Arkitekture

Diskutime tek 'Artet Figurative' filluar nga shqiperiamadhe, 12 Nov 2002.

  1. pippo

    pippo Fillestar

    Re: Arkitekture

    Frank Gehry
    Frank o Gehry : Vitra museum 1990
    [​IMG]
    Guggenheim Bilbao Photos
    [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG]
  2. pippo

    pippo Fillestar

    Re: Arkitekture

    Los Angles Music Center [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG]
  3. sita

    sita Fillestar

    Re: Arkitekture

    Arkitektura e Gehry-t te jep pershtypjen se ka mundur te kaloje pertej caqeve te arkitektures dhe ka hyre ne nje terren te papercaktuar ku skulptura, arkitektura dhe teknologjia superiore e ndertimit bashkepunojene duke krijuar objekte qe per mendimin tim po perpiqen te behen simbolet e nje arkitekture te re, nje arkitekture revolucionare e te shkeputur nga kthetrat e te kaluares. Keto objekte qendrojne si monumente te virtuositetit te njeriut-arkitekt + kompjuterit + teknologjise se ndertimit.

    Dua te debatoj mbi arkitekturen e Gehry-t sepse tani per tani eshte nje nga arkitektet me me influence. Sidoqofte une jam ne ate ane te debatit qe shprehet se kjo arkitekture, nese mund te quhet e tille, po e largon vetveten nga nje aspekt shume I rendesishem I perceptimit dhe si rrjedhim I absorbimit te arkitektures nga njerezit. Objektet e Gehry-t po behen relativisht simbolike te nje arkitekture ku ndertesa lind, egziston dhe vdes ne nje bote tjeter nga ajo e njerezve. Nga nje ane eshte nevoja dhe arsyeja e egzistences per arkitekturen, qe t’u sherbeje njerezve. Sigurisht qe keto objekte jane ideuar me kete funksion ne plan te pare. Sidoqofte nga ana tjeter shpaloset synimi tjeter I kesaj arkitekture, shokimi, cbalancimi I shqisave si dhe ofendimi I tyre konstant nga nje objekt gjigant, me siperfaqe reflektive qe corientojne dhe nxjerrin ne pah nje aspekt te ketyre objekteve qe une e konsideroj ofendues. Ky aspekt eshte ai I superioritetit te objektit ne lidhje me vezhguesin dhe perdoruesin. Nje arkitekture qe synon kete lloj superioriteti eshte nje arkitekture ofenduese.

    Cdokush mund te flase per shembuj te tille ne arkitekturen historike si p.sh. piramidat e Egjiptit, Katedralja e Shen Pjetrit ne Rome, katedralet gotike apo kompleksi I Versaille-s. Megjithate, per mendimin time keto shembuj te permendur me siper jane ne dialog te vazhdueshem me vezhguesin dhe perdoruesin sepse ne menyre te vazhdueshme e transportojne fokusin e madheshtise se tyre mbi njeriun dhe rolin e tij personal e shoqeror ne ideimin e ndertimin e tyre.

    Monumentet e Gehry-t jane nje testament teknologjik, ato i japin lavdi teknologjise superiore te ndertimit, kompjuterit dhe vizionit unik te arkitektit por jetojne thjesht ne nje plan teknologjik ku njeriu eshte thjesht nje organizem I dobet dhe I paperfillshem ne krahasim me forcen magjepsese te teknologjise.


    Bla, bla…….tani per tani s’po I gjej dot fjalet ne shqip per ta nxjerre vehten nga gropa qe po hap prandaj do ta vazhdoj kete diskutim kur te jem me I fresket e ta kem gjuhen me ne dispozicion.

