aleksandër Meksi”. Kjo duhej t’i mjaftonte paditësit Aleksandër Meksi të kuptonte se unë nuk mund të akuzohem për kurrfarë shpifjeje kur në analizën time të zhvillimeve politike në Shqipëri u referohem fakteve tashmë të ndodhura, të bëra publike, siç janë sulmet e ndërsjella që kanë bërë ish-kryeministri me ish-kreun e policisë që varej prej tij.

    Prandaj, duke iu referuar përmbajtjes së kërkesë-padisë së paraqitur nga Aleksandër Meksi theksoj para gjykatës se jam në të drejtën time ligjore e morale të hedh poshtë ato që trillon paditësi për synimet e tij të pamoralshme politike dhe njëkohësisht të kërkoj mbrojtjen ligjore në rrugë gjyqsore nga sulmet që i bën integritetit e dinjitetit tim njerëzor e politik Aleksandër Meksi me shpifjet e fyerjet publike që kurdis e lëshon ndaj meje, si nëpërmjet padisë së tij dhe me mënyra të tjera që do t’i shtjelloj më poshtë.

    Duke i konsideruar parashtrimet e Aleksandër Meksit në kërkesë-padinë e tij si shpifje e fyerje publike në adresën time, të bëra me keqdashje e qëllime të këqija politike që nuk po i analizoj hollësisht këtu; duke parë se Aleksandër Meksi në trajtimin e problemeve që kanë lindur për të pas botimit të shkrimit të gjeneral-majorit Agim Shehu i shmanget thelbit të këtyre problemeve dhe përpiqet të kapërcejë situatën duke fyer e shpifur kundër meje, çmoj se ka bazë ligjore, morale e njerëzore të kërkoj mbrojtje ligjore nga cënimet e personalitetit tim dhe jam plotësisht i legjitimuar të ngre kundërpadi ndaj Aleksandër Meksit dhe përfaqësueses së tij në këtë gjykim që, gjithashtu, ka bërë veprime fyese e shpifëse kundër meje.

    Nuk është aspekti financiar i vënies në vend të dinjitetit tim të cënuar, pra nuk është synimi i ndonjë përfitimi material, si në rastin e Aleksandër Meksit, që më shtyn t’u referohem dispozitave ligjore për shpërblim të dëmit pasuror. Por, për të plotësuar kuadrin ligjor të zgjidhjes së problemit kërkoj që të shqyrtohet kjo kundërpadi në bazë të neneve 608 dhe 625/a dhe b të Kodit Civil dhe të detyrohet i kundërpadituri, Aleksandër Meksi, të shpërblejë simbolikisht dëmnin jopasuror në shumë 1 000 000 (njëmilionë) lekë.

    Hedhjen poshtë të padisë së Aleksandër Meksi dhe kundërpadinë time i mbështes konkretisht në faktet e vlerësimet që vijojnë.

    Paditësi Aleksandër Meksi ka pretenduar se “artikulli i cituar mësipër, (i botuar në gazetën “Rimëkëmbja” më 4.12.2001) dhe i bërë publik nga i padituri është i mbushur me fyerje dhe shpifje, por me këtë kërkesë-padi po përmend disa prej tyre”.

    Ky pretendim është krejtësisht shpifje qëllimkeqe. Mjafton një vështrim i shpejtë i tekstit të artikullit tim për t’u bindur se unë i jam referuar shumë pak personit të Aleksandër Meksit dhe këtë e kam bërë me kujdesin e maturinë më të madhe, pa cënim të personalitetit të tij. Një vështrim i shpejtë i tekstit të tregon se një kolonë (mestitulli i parë) është përshkrim i përgjithshëm i problemit që ka lindur që lexuesi të mos çorientohet. Gati një kolonë (mestitulli i dytë) bën fjalë për grevën e urisë së të përndjekurve politik në gusht të vitit 1994 që u nxorrën me dhunë e keqtrajtim policor nga greva prej qeverisë së kryesuar nga Meksi. Në këtë pjesë qëllimi im është të mos pajtohem me shpjegimin e gjeneral-majorit Agim Shehu për dhunën policore që u përdor dhe nuk kam analizuar rolin e vet Meksit. Dy kolona të tjera, ose një e treta e artikullit (mestitulli i tretë) janë polemikë që unë bëj me gazetën “Zëri Popullit” dhe nuk merren me personalitetin e Meksit. Një kolonë tjetër (mestitulli i katërt) është debat i natyrës politike për ngjarjet e vitit 1997, pra njëlloj debati që mund të gjesh në male koleksionimesh të gazetave, në male me libra, në male me videokaseta. Një kolonë e gjysmë, pra gati një e treta e shkrimit tim (mestitulli i pestë) përqendrohet në analizën e detyrave e qëndrimeve të ish-presidentit të Shqipërisë për ato çështje që ngre në shkrimin e tij gjenerali i policisë.

    Vetë paditësi ka qenë i vetëdijshëm se po shpif kur ka shkruar se “artikulli im qenka i mbushur me shpifje” përderisa nuk ka qenë në gjendje të shkëpusë e të interpretojë sipas keqdashjes së tij më shumë se dy fjali, që gjithashtu janë tërësisht të sakta nga ana faktike dhe krejtësisht korrekte në formulim e pra nuk përbëjnë as shpifje dhe as fyerje.

    Paditësi ka shkëputur nga artikulli im dhe e citon si provë në favor të padisë së tij fjalinë: “E dinte Berisha se kryeministër, me bekimin e tij, është bërë një njeri nga familje me lidhje të forta me Greqinë, shtetin armik deri në palcë të Shqipërisë?”.

    Me këtë citim nga shkrimi im, Aleksandër Meksi, pa asnjë bazë logjike e ligjore, përpiqet të provojë një shpifje që lëshon ndaj meje kur shkruan “I padituri Baleta përhap qëllimisht thënie të rreme në artikullin e shkruar prej tij për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim si qytetari Aleksandër Meksi dhe nëpërmjet tyre të ndryshojë opinionin shoqëror si ndaj meje dhe ndaj kujtimit të babait tim që ka qenë figurë e respektuar për gjithë opinionin shoqëror të kohës”.

    Duket qartë, edhe pse gjërat janë mjegulluar me marifet, se Aleksandër Meksi nuk i është drejtuar Gjykatës për të shqyrtuar e vendosur për fakte të caktuara konkrete, që mund të përbëjnë shpifje apo fyerje, por për të tërhequr Gjykatën atje ku i intereson atij, për t’u shprehur për opinionet shoqërore që paskan ekzistuar për babain e Aleksandrit apo që ekzistuakan për vetë Aleksandrin. Gjithkush e di se në Gjykatë nuk shqyrtohen për t’u shprehur me vendim opinionet shoqërore për persona të caktuara. Opinionet shoqërore formohen në shoqëri, në mekanizma të tjera shoqërore. Edhe paditësi duhet të dijë se Gjykata nuk vihet në lëvizje për të marrë çertifikata mirësjelljeje në shoqëri, për të marrë tituj patriotizmi, për të kundërshtuar opinione shoqërore të pjesshme apo të përgjithshme.

    Gjykimet nga opinioni shoqëror, nga historia, nga partia, nga shoqata ku bën pjesë një person, kanë natyrë të ndryshme nga gjykimet që bëhen në Gjykatë e që përfundojnë me vendim gjyqsor. Prandaj, për të mos shkarë në pozitat ku paditësi kërkon të tërheqë edhe Gjykatën, që ta instrumentalizojë atë për të vërtetuar versionet që i interesojnë atij për patriotizmin e tij apo të babait të tij, unë do të kufizohem vetëm në parashtrim faktesh që vërtetojnë se në artikullin tim nuk kam përhapur “thënie të rreme”, siç pretendon paditësi, por kam mbajtur parasysh thënie të shkruara të cilat vet i padituri, deri më sot, nuk ka qenë në gjendje që me rrugë gjyqsore t’i provojë si shpifje.

    Unë, në shkrimin tim, së pari dhe kryesisht, i jam referuar shkrimit të gjeneral Agim Shehut, me titull “Ja cilët janë misteret e Aleksandër Meksit”, të botuar në revistën “Koha”, nr. 67, fq. 20-27 më 1 dhjetor 2001 dhe nr. 68, dhjetor 2001. Në këtë shkrim ish-kreu i policisë së qeverisë së kryesuar nga Aleksandër Meksi bën vërtet akuza të shumta dhe shumë të rënda kundër Aleksandrit. Unë nuk i kam përsëritur ato akuza, as i kam quajtur tërësisht të provuara, as i kam kundërshtuar si të pavërteta sepse një gjë të tillë nuk e ka bërë ende në mënyrë të argumentuar as vet Aleksandri, as në rrugë publicistike dhe as në rrugë gjyqsore.

    Prandaj, nuk jam unë që kam shpifur kundër Aleksandrit dhe e kam fyer atë, vetëm se kam marrë shkas nga shkrimi i Agim Shehut për të shprehur pikëpamjet e vlerësimet e mia në frymë politike, por është Aleksandri që më fyen mua dhe shpif kundër meje, kur i drejtohet Gjykatës me pretendimin se unë paskam fyer jo vetëm atë por dhe kujtimin e babait të tij.

    Në artikullin tim unë nuk kam folur për Gabriel Meksin, nuk kam analizuar me miratim apo mosmiratim çfarëdo opinioni shoqëror, të mirë apo të keq që ekziston për të. Kam vepruar kështu jo se unë nuk kam mendim për opinionet mbi Gabriel Meksin, por sepse kjo nuk hynte në objektin e këtij shkrimi. Kur është dashur unë jam shprehur duke kundërshtuar opinione të caktuara për Gabriel Meksin, siç kam bërë nëpërmjet gazetës “Balli i Kombit” nr. 16, të datës 4 qershor 1992, e në raste të tjera, siç do të bëj përsëri kur të lindë nevoja për interesat kombëtare.

    Por, në shkrimin e datës 4 dhjetor 2001, që është objekt shqyrtimi për Gabriel Meksin nuk kam bërë ndonjë koment. Kur i jam drejtuar Sali Berishës nëse ka ditur për lidhjet e familjes Meksi me Greqinë, unë jam nisur nga pohimi i Agim Shehut në revistën “Koha”, nr. 67, 1 dhjetor 2001, fq. 23, që i ka shkruar tekstualisht Aleksandrit: “Gabriel Meksi, babai yt ka qenë në shërbim të grekëve dhe kur vdiq, për merita të veçanta në shërbim të Greqisë, u varros i mbështjellë me flamurin grek”.

    Unë pra i jam referuar një fakti të njohur publikisht siç është shkrimi i Agim Shehut. Këtij fakti i jam referuar pa asnjë prirje keqdashëse ndaj Meksit sepse jam shprehur me gjuhë më të moderuar, nuk kam folur për “babain e Meksit në shërbim të Greqisë” por “për lidhjet greke” të familjes Meksi dhe lidhjet mund të jenë të gjithfarëshme, gjuhësore, martesore, kulturore, pronësore, shpirtërore, punësore, politike e deri agjenturore. Madje unë qëllimin e kam patur të nxisja Berishën të sqaronte opinionin nëse ka ditur gjë për ato që shkruan ish-kreu i policisë, që për zanatin e postin e tij është i besueshëm kur flet për gjëra të tilla. Pra, në njëfarë mënyre pyetja ime drejtuar Berishës është shërbim ndaj Meksit që të dalë sa më qartë e vërteta.

    Përsa i takon vlerësimit që kam bërë unë për Greqinë në atë fjali kjo më përket mua dhe Aleksandër Meksi nuk ka asnjë të drejtë të vërë në lëvizje Gjykatën për të më ndryshuar mua pikëpamjet. Ka 10 vjet që ndeshem politikisht me Aleksandër Meksin për rreziqet e politikës greke ndaj Shqipërisë e marrëdhëniet që duhej të kishte Shqipëria me Greqinë. Asnjë gjykim dhe vendim gjyqsor në botë nuk mund të zgjidhë në favor të Meksit e në dëmin tim konfliktim tim me Aleksandrin për punën e politikës greke.Këtë konflikt do ta zgjidhë vetëm zhvillimi historik, njëri do të dalë humbës. Unë shpresoj të jem fitues dhe humbës të dalin grekofilët. Kjo vlen për mua shumë më tepër se 100 000 (njëqindmijë) dollarë amerikanë që i qenka shkrepur të zhvasë nga unë nëpërmjet Gjykatës pasaniku i ri, Aleksandër Meksi. Këto vlerësime i bëj me cilësinë që të merren parasysh edhe si provë gjyqsore në një proces që në thelb është thellësisht politik.

    Aleksandër Meksi si të vetmen provë kundër meje ka përdorur pikërisht absurdin se unë “qëllimisht përhap thënie të rreme”. Po përse unë duhej ta quaja thënie të rreme një pohim publik të ish-kreut të policisë së Shqipërisë? Vetëm se kështu i leverdis Aleksandër Meksit? Pse Aleksandër Meksi nuk dashka që unë të pyes Sali Berishën se çfarë ka ditur për ato që shkruan Agim Shehu për babain e Meksit? Pse Aleksandër Meksi deri tani nuk ka tentuar me mjete gjyqsore të hedhë poshtë pohimin e Agim Shehut, të përhapur nëpërmjet revistës “Koha” më parë se të përmendej shkarazi në gazetën “Rimëkëmbja”? Unë mendoj se pyetjeve të tilla mund t’u jepet vetëm një përgjigje e tillë: Meksi ka frikë nga sqarimi i së vërteës, nga zbulimi i gjenezës së këtyre pohimeve dhe përpiqet të sigurojë si justifikim një vendim gjyqsor se gjoja faji qenka i imi që i kam mbajtur parasysh këto fakte kur kam shkruar. Pra, Aleksandër Meksi shpif pa prikë turpi kundër meje sepse ka frikë të ballafaqohet si i ka hije burrit me akuzat që i janë bërë. Prandaj, Aleksandër Meksi fshihet edhe nga trupi gjykues dhe i ndjek punët nga errësira e shpifjeve të tij. Është e drejta ime dhe shërbimi që duhet t’i bëj unë të vërtetës që të kërkoj që shpifjet e Aleksandër Meksit e qëllimi i tyre të sqarohen edhe nëpërmjet procedimit penal në kanalet e prokurorisë e të gjykatës.

    Unë çmoj se mjafton referenca tek shkrimi i mëparshëm i Agim Shehut për ta hedhur poshtë pretendimin e Aleksandër Meksit se kam përdorur thënie të rreme ndaj tij e babait të tij dhe se Gjykatës i mjafton kjo për ta rrëzuar padinë e Meksit në tërësinë e saj dhe për ta konsideruar atë si shpifës. Por, për një sqarim edhe më të plotë të fakteve, për të lehtësuar si shqyrtimin gjyqsor dhe vlerësimin e provave e marrjen e vendimit shtoj edhe sa vijon për këtë pikë të padisë:

    Në gazetën “Balli i Kombit”, nr. 11, datë 29 prill 1992, domethënë në kohën kur Aleksandër Meksi u bë kryeqeveritari i Shqipërisë, është botuar kryeartikulli me titull “Kryeministri i Shqipërisë me lidhje greke”. Pra, një titull shumë tronditës. Shkrimi është nënshkruar me inicialet R.I., që në fakt janë shkronjat e para të emrit dhe të mbiemrit të Rinush Idrizit, kryeredaktor i kësaj gazete në atë kohë. Shkas për këtë shkrim ishte bërë shkrimi me të njëjtin titull “Kryeministri i Shqipërisë me lidhje greke” i botuar në datën 4 prill 1992 në gazetën “Athens Njuz”. Në “Balli i Kombit” të datës 29 prill 1992 janë cituar ng artikulli i gazetës “Athens Njuz” të datës 4 prill 1992 këto fjalë: “Kryeministri shqiptar, Aleksandër Meksi, arkeolog nga profesioni, është lindur në fshatin Labovë, pranë Gjirokastrës, e njëjta zonë prej nga vjen edhe bamirësi grek Zappas. Sipas të dhënave kryeministri shqiptar ka lidhje greke dhe babai i tij, Gabriel Meksi, luftoi në rradhët e ushtrisë greke, kundër turqve në Azinë e Vogël, 70 vjet më parë”.

    Ja, pra, se si 10 vjet para se të zemërohej Meksi me shkrimin tim, gazeta e Tiranës, duke u mbështetur dhe në gazetën e Athinës, ka shkruar për lidhje familjare të Meksit me Greqinë dhe jo për lidhje dosido, por për praninë e babait të Meksit në rradhët e ushtrisë greke në Azinë e Vogël ku bënte luftë agresive e pushtuese. Rinush Idrizi në shkrimin e tij është munduar mjaft që këtë pjesëmarrje të Gabriel Meksit në ushtrinë greke ta paraqiste si punë “luftëtari të lirisë së popujve të Ballkanit kundër osmanëve”. Ndaj këtij interpretimi unë kam reaguar me shkrimin tim “Replikë miqësore me R.I.”, botuar në “Balli i Kombit”, nr. 16, datë 4 qershor 1992, ku dhashë arsyetimet e mia pse Gabriel Meksi në vitet 1920-1923 në radhët e ushtrisë greke ishte një ushtarak pushtues i një ushtrie agresore, jo luftëtar për çlirimin e popujve të Ballkanit. Aleksandër Meksi nuk ka reaguar as ndaj shkrimit të Rinush Idrizit, as ndaj shkrimit tim, por ka pritur 10 vjet që të bëjë shpifjet e tanishme. Pra, unë, këtë punë e kam ditur edhe më parë. Shkrimi i Agim Shehut për mua u bë vetëm shkas që të pyesja Sali Berishën se çfarë di ai dhe si i ka vlerësuar ai këto fakte.

    Me rastin e polemikave të ndërsjella që nxiti botimi i Agim Shehut në revistën “Koha” në të cilat Aleksandër Meksi nuk ka guxuar të përfshihet si i takon, kam mësuar se edhe më parë qenkan bërë publike fakte për lidhjet greke të familjes Meksi. Janë fakte të një kohe kur unë as e kisha dëgjuar emrin e Aleksandrit, të babait të tij, ndonëse njihja profesorin tim të nderuar të së drejtës romake, Vangjel Meksi, që me sa di unë ishte i lauruar në Universitetin e Athinës.

    Më 16 dhjetor 2001 në revistën “Koha” është botuar shkrimi i Thoma Gabriel Meksit “Artikulli i Agim Shehut është i mbushur me fyerje dhe shpifje naïve”. Thirrjes së botuesit të revistës drejtuar Aleksandër Meksit që të replikonte me Agim Shehun për të sqaruar më mirë opnionin publik, për çudi i përgjigjet fare shkurt vëllai i Aleksandrit, Thomai. Ky replikën e tij protestuese nuk ia ka adresuar direkt Agim Shehut, as botuesit të revistës, Enver Bytyçit, por Arjan Starovës, Ramadan Sokolit dhe Abdi Baletës, të cilët nuk kishin fare të bënin me botimin e artikullit të ish-kreut të policisë, por janë thjesht bashkëpunëtorë të jashtëm me shkrime të herëpashershme në këtë revistë. Madje, Thoma Meksi nuk shpreh asnjë pakënaqësi ndaj artikullit të shkruar nga unë dhe të botuar në gazetën që drejtoj unë. Kjo nuk duhet kuptuar se Meksët nuk kishin dijeni për shkrimin tim e nuk kishin diskutuar sepse bashkëshortja e Aleksandër Meksit, Dhurata, ka ulëritur me sharje e kërcënime në telefonin tim familjar menjëherë pas botimit të shkrimit, më ka fyer me epitete të pahijshme dhe shpifje në emisionin e mëngjesit një ditë më vonë në TV “Teuta”, aq sa dy zonja që nuk kam mësuar se kush ishin kanë replikuar me të dhe kanë hedhur poshtë shpifjet e fyerjet e saj.

    Në replikën varfanjake, konfuze e të ndrojtur të Thoma Meksit në revistën “Koha”, ndër të tjera, ai pretendon se Agim Shehu “historinë e spiunit grek” për Gabriel Meksin e paska marrë nga një botim i studjuesit e avokatit Mexhit Kokalari mbi fshatin Picar, shkruar në vitin 1974, sipas urdhërave “të komisarit gjakatar”, Shefqet Peçi. Pra, del që Aleksandër Meksi është përballur shumë herët e disa herë me përmendjen publikisht të lidhjeve greke të babait të tij e të familjes së tij. Unë në revistën “Koha” i kam kthyer Thoma Meksit një përgjigje shumë të moderuar sa për sqarim, por mund të shkruhet shumë më tepër qoftë edhe për përmendjen nga Thomai të faktit se Meksët qenkan kushërinj të Margarita e Kristaq Tutulanit, sikur ne kishim për t’i pranuar në Partinë e Punës. Nga biografitë mund të nxirren edhe lidhje me të tjerë, por këto nuk janë objekte shqyrtimesh gjyqsore kur nuk lidhen me pretendimin e bërë në padi nga Aleksandër Meksi.

    Pas parashtrimit të gjithë këtyre fakteve duhen bërë pyetjet: pse Aleksandër Meksi nuk ka tentuar të hedhë poshtë gjyqsisht pohimet e Mexhit Kokalarit, sipas urdhërave të Shefqet Peçit; shkrimin e “Ballit të Kombit” e të Rinush Idrizit të mbështetur në gazetën greke “Athens Njuz”, shkrimin e Agim Shehut të botuar në revistën “Koha”, qëndrimin e botuesit të revistës “Koha”, Enver Bytyçin? Pse vetëm shkrimi im i datës 4 dhjetor 2001 i qenka dukur fyes e shpifës kur në të nuk ka as fyerje, as shpifje? Mos vallë u dashka që shpifës të quhem unë pse një gazetë greke para 10 vitesh është krenuar që kryeministër i Shqipërisë u bë biri i një pjesëtari të ushtrisë greke, madje një i krahasueshëm me Zappan e Labovës që tërë pasurinë e tij të madhe ia la për bamirësi Greqisë? Pse Aleksandër Meksi nuk është shqetësuar ta mbrojë kaq vendosmërisht nderin e tij e të babait të tij në gjithë këto raste dhe qenka merakosur ta mbrojë me anë të Gjykatës vetëm kur unë shkrova atë fjalinë pyetëse nëse Berisha kishte dijeni për faktin e përmendur nga Agim Shehu?! Konkluzioni del vetvetiu: Aleksandër Meksi nuk e ndjen veten të fyer, as nuk merakoset se kam shpifur ndaj babait të tij sepse e kupton aq gjë që në shkrimin tim nuk ak fyerje e shpifje. Aleksandër Meksi vë në lëvizje Gjykatën me padi kundër meje se ka një qëllim politik ose i kanë ngarkuar një detyrë për qëllime politike. Aleksandër Meksi nuk tregon respekt për drejtësinë kur përpiqet të implikojë gjyqsorin në makinacione të tilla. Jam i detyruar të shpreh këtë vlerësim në kuadrin e plotësimit të anës provuese të kundërpadisë sime, ndonëse jam i bindur se Gjykata nuk ka nevojë për paralajmërime të kësaj natyre.

    Në shkrimet e bisedat e mia Gabriel Meksin nuk e kam cilësuar asnjëherë “spiun grek” apo “agjent grek” sikurse e kanë cilësuar të tjerë, por vetëm “ushtarak grek”, “oficer grek”. Kjo nuk është fyerje, nuk është as shpifje përderisa është një fakt i përmendur botërisht për një kohë të gjatë dhe nuk ka asnjë vendim gjyqsor që të ketë vulosur se kjo është shpifje. Të interesuarit le të tentojnë ta bëjnë këtë dhe ne nuk kemi përse të mos respektojmë një vendim ligjor. Përsa u përket opinioneve shoqërore e parametrave për patriotizmin as Aleksandër Meksi dhe askush tjetër nuk mund të imponojnë kriterin e modelin që duan ata edhe sikur të arrinin të siguronin ndonjë vendim gjyqsor.

    Aleksandër Meksi shpif kundër meje, cënon personalitetin tim që në këtë rrugë të krijojë një perde tymi maskuese për lidhjet greke të familjes së tij që janë përmendur nga të tjerë. Për cënime të tilla më takon mua të bëj padi civile e penale kundër tij.

    Pretendimi i dytë i Aleksandër Meksit kundër meje është lidhur me fjalinë: “Kur Meksi zhdukte dokumente nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, ka ditur gjë Berisha?”. Vetëm një njeriu të cilit “i djeg miza nën kësulë” mund t’i shkojë në mendje të bëjë padi për zhdëmtim pasuror, madje dhe në shumën 100 000 dollarë amerikanë, me pretekst se fjalët e mësipërme qenkan fyese ose shpifëse për të. Këtë zbulim, mjaft tronditës, se Aleksandër Meksit, pasi u bë kryeministër, ka zhdukur nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, një dosje tejet të fryrë që e implikonte si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, e ka bërë Agim Shehu, ish-kreu i policisë, që e kishte emëruar vetë Aleksandri dhe varej prej këtij.

    Kur njihesh me këtë pretendim absurd të Aleksandër Meksit se shpifkam unë për atë duke përmendur një gjë që e kam lexuar tek shkrimi i Agim Shehut, të lind dyshimi në aftësitë e tij arsyetuese më të zakonshme. Unë as kam shkruar se është ashtu siç pohon Agimi, as kam bërë ndonjë koment të posaçëm, por kam shprehur një qëndrim normal duke pyetur Berishën nëse di gjë ai për këtë. Për të vepruar kështu unë kam arsye të forta sepse kam qenë viktimë e manipulimeve me dosjet e Ministrisë së Brendshme për të më luftuar politikisht. Këtë ia kam kujtuar Berishës dhe do t’ia kujtoj edhe më fort tani që nga shkrimi i Agim Shehut mësova se në Arkivin e Ministrisë së Brendshme Aleksandër Meksi paska pas futur bashkëshorten e tij për të bërë ato punëra që donte.

    Aleksandër Meksi, duket se është nxituar të bëjë padi kundër meje me shpresë që unë të mos mendoj për rolin e tij në luftën politike që më është bërë mua nëpërmjet manipulimit me dosjet, sidomos në vitin 1994 nëpërmjet shtabeve propagandistike të PD-së dhe në vitin 1996 nëpërmjet Komisionit të Verifikimit të Pastërtisë së Figurave dhe Gjykatës së Lartë, për të vënë “pengesë ligjore” për rikandidimin tim për deputet. Tani që mësoj se në dosjet paska vënë dorë dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit më përforcohen më tej bindjet për manipulimet e turpshme që janë bërë dhe në rastin tim. Megjithatë, Aleksandër Meksi çështjen le ta zgjidhë njëherë me Agim Shehun, që e ka akuzuar hapur dhe e ka kërcënuar se po nuk e qepi gojën mund t’i nxjerrë materiale të tjera demaskuese, edhe më të tmerrshme. Pse ka frikë Aleksandër Meksi të ngrejë padi kundër Agim Shehut?

