Ankes

Diskutime tek 'Probleme me forumin' filluar nga Balahk, 28 Aug 2015.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Balahk pash qe me kishe permendur :) Mos u shqeteso cfare bejne/thone te tjeret, fundja pas ktij Forumi, pas ktij ekrani te vogel ti e di shume mire kush eshte i fituar, vlera njerzore.

    Nje keshille nga mua(duke qene se te kan pak si shume qejf ketu) mos u jep kenaqesite qe duan te shohin. Futu ne Forum per qejfin tend, komento ku ta ndjesh thjesht natyrshem sepse ate mendim ndjen te ndash per momentin. Ahh, dhe mos bjere pjese e provokimeve.

    Nuk mbulohet Dielli me shoshe more djale, ki durim :)
     
    Solaris, Lisa and Balahk like this.
  2. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Une habitem ne marrin ndonjehere masa per sjelljen tende?
    E them kete se shume here te kam lexuar te besh disa komente ofenduese., e kam vene re qe qe I kane fshire (me raste), po verejtje ne te kane bere dhe ty ndonjehere keta? (e kame fjalen per adminat)
     
  3. Universal

    Universal AnonymouS

    Pershendetje.

    Pike se pari anetare te nderuar nuk eshte nje teme te cilet japin opinionet tona,e ta kthejme teme ne chit-chat,qe kshu mos merni pjese ne disa tema qe nuk ju takon.
    Nese e keni mikun tuaj perzemer ateher keni edhe chatin,aty mund te argetoheni 24/24 forumi ua mundeson kete gje.

    @Balahk asnje postim ne forum nuk fshihet per "pune inatesh", postimet fshihen per nje mori arsyesh nga me te ndryshme por per nje qellim te vetem: Mbajtjen lart te nivelit te diskutimeve te forumit duke e mbajtur diskutimin ne shina dhe duke mos lejuar anetare pa njohjen dhe kulturen e duhur qe te degjenerojne temat ne sharrje apo replika. Nese postimet e njerezve pa kulturen e duhur do te liheshin ne keto tema, atehere ato do te ngjallnin interes vetem tek ata shqiptare qe ashtu si ata nuk kane as kulturen e duhur dhe as nuk u behet vone qe te lexojne mendimin e anetareve te tjere. Kurse ata anetare me kulture as nuk do ta merrnin mundimin te merrnin pjese ne keto tema.

    Ky ishte perjashtimi yt i dyte nga forumi. Perjashtimi i trete eshte permanent dhe nuk do te mund te marresh me pjese ne forum. Anetareve problematike u japim vetem 3 shanse per tu bere pjese e ketij forumi.

    Per aq kohe sa do marresh pjese ne kete forum, do respektosh rregulloren e forumit dhe anetaret qe shkruajne ketu. Perndryshe, perjashtohesh nga forumi.

    Po nuk te pelqen Albforumi ka plot forume te tjera ne internet ku mund te gjesh vetveten.
     
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Balahk,
    Ketu ka nje fare qetesie kur ti nuk je. Besoj e kupton tani pse u bere Ban heren e pare.
    @El@ po t'i shohesh profilin do vesh re qe jane marre masa.
     
  5. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Te parin e kuptoj une por,nuk kuptoj te dytin.
    por nejse,ketu kercenohet ne menyre te drejt per drejte.
    nuk besoj se sjellja ime ka treguar munges niveli kulturor,etj etj.

    Keshtu qe,nese vertet une qenkam problematiku,i pa kulturuari,i pa sjellshmi.
    ai qe cenon prishjen e qetesis,jeni shume i lire teme perjashtoni.

    Sikunder u shpreh siper folesi,ka shume vende te tjera "te pa kulturuara" ku une mund te shprehem.
    kalofshi mire.
    e ju lutem,mbylleni temen.
    edhe ne regullore shtoni edhe piken qe ai qe regjistrohet duhet te jete person me shume nivel per te ruajtur nivelin e forumit.
    dmth qe jo cdo kush qe nuk permbush kete kriter nuk duhet te jete antar.
    klm
     
    Almaa'95 and Universal like this.
  6. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Cfare te shoh ne profil gjoksin e Zanes ? Te me falesh por nje pyetje kam une edhe ta mbyll, ka marre ndonjehere ndeshkim zonjusha ne fjale? Jo se kam gje personale me te, thjesht kurioze ngaqe shume here ne bazohemi ne rregulloren e forumit ka merituar nje te tille, dhe ngaqe gjithmone kam vene re qe ne shumicen e rasteve thjesht I fshihen komentet dhe hajt ne e mer ndonje verejtje .
     