    Shpresoj qe dikush te debatoje me mendimet e mesiperme
  4. pippo

    pippo Fillestar

    Re: Arkitekture

    A nuk di ç fare te te them teksi jot ishte shume akademik per sa i perket ketij arktekti mua nuk eshte se me pelqen po ky eshte nje mendim personal dhe qe eshte jashte teme thjesht per faktin qe krijimet e tija jane te gjitha gati njelloj kam frike se pas disa vitesh do jene si mc donald qe ku do qe shkon gjen te njeten gje ky besoj se ndoshta do te jete limiti i tij persa i perket ambjenteve besoj se jane unique ndoshta duhet ta visitosh disa here perpara se ta kesh kuptuar...... te shohim po per mendimn tim po vazhdoj te beje te njeten gje do vdesi nuk ka per ti dhene me njeri rendesi . /pf/images/graemlins/smile.gif
  5. Lum urana

    Lum urana Fillestar

    Re: Arkitekture

    Gehry, mendoj se arkitektura e tij eshte e lidhur ngusht me strukturat dhe burimet sociale. Ai beson ne levizjet, format, strukturat qe i japin jet krijimeve te ti, ai gjithashtu eshte i lidhun ngusht me teknologjin, e kupton mire nga po rrjethin gjerat, ai gjith kthehet back to routs, te forma, te ajo biologjike, te levizja, stimulimi, fizjologjia...

    tung
  6. Guest

    Re: Arkitekture

    Lovely >.............
  7. sita

    sita Fillestar

    Re: Arkitekture

    Falemnderit per pergjigjet.

    Une fillova nje diskutim me arkitekturen e Gehry-t sepse kjo arkitekture eshte nje nga shembujt me te fuqishem e me te publikuar sot per sot persa I perket arkitektures bashkekohore. Kisha deshre te shprehesha mbi gjendjen e arkitektures bashkekohore ne pergjithesi dhe jo thjesht te Gehry-t ne vecanti.

    Une besoj se arkitektura ashtu si dhe te gjitha artet e tjera, figurative apo letrare, eshte nje pasqyre e gjendjes ekonomike, sociale, politike e shoqerore e vendit ku krijohet. Arkitektura sidomos ka lidhje me te drejtperdrejta me keto gjendje sepse eshte e perfshire ne te gjitha aspektet e jetes se nje shoqerie. Duke pasur parasysh kete konsiderim te arkitektures, fakti qe kjo arkitekture nuk e mirepret/ integron njesine njerezore (mendimi im personal) eshte nje fakt shqetesues.

    Ky shqetesim vjen sepse arkitektura vete, pasqyron qendrimin e shoqerise ndaj individit, nevojave te tij personale e kulturore, integrimit te tij te suksesshem ne shoqeri. Arkitektura ashtu si dhe media apo kultura e biznesit ne boten perendimore eshte nen influencen e gjigantizmit apo sensacionit apo egzibicionizmit e konsumerizmit qe pasqyron e mbeshtet interesat e nje elite politike apo intelektuale ne lidhje me turmen e individeve qe u japin mbeshtetje.

    Megjithate, interesat e turmes jane te ndryshme nga ato te individit ne nje shoqeri ku cdo tendence krijuese con ne ate qe amerikanet e quajne “lowest common denominator” (s’po I gjej dot fjalet ne shqip).
    Ne kete ambjent te “lowest common denominator” individi ndjehet I izoluar dhe pa mundesi te ushtroje individualitetin e tij ne menyre efikase e te kenaqeshme ne shoqeri.

    Une per vete shume here ndjehem I pafuqishem ndaj materialeve ofenduese qe shoh e lexoj neper gazeta e revista, dhe sa me teper mundohem qe te distancohem nga to aq me teper e izoloj veten nga njerezit rreth meje. E njejta gje dhe me arkitekturen. Mbase nuk kam kapacitetin intelektual per te kuptuar shume nga objektet e arkitektures “post”-moderne, edhe pse jam arkitekt ne profesion. Megjithate dua te besoj se shume nga objektet e sotme arkitektonike jane shume te komplikuara per tu kuptuar, nga arkitektet ne nje ane dhe akoma me keq nga njerezit e zakonshem qe I perdorin keto ndertesa. E kam vene re kete ne indiferencen e mjaft miqve te mi per t’u futur ne diskutim mbi arkitekturen.