    Përsëri, paditësi Aleksandër Meksi më ngjan me njeriun që ka mizën në kësulë kur në padinë e tij më drejtohet me fjalët “I padituri e di shumë mirë që pastërtia e figurës sime si deputet dhe si ish-kryeministër është kontrolluar nga komisionet pëkatëse”. Unë nuk di mirë një gjë: si është bërë ky kontroll, me seriozitet, me ndershmëri apo shkel e shko dhe sipas porosisë. Prandaj, e kam pyetur publikisht dhe do ta pyes papushim Berishën të sqarojë mirë këto gjëra.

    Seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së “Komisionit Mezini” unë e kam vënë në dyshim qysh në maj të vitit 1996 kur vendimin që tha për mua e atakova në Gjykatën e Lartë. Në rrugë publicistike, sepse nuk kishte më mjete të jurisprudencës, kam vënë në dyshim edhe seriozitetin e Gjykatës së Lartë që dha vendim të pabazuar për t’i qëndruar besnike porosisë politike që kishte marrë kundër meje. Tani mendoj se Meksi, që si kryeministër kishte ruajtur privilegjin që bashkëpunëtorë të caktuar të sigurimit apo spiunazheve të huaja, t’i lejonte të vazhdonin jetën politike, paska pas vënë bashkëshorten e tij në burimin e informacionit. Berishës duhet t’i bëjmë shumë më tepër pyetje nga sa i kemi bërë. Duhet ta pyesim edhe për atë që shkruan Agim Shehu se Meksi mbante në poste rreth vetes bashkëpunëtorë të sigurimit. Do ta pyes, jo vetëm Meksin, por edhe Berishën, mos vallë një ndër ta ishte dhe “Krokodili” dhe për të larguar këtë nga bataku i qeverisë u sajuan disa ngjarje që përmend Agim Shehu dhe që i kushtuan shtrenjt Shqipërisë, sepse në fakt ata në radhë të parë u inskenuan për hesap të Greqisë?!

    Aleksandër Meksi le t’i kapardiset ish-kryepolicit të tij me kalimin nëpër radioskopitë e prishura “të komisioneve të pastërtisë”. Mua nuk më bëjnë shumë përshtypje ato komisione që lanë shumë papastërti prapa, sepse nuk bënë punë të pastër dhe ligji që zbatonin ishte i papastër se të tillë e donte Aleksandër Meksi.

    Po të lexohet me logjikë të shëndoshë politike, juridike dhe publicistike, shkrimi im i 4 dhjetorit 2001 kuptohet fare lehtë se përsëri duhej të irritohej më shumë kryetari i tanishëm i PD-së dhe ish-presidenti Sali Berisha, sepse qëllimi im është ta vë atë përpara detyrimit të shprehet, të reagojë, të sqarojë gjërat, të mos lërë që kryeministri e shefi i policisë së tij të grinden, të akuzohen reciprokisht shumë rëndë se kompromentojnë tërë qeverisjen dhe çorientojnë njerëzit e dëmtojnë më tej shtetin. Berisha nuk i është drejtuar Gjykatës sepse mesa duket e ka kuptuar shqetësimin tim qytetar e politik. Ose, përndryshe unë duhet të mendoj se Aleksandër Meksi është vënë, në marrëveshje me Berishën, në rolin e bedel-paditësit kundër meje. Ky nuk është një spekulim, as një hamendësim logjik i imi, por një hipotezë që gjen mbështetje në prova indirekte.

    Në revistën “Koha”, nr. 68, të vënë në qarkullim më 18 dhjetor 2001, drejtori i saj Enver Bytyçi ka botuar shkrimin “Rreziku që vjen nga fenomeni Meksi”. Ai sqaron se revistën e vuri në qarkullim me dy ditë vonesë për arsye se nuk donte t’i linte shkas Meksit të ankohej se po ribotohej shkrimi i Agim Shehut për të dëmtuar shanset e Meksit si kandidat sfidues i Berishës për postin e kryetarit të PD-së që do të zgjidhej në Kuvendin e VII të kësaj partie.

    Unë mendoj se kanë vlerë sqaruese për çështjen dhe vlerë prove për motivet e shpifjeve e fyerjeve kundër meje të bëra nga Aleksandër Meksi shpjegimet që jep në revistë Enver Bytyçi se Meksi ka marrë kontakte me bashkëpunëtorë të revistës (me mua jo). Meksi në seksionin e PD-së ku bën pjesë ka kërkuar të ndëshkohet nga PD-ja Mero Baze, duke e larguar nga personeli i kësaj reviste; ka cilësuar revistën “Koha” si fondamentaliste, duke fyer gjithë bashkëpunëtorët e saj. Enver Bytyçi, publikisht ka denoncuar Aleksandër Meksin si njeri që kërkon t’i mbyllë gojën shtypit shqiptar, që nëpërkëmb lirinë e shtypit. Meksi kërkon të justifikojë qëndrimin e tij të pamoralshëm që e sulmoi gjeneral Agim Shehun në kohën kur ai përballej me probleme gjyqsore që lënë vend për shumë diskutim. Është edhe kjo një arsye që Aleksandër Meksi shpif e fyen kundër atyre që e trajtojnë në optikë tjetër çështjen e Agim Shehut dhe u kanë kushtuar vëmendje demaskimeve që Agim Shehu u bën veprimeve të Aleksandër Meksit kur ishte kryeministër dhe tani. Enver Bytyçi jep në shkrimin e tij provën se bashkëshortja e Aleksandër Meksit edhe ndaj tij ka bërë veprimeve fyese.

    Në diskutimin e tij në Kuvendin e VII të PD-së të Aleksandër Meksit ka krijuar atmosferë fyese për mua me shpifjet e tij ndaj shkrimeve që i referoheshin shkrimit të Agim Shehut. Këtë e vërteton komenti që ka bërë si replikë ndaj tij vet Sali Berisha duke thënë: “nuk kemi çfarë t’i bëjmë Abdi Baletës, sepse ai nuk na pyet”. Kjo frazë fyese që plotësonte fyerjet e Aleksandër Meksit për mua është dëgjuar nga gjithë ata që në atë çast ndiqnin nga ekranet e televizionit punimet e Kuvendit.

    Më duhet të ritheksoj, pas këtyre parashtrimeve, se në artikullin tim nuk ka as fyerje, as shpifje, as mllef, as dashakeqësi për Aleksandër Meksin apo për babanë e tij. Aleksandër Meksi nuk dëshiron e nuk ngre padi në rastet dhe kundër personave që nga pikëpamja tekniciste ligjore mund të kishte vend e të gjendej motiv. Dhe ngre padi kundër meje pa shkak ligjor e pa fakte mbështetëse. Ndaj shkrimit tim mund të reagonte Sali Berisha. Për “çudi” reagon Aleksandër Meksi.

    Jo vetëm unë si politikan e publicist, por çdo qytetar i Shqipërisë, pasi të ketë lexuar artikullin e Agim Shehut e ka të drejtë e të justifikuar të shprehë shqetësime se kush e paska drejtuar për pesë vite qeverinë e vendit tonë dhe t’i drejtohet jo me një e dy pyetje, por me një thes me pyetje ish-presidentit Sali Berisha të mbajë përgjegjësitë që i takojnë dhe të shpjegojë si qëndrojnë këto punë. Në rast se Sali Berisha e quan se unë i kam bërë sfidë fyese edhe ai këtu e ka Gjykatën. Unë do të vazhdoj të këmbëngul me mjetet e mia që akuzat e demaskimet e Agim Shehut të mos pësojnë fatin e jehonës në shkretëtirën e politikës shqiptare. Nëse vet Agim Shehu dhe të tjerë do ta lënë me kaq çështjen, atëherë do të besoj se ka qenë një manovër sa për të frenuar Meksin në sfidën kundër Berishës në prag të Kuvendit të PD-së. Por, nuk do të pranoj që me shpifje e fyerje kundër meje të zbukurohen makinacione të tilla politike ose pazaret politike në PD.

    Unë e kam të drejtën të tërheq vëmendjen e Gjykatës në një problem të tillë: a mund të quhet fyerje e shpifje sipas dispozitave ligjore kur unë i drejtoj një pyetje Sali Berishës lidhur me fakte që janë bërë publike nga të tjerë? Kur përsoni të cilit i bëj pyetjet unë nuk reagon për fyerje e shpifje ç’punë mund të ketë një i tretë, konkretisht Aleksandër Meksi? Kur unë vetëm marr si shkas për të shprehur mendimet e mia disa denoncime të bëra nga Agim Shehu, pa i miratuar, pa i përgëzuar ato ku mund të shihet tipari fyes e shpifës i këtij veprimi?

    Për këto arsye padinë e Aleksandër Meksit e quaj fyerje e shpifje në adresën time. Është shpifje e rëndë kur ai më akuzon se kam shpifur për të e për babanë e tij me shkrimin tim, krejt korrekt e normal.

    Prandaj, e quaj te nevojshme të bëj këtë kundërpadi dhe deklaroj se ruaj të drejtën të ngre para organeve të prokurorisë edhe akuzën kundër Aleksandër Meksit e Dhurata Meksit në bazë të neneve 120 dhe 240 të Kodit Penal për ndjekje penale.

    Në bazë të nenit 160 të Kodit të Procedurës Civile kthehem nga i paditur në kundërpaditës ndaj Aleksandër Meksit për fyerjet e shpifjet që më ka drejtuar dhe kërkoj dëmshpërblim simbolik për dëmin jopasuror në bazë të nenit 625 të Kodit Civil dhe në bazë të nenit 48 të Kodit të Procedurës Civile.




    Me respekt


    Abdi Baleta
    - - - - -

    Kjo ishte edhe kunderpadia...
  8. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Nderkohe, une do te postoj edhe shkrime te tjera ne &quot;Rimekembja&quot;, te autoreve te tjere, qe kane lidhje me ceshtjen &quot;Meksi kunder Baletës&quot;, por qe kane edhe lidhje me pasqyrimin e gjendjes mediatike ne Shqiperi, me lidhjet gjykate-media, gjykate-politike, media-politike apo edhe media-media. Nje nga shkrimet qe do te behej shkak i nje maskarade, e theksoj, <span style="font-weight: bold">maskarade</span>, gjyqesore, eshte edhe shkrimi i meposhtem, nga gazetari i &quot;Rimekembjes&quot;, Dylejman Mila:

    - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">SA TE KETE KROSIN S’E GJEN GJE FATOSIN </span>.




    “ Perralla “ me Krosa dhe me Qerosa ne Shqiperi ka sa te duash , por si kjo “perralla” qe do tu tregoj une tani ju nuk keni degjuar miq te mi. Kjo eshte me ngjarje te verteta dhe ze fill nga fillimi i demokracise , atëherë kur une pas 31 Marsit desha te emigroja ne Greqi.

    Ne Prill te 1991 it mora rrugen per ne Erseke ku e kisha lene me nje vendas te me shoqeronte per andej kufirit . Nje dite para se te ikja po pinim kafe tek “Pyllezimi” kur Beni nje shoku im ftoj ne tavoline nje burre te moshuar . Ky i kishte femijet me pune ne Tirane dhe ishte i merakosur per te ardhmen e tyre . Pasi ra fjala tek demokracia pas dy - tre minutash plaku i inatosur shpertheu gjithe inat . Epo nuk e di ore mik mbase gabohem per te tjeret por per njerin ta them me nder te familjes qe nuk e do Shqiperine demokratike e ai eshte i biri i kriminelit dhe vete quhet Aleksander Meksi. Ula koken se nuk doja te aprovoja fjalet e plakut dhe se isha te nesermen per rruge , por per fat te mire rruga ime nuk u krye per nje arsye qe sot nuk ka rendesi. U ktheva ne qytetin tim dhe iu pervesha punes per rritjen dhe forcimin e PD- se . Nje dite te 1993 vjen ne qytetin tim Fatos Nano e si kureshtar doja ta shihja. Kur shoh se shoqerues i tij ishte nje i njohuri im dhe ne mes te turmes i therras e i them qe dua te pij nje kafe. Ai pranon dhe kur Fatosi nisi mbledhjen ne u ulem te pime kafe tek “TARZANI” . Ne muhabete e siper per kujtimet e Universitetit une i them B. M se , se Tosit i kane ardhur ditet e fundit dhe qesha, por ai serioz ma ktheu . Ti Dylejman ke te drejte por pyet edhe mustaqen ne Tirane . Po ta them si vella merru me ndonje biznes se keta i kane ndare hesapet e tyre . E keshtu ndodhi zgjedhjet lokale dhe kushtetuta humben per turp te zotit dhe biznesi I rendesishem po binte ne duart e komunisteve. Ne pranveren e 1994 es filluan njerezit te atakojne qeverine dhe Meksin per probleme nga me te ndryshmet te cilat benin fjale per ryshfete dhe kontrabande , ku preblemi me i mprehte ishte thyerja e embargos qe bota i kishte vene Serbise. A e din Meksi se pse BOSHNJAKET na urrejne ne shqiptareve dhe se ata per te flasin me keq se per KARAXHICIN?!. A e din Meksi se akuzohet per marrje parash ne shuma marramendese ne shitjen e naftes dhe benzines ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni ne kohen kur Milloshevici vriste boshnjaket njesoj sikur vrau me vone shqiptaret?. Me siguri ai do te thote s’e bera une por Berisha e Gazidede , sic i tha Genc Rulit kur ky i fundit iu lut qe ti mbanin ata kater oficeret e policise financiare qe u akuzuan per maunen e cigareve me 1993 in per marrje rryshfeti. A e di Berisha se si tha Meksi tekstualisht , ja tregoj une : O Genci shikoje kush ka firmosur pushimin e tyre Berisha e Gazidede , sikur s’i njeh se kush jane maloket. Tek po prisja ne Laprake furgon per tu kthy er ne shtepi me 1994 en pas kushtetutes me ndalon tek kembet nje PEUGEOT ngjyre qumeshti mos gabohem dhe degjoj nje ze qe me therret ne emer dhe me thote futu ne makine. U futa pasi pashe se ishte nje shok i imi qe ishte emeruar ne Tirane Prokuror Hetuesie dhe ai m’u lut se donte te me jepte nje kafe , por me pare do te shkonim gjer ne nje firme ndertimi ne fund te Laprakes e pastaj do te ktheheshim per kafe. Shkuam atje dhe kur po ktheheshim ai me tha e çfare do besh do shkosh ne Sarande kryetar SHIK-u, apo jo? Vetetimthi e pyeta se kush i kishte thene atij . Shoku im A . G duke qeshur me tregoi se kush dhe me tha se kij kujdes , a e pe firmen aty e ka bosin grek , aty paguhen Meksi me nja dy te tjere. Thirri mendjes nqs shkon atje , greket po paguajne mire . Mendja me vajti para kushtetutes kur Tomor Dosti ne mbledhjen e Keshillit Drejtues na dha porosine qe kishte qene e Berishes dhe vecanerisht e Meksit qe te mbajme ne krah te majte komunistin dhe ne te djathtin demokratin . Kur u ktheva ne qytetin tim ftova per kafe A. LL. qe ishte edhe kryetar per PD ne dhe e bisedova me te se Meksi lakohet shume nga te dy krahet dhe nga te gjitha anet si njeri qe merr pare te madhe me pislleqe. Shoku im i idealit duke buzeqeshur me tha se pyet H. P qe punon si drejtues tek furra e Grekut, ai e di shume mire se letrat greku i ka firmosur tek Meksi.

    Me hypi nje urrejtje per kete njeri sa me nuk behet, u bera shume nervoz por thashe hajde te eci si te eci se gje ne vije nuk kemi dhe gje ne dore nuk na japin. Kur erdhi koha e shtatorit 1995 nje miku im H.D donte te conte femijen ne mjeksi me shtesat dhe me lutet ta ndihmoj . Po - i them dhe morem rrugen per ne Tirane. Shkuam tek miku im qe ishte jo i vogel. I ç0uam nje qingj dhe i qava hallin . Ai na futi brenda dhe me tha : degjo Dylejman , po deshe beso po deshe mos beso , ato i ka ne dore Meksi dhe merr 2.500. 000 leke per cdo burse , vetem te lutem mos me nxirr emrin se te kam si djalin tim. Mendo vitet 1994-95 se ç fare vlere ishin ato para dhe sa ka fituar Meksi me zagarhanen e tij. Në Tetor 1995 nuk shkova ne konferencen e PD- se se rrethit dhe vendosa te distancohem nga PD- ja per disa aresye dhe me kryesorja ishte urrejtja per Meksin , njeri i cili diskretitonte imazhin e PD se ne popull. Vendosa te largohem nga Shqiperia ime pasi isha i bindur qe lufta ime per te ruajtur sa me te paster PD ne ishte e kote , fjalet e mija dhe shume te tjereve si une binin ne vesh te shurdher, ose te atyre qe minonin demokracine e brishte shqiptare. Kur ne mars 1996 po pija nje kafe me nje profesorin tim hyri brenda K. B , mik i mire I Berishes . U prezantuam dhe ne muhabete e siper per problemet e zhgjedhjeve 1996, ai i tha profesorit tim duke kujtuar se isha nipi i tij , se nuk e marr vesh Saliun . I thashe se a prap ate burre te piset dhe hajdut te keq po planifikon per kryeminister, por Saliu me nderroi bisede. E thashe me vehte qe edhe ketu ne ambjente shkencetaresh ma zuri fytin ky dreq mos ma keq , ik i thashe vehtes zhduku dhe duke ecur me zemer nen ze recitoja vargjet aq te dashura per mua,


    ….do zhdukem nga ky vend ku veset triumfojne


    dhe do te kerkoj ne bote nje vend sado te mjere


    ku duke qene i lire te mund te jetoj me nder.


    Por bota paska shume pak nder dhe namuz. Me 1998 kur erdha ne Shqiperi me te vertete me kish marre malli po qe ne port kur zbritem m’u duk çdo gje e huaj , polici qe donte per shefin 50.000 lireta per njeri dhe matrapazi qe bashkepunonte me policin qe donte 500.000 lireta per te te future ne rradhe tek ambasada italiane. O zot i madh ku qenkemi katandisur . Tek nje lokal ne bulevard po prisja oren 14 qe te merrja vizen per Itali kur hyn Krosi me eskorte , cdo gje mu erresua por prap e qetesova veten dhe u çova te iki , ne moment ndjej nje thirrje “Ej uku Miles “ s, do me na dhane kafe . Kur shoh tre- kater shoke te feminise qe me perqafuan dhe me ulen ne tavoline . M’u mbushen syte me lot kur me thane se ishin pa pune dhe se donin te iknin ne Londer se ndryshe do te vdisnin per buke . Po ky i pyes me eskorte , per Meksin , si vjen verdalle si dash kopeje . Ah me pergjigjet njeri nga shoket , e ka zgjidh A.G ate enigme, i cili eshte prokuror ushtarak i te gjashteve. Kue e pyeten se si ka mundesi qe Meksi nuk preket ai duke qeshur iu pergjigj : Qerosi eshte si “SAFA YMERI” partizane poshte dhe ballista siper. Ka dy kulla dhe ha, pi , rri e kush me dore nuk e prek se gje belane. Ne katin e siperm te njeres nga kullat eshte nje avokat qe i sherben Ilir Hoxhes dhe njekohesisht interesohet edhe per biznesin e Meksit ai quhet Avokat Boga dhe eshte shume i zoti. Hej bela- thashe dhe mu kujtuan vitet e demokracise dhe qesha me vehte. Kur isha ne Itali u miqesova me Paolo M. i cili ishte drejtor i gazetes me te madhe te Kampanjes dhe hynim e dilnim familjarisht me te . Kur u ktheva ne Itali ne 1998 pasi mora vizen e pyeta : Paolo aman me thuaj ne gjithe ato shkrime per Shqiperine dhe kreret e saj si nuk u permend nje here emri i kryeministrit Meksi . Ai qeshi si di vetem ai dhe me tha se ishte lutje apo edhe porosi nga miq me influece qe Paolo nuk bente pa ato. Bile nje koleg qe mbulonte sektorin e Greqise me ka thene se ai kryeministri juaj eshte i vetmi i paster dhe me kredibilitet ne popull , per me shume eshte edhe katolik. Ai s,eshte ngaterruar me pislleqe qe ka bere Berisha dhe njerezit e tij.Eh Kros i keq qe don te hiqesh me katolik se PAPA dhe çon njerez ne gjyq per shpifje , hajt me ço edhe mua, por kujdes se po folen si une edhe te tjere qe e duan atdheun ndoshta me shume se une do te duhet te shkosh te zevendesosh NANON ne TEPELENE .

    Por ti s,ke frike se nuk ka drejtesi dhe shtet ne Shqiperi se e shkaterrove me themel . Po ta dish mire se edhe ne s, kemi frike , paçka se sot nuk kemi forcen e duhur kunder teje dhe reptileve si ti. Nuk dua te them se çfare thote Agim Shehu per ty , apo te tjere te rangut te tij por veten po te citoj se çfare thote ZEF BROZI ne nje interviste : ….Kryeministri Meksi apo ndonje tjeter e dinin se shume prej atyre “miqeve “ te larget ishin pjese e rrjeteve terroriste ….. E megjithate Meksi dhe pushtetare te tjere u lane atyre fushe te lire veprimi , madje duke u plotesuar edhe kerkesat qe ata kishin”. Zef Brozi permend ndertimet ne Vore dhe thote se Meksi e di se çfare ishin ato ndertime atje dhe kush i administronte. Nuk e di a e ke degjuar ate thenien per ty ne popull , se Krosi ishte gopsame, ia futi Sales . Po ti nuk ia fute Saliut , por te dy bashke ja futet SHQIPERISE SE MJERE qe sot lengon nen dhunen e bastardeve me te felliqur te histories kombetare shqiptare. Si ke fytyre e paraqitesh para organeve te drejtesise , apo ke ndonjë bindje se ato nuk janë organe drejtesie dhe për pesë lek shesin atdheun ?!

    Fale me shendet atij qe te rekomandoi ty tek RAMIZ ALIA , babait te ministrit te brendeshem desha me thene. Na ço te gjitheve ne gjyq se “shpifjet” per ty te siguroj se nuk perfundojne tek BALETA e as tek une qe s, kam thene as gjysmen e atyre qe do te them. Por jam i sigurte se te tjere do te akuzojne per gjera edhe me te medha ty KALE TROJE dhe hajdut i felliqur.


    DYLEJMAN MILA
    - - - - - - -

    Kujtojeni kete emer dhe kete shkrim, se do te keni te beni me kete ne shkallen e dyte te ceshtjes...
  9. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Cdokush mund ta konstatoje se ky shkrim i <span style="font-weight: bold">Milës</span> permban edhe fyerje(te tipit &quot;hajdut i felliqur&quot;, etj.) Por Meksit nuk i intereson aspak kjo. Ai(apo dicka me teper se ai) i eshte kundervene <span style="font-weight: bold">Baletës</span> dhe vetem atij!!! Sepse ne shkallen e dyte te gjyqit, pasi humb te paren(ku iu ngrit edhe nje kunderpadi) ai <span style="font-weight: bold">jo vetem qe nuk do te hedhe ne gjyq edhe Milen per demtim morali apo fyrje/shpifje, por do t'ia perqase Baletës shkrimin e Milës, duke e quajtur ate si &quot;shkrim i Baletes me pseudonim&quot;</span>.

    Por poshtersi te tjera do te kete ne shtyp, ku cehstja do te censurohet <span style="font-weight: bold">ne maksimum</span>. Nderkohe, ja edhe dy reagime te kryeredaktorit Baleta ne &quot;Rimekembja&quot;(jemi ende ne shkurt):

    - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">REPLIKË MIQËSORE ME ZOTIN R. I. </span>


    Shkrimi juaj me titull “Kryeministri shqiptar me lidhje greke” botuar në “B.K” më 29. 4. 1992 në tërësi më është dukur shumë i goditur. Por mendoj se nuk është i drejtë dhe i saktë vlerësimi juaj se Zoti Gabriel Meksi paska qenë në radhët e ushtrisë greke në Azinë e Vogël 70 vjet më parë “ashtu si mijëra të tjerë për të luftuar kundër pushtimit otoman” si “Ushtar i lirisë pranë gjithë popujve ballkanikë që kanë lufuar për liri”.

    Mospajtimin tim me vlerësimin tuaj të mësipërm e mbështes në sa vijon:

    Së pari, në faktin se lufta e popujve ballkanikë për çlirimin nga Perandoria Otomane kishte përfunduar gati 10 vjet para se Zoti Meksi të shkonte me ushtrinë greke në Azinë e Vogël. Madje edhe në vitet 1910 – 1912 të kryengritjeve antiturke në Ballkan në të vërtetë luftë çlirimtare zhvillonin vetëm shqiptarët dhe maqedonasit. Pjestarët e koalicionit antiturk në Luftën e parë ballkanike më 1912 Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Greqia ishin bashkuar jo për luftë çlirimtare kundër sundimit otoman por për luftë pushtuese për të ndarë midis tyre trojet etnike të shqiptarëve dhe maqedonasve. Këtë e provon fakti se aleatët shumë shpejt hynë në luftë me njëri-tjetrin.

    Së dyti, në faktin se ushtria greke që zhvilloi operacione lufte në Azinë e Vogël në vitet 1920 – 1923 ka qenë jo ushtri çlirimtare por pushtuese. Në këtë kohë Greqia u nxit nga Franca dhe Anglia të ndërmerrte këto operacione dhe deshi të realizonte edhe synimet e saj në kuadrin e Megaliidesë. Në atë kohë luftë çlirimtare bënte populli turk nën drejtimin e Ataturkut. Prandaj kurrsesi nuk duhet pranuar se Zoti Meksi paska qenë luftëtar i lirisë në radhët e një ushtrie që luftonte kundër pushtimit otoman. Ai për fat të keq në atë kohë paska qenë në radhët e një ushtrie agresive pushtuese greke, që luftonte për një çështje të padrejtë në kuadrin e një politike agresive të fuqive të mëdha, jo në kuadrin e një lufte të përbashkët çlirimtare të popujve ballkanikë.

    Së treti, në faktin se nuk kemi të drejtë të mohojmë ose harrojmë se nga lufta çlirimtare që bëri populli turk në ato vite në njëfarë mase e në një farë mënyre ka patur dobi edhe shteti i dobët shqiptar që ishte në hapat e parë të krijimit e të konsolidimit. Për shkak të angazhimit në Azinë e Vogël Greqia nuk ishte në gjëndje të angazhohej më me forcë kundër Shqipërisë për të aneksuar “Vorio Epirin”.

