All this Jazz !!!

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Turing, 3 Mar 2004.

  1. Turing

    Turing Primus registratum

    All this Jazz !!!

    Jazzi, nje nga gjinite me te vjetra musikore dhe qe keto kohet e fundit po kthehet shume ne mode.

    Ideja, eshte te diskutojme :
    1) Per ata qe jane te apasionuar, se cfare dine rreth historise se jazzit dhe detajeve teknike musikore qe jane te lidhura me te(Ju lutem shume DETAJE se une do isha i pari qe do behesha me dhimbje koke sepse nuk kam ndonje bagazh te madh teknik).
    2) Per ata qe nuk per nje arsye x apo y mendojne qe nuk e pelqejn une do isha shume i interesuar ta dija x dhe y. Jo per gje por ka shume persona qe nuk e pelqejne!

    Ajo qe me intereson shume personalisht jane link mbi faqe ne internet qe i perkushtohen historise se jazzit dhe jazz-man apo jazz-woman qe kane lene mbresa ne historine e musikes dhe ate te jazz-it.

    Nejse, fjalen e keni juve nashti !!!
     
  2. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Ja dhe nje permbledhje e shkurter ne formen e nje skice mbi evolucionin e jazzit qe nga fillimi i shek XX deri ne ditet e sotme.

    [​IMG]
     
  3. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Origjina e Jazzit:

    Origjina e Jazzit eshte New Orleans(USA) dhe shtetet e jugut skllaviste te viteve 20(shek XX), rajon qe me pas referohet nga te gjithe historianet e jazzit si Dixieland.

    Fillimisht luhesh nga grupe te vogla, pinista solista(Gospel).

    Jazzi luhesh neper festat, ceremonine mortore ose karnalvaleve. Blues dhe ragtime kane qene dy gjinit musikore qe influencuan shume jazzin e viteve 20(qe me vone do te quheshe Jazz New Orleans) por duke mos u shkrire me te dhe duke u zhvilluar paralelisht me te.

    Si forme musikore jazzi mendohet te jete nje shkrirje e kultures afrikane(kryesisht asaj te shteteve te jugut te SHBA) me musiken instrumentale evropiane prej te ciles jazz-man e pare moren hua instrumentat qe do te benin bazen ritmike te jazzit per shume kohe, sic jane bateria dhe instrumentat me korda(kontrabassi do te behej mbizoterues me vone).
     
  4. abial

    abial Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Ç fare dime nga muzica klasike?
     
  5. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Banda e pare dhe ai qe konsiderohet si jazz-man i pare ne historine e jazz-it.

    Charles "Body" Bolden

    [​IMG]

    Ate qe e nisen nuk dinin te lexoni notat, ishin afro-amerikane dhe si te tille nuk kishin te drejte te mesonin te lexonin dhe te shkruanin por kishin dicka shume te vleshfme, imagjinaten.

    Kryetari i grupit(zakonisht) fillonte pjeset dhe fiksonte linjen ne te cilen duhet te evoluonin tingujt e instrumentateve dhe pjesetaret e tjere te grupit improvisonin tinguj nga me te "cmendurit". Ky eshte jazz-i brut.
     
  6. Boby

    Boby Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    [​IMG] Freddie Keppard [​IMG] Bunk Johnson [​IMG] Clarence Williams

    Keta sebashku me Charles "Body" Bolden ishin muzikantet e hershem te Jazz qe u pasuan nga Joe "King" Oliver,Kid Ory,Miles Davis,Louis Armstrong,Ella Fitzgerald e shume te tjere

    Disa nga te preferuarat e mia jane: Summertime nga Miles Davis,Fever nga Ella Fitzgerald,String of Pearls nga Glenn Miller,Spain-Chick Corea dhe nje fantastike si Take Five nga Dave Brubeck

    Per me teper http://www.redhotjazz.com/

    Dikur kam hapur nje teme mbi Blues e cila ka perfunduar diku poshte.Shpresoj te mos ndodhe e njejta gje.
     
  7. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Historia e jazz-it eshte me te vertete shume interesante, pa marre ne konsiderate anet artistike, per faktin sepse eshte nje pasqyrim i qarte i historise se se USA nga fillimi i shek 18 deri ne ditet e sotme.

    Nje kuriozitet i vogel(per ata qe nuk e dinin) Origjina e jazz jane gershetimi i musikes se sklleverve te sjelle nga Afrika dhe India dhe asaj Evropiane, Franceze(New Orleans) Angleze(Boston, Chicago dhe pjesa perendimore e USA).

