Antarktida,kontinenti i mistereve,expeditat dhe projekti “High Jump”

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Dreamer, 6 Jul 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    [​IMG]

    Prej mijera vjetesh misteri e ka magjepsur njeriun, e ka ‘marre per dore’ duke e udhehequr qe ta zbuloje ate. Misteri qendron kudo, ne cdo gje, ne cdo ngjarje, ne cdo kohe dhe vend, poshte reres, ne thellesite e detit, ne pafundesite e erreta te universit, nen batanijen e trashe te akullit...

    Te gjitha vendet qe kane frymezuar tregimtaret te cilet permes tregimeve te tyre na kane udhehequr drejt qendres se Tokes, pertej maleve te paarrithshme, 20 000 lega nen det, pertej sistemit diellor...
    Mes akullnajave gjejme perseri mister, te ngjashem me ate qe ka frymezuar John Campbell per shkrimin e tij “Who goes there” (Kush shkon atje), ne te cilin Christian Nyby dhe Hoear Hawks jane mbeshtetur per te bere filmin “Dicka nga nje bote tjeter” ne vitin 1951, i konsideruar nje nga klasiket e fantashkences.

    Nje histori e krijuar mes akujve te Alaskes ku nje grup shkencetaresh, brenda nje disku fluturues zbuluan nje trup te ngrire te nje krijese jashtetokesore. Trupi, pas ngrohjes, u rizgjua duke filluar nje lufte per mbijetese midis shkencetareve dhe krijeses se pergjakur dhe te paprekshme. Kjo teme ishte rimarre ne vitin 1982 nga John Carpenter per filmin “Gje-ja”.

    Tema apo trajtesa eshte shume e thjeshte: kemi gjithmone nje astronaut aliene dhe nje krijese monstruoze qe vret brutalisht, duke i shnderruar ne monstra pjesetaret e bazes astronaute qe shperthen. Ndryshimi thelbesor eshte vendi: historia zhvillohet ne Antarktide. Edhe udhetimi yne i perket Tokes Jugore, meqenese qarkullojne lajme per pranine e nje anomalie magnetike te cuditshme ne kete territor.

    Eshte lajmi i muajit maj te vitit 2011 per nje grup shkencetaresh britanike dhe amerikane te cilet ndersa punonin per nje projekt te perbashket qe studionte fenomenet meteorologjike, kishin konfirmuar pranine e nje ‘vorbulle re-sh’ pak me siper zone ne te cilen ata po punonin.

    polarvortexPavaresisht nga era e forte, vorbulla qendronte e palevishme. Kronometri shkencor qe regjistron kohet e leximit, i pajisur me nje vegla per te zbuluar presionin barometrik, shpejtesine e eres dhe lageshtine dhe i vene ne funksionim per te analizuar fenomenin, kishte shenuar daten e dhjete viteve me pare. Eksperimenti u perserit shume here dhe ne te gjitha rastet nxori te njejtin rezultat. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1975 dhe vetem kete kohe eshte bere gjeresisht e ditur.

    Ne ate periudhe ajo u raportua te sherbimet sekrete ushtarake dhe nepermjet tyre edhe ne Shtepine e Bardhe. Jane hedhur hipotezat se vorbulla e cuditshme ishte nje tunel magnetik me hapesire kohore, i quajtur nga ushtaraket e inteligjences si “Porta e kohes”. Kjo gje ndodhi prane zones ne te cilen ne vitin 2001 u zbulua nje ndertim artificial qe u sherbente germimeve te kryera ne akull nga ushtaret amerikane, te cilet nuk arriten ta parandalonin perhapjen e lajmit pavaresisht heshtjes se shtypit.

    Kur lajmi u be i njohur ne Europe, pati protesta te shumta kunder aksionit te ndermarre nga ushtaraket amerikane dhe qeveria e tyre qe dhunonte Traktatin Nderkombetar te Antarktides. Nese behet fjale per nje fenomen natyror, eshte e ligjshme te besohet se kjo eshte krijuar nga mbetjet teknologjike te panjohura, te varrosura nen kapakun e akullit. Nje tjeter “trekendesh Bermude” ne versionin polar, ne te cilin ushtaraket ishin vecanerisht te interesuar dhe deshironin ta mbanin te fshehte.

    Antarktida eshte kontinenti me verior i Tokes dhe perfshin siperfaqe toke dhe deti qe rrethojne Polin e Jugut, ka nje siperfaqe prej 14 milione km2, eshte kontinenti i peste sipas madhesise, me 98% te siperfaqes se saj te mbuluar nga akulli, me nje trashesi mesatare rreth 1600 m, eshte vendi me i ftohte ne Toke dhe ka pjesen me te madhe te rezervave te ujit te embel te planetit rreth 92%.

    Eshte e rendesishme ne ekuilibrin mjedisor sepse cdo variacion e shtreses se akullit ndikon ne qarkullimin e ujerave oqeanike dhe ne atmosfere. Emri vjen nga fjala greke ‘antarktikos’ qe eshte e kunderta e Arktik. Antarktida eshte nje nga 8 rajonet bio-gjeografike tokesore qe pershkohet nga rryma transatlantike 3500 km e gjate qe rrjedh nga Deti Ross e deri ne Detin Wedell. Kontinenti eshte i ndare ne dy pjese nga meridiani Grenuic. Eshte nje territor qe ka male 4897 m te larte dhe gropa 2538 m nen nivelin e detit. Shkrirja e akullit te saj do ta rriste nivelin e oqeaneve me rreth 70 m.

    Vija bregdetare e kontinentit eshte 17 968 km e gjate dhe karakterizohet nga prania e formacioneve te ndryshme te akujve. Aty ndodhen edhe dy nga platformat akullnajore me te medha ne bote: Ross dhe Filchner-Ronne. Ne territorin e saj ka me shume se 70 liqene qe ndodhen mijera metra nen akull, me i madhi eshte Liqeni Vostok, i zbuluar ne vitin 1966 ne afersi te stacionit rus Vostok dhe mendohet se kane qene mbuluar nga akujt para 500 000 vitesh, sic deshmohet nga shpimet e kryera rreth 400 m mbi siperfaqen e liqenit.

    Gjate veres temperatura rralle shkon mbi -20oC. Muaji me i ftohte ka regjistruar nje temperature rreth -28oC, gjate dimrit rreth -65oC. Rekordi eshte regjistruar ne korrik 1983 me nje temperature -90oC. Antarktida eshte rajoni ku fryjne erera me shpejtesi 300 km/h. Per sa i perket reshjeve, lageshtia eshte ne norma shume te uleta. Monitorimi i vazhdueshem klimatik i rajonit justifikohet me pasojat qe mund te kete shkrirja e nje shtrese te akullit antarktid ne nivelin e detit.

    Qe nga viti 1961, statusi politik i Antarktides eshte rregulluar nga Traktati Antarktid, i firmosur ne vitin 1959 dhe qe i detyron 46 vendet qe kane firmosur, qe te respektojne ndalimin e aktivitetit ushtarak e minerar te kufizojne perdorimin e personelit ushtarak si mbeshtetje per ekspeditat shkencore dhe te mbeshtesin kerkimin shkencor duke mbrojtur ekografine e territorit. Per sa i perket historise se liqenit Vostok, hipotezat per ekzistencen e tij datojne qe ne kohen e Ptolemeut, i cili vizatoi ne hartat e tij nje toke te gjere ne paralelin 20°, te quajtur “Toka e Panjohur”, te pershkruar si banese te popujve te pasur.

    Sipas njohurive te kohes, nje rrip zjarri ndante hemisferen jugore nga ajo veriore duke i bere te paarritshme territoret e veriut. Ne mesjete ishte blasfemi vleresimi i nje toke ne jug, per shkak te konceptit te sheshte te Tokes. Ekzistenca e saj refuzohej por qe nga kohet e largeta shume harta paraqisnin nje siperfaqe te madhe ne jug te globit. Vizita e pare daton ne vitin 1820 nga nje ekspedite ruse e Lazarev Bellingshausen.

    Deri ne shek. XX kjo ekspedite ishte injoruar. Ajo paraqet te parin referim per nje toke te quajtur Antarktide. Eshte regjistruar ne vitin 1890 nga hartografi George Bartholomew. Ne vitin 1578 mbreteresha Elisabetta I ngarkoi Francis Drake qe te kerkoje per “Token e Panjohur”. Drake mberriti ne kepin Horn, ne pjesen jugore te Tokes se Zjarrte ku zbuloi kalimin per ne Pacifik por nuk e gjeti kontinentin e panjohur. Ne vitin 1642 hollandezi Abel Tasman lundroi drejt jugut nga porti Batavia ne kerkim te kontinentit legjendar. Gjate lundrimit ai zbuloi ishullin Tasmania dhe eksploroi bregun lindor te Zelandes se Re.