    Mendoj se të vërtetat historike duhen respektuar me rëndësi edhe kur shkruhet për episode krejt të veçanta si ai që trajtoni ju. Besoj se këtë reagim do ta kuptoni thjesht si një dëshirë për të mos kaluar në heshtje vlerësime që mund të krijojnë bindje të pasakta tek lexuesi.


    Abdi Baleta

    - - - - - - - - - -

    <span style="font-weight: bold">KRYEMINISTRI SHQIPTAR ME LIDHJE GREKE</span>


    Pas emërimit të Z.Meksi Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, mjetet e informacionit në Greqi shpejtuan të bëjnë biografinë e tij duke trumbetuar me bujë lidhjet e tij me grekët. Kështu, gazeta “Athenes Neës” e datës 14 prill 1992 boton njoftimin me titull “Kryeministri shqiptar me lidhje greke” ku thuhet:

    “Kryeministri i ri shqiptar, Aleksandër Meksi, arkeolog nga profesioni, është lindur në fshatin Labovë, pranë Gjirokastrës, e njëjta zonë prej nga vjen edhe bamirësi grek Zappas. Sipas të dhënave familja e Kryeministrit shqiptar ka lidhje greke dhe babai i tij, Gabrieli, luftoi në rradhët e ushtrisë greke kundër turqve në Azinë e Vogël, shtatëdhjetë vjet më parë...”

    Jemi të detyruar si shqiptarë, për hir të së vërtetës, të prononcohemi për të parin kryeministër të Qeverisë Demokratike Shqiptare për aktin cinik shovinist grek, komunist, i cili kërkon të gërmojë në biografinë e njërëzve për të krijuar situatë civile gjaksore në Shqipëri. Është në natyrën, karakterin, programin dhe rrjedhën historike të Partisë Nacionaliste “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (“Balli Kombëtar”) që miqësinë midis popujve ballkanikë ta ketë të shenjtë, dhe të mos lejojë kurrë armiqësi popujsh në asnjë vend të botës.

    Zotërinjve të Athinës u themi se Gabriel Meksi, i cili ashtu mijëra shqiptarë kanë luftuar për pavarësinë e popujve ballkanikë kundër pushtimit otoman, shqiptari trim, inteligjent, me kulturë të thellë patriotike dhe humane ka qenë ushtar i lirisë pranë të gjithë popujve ballkanikëqë kanë luftuar për liri. Suliotët tanë iu nderojnë me përmendore Athinën tuaj.

    Këtë flijim për lirinë tuaj mos e harroni! Këto që po ju themi në këtë përgjigje proteste janë mësimet që na dha profesor Gabriel Meksi, i cili ndonëse ishte oficer, ishte dhe profesor i gjimnazit kryesor të Tiranës, ku me dashurinë e patriotizmin shqiptar dhe me nderimin e humanizmit shqiptar për popujt fqinjë ka thënë: “Pa një Ballkan vllazëror, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk mund të ecë përpara”. Dhe shtonte: “Populli grek dhe populli shqiptar, si popujt më të lashtë të kësaj treve, janë ata që bien paqen në Ballkan”.

    Ky është Gabriel Meksi. Ndërsa Aleksandër Meksi është ai që ka punuar për kulturën bizantine në mënyrë të devotshme, kulturë e cila nuk mund të përjashtojë kurrsesi kontributin e madh të kulturës shqiptare.


    <span style="font-weight: bold">NUK ËSHTË FYERJE T’I THUASH MEKSIT “BIR OFICERI GREK”</span>


    Më 3 prill 1994 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi në Tiranë u mbajt një miting për krijimin e Frontit të Djathtë Antikomunist. Njëri ndër folësit ishte kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Rrapo Hajredin Danushi, i cili pas mitingut u ndoq nga njerëzit e policisë, u ndalua në shtëpinë e një miku dhe u izolua në lokalet e policisë për disa orë. Për këtë ndodhi ai më vonë i dërgoi një “Letër pa zarf” presidentit të Republikës Sali Berisha, e cila është e botuar në gazetën “E Djathta” në datën 29 korrik 1994. Ndër të tjera në këtë letër shkruhej :


    “3.Unë në fjalimin e mbajtur në miting nuk kam bërë asnjë fyerje apo shpifje ndaj asnjë qeveritari....

    T’i thuash Eduard Selamit se je bir i një koloneli të Sigurimit të Shtetit...........

    .......................................................................................... ..........................................................................

    T’i thuash Aleksandër Meksit se ti ke qenë komunist dhe je bir i një oficeri të ushtrisë greke, Ti je kundër kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm sepse ti nuk ke në Shqipëri prona, sepse nuk të la babai e me siguri do të pasurohesh më tepër kur Qeveria Greke do të të dërgojë pensionin e babait që ka shërbyer atje. Në këtë rast unë nuk dua të mohoj as keqardhejn time, as keqardhjen e shumë shqiptarëve të tjerë që e ndjejmë duke u caktuar Kryeministër një bir oficeri grek. Mos vallë Shqipëria ishte keq për kuadro apo duhesh që për t’i bërë qejfin Greqisë të caktohej pa tjetër djali i një oficeri grek???! Ky është një fakt i pamohuesshëm dhe sëbashku me këtë dhënia e tokës së pronarëve shqiptarë minoritetit grek që është ardhacak dhe emigrant ekonomik në Shqipëri në kohën e Perandorisë Osmane, këto u krijuann kushte të favorshme shovinistëve grek për t’iu shtuar oreksi, ku po tentojnë të bëjnë rrëmujë në Shqipëri për të realizuar synimet e tyre të vjetra për greqizimin e Shqipërisë së Jugut”




    <span style="font-weight: bold">PSE NUK ËSHTË FYER MEKSI NGA PYETJA E NAZARKOS?! </span>


    Pyetje : Në një letër të Rrapo H. Danushit drejtuar presidentit botuar në gazetën tuaj thuhet se z. Meksi është bir i një ushtaraku të ushtrisë greke. Si e konsideroni ju këtë fakt, që një kryeministër i Shqipërisë të jetë bir i një ushtaraku të ushtrisë greke?

    Përgjigje : S’është problem i dalë për herë të parë në këtë letër. Është një artikull i Rinush Idrizit në gazetën “Balli” dy vjet më parë që thotë se i ati i z. Meksi. Oficer i ushtrisë greke ka luftuar kundër Ataturkut në Azinë e Vogël në një luitë çlirimtare të saj. Unë i kam kthyer përgjigje se luftë çlirimtare bënte Ataturku dhe jo ushtria pushtuese greke. Ne nuk mund ta ngatërrojmë personalitetin e tij me të kaluarën e babait, por as ta fshehim këtë fakt”

    (Pjesë nga një intervistë që kryeredaktori i “Dita Informacion”, Mentor Nazarko i mori Abdi Baletës dhe u botua në këtë gazetë. Është ribotuar edhe në librin “ Abdi Baleta : Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek. Koha 1995 f.349).


    R. I.

    - - - - - - - - - - - -
    Vini re qe ka nje retrospektive, ku edhe ne gazeten &quot;Balli i Kombit&quot;(B.K.) ishte shkruar mbi Meksin, kur ky u zgjodh kryeminister me 1992.
  10. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Ndersa ketu eshte nje shkrim tjeter i Baletes(i cili, duke qene angazhuar me PD-ne e viteve 1990 - 1994, para se te themelonte partine nacionaliste &quot;Partia Rimekembja Kombetare e Shqiperise&quot;, dinte dhe di shume gjera mbi jeten politike, diplomatike - si ish ambasador i Shqiperise ne OKB - te Shqiperise), qe mund edhe ta evitoni se lexuari, sepse nuk ka lidhje fort me procesin gjqesor. Eshte vetem per t'u njohur me gjendjen politike por edhe me nje retrospektive me te cilen ka te beje Meksi dhe te aferm te tij:

    - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">METASTAZAT E FONDAMENTALIZMIT TË KRISHTERË NGA MEKSI TEK BERISHA </span>




    Meksi ideator i “Ministrisë së Minoriteteve”


    Me shkrimin e tij “Rrymat politike katolike shqiptare” kolegu Hysamedin Feraj po i bën një tjetër shërbim të çmuar tamam në kohën e duhur mendimit politik shqiptar, në një ndeshje me shumë përmasa dhe shumë rëndësi për ecurinë e mëtejshme të zhvillimeve politike brendashqiptare.

    Është e domosdoshme të dalë në sipërfaqe dhe të kuptohet mirë gjithçka që është bërë në fushën e mendimit politik, të propagandës e të studimeve të mirëfillta për të nxitur shumicën dërrmuese të shqiptarëve, ato të besimit islam, të hyjnë në një vorbull të rrezikshëm apostazie dhe për të favorizuar fushatat e prozelitizmit të krishterë në trojet shqiptare, duke kërkuar madje zbatimin e formave më të egra të prozelitizmit të krishterë si “rikonkuista spanjolle”, “inkuizicioni jezuit”, “Nata e Shën Bartolomeut”, “Kryqëzatat” që tanimë kërkohen e propagandohen deri në format më vulgare si në librin e Kastriot Myftarajt “Nacional-islamizmi shqiptar.....” apo traktin famëkeq që u shpërnda ilegalisht për Krishtlindjet 2001 në Kosovë dhe në prag të Kurban Bajramit, shkurt 2002 në Shkodër.

    Shtytja e myslimanëve për apostazi, nxitja e prozelitizmit të krishterë në Shqipëri, përhapja e frymës katolikocentriste, avancimi i ortodoksizmit janullatist, po shoqërohen në të njëjtën kohë e nga të njëjtat mjedise politiko-fetare antishqiptare edhe me fushata të tjera për thërmimin e kompaktësisë kombëtare të shqiptarëve, sidomos në fushatat për ndërrimin e emrave, helenizimin e sllavizmin e kulturës, dhe sajimin e fryrjen e minoriteteve kombëtare, etnike, fetare e gjuhësore në Shqipëri.

    Të gjitha këto dukuri negative prodhojnë papushim tensione shoqërore e politike, krijojnë situata të ndera psikologjike, hutim e çorientim, lodhje e zhgënjim tek njerëzit, nxisin frymën e pesimizmit e të mallkimit.

    Të gjitha këto dukuri kanë një prapavijë të fuqishme politike, propagandistike e agjenturore të huaj e shqiptare. Të gjitha këto dukuri nuk shfaqen për herë të parë por kanë rrënjë të vjetra. Ato vetëm po harlisen si hithrat pas fillimit të pranverës në truallin shqiptar. Dokumentat flasin qartë se edhe në të kaluarën janë shfaqur mendësitë e praktikat antishqiptare që vërejmë sot.

    Nuk mund të jetë rastësi që të njëjtat mëndësi për rrënimin e kompaktësisë së kombit shqiptar i gjejmë në një letër që i dërgonte në vitin 1924 gazetari gjirokastrit, Jorgji Meksi, gazetës katolicentriste në Shkodër “Ora e Maleve” dhe në një libër që boton Kastriot Myftaraj në dhjetor 2001 me titull “Nacional-islamizmi shqiptar ....”.

    Nuk mund të jetë rastësi që në një distancë kohore prej 78 vitesh të njëjtat teza, por natyrisht më të sofistikuara në formulim e më të helmatisura në përmbajtje, vihen në veprim për të nxitur konfliktet ndërfetare në Shqipëri, për të nxitur lokalizmat separatiste midis shqiptarëve, për të mbështetur ato komplote dhe atë subversion ideor që kanë bërë me kohë grekët, sllavët, italianët, kishat joshqiptare kundër shqiptarëve.

    Edhe sot si atëhere bëhen përpjekje të ethshme të sajohen probleme të paqena, deri në “pakicë katolike të persekutuar” në Shqipëri.


    Lëshimet pa fund ndaj Greqisë çuan në krijimin e “Ministrisë së Minoriteteve”


    Me rastin e formimit të qeverisë fatkeqe dhe ndjellakeqe “Majko 2” krijohet përshtypja se po bëhet edhe një “operacion antiburokratik” në qeverisjen e Shqipërisë, duke shkurtuar numrin e anëtarëve të qeverisë dhe pakësuar numrin e portofoleve e dikastereve qeveritare. Ky “operacion” është krejt kozmetik dhe në vazhdën e një tradite të hershme nga koha e qeverisjes së Partisë së Punëss, kur nën parullat e përmirësimit të punës, të rritjes së efikasitetit të qeverisë e të administratës vazhdimisht prisheshin ose krijoheshin, bashkoheshin dhe ndaheshin ministri dhe mekanizma të tjera qeverisëse e administruese. Pas këtij “operacioni kozmetik” vërejmë që në skemën qeveritare të Shqipërisë nuk figuron më posti i veçantë me emrin “Ministër i Minoriteteve”.

    Kur u formua “Qeveria Meta 2” pas zgjedhjeve të manipuluara të qershor-gushtit 2001 më shumë se çdo gjë ra në sy fryerja e saj me shumë anëtarë dhe sidomos krijimi i një posti të ri ministror nën emrin “Ministër i Minoriteteve”. I pari ministër i tillë “sui generis” u bë poeti nga minoriteti grekofon Kacalidha.

    Kështu iu plotësua edhe një tangërllëk tjetër politikës greke në Shqipëri. Kuptohet edhe tani që nuk do të mbajë më ndokush këtë emër ministror funksionet e tij nuk pushojnë dhe nuk zhduken.

    Ky mekanizëm ka ekzistuar edhe disa vite para se Ilir Meta, për të siguruar në Athinë më shumë mbështetje për politikën e tij klanore në gjirin e PS-së e ngriti atë bujshëm në rangun e një ministri.

    Në fakt dëshira dhe kërkesa e vjetër e këmbëngulëse e politikës së Greqisë që në Shqipëri të ngrihen mekanizma të veçantë politiko-pushtetore për minoritetin si shoqata, parti, administrata u përmbush qysh në prag të marrjes së pushtetit nga PD-ja dhe në kohën e pushtetit të Sali Berishës e të Aleksandër Meksit.

    Ramiz Alia në vitin 1991 e pranoi shoqatën e grekofonëve OMONIA, si subjekt elektoral. Pasi këtë veprim e zhvleftësoi parlamenti i Shqipërisë më 2 shkurt 1992, Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi bashkë me kryesinë e PD-së u kujdesën që të krijohej e të përfshihej me nxitim në radhët e subjekteve elektorale PBDNJ, si maska partiake e Omonias. Berisha e Meksi lejuan zyrtarizimin dhe kalimin e Janullatosit nga Ekzark (i dërguar për të ndihmuar) në Kryepeshkop i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, duke i dhënë kështu goditje rrënuese kësaj Autoqefalie të fituar me shumë sakrifica nga paraardhësit tanë atdhetarë. Seria e lëshimeve që pushtetit Berisha – Meksi i bëri politikës së Greqisë në Shqipëri është shumë e gjatë, duke përfshirë edhe nënshkrimin e një Traktati Miqësie që është tejet deskriminues për Shqipërinë, madje në një kohë kur Greqia ruan gjendjen e luftës me Shqipërinë.

    Në kuadër të këtyre lëshimeve ishte edhe krijimi pranë kryeministrit Meksi i një zyre të posaçme për minoritetet, menjëherë pas krijimit të Qeverisë “Meksi 1” në vitin 1992.


    Zyrën e minoriteteve e kërkoi një Meksi dhe e ngriti një Meksi


    Kështu u realizua një ide e hedhur 72 vite më parë nga një person që gjithashtu mbante mbiemrin Meksi.

    Është fjala për gazetarin e gazetës “Demokracia” në Gjirokastër, Jorgji Meksi, i cili kërkonte një “Zyrë të veçantë” për t’u marrë me minoritetin natyrisht një zyrë brenda strukturave administruese të Qarkut të Gjirokastrës, jo në strukturën e aparatit të kryeministrisë në Tiranë.

    Mund të jetë thjesht një koinçidencë mbiemrash dhe mund të mos ekzistojë asnjë lidhje tjetër midis Jorgji Meksit, ideatorit të Zyrës së minoriteteve në prefekturë në vitin 1930 dhe realizuesit të një zyre të tillë në Kryeministrinë e Shqipërisë në fillim të viteve 1990.

    Por është gjithsesi një koinçidencë me një simbolikë të veçantë. Një gjë që e kërkon në vitin 1930 një gazetar me mbiemrin Meksi e realizon 70 e ca vite më vonë një kryeministër i Shqipërisë po me mbiemrin Meksi dhe që të dy nga e njëjta zonë e Shqipërisë së Jugut. Edhe nëse mbiemri i njëjtë i dy personave është krejt rastësi, kalimi nga ideja e njërit tek vepra e tjetrit pas shumë dekadash nuk është aspak rastësi, por është frut i kërkuar nëpërmjet një këmbënguljeje të gjatë nga Greqia.

    Prandaj edhe nëse trajtimi i këtij problemi tani në rrafshin historik mund të mos vlejë më për ndonjë ndikim praktik në ndreqjen e gjërave, përsëri nuk është krejt pa vlerë, të paktën është ndihmë për të formuar një kuptim më të saktë se si grekët i arrijnë qëllimet e tyre dhe se si Shqipëria ua sheh sherrin ideve “skajshmërisht liberale” dhe veprimeve “skajshmërisht tolerante” të gazetarëve, politikanëve e pushtëtarëve të saj.

    Pra idenë fillestare që çoi deri në krijimin e “Ministrisë së Minoriteteve” e gjejmë të shprehur në gazetën “Demokracia” të Gjirokastrës, me drejtor Xhevat Kallajxhiun, më vonë emigrant politik në SHBA, nëpunës i “Zërit të Amerikës” dhe drejtor i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA.


    Bujaria dhe sherri i këshillave të Meksit për trajtimin e minoiritetit


    Më 23 gusht 1930 në gazetën “Demokracia” është botuar shkrimi me titull “Bisedime të lira. Shteti shqiptar dhe grekofonët” i shkruar nga Jorgji Meksi. Në këtë artikull Jorgji bën fjalë për fshatarët e një fshati në Dropullin e Sipërm si njerëz të sjellshëm që u binden autoriteteve shqiptare “janë me racë greke, por nuk janë irredentistë”, “përpiqen për përparimin e shtetit shqiptar, kërkojnë mësues të gjuhës shqipe në fshat”.

    Pas këtij përshkrimi ledhatues për banorët e këtij fshati Jorgji Meksi kalon në vlerësime përgjithësuese e rekomandime politike “administrimi i këtyre njerëzve nuk duket gjë e zorshme, veçse duhet që autoritetet tona të bëjnë karshi tyre një punë methodike e sistematike dhe me “esprit de suite” (frymë vazhdimësie). Domethënë as ata duhet të bëhen vegla të një propagande e cila cënon të drejtat e Shqipërisë, as shteti ynë t’i përdorë ata me violencë dhe armiqësi. Ata lypset të utilizohen (përdoren) si një urë e cila do të bëjë afrimin midis dy popujve fqinj. Politika “a` coup d’epingle” (frëngjisht në tekst “majë më majë”) nuk është e rekomandueshme. Duhet një politikë konciliative (pajtuese). Domosdo shteti lypset të ketë vërejtje dhe të rrijë zgjuar. Kur themi politikë afrimi e marrëveshjeje nuk duam të themi se shteti ynë lypset të jetë humbësi i të drejtave të tij ose të bjerë në gjumë. Shteti ynë do të jetë kurdoherë vigjilent. Dhe do të ishte një punë e mirë të kishte një shërbim të veçantë, një “Zyrë të pavarme” për këtë çështje të minoritetit grek. Na duket se lypsej krijuar këtu në prefekturë të Gjirokastrës një komision i veçantë. Këtë karakter që ka prefektura e Gjirokastrës ndonjë tjetër nuk e ka, domethënë përmban në gjirin e saj një popullsi heterogjene kompakte”.

    Ja si është shtruar dikur nga Jorgji Meksi ideja që përfundoi me krijimin e zyrës për minoritetet në kryeministrinë e drejtuar nga Aleksandër Meksi në vitet 1992-1997 dhe në Ministrinë e Minoriteteve, në kohën e “Qeverisë Meta 2” në shtator 2001-shkurt 2002.

    Këshillat e propozimet e tij drejtuar qeverisë shqiptare në gusht të vitit 1930 Jorgji Meksi i mbështeste me arsyetime të tilla: “Pakica greke nuk është si çdo pakicë, se grekët janë të organizuar, kanë tradita të moçme dhe kanë afër një shtet homogjen. Duhet pra që politika vis-a-vis (përkundrejt) grekofonëve duhet të jetë e matur dhe e urtë dhe për këtë qëllim t’i afrojë, jo t’i largojë. Domosdo në presupozicion (duke u nisur nga mendimi) se edhe ata të jenë besnikë e të lidhur me shtetin shqiptar. Që ta them të plotë mendimin tim shtojmë që grekët nuk i bëjmë dot me pahir shqiptar. Ata sot për sot do të jenë grekër, arrin (mjafton) për neve që të mësojnë gjuhën shqipe dhe të zhvillojnë sentimente miqësie e simpatie dhe bindjeje në Shqipëri. Do të kuptojnë edhe ata sa interes të madh kanë në ekzistencën e Shqipërisë dhe sa punë fitimtare është të jetë Shqipëria e lulëzuar dhe e fortë”.

    Kështu pra shkruhej në atë artikullin e Jorgji Meksit, i cili bashkë me korespondencën e bërë rreth tij midis prefektit të Gjirokastrës dhe Ministrisë së Brëndshme në Tiranë qëndrojnë në AQSH, Fondi 252, Dosja 173 (1930), nga ku janë nxjerrë këto shënime në vitin 1989, në kuadrin e punës për një studim mbi trajtimin e minoriteteve në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.


    Grekofonët përfituan më shumë se sa përfytyronte Meksi


    Shtjellimet më shumë trullosëse se qetësuese për autoritetet shqiptare që bënte Jorgji Meksi atëhere humbën çdo vlerë me kalimin e kohës sepse Greqia dhe grekofilia në Shqipëri problemin e minoritetit e kanë përdorur jo për të ndërtuar ura miqësie, por për të hedhur kryeura agresioni dhe ekspansioni kundër kombit shqiptar.

    Të kundërtën e asaj që përpiqej të vërtetonte Jorgji Meksi në vitin 1930 e pamë në kohën kur kryeministër i Shqipërisë ishte Aleksandër Meksi, në vitin 1994 kur në zonën e minoritetit përgatitej kryengritje e armatosur, e cila më në fund u realizua në shkallë të gjerë në pranverën e vitit 1997 në tërë atë pjesë të Shqipërisë së Jugut nën lumin Vjosë që gjithnjë është quajtur nga grekët si Vorio-Epiri i ngushtë. Kjo i solli edhe Aleksandër Meksit rënien nga kolltuku i kryeministrit.

    Por sidoqoftë “Zyra për minoritetin grek”, që e kërkonte Jorgji Meksi, mbeti në kryeministrinë e Shqipërisë. Grekofonët mësuan shqip, zunë nëpunësira deri në rangjet e larta, u shpërndanë si njerëz të pushtetit e si specialistë nëpër Shqipëri dhe tani grekët kërkojnë që e gjithë Shqipëria të quhet “zonë minoritare”. Grekët dhe grekofonët tani janë në ofensivë që t’ua mësojnë greqishten shqiptarëve jo vetëm në Sarandë e Gjirokastër, por edhe në Vlorë, Korçë, Lushnje, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër, Tropojë e Kukës e më vonë edhe në Kosovë. Këshillat e “urta”, të “matura” të Jorgji Meksit sikur e paralajmëronin këtë. Vitet e kujdesit enverist për minoritatërt e shtruan shtratin për këtë. Pushteti i Alisë, Nanos, Berishës, Meksit, Majkos, Metës i bënë në fletë shovinistët grekë e minoritarë grekofonë dhe po e vënë shumicën shqiptare në pozitën e pakicës kombëtare në atdheun e vet. Në vend që të krijohej në Tiranë një Ministri për Integrim Kombëtar të pjesëve të copëtuara të kombit krijohet “Ministri e minoriteteve” d.m.th ministri e thyerjes së kompaktësisë kombëtare në shtet, krijohet Ministri e Integrimit Europian sikur nuk i mjaftonte Shqipërisë Ministria e Punëve të Jashtme, për të ndjekur formalisht veprimtaritë që i bëjnë të tjerët.

    Jorgji Meksi mund të ngazëllohet atje ku është se minoriteti grekofon u bë urë kalimi që helenizmi të invadojë Shqipërinë. Edhe Aleksandër Meksi mund të krenohet se Traktati i Miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë që e nënshkroi ai ka shërbyer mirë deri tani për kolonizimin grek në Shqipëri, sidomos për vënien nën kontroll grek të bizneseve, të sabotimit ekonomik, të kontrabandës, të dallavereve finnanciare e bankare, të korruptimit të qeverisjes, të kulturës e muzikës, të zyrave e funksionimit të administratës në mbarë vendin dhe mbi të gjitha të politikës.

    Jorgji Meksi do të mahnitej po të shikonte se si tani në zemër të Shqipërisë, në Tiranë, në dyqanet e shitjes së kasetave muzikore gjëmojnë vetëm këngët dhe muzika greke, se këngët greke janë meloditë që kënaqin abonentët e telefonave celularë që kontrollohen nga grekët, se si fillimisht muret e Tiranës u mbushën me fjalën “Stohos”, emri i një gazete terroriste antishqiptare. Kurse tani në një nga rrugët kryesore të Tiranës, në rrugën e “Kavajës”, mbi një barnatore është shafqur një tabelë e madhe ku fjala “Farmaci” është e shkruar edhe në gjuhën greke, me shkronja greke.

    Në mënyrë shumë të vrullshme Greqia për 10 vite kapërceu nga vendosja e tabelave në gjuhën greke në Dropull tek vendosja e tabelave në gjuhën greke në Tiranë. Rruga e “Kavajës”, po bëhet rruga e “Greqisë”. Këtu valvitet flamuri bizantin kishtar në rrugicën e uzurpuar që të çon në kishën ortodokse të uzurpuar nga Janullatosi, është selia e Janullatosit. Tani edhe farmaci me tabelë në gjuhën greke.

    Aleksandër Meksi mund të krenohet se e ka parë me sytë e tij dhe e ka favorizuar atë që ëndëronte Jorgji Meksi për “afrimin e dy popujve”, që e linte amanet dhe Enver Hoxha në librin “Dy popuj miq”.

    Aleksandër Meksi mund të krenohet se ishte 5 vite kryeministër i Shqipërisë pikërisht në kohën kur u krijuan kushtet për vërshimin e madh të kolonizimit grek në Shqipëri, pikërisht në kohën kur u shpall dhe nisi zbatimi i vrullshëm i “Deklaratës Micotaqis” të 14 korrikut 1993, që përfaqëson programin më të kompletuar të shovinizmit grek për ekspansion të gjithanshëm në Shqipëri.


    Dy qëndrimet e qeveritarëve shqiptarë: syçiltët dhe “syleshët”


    Midis qeverive shqiptare që kanë hapur dyert ekspansionit grek dhe pushtetarëve shqiptarë të kohës kur jepte “këshillat e urta” Jorgji Meksi ka ndryshime të dukëshme.

    Në atë kohë prefekti i Gjirokastrës Kol Rodhe i drejtohej Zyrës sekrete të Ministrisë së Brëndshme me shkresën nr.264, Rez. datë 27.8.1930 dhe theksonte lidhur me shkrimin e Jorgji Meksit: “Artikullshkruesi me dashje pa dashje ka këshilluar qeverinë të sillet mirë etj., etj. Ai lë të kuptohet se qeveria shqipatre përdor violencë (dhunë) dhe armiqësi karshi këtij elementi (grekofonëve) kur i propozon qeverisë të krijojë Zyrë të veçantë për të administruar këtë element, një komision pranë kësaj prefekture. Nuk dimë ç’e shtyn të japë këshilla tash kur organizatat vorio-epiriote kanë ngritur zërin kundër Mbretërisë Shqiptare në Greqi, po dhe në SHBA”.

    Më tej prefekti raporton për veprimet e bëra prej tij: “Thirrëm drejtorin (e “Demokracisë”) por ai kishte shkuar në Athinë. Erdhi administratori që pretendoi se nuk i jepte atë kuptim artikullit. E këshilluam administratorin t’i thotë z. Meksi që në numrin tjetër të botojë (shkruajë) për veprat e qeverisë shqiptare në katundet grekofone, të flasë për shkollat në gjuhën greke, punërat botore, vrasjet e rrënimin e mallit të shqiptarëve irredentë të Çamërisë nga autoritetet greke”.

    Më 12 shtator 1930 Ministria e Brendshme i shkruan Prefekturës së Gjirokastrës: “Në shtyllën e parë të faqes 2 të (gazetës) “Demokracia”, të datës 6 shtator shohim se z. Meksi konfirmon artikullin e një numri të mëparshëm që qeveria të studiojë krijimin e një sektori për pakicën grekofone. Thirrni drejtorin e kërkoni çkoqitje sepse kjo nuk ka kuptim tjetër veçse të një kërkese për një administratë gjysmë autonome”.

    Më 4 tetor 1930 nga Ministria e Brendshme me firmë të Rauf Ficos i drejtohej Prefekturës së Gjirokastrës udhëzimi se “kompetencat për të cilat flet Meksi (për trajtimin e minoritetit grekofon) qeveria ua ka ngarkuar prefektëve. Këshilloni “Demokracinë” të jetë e kujdesshme”. Pra qeveritarët e konfirmonin, mbronin funksionin e shtetit shqiptar si shtet unitar.

    Kurse në kohën kur kryeministër u bë Aleksandër Meksi (1992-1997) u krijua zyrë e posaçme në kryeministri për minoritetet, paraqiteshin në Kuvend projekt-ligje që favorizonin uzurpimin e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, u thuhej grekofonëve të ardhur si bujq në trojet e shqiptarëve &quot;i gëzofshi tokat&quot; që u jepeshin pasi u rrëmbeheshin pronarëve të ligjshëm, mbështetej në parlament propozimi që me ligj kushtetues shtetasit e Shqipërisë të ndërronin sipas tekave kombësinë, pra të shtohej arbitrarisht numri i &quot;grekëve&quot; në Shqipëri. Zyrat e gjendjes civile dhe gjykatat me lehtësinë më të madhe kthenin emrat muslimane e katolike në emra ortodoksë që Greqia të bënte lista sa më të gjata &quot;grekësh&quot; në Shqipëri. Kjo politikë është intensifikuar pasi Meksi u zëvëndësua nga Nano, ky nga Majko, e ky nga Meta.

    Është e trishtueshme kur krahason shqetësimet dhe arsyetimet e prefektit të Gjirokastrës në vitin 1930 Kol Rodhe, ortodoks shqiptar, me të një pushtetari me funksione të përafërta këto ditë në Tiranë që me krenari deklaron edhe në biseda rasti se ua plotëson shumë shpejt shqiptarëve kërkesën për të ndërruar emrin, që ta kenë më të lehtë në Greqi të kryejnë punët e tyre. Kur i thua këtij funksionari të Tiranës, që vet mban emër e mbiemër shqiptari të besimit islam, se kjo është punë antikombëtare ai zë e mban leksion për të drejtat e njeriut, për të cilat ka koncepte të shtrëmbëruara, madje pretendon se është më mirë që shqiptarëve t'u jepen emrat e tingëllimit ortodoks (si do Greqia) se, sipas tij, emrat me tingëllim musliman i paska imponuar me forecë Turqia para 300 vitesh. Ja deri ku e shtrijnë revanshin që kërkon Greqia në Shqipëri disa funksionarë të sotëm të shtetit shqiptar. Për këtë ka kontribuar mjaf dhe pushteti i Berishës e Meksit edhe i Nanos e kryeministrisë së tij. Janë tejkaluar shumë endërrrat që kishte parë Jorgji Meksi më 1930 për &quot;afrimin&quot; midis grekëve dhe shqiptarëve.

    Në vitin 1930 qeveritarët e Shqipërisë arsyetonin e vepronin ndryshe nga këta të sotmit për ta ruajtur trungun kombëtar shqiptar që fqinjët përpiqeshin ta hollonin duke i hequr pa pushim ashkla herë me goditje sopate herë me gdhëndje biçaku.

    Më 29 prill 1930 Prefektura e Korçës me shkresën nr.115 e pyeste qendrën në Tiranë se si duhej të vepronte për rregjistrimin e një familje pogradecare që paraqiste dokumente të lëshuara nga shteti jugosllav për nënshtetësi jugosllave. Më 5 maj merrte këtë përgjigje: &quot;të rregjistrohet me nënshtetësi shqiptare dhe pretendimet të mos merren parasysh...&quot;

    Më 12 maj 1930 prefekturave u dërgohej një qarkore ku shkruhej: &quot;Tue marrë parasysh se në qarkun e asaj prefekture mund të ketë pakica jo shqiptare si grekofonë, bullgarofonë, të cilët në shtëpi si gjuhë familjare mund të kenë gjuhën greke, bullgare, serbe, po qe se dinë shqipen dhe këtë e flasin jashtë familjes në rregjistrim të shënohen si elementë që kanë për gjuhë shqipen&quot;.

    Ky duket një udhëzim i diskutueshëm nga pikëpamja e teksteve të dokumentave të sotëm mbi minoritetet, por që qarkoren e asaj kohe e përligjte me këto vlerësime: &quot;Informatat që kemi tregojnë se po bëhet propogandë e madhe prej shteteve të interesuara që jo vetëm pakicat e sipërpërmendura, por edhe shqiptarët e thjeshtë të tregojnë si gjuhë familjare gjuhën greke, serbe, bullgare. Jepni urdhër të preme të mos bëhen lëshime se janë kundër interesave të shtetit&quot;. Tani, në ditët tona, kur ky rrezik është i stërmadh, organet përkatëse shtetërore mbajnë qëndrime të kundërta me atë frymë të qarkores.


    &quot;Patriotizmi&quot; shqiptar i mbytur në fondamentalizëm të krishterë


    Më 22 shtator 1930, Prefektura e Gjirokastrës me shkresën 296/1 Rez, i përcillte Ministrisë së Brendëshme në Tiranë shpjegimet që kishte kërkuar e marrë nga drejtori i gazetës &quot;Demokracia&quot;, Xhevat Kallajxhiu. Sipas shkresës Xhevati ishte shprehur: &quot;Asnjeri të mos dyshojë në ndjenjat e patriotizmin e kthjellët të Jorgji Meksit, që prej një gjysmë shekulli ka treguar me fakte sentimentet kombëtare. Provë janë artikujt që boton &quot;Demokracia&quot;. Po ju përcjellim dy artikuj në frëngjisht&quot;.

    Njëri nga këta dy artikuj, dhënë si provë e patriotizmit të Jorgji Meksit, mban datën 1 shkurt 1930 dhe ka titullin &quot;Besoin d'eclairsissement&quot; (Nevoja për një sqarim). Meksi ka shkruar: Midis këtyre dy organizmave politike, Greqisë e Shqipërisë, është i riu që jep shenja pjekurie e maturie. Grekët nëpërmjet politikanëve e diplomatëve bëjnë deklarata miqësie kurse fshehtas përpiqen të jenë kurdoherë nga ana e armiqëve të Shqipërisë. Mund të thuash se kudo që ka një komplot kundër interesave të shqiptarëve, je i sigurtë se do të gjesh grekët....&quot; Ai që njeh e pranon këto fakte të vërteta si mund të ketë vallë iluzione që e çojnë të japë këshilla trullosëse për qeverinë e tij?! Grekët edhe sot janë si i ka përshkruar Jorgji Meksi në fjalitë e mësipërme. Si kanë patur besim Meksi apo Berisha kur ua hapën katërkanatësh dyert për penetrim në Shqipëri?!

    Shkrimi i dytë në frëngjisht i Jorgji Meksit ka titullin &quot;Une agitation inutile&quot; (Një agjitacion i kotë) dhe mban datën 30 mars 1930. Jorgji ka shkruar : &quot;Ortodoksët kanë respekt për Patriarkanën Ekumenike, por s'mund të harrojnë se janë shqiptare. Si të tillë kanë të drejtë të kenë kishë autoqefale. Grekët kot ngatërrohen ...Ne jemi të vendosur të krijojmë kishën e pavarur....Mbreti ecën në rrugën e përparimit. Grekët e Patriarkana do të fitojnë po të dinë të ndërrojnë politikën e tyre&quot;.

    Ndërsa kur ishte kryeministër Aleksandër Meksi nuk i ka respektuar këto mendime të Jorgji Meksit, sepse mbështeti e miratoi bashkë me ish-presidentin Sali Berisha uzurpimin e kreut të KOASH-it nga prifti grek Janullatos.

    Drejtori i &quot;Demokracisë&quot;, Xhevat Kallajxhiu i kishte përzgjedhur me kujdes dy artikujt e Jorgji Meksit në frëngjisht për t'i dërguar në Tiranë që ta justifikonte gazetarin që kishte ngjallë shqetësim në qeveri. Ka shumë të ngjarë që Xhevat Kallajxhiu kur veproi ashtu nuk kishte dijeni për një letër që Jorgji Meksi i kishte dërguar në frëngjisht në vitin 1924 gazetës katolike &quot;Ora e Maleve&quot; në Shkodër, me anën e së cilës Jorgji shfaqte ndjenjat e tij thellësisht armiqësore ndaj shqiptarëve të besimit mysliman.

    Letra është shkruar pas një incidenti që kishte ndodhur në Himarë në verën e vitit 1924 midis xhandarëve dhe një turme grash që himariotët i kishin nxitur të protestonin kundër rregjistrimit të bagëtisë për efekt të pagimit të taksave, rregjistrimi i urdhëruar nga Luigj Gurakuqi, ministër i financave në qeverinë e Fan Nolit. Në këtë incident humbi jetën një grua. Diplomacia greke vuri kujën nëpër kryeqytetet e mekanizmat europianë se qeveria e shtetit turko-shqiptar (ndonëse Noli e Gurakuqi ishin të krishterë) po persekutonte &quot;minoritetin grek në Himarë&quot;.


    (Parantezë: Simpati për Meksin për inat të grekut Efremoglu.


    Grekët nuk lënë rast pa shfrytëzuar që të bëjnë zhurmë se edhe zona e bregdetit Jon nga Palasa në Sarandë është &quot;zonë minoritare greke&quot; meqënëse tri vendbanime (Palasa, Dhërmiu e Himara) përdorin greqishten në familje. Në verën e vitit 1993 në një pritje të dhënë nga presidenti i Turqisë, Sulejman Demirel, për delegacionet pjesëmarrëse në takimin e Organizatës së bashkëpunimit të vendeve të Detit të Zi, kam patur një bisedë të ashpër me deputetin grek Efremogllu. Ishte menjëherë pas vizitës së kryeministrit Aleksandër Meksi në Greqi, vizitë që u thartua dhe nuk përfundoi me nënshkrimin e Traktatit të miqësisë siç ishte planifikuar sepse parlamenti shqiptar me votat e tre deputetëve (Shefqet Hoxha, Uran Butka, Abdi Baleta) pengoi miratimin e nenit që do të lejonte shqiptarët të ndërronin sipas qejfit me një deklarim të thjeshtë kombësinë. Atëhere doli qartë që drejtuesit e pushtetit dhe të partisë të PD-së i kishin premtuar këtë gjë Greqisë. Por Meksi u detyrua të shkonte në Athinë pa dhuratën që prisnin grekët.

    Efromoglu ndër të tjera më kujtoi se vizita e Meksit në Athinë nuk kishte dalë me sukses dhe përmendi si një ndër arsyet kryesore që Meksi muk pranoi të plotësonte kërkesën greke që të hapeshin shkolla në gjuhën greke në zonën e Himarës. I thashë grekut se nuk kisha ndonjë simpati të veçantë për kryeministrin Meksi, ndonëse në prlamentin shqiptar isha deputet i së njëjtës parti. Por sipas asaj që më tha ai do të ndryshoja për mirë mendimin për kryeministrin e shtetit tim.)


    Grekët e duan Himarën si “gozhdën e tyre të Nastradinit” në Shqipëri


    Megjithatë as qeveria Meksi, as qeveritë e mëpasme nuk i penguan grekët që në vitin 1997 të ngrinin në Himarë flamurin grek, që në Sarandë flota ushtarake shqiptare të shkatërrohej para kamerave televizive nga njërëz që flisnin greqisht, që në vitin 2000 gjatë zgjedhjeve lokale deputetët grekë të vinin këtu e të trembnin zyrtarët e votuesit shqiptar dhe madje Greqia shfrytëzoi rastin e grindjeve midis partive të Shqipërisë për të bërë zhurmë në mekanizmat europianë për &quot;Himarën greke&quot; edhe më shumë se në vitin 1924 kur u vra në përleshjen me xhandarët një grua himariote. Kurse tani në janar të vitit 2002 kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta me shpresë që të siguronte mbështetje greke për të mbrojtur kolltukun bëri dhe një dhuratë në dëm të Shqipërisë: pranoi se zona e minoritetit grek në Shqipëri do të zgjerohej përtej asaj të njohur tradicionalisht e se mund të hapen shkolla greke në Himarë.

    Kështu i shtojnë pretendimet dhe e shtrijnë ekspasionin e gjithanshëm grekët në kurriz të Shqipërisë, nga një shekull në tjetrin, dekadë pas dekadash, vit pas viti, ditë për ditë duke shkëputur lëshim pas lëshimi nga politikanët e pushtetarët shqiptarë të të gjitha regjimeve, gjithë pushteteve, gjithë partive. E megjithatë gjithnjë dalin me shumicë intelektualë, gazetarë, profesorë, doktorë, injorantë, naivë, dallkaukë që propogandojnë si Jorgji Meksi në shkrimin e 23 gushtit të vitit 1930.


    Fondamentalizmi i krishterë nga Meksi tek janullistët e katolikocentristët e sotëm


    Mjaft prej tyre veprojnë kështu sepse kanë të njëjtat ndiesi dhe mendësi si ata që shpaloste Jorgji Meksi në vitin 1924 në letrën drejtuar gazetës &quot;Ora e Maleve&quot; kur shkruante : &quot;U falenderojmë nëse mund të falenderohen vëllezërit, domethënë njërëzit e një gjaku e të një feje. Jemi krishterë, kjo mjafton. Por është hera e parë që Shkodra në shtyp tregon interes për bashkëfetarët në Shqipërinë e Jugut. Ky nder i përket &quot;Orës së Maleve&quot;. Ajo është ngritur në lartësi të shquar, ka përqafuar çështjen e gjithë kristianizmit në Shqipëri. Urojmë që të vazhdojë&quot; Pastaj Jorgji Meksi bën fjalë për &quot;bashkëpunimin në heshtje të myslimanëve dhe propozon të formohet &quot;Lidhja për mbrojtjen e interesave të krishtera në Shqipëri&quot; Dhe vazhdon: &quot;Ekspedita (qeveritare) kundër Himarës nuk qe kundër privilegjeve, por ekspeditë kundër të krishterëve. Myslimanët bënë në Himarë atë që bënë kundër të krishterëve të Mirditës para tri vitesh. Atëhere kam qënë në Tiranë dhe me një letër drejtuar Bumçit protestova kundër agresionit mysliman në Mirditën e krishterë e thoja shqiptarët e jugut janë solidarë me të veriut. Tani e njëjta gjë. Simpatia në drejtim tjetër&quot;.

    Urimi që bën Jorgji Meksi është: &quot;“U formoft një shpirt i krishterë shqiptar e një ndërgjegje përballë rrezikut mysliman”. Dhe pas këtij urimi rreshtohen disa lëvdata për At Gjergj Fishtën (citimet janë sipas dorëshkrimit të lexuar para 12 vitesh në AQSH, Fondi 251/1, Dosja 211/1924 fletët 43-44).

    Në këtë letër Jorgji nuk del aq patriot sa në artikullin në gjuhën frënge të shkurtit 1930. Përkundrazi këtu na shfaqet një Jorgji Meksi admirues i copëtimit të Shqipërisë londineze, adhurues i “Republikës separatiste të Mirditës” të vitit 1921 që ishte sajesë e Serbisë.

    Jorgji Meksi na shfaqet si fondamentalist i krishterë, i tërbuar kundër myslimanëve shqiptarë. Të tillë sot ka me shumicë dhe që ndikojnë së tepërmi në politikë, në veprimtaritë partiake, qeverisje, administratë, art e kulturë, gazetari e jetën shoqërore.

    Prandaj zgjaten e zgjaten pa pushim listat e shqiptarëve që ndërrojnë emër e mbiemër, fe e kombësi. Prandaj grekomanët, grekofilët, katolikocentristët, sllavofilët janë në sulm të gjithanshëm euforik për ta kthyer Shqipërinë në një grumbull të rrëmujshëm pakicash kombëtare, etnike, gjuhësore e fetare që të asgjesohet kompaktësia kombëtare shqiptare dhe të zvetënohet kuptimi i kombit shqiptar.

    Ka mbi 10 vjet që në Shqipëri “pseudointelektualë të shquar” me kostume e pardesy kozmopolite por me brekë e këmisha të markave “made in nacionalizëm grek e sllav” ose “internacionalizëm proletar”, sulmojnë pa pushim myslimanizmin tek shqiptarët, Islamin si besim, kërkojnë kthim në krishterim, që disa e quajnë “kthim në kastriotizëm kristian”. Ka nga ata që kanë kërkuar deri rregjistrim të posaçëm të popullsisë që shqiptarët të ndërrojnë fe me një të rënë sopate nga myslimanë në të krishterë. Këtë kërkonte Neshat Tozaj në një shkrim në “ZP” më 10.1.1995 pasi kishte parë nëpër kioskat e gazetashitësve në Paris një afishe të madhe “Shqipëria depo municioni islamik”. Ismail Kadareja asnjëherë nuk na e ka shpjeguar punën e kësaj afisheje në qytetin që e ka adoptuar.

    Por, nga ana tjetër e rrotullon pa pushim penën për t’u thënë shqiptarëve se vetëm braktisja e myslimanizmit dhe përqafimi pendestar i krishtërimit mund t’i bëjë ata europianë, të pranueshëm nga Europa moderne.

    Atë tërbim kundër myslimanizmit në Shqipëri e myslimanëve shqiptarë që shprehte Jorgji Meksi në vitin 1924, për të nxitur të njëjtat ndjenja tek popullsia shqiptare e besimit katolik në Veri të Shqipërisë, sot e gjejmë më të koncetruar, më të vulgarizuar, më të ngopur me mllefe e më të përlyer me katranin e urrjetjes fetare katolikocentriste në një libër të tërë që është botuar në emrin e Kastriot (Ndrio) Myftsrajt, nën titullin “Nacional – islamizmi shqiptar......”. Nuk është as rastësi që ky Kastriot (Ndrio) Myftaraj tek i cili frymon sot Jorgji Meksi me urrejtjen e tij për myslimanizmin në Shqipëri, jeton në Tiranë e vepron nën çatinë mbrojtëse e hijen e PD-së, partisë së Sali Berishës e të Aleksandër Meksit. Siç e thamë qysh në fillim Aleksandër Meksi mund të ketë vetëm mbiemrin të përbashkët me Jorgji Meksin, fondamentalist i krishterë, antimysliman. Kurse Sali Ramë Berisha, ndonëse i përket të paktën për traditë pjesës myslimane të popullsisë ka të përbëshkët mendësinë me Jorgji Meksin. Këtë e themi më me siguri tani që Berishën e dëgjuam në TV “Klan” t’i bënte agjitacion Fatos Nanos se flamuri shqiptar qenka flamuri i krishtërimit, të mashtronte Fatos Nanon e teleshikuesit se shqiptarët paskan qenë i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine, kur librat na mësojnë se pas Shizmës së Madhe të Kishës së Krishterë shumica e shqiptarëve kanë qenë ortodoksë e jo katolikë.

    Por është lavdithurrësi më i madh dhe më vulgar në zgjedhjen e epiteteve lavdëruese, Fahri Balliu që në librin e tij “Berisha përmes kasandrave”, të botuar qysh në vitin 1996 me paratë e Fondacionit Xhaferri, që ka sinjalizuar për frymën katolikocentriste që po shpreh e shpërndan Sali Berisha sot. Ja si ka shkruar në faqen 92 të librit të tij Fahri Balliu: “Kisha e fshirë nga shekujt në vendlindjen e tij në Prifç të Viçidollit, ishte përherë një imazh që i zgjonte atij jetën e shqiptarëve përtej mesjetës. Matanë Adriatikut, një tjetër njeri e kishte shpalosur brengën e madhe për ferrin e gjallë të shqiptarëve. Zëri i tij që u fliste miliona njerëzve në botë, zëri i tij që falte atentatorin Ali Akça, tashmë që kanë rrjedhur ujëra do të mbërrijë në Shqipëri. Ky është Papa Vojtila që vjen në Shqipëri si mik. Ndërsa ai vjen, në mesin e shqiptarëve është zgjuar tashmë mëshira dhe varfëria është në ikje....”. Balliu ka dashur të të bënte një binjakëzim Berisha-Papa në libër si ekuivalenti i binjakëzimit Rugova – Papa në zyrën e Rugovës, ku prapa këtij në mur kemi parë gjithmonë fotografinë e Papës. Dy liderë politkë shqiptarë, me emra myslimanë, të të njëjtit krah politik, me këto binjakëzime me Atin e Shenjtë të besimtarëve katolikë kanë inkurajuar së tepërmi prirjet dhe individët që u kanë rënë borive të konvertimit të myslimanëve shqiptarë në të krishterë si kusht për të hyrë në Europë. Këta po inkurajonë së tepërmi daullerrahësit e katolikocentrizmit që si në Kosovë dhe në Shqipëri po kërkojnë haptazi luftë fetare, kryqëzata, rikonkuistë spanjolle, Natë Shen Bartolomeu kundër shqiptarëve myslimanë. Nuk është rastësi që në Shqipëri i bëhet kaq jehonë shkrimit të Oriana Falaçit “Mllefi e krenaria”, një manifest i “terrorizmit intelektual” kundër Islamit dhe “popujve të përbuzur”, ku Falaçi përfshin dhe shqiptarët. Nuk është rastësi që këtë jehonë shkrimit të Falaçit ia bën më shumë nga të gjitha gazeta e Fahri Balliut “55” që është shtyllë e propagandës së Berishës e ngritur dhe e forcuar me ndihmën e këtij.

    Ato që ka shkruar më 1996 Fahri Balliu për të vënë në kornizën e adhurimit së bashku Berishën e Papën, ngjajnë shumë me fjalët e para të romanit të Kastriot Myftarajt “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare” botuar në vitin 1998. Tani autori i këtij romani është i llastuari i shtabeve propagandistike të Berishës sepse bën propagandë të shfrenuar katolikocentriste dhe antimyslimane. Duket si i mbetur prapa dynjasë Ardian Klosi që ende vazhdon të shpallë Berishën mëkatar se “futi Shqipërinë në Bashkimin Islamik” (shih gazetën “Shekulli” të datës 20 shkurt 2002, fq.15, artikulli “A i shkon Shqipërisë e Djathta”.)

    Duket se Ardian Klosi nuk paska lexuar atë që ka shkruar Fahri Balliu, nuk paska dëgjuar Berishën kur thotë se “flamuri shqiptar është i krishtërimit”, nuk i paska rënë në vesh se një prift në kishën e Bajzës në prani të Berishës ka thënë se “myslimanizmi dhe jo komunizmi është armiku i Shqipërisë tani”. Duket Ardian Klosi nuk paska vënë re se gazeta më e dashur e Berishës, “55” është trumbetuesja më e madhe e katolikocentrizmit dhe antimyslimanizmit të Falaçit në Shqipëri. Nëse Adrian Klosi i di këto dhe ende vazhdon të mallkojë Berishën si “islamik” atëhere i bën qëllimisht një shërbim Berishës.

    Ja sa shumë janë përhapur sot në Shqipëri metastazat e kancerit të fondamentalizmit të krishterë që përhapte Jorgji Meksi në letrën drejtuar “Orës së Maleve” në 1924.


    Abdi Baleta
    - - - - - - - - - -

    Gjate gjithe vitit 2002, Baletes i eshte hapur pune edhe nga nje shpifes(qe doli te ishte vrases me pagese ne publicistike), Kastriot Myftaraj(pseudonim), i cili pat shkruar - ne te njejten kohe qe Meksi padit Baleten - nje liber gjoja-biografi te Baletes plot me shpifje. Duket qarte qe kemi te bejme me lufte mediatiko-politike ne dem te Baletes. Por ne na intereson ceshtja gjyqesore dhe <span style="font-weight: bold"> sidomos heshtja e paturp qe media e shkruar informative apo analitike mbajti per kete precedent</span>...
  11. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    dhe nje permbledhje qe i eshte bere Meksit dhe te thenave mbi te nga Dylejman Mila, emigrant dhe ish anetar me peshe i PD-se se para 97es, me autor shkrimi Mehmet Tepelena, po ne &quot;Rimekembja&quot;:
    - - - - - -

    <span style="font-weight: bold">Portreti i njeriut që matet me hijen e mëngjesit</span>


    Dylejman Mila, me shkrimin e tij që zë pesë kolona të gazetës, i bën një aktakuzë të tërë ish-kryeministrit Meksi. Ky artikull ka bërë jehonë të gjërë në publikun, të cilit i drejtohet, për morinë e madhe të fakteve. Autori, aktivist i PD-së dhe me funksione në këtë parti, tregon shkaqet dhe rrethanat që kanë zhgënjyer mjaft njerëz, ithtarë të PD-së dhe pakënaqësi të tilla, që kanë patur si burim kryesor personin e z. A. Meksi, në krye të ekzekutivit. Një figurë e tillë politike, me qëndrimin vetjak, ka bërë që të largohen nga atdheu, të lënduar në shpirt e të zhgënjyer, shumë demokratë që kanë dhënë shumë, qysh në hapat e parë të PD-së.