    Almaa'95 and Lisa like this.
  7. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Po moderatoreve "problematik" cfare u jepet,qe kapen mbas dikujt vetem se...

    Ok,do e kem parasysh qe heren tjeter mos te ta jap kenaqesin e nje tjeter bani.
    do rri ne shina e shkuar shinave,por shpresoj te mbani edhe ju vendin tuaj,e mos u futni ne hakun e te tjereve.
    klb
     
    Lisa likes this.
  8. Universal

    Universal AnonymouS

    Po ka mare madje edhe shume here nga une,e hera e fundit qe u largua ishte sepse e teproi.
    Po kesaj radhe mori BAN qe kshu,le te mbaroje ketu diskutimi.
     
  9. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Dhe ne fund hipokrizia snjeh limite.

    E bukura e te folurit hapur dhe duke derdellitur pallavra eshte se te gjithe e dim se per cfar behet fjale, te gjithe e dim se kush jane dhe ceshte e verteta.
     
    Almaa'95 likes this.
  10. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    @El@, kjo teme eshte hapur nga @Balahk dhe ne te trajtohet problemi qe ka ai.
    Persa perket Zanes mund te shfaqesh problemet,keshillat tek Zona Administrative tek nje teme e krijuar posaçerisht per kete qe the me siper.
     
    Lisa likes this.
  11. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    dhe te gjithe mbulojme diellin me shoshe per hir te interesave personal
     
    Solaris, Balahk and Almaa'95 like this.
  12. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Nuk e kuptoj pse kjo teme u kthye nga 'Ankese' ne chit chat......!!?
    U sqaruan pakenaqesit gjoja....:D tani lereni nrml debate ka pasur e do kete kush me shume kush me pak.!!!
    Gjerat merrini me qetesi e dashuri...Kalim kohe thjesht ARGETIM !
    Mbetshi me shendet e ruajt Zoti mend e forumit..te kokes doja te thoja :D...!!!
     
    Balahk likes this.
  13. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Uhh me falniii , prisha temem! :D

    Gjithsesi flm qe me orientove ti ..
     
    Mirabel likes this.
  14. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    perfitoj nga rasti te te bej nje pyetje pa asnje qellim nen vetvete per ta kaluar temen ne chit chat

    nese per temen e Balahk i cili i eshte drejtuar admin-va e jo ty gjete kohen dhe shkruajte githe kete me siper, perse ne rastin kur une hapa nje teme/ankese per ty nuk reagove ose ne rastin me te keq (sic me thane) e fshive dhe per me teper fshive ,"masakrove" postime e mia si dhe e mbylle temen time pa asnje paralajmerim?
    mbi cte drejta vepron ti? perse ti i trajton njerezit si ca te nenes e ca te njerkes?
    perse kur te kerkova shpjegime ne privat nuk dhe asnje sqarim? mendon se duke u fshehur pas gishtit mund te luash me antaret?

    e kaq kisha
     
    Solaris likes this.
  15. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Ju lutem admineve te mbyllin temen.!?:D
    Faleminderit !
     
  16. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    E pse? Ka shum pyetje pa pergjigje. Ty duket sikur po te bezdis dicka qe nxiton!
     
    Mirabel and Mystique like this.
  17. Universal

    Universal AnonymouS

    Ketu trajtohet nje teme tjeter e dashur Mirabel nese ke ndonje problem ti je e lutur te hapesh nje teme e trajtoje aty problemin tend! :)
     
  18. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Ku i paske keto pytjet ti ? he me mo thojini ti ndajm tokat se na vdiqet ky kshu kjo ashtuu.....ncnc
     
  19. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    temen qe mbylle ti se hap dot me , pastaj perse te hapim shume tema dhe rendojme serverin e forumit , ti nese se ke problem sqarome...faleminderit
     
    Lisa likes this.
  20. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    E mo mjaft , jo teme tjeter jo chit-chat po trajtojme nje problem ketu qe ka te beje me te gjithe , dhe mire eshte te gjithe te shprehin mendimet e cfare kane per te thene e pasaj mbylleni ne doni
     
    Mirabel and Almaa'95 like this.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe