Ari Haan trajneri i ri Kombetares

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Al-Punk, 26 Dec 2007.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Komiteti Ekzutiv i FSHF-se ne mbledhjen e rradhes pasi eshte informuar me kanditaturat per postine trajnerit te ekipit kombetar ka marre vendimin se per sezonin e ndeshjeve eleminatore te Kupes se Botes 2010 trajner i perfaqsueses se Shqiperise do te jete z.Ari Haan. Trajneri Holandez do te kete nje kontrate 2 vjecare me Federaten Shqiptare te Futbollit.Ne ditet e para te muajit Janar trajneri i kombetares Shqiptare do te mberrije ne Tirane per te firmosur zyrtarisht kontraten me Presidentin e FSHF-se z.Armand Duka dhe per te bere prezantimin me mediat.
    Marre nga fshf.org
    * * *
    Kush eshte trajneri i gjashte i huaj i Shqiperise
    Trajneri i pritshëm i Shqipërisë e festoi 59-vjetorin më 16 nëntor si i papunë, por 60-vjetorin nuk ka asnjë dyshim se do ta festojë si trajner i Shqipërisë. Sa për kujtesë, gjermani Hans Peter Brigel festoi si teknik i kuqezinjve 50-vjetorin dhe kroati Oto Bariç 75-vjetorin.
    Holandezi kaloi 15 vjet si futbollist profesionist në vendin e tij të lindjes, pikërisht në një nga skuadrat më të famshme në botë, Ajaksin, me të cilin luajti në nivel të lartë në vitin 1969 në pozicionin e tij të preferuar, në mesfushë, por ai shprehej gjithashtu mirë në qendër të mbrojtjes.
    Me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithçka: tre tituj kampionë të Holandës, tri kupa të Holandës, tre trofe në Ligën e Kampioneve, një Kupë Interkontinentale dhe dy superkupa të Europës.
    Në vitin 1974, ai vendosi të largohej nga Ajaksi për të kaluar te Fejenordi, ku arriti të fitojë edhe një Kupë UEFA.
    Eksperienca e madhe si futbollist i dha atij dimensione të jashtëzakomshme dhe ai kërkoi të provonte një tjetër eksperiencë janë kufijve holandezë, duke shkuar në Mbretërinë e Belgjikës, te Anderlehti, me të cilën fitoi tituj dhe trofe si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në Belgjikë, Haan luajti edhe për fanellën e Standardit të Liezhit. Mosha filloi t’i rëndojë këmbët dhe Ari Haan vendosi të kthehej në atdhe në vitin 1983, për t’u aktivizuar me PSV Eindhoven derisa vendosi të varë “këpucët në gozhdë” në vitin 1984.

    Në përfundim të karrierës së tij, Ari Haan shënoi 47 gola (shumë prej tyre nga goditje standarde) në 246 ndeshje të luajtura. Haan bënte pjesë në formacionin “portokalli” që diskutoi dy finalet e humbura në Kupën e Botës në vitin 1974 në Gjermani dhe në vitin 1978 në Argjentinë. Me Holandën, Haan zhvilloi 35 ndeshje, ku shënoi 6 gola. Goli i tij më i famshëm është ai i shënuar kundër Italisë nga 36 metra në Kupën e Botës së vitit 1978.

    Disa vjet më pas, Haan nisi karrierën e tij si trajner, ku ka drejtuar në gjashtë vende të ndryshme një numër klubesh. Në Holandë: Fejenordin; në Belgjikë: Antverp, Anderleht, Standart; në Gjermani: Shtutgart, Nuremberg; në Greqi: PAOK-un, Paniliakos; në Austri: Austria e Vienës. Kontrata e tij e fundit me një klub ishte ajo me skuadrën iraniane të Persepolis në Teheran.

    Eksperienca e tij më e suksesshme mbetet ajo aziatike, kur në drejtimin e Kombëtares së Kinës humbi finalen e Kupës së Azisë në vitin 2004. Ngushëllimi ishte kualifikimi në Botërorin e vitit 2006, por fatkeqësisht Ari Haan nuk e drejtoi Kinën në finalet e Gjermanisë. Në vitin 2006, Ari Haan mori drejtimin e Kamerunit, ku përçoi idetë e tij mbi futbollin “total”.

    Karriera si trajner
    Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjikë)
    Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjikë)
    Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)
    Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)
    Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjikë)
    Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)
    Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holandë)
    Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjikë)
    Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)
    Nëntor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)
    Mars 2001-gusht 2001, Austria Vienë (Austri)
    Dhjetor 2002-nëntor 2004, Kombëtarja e Kinës
    Shkurt 2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)
    Gusht 2006-shkurt 2007, Kombëtarja e Kamerunit

    Gjashte trajnerët e huaj qe kane drejtuar Shqiperine
    Ari Haan (holandez) 01.01.2008-31.12.2010
    Oto Bariç (kroat) 01.07.2006 01.06.2007
    Hans Peter Brigel (gjerman) 29.03.2003 30.05.2006
    Xhuzepe Dosena (italian) 12.10.2002 16.12.2002
    Miklos Vadas (hungarez) 29.11.1953
    Ljubisha Broshiç (serb) 22.09.1946 13.10.1946
     
  2. SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe

    SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe Forumium praecox

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Mua me duket zgjedhje e mir, por mund te kishim marre edhe ndonje trajner tjeter sepse kishim shum opsione te tjera.I Uroj suksese kombetares.
     
  3. olololol

    olololol Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Ari Haan eshte nje emer i madh i futbollit hollandez dhe atij boteror, por a do beje dhe me kombetaren tone ate qe ka bere vet si futbollist??

    Shpresoj qe te fusi ne skuadren tone futbollin ofensiv sic e kane zakon hollandezet ne pergjithsi futbollin.

    Shpresoj qe Federata ti lere dore te lire e jo ti kerkoje vende ne klasifikim sepse do te nderhynte ne ato ide qe ai do te shpalose me Kombetaren tone.

    Gjithsesi nuk mjafton emri i tij i madh ( ndofta federata kerkon dhe vet emrat e medhenje per publicitet).

    Hajde Urime Arit.
     
  4. LUANESHA

    LUANESHA Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    un per mendimin tim do tja kisha dhene voten ndonji trajneri shqiptar,ps artan bushati ,emri i madh e pune hiq kto te huajt.ku jan msu kto me punu me kushtet e strevitjes ne shqiperi,po hajt ma leku i josh edhe te huajve...megjithate suksese kommbetares
     
  5. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Ne fakt ka trajner te mire dhe ne Shqiperi. Problemi eshte se ne krijojme shume presion ne shume gjera, nje trajner i huaj do kishte me pak presion mediatik se nje shqiptar.
    Faktori i dyte i nxitjes se trajnereve te huaj eshte eksperienca nderkombetare.
     
  6. mostro

    mostro Putraku

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Danky Vel
    Tocins

    Do hyjme ne boteror sezbon..
    99.99% ktij muabeti i ka vdek nona..
     
  7. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    cfare po thoni me?????????????


    Deshtimi ka emer Ari Haan!

    Ky trajner gjithe karieren e ka ne skuadra periferike ku nuk ka marre asnjehere ndonje titull apo trofe dhe ne pretendojme te bej mrrekullira ketu, ne po kerkojme nje Baric te ri po sado qe kerkojme asnje nuk i ngjan fare
     
  8. olololol

    olololol Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Baric iku tani , kot me qajt per te .
    E djeshmja qe Baric e sotmja quhet Haan.
    Tani trajnere kampion bote ne smund te sjellim ne Shqiperi e para sdo pranonin e dyta duan 4-5 milion euro rroge ne vit.
    Hafizi mbetet nje emer i sukseshem nga pankinat shqiptare qe kane pasur dsrejtimin e kombetares.
    E drejte ajo qe tha Mandi qe te huajt nuk kane aq shume presion ose nuk duan ti a dine se ca thote media e perreth.
    Duhet ta pranojme te huajt jane me profesioniste , ne si kombetare skemi per tu kualifikuar kurre ne nje eveniment te madh , por si tifoz do doja qe kombetarja jone te bente nje futboll sulmues , te hapur te bukur , nje tifoz te kenaqet dhe kur e blen bileten sa frengu pulen.

    Ka vetem nje te keqe Federata jone nuk i jep nje kohe te gjate nje trasjneri te punoje me kombetetaren e cila do ca kohe te stabilizohet, te forcohet, te njohe mire e te zbatoje ate qe nje trajner kerkon.
     
  9. mostro

    mostro Putraku

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">cfare po thoni me?????????????


    Deshtimi ka emer Ari Haan!

    Ky trajner gjithe karieren e ka ne skuadra periferike ku nuk ka marre asnjehere ndonje titull apo trofe dhe ne pretendojme te bej mrrekullira ketu, ne po kerkojme nje Baric te ri po sado qe kerkojme asnje nuk i ngjan fare </div></div>
    Kadal mer kadal se as fryme nuk ka mor i shkreti ne shqipni...
    Ke me te nigju ty dhe do iki fare, hajt masnej dhe behu ti trajneri..
     
  10. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Per mendimin tim nuk e ka fajin trajnieri, por Federata.
     
  11. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Pse ARI eshte kandidati me i keq per kombetaren:

    Pak dihet në Shqipëri për të kaluarën e yllit holandez, Ari Han, tashmë trajner I skuadrës kuqezi. Një drejtues futbolli me përvojë, por me shumë stacione dhe I akuzuar nga një prej ish-klubeve të tij, Anderleht, si trajner I pazot. “Ai nuk është trajner futbolli, - u shpreh për Hanin, një nga bosët e Anderlehtit, Konstant Vanden Stok më 8 prill 2000 në gazetën “Laatste Nieuës”, - por ai është një trajner për femrat”. Vëllai I Konstantit, Roger Vanden Stok, shtoi nga ana e tij se “në fillim ai punoi fort, por më pas dolën në pah dobësitë e tij, mënyra e punës, vizioni për futbollin etj.”.

    Holandezi reagoi duke kërkuar 10 milionë fiorinta holandeze dëmshpërblim nga klubi belg, që do të thotë 250 000 euro, “për dhunim të emrit, imazhit dhe integritetit si trajner”. Këtë histori e tregon media belge “voetbalbelgie.be”. Ajo ishte kohë krize tek Anderlehti krenar, që ndodhej në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, duke provuar edhe humbje 0-6. Han pati probleme edhe me njërin nga futbollistët, suedezin Per Zeteberg. Hani e akuzoi lojtarin se ishte përdorues alkooli. “Nuk është profesionale kur dikush vjen në stadium dhe bie era alkool”, - tha Han, duke ia drejtuar akuzën pikërisht Zetebergut (30 prill 1999). Suedezi u përgjigj në biografinë e tij se “Han sillej jo mirë dhe na mendonte ne të gjithëve si një grup budallenjsh”.

    Ne skemi nevoje per nje 0-6 tjeter nga nje trajner i cili nuk ka fituar tek asnje skuader ku ka shkuar ka deshtuar dhe larguar pa ndonje titull, nuk e kuptoj pse te gjithe thone se ne kombetare beri mire qe erdhi nje trajner i KINES(qe kishte mundesi te merrte cdo trajner ekonomikishte dhe zgjodhi ARIN)!?!
    Ne fakt e vertete vetem se ata atje skane lidhje me futbollin lere pastaj qe ata atje sberen gje fare sa ishte ky trajner.

    Ne skemi mundesi te luajme futboll sulmues pasi nuk jemi as Hollanda as Gjermania dhe as Brazili por jemi shqiperia e vogel e cila vetem futboll mbrojtes mund te luaj sic beri OTO dhe dha rezultat, kush do na i shenoj golat Plaket e vitit te ri LALA,SKELA,TARE kush?

    Te iki Duka qe po tallet me ne duke na sjelle trajner periferik qe i paguajm me cmime maksimame dhe premtime te kota sebashku me njerezit e ti ne kombetare se gjoja ne kemi mundesi te shkojme ne Afriken e jugut,ahahaha me Danimarken te cilet sa e degjuan lajmin se ishin me ne ne grup deklaronin te kenaqur me shortin dhe per golead si ne Tirane dhe copenhagen, ata mundesite i kane.Suedia dhe Portugalia skane nevoje me per koment cfare ngelet Hungaria si konkurent qe edhe mbase kemi shanse te luajme futboll sulmues ndersa mendoni se si do jete ta bejme kete me suedezet dhe portugalin vetem te drejte u japin deklaratave per golead ndaj nesh.

    Nje trajner ballkanas dhe largimin te atyre qe po tallen me ne si Duka qe po ja fusin kot duke thene se ne do jemi ne Afriken e jugut,pssssssss

    Ndersa mendime te tilla si i patrukes nuk shkojne pasi po te ishte le te vi njehere dhe ta provojme pa ndonje CV apo fakt se i ka hecur edhe ne vende te tjera kshu kemi cdo 2 metra ne tiran plot sa te dush, pse mos ti marin edhe ata njehere ti provojme?
    SEPSE KETU BEHET FJALE PER KOMBETAREN DHE JO F.C RUSBULLI ME PRESIDENT DUKEN
     
  12. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Rudi Vata: “Keshtu nuk vazhdohet me”

    Zoti Vata, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi në ditët e fundit të dhjetorit kandidataturën e holandezit të njohur, Ari Haan, ndërkohë që nesër, më 4 janar, Haan do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare dhe do të japë në mesditë edhe konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i ri i Shqipërisë. Cili është opinioni i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, por dhe një prej kandidaturave të përfolura, të paktën nga shtypi si pasues i mundshëm i kroatit të dorëhequr Oto Bariç?

    - ARI HAAN,nuk e njoh si trajner,nuk eshte se ka arritur rezultate speciale si trajner,si futbollist ka qene me te vertete me klas te larte. Kam pershtypjen se ka pak informacione per futbollin tone. Jam i sigurte se ka nje malore te forte per te ngjitur,shpresoj qe perkthyesi ta informoje mire dhe ne menyre profesionale per problemet qe ka pasur dhe ka futbolli yne.Ai vjen nga shkolla e AJAKSIT, e futbollit modern,total,sulmues dhe nese do provoje te aplikoje skema sulmuese dhe duke pare dhe kontigjentin e lojtareve qe ka sot Shqiperia mund te na krijohen hapesira ne mbrojtje dhe mund te pesojme shume gola.Skemat qe perdori BARIC te pakten deri 2 ndeshjet e fundit ndoshta ishin skemat me te pershtatshme per kontigjentin e lojtareve te kombetares aktuale. HAAN mbetet per tu pare cfare do ti ofroje shqiperise,shpresoj qe Haan te arrij me Shqiperinë si trajner gjysmen e suksesit qe ka arritur si lojtar.

    Shqipëria e futbollit kaloi një gjysmëviti të sukseshën në vitin 2007, por e mbylli me një situatë aspak të kendshme; akuzat dhe kundërakuzat ishin në epiqendër të botës së futbollit, madje ato ishin në nivel të lartë, ku u përfshinë në debat edhe figurat më të larta të shtetit shqiptar presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe ministri Pango nga njëra anë dhe presidenti i FSHF-së, Duka nga ana tjetër.

    - Ne kushtet qe eshte Shqiperia eshte shte me se e domosdoshme qe FSHF te kete maredhenje te mira me qeverine(shtetin),shume projekte qe mund te kete FSHF do ti duhet dhe miratimi i qeverise per i realizuar ato.Njender objektivat kryesore te fshf eshte ndertimi i nje stadiumi te ri ose rikonstruksioni i QEMAL STAFES, me keto marredhenje qe ekzistojne mes tyre kjo nuk do te ndodhe dhe vuajtjet e tifozave nuk do te mbarojne, ata do te vazhdojne te lagen e te ftohen ne shkallet e zhveshura te QEMAL STAFES.

    Shqipëria me dy humbjet e fundit, tepër të përfolura në media, bëri 12 hapa prapa në renditjen botërore të FIFA-s, ndërkohë që të gjithë shpresonin se ajo ishte në rrugë të mbarë.

    - Futbollit shqiptar po i rreh zemra shume ngadale ne nje kohe qe kudo tjeter po behet progres futbollit tone i ka ndaluar sahati. Kam pershtypjen se presidenti aktual i FSHF-së nuk e kupton mire se si funksionojne gjerat ne futboll dhe cfare eshte me shume rendesi ai nuk e ka kohen e mjaftueshme qe te mendoje e te punoje vetem per futbollin. Ne situaten qe ndodhet futbolli shqiptar, duhen njerez me ide, vullnet me zemer qe te mendojne, punojne 24 ore 7 ditet e javes per te ndryshuar situaten se keshtu nuk vazhdohet me.

    Presidenti Duka ka siguruar mbështetjen e organizmave më të lartë europianë e botërorë të futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s, përse ju vazhdoni të jeni skeptik ndaj projekteve të tij?

    - Ok, une e kuptoj se Duka ndodhet ne nje pozicion komod dhe te rehatshem,por ketu nuk kemi te bejme me komoditetin e rehatine e Dukes.Ketu kemi te bejme me probleme serioze,kushte jo komode,jo te rehatshme ku po punojne,ku po rriten e zhvillohen brezat e rinj, e ardhmja e Shqiperise. Kjo eshte e dhimbshme, serioze,per kete duhet menduar dhe punuar ne maksimum.

    Të flasësh dhe të komentosh nga pozitat e një kritiku është shumë e thjeshtë, madje këtë rol mund ta bëjnë të gjithë. Nëse ju do të ishit në rolin e presidentit të FSHF-së, çfarë do të bënit ndryshe apo do të korigjonit nga puna e presidentit Duka?

    - Nese une do te isha ne pozitat e DUKES,duke pare qe 95% te tifozave i ka kundra,pjesen me te madhe te figurave te futbollit shqiptar te cilet jane diskriminuar dhe mosperfillur me vite me rralle i ka kundra,marredheniet me qeverine negative pra kundra dhe duke kuptuar se futbolli nuk eshte prone private por e te gjitheve, nuk do te tregohesha EGOIST por do te jepja doreheqjen ne menyre fisnike nje minute e me pare duke i hapur rrugen futbollit te marshoje perpara.

    Ju personalisht, jeni duke marrë përsipër një rol të ri, atë të një frymëzyesi të një grupimi tifozësh. Cilat janë motivet që ju shtyjnë?

    Kohet e fundit kam pasur shume SMS dhe telefonata nga tifoze te ndryshem te kombetares ku me kerkohet ndihma per ti mbeshtetur dhe drejtuar ata drejt protestave ku ata kerkojne doreheqjen e menjehereshme te presidentit DUKA.Gjithashtu edhe TIFOZAT KUQ E ZI tek ËEBSAJTI dhe forumi i tyre kerkojne largimin e DUKES nga FSHF.Fillimisht eshte ideja e protestave para zyrave te FSHF por nuk perjashtohet mundesia qe ato te vijojne para selise se UEFA dhe FIFA-s. Kerkesa e tyre eshte e qarte largimi i DUKES ose bojkot te kombetares.

    Tifozët kuqezinj kanë qenë pjesa më e bukur e dekorit të ndeshjeve të Kombëtares, pavarësisht se në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, ato kanë deklaruar publikisht se ndeshja u shit.

    -Une jam i mendimit se kombetarja jone pa tifozat nuk ka jete,lojtare, trajnere,presidente shkojne dhe vijne kurse tifozat jane te perhershem,jane te pavdekshem,ata jane te paster pa kompromis, e duan kombetaren pa interes jane zemra e kombetares. Nje trupi po ti heqesh zemren ai nuk funksionon dhe ne kete nuk duhet ta lejojme te ndodhe. Nuk mendoj se ka futbollist ne kombetare qe te ndihet mire kur ne stadium i mungojne tifozat.

    Ju jeni i njohur si një nga menaxheërët më të suksesshëm shqiptarë, ndonjë lëvizje?

    Njazi Kuqi ne fillim te janarit do te transferohet ne KOBLENZ, kane mbetur vetem detajet e fundit te kontrates per ta konkluduar kete operacion me sukses.

    Së fundi një urim në këtë fillim viti.

    Gezuar 2008, urimet me te mira per shqiptaret kudo qe jane ne bote, kalofshi bukur e mire,shpresoj dhe uroj sa me shpejt nje Kosove te pavarur. Gezuar!

    Intervistoi: Dash Frasheri

    3 janar 2008

    http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=6577

    http://WWW.ALBANIA-SPORT.COM



    hallall protesta per largimin e Dukes i cili ka vite qe po deshton dhe askush nuk i tha asgje, vec asaj ai emendon FSHF si pronen e tij duke e katandisur keq fare 666666666666666 dhe 44444444, brenda viteve qe ishte(dhe per fat te keq vazhdon shpresoj jo per shume) president shqiperia nuk beri aspak progres vetem ndonje fitore tek-tuk, kur arbitrat e huaj na masakronin e benin sepse shqiperria me kete president nuk behet fjale te reagoj si cdo federate serioze, gjate ketyre viteve akoma fjala balt eshte fjala qe shoqeron stadiumet tona per te mos permendur pastaj premtimet per stadiume etj,NINI,KONTI,BEHRAMI,DHIMUCO,KONE,MAVRAJ edhe shume te tjere u larguan nga indiferenca e federates, sic tha edhe Baric nese nini do ishte kroat federata jone sdo ta lejonte kurre kete qe ndodhi, por ne shqiperi ja qe ndodhi.

    Mandi shpresoj te besh nje ankete me pyetjen duhet te qendroj Baric president i federates, une se kam kete mundesi ndaj po te kerkoj ty ta besh
     
  13. Al-Punk

    Al-Punk Still here

  14. Dash

    Dash Primus registratum

    Re: Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Ari Han eshte nje trajner i zoti sidomos ne anen taktike te lojes.
    Dash

    http://www.albania-sport.com
     

Shpërndajeni këtë faqe