    Numri i njerëzve që dëshmojnë është tepër i madh. Emrat janë dhënë në iniciale. Për mendimin e një numri të gjerë lexuesish, do të ishte mirë që emrat të jepeshin vetëm me njërën prej fillesës së emrit apo të mbiemrit, për shkaqe që dihen, në një vend në të cilin hakmarrja politke është në rend të ditës. Por z. Dulejman ka dashur të bëhet sa më konkret në parashtresën e tij që, në këtë shkrim, do ta zgjerojmë në disa pika të cilat, në të vërtetë, e mbështesin pikëpamjen e D. Milës. Nga ana tjetër neve, lexuesve, nuk na lind përshtypja se autori është mbështetur në pakënaqësi vetjake të tijat, sepse çështjet e trajtuara kanë një përmbajtje të interesit të përgjithshëm, kanë lidhje më korrupsionin, flasin për shpërfilljenn e çështjes kombëtare, argumentojnë pazarllëqet me uzurpatorët e 1997-s, bëjnë fjalë për politikë joparimore të dyfishtë dhe nxjerrin në pah ”fushën e lirë të veprimit” ndaj rrjeteve terroriste.

    Për lexuesin që nuk ka mundur ta lexojë ”Rimëkëmbjen” e 26 shkurtit 2002, jam i mendimit se ai do të mund të informohej me thelbin e çështjes përmes kësaj përmbledhjeje të shkurtër kronologjike:

    * * *

    Prill 1991: I moshuari i kafe ”Pyllëzimit”: - Betohem për nder të familjes se A.Meksi nuk e do Shqipërinë.

    1993: B.M, në kafen ”Tarzani”: - Kur thua se ”Tosit i ka ardhur fundi”, pyet edhe A. Meksin në Tiranë”.

    1993: U liruan katër kontrabandistë financiarë. G. Ruli thotë se i liroi A.Meksi. Ky i fundit:- O Genc, sukur s’e di ti se kush janë malokët”.

    Pranverë, 1994: Njerëzit atakonin Meksin për thyerjen e embargos, për shumat e parave të futura në xhep për naftën në Mal të Zi e në Maqedoni (Boshnjakët edhe sot ia kanë në majë të hundës).

    1994: A.G., ish-prokuror, kishte dalë nga një firmë ndërtimi: - Aty ishte bosi grek..Aty paguhet Meksi me nja dy të tjerë.- ” T. Dosti,në mbledhjen e K.D: ”të mbajmë në krah të majtë komunistin. dhe në të djathtin, demokratin”. – ”Në qytetin tim, kryetari i rrethit për PD-në, më tha: ”Pyet H.P., Drejtorin që punon te furra e grekut. Letrat, greku i ka firmosur te Meksi.

    1995: Miku im H.D. donte për vajzën një të drejtë studimi për mjekësi. Vajtëm te një ”i madh”: - Dëgjo, Dulejman. Meksi merr për një nga ato, 2,5 milionë lekë.

    Tetor, 1995: Nuk shkova në Konferencën e PD-së së rrethit. U distancova. Meksi më kishte zgjuar urrejtje.

    Mars 1996: ”Isha me profesorin tim. Vjen një miku i mirë i Berishës, K.B. Ishte i revoltuar se Meksi ishte prapë kandidat për kryeministër. Ia kishte thënë opinionin edhe Berishës.

    1998: Më kisahte marrë malli. Erdha në Shqipëri. Në port polici donte për shefin 50.000 lireta. Në ambasadën italiane, kur donja të largohesha prapë, duheshin 500.000 lireta për futjen në radhë, për vizën. Atë ditë në kafe u takova me mall me disa shokë, që kishin mbetur pa punë e donin të emigronin. Hyn Meksi, me roje nga prapa.- Po ky, me eskortë në vitin '98? – ”Ai nuk preket”-m’u përgjigj njeri nga miqtë e mi. Prokurori A.G. ka thënë, si me humor, se Meksi është si Safa Ymeri, me partizanë poshte e ballistë sipër. Në katin e sipërm të njërës nga dy kullat e tij është avokati që i shërben I.Hoxhës (dhe përmendet emri i avokatit). ”Meksi s’ka frikë, se s’ka drejtësi ( s’ka sistem të pavarur gjyqësor)”

    Paolo M., i një gazete të madhe të Kampanjës, i ka thënë Dulejmanit: Emri i Meksit nuk është përmendur (nga gazetat e majta), me pororsi të njerëzve më influencë në Tiranë.

    Zef Brozi dëshmon për ”miq” , pjesë të rrjeteve terroriste, të cilëve ” Meksi u kishte lënë fushë të lirë veprimi”. Flet edhe për disa ndërtesa në një qytet, ku del prapë emri i Meksit.

    * * *

    Në vija të përgjithshme këto janë shqetësimet e z. Dulejman, që tani është emigrant në Amerikë. Ndërsa lexuesi i ndershëm mund të ketë edhe një shqetësim tjetër: A janë të besueshme? Mendoj se po. Dhe nuk është vetëm opinioni im, nga ç’kam kuptuar.

    Eden Babani ka qenë kryeredaktor i gazetës ”Liria A”, organ i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë Antikomunistë. Tani është emigrant në Bruksel (Belgjikë).

    Ai ishte (dhe është) ithtar i PD-së. Shkrimet e tij kanë qenë entuziaste për PD-në, pa përjashtuar edhe eksponentët e saj të asaj kohe (domethënë para pranverës së vitit 1997). I vetmi përjashtim që ka bërë në një artikull të nxitur, mbase, nga një revoltë e brendshme, ka qenë kundër A. Meksit. Nuk e mbaj mend datën. Por nëse vihem në dyshim nga ndonjë mbrojtës i Meksit, është e lehtë ta gjej në koleksionet e ruajtura në Bibliotekën Kombëtare, që të citoj numrin dhe datën. Në këtë shkrim E. Babani e akuzonte Meksin për lidhje të dyshimta, për bodigardë të tij komunistë dhe për persona jodemokratë, me të cilët bashkëvepronte. Artikull i guximshëm, për kohën. Meksi, jo vetëm që s’e bëri qejfin qeder, por nuk dha asnjë përgjigje. Madje në një rast kishte thënë publikisht (e me fodullëk) se ”s’kishte kohë të lexonte gazetat”. Më vonë, pas një heshtjeje të gjatë politike, (ishte mbërthyer pas biznesit të tij të ndërtimeve?), befas doli nga kulla e tij e fildishtë dhe u dha pas intervistave të njëpasnjëshme, për të provuar sesa i qante shpirti për PD-në, për ”reformimin e saj” dhe për zënien e fronit të kryetarit në këtë parti, pavarësisht se pak më parë kishte gjetur kohën të shprehej se nuk ishte as me PDR-në e pollarëve (që tani s’dihet mirë se e kujt është kjo PDR), as me PD-në. Duke iu hapur oreksi, iu vërsul më vonë edhe PS-së, për të provuar se qeveria e tij kishte qenë më e mira. Por nuk e mendoi thellë se këtu kishte shkelur në dërrasë të kalbur. Sepse ZP-ja nuk vonoi që ta akuzonte për korrupsion në ndërtime. Përse nuk ngriti padi gjyqësore në këtë rast, por i gëlltiti sulmet e atij organi të P. Socialiste, organ i cili e kishte lënë rehat gjersa erdhi puna gjer këtu?

    Këtë çështje, me argumente të tjera, e ka trajtuar edhe emigranti Dylejman Mila, tani në SH.B.A. A mund të mos i besohet?

    Në artikullin e z. Mila shkruhet edhe për të drejtat e studimit.

    Për këtë çështje kanë shprehur opinione interesante dy përsona, që janë tepër kompetentë për të qenë të besueshëm. Kanë patur funksione drejtuese në shkolla dhe në Fakultet. Natyrisht nuk mund të jap emra dhe shkaku është i kuptueshëm. Njëri prej tyre ka thënë:- ”Na vinin pusulle të zakonshme me firmën e Meksit për pranime-shtesë, pas konkursit. Në Juridikun, Mjekësinë dhe në ndonjë fakultet tjetër, askush nuk vendoste, përveç Meksit. Por pas 110 fituesve, nuk shtohej si shtesë i 111-ti e me radhë, por i 130-ti, i 145... etj. Përse?

    Ai tjetri ndër personat që përmendëm fliste edhe për paratë që...zëvendësonin ato pusullet, që u përmendën. Ishin shifra si ato që jep Dylejmani. Thamë që nuk mund të përmendim emra, por njërin edhe mund ta citojmë. Është fjala për z. Urim Bujari, që punonte pranë Meksit për caktimin e fakulteteve sipas pikëve. Urimi ishte i pagjetshëm para daljes së listave. Por, me të dalë listat dhe, veçanërisht, shtesat, shpërthenin pakënaqësitë. A mund të mohojë U. Bujari se për fakultetet e zgjedhura që përmendëm, nuk i jepeshin atij për shqyrtim e se për këto vendoste vetëm një peson? Ai ishte pikërisdht A. Meksi.

    Dylejmani, pra, nuk është i përgënjeshtrueshëm as për këtë pikë.

    Le të vijmë, tani, në një pikë tjetër.

    Pronarët e vilave të ish-Bllokut të Udhëheqësve në plazh të Durrësit formuan një Shoqatë për të drejtat pronësore. Meksi shtynte e shtynte me muaj, me gjashtëmujorë e me vite, ripronësimin e pronarëve të ligjshëm, qoftë edhe sipas atij ligji të keqpërfolur. Qëllimi ishte që qiratë prej firmave të huaja, që i kishin në posedim, të mos merreshin nga pronarët e ligjshëm, por të merreshin nga tjetërkush...Pronarët zinin derën e kryeministrisë, herë njëri, herë tjetri, derisa krijuan shoqatën për të cilën folëm. Në këtë shoqatë kishte edhe gazetarë (Petro Dhimitri, për shembull). Filluan artikujt nëpër gazeta, drejtpërdrejt kundër Meksit, që nuk denjonte të priste jo individët që jo e jo, por as një delegacion të Shoqatës për të drejtat pronësore të ish-Bllokut.

    Kur puna filloi të binte erë, u caktua një funksionar në kryeministri me mbiemrin Sinoimeri. Vetëm Meksi mos t’i shihte me sy pronarët! ( Zv/Kryeministri, z. Bashkim Kopliku, kishte shkruar në RD një artikull në të cilin e quante Meksin si personin antipronë. Është nevoja ta gjejmë edhe këtë shkrim, për të përcaktuar numrin dhe datën?). Për hir të së vërtetës, Kopliku nuk fliste posaçërisht për Bllokun, por artikulli ishte i tëri me argumente për qendrimin antipronësor të Meksit.

    Ai z. Sinoimeri, sipas hallexhinjve, u bë njeriu i sorollatjeve, i përcjelljeve dhe i qëndrimit arrogant e fyes ndaj njerëzve, dokumentet e të cilëve kishin dalë nga KRTT-ja dhe po i hante myku. (Njëri nga pronarët e një vile të Bllokut përfundoi në çmendinë...). Ky nëpunës, prototipi i një aparatçiku burokrat, u bë i padurueshëm për pronarët e u fshihej, u vidhej – më mirë të theëmi, – pronarëve të ligjshëm. Kuptohej se nga kush ishte instruktuar të vepronte kështu.

    Së fundi pronarët i morën vilat e Bllokut, por pas një zvarritjeje të stërgjatë të qëllimtë, që ishte dëshmi e një qëndrimi komunist ndaj pronës.

    A s’ka edhe këtu të drejtë z. Mila, pavarësisht se paraqet argumente të tjera?

    Për të mos u zgjatur shumë, edhe me kaq del një portret. Doemos jo i një ”reformatori”, siç kërkon të shtiret pas një agjerimi shpërfillës ndaj partisë së tij.

    Portreti i Meksit del edhe më në pah, në qëndrimin ndaj z. Baleta.

    Përveç epiteteve që jepen nga z. D.Mila, një njeri që ka gëlltitur akuzat për hajdutllëk të ZP-së, e që tani shpërthen me zemërim të shfrenuar kundër një publicisti e kryetarit të një partie nacionaliste, meriton edhe një epitet tjetër: atë të meskinit. Sepse kërkon të asfiksojë zërin e lirë të ”Rimëkëmbjes”. Jo vetëm kaq, por dëshiron të vërë edhe gjykatat në shërbim, ashtu siç bënë miqtë e tij në zgjedhjet e dushqeve e të goglave, gjykata të cilat u përgojuan jashtë kufijve. Tani u dashka të poshtërohen edhe më, për qejf të Meksit. Tamam qejf, sepse zotëria kërkon të nxjerrë dhjamë edhe nga pleshti: <span style="font-weight: bold">Na dashka edhe 100.000 dollarë!</span>

    Po shkon në gjurmët e Monikës, me gjobat kundër gazetarëve për guroren!

    Cinizmi nuk ka fund!

    Mehmet Tepelena

    - - - - - - - - - - - -

    Sic e shihni, ka pasur edhe nje ceshtje nga Monika Kryemadhi(PS) kunder disa gazetareve per nje ceshtje ku ajo perflitej per punen e nje guroreje, por Meksi krijoi precedentin ku dikush hedh ne gjyq nje botues sepse thjesht ky ka cituar fjalet e nje autori tjeter.
  12. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Edhe nje informacion mbi Meksin nga Baleta, i dates 12 mars 2002, ne Rimekembja:

    - - - - -
    <span style="font-weight: bold">RIKTHIMI I MEKSIT NË BIZANTINIZËM </span>



    Aleksandër Meksi prej disa kohësh është përpjekur mjaft të jetë i pranishëm në politikë dhe në mjtetet propagandës. Duket se pas lodhjes në bizneset e tij të suksesshme ka nevojë për të tilla veprimtari zbavitëse që të qetësojë nervat.

    Pas gallatës që bëri për disa kohë se gjoja do të bëhej sfidanti më i rrezikshëm i Sali Berishës për postin e kryetarit të PD-së dhe pasi u sigurua se ortaku i tij i vjetër në manipulimin e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, e ruajti postin që i duhej atij dhe vet Meksit, “Aleksandri i Madh” i sherreve të vogla dhe i poshtërsive të shumta i dha një prokurë pëfaqësimi gruas së tij luftarake që të pastronte nëpër gjykata biografinë e meksëve, sikurse kishte “pastruar” edhe biografinë e vet Aleksandrit kur u vesh police dhe hyri në arkivat e Ministrisë së Brendshme që të zhdukte dosjen e bashkëpunimit të burrit të saj me Sigurimin e Shtetit ( këtë gjë e ka bërë publike ish drejtori i policisë shqiptare të kohës kur qeverisnin Berisha dhe Meksi dhe Aleksandri e Dhurata që kanë akuzuar në gjyq për shpifje gjeneral Agim Shehun, pikërisht për këtë gjë nuk ankohen fare).

    Tani që punën e mbrojtjes së nderit të paraardhësve ia ka besuar plotësisht gruas sepse vet ndoshta nuk ka nge të merret më të tilla gjëra që ai nuk u jep asnjë rëndësi, Aleksandri ka shpallur përsëri se “do të kthehet në bizantinizmin e tij profesional”. Në gazetën “Shekulli” të datës 1 mars , na faqen 21, pranë shkrimit me titull “Mëkatarë me pseudonime”, që bën fjalë për një libër të Nafiz Bezhanit me kombinime tëe vërtetash e të pavërtetash për punë spiunllëku në Shqipëri, është dhe një shkrim me përmasa më modeste i titulluar “Ish-Kryeministri. Meksi, kthim tek botimet shkencore”. Sipas këtij shkrimi Aleksandër Meksi qenka i zhgënjyer nga letërsia politike. Ai madje këtë zhgënjim ia paska shprehur gazetës me këto fjalë :” Unë nuk jam ekspert, të tillë konsiderohen ata që kanë në dorë spurdhjakoshtetin”. Ciniku Aleksandër Meksi hiqet sikur mbi të nuk bie asnjë përgjegjësi që Shqipëria është bërë “ spurdhjakoshtet”. Gazeta e “sqaron” lexuesin se Meksi gjatë kohës që u bë protagonist i politikës shqiptare ( pra i spurdhjakopolitikës) paska pas lënë në mes dy libra profesionale “Arkitektura dhe kishat e shekullit të shtatë deri në atë të pesëmbëdhjetë” dhe “Restaurimi monumenteve të kulturës ose kthim në identitet”. Këtë kthim në bizantinizmin e tij profesional tradicional Meksi e paska vendosur tani edhe për shkak se është i zhgënjyer që libri i tij me dëshmi politike nuk paska ngjallur atë inters që ai priste. Pra në njëfarë mënyrë Meksi ka pohuar se pas dështimit të bizantinizmit të tij politik, po kërkon përsëri ngushëllim në bizantinizmin e tij kishtar-arkitekturor.

    Megjithatë Meksi i rritur dhe i mbujtur me bizantinizëm do të mbetet rob i tij përjetëisht dhe nuk mund të heqë dot dorë as nga bizantinizmi politik. Për shkak të traditës së ëgjatë edhe cilësitë politike të përftuara në rrugën e veprimtarëisë shoqërore mund të kthehen në instikt dhe instiktet janë gjëja më e qëndrueshme tek qeniet e gjalla. Nuk duhet të na rrejë mendja se kemi mbaruar punë me instiktin e bizantinizmit poltik të Meksit vetëm se ai ka shpallur se tanie tutje do të mbyllet në bizantinzëm kishtar. Është pak e dyshimtë se në rastin e Aleksandër Meksit vlen më të vërtetë thënia e urtë franceze : “ kur djalli plaket ai thotë se do të bëhet ermit”.


    Abdi Baleta

    - - - - - - - -- - - - - -
  13. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Nje tjeter shkrim nga Baleta:

    - - - - - - -

    <span style="font-weight: bold">A DINË GJË BERISHA DHE MEKSI PËR “MAJOREN” E SIGURIMIT “SHALJANIA” ? </span>

    Sipas disa të dhënave nga burime që duan të bëhen publike, por nuk po i themi kësaj radhe, pushteti i PD-së sapo u vendos filloi të punonte me metoda tipike sigurimse për të vënë nën nkontroll njerëzit që do t’i shërbenin. Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe se të gjithë kështu bëjnë. Të pretendosh të kundërtën është si të pretendosh me të vërtetë që të zbatohet rregulli për mospërgjimin e telefonave.

    Por sipas burimit që na informon me porosinë që ta dekonspirojmë, këtu në Shqipëri paska qenë, e ndoshta është, një oficere shumë e shkathët e Sigurimit të Shtetit, me gradë majore, me pseudonimin “ Shaljania”, e cila paska shërbyer edhe me më shumë zell në kohën e pushtetit të PD-së, domethëne të psuhtetit të presidentit Berisha dhe të kryeministrit Meksi, siç kanë shërbyer edhe “Krokodili”, “Intelektuali”. Kjo oficere e Sigurimit në kohën e SHIK-ut të PD-së paska kaluar nëpër duar dokumente me peshë për ata njerëz që duheshin verifikuar dhe e ka bërë punën e saj siç (nuk)duhej. Meqenëse gjeneral-major Agim Shehu ka shkruar se bashkëshortja e Aleksandër Meksit , Dhurata, ka qenë në punë në arkivin e Ministrisë së Brendshme ku ka zhdukur dosjen e burrit që ishte bashkëpuntor i Sigurimit, dhe ka kaluar nëpër duar edhe shumë dosje të tjera e quajtëm me dobi të pyesim edhe një herë Berishën se çfarë di për këto gjëra, të pyesim Berishën e Meksin se mos ata kanë marrë vesh ndonjë gjë edhe për punën e kësaj oficereje me emrin “Shaljania”.

    Agim Shehu në shkrimet e tij të fundit nuk ka dhënë më ndonjë informacion të ri, megjithëse betohet se ka shumë dhe pret që në Shqipëri të vendoset demokracia e përkryer, të ketë gjykata të drejta si ato të ditës së gjyqit të madh në botën tjetër, që t’i bëjë të njohura këto të dhëna. Në pritje të asaj dite ka rrezik që ato të dhëna të mos i hyjnë më në punë askujt. Nëse këto të dhëna vonohen edhe pak do të jemi të detyruar të mendojmë se zbulimi i Agim Shehut ishte i urdhëruar vetëm për aq kohë sa do të vazhdonte “dueli” Berisha-Meksi për kryesinë e PD-së dhe të dhënat a tjera do të mbeten të zbulohen në kalendat greke, ose kur të ketë edhe një herë nevojë Berisha. Kështu që puna e zbulimit të Agim Shehut mund të përfundojë sipas formulës “shkruaj mbi akull”. Por ndërkohë po dalin të tjerë që, në mos shumë diçka ditkan. Nuk thonë kot ” e vërteta zhytet por nuk mbytet”.



    Abdi Baleta
    - - - - - - - -
  14. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Ja edhe nje tjeter shkrim i Dylejman Miles nga Nju Jorku mbi Meksin:

    - - - - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">BUM……. ORET PO KTHEJNE PER SE MBARI, NJEREZIT DUHET TE FLASIN. </span>


    Nuk urrej njeri ne kete bote por dua shume atdheun tim dashuria per te cilin me ben te gjykohem si i tille. Nuk jane inatet e mia me Meksin, apo kushdo qofte qe me shtyjne te shkruaj . Une s,jam mik i Baletes, per me shume se njoh fare megjithese lufta e tij per Shqiperine te ben ta respektosh gjer ne maksimum. Une s,kam ndonje enderr qe me mbeti pa realizuar , apo ndonje tender qe me mbeti pa fituar. Vitet 1990-1995 ishin per mua vitet me te bukura te jetes time se me pas filluan vuajtjet e mergimit dhe plaget e trishtimit. Por dua te shkruaj qe t’u tregoj njerezve qe e nesermja te mos vije e papritur per ta, qe jeta te kete me shume kuptim ne te ardhmen tone . Njerezit kane sy e veshe bile edhe arme , ato shohin dhe degjojne bile edhe vrasin dhe jeta prap vazhdon ne rrjedhat e saj . Jeta pa debat nuk ka kuptim, e mira dhe e keqja ecin neper dy transhe te fshehta te gjata sa vete jeta. Njeriu mund te ece vetem ne njeren , ose here ne njeren dhe here ne tjetren. Ai qe gjykon per te miren dhe te keqen eshte interesi , ai qe te hapesh syte dhe veshet eshte opinioni. Midis ketyre dy shinave te hekurta qendrojme te gjithe ne dhe per asnje moment nuk u shpetojme atyre. Askush nuk e ndal dot te flitet per maskarallëqe dhe te mira te cilat jane dritare ku njeriu sheh vehten dhe boten qe e rrethon.

    Ty, Meks, nuk po te thote njeri se firma jote BALLKAN merret me pislliqe se kete me mire e di qeveria e ndyresirave qe drejton atje. Ty nuk po te thote njeri se kush eshte DEKA se ti nuk ke qene Bashkim Gazidede apo Sali Berisha. Ne nuk po te themi qe nga 250 spiune qe vepronin ne Shqiperi ne sherbim te te huajve pse nuk arrestove nje te pakten se ti nuk ishe Agron Musaraj . Ne nuk po te themi se pse zune vend ne qeverine tende njerez si Qerim Riba apo Zylyftar Dyrmishi se ato do te hanin buke si gjithe te tjeret per me shume ishin miq te BERISHES e Gjarperi e ka frike shkopin dhe zjarrin. Ne nuk po te themi ty burre i poshter sic te ka quajtur Kasem Bicoku para Berishes, se a ke degjuar ndonje here ulerimat e nenave ne varret e Vlores , Fierit apo Beratit se ty nuk te dhimsen ato djem e vajza qe hyne ne toke pa shijuar rinine e tyre qe nuk ua dhe ti. Ne nuk po te themi se a ke pergjegjesi ti si kryeminister sepse ti nuk ishe kurre i tille, sepse heqjet nga puna ti servirte ne tavoline Presidenca dhe Shiku .

    Por kurre une dhe ti nuk mund te ndalojme popullin te denoncoje te keqen qe po i merr frymen te cilen e mbolle ti me langot e tu. Ti e di mire se kush i beri listat e 22 Marsit 1992 per deputete ku gjysma kishin qene spiune te sigurimit famekeq . Ti e di mire se kush dhe per c fare aresyeje u dha urdheri qe dosjet e Shikut te grumbulloheshin ne Tirane ne vjeshten e 1993- it . Ti nuk mund te mohosh se administrata jote ishte mbytur me zagaret e ish komunisteve me te felliqur se kete ma ka pohuar Flamur V, officer tek ti . Ti nuk mund te mohosh paaftesine tende se ate ma ka bere present me fakte Muharrem M ish diplomat ne Greqi. Ti nuk mund te ndalosh Etmondin kunatin e S ZH te shikoje rrugen kur ecen dhe bashke me te edhe disa makina misterioze qe vinin tek shtepia jote dhe shkarkoheshin apo ngarkoheshin ate e di vetem ti se ne ato momente dritat e pallatit fikeshin. Ti nuk mund ta mohosh se nuk ishe mik i kastes se vjeter se ate e ka pohuar Muhedin Sh tek deklaronte se Meksi i ka qejf parate se nuk e vume per bukuri por per dite te veshtira. Ti nuk mund te ndalosh Fatmir K ish officer i larte i Shikut ne Tirane tek merr vesh nepermjet nje bulqizakeje qe ruante vajzat qe ishin gati per ne Itali se tek ti vinin miq qe merreshin me drogen dhe prostitucionin . Ti nuk mund ta mohosh se ne Tirane kane ardhur Feruco L dhe Xhanfranko M per te bere nje pjese te Tiranes me gaz per ngrohje dhe njeriu yt ne emrin tend u kerkoi 100 milion lireta para se te miratoheshin letrat. Ti nuk mund te ndalosh Haxhi K nga Dibra kur tregonte per maunet qe ai vete i treti merrnin ne Durres dhe I shkarkonin NE BEOGRAD. ME TE VERTETE MEKS C FARE KISHIN ATO MAUNE SE JAM SHUME KURESHTAR? Ti nuk mund te ndalosh Genci XH dhe grekun qe kishin fabriken e xhupave ne Delvine te thone se Meksi donte shume prandaj se mbajtem biznesin. Ti nuk mund te ndalosh miq te tjere tanet te pohojne se ke futur fijet e tua te rrezikshme edhe ne Kosove nepermjet njerezve qe atje i perflasin si njerez te Beogradit. Ti nuk mund te ndalosh fatin e njerezve se ai nuk eshte caktuar nga ti, o push... i rrallë.