    Mjaft per sot. Shpresoj qe te vazhdoje ky diskutim. Deshira ime eshte qe arkitektura te diskutohet jo thjesht brenda perbrenda profesionit por ne spektrin e gjere te integrimit te saj ne shoqeri, si dhe menyrat se si influencohet nga shoqeria dhe si influencon shoqerine.

    Fotot e objekteve te ndryshme qe prezantohen ne kete teme jane shume te vlefshme por e mira ishte qe te diskutojme mbi to. Dhe shpresoj qe diskutimi te mos perbehet thjesht nga tekstet e revistave ku shfaqen keto foto. Besoj se shumica e arkitekteve I lexon keto tekste dhe si rrjedhim eshte me e vlefsheme, te pakten per mua, te di mendimet tuaja personale.


    Pershendetje

    P.S. Arkitektura ne Shqiperi e nga Shqiptaret ka nevoje te ri-linde. Per mendimin tim keto diskutime jane te vlefshme per vete faktin se flasin per egzistencen e mendimit te pavarur te nje brezi te ri arkitektesh shqiptare, qe nje dite do ti fusin shkelmin mediokriteteve qe po lindin perdite ne shqiperi, perfshi lyerjen e Tiranes me bojra. Kjo lyerje eshte me teper nje reklame e egzagjeruar politike nga bashkia e Tiranes sepse vlerat e saj urbanistike, arkitekturale apo kulturore jane hic, zero. Me vjen mire qe Bashkia a Tiranes po perpiqet te beje dicka pozitive po po e ben ne fushen e gabuar. Per mendimin tim eshte nje ironizim dhe shaka me vlerat kulturore qytetare te tiranes si dhe te gjithe shqiptareve. Sidomos kur vjen nga nje njeri si Edi Rama qe eshte I brezit te ri e ka pare e ka bredhur neper Europe e gjetke. Si ka mundesi qe ta shese nje perdhosje te tille te shijeve dhe estetikes se qytetareve te Tiranes nen petkun e dickaje kulturore e artistike.


    …………………………
  8. pippo

    pippo Fillestar

    Re: Arkitekture

    Ciao me vjen mire qe dhe dikush tjeter ketu ka deshire te diskutoj mbi arkiteturen une deri tani jam limituar ne dergimin e pamjeve te projekteve te ndryshme sepse ka nje indiferenze te madhe ndaj kesaj teme nuk e di pse ................ shpresoj qe te gjithe te shprehin ate qe duan se per mendimin tim çdo njeri lind arkitekt ............... ciao
  9. Garo

    Garo Fillestar

    Re: Arkitekture

    Ciao faithless
    Dhe une studioj arkitekture ketu ne Canada , dhe do kisha deshire te vazhdonte diskutimi reth arkitektures sidomos asaje post moderne .

    Po me ben pershtypje konstruktimi i music center ne LA . Eshte e mahitshme dhe e pa besueshme se sa para ka aritur teknologjia e konstruktimit. Dhe pasqyrimi nga virtualitet ne nje mrekulli reale, fale gjenive vizionare .
  10. sita

    sita Fillestar

    Re: Arkitekture

    teknologjia e ndertimit ka arritur ne nivele shume me te avancuara se ajo qe po mundeson arkitekturen e Gehry-t. Jane arkitektet ata qe me ne fund po i kushtojne vemendje perparimeve teknologjike dhe po i perdorin ato ne ndertim.

    Megjithate, per mendimin tim keta arkitekte jane gjeni por sa per vizionare, eshte nje koment qe le vend per diskutim.

    Sidoqofte, arkitektura dhe arti i ndertimit arrin maja te larta nga njera ane kurse nga ana tjeter eshte nje tradite e tere shekullore ndertimi qe po harrohet. Arsyeja qe e permend kete eshte sepse arkitektura dhe cilesia e saj varet shume nga menyra e ndertimit dhe per mendimin tim kushtet dhe metodat lokale te ndertimit ne morine e tyre po zevendesohen nga metodat impresive te ndertimit duke perdorur teknologji te rende.

