Amerika Po Përgatitet Për Luftë Me Rusinë

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Agjenti_007, 19 Sep 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    shba_rusi1.jpg
    Për herë të parë që prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti i mbrojtjes së ShBA-ve është duke analizuar planet për një konflikt të armatosur me Rusinë.
    Foreign Policy raporton se Pentagoni është duke planifikuar çdo skenar të mundshëm – prej konfrontimeve me Korenë Veriore e deri te pushtimi i zombive - por këto plane janë renditur në bazë të prioritetit dhe mundësive që ato të ndodhin.

    Problemi i vetëm i Amerikës është se nëse hyn në këtë luftë, pritet ta humbë atë, shkruan FP.

    Pas vitit 1991, planet ushtarake për t’u përballur me agresionin rus nuk ishin në radarin e Pentagonit. Tani, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, Pentagoni ka nxjerr nga raftet e pluhurosura planet dhe strategjitë ndaj Rusisë.

    Shkak i këtyre planeve është bërë aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe Amerika më nuk i sheh rusët si partnerë, por kërcënues potencialë.

    “Duke parë natyrën e sigurisë dhe veprimet e Rusisë, është krijuar nevoja që ne të rikthejmë planet për përgjigje ndaj çfarëdo agresioni potencial ndaj aleatëve të NATO-s”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për FP-në, përcjell koha.net.

    “Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia e shtyri Amerikën që të nxjerrë nga arkiva planet e reagimit”, ka thënë Michele Flournoy, ish-nënsekretare e mbrojtjes për politikë të jashtme. “Këtyre planeve u kishte dalë afati”.

    Planet e reja, sipas zyrtarëve amerikanë, ndahen në dy pjesë. Njëri plan që fokusohet në atë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon njërën nga shtetet anëtare të NATO-s; ndërsa plani i dytë është aksioni amerikan jashtë ombrellës së NATO-s.

    Këto versione janë të fokusuara në sulmet e papritura të Rusisë në Baltik, skenar më së shumti i mundshëm nga rusët.
     
  2. hareid

    hareid Papirus rex

    Amerika mundet t'i nxjerre planet e vjetra apo te reja, mirepo problemi eshte se cfare suksesi do te kete nese vjen deri te lufta me Rusine?
    Rusia nuk eshte Iraku, Afghanistani apo Libia....ku Amerika pati fitore te shpejta dhe pa shume viktima. Rusia qe nga viti 2008 e ka modernizuar arsenalin e armeve. Goditjet nga larte nuk do te sihin aq te lehta sikur ne Irak, Afganistan, Libi... sepse sistemi ajror i Rusise eshte shume efikas dhe do ti shkaktonte humbje te medha Amerikes.
    Edhe me e keqe eshte fakti se Rusia ka arme berthamore te shumellojshme. Nuk me besohet qe per arsye te Ukraines, Amerika do te hynte ne nje lufte, (me permasa katastrofale per gjithe boten) me Rusine. Mendoj se eksperimenti i shkurter i vitit 2008 ne Gjeorgji dhe ky i Ukraines jane me shume prova per te pare se si reagon Rusia. Edhe Gjeorgjia edhe Ukraina e vertetuan qe Rusia lojerave te tilla u pergjigjet ashper.....
     
    Dreamer, agim40 and gurax like this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nje artikull nga Patrick Buchanan, i cili ka qene nder keshilltaret kryesore ne kabinetin e presidenteve Nikson, Ford dhe Regan.
    Artikulli eshte botuar ketu.

    Kush e nisi Luften e Dyte te Ftohte?

    Te premten, nje Su-27 rus beri nje 'rrotullim fucie' [shenim perkth: barrel roll; nje manover fluturimi ku avioni pershkruan nje trajektore helikoidale] perreth nje avioni spiun amerikan RC-135 mbi Detin Balltik; hera e dyte brenda dy javeve. Ne prill, destrojeri amerikan Donald Cook me vendodhje afer enklaves ruse te Balltikut ne Kaliningrad, eshte pershendetur nga shume afer dy here nga avionet ruse.

    Mesazhi i Vladimir Putin eshte: Mbajini avionat spiune dhe anijet ne nje distance te respektueshme larg nesh. Me sa duket ne ende nuk e kemi marre kete mesazh.

    Te premten, zv.sekretari i mbrojtjes Robert Work njoftoi se 4000 trupa te NATO, ku perfshihen edhe dy batalione amerikane, do shkojne ne Poloni dhe ne vende te tjera Balltike, fiks ne kufi me Rusine. "Ruset kane bere shume ushtrime te rrezikshme ne kufi me shume trupa," ka thene Work, sipas te cilit kjo eshte nje "sjellje jashtezakonisht provokuese."

    Por si jane trupat ruse brenda territorit rus "provokative" kur ne te njejten kohe trupat amerikane ne kufi me Rusine nuk jane te tille? Perpara se te perpiqemi te shkojme sa me lart ne problematike dhe te perfundojme me perplasje, le te kontrollojme njehere gjendjen e vetes tone.

    Gjermania do te furnizoje nje nga kater batalionet qe do dergohen ne Balltik. Por nje sondazh nga 'Bertelsmann Foundation' ka zbuluar se vetem 31% e gjermaneve jane dakord qe trupat gjermane te operojne kunder levizjes se Rusise ne vendet Balltike dhe ne Poloni, nderkohe qe 57% jane kunder, dhe nderkohe qe per traktatin e NATO kjo gje eshte nje detyrim.

    Vitin e kaluar, nje sondazh nga Pew zbuloi se pjesa me e madhe e Italise dhe Frances jane gjithashtu kunder perfshirjes kunder Rusise nese kjo leviz ne drejtim te Lituanise, Letonise, Estonise apo Polonise. Nese vjen puna deri tek lufta ne Balltik, aleatet tane europiane preferojne qe te jemi ne amerikanet ata qe do te luftojne.

    Kur doli ne pension ish-gjenerali i pergjithshem i ushtrise Ray Odierno, u pyet se cili ishte reziku me i madh strategjik per ShBA, ai dha pergjigje identike me ate te gjeneralit te trupave marins, Joseph Dunford: "Besoj se eshte Rusia."

    Permendi kercenimet per Estonine, Letonine, Lituanine dhe Ukrainen. Por, kur gjenerali Odierno filloi sherbimin, te tera keto shtete ishin pjese e Bashkimit Sovjetik dhe asnje president i Luftes se Ftohte asnjehere nuk ka menduar se ndonjera prej tyre ka vlere sa per te bere nje lufte.

    Pavaresia e vendeve Balltike ka qene nje nga dividendet me te spikatur pas Luftes se Ftohte. Por kur u be kjo gje kaq jetike per interesat e ShBA deri ne keto nivele sa ne do bejme edhe lufte me Rusine ne menyre qe kjo gje te mos cenohet?

    Putin mund te jete ne krye te listes se armiqve te 'Beltway', por duhet te perpiqemi ta shohim boten edhe nga kendveshtrimi i tij.

    Kur Regani dhe Gorbacovi u takuan ne Reikjavik ne 1986, Putin ishte rreth te 30-ave dhe perandoria sovjetike shtrihej nga Elba deri ne Ngushticen e Beringut dhe nga Arktiku deri ne Afganistan. Ruset ishin kudo neper Afrike dhe kishin arritur te hynin ne Karaibe dhe Ameriken Qendrore. Bashkimi Sovjetik ishte nje superfuqi boterore qe kishte arritur barazi strategjike me ShBA.

    Konsiderojme tani si ka ndryshuar bota per Putin dhe per Rusine.

    Ne kohen kur u be 40 vjec, Ushtria e Kuqe kish filluar terheqjen e vet 'alla Napoleon' nga Europa dhe vendi i tij ishte ndare ne 15 nacione. Ne kohen kur u ngjit ne pushtet, Bashkimi Sovjetik kishte humbur 1/3 e territorit dhe gjysmen e popullates. Kazakistani, Kirgizstani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani, ishin larguar.

    Deti i Zi, dikur nje liqen sovjetik, tani kishte ne bregun verior nje Ukraine pro-perendimore, ne bregun lindor nje Gjeorgji armike, dhe ne bregun perendimor dy ish aleate te Traktatit te Varshaves, Bullgaria dhe Rumania, te cilat jane marre nga NATO.

    Per luftanijet ruse ne Leningrad, udhetimi drejt Atlantikut tani ishte nje udhetim pertej brigjeve te tete vendeve te NATO: Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Gjermani, Danimarke, Norvegji dhe Britania e Madhe.

    Putini ka pa pare veprimet e NATO - pavaresisht betimeve solemne Amerikane perpara Gorbacovit - qe perfshin brenda vetes te tera vendet europiano-lindore te cilat ju shkeputen Rusise, si dhe tre republika perberese te Bashkimit Sovjetik.

    Tani eshte gjithashtu duke degjuar brohorimat pro-amerikane per te sjelle edhe tre republika te tjera - Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina - ne nje NATO e cila eshte drejtuar kunder Rusise.

    Pasi bindi Kievin qe te bashkohej ne nje union ekonomik te kryesuar nga Moska, Putini pa si rrezohej me grusht shteti qeveria pro-ruse e Ukraines nga puciste te mbeshtetur nga ShBA. Ka pare se si ShBA ka financuar revolucionet 'e ngjyrosur' ne tentativa per te permbysur regjimet aleate kudo neper pjesen 'afer jashte shtetit'.

    "Rusia nuk e ka pranuar doreshtrengimin e partneritetit," tha gjenerali i NATOs Philip Breedlove, "por ka zgjedhur rrugen e konfliktit." Por pse duhet qe Putin t'i shohe avancimet e pandalura drejt lindjes si nje "dore e shtrire per partneritet"?

    Nese do kishim humbur Luften e Ftohte dhe te ishin avionet spiune ruse qe do patrullonin ne Pensacola, Norfolk dhe San Diego, si do kishin reaguar pilotet e F-16 amerikane? Nese do te zgjoheshim nje dite dhe do kishim nje realitet ku Meksika, Kanadaja, Kuba dhe pjesa me e madhe e Amerikes se Jugut do ishin ne nje aleance ushtarake kunder nesh, duke mirepritur baza dhe trupa ruse, do e shihnim kete si nje "dore e shtrire per partneritet"?

    Jemi duke korrur frutet e inatosjes dhe indinjates se popullit rus lidhur me si e abuzuam ne terheqjen e Moskes nga perandoria e dikurshme. A nuk ishim ne vete qe shtrenguam doren e miqesise me Rusine, kur zgjodhem te jemi protagoniste te "momentit tone unipolar", te luajme "lojen e madhe" te perandorive dhe te kerkojme "hegjemoni pozitive globale"?

    Nese ka nje Lufte te Dyte te Ftohte, a eshte vertet Rusia qe e filloi?

    -- Patrick J. Buchanan, 3 Maj 2016
     
    Airbourne, agim40, hareid and 2 others like this.
  4. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Po te behet lufte ndermjet Amerikes dhe Rusise atehere mjere njerzimi...shkaterrohet bota
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [​IMG]

    Ky eshte John Kerry. Para nja nje jave, ne Moske.

    Arsyet e vizites, pervec se te diskutonin se cdo benin me Turqine nderkohe qe pinin vodka, mund te kene qene edhe lidhur me pergatitjet e luftes se Amerikes me Rusine.
     
    Dreamer likes this.
  6. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    S'me besohet qe Kerry shkon ne Rusi per te biseduar per pregatitjet e luftes ndermjet Amerikes dhe rusise. Ku t'a dish sot bota eshte bere e cmendur dhe pritet qe te ndodhe cdo gje
     
  7. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Po te behet lufte ndermjet Amerikes dhe Rusise atehere demin me te madhe do t'a pesoj Europa.
     
    Airbourne likes this.
  8. hareid

    hareid Papirus rex

    Perderisa Amerika nuk filloi lufte me Rusine ne kohen e komunizmit te eger rus, nuk me besohet qe nje gje e tille tani mundet te ndodhe.....
     