    Kur isha nje dite ne Manhaten, ne restorant, me nje shokun tim italian erdhen tre vete e u ulen prane nesh duke folur shqip e duke pare sa majtas, djathtas . Pasi u siguruan se ne ishim italiane dhe rrotull veshtire se kishte njeri qe kuptonte shqip , ato filluan te flisnin me BOSIN qe ishte djale nga Struga . Ata, o Meks, pasi folen per nje KAZINO qe donin te benin ne Shqiperi thane se kishin nevoje edhe per disa million dollare te tjere se pushtetaret ishin teper llupsa . Por per ty s,kishte para por kishte me sa ma merr mendja mua hesape te tjera si psh te ndertoje kazinone ose te ishe bashkendertuesi i saj . Aty e mora vesh se partner yti qenka edhe nje ish minister I yti qe merrte para nen mbreterimin tend gati sa ti . Per ate KAZINO TE MALLKUAR zihen e grihen nanoistet dhe metistet dhe ju lepijne bydhen berishistet se mos ju japin ndonje cope se nuk rrine dot pa luajtur bixhoz.

    TI MEKS JE I LIDHUR ME SHUME FIJE E ZOR SE DO ZGJIDHESH EDHE NE ATE DYNJA. Po te kujtoj se kam njohur edhe nje bukuroshe qe ne vitet e PARTISE se PUNES shoqeronte SULO GRADECIN neper plazhe si rastesisht . Ajo ishte shume interesante ne ato qe tregonte per ty dhe njerezit qe ti mbaje prane. Kam njohur Petrit A njeriu qe shiste mallrat e sekuestruara te Policise Financiare ne kohen tende dhe me urdherin tend. Kam njohur Shpetim A ,is keshilltar i yti qe dinte si te sillej me popullin nen driten e leksioneve qe ti i jepje atij dhe ndonje tjetri. Kam njohur Arjan B ish themelues i PD se dhe officer financiar. Kur ky kontrolloi firmen PROGRES dhe gjeti shkelje u pushua nga puna dhe firmes me urdherin tend nuk I ndodhi asgje. AJO FIRME ISHTE PS-ja O POPULL DHE JU QORRA TE PD- se . Kam njohur dhe nje djale RESHAT K i cili pohon hapur se parate e tua jane ne KANADA. Kam njohur edhe nje gazetar nga Amerika qe ma prezantoi Laura M ish studente e shkelqyer e Fizikes dhe qe ka ndenjur ne Shqiperi tetor 1991– prill1992 dhe punonte me porosine qe ti te ishe kryeminister . Ai nuk ishte mik i shqiptareve dhe i Shqiperise . DHE ne fund po te them ty e gjithe atyre qe shohin e degjojne :




    NUK RUHET PASURIA

    ME QEN T’ RRITUN TEK KOMSHIA

    POR ME KLYSHIN

    QE PJELL E RRIT SHTEPIA.


    Per ty ka male te tera per te folur se per dite shtohet nga nje batakcillik i ri...


    DYLEJMAN MILA
    - - - - - - - - - -
  15. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    [/b]Ja edhe shpallja e vendimit gjygqesor te shkalles se pare[/b]:

    - - - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">ALEKSANDËR MEKSI NUK E KA IDENË E DREJTËSISË </span>


    Para pak javësh njoftuam se ish-kryeministri Aleksandër Meksi kishte bërë një padi në Gjykatë kundër Abdi Baletës për një shkrim të botuar në gazetën “Rimëkëmbja” dhe kërkonte një dëmshpërblim prej 100 000 dollarësh. Botuam dhe kundërshtimin e argumentuar të kësaj padie absurde të Aleksandër Meksit paraqitur në Gjykatë nga Abdi Baleta dhe avokati i tij Bexhet Agolli. Pasi u zhvilluan disa seanca gjyqësore Gjykata dha vendimin e saj duke rrëzuar padinë e Meksit dhe një kundërpadi të bërë nga A. Baleta. Por <span style="font-weight: bold">ish-kryeministri, që asnjëherë nuk u paraqit vet në gjykatë dhe e kishte lënë mbrojtjen e “nderit” të tij e të babait të tij në dorën e bashkëshortes të shoqëruar nga ndonjë provokatore ordinere dhe një avokat edhe pas vendimit të Gjykatës nuk është qetësuar dhe pret një vendim nga gjykata e shkallëss së dytë</span>. Po botojmë vendimin e Gjykatës së faktit në Tiranë, sepse besojmë që ndihmon për të mësuar se sa pak do e di të kuptojë drejtësinë e të respektojë drejtësinë njeriu që shqiptarët e kanë patur 5 vite kryeministër.






    <span style="font-weight: bold">REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    GJYKATA E SHKALLËS SË PARË

    TIRANË</span>

    NR. 1386 AKTI


    NR. 1414 VENDIMI


    <span style="font-weight: bold">V E N D I M

    “NË EMËR TË REPUBLIKËS”

    Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, e përbërë nga:


    K/SEANCA: ALTIN SHKURTI

    GJYQTARI: MEDI BICI

    GJYQTARI: ALTIN ABDIU </span>


    Asistuar prej sekretares gjyqsore SUELA ARAPI, në Tiranë sot më datë 09.04.2002, mori në shqyrtim në seancë gjyqsore publike çështjen civile me nr. 1386 akti që i përket ndërgjyqësave.


    <span style="font-weight: bold">PADITËSI I KUNDËRPADITUR</span>: Aleksandër Meksi, i biri i Gabrielit, dtl. 1939, lindur dhe banues në Tiranë, Rr. “Pjetër Bogdani”, Pall 8/1, përfaqësuar me prokurë të posaçme nr. 2721 Rep., nr. 354 Kol datë 04.12.2001, nga znj. Dhurata Meksi, mbrojtur nga Av. Artur Gurabardhi.


    <span style="font-weight: bold">[/b]I PADITUR KUNDËRPADITËS: Abdi Baleta, i biri i Hasanit, i dtl 1941, lindur në Guri Bardhë, Mat, banues në Tiranë, Rr. “Kongresi Lushnjës”, Pall 37/2, Ap. 20, përfaqësuar me prokurë të posaçme nr. 138 Rep., nr. 38 Kol., datë 14.02.2002 nga Av. Bexhet Agolli.


    OBJEKTI I PADISË</span>: Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e dëmit jopasuror në masën 100.000 USD (njëqindmijë), në bazë të neneve 608 dhe 625/”a” dhe “b” të K. Civil si dhe nenit 48 i K. Pr. Civile.


    <span style="font-weight: bold">OBJEKTI I KUNDËRPADISË</span>: Detyrimin e të paditurit për shpërblim të dëmit jopasuror në masën 100.000 lekë (njëqindmijë) në bazë të nenit 160 të K. Civil dhe nenit 625 “a” të K. Civil.


    Gjykata, pasi shqyrtoi çështjen, administroi provat shkresore dëgjoi pretendimet e fundit të palëve, paditësin e kundërpaditur, që kërkoi pranimin e kërkesë padisë duke detyruar të paditur kundërpaditës, Abdi Baleta, të dëmshpërblejë për dëmin moral jopasuror në shumën 100.000 usd, dhe rrëzimin e kundërpadisë si të pambështetur në prova dhe në ligj. Shpenzimet gjyqsore në ngarkim të të paditurit kundërpaditës, të paditurin kundërpaditës, që kërkoi rrëzimin e kërkesë padisë të ngritur nga i padituri kundërpaditës si të kundërligjshme dhe të pabazuar në provë shkresore dhe pranimin e kundërpadisë, dhe bisedoi çështjen në tërësi,


    <span style="font-weight: bold">V Ë R E N</span>:


    Së paditësi i kundërpaditur, Aleksandër Meksi, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë me padi për detyrimin e të paditurit kundërpaditës, Abdi Baleta, për shpërblimin e dëmit jopasuror në masën 100.000 usd (njëqindmijë). Ndërsa, i padituri kundërpaditës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë me kundërpadi për detyrimin e paditësit të kundërpaditur, Aleksandër Meksi, për shpërblimin e dëmit jopasuror në masën 100.000 lekë.

    Gjatë shqyrtimit të çështjes rezultoi se:

    I padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 04.12.2001 ka botuar një artikull të titulluar “Demaskimi i Meksit, akuzë edhe për Berishën”. Paditësi i kundërpaditur pretendon se i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, në këtë artikull ka fyer dhe shpifur në mënyrë publike në adresë të paditësit të kundërpaditur si qytetar dhe ish-person zyrtar. Këto shpifje janë adresuar edhe ndaj kujtimit të babait të tij, të ndjerit Gabriel Meksi. Si shprehje fyese paditësi i kundërpaditur në kërkesë padi përmend shprehjet: “E dinte Berisha se kryeministër me bekimin e tij ishte bërë një nga familjet me lidhje më të forta me Greqinë, shtetin armik deri në palcë me Shqipërinë?”, “Kur Meksi zhdukte dokumenta sekrete nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, ka ditur gjë Berisha?”. Ndërsa, shprehjet e tjera që paditësi i kundërpaditur i konsideron fyerje dhe shpifje në adresë të tij janë të shënuara me evidenciator në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 04.12.2001.

    Për të lindur detyrimi nga shkaktimi i dëmit duhet të konkurojnë këto kushte: a) ekzistenca e dëmit; b) kundërligjshmëria e veprës; c) lidhja kauzale midis veprës dhe dëmit; dhe d) ekzistenca e fajësisë të personit që ka shkaktuar dëmin.

    Në rastin konkrekt pala paditëse e kundërpaditur pretendon se ajo është cënuar në nderin dhe dinjitetin e saj, jo vetëm si qytetar, por edhe si ish-person zyrtar dhe në përputhje me nenin 625 të K. Civil kërkon të shpërblehet. Fakti i cënimit të tij në nderin dhe personalitetin e tij është një kategori subjektive. Për rrjedhojë, ajo nuk mund të matet. Ajo do të konstatohet duke u analizuar të gjithë elementët e tjerë që konstituojnë shkaktimin e dëmit. Dhe në qoftë se ekzistojnë elementët e tjerë që konstituojnë shkaktimin e dëmit, gjykata do të konkludojë për ekzistencën ose jo të dëmit që cënon nderin ose personalitetin e të paditurit kundërpaditës.

    Përsa i përket kundërligjshmërisë së veprës paditësi i kundërpaditur pretendon se i padituri kundërpaditës me veprimet e tij ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale të fyerjes dhe të shpifjes. Vepra penale e fyerjes kryhet me veprime përfshirë edhe botimet në shtyp, nëpërmjet përdorimit të fjalëve fyese, të shprehjeve poshtëruese, anormale të epiteteve tallëse e poshtëruese. Në rastin objekt gjykimi i padituri kundërpaditës në artikullin e tij të botuar në gazetën “Rimëkëmbja” nuk ka përdorur ndonjë fjalë që të jetë fyese ose ndonjë shprehje poshtëruese ose anormale, ndonjë epitet tallës ose poshtërues. Ndërsa, vepra penale e shpifjes kryhet nëpërmjet përhapjes së thënieve që dihen nga autori se janë të rreme dhe që bëhen prej tij me qëllim që të cënohet nderi dhe dinjiteti i personit. Thëniet që përhapen duhet të jenë diskretituese për personin e cënuar nga vepra penale. I padituri kundërpaditës nuk ka përhapur ndonjë thënie që të mos jetë e vërtetë. Ai, artikullin e tij e ka mbështetur kryesisht në një artikull të botuar nga Agim Shehu në Revistën “Koha”, nr. 68, datë 16 dhjetor 2001, fq. 19-26. Ky fakt është i nënvizuar që në fillim të artikullit të të paditurit kundërpaditës, Abdi Baleta. Konkretisht, në fillim të këtijartikulli thuhet se: “Shkas për këtë shkrim u bë një replikë demaskuese e ish-kreut të policisë shqiptare, gjeneral-major Agim Shehu, ndaj pohimeve të bëra në shtyp (gazetën “Shekulli”) kundër tij nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi. Kjo replikë është botuar në revistën e përdyjavshme “Koha” më datë 1 dhjetor 2001 nën titullin “Ja cilat janë misteret e Aleksandër Meksit”. Ndërsa, për faktin e ekzistencës së lidhjeve të familjes së paditësit të kundërpaditur me Greqinë ai i referohet gazetës “Balli i Kombit”, nr. 11, datë 29.04.1992, në të cilën është botuar një artikull i marrë nga gazeta “Athens Neës” e datës 14 prill 1992. Në artikullin e gazetës “Athens Neës” i titulluar “Kryeministri shqiptar me lidhje greke” thuhet se: “Kryeministri i ri shqiptar, Aleksandër Meksi, arkeolog nga profesioni, është lindur në fshatin Labovë, pranë Gjirokastrës, e njëjta zonë prej nga vjen edhe bamirësi grek, Zappas. Sipas të dhënave, familja e kryeministrit shiqptar ka lidhje greke dhe babai i tij, Gabrieli, luftoi në rradhët e ushtrisë greke kundër turqve në Azinë e Vogël, shtatdhjetë vjet më parë …”. Në eventualitetin që thëniet e cituara nga i padituri kundërpaditës nuk janë të sakta, për to mund të përgjigjen autorët e tyre, por jo i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta.

    Duke marrë shkas nga artikulli i Agim Shehut i botuar në revistën “Koha” si dhe artikullin e botuar në gazetën “Balli i Kombit”, nr. 11, datë 29.04.1992, i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, analizon thëniet e tij duke respektuar rregullat e etikës së të shkruarit dhe i drejton paditësit të kundërpaditur edhe disa pyetje, dy prej të cilave janë cituar edhe më sipër. Ai në mënyrë tepër korrekte që në kryer të artikullit të tij tregon burimin nga merr shkas për artikullin e tij duke e bërë të qartë se ku i ka mësuar thëniet që konsiderohen si cënuese për paditën e kundërpaditur, Aleksandër Meksi. Ai që në rreshtat e parë të artikullit e vë në dijeni publikun dhe paditësin e kundërpaditur se cili është autori, që mund të ketë thënë gjëra që nuk i përgjigjen të vërtetës objektive.

    Pra, i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, me artikullin e tij të botuar në gazetën “Rimëkëmbja”, të datës 04.12.2001, nuk ka konsumuar ndonjë vepër penale, për rrjedhojë kushti i dytë, që është kundërligjshmëria e veprës që shkakton dëm mungon. Për rrjedhojë, mungojnë edhe elementet e tjerë që konstituojnë shkaktimin e dëmit që janë lidhja shkaksore dhe ekzistenca e fajit. Në kushtet kur mungojnë elementët që konstituojnë shkaktimin e dëmit nuk mund të bëhet fjalë për shkaktim dëmi. Pra, i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, nuk ka cënuar paditësin e kundërpaditur në nderin dhe dinjitetin e tij. Për rrjedhojë, padia e paditësit të kundërpaditur, Aleksandër Meksi, duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj e në provat e administruara nga Gjykata.

    Kundërpadinë e tij, i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, e ngre duke konsideruar se padia e paditësit të kundërpaditur, Aleksandër Meksi, i shkakton atij një dëm jomaterial që cënon nderin dhe dinjitetin e tij. Kundërpadia nuk është e bazuar në ligj. Pretendimi i një të drejte nga paditësi nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si shkaktim dëmi. Ligjvënësi i ka parashikuar prekuizitat që vijnë nga abuzimi me të drejtën e padisë në nenin 34 të K. Pr. Penale. Pra, e vetmja alternativë e mbështetur në ligj, që mund të kërkohet nga i padituri kundërpaditës është gjobitja e paditësit. Nga sa argumentuam më sipër, Gjykata konkludon se kundërpadia e të paditurit kundërpaditës, Abdi Baleta, duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj e në provat e administruara nga Gjykata.


    <span style="font-weight: bold">PËR KËTO ARSYE:


    Gjykata, bazuar në nenet 306-310 të K. Pr. Civile.


    VENDOSI </span>


    Rrëzimin e kërkesë-padisë.

    Rrëzimin e kundërpadisë.

    Shpenzimet gjyqsore siç janë bërë.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit, Tiranë, brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.

    U shpall në Tiranë sot, më datë 09.04.2002
    - - - - - - - - - -


    Besoj i keni vene re shkronjat e erreta.

    Shihemi prape pas pak ditesh, ku do te mesoni mbi shkallen e dyte dhe mbi vendimin e gjykates. Rimekembja nuk heshti. Kurse revista Koha falimentoi...
  16. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Besoj se jeni njohur me shkrimet e mesiperme. Tani vini re reagimin e mediave te perditshme ndaj ceshtjes Meksi-Baleta, i cili mungon thuajse teresisht, dhe kjo jo per joprofesionalizem.
  17. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Jemi me 16 qershor 2002. Nje shkrim nga Baleta ne lidhje me ceshtjen gjyqesore dhe makinacioneve ne lidhje me te. Ju ftoj ta lexoni!
    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">A DO TË ZBËRTHEHEN TË FSHEHTAT E GJYQEVE TË MEKSËVE? </span>


    Në disa gazeta të Tiranës ditët e fundit ka patur “reportazhe nga salla e gjyqit” ku shqyrtohen paditë e ish- kryetarit të dy qeverive “demokratike” në vitet 1992-97, Aleksandër Meksit, kundër ish-shefit të policisë shqiptare në ato vite, Gjeneral-major, Agim Shehut dhe botuesit të revistës sëpërdyjavshme “Koha”, Enver Bytyçit.

    Këto reportazhe të gazetave “Shekulli”, “Korrieri”, “Tema” kanë përsëritur shume shkurt edhe disa pohime akuzuese e demaskuese që përmbante shkrimi i Gjeneral-major Agim Shehut, botuar në revistën e perdyjavshme “Koha”më 1 dhjetor 2001. Është përmendur se ish-shefi i policisë në kohën e qeverisjes Berisha- Meksi e ka akuzuar kryeministrin për implikime në lojën me skemat piramidale që u bënë shkas për djegien e Shqipërisë në vitin 1997; për fshehjen e provave që implikonin pushtetarët punistë në masakrën e Shkodrës të datës 2 prill 1991, kur u vranë Arben Broci e tre shokët e tij dhe u plagosën dhjetra vetë; për urdhërin që të rriheshin deputetët e opozitës në sheshin “Skënderbej” më datën 28 maj 1996; për favorizimin e pasurimit të paligjëshëm të kastës së socialistëve që sot janë në pushtet e po rjepin Shqipërinë; për favorizimin e kontrabandës e të korrupsionit në Shqipëri; për favorizimin e thyerjes së embargos ndërkombëtare të naftës ndaj Serbisë në kohën e luftës në Bosnje; për lidhjet familjare të Meksëve me Greqinë; për punën që bënte dikur Meksi në shërbim të Sigurimit të Shetit, në kohën e diktaturës komuniste; për caktimin, pasi u bë kryeministër, të gruas së tij (pikërisht kësaj Dhuratës që përfaqëson Meksin nëpër gjyqe që ta nxjerrë figurë të pastër e ta mbushë me dollarë) si nëpunëse në Arkivin sekret të Ministrisë së Brendshme, ku ajo paska zhdukur një dosje prej 480 faqesh të Aleksandër Meksit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit e të tjera gjëra të ngjashme.

    Nuk është punë e thjeshtë që një ish kryeministër të akuzohet për kaq shumë bëma të mbrapshta që mund të shkojnë deri në tradhti kombëtare e shtetërore, sidomos kur akuzuesi është ish-shefi i policisë. Akuza të tilla rëndojnë mbi gjithë aparatin e lartë pushtetor të asaj kohe, mbi gjithë, strukturat drejtuese të Partisë Demokratike që ishte në pushtet, sidomos mbi kryetarin e shtetit në atë kohë, Sali Berishën. Pikërisht ky arsyetim e motivoi edhe shkrimin tim “Demaskimi i Meksit, akuzë edhe për Berishën” që u botua në “Rimëkëmbja” më 4 dhjetor të vitit 2001, ku i bëhej kërkesë Berishës të sqaronte nëse ka ditur e çfarë ka ditur ai për këto çështje që shtronte Agim Shehu dhe të jepte sqarimet e duhura për të orientuar opinionin publik e politikën në sherrin që plasi midisi dy prej funksionarëve më të lartë të pushtetit të asaj kohe.

    Por, Berisha heshti. Meksi bëri sikur u zemërua shumë dhe ngarkoi gruan e tij ( unë nuk i besoj për këtë rast ata që thonë se Dhurata bën gjëra të mbrapshta edhe pa e pyetur Aleksandrin) të fillonte fushatë fyerjesh nëpër ekranet e televizioneve kundër Abdi Baletës e Enver Bytyçit. Pas kësaj, nga fundi i dhjetorit 2001, vijoi një padi vetëm kundër A. Baletës. Paditë kundër Agim Shehut dhe Enver Bytyçit janë paraqitur ditën kur filloi shqyrtimi i padisë kundër A.Baletës, me gati dy muaj vonesë. Ishte e qartë atëherë dhe bëhet më e qartë tani se u përdor “rruga gjyqësore” me shpresë se kështu do të arrihej më lehtë t’i vihej çështjes një kapak plumbi, të sigurohej një “çertifikatë mirësjelljeje” për ish-kryeministrin dhe një “dëshmi patriotizmi” për babain e tij dhe t’u myllej goja të gjithë atyre që mund të kenë gjëra për të thënë. Ky ishte “misioni special” që iu ngarkua gruas së ish-kryeministrit, pikërisht asaj zonje të cilën gjenerali i policisë e akuzon si të angazhuar për të zhdukur edhe dokumente sekrete nga arkivi që implikojnë burrin e saj, por njëkohësisht demaskojnë metodat që janë përdorur në kohën e qeverisjes Berisha-Meksi për të manipuluar politikën në Shqipëri me keqpërdorimin e Arkivave e të dosjeve të Sigurimit.

    Bie në sy (edhe pse mund të jetë thjesht koinçidencë) që seancat gjyqësore për padinë e Aleksandër Meksit kundër të akuzuarit prej tij si shpifës, Agim Shehut dhe botuesit të revistës “Koha”, Enver Bytyçit, bëhen pikërisht në ditët kur një raport i “Helsinki Amerikan Uotç” trajton posaçërisht shkeljet e lirisë së shtypit e përndjekjen e gazetarëve në Shqipëri dhe dënon në mënyrë të veçantë paditë që ngrihen kundër gazetarëve për shpifje. Me paditë që ngriti kundër meje për artikullin e datës 4 dhjetor 2001 në “Rimëkëmbja”, (ku unë më shumë i drejtohesha Berishës të mbante qëndrim për sherrin Meksi-Shehu) dhe kundër Enver Bytyçit që botoi shkrimin e Shehut (të cilit iu referova unë), ish-kryeministri “demokrat”, Aleksandër Meksi e shfaqi veten si një politikan që e ka tepër të theksuar ndjenjën e dëshirën për përsekutimin e lirisë së shtypit dhe synon të instrumentalizojë pushtetin gjyqësor për qëllimet e tij politike, për të maskuar paudhësi politike. Raporti i mekanizmit amerikan për mbikqyrjen e respektimit të të drejtave të njeriut e nxjerr edhe më shumë në pah tani mendësinë antidemokratike të këtij ish-kryeministri “demokrat” dhe vërteton pikërisht konkluzioni e mekanizmit amerikan të të drejtave të njeriut se në Shqipëri nuk ka marrë fund tranzicioni nga diktatura komuniste në shoqëri demokratike.

    Sipas asaj mendësie të mbrapshtë antidemokratike nga e cila u udhëhoq Aleksandër Meksi kur ngriti padinë kundër meje, vetëm pse unë u referohesha mjaft shkarazi demaskimeve që i bënte atij Agim Shehu, tani Meksi duhet të ngrejë padi kundër gjithë organeve të shtypit e të gazetarëve që po raportojnë mbi seancat gjyqësore, meqenëse këta po citojnë nga akuzat që ka bërë Agim Shehu kundër Meksit. Nëse ndiqet kjo “logjikë pa logjikë” atëherë të tëra gazetat e radiotelevizionet në Shqipëri duhet të mbyllen, gazetarët të burgosen, sepse ata çdo ditë flasin e përflasin pa pushim shumë njerëz. Sipas logjikës së Meksit, që i kërkon shumat 100 000 dollarëshe sikur të lypte një cigare, gazetarët e Shqipërisë duhej të kishin në dispozicion bankat e Uoll Stritit që të paguanin të” dëmtuarit” si puna e Meksit.

    Aleksandër Meksi për ta bërë punën sa më dramatike është ankuar se kundër tij shpifin meqenëse ishte kryeministër. Nëse ai e koncepton kështu mëkatin e e atyre që padit në gjykatë, atëherë duhej të bënte padi për ndjekje penale, sepse kështu do të dëshmonte se shqetësohej në radhë të parë për autoritetin e institucioneve të shtetit dhe të mos përpiqej të xhvaste shuma parashë për xhepin e vet. As nuk është e hishme që mbrojtjen e nderit të babait kërkon ta bëjë çështje gjyqësore për të futur disa dollarë më shumë në xhep. Meksi mund të qeshë me këto arsyetime “primitive” duke gjykuar sipas koncepteve të tij “moderne” moralo-etike. Por dhe ne kemi të drejtë të qeshim me konceptet e tij e të kundërshtojmë praktikat e tij, sidomos për faktin se ka qenë 5 vite kryeministër i Shqipërisë dhe po përpiqet të monetarizojë për hesap të xhepit të vet edhe prestigjin kryeministror.

    Nga gazetat mësojmë se, ashtu si në gjyqin kundër meje, Meksi vazhdon të mos paraqitet para trupit gjykues dhe për pastrimin e figurës së tij dhe të boiografisë familjare ka më shumë besim tek gruaja se tek vetja. Kjo është punë e tij dhe e drejtë e tij. Por përsëri edhe ne kemi të drejtë të hamendësojmë jo këndshëm për këtë taktikë të Meksit dhe ta marrim atë më shumë si shenjë dobësie dhe frike për t’u ballafaquar me të vërtetat se si shenjë fodullëku.

    Në gazetat që kanë raportuar për gjykimin e padisë së Meksit kundër Agim Shehut është shprehur pakënaqësi e hapur që gjyqtari i çështjes ka vendosur të bëjë gjykim me dyer të mbyllura. Mbase gazetarët e telekronistët janë pezmatuar që nuk kanë plotësuar dot me sensacionet e dëshiruara kronikat e tyre. Por edhe gjyqtari duhet kuptuar sepse shqyrtimi me themel ( në qoftë se do të bëhet) i atyre akuzave të rënda që i ka lëshuar ish-shefi i policisë kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë hapen avaze të mëdha, duhet t’u hiqet peta shumë lakrorëve të qelbur të politikës shqiptare e asaj ballkanike, sidomos greke e serbe.

    Gazetarëve që ndjekin tani gjykimin e padisë së Aleksandër Meksit kundër Agim Shehut dhe Enver Bytyçit, që u gjykuaka nga një treshe gjyqtare e kryesuar nga Fehmi Petku, u ka “shpëtuar” fakti që më parë është gjykuar në gjykatën e Tiranës padia e Aleksandër Meksit kundër Abdi Baletës nga një treshe tjetër gjyqtarësh e kryesuar nga Altin Shkurti, e cila e ka shpallur tërësisht të pabazuar në ligj e në prova padinë e Aleksandër Meksit. Sigurisht ish-kryeministri, i vendosur për të plotësuar synimet politike dhe siguruar një “begatim financiar” për vete, nuk ka vënë mend as pas këtij vendimi gjyqësor dhe i është qepur të drejtës ankimore në shkalllë të dytë. Tani po e shohim nëpërmjet një rasti konkret sa e vërtetë qenka ajo fjala e urtë popullore “paraja t’i errka sytë”, sidomos kur bëhet fjalë për pasanikë të rinj siç është ish-kryeministri ynë “demokrat” që paska për këdo e për çdo rast tarifa fikse 100 000 dollarëshe, ndonëse nuk është aq nevojtar për para tani.

    Me kënaqsi mësuam që ish-kryeministri ynë e kaloi me shumë sukses në Francë një ndërhyrje kirurgjikale dhe me këtë rast i urojmë shëndet të mirë e jetë të gjatë, se këto punët e gjyqeve shkojnë e vinë dhe punët e politikës për të cilat nuk jemi dakord me Meksin nuk mbarojnë asnjëherë, madje as kur të bëhemi shtetas të “Shteteve të Bashkuara të Europës”. Na vjen gjithashtu shumë mirë që qeveria socialiste, e cila e ka rrëzuar Meksin nga pushteti me grykën e pushkës, tregoi bujarinë e kujdesin e saj për të miratuar një fond të veçantë për kurimin e tij në Francë, duke ruajtur njëkohësisht traditën e regjimit enverist që figurat më të larta të politikës shqiptare për kurime dhe riparime shëndetsore i besosheshin mjeksisë franceze.

    Nuk duhet menduar megjithatë se është mrekullia e mjeksisë franceze ajo që ia ka shtuar energjitë ish-kryeministri për të vazhduar punën e nisur qysh para 6 muajsh me ato gjyqet që ka llogaritur t’i sjellin tri fitime të majme me nga 100 000 USD. Në seancën e përgatitore për gjykimin e “padisë së Meksit kundër Baletës” ishte trupi gjykues që ia vuri në dukje paditësit se jemi ende në Shqipëri dhe duhet përdorur në dokumenta zyrtare monedha shqiptare. Por lakmia për dollarë tashmë ka bërë shumë vet të harrojnë se ka ende ndarje e sovranitet shtetesh në botë. Duket nga ky infeksion nuk ka shpëtuar as ish-kryeministri ynë “demokrat”.

    Aleksandër Meksi mua më kërkoi 100 000 USD sepse i përmenda atë që ia kishin thënë shumë herë shumë të tjerë më parë , duke përfshirë këtu edhe gazetat e Athinës se babai i tij ka qenë oficer grek. Edhe pas padisë që bëri Meksi për hir të të vërtetës kam përmendur në shkrimet mia episode të tjera nga historia e Shqipërisë ku figuron mbiemri Meksi, pa pretenduar se në çdo rast bëhet fjalë për lidhje familiare të Aleksandrit. Nuk është faji ynë që nëpër dokumenta ndeshim shpesh mbiemrin Meksi si protagonist ngjarjesh të dhimbshme për Shqipërinë.

    Në “Fletorja Zyrtare” të datës 9 gusht 1928 është botuar një “Shpallje e gjyqit të posaçëm për faje politike” ku shkruhet :” Mbasi nuk janë zanun 1. Pavlo Puteci, 2. Petro Puteci…7. Mihal Bethava nga Gjirokastra, 8. Pavlo Harito, 9.Leonidha Kalia nga Zagoria e Gjirokastrës…13. Nikolla Qendra….17.Kristo Decka, 18.Andon Meksi, !9. Jan Meksi na Labova e Tepelenës,….33.Pandeli Spiridhi nga Kolonja, ** pandehen si formues dhe anëtarë efektiv të klubit Vorio Epirotë të Janinës ** asht nji komitet antikombëtarë e ka për qëllim shkatërrimin e qetësisë së mbrendshme dhë cënimin e tansisë toksore të shtetit, Kryesia e gjyqit të posaçëm për faje politike që prej datës së shpalljes së këtij vendimi të pandehurve të përmendun u nepet 15 ditë afat për t’u prezantue para gjyqit…”. Më tej në shpallje shpjegohen pasojat ligjore të mosparaqitjes dhe urdhërohen xhandarët t;i zënë.

    Më shumë se për vet Aleksandër Meksin të tilla materiale duhet të vlejnë për përfaqësuesen e tij në proceset gjyqësore që e ngre zërin shumë lart se me mbiemriun Meksi në Shqipëri ka pasur vetëm patriotë. Nuk mund të themi e as nuk kemi përse të bëjmë hetime nëse të kërkuarit si armiq të tërësisë territoriale të Shqipërisë në vitin1928 Andon dhe Jani Meksi mud të kenë lidhje familjare me Aleksandër Meksin. Vetëm mund të shprehim dëshirën që Aleksandri për këta persona, që kanë mbiemrin e tij e që janë nga fshati i tij, sikurse dhe për disa të tjerë të përmendur më parë, të bëjë sqarim publik që as tani, as më vonë të mos krijohet ndonjë keqkuptim dhe të shkojnë të tjerë njerëz nëpër gjyqe.

    Prandaj në titullin e këtij shkrimi bëhet fjalë për “gjyqet e Meksëve”. Megjithatë problemi është serioz me gjyqin e filluar nga Aleksandër Meksi kundër Agim Shehut. Është e mira e Shqipërisë që çështjet e ngritura nga Agim Shehu tani që janë bërë objekt shqyrtimi gjyqësor të sqarohen deri në fund.

    Gjykatës i ka rënë barrë e rëndë. Gjykatën duhet ta ndihmojnë të gjithë ata që e kanë për detyrë për shkak se gjatë veprimtarisë së tyre politike e pushtetore kanë rënë në kontakt me materiale dhe janë vënë në dijeni të fakteve që hedhin dritë mbi çështjet që shtron e pohon Agim Shehu dhe kundërshtojnë e përgënjeshtrojnë Aleksandër Meksi bashkë me përfaqsuesen e tij gjyqësore, bashkëshorten Dhurata. Mbi të gjitha i bie barra Sali Berishës të mos heshtë se dëmton të vërtetën dhe intersat kombëtare. Punë të tilla me rëndësi për shtetin, kombin, drejtësinë, moralin nuk duhen lënë të kthehen në matrapazllëqe për përfitime financiare e dallavere politike.


    <span style="font-weight: bold">16 qershor 2002 Abdi Baleta</span>
    - - - - - - - - - - - - - - - --
    Ketu kuptoni edhe se c'ngjet me shtypin e ashtuquajtur &quot;te djathte&quot;. Por do te kuptoni me shume ne shrkimet e tjerea qe do te sjell nga &quot;Rimekembja&quot;.
  18. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    FALEMINDERIT QE ME KENI NDJEKUR NE KETE TELENOVELE TE MJERIMIT GJYQESOR E MEDIATIK NE SHQIPERI! Jemi keshtu me 7 tetor 2002.

    <span style="font-weight: bold">DY JAVE ME PARE, NJE TRESHE GJYQTARESH TE GJYKATES SE APELIT, KANE HEDHUR POSHTE VENDIMIN E DREJTE TE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE, DUKE E DETYRUARIN BALETA TE PAGUAJE NJE DEMSHPERBLIM NE LEK PER MORALIN E DEMYTUAR TE MEKSIT, SIPAS GJYKATES SE APELIT</span>

    Ju lutem, ndiqni reagimin ne nje artikull ne &quot;Rimekembja&quot; nga kryeredaktori Abdi Baleta, se tani fillon edhe demaskimi i gjykatesve te korruptuar ne Shqiperi por edhe poshtersia mediatike qe nuk e ngriti zerin kur ndodhte ky precedent mes nje ish-zyrtari te larte si Meksi dhe nje publicisati si Baleta. Ndiqni edhe shkronjat me te zeza dhe te pjerreta, dhe sidomos ato me te zeza dhe te pjerreta bashke:

    - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">MEKSI NUK I ASGJËSON DOT TË VËRTETËN DEMASKUESE DHE LIRINË E SHTYPIT </span>


    Disa veprime të Aleksandër Meksit japin shkas ta shtrojmë sërish çështjen se kur do të shpëtojë drejtësia nga spekullimet e politikës.

    <span style="font-weight: bold">Presidenti Moisiu</span> edhe një herë ka lëshuar alarmin për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet pushteti gjyqësor në Shqipëri. Ai <span style="font-weight: bold">denoncon faktin e rëndë se nëpër gjykata ka të korruptuar, të paaftë, të implikuar në rrjetet e politikës, të lidhur me klane politike. Edhe ministri i drejtësisë ka bërë një deklaratë shqetësuese në këtë drejtim, madje ka kërcënuar se do të ketë edhe largime gjyqtarësh nga funksionet që kanë.</span> Kur të tilla shqetësime bëhen publike në të tilla nivele kjo do të thotë se gjendja është shumë më e rëndë se paraqitet zakonisht në publik. Kjo do të thotë se duhen besuar edhe ankimet për lulëzimin e korrupsionit në gjykata.

    Në të tilla kushte ata që përfitojnë janë shkelësit e ligjit, xhambazët e drejtyësise e të moralit qytetar, janë edhe kriminelët e rrezikzshmë, janë edhe politikanët dallkaukë që punojnë me baza klanore. Të dëmtuar dalin njerëzit e ndershëm, ata që drejtësinë e lënë të bëjë të qetë punën e saj sipas normave dhe nuk veprojnë mbi të me mjetet e komprometimit, korruptimt, frikësimit.

    <span style="font-weight: bold">Ka gati një vit që ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili me shuëm veprim e mosveprime të tij gjatë kohës që ishte në post u ka shkatuar vendit, kombit, shtetit e qytetarëve dëme të pallogaritshme politike, morale e materiale, ka angazhuar gjykatat e Tiranës për t’u marrë me dy farsa gjyqësore të krijuara prej tij nga prapaskena dhe prej gruas së tij në paraskenë.</span> Ata kanë kurdisur dy procese gjyqësore për shkaktim dëmi moral: njëri në ngarkim të botuesit të revistës <span style="font-weight: bold">“Koha”, Ever Bytyçit dhe gjeneral Agim Shehut</span> sepse në këtë revistë është botuar një replike demaskuese e Shehut kundër Meksit dhe tjetri kundër <span style="font-weight: bold">Abdi Baletës</span> pse në një shkrim të tij i është referuar kësaj replike për t’i drejtuar disa pyetje ish presidentit Berisha.

    Lexuesit tashmë janë në dijeni për ecurinë e çështjes së dytë pasi në <span style="font-weight: bold">“Rimëkëmbja”</span> janë botuar kërkesë padia e Meksit ( <span style="font-style: italic">i etur për të xhvatur 100 000 dollarë se i qenka dëmtuar morali i tij i bërë leckë me kohë</span>) kundër-padia e Abdi Baletës si dhe vendimi i Gjkykatës së Tiranës që rrëzoi si të pabazuar në ligj e në prova padinë e Aleksandër Meksit.<span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">Por, me ankim të Aleksandër Meksit, një trup gjykues i Gjukatës së Apelit në datën 24 shtator ka vendosur “të ndryshojë” vendimin e arsyetuar e të bazuar të Gjykatës së shkallës së parë dhe të detyrojë të paditurin nga Meksi ta dëmshpërblejë këtë me një shumë të hollash në lek për “dëmin që i qenka shkaktuar” ish-kryeministrit të akuzuar shumë rëndë nga ish-shefi i policisë së tij. Për këtë më ka njoftuar avokati im, Bexhet Agoolli, që ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit.</span></span> Ende nuk mund të them për lexuesin ndonjë gjë më të shkoqitur sepse treshja e gjyqtarëve, të cilëve ende nuk ua di as emrat, në kundërshtim me kërkesat ligjore ka shpallur një vendim të paarsyetuar. Pra, nuk di ende se si kjo treshe ka arsyetuar rrëzimin ( jo ndryshimin) e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe cilët janë argumentet kundër arsyetimit të gjykatës së shlallës së parë. Kështu që nuk mund të them ende as ndonjë mendim timin nëse treshja e Gjykatës së Apelit e ka marrë një vendim, që unë e quaj haptazi të padrejtë e të pabazuar, për mungesë aftësishë profesionale, apo për ndonjë arsye tjetër objektive ose subjektive. Për këto do të shprehem pasi të kem marrë vendimin e arsyetuar të Gjykatës, kundër të cilit sigurisht ka vend për të bërë ankim sipas normave ligjore.

    Por <span style="font-weight: bold">problemi nuk është aq individual e personal se sa parimor e me interes publik.</span> Unë në shkrimin tim të datës 4 dhjetor 2001 vetëm i referohesha shkrimit të Agim Shehut në “Koha”. Në rast se një referim i rëndomtë në një artikull gazete i botuar më parë pa i shtua asgjë, pa e shoqëruar me asnjë koment fyes ( këto i ka vënë në dukje gjykata e faktit) cilësohet si “dëm moral i dikujt” që u dashka dëmpshërblyer në të holla, atëherë gjykata praktikisht ka ekzekutuar lirinë e shtypit, lirinë mendimit e të shprehjes. Kaq për këtë radhë sa për kujtesë publike edhe në vazhdën e alarmit që po japin kryetari i shtetit dhe ministri i drejtësisë për praninë e padrejtësisë dhe të elementëve ngatërrestarë në gjykatat e Shqipërisë. Nuk dua të paragjykoj aspak arsyet pse kanë dhënë atë vendim treshja gjyqësor që ka shqyrtuar këtë rast dhe ka rrëzuar vendimine arsyetuar mjaft mirë të gjykatës së shkallës së parë. Por them që tre gjyqtarët e Apelit kanë gabuar shumë dhe kanë dëmtuar drejëtësinë me një veprim që shkel rëndë të drejtat themelore të njeriut.

    Nga ana tjetër për ta informuar më mirë lexuesin po përmend se gjeneral <span style="font-weight: bold">AGIM HEHU VAZHDON TË KËMBËNGULË SE GJITHÇKA QË KA SHKRUAR PËR Aleksandër Meksin dhe bashkëshorten e tij JANË TË VËRTETA, TË DOKUMENTUARA DHE AI DO T’I PROVOJË SAPO VËRTETË TË JETË I BINDUR SE NË SHQIPËRTI KA GJYKATA QË MUND TË GJYKOJË ME DREJTËSI E NDERSHMËRI.</span> Agim Shehu në shkrimet e dërguara në <span style="font-weight: bold">“Bota Sot”</span> e të ribotuara në gazetën e javore <span style="font-weight: bold">”Shkodra”</span> ka qortuar rëndë <span style="font-weight: bold">gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Fhmi Petku, që ka dhënë vendimin për pranimin e padisë së Meksit kundër tij si gjyqtar jo vetëm të paaftë, por dhe si i detyruar të plotësojë dëshirën e ish-kryeministrit pasi rrugën drejt profesionit gjyqësor e paska marrë duke qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.</span>

    Në <span style="font-weight: bold">shkrimin tim të datës 4 dhjetor</span> unë i jam referuar shkrimit të <span style="font-weight: bold">Agim Shehur</span> sepse doja të bëja detyrën time si gazetar, publicit, veprimtar politik për të pyetur Sali Berishë nëse ai kur ishte president kishte pasur dijeni për faktet e rënda që ka përmendur ish shefi i policisë për ish-kryeminstrin në kohën kur Saliu komandonte në Shqipëri. <span style="font-weight: bold">Sali Berisha nuk është përgjigjur</span>. Sali Berisah kohët e fundit ka shpallur se parimi i tij është që kur dikush nuk pëgënjeshtron diçka të shkruar ose thënë kundër tij duhet kon sideruar se i përfoluri ka pranuar në heshtje atë që i ngarkohet në kurriz. <span style="font-weight: bold">Madje, Saliu këtë parim të tijin, që vet nuk e zbaton, e ilustroi me shembullin. “Unë akuzova Fatos Nanon, Fatos Nano për atë që e akuzoja unë akuzoi Fatos Klosin. Ky i fundit nuk e pëgënjeshtroi Nanon, Kjo do të thotë se Klosi pranoi se që është fajtor”.</span> Po të shkojmë sipas këti arsyetimi atëherë del se Berisha ka pranuar mijëra herë se është fajtor se nuk ka përgënjeshtruar shuëm gjëra për ër cilat duhej të shprehej. Megjithatë unë nuk mund të them nëse Berisha me heshtjen e tij pranon se ka pas dijeni për ato që ngul këmbë Agim Shehu, epse ndoshta Meksi dhe grauja e tij mund të jenë shumë më marifetçinj dhe ia kanë hedhur edhe vigjilentit Berisha. Detyra ia kërkonte të kishet dijeni. Nëse nuk kishte nuk ka kryer mirë detyrën e presidentit. Por kur ish-kryeministri dhe ish-shefi i policisë në kohëne sundmit të Berishës kacafyten në shtyp për pounëra që kanë të bëjën me zbarimine ligjeve në funksionet që kishin edhe issh-pressidenti nuk duhet të qëndrojë gojë-kyçur.

    <span style="font-weight: bold">Këtë problem kam shtruar unë, nuk kam marrë përsipër të ndaj shapin nga sheqeri në kacafytjen Meksi-Shehu</span>, ndonëse përshtypja ime e deritanishme është se Meksi ka vepruar sipas turbullimit të atij që hoqi kësulën kur dëgjoi shprehjen “kush e ka mizën nën kësulë”. Tani pasi ka hequr instiktivisht kësulën mundohet që tullën e zbuluar nga demaskimi ta mbulojë me ndonjë fletë vendimi gjyqësor për sigurimin e së cilës ka vënë në punë gruan e tij të shkathët.

    Në gazetën “Plaga”, organ i Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Shqipërisë 22 maj, nr. 2(1), shtator 2002, është botuar intervista e Hysen Sheshorit e titulluar “”...Jam i gjallë por kjo nuk do të thotë se jetoj”. Ndër të tjera ai flet për gjykimin e tij në vitin 1975 në një sallë ku ishin 300 persona. Gjykohej se për 13 vite me radhë kishte shpërndarë trakte kundër pushtetit. Kur flet për dëshmitarët thotë : “ Në mendje më mbeti një njeri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup gjatë dhe energjik, me hap të sigurtë u paraqit si dëshmitar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malsori, me eufori, filloi të flasi para trupit gjykues duke treguar se kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilin e tundte para trupit gjykues e sallës “... KY NJERI ËSHTË ARMIK I BETUAR I PARTISË, PRANDAJ DUHET TË VARET NË LITAR”-tha ai duke bërtitur (nënvizimi është i imi A.B.). Më shumë se kërkesa e tij për të më varur në litar më bëri përshtypje mënyra e ndërtimit të dëshmisë që ishte e njëjtë me atë të hetuesve që më torturonin dhe më kryesorja trakti që ai nxorri nga xhepi ishte i vitit 1962, ndërsa unë po gjykohesha në vitin 1975 . A mund të guxonte njeri që ta mbante një trakt të tillë 13 vjet?”. Dhe pastaj Sheshori vazhdon “ Ky njeri, icili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat e larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur edhe traktin tim duke ndikuar drejpërdrejtëë në dënimin tim me vdekje është Sali Ram Berisha”.

    Nuk po bëj koment megjithëse ka vend për shumë koment. Vetëm dua të vë në dukje se Berisha deri tani nuk ka bërë ndonjë përgënjeshtrim sipas parimit që predikon. A duhet ta marrim këtë mungesë përgënjeshtrimi si pranim të fakrit që përmend Sheshori? Pas kësaj vjen radha e pyetjes “ A e ka ditur këtë fakt Komisioni Mezini që verifikoi figurat e pushteti të vitin 1996, apo për Berishën nuk ishte e nevojshme të bënte verifikim? Po Aleksandër Meksi a ka patur dijeni për këtë , sepse ish-kryeministri kishte siguruar për vete të “drejtën ligjore” më saktë një privilegj politik që ndonjërit t’ia falte edhe nëse binte nën veprimin e ndonjë pike të ligjit. Me këtë rast po rikujtoj për lexuesin se hartuesit e ligjit, në radhë të parë Berisha e Meksi ishin kujdesur shumë që të fusnin në tekstin e ligjit një pikë të posaçme krejt absurde vetëm kundër meje, për të kepërdorur relacionin tim të vitit 1964 mbi qëndrimin disa mujor në Shqipëri të sudentit kongolez Pol Kabongo, që në vitin 1997 u bë presidenti i Kongos Loran Kabila, deri sa e vranë më vonë në atentat?. Unë në vitin 1964 kur isha student isha ngarkuar zyrtarisht e publikisht nga Universiteti të shoqëroja studentin kongolez. Këtë përdorën Meksi e Berisha në vitin 1996 për të krijuar lidhjemidis meje e Sigurimit të Shtetit me qëllim q ëtë më mënjanonin nga politika parlamentare. <span style="font-weight: bold">Meksi e di se ka plot mëkate mbi kurriz prandaj kërkon vendimme gjyqësore që të qetësojë ankthet e tij.</span> Kurse Berisha vazhdon me heshtje olimpike për gjëra të tilla, megjithëse bubullin se Fatos Klosi përderisa nuk bëri brenda 24 orësh përgënjestrimin e akuzës së lëshuar nga Nano ka pranuar se është fajtor.

    Tani lind dhe një pyetje tjetër: a duhet përsëri ndonjë gjykatë të më detyrojë mua t’i paguaj Sali Berishës ndonjë shumë parash si dëmshpërblim që po i referohem në këtë mënyrë një deklarate të bërë nga ish-i burgosuri politik Sheshori dhe të botuar në gazetën “Plaga”? Apo pagesa të tilla do të mbeten privilegj vetëm për Aleksandër Meksin dhe gruan e tij Dhuratën që dinë të vlerësojnë paranë më mirë se të tjerët dhe moralin e kanë më të brishtë se gjithë të tjerët dhe i griset cipa shumë shpejt edhe po ta prekësh lehtë me pupël? Në rast se edhe Berishës duhet t’i paguaj para a do të thotë kjo se gjithkush që shkruan një artikull në gazetë dhe i referohet një shkrimi të mëparshëm që bën fjalë në mënyrë jo të këndshme për dikend duhet të paguajë para?. A duhet në fund të fundit të pranohet që morali njerëzor e individual të barasvlerësohet me një shumë parashë dhe të fillojë të tregtohet ky moral si po e tregtojnë Aleksandër Meksi e Dhurata e tij në pazarin gjyqëqsor?

    Në raste se pranohet kjo logjikë që në jetën politike, publike dhe juridike të Shqipërisë përpiqen ta fusin <span style="font-weight: bold">ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe gruja e tij Dhurata bashkë me ndonjë gjyqtar a nuk do të thotë kjo se gazetat duhet të mbyllen fare, ose të katandisen në paçavure ku të mos përmendet asnjë emër njeriu, asnjë ngjarje apo fakt i rëndë pa u vërtetuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë?</span> Shtypi i lirë ka detyrën edhe të zhbirojë, të paralamërojë, të tërheqë vemendjen për skandale, poshtërsi, veprime të paligjshme, të pamoralshme edhe pa kaluar këto veprime e fakte në të gjitha pricedurat e shqyrtimit e vlerësimit gjyqësor. Shtypi është pushteti i katërt dhe i pavarur nga tre pushtetet tjerë. Vetëm për veprime të ndaluara shprehimisht me ligj shtypi mban përgjegjësi ligjore. Nuk ekziston ndonjë ndalim ligjor ose gjyqësor për të përmdnur në shtyp fakte të njohura publikisht vetëm se ato i prishin humorin Aleksndër Meksit dhe Dhuratës së tij. <span style="font-weight: bold">Çfarë shtypi kërkon, pra, ish-kryeministri Aleksandër Meksi në Shqipëri? Si e do Aleksandër Meksi shtypin në Shqipëri? </span>

    Ai e do ashtu si nuk do të bëhet kurrë. Liria e shtypit nuk mund të asgjësohet nga Aleksandri e Dhurata, as nga gjykata që nuk gjykon sipas ligjit e të drejtës.




    <span style="font-weight: bold">7 tetor 2002 Abdi Baleta </span>
  19. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Sa per kujtese, ne ate kohe ndodh edhe nje akt terrorist kunder gazetes me te madhe te shqiptareve kudo ne bote, gazetes &quot;Bota Sot&quot;, qe fatkeqesisht nuk shperndahet ende ne Rep. e Shqiperise. &quot;Rimekembja&quot; e denoncon kete fakt:

    - - - - - - - - - - -
    <span style="font-weight: bold">AKT TERRORIST KUNDËR GAZETËS KOMBËTARE &quot;BOTA SOT&quot;</span>

    Në zyrat e redaksisë qëndrore të të përditshmes më të madhe shqiptare &quot;Bota Sot&quot; në qendër të Zyrihut (Zvicërr) elementë ose shërbime kriminale ende të paidentifikuara kanë dërguar para disa ditësh një &quot;pako bombë&quot;.

    Mekanizmi shpërthyes i prodhimit rus, me një fuqi shkatërruese shumë të madhe për fat të mirë nuk është aktivizuar,përndryshe do të kishte pasoja të rënda jo vetëm në zyrat e redaksisë por dhe në zonën me shumë lëvizje ku ndodhen këto zyra.

    Gazeta kombëtare &quot;Bota Sot&quot;, që ka bërë një punë të lavdërueshme për çështjen kombëtare, ka qënë shpesh në shënjestër të shpifjeve, kërcënimeve, fyerjeve nga shumë drejtime, si dhe të gjobitjeve administrative në Kosovë për ta dëmtuar financiarisht. Gazetarët e saj në Kosovë kanë qënë objekt atentatesh që kanë çuar edhe në humbje jetësh. Botuesit dhe drejtuesit e punës redaksionale jo njëherë kanë marrë kërcënime nga mjedise politike shqiptare të Kosovës dhe fyerje e shpifje nga politikanë e gazetarë të Shqipërisë.