    ... Shnet
  11. pippo

    pippo Fillestar

    Re: Arkitekture

    Per sa i perket ketij problemi mendimi im eshte THINK GLOBAL ACT LOCAL.......

    ps . do te shkruaj me vone me gjere ciao gezohem qe dikujt kjo tem po i intereson
  12. nirloo

    nirloo Fillestar

    Re: Arkitekture

    me sa shoh paska kohe qe ketu nuk e lag njeri!!!

    mu duk interesant ai debati qe po mendohej te hapej po pastaj nuk e kuptova perse u la ne gjysem!!!???

    une studioj arkitekture ne bologna, itali! do kisha deshire te vazhdonim nje diskutim te tille se mbase mbase mund te shkembejme pika te ndryshme shikimi qe mendoj se nuk mund te jene te njejta per faktin se çdo universitet ka pak a shume pikpamje te ndryshme.

    une per vete nuk e pelqej shume gehry-n!
    ndertesat e tij me duken disa skulptura qe mund te vihen kudo (jane autoreferenciale) dhe qe nuk kane nje kualitet arkitektonik te hapsirave te brendshme qe krijohen. pra jane te bukura per tu pare nga jashte dhe kaq. edhe te bukura mbase eshte gabim te thuash se ato jane me shume te habitshme dhe terheqin vemendjen. pastaj te gjitha njelloj, nuk arrin ti dallosh nga njera tjetra. e tha shume mire njeri me lart qe pas pak do behen si "mc donalds".

    ajo ndertesa e vitra desing museum per mua eshte gjeja me e shemtuar qe kam pare ndonjehere.
    ndersa vitra center qe eshte ne zvicer me pelqeu, ishte me e lezetshme. nuk e di perse po mbase se kishte perdorur ngjyra te ndryshme dhe i jepnin njefare gjallerie, ndryshe nga ajo e gjermanise qe eshte e bardhe. ajo e gjrmanise me duket si nje klloun qe shkon ne nje varrim.
    nje kuriozitet: te kjo ndertesa ketu poshte (pra ajo qe ndodhet ne zvicer) njerezit nuk arrinin te gjenin hyrjen dhe per kete kishin shkruar ne sheshin para nderteteses me shkronja te medha "HYRJE" dhe nj shigjete qe tregonte drejtimin. [​IMG]

    ndersa nje arkitekt qe me pelqen mua eshte jean nouvel.
    ne fakt eshte per tu habitur se teorite e tij nuk me bindin dhe aq shume po kur hyn ne ndertesat e tij e harron fare teorine.
    [​IMG]
  13. Mirsa

    Mirsa Fillestar

    Re: Arkitekture

    Qenka dhe Dekonstruksion-land ketej!
    Megjithse eshte nje rryme qe pelqehet deri diku, nuk me terheq dhe aq. Une nuk jam dakort sepse une e kuptoj konstruksionin, konstruksion te rregullt, skam pse shoh nje ndertese te shperbere. E shoh ne menyre te rregullt. Jam me teper e linjes tradicionale te konstruksionit.
    Me pelqen Konstruktivizmi ku del ne dukje komplet konstruksioni i nderteses, del ne pah i gjithe skeleti si me then. Dy vellezerit sovjetik Molotov e perdornin shume, nje nga godinat ka qene pallati i punetorit ne Moske dhe godina e agjencise TASS.

    Foto te bukura, gjithsesi. Gjynah qe nuk postoka me njeri ketu!
  14. pippo

    pippo Fillestar

  15. Odea

    Odea Fillestar

    Re: Arkitekture

    Kjo tema me kujtoi arkitektin Oscar Niemeyer...iu te apasionuarit apo studentat e arkitektures duhet ti dini mire punimet e tij. Kur studiova qytetin e Brasilia, jam mahnitur nga punimet e tij.
  16. niky

    niky Fillestar

    Re: Arkitekture

    I preferuari im per momentin eshte Peter Zumthor,i cili fitoi cmimin Pritzker per kete vite.E adhuroj menyren se si ai bene arkitekture.Arkitektura nuk eshte thjeshte disa linja e objekte ,por ajo