    Last edited: 26 Jul 2016
  9. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Ruset TOKEN e TYRE ...CRIMENE e morren me ZGJEDHJE te LIRA...VETVENDOSESE.
    Ta CAJNE PITEN po u mundove te besh TRAZIRA.
    Vetem ne troje ndodhin qudira.
    Mjafton.
     
  10. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Ministria e Jashtme Ruse, i dha shefit te delagacionit te euLESHIT, Vygaudas Usackas,FAKTE te DETAJUARA,per perpjekjen e ministrise se mbrojtjes te ukraines qe te bente akte TERRORIZMI dhe SABOTIME ne Krime.

    Mjafton.
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Perseri, edhe nje here tjeter, nje avion spiun i NATO interceptohet nga avionet luftarake te marines ruse, shume afer hapesires detare ruse.

    [​IMG]

    [​IMG]

    Duke lexuar per ngjarjen, nje pjese e shkeputur e nje diskutimi:

    ----
    A huge radar signature (or two) without any transponders heads directly towards your airspace and are about to cross into it. They're big enough to be bombers or airliners or as it turns out: large surveillance & electronic warfare aircraft (which actually still makes it a potential nuclear first strike scenario).

    It could be anything but most likely it is, as usual in the case of Russia, some Usians/Natodes testing your awareness so instead of shooting the targets down (it would take less effort but is stupid i.e. Turkey) you send up some interceptors to do a visual confirmation that indeed it is the usual suspects and not anything else and "yes hello we see you now too" and to have a little fun (aka training) and make the idiots in the US DoD Press department wail and whine again like the last time or the time before while parading some pussified general in front of them to the chagrin of anyone on their side with a clue.

    Well I laugh, I've even kept a cockpit video of a NATO F-16 of my own country being intercepted like this, the reaction is hilarious. Fucking scary for the pilot (and oh boy can you hear it if you understand the language LOL) but hilarious as hell afterwards.

    Don't like it and don't want a missile instead? Then stop doing it; it's as simple as turning on your transponders or staying the hell away.

    Or simply accept the status quo like it has been for over half a century: we do it to them as well, all the fucking time, hundreds of times each year (or thousands if you're Turkey —against everyone).

    * * *

    How did you decide the US had transponders disabled?

    * * *

    Because that's the normal procedure "everywhere by everyone" including Russia of course when anybody does this kind of prodding. The whole point is usually (unless it's an actual attack) to test the responsiveness of the opponent. Transponders are always off in this case because that introduces more uncertainty into the picture (the opposing force then only has radar rather than radar plus your transponders) and forces an interception for the purpose of finding out when, how fast, from where, and so on the interception takes place and compare it to previous prodding for continued analysis. This is sort of accepted behavior but whining about being intercepted is just funny and silly since the whole point is to be intercepted and everyone involved knows it.

    If that's not what is being attempted then there would be no reason not to utilize the Treaty on Open Skies [wikipedia.org] which enables the US and other signatories like Russia to fly unarmed observation planes without any drama in a normal fashion just the same way it enables any other signatory to fly over any of the countries. Transponders are always on in this case.

    The fact that the US even attempts to whine is because they know most people have no fucking clue at all and might buy into their bullshit , particularly if that's all they hear anywhere (the usual MSM stooges) and parrot the "evil Russians" or "Russian propaganda" nonsense they popularize.


    [​IMG]
    -- Kjo eshte foto e nje incidenti tjeter te ngjashem, kur avionet e marines ruse u afruan per interceptim gjate nje prove ushtarake qe po bente NATO, perseri pothuajse mbi kufirin detar rus.
     
    Airbourne and Dreamer like this.
  12. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    The Security Council meets in secret after the arrest of NATO officers in Aleppo.

    he Security Council meets in secret, Friday 16 December 2016 at 17.00 universal time - NATO officers were arrested this morning by Syrian Special Forces in a bunker in East Aleppo.

    PS: ngelet konfermimi apo, e vertete apo fallse????
     
    gurax likes this.
  13. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Putin eshte GRANDIOS.

    RIP KOHL.
    Copat trojore llapin
     
    gurax likes this.
  14. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "po te doni paqe, pergatituni per lufte"
     
    TinkerBell likes this.

Shpërndajeni këtë faqe