    Por cilat jane origjinat afrikane dhe indiane te Jazzit?
    Ritet Voudou.
    Fakti qe New Orlean ne shek 18 ishte le themi porti kryesor ne Ameriken e veriut, e shnderroi qytetin ne hapesiren e 5 vjeteve ne nje qender te vertete tregetare drejt Perendimit dhe brendesise se kontinentit.
    Qyteti ishte i mbushur me skllever dhe tregetare per te cilet ishte e nevojshme nje mjet argetimi, por sa me shume afer kultures evropiane dhe asaj afrikane.
    Ne ate moment dolen grupet e para te jazzit qe filluan te luanin neper ritet mortore valle Voudou. Sklleverit ishin te paret ata qe e perkrahen por me kalimin e kohes shume skllever u kthyen ne gjendje te lire dhe filluan te merreshin me tregeti.
    Keshtu dale nga dale grupet e jazzit filluan te luanin per ambjente heterogjene(nga pikemamja racore) dhe u perpoqen te pershtatnin stilin e tyre(duke futur instrumenta te reja). Keshtu deri ne vitet 50 jazz-evoluoi nen perspektiven e nje stili, per te cilin roli kryesor ishte argetimi i masave pa i vene rendesine e duhur anes artistike.

    Keshtu kemi kalimin nga vite 1920(kur dhe kemi regjestrimin e pare te nje grupi jazz) NewOrleansDixies ==> ChicagoDixie. Ne vitet 30-40 qendra e jazz-it caloi ne Chicago dhe aty lindi Swingu.

    Nga pikepamja artistike ishte shume komercial dhe une nuk e pelqej si musike. Megjithate roli i swingut ne historine e Jazz eshte me te vertete shume e rendiseshme pasi ne kete periudhe u experimentua shume me instrumentat ne menyre per te gjetur harmonine e duhur ne grupet prej dhjetra musikantesh dhe kemi hyrjen e daulles, kontrabasit si njesi ritmike dhe saxophonit dhe trumpetes si njesi harmonike.

    Ata qe do te revolucionin Jazz-in per te ndryshuar kompletesisht rolin e tij dhe vijen evolutive per me pas si Dizie Gillespie, Charlie Parker, etj do te frymezoheshin nga Big Band e swingut, sidomos nga stili i Benny Goodman.


    Dikur kam hapur nje teme mbi Blues e cila ka perfunduar diku poshte.Shpresoj te mos ndodhe e njejta gje.
    Ne fakt kerkova ne 20 faqet e temave mbi musiken nese kishte ndonje qe trajtonte jazz apo blues-in por nuk e gjeta prandaj dhe e hapa. Por po te doje xhaxhi/teta polici mund ta zhvendosi mesazhet pa asnje lloj problemi.

    Ah, nje sugjerim per ty Bobi. Nqs te intereson dhe me qe jeton ne ZH, hidhi nje sy kesaj:
    http://www.blues-festival-basel.ch/

    dhe po shkove ne Basel, DUHET TE SHKOSH KETU !!!
    http://www.birdseye.ch/
     
  8. emil

    emil Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Gillespie dhe Parker nuk ben te harrohen.Bee Bop me Dizzin dhe Birdin por edhe me Thelonius Monkun e shume te tjere jane poaq revolucionar ne Jazz-muzik sikurse muzikantet klasike si Ravel, Stravinski, Debysi, Milhaud.
    Jazz-i te jep nje ndjenje te lirise.Eshte liria vet.Njerez ndegjoni Jazz.
     
  9. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    What is Bop :

    Also known as bebop, Bop was a radical new music that developed gradually in the early '40s and exploded in 1945. The main difference between bop and swing is that the soloists engaged in chordal (rather than melodic) improvisation, often discarding the melody altogether after the first chorus and using the chords as the basis for the solo. Ensembles tended to be unisons, most jazz groups were under seven pieces, and the soloist was free to get as adventurous as possible as long as the overall improvisation fit into the chord structure. Since the virtuoso musicians were getting away from using the melodies as the basis for their solos (leading some listeners to ask "Where's the melody?") and some of the tempos were very fast, bop divorced itself from popular music and a dancing audience, uplifting jazz to an art music but cutting deeply into its potential commercial success. Ironically the once-radical bebop style has become the foundation for all of the innovations that followed and now can be almost thought of as establishment music. Among its key innovators were altoist Charlie Parker, trumpeter Dizzy Gillespie, pianist Bud Powell, drummer Max Roach, and pianist/composer Thelonious Monk.

    Une nuk e njihja Thelonious Monk me perpara por para pak kohesh me ra ne dore nje album i tij dhe mund te them qe musika e tij eshte me te vertete intrigante. Ngadonjehere me duket kaq komplekse si strukture saqe e humb fillin por ne te njejten kohe mungesa e nje structure ritmike apo melodike te mirefillte e ben Bop terheqes.

    Yeep. You got it !!!
     
  10. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Nqs dikujt i intereson te dije me teper mbi historine e jazz qe nga epoka e Dixieland deri ne ditet e sotme, le te me shkruaje nje mesazh. Kam gjetur kohet e fundit nje permbledhje te historise se jazz ne format pdf, shume interesante.

    Kush te doje te me shkruaje qe t'ai veje ne linje per ta shkarkuar. Me e-mail nuk e con dot sepse eshte > 3Mo.
     
  11. elenisa

    elenisa Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Xhazi e ka prejardhien nga njerezit e zinj , ata e kan shpikur qe kur ishin punetore te te bardheve dhe jazzi po ta degjosh me vemendje eshte muzike prekese , dhe tregon dhimbjet e zezakeve , me pelqen shume muzika jazz dhe kur ka kenge qe kan brenda pjese xhazzi i degjoj me shume passion :thumbsup:
     
  12. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Jazz man e pare ishin te gjithe me ngjyre por te thuash qe preardhja vjen nga kultura e skllevereve zezake kjo eshte pjeserisht e vertete.

    Fillimet i perkasin si skllevereve po ashtu edhe te bardheve. Me sa kam lexuar funksioni i jazz-it ne fillim te shek 19 ishte thjesht te sillte melodi vallezimi per te defryer si te bardhet dhe te zinjte , qe ne ate kohe pas luftes civile ne SHBA fituan goxha posita ne bregun lindor te SHBA.

    Ata nuk shpiken asgje thjesht nderthuren elementet e kultures creole, afrikane veriore dhe inidane me ato te musikes clasike evropiane per ti sherbyer sa me mire qellimit kryesor(qe e permenda me siper).

    Jazz si gjini eshte aq i gjere sa ... Por mbase perkufizimi yt i mesiperm do ti perkiste me sakte musiker blues te viteve 1900-1930:
    Skip Jones
    Blind boy fuller
    Guitar Slim
    Mississipi sheiks
    Son house
    ...
     
  13. emil

    emil Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Kohet e fundit e lexova Autobiografine e M.Davisit.E perpiva me nje here.Aty parakalojne pothuajse te gjithe Protagonistet e Jazz-it,emrat dhe stilet.E pare me sy kritik mund te ju pelqej shume.Te gjithe muzikantet e rendesishem te Jazz-it i keni aty.M.Davisi eshte nje Kapardises i madh,injorues i muzikes evropiane (jo per qeshtje racizmi- ai ka punuar me shume muzikante te bardhe)dashamir i madh i parave etj.mirpo te gjitha keto nuk ia humbin vleren librit.Me mire eshte te lexohet prej nje pjesmarresi te ngjarjeve se sa prej kritikeve tendencioze.Ju uroj kenaqesi gjate leximit.
     
  14. Kuqalashja

    Kuqalashja Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Kush njihet sot per acid jazz?
     
  15. emil

    emil Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Pas cool-jazz nuk kam preferenca tjera.Te them te drejten nuk ndegjoj shume musike sepse sasia e mbyt cilesine.Nje pianist shume i preferuar i imi eshte Dollar Brant (Abdullah Ibrahim).Une jam nje Bee-Bop fan.Abdullah Ibrahim eshte krejtesisht tjeter mirpo i plote dhe i qete.Pa dyshim eshte nje klasik i ardhshem i Jazz-it.Nje dite do te mundohem ti komprimoj disa melodi te tij dhe ti shperndaj tek shqiptaret qe nuk kane mundesi ta njohin.
     
  16. Turing

    Turing Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    A variety of acid jazz artists emerged during the late '80s and early '90s: live bands such as
    Stereo MC's,
    James Taylor Quartet,
    the Brand New Heavies,
    Groove Collective,
    Galliano, and Jamiroquai,

    Une nuk ndegjoj shume acid jazz por kam pershtypjen qe ajo e afron me jazz-in eshte "tempoja" po te kemi parasysh Jamiroquai POR nga ana melodike jane komplet te kunderta.
     
  17. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: All this Jazz !!!

    August 11-14 Newport Jazz festival. Doni te degjoni te ardhmen e jazz-it? Per ju qe jeni ne East Coast dhe vertete te apasionuar pas jazz-it mos e humbni rastin te shikoni ndoshta festivalin me te mire te jazz ne USA. Plus vendi eshte ideal. Nje skene ne mes te parkut e rethuar nga te treja anet me oqean. Vere e mire e vreshtave te Newport gjendet neper tenda dhe muzike nga mengjesi deri ne mbremje. /pf/images/graemlins/smile.gif

    Me poshte eshte faqja me cmimet e biletave dhe pjesmarresit.


    JVC Jazz


    [​IMG]
     
  18. Alanis

    Alanis Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    All this Jazz... a pain in the azz. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. Alanis

    Alanis Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Po shikoj kyt faqen e JVC dhe s'po gjej daten kur behet ne N.O.
    Pa e pa festivalin s'rri! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. Grup

    Grup Primus registratum

    Re: All this Jazz !!!

    Ja një grup i cili mundohet ta bashkon jazz-in me muzikën ethno-shqiptare, www.guralumi.com përshëndetje.
     

Shpërndajeni këtë faqe