    Ne vitin 1669, shkencetari Edmond Halley ndermori nje ekspedite ne kerkim te “Tokes se Panjohur Jugore” dhe shenimet e tij jane te parat e ketij lloji per ajsberget e hemisferes jugore. Moti i keq dhe rreziku i perplasjes me akujt e detyroi qe te nderpriste kerkimet dhe te kthehej drejt gjeresive me veriore. Anijet e kapiten James Cook kapercyen rrethin polar antarktid ne vitin 1773 dhe 1774, duke arritur ne rreth 121 km prane bregut te Antarktides, perpara se te detyroheshin qe te nderronin kursin ne frontin e akullit. Ne udhetimin e tij te trete, Cook zbuloi ishujt jugor Sandwich. Konfirmimi per ekzistencen e Antarktides u kundershtua mes tre ekipeve ne vitin 1820: ekipet e Fabian von Bellinghausen – kapiten i marines mbreterore ruse, Edward Bransfield – kapiten i marines mbreterore angleze dhe Nathaniel Palme – gjuetar foka-sh amerikan.

    Zbarkimi i pare u krye nga John Davis ne vitin 1831. Ne vitin 1839 nje ekspedite lundroi nga Australia dhe raportoi per nje kontinent antarktid ne perendim te ishujve Balleby i quajtur Toka e Wilkes. Ne vitin 1841, James Ross pershkoi nje pjese deti qe mori emrin e tij dhe zbarkoi ne ishullin me te njejtin emer. Ai lundroi pergjate murit te akullt qe u quajt ‘Bregu i Akullt Ross’. Dy anijeve te ekspedites iu dedikuan malet Erebus dhe Terror.

    Ne vitin 1853 ne Antarktide zbarkoi Mercator Cooper. Ne vitin 1897, nje ekspedite e udhehequr nga togeri i marines belge Adrien de Gerlache lundroi nga Anversa, por anija ngeci e bllokuar ne akull dhe u clirua vetem ne vitin 1899. Per shkak te qendrimit te gjate te detyruar, disa anetare te ekuipazhit pesuan papergjegjshmeri mendore. Ne tetor te vitit 1901 nje gjeolog suedez, Otto Nordenskold, udhehoqi ekspediten e pare suedeze. Ekspedita nuk pati fat por te gjithe anetaret mundet qe te shpetoheshin ne fund te vitit 1903.

    Ne vitin 1907 anetaret e ekspedites Nimrod ngjiten te paret malin Erbus dhe arriten ne polin magnetik jugor. Ne vitin 1910, Roald Amundsen, arriti ne Antarktide nga Norvegjia me dy anije, duke u nisur nga Gjiri i Balenave dhe duke arritur i pari ne polin gjeografik jugor ne dhjetor te vitit 1911. Rreth nje muaj me vone edhe nje grup i drejtuar nga Robert Falcon Scott mberriti ne polin e jugut, por te gjithe anetaret e ekuipazhit u zhduken gjate rruges ne kthim.

    Nje tjeter personazh ne historine e Antarktides ka qene admirali Richard Evely Byrd, i pari qe fluturoi mbi polin e jugut bashke me Bernt Balchen ne nentor te vitit 1929. Byrd udhehoqi pese ekspedita nga viti 1930 deri ne 1946. Ne vitet 1947 dhe 1948, kapiteni Finn Ronne, oficeri i pare nen komanden e Byrd, udhehoqi nje ekspedite me njesi te ndryshme detare, tre avione dhe qene slite duke vertetuar se Antarktida ishte nje kontinent i vetem. Ai pershkoi 5800 km me ski dhe slita me qen te trajnuar dhe hartografoi brigjet e fundi te panjohura te territorit. Qe nga ajo kohe do te duhej te prisnim dhjete vjet per te pasur nje tjeter ekspedite ne Antarktide.

    Misteri ka qene gjithmone i pranishem ne akujt e antarktides dhe ky eshte filli yne qe na udheheq.
    Duke ndjekur Richard Evely Byrd dhe operacionin High Jump, "The United States Navy Antartic Developments Program" i organizuar ne vitin 1946 dhe i drejtuar nga vete Byrd, futemi ne akujt polare dhe pertej tyre. Ekspedita e madhe ne te cilen moren pjese 4700 ushtarake nen komanden e admiralit Richard Cruzen

    Ne 11 shkurt te vitit 1947, Davide Bunger gjate nje fluturimi, dalloi midis akujve nje oaz jeshil, me liqene, me gropa me alga dhe uje te ngrohte 30°. Lajmi u publikua nga gazetat ne te gjithe boten. Byrd donte qe te pershkonte te njejten rruge duke marre shenime te detajuara ne ditarin e tij te udhetimit. Keto shenimi jane nje nga misteret me te medha ne lidhje me Token Jugore. Ekspedita u nderpre ne fund te shkurtit 1947 pa qartesuar motivet.

    Ne mars te vitit 1947 shtypi kilian “El Mercurio di Santiago” paraqiste fjalet e Byrd ne lidhje me rendesine strategjike te Poleve. Aty shkruhej se per admiralin ishte e rendesishme qe SHBA kishin marre masa mbrojtese ndaj pushtimeve te mundshme qe mund te vinin nga mjetet fluturuese qe niseshin nga Poli. Ketu eshte misteri qe e shtrin mantelin e saj mbi kete ceshtje, duke fshehur te verteta per ‘laiket’, per ata qe nuk kane mundur ‘te veshin rroben e deshmitarit’. Cfare synonte te thoshte Byrd me ‘mjete fluturuese qe niseshin nga poli’? objekte fluturuese te paidentifikuara, sic mendojne disa? Objekte me te cilet kishte rene ne kontakt?

    Cili ishte misioni i vertete i asaj ekspedite gjigande? Pse kjo sipermarrje u nderpre pas vetem dy muajve, pas shpenzimit te shumave te konsiderueshme per realizimin e saj? Pak muaj pasi mbaroi nje konflikt boteror, a u realizua me te vertete nje eksplorim per qellime shkencore, me kaq shume mjete ajrore e slita? Apo objektivi ishte teresisht dicka tjeter?!

    Tre burra vdiqen pas renies se avionit te tyre dhe nje tjeter gjeti vdekjen ne menyre misterioze ne akull ndersa dy helikoptere u rrezuan pa asnje shkak. Ngjarje te cuditshme keto per nje ekspedite shkencore. Eshte per tu theksuar fakti se Byrd u pyet nga sherbimet sekrete pasi u prit nga sekretari i mbrojtjes James Forrestal. Ngjarjet e mevonshme i zmadhuan edhe me shume thashethemet dhe spekullimet duke e bere edhe me te dukshem misterin ne lidhje me qellimin e vertete te misionit, qe u mbajt i fshehte.

    Ne kete pike lindin disa pyetje:
    -Kush e financoi operacionin “High Jump”?
    -Kush ishin qellimet e verteta te operacionit? A mos ndoshta ndiqte bazat gjermane qe ishin vendosur ne territorin ku ndodhej ekspedita Neuschwabenland?
    -Cfare zbuloi Richard Byrd ne rikonjicionin/ zbulimin ajror?
    -Cfare ka te varrosur nen akull?

    vazhdon...
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Antarktida,kontinenti i mistereve,expeditat dhe projekti “High Jump”

    [​IMG]


    Cili ishte qellimi i vertete i operacionit “High Jump”? Qellimet zyrtare te operacionit ishin qe te trajnonin stafin dhe te analizonin materialet nga zona polare, te zgjeronin zoterimet amerikane ne Antarktide, te ndertonin baza ajrore ne kontinent, te zgjeronin njohurite mbi hidrografine, gjeologjine dhe meteorologjine e mjedisit atje.

    Por operacioni u be objekt i spekullimeve dhe argumentave ne teorite qe e shikonin ekspediten si nje mision ushtarak me qellim verifikimin dhe shkaterrimin e bazave te nendheshme naziste.Disa histori ne lidhje me kete teme mund te vleresohen edhe si ‘shpikje’, kjo eshte e sigurt, por kjo nuk e perjashton faktin se ngjarja eshte plot mister.

    A u ndertua me te vertete “Baza 211”?

    Duket e pamundur te jepet nje pergjigje e sakte edhe pse shume dokumente ne lidhje me kete ceshtje jane konsideruar te besueshme.

    Aventura gjermane ne Antarktide filloi ne vitin 1873, me themelimin e “Shoqerise Gjermanike te Kerkimit Polar” dhe me anijen Gronland qe vizitoi tere Antarktiden. Me pas pati dy ekspedita ne vitin 1910 me Wilhelm Filchner dhe ne vitin 1925 me Albert Merz. Ne vitin 1938 u organizua nje mision qe iu besua kapitenit Alfred Ritscher. Anija u sajua duke modifikuar nje anije te vjeter mallrash te riemeruar Schwabenland, Suedi.

    Ne ate vit iu kerkua Richard Byrd, i cili ne ate kohe akoma nuk e kishte veshur uniformen ushtarake, qe te merrte pjese ne ekspedite, me rastin e shfaqjes se dokumentarit kinematografik mbi Antarktiden. Byrd, jo dhe aq i bindur, e refuzoi propozimin.

    Anija Gronland nisi lundrimin ne dhjetor 1938 dhe mberriti ne Antarktide ne janar, duke u pozicionuar ne koordinatat 69° 10' ne jug dhe 4° 15' ne perendim. Ne nje muaj u shkrepen me shume se 10 mije fotografi ne rreth 600 000 km2 territor, te njohur si “Toka e mbretereshes Maud”, se ciles gjermanet i dhane emrin Neu Schwabenland (Suedia e Re). perreth zones u shperndane qindra flamure naziste.Te dhenat e mbledhura nga ekspedita sherbyen per te korrigjuar hartat norvegjeze. U zbuluan edhe zona pa akull, me liqene dhe me vegjetacion, bimesi.

    Mania e Hitlerit per te zgjeruar zoterimin e tij dhe per te pushtuar territore te reja beri qe ne vitin 1940 te dergohen ekspedita te ndryshme sekrete drejt te njejtit rajon duke perdorur kalimin nga gjiret ne perendim te maleve Muhlig Hoffman.

    Gjate misioneve te tilla u zbulua nje kanal nenujor kalonte nga kontinenti Antarktid dhe arrinte deri ne Zelande te Re. Nje tunel i pershtatshem per kerkime nenujore. Ndoshta per kete arsye gjermanet U-Boat nuk u zbuluan nga aleatet. Tuneli eshte perdorur edhe per realizimin e nje baze sekrete super te mbrojtur, baza 211, e quajtur “New Berlin”.

    Pergjate kanalit hapen disa shpella gjigande dhe kalime te tjera qe ndoshta jane pasoje e aktivitetit gjeotermik intensiv ne rajon. Ne Antarktide ka disa zona vullkanike, vecanerisht nen toke, ndaj eshte e lehte te gjesh te tilla hapje.
    Gjenden oaze apo zona pa akull, me vegjetacion dhe ku temeratura varion nga -15° ne-20°C. Jane vende ku burimet termale krijojne mikrosisteme, sic eshte per shembull liqeni Vostok nen shtresen e trashe te akullit, per te cilin do te flasim ne vazhdim.

    Nazistet mund te kene zbarkuar ne nje nga keto zona dhe kane ndertuar “Bazen 211”, te rrethuar nga energjia gjeotermike, qe eshte destinacioni i udhetimit te nendeteseve gjermane. Ky eshte misteri me i madh i zbuluar ndonjehere persa i perket materialit qe u transportua ne vend.

    Ekzistojne sinjale te shfaqjeve te mistershme, foto te mjeteve fluturuese transportuese, pranise se anijeve dhe nendeteseve ne Antarktide.

    U be shume i njohur fakti se gjermanet ishin pionieret e ndertimit te avioneve jokonvencionale qe sot i quajme UFO, te cileve iu dha emri i Haunebu. Pati spekullime te shumte ne lidhje me kete, por V1 dhe V2 qe japin nocionet baze, sipas Rusise dhe SHBA, per programet e para hapesinore dhe avionet reaktive te tipit Me262, krahet fluturues ishin reale, ashtu sic ishin reale edhe nendeteset Type XXI qe kontribuan ne evolucionin e nendeteseve aktuale. Te mos harrojme se nese SHBA-te shkuan ne Hene perpara ruseve, kjo eshte merite e Wernher von Braun.

    Per sa i perket zerave mbi ‘fantazmen’ Baza 211, duhet te marrim ne konsiderate ngjarjen e dy U-Boat qe bashke me shume te tjera (rreth 100), te shpallura te humbura, mund te kene transportuar materiale dhe njerez ne bazen sekrete. Behet fjale per nendetesen U-530, nen komanden e kapitenit Otto Wermuth, qe arriti ne detin Plata ne korrik 1945 dhe per nendetesen U-977 nen komanden e kapitenit Heinz Schaeffer, qe u nis nga Norvegjia e arriti ne Argjentine, gjithmone ne detin Plata ne gusht 1945.

    Pas nje udhetimi prej 104 ditesh ku me shume se gjysma e kohes u kalua ne zhytje, U-Boat dhe ekuipazhi iu dorezuan SHBA-se. Nendetesja e fundit Type XXI, U-307, u arrestua ne ishujt Spitzbergen. Nendeteset sigurisht ishin teresisht bosh, zyrtarisht askush nga ekuipazhi nuk deklaroi qe te kishte transportuar persona apo materiale ne Antarktide. Ne librin “Pertej detit ne jug” Juan Salinas dhe Carlos De Napoli tregonin ngjarjen e nje karvani nendetesesh qe lundruan nga Norvegjia me destinacion Argjentinen. Ja se cfare shkruhet ne liber:Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, nje karvan nendetesesh gjermane lundroi nga Norvegjia drejt Amerikes Latine me miratimin e heshtur te Britanise. Ky operacion sekret u kthye ne tragjedi me nje fature prej 5 anijesh te mbytura dhe 400 te vdekur. Ne kursin e saj drejt Argjentines,nje nga nendeteset mbyti nje anije lufte amerikano-veriore. Nje tjeter nendetese u perplas me anijen braziliane ‘Bahia’ dhe e mbyti duke shkaktuar 336 te vdekur. Kunder te gjitha fakteve te dukshme, te dy rastet u deklaruan aksidentale.Pastaj, ne kohe te ndryshme, U-Boat arriten ne brigjet argjentinase, te mbuluara nga Armada argjentinase ne bashkepunim me admiralet e Britanise se Madhe dhe SHBA-ne.

    Nepermjet nje studimi historik te detajuar mbi bazen e dokumentave te pabotuara (Londra dhe Washington i mbajten sekret per 75 vjet), Juan Salinas dhe Carlos De Napoli ‘grisen vellon’ mbi operacionin e fundit sekret te Rajhut te Trete, duke hedhur drite mbi manovrat e U-Boat dhe mbi pranine e mundshme ne bord te nazisteve te arratisur. Keshtu shpjegohen arsyet e bashkepunimit te marines argjentinase, admiraleve britanike dhe atyre amerikane, qe e mbuluan misionin gjerman duke fallsifikuar pyetjen hetuese te marinsave te arrestuar dhe duke i vulosur dokumentet me vulen e sekretit ushtarak.
     
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Mister ne Antarktide, zhduket ekipi rus, pas nje zbulimi enigme

    [​IMG]


    Mister ne akujt e Antarktides, shkencetaret ruse zbulojne diçka serioze dhe zhduken misteriozisht.


    Mister rreth humbjes se komunikacionit te nje ekipi shkencetaresh ruse ne Antarktide, te cilet po perpiqeshin te kryenin nje shpim ne liqenin Vostok , i varrosur ketu e 20 milione vjet ne akull.
    Gjate komunikimit te tyre te fundit, komunikim i cilin ishte teper i veshtire, shkencetaret kishin thene se “kishin zbuluar diçka shume serioze…”.

    Shkencetaret perballeshin me temperatura shume te uleta, qe arrinin deri ne -66 grade celsius, pasi ishin duke bere nje shpim ne liqenin Vostok, i cili eshte i mbuluar nga nje trashesi akulli prej 3.5 kilometrash. Synimi ishte qe te merrnin kampione uji nga liqeni 20 milione vjeçare me qellim qe ti analizonin ate ne laboratoret e posaçem per te mbledhur informacion rreth krijimit te jetes ne planetin tone.
    [​IMG]

    Shpimi duhej te perfundonte para se te arrinte dimri vrases dhe te izolonte aty shkencetaret. Ky mision ndiqej me kujdes edhe nga Amerikanet, te cilet kishin deklaruar se “ekipi i shkencetareve ruse ishte shume here me i pergatitur dhe i afte sesa shkencetaret amerikane te pergatitu per te njejtin mision”.Por, “Ketu e 10 dite ekipi i shkencetareve ruse, nuk ka dhene shenja jete!”, siç deklaron Dr. John Priscu, profesor Ekologjise ne Universitetin Montana.

    Profesori amerikane, deklaroi ne Fox News se heren e fundit qe kishte komunikuar me ta, nepermjet e-mailve, javen e shkuar, ekipi i shkencetareve ruse i kishte njoftuar atij se ndodhej 13,5 metra prej andej ku besohej se ishte siperfaqja e liqenit, i cili nuk kishte ardhur ne kontakt me eren atmosferike ketu e 20 milione vjet! Nder et tjerash ne kete komunikim, shkencetaret ruse i kishin njoftuar profesorit amerikane: “Zbuluam diçka shume serioze” dhe qysh atehere humben gjurmet e tyre.

    Qe nga ai moment pohoi Dr. Priscu nuk ka marre me asnje te re nga ekipi i shkencetareve ruse, por edhe askush tjere…

    “Temperaturat aty ndodhen gjithmone ne -55 grade celsius, dhe koha e disponueshme per shkencetaret ishin vetem dy jave para se te ngrije gjithçka”, deklaroi Dr, John Priscu.

    “Eshte njesoje sikur te punosh ne nje tjeter planet, ku askush nuk kas shkuar dhe nuk di se cilin e çfare do te gjeje aty”, shpjegonte me 27 janar Valery Lukin, Kreu i Institutit te Kerkimeve te Antarktides dhe Arktikut AARI (Arctic and Antarctic Research Institute) ne Shen Petersburg, i cili mbikeqyr programin e shpimit: “Sinqerisht nuk dime se çfare na pret atje poshte! Ekipi punon 24 ore ne dite pa pushim ne turne qe te arrije te perfundoje misionin pa arritur dimri vrases”, pohoi Valery Lukin.Por çeshtja nderlikohet edhe me shume, pasi shkencetare rus te stacionit Vostok, i cili ndodhet ne rajon, duhet ta kene braktisur ate deri me 6 shkurt.

    “Eshte shume shpjet te mendojme per te keqen. Ekipi eshte i perqendruar ne misionin e tij, te pakten sa mund ta kryej ate”, deklaron studiuesja dhe shkencetarja e Universitetit te Kolumbise, Robin E. Bell ne Britaniken Daily Mail: “Nuk do te shqetesohesha kaq shume. Kur bene diçka kaq serioze, e fundit qe mund te mendosh, eshte humbja e kohes duke folur me njeres te tjere”, tha ajo duke shtuar me tej: “Studimi i liqenit Vostok, eshte nje mision shume i rendesishem per Rusine dhe ekipin e shkencetareve te z. Lukin, e cila eshte me e mira ne fushen e gjeologjise ne gjithe boten. Kush e di se çfare mund te kene gjetur dhe nese zbulimi qe ata bene ka lidhje me zhdukjen e tyre?”.

    Rajoni i liqenit Vostok, konsiderohet si nga me te shkrete, jo mikpritese ne bote. Ne 21 korrik 1983, ishte regjistruar temperatura me e ulet ne histori -89,4 grade celsius.Shkencetaret ruse kishin komunikuar edhe me dy ekipe te tjera ne rajon te cilet ndodhen aty per misione t ndryshme, me anet e satelitit dhe teknologjise Iridium, por siç dhe shpjegon mikrobiologu britanik, Dr. David A. Pearce ne Fox News, kreu i ekipit te shkencetareve Anglez, ne Antarktide ekzistojne vende ku komunikimi eshte shume i veshtire ose nuk mbulohet nga rrjeti telekomunikacionit satelitor, keshtu edhe vendi i shpimit.

    “Duhet te jene larguar deri me 6 shkurt”, thote ai, per te shpjeguar me tej: “Qe te dy ekipet komunikonin midis tyre, si dhe me palen ruse dhe ata me radhe na njoftonin per ecurine e misionit. Pas nje periudhe kohe nuk dime me se çfare ka ndodhur. Mund te kene ndeshur pengesa teknike. Mundet akoma te kene mbledhur informacionin e duhur si dhe zbulimin serioz te tyre dhe te jene nisur drejt kthimit. Por mungesa e komunikimit gjashte ditet e fundit, menjehere pas zbulimit te tyre na ka shqetesuar shume, si dhe na kane lindur dyshime te medha ne ciklet e shkencetareve qe ndodhen ne Antarktide”.

    /Univers Explorer
     

Shpërndajeni këtë faqe