    Policia zvicerane që po e ndjek këtë rast ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, për autorët e aktit terrorist që pakon me bombë e kishin nisur nga një zonë pranë Zyrihut. Botuesit dhe personeli i redaksisë qëndrore në Zyrih, që ishin objektivi direkt i aktit terrorist, duhet të kenë solidaritetin e gjithë shqiptarëve atdhetarë në dënimin e këtij akti, që mund të jetë pa një prapavijë politike armiqësore kundër kombit shqiptar në tërësi. Për fat të keq këtu në Shqipëri, përveç një kanali televiziv që tregoi fisnikëri, të gjitha gazetat dhe mjetet e zhurmshme të propagandës kanë heshtur. Flitet çdo mbrëmje e shkruhet çdo ditë për bombat që shpërthejnë diku në Filipine, Indonezi, Moskë, Finlandë, për rrëmbime personi në Gjermani, për vrasësin serial në Uashington, por heshtet kur akti terrorist drejtohet kundër gazetës më të madhe shqiptare që u shërben shqiptarëve me botimet e sajnë dhjetra mijëra kopje në Europë, SHBA, Kosovë e mbase tani edhe në Maqedoni ku ka qenë e ndaluar.

    Akti terrorist kundër &quot;Bota Sot&quot; kryhet në kohë fushate zgjedhore në Kosovë dhe atentatesh kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së në Pejë, në kohën e një aktivizimi të madh të shumë forcave shqiptare e jo shqiptare kundër kombit e nacionalizmit shqiptar.




    <span style="font-weight: bold">tetor 2002 Abdi Baleta</span>

    - - - - - - - - - - -

    Kurse me poshte po botojme nje leter qe Baleta i ka derguar bashkepunetorit te &quot;Rimekembjes&quot; ne USA, Dylejman Milës.
  20. I vjetri

    I vjetri Fillestar

    Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias

    Jemi keshtu me 19 tetor 2002, pasi gjykata e Apelit e ka hedhur poshte vendimin e gjykates se shkalles se pare, dhe e detyron Abdi Baleten te demshperbleje gjoja-moralin e demtuar te Meksit, sepse :

    <span style="font-weight: bold"> BALETA PASKA BOTUAR GJERA QE I PERMEDN DIKUSH TJETER ME PERPARA, POR QE NUK QENKAN TE VERTETUARA ME PERPARA NE GJYKATA, DHE SI RRJEDHIM QENKA KRIM</span>.

    Por ne rasti e Meksi-Baletes, gjykata ka bere nje <span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">gafë</span> </span> te madhe kur i ka atribuuar Abdi baletes nje shkrim[te cilin une, i vjetri, e kam postuar mne lart qe ju te njiheni] qe ishte shkruar nga vete <span style="font-weight: bold">Dylejman Mila</span>. Sipas kesaj tresheje gjyqesore te korruptuar, ose te semure, personi <span style="font-weight: bold">Dylejman Mila</span> nuk ekzistoka fare dhe qenka nje pseudonim i Baletes...

    Ja nje shkrim i Baletes nga vjet:
    - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    Letër Dylejman Milës

    Nju Jork, SHBA


    <span style="font-weight: bold">KUR SHPIF EDHE GJYKATA </span>


    I nderuar Dylejman,


    Ndonëse nuk jemi takuar e parë ndonjëherë jemi marrë vesh për bukuri nga larg. Të falënderoj për bashkëpunimin tënd nga Nju Jorku me “ Rimëkëmbjen”.

    Shkrimet tuaja janë pritur me interes e kënaqësi prej shumë lexuesve , por dhe me nervozizëm të madh prej disa zhurmuesve. Në mënyrë të veçantë dy shkrimet tuaja <span style="font-weight: bold">“Sa të ketë Krosin s’e gjen gjë Fatosin” </span>dhe “Bum... orët po kthejnë përsëmbari, njerëzit duhet të flasin” kanë vënë në siklet të madh ish-kryeministrin e Shqipërisë , atë që ti me përkëdhelinë e të folmes tënde matjane e quan <span style="font-weight: bold">“Kros”</span>, Aleksandër Meksin, për të cilin ti ke shkruar se nuk e urren si njeri, por nuk i duron dot bëmat e tij. <span style="font-weight: bold">Këto shkrime kanë xhindosur edhe më shumë Dhuratën e Meksit ( Shala në vajzëri) që tani bredh nëpër gjykata të lyejë meksët me pudër patriotizmi dhe t’u sjellë të ardhura suplementare duke vënë “gjoba” të rënda për ata që guxojnë të përmendin se çfarë është thënë e shkruar në dekada për disa Meksë</span>. Ndër të tjera kjo Dhurata ka bërë të pamundërën që si peshqesh për Aleksandrin të zhdukë me një vendim gjyqësor emrin tënd nga rregjistrat e gjendjes civile të Shqipërisë.

    Ajo ua ka marrë dorën “zhdukjeve”. Agim Shehu vazhdon të këmbëngulë që kjo Dhurata kur punonte në Ministrinë e Brendshme të Aleksandrit ka zhdukur dosjen e fryrë të burrit ku tregohej veprimtaria e tij si bashkëpunëtor i vjetër i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Ndonëse ky pohim, i bërë me shkrim botërisht, është një demaskim i rëndë dhe akuzë e fuqishme kundër ish-çiftit kryeministror, përsëri ata nuk kanë pasur guxim ta bëjnë në gjykatë ankimin që edhe kjo çështje të shpallet shpifje. Pra, ata në fakt e kanë pranuar se është ashtu si thotë Agim Shehu. Por, me bizantinizmin e tij Aleksandër Meksi tenton që të sigurojë një një vendim gjyqësor ku të shënohet se na qenka shpifje çdo referencë tek një fakt i përmendur në gazetë pa u shpallur më parë ky fakt i vërtetë me vendim gjyqësor. Në këtë mënyrë ai do të vendosë një rrëgull të veçantë për të që askush të mos ketë guxim t’u referohet më fakteve të tilla. Kështu Meksi ka menduar e tentuar të instrumentalizojë gjykatën e drejtësinë për t’u mbyllë gojën shqiptarëve ( gazetarë, politikanë qytetarë) që të mos i përmendin më fakte të tilla që e demaskojnë rëndë atë. Kështu Meksi ka llogaritur të të mbyllë gojën edhe ty, o Dylejman, edhe gjithë atyre që ke përmendur ti në shkrimete tuaja dhe që paskan aq shumë fakte demaskuese për bëmat e Meksit. <span style="font-weight: bold">Prandaj mos u çudit, O Dylejman, që pas dështimit të Meksit në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë u gjet në Gjykatën e Apelit në Tiranë një treshe gjyqtarësh që ta linte edhe këtë nam, ta shkruante këtë “rregull drejtësivrasës” dhe varrmihës të lirisë së shtypit, si dhe të lëshonte një “katil ferman” edhe për emrin tënd.</span>

    Me ato dy artikujt e tua ma ke krijuar edhe mua një tjetër “sherr të vogël” me “Aleksandrin e Madh” të bizantinizmit në Shqipëri. Siç je në dijeni ky “Aleksandri i Madh”, që nga njëherë edhe na është mburrur se origjinën familiare e ka nga disa mirditorë “Mekshi, apo Mengshi” të vendosur nuk dihet se kur në Labovë të Lunxhërisë, ka filluar të mos durojë dot më që ndokush të kujtojë në shtyp atë që për dekada e dëgjonte kokëulur, në heshtje, pa protestuar, pa përgënjeshtruar se është biri i një oficeri të ushtrisë greke. Për të mos u krijuar keqkuptim saktësoj se babai i tij shqiptar ka qenë oficer i Greqisë. Për të thyer heshtjen e tij dhjetravjeçare, edhe në kohën kur ishte kryeministër dhe kjo gjë i është përmendur disa herë, zgjodhi rrugën e një padije civile kundër meje, meqenëse unë më 4 dhjetor 2001 në një shkrim timin e pyesja Sali Berishën a dinte gjë se Meksi ishte bir i oficerit të Greqisë kur e pranoi për kryeministër të Shqipërisë.

    Edhe në këtë rast ish-kryeministri u tregua “Aleksandër i Madh” i bizantinizmit shqiptar sepse nuk ngriti padi penale për shpifje kundër meje, por tentoi ta mbylte në një këllëf civil hallin e vet pa i hyrë kësaj pune në themel, nga që ka frikë se i del themeli zgrip. Aleksandri me Dhuratën dështuan në provën e parë, në gjykimin në shkallë të parë në Gjykatën e Tiranës. Por e provuan fatin edhe një herë në Gjykatën e Apelit, ku një treshe gjyqtare me kryesor Edmond Gogo dhe anësorë Shpresa Beça e Tom Ndreca e shpallën “ofsajd” vendimin e Gjykatës së shkallës së parë dhe dhanë penallti në favor të meksëve për gjoja “ndërhyrje të rënda” të miat kundër nderit e personalitetit të tyre. <span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">Në këtë sherr je ngatërruar edhe ti, i nderuar Dylejman Mila, sepse disa veprime vërtetë të forta bllokuese që ke bërë ti ndaj Meksit në mesfushë me dy artikujt tuaj, i kanë llogaritur sikur janë ndërhyrje të mia të rënda brenda zonës së rreptësisë para portës së mbrotjes së nderit të Shqipërisë.</span> </span>

    Për të provuar se unë e paskam vënë ligsht në shënjestër të shpifjeve e fyerjeve të mia Aleksandrër Meksin, që si ish-kryeministër u dashka trajtuar si “lule mos më prek” edhe pse në Shqiëpëri politikanët shahen, fyhen çdo orë e çast apo edhe vriten, treshja e Gjykatës së Apelit m’i ka ngarkuar mua në kurriz gjithçka ke përmendur ti në shkrimet e botuara në “Rimëkëmbja”. Me vendim gjyqësor dhe jo me ndonjë shkrim në stilin e bukur të shakaxhiut Namik Hoti në gazetë, kjo treshe shpall publikihst me solemnitet gjyqësor se autor i shkrimeve të tua nuk je ti vet, Dylejman Mila, por qenkam unë, Abdi Baleta. Unë nuk mund të hesht e të mbaj mbi vete këtë faqe të zezë që do të më lërë Gjykata e Apelit, e cila kërkon të më japë përdhunisht në pronësi gjënë e tjetrit, siç ua dhanë Berisha e Meksi tokat e shqiptarëve grekëvë. Edhe pse do të isha shumë i kënaqur të kisha në koleksionin e pasur të shkrimeve të mia edhe dy artikuj e dërguar nga ti, o Dylejman, nuk mund të mos them publikisht se kjo “dhuratë” nga Meksi, Dhurata e Gjykata më bëhet me poshtërsinë më të madhe. Poeti latin ka lënë si amanet thënien “ ruaju nga dhuratat kur ato i bëjnë grekët”. Tani këtë shprehje na u dashka ta ndërrojnë e ta kthejmë në “ ruhuni nga dhuratat kur ato i bëjnë Meksët”.

    Vendosa të ta dëgoj këtë letër të hapur, o Dylejman, që edhe ti të jeshë në dijeni se duan me zor të më bëjnë përvetsuesin e mallit tënd intelektual. Vjedhja e sofistikuar ka filluar të bëhet edhe nëpërmjet “Dhuratash” këtu në Tiranë, nuk është si atje në Nju Jork, ku më shumë grabisin. Këtu tani ka njerëz që edhe vjedhjen përpiqen të ta fusin “nëpër shalë”, po të mos kesh mendjen dhe pastaj të lënë në derë dhe dobiçin që bëjnë vet. Bizantinizmi po sjell disa dukuri më përvëluese e poshtëruese se bolshevizmi. Për të më bërë mua “pronar” të pasurisë tënde intelektuale kanë trilluar se unë shkruakam edhe me pseudonimin “Dulejman Milo” e prandaj shkrimet tuaja qenkan të miat, kurse personi Dylejman Mila që figuron si autor i atyre shkrimeve nuk ekzistoka fare në këtë dynja.

    Mendoje vet tani : a mund të ketë fyerje më të rëndë për mua, dëm më të madh moral për mua, që nuk shpërblehet financiarisht as me vlerën e tërë pallateve që ka ngritur pasaniku i ri, i pangopur me dollarë, Aleksandër Meksi, se të më akuzosh nëpërmjet një vendimi gjyqësor se shkruakam me pseudonim? Ka 12 vite që shkruaj pa pushim në shumë gazeta, përfshi edhe gazeta jashtë Shqipërisë. Kam bërë kritika e replika nga më të fortat kundër më të fuqishmëve në Shqipëri, në diasporë; kundër politikanëve e personaliteteve të huaja, politikave të vendeve të tjera. Gjithmonë me emrin tim. Ka gati 10 vite që jam shkruesi me volumin më të madh të shkrimeve në “Rimëkëmbja”. <span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">Asnjëherë nuk kam shkruar me pseudonim.</span> </span> Në “Rimëkëmbja” për të mos e vënë edhe më shpesh emrin lë shkrime pa autor, si redaksionalë, por të gjithë lexuesit e kuptojnë kush ka shkruar. Në “Rimëkëmbja” tani vetëm dy persona që jetojnë jashtë Shqipërisë janë të lejuar të botojnë me pseudonim. <span style="font-weight: bold">Ka 6 vite që shkruaj në “Bota Sot” gati çdo ditë vetëm me emrin tim. </span>

    <span style="font-weight: bold">Si ua nxe atëherë goja gjyqtarëve të Tiranës të shpallin solemnisht se paskam skruar në “Rimëkëmbja” dhe në “Bota Sot” me pseudonim për bëmat e Aleksandër Meksit?! Ende nuk e paskan vënë re këta gjyqtarë se unë drejtohem tek drejtësia</span>, jo tek drejtësidhënësit, që jo rrallë po japin “drejtësi nën banak”; se unë nuk shkoj tek ata jashtë normave procedurale e jashtë seancës gjyqësore, se unë di të dalloj shumë më mirë se ata njeriun e përkushtuar ndaj drejtësisë nga njeriu i drejtësidhënies i përkushtuar ndaj karigeve të rrogtarit dhe parasë së shpërblim-marrjes, edhe kjo “nën banak’ . E pra tani edhe ata kanë rastin e mirë që nëpërmjet kësaj letre që po ta drejtoj ty, o Dylejman, të marrin vesh se unë nuk jam si “Shën Aleksandër Meksi” ( kur ta lexosh arsyetimin e vendimit gjyqësor edhe ti do të kesh përshtypjen se tërë meraku i gjykatës ka qenë të shenjtërojë Aleksandër Meksin para se të shenjtërojë Papa Nënë Terezën) i adhuruar prej tyre që qaravitet në Gjykatë se e paskan fyer, i paskan fyer dhe kujtimin e babait të vdekur, por vet fshihet nëpër skutat e ndërtimeve të tij dhe lëshon gruan sallave të gjyqit t’i shpëlajë fytyrën e tij e kujtimin e babait nga balta që i paskam hedhur unë. Edhe mua më kanë fyer kujtimin babait e të gjyshit me shpifje skandaloze, jo me fakte reale siç janë bërë publike për babain e Meksit. Por ua kam dhënë përgjigjen publikisht si e kanë kërkuar shpifësve që janë nga mbeturinat më të këqija të racës sonë, në qofshin vërtetë të racës sonë.

    Pse ka frikë Meksi ta tregojë surratin një herë në gjykatë. Edhe ti , o Dylejman, në një shkrimin tënd ke theksuar se Meksi nuk ka fytyrë të dalë para gjykatës dhe se ai shpresat i ka tek gjykatat e katandisura si mos më keq qysh gjatë sundimit të tij, kur Meksi dha kontribut të pallogaritshëm në shkatërrimin e shtetit shqiptar. Kur dha vendimin Gjykata e shkallës së parë mendova se ishte njëfarë përgënjeshtrimi i mendimit tënd skeptik për gjykatat, o Dylejman. Por ja që një gjykatë e shkallës së dytë po konfirmon zhgënjimin tënd , skepticizmin tënd, o Dylejman. Kur shpif e fyen kështu Gjykata çështja merr karakter shumë serioz. A ka poshtërsi më të madhe se të “sanksionosh” me vendim gjyqësor se unë Abdi Baleta qenkam aq i paftyrë sa shkruakam kundër Aleksandër Meksit duke përdorur një pseudonim dhe për më tepër duke e paraqitur këtë pseudonim si person në Nju Jork?!

    Unë Aleksandër Meksit ia kam përplasur gjithmonë “ të katër të vërtetat në fytyrë”. Këtë shprehje po e huazoj nga Enver Hoxha se këto duket i ngjallin më shumë emocione Meksit që “për dashurinë” humbi partinë, nuk e kapërceu dot kaluçin për t’u bërë nga kandidat anëtar i Partisë së Punës si unë. Sikur të mos i kishte ndodhur kështu do të kishim humbur “kryeministrin e mrekullisë” të kohës së demokracisë, Meksin, që e mbylli mandatin kryeministror me diegien e Shqipërisë. Të vërtetat ia kam përplasur Meksit në fytyrë edhe në atë seancën parlamentare të 2 shkurtit 1992, kur donte të më priste fjalën në parlament që të shpëtonte OMONIA-n nga përjashtimi prej rrethit të subjekteve elektorale, edhe kur ishim në të njëjtin bllok politik, atëherë kur ai ishte në lulëzimin e pushtetit të tij. Ia kam thënë në tryezën e kafenesë së parlamentit se kisha parë në arkiv që babai i tij kishte qenë edhe kryetar komisioni për përgatitjen e teksteve për shkollat në gjuhën greke, në kohën e Zogut. Megjithëse kjo nuk kishte asgjë të keqe u hoq sikur as këtë nuk e dinte për babain e vet.

    Mos u mërzit, i nderuar Dylejman, që edhe mbiemrin ta kanë bërë njësoj si të Paskal Milos nga Palasa, se dihet që shumë bregdetas janë pasardhës të të shpërngulurve nga Kruja, Mati. Mirdita etj, ashtu siç mund të jenë edhe Meksët nga Mekshët. Pra kanë ndryshuar vetëm nga një gjë të vogël. Ka mundësi që ata “a-në” ta kanë “bërë “o” në fund të mbiemrit sepse kështu i ka tingëlluar më mirë kryegjytarit, i cili në mbiemrin e vet prej katër gërmash dy i ak “O”, Go-go. Kjo duket pak si ironi dhe tani në Shqipëri edhe ironia, edhe humori, edhe metaforat kanë filluar të jenë punë me zarar, sidomos pas këtij vendmit të fundit që ka marrë gjyqtari Gogo për të vendosur rregullin se figurat letrare në shkrimet publicistike janë armike e duhen dënuar. Po kthehet ajo koha që edhe për fjalë goje, edhe për shaka, edhe për ndonjë barcoletë e humor përfudoje në gjykatë. Prandaj me rastin e gjykimit tim se kam fyer Aleksandër Meksin edhe nëpërmjet figurash letrare që krijuakan “pështjellim fyes” duhet të venë pak mend humoristët e televizoneve që ende e lëshojë shumë gjuhën dhe bëjnë shpesh humor therës me politikanët. Të paktën të mos kruhen me ish-kryeministrin Meksi, një “monument i veçantë kulture” politike në Shqipëri se atë e mbrojnë derrçe Dhurata e Gjykata ( e Apelit).

    Ti, o Dylejman, nuk e ke harruar, edhe pse jeton tani në Amerikën demokratike, se dikur dënoheshe penalisht për agjitacion e propagandë po të të shkiste goja të thoje ndonjë fjalë pa lëvdatë për ndonjë udhëheqës. Ka patur edhe dënime për agjitacion e propagandë për dikend që u ishte dukur të tjerëve se kishte parë vëngër fotografinë e Enverit varur në mur, ose se nuk kishte pirë dolli për shëndetin e Ramiz Alisë në një klub punëtorësh miniere ( në Pogradec në vitin 1987) kur e kishte ftuar për provokim një i panjohur, ose se fshatari kishte sharë bunkerin në mes të arës se i pengonte ugarin, ndërsa lëronte me qe. Mos të të shkojë mendja, i nderuar Dylejman, se nëpër gjykatat e Shqipërisë nuk ka më gjyqtarë nostalgjikë për ato kohëra, për ato dënime, që nuk e kanë ruajtur përkushtimin e kthyer në instikt që të ”mbrojnë udhëheqësit”, madje edhe ish-udhëheqësit e lartë nga ata që venë në dyshim shenjtërinë e tyre.

    Prandaj ato shkrimet tuaja, O Dylejman, sikurse shkrimet e Agim Shehut për Aleksandër Meksin kanë nxitur një ringjallje huqesh të vjetra në gjykatat e Shqipërisë dhe ta dish se po bëhen sebep që gjykatat t’ia shtrëngojnë vidat fort lirisë së mjerë të shtypit që ende nuk ka mbushur as moshën e adoleshencës në Shqipëri. Është e habitshme se si mendja e disave edhe pas kaq përmbysjesh në Shqipëri, edhe pas mallkimit të praktikave të ndëshkimit të agjitacionit e propagandës arrin të sajojë kurthe të reja për të zënë në to mëkatarë të “krimit gojor”, të ngrenë kurthe të tilla për lirinë e shtypit si “ndalimi për të cituar një fakt të bërë publik në shtyp në qofte se më parë nuk merr një vendim gjyqësor që të vërtetojë atë fakt”. Pyet të lutem diku atje në Amerikë , o Dylejman, nëse gazetarët amerikanë kanë të drejtë të citojnë një fakt që është shkruar më parë në gazetë, edhe pse ky fakt nuk ka kaluar provën e inkuizicionit, të vërtetimit gjyqësor. Mirë është që këtë problem ta sqarojnë edhe bashkëkombas tanë në vende të tjera demokratike me qëllim që drejtësia shqiptare të mos bëjë më gafa që na tregojnë qesharakë para botës.

    Atë thirrjen sfiduese që i ke drejtuar Meksit “ hë, Kros i keq, më hidh dhe mua në gjyq” e ke bërë për të keqen tënde dhe tonën që po e kujtojmë , o Dylejman. Tani që unë po të “denoncoj” publikisht se je autor real i shkrimeve për Meksin, ndryshe nga sa ka vendosur Gjyakata e Apelit dhe se Dylejman Mila është emri yt, jo pseudonimi im, ke hyrë në listën e zezë të atyre që duhen ndëshkuar pse mbledhin mizat të “dhjesin mbi portretin e perandorit”. Duhej të kishe mësuar pak nga historitë e Shvejkut në romanin e Hashekut, sepse këtu në Shqipëri këto historira kanë ende vlera aktuale, nuk janë thjesht për erudicion letrar siç i mësojnë në Amerikë. Mbaj shënim, o Dylejman, dhe qaja hallin edhe ndonjë amerikani se Aleksandër Meksi me disa gjyqtarë në Tiranë po gjejnë metoda bizantine për të zëvendësuar ato bolshevike për të privilegjuar udhëheqës e ish-udhëheqës, për t’i bërë ata persona me të drejta të veçanta para ligjit, po rekomandojnë “rrahjen me pambuk”, me procese civile që “fajtorët” ta ndjejnë më shumë nga xhepi se nga kurrizi peshën e ligjit të zbatuar në mënyrë diskriminuese nga gjykata. Amerikanëve madje mund t’u thuash me mburrje se ja sa mirë dinë disa shqiptarë që normat e bolshevizmit t’i veshin me fistanella të modës kapitaliste edhe në fushën e dhënies së drejtësisë.

    <span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">Pra, i nderuar Dylejman, të kanë bërë të paqenë ty, që të më rëndojnë mua.</span> </span> Kishim dëgjuar se në administrata të korruptuara përdoreshin emrat e të vdekurve për përfitime nga të gjallët. Në gjithë botën që lexon libra të krijimtarisë artistike është i njohur romani (trillimi artistik) “Shpirtrat e vdekur” i Nikollai Gogolit që bën fjalë për Rusinë e kalbur nga korrupsioni para shumë kohësh. Por është e paimagjinueshme që në vitin 2002 në Shqipëri të përballemi me “trillim gjyqësor” që për qëllime të mbrapshta nuk mban në jetë “shpirtra të vdekur” por shpall mosqenien e të gjallëve. Është e çuditshme se si me trillime gjyqësore në Shqipëri resiten nga rregjistri i gjendjes civile të gjallët që të përfitojnë të vdekurit.

    Ti, o Dylejman, e njeh mençurinë popullore që thotë “fjala mort nuk bën” dhe nuk mërzitesh që po shkruaj kështu. Por “vrasja gjyqësore” e njerëzve siç ka bërë Gjykata e Apelit në Tiranë për autorin nga Nju Jorku të disa shkrimeve në “Rimëkëmbja” është një vetvrasje e shëmtuar morale e atyre njerëzve që kanë kurdisur “trillimin gjyqësor” vetëm se kanë privilegjin të jenë në karrige gjyqtarësh, por nuk kanë edhe seriozitetin e domosdoshëm për të merituar këtë privilegj. Ja çfarë ndodh kur shpif edhe gjykata!

    Dylejman, po e mbyll me kaq. Do të të shkruaj përsëri, se qyfyret nuk do të mungojnë. Mos na harro edhe ti. Shkruaj po deshe edhe për Meksin. Ti ke thënë se ke shumë për të shkruar, sikurse ka premtuar edhe Agim Shehu. Tani u pa puna ne duhet të mendojmë vetën për të fituar para që t’ia japim Aleksandër Meksit, i cili është bërë lubi për dollarë dhe kërkon që çdo figurë letrare që do të vihet në gazetë pranë emrit të tij të kthehet në minierë floriri për të. I fort dhe i zgjuar ky Meksi, apo jo! Si të mos e quash bizantin në atë kuptimin e mirë që e shpjegon fjalori i gjuhës frenge “Petit Robert”! Për bëmat e tij nuk e vret ndërgjegja fare, sepse ndërgjegjen ia ka lënë Dhuratës ta kullundrisë. Ai kënaqet e mburret se asgjë nga ato që thuhen pë të nuk i është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Madje kërkon që edhe gjyqin me gazetat greke për të sqaruar nëse babai i tij ka qenë apo jo oficer grek, t’ia bëjë dikush tjetër, se Gabrielin e ka baba vetëm për t’i sjell para. Por ka ca gjyqe e ca vendime gjyqësore që të venë vulën e turpit për jetë dhe nuk të hyjnë në punë as paratë e tërë dynjasë. Meksit mbase kjo i duket primitivizëm!


    <span style="font-weight: bold">19 tetor 2002 Abdi Baleta </span>

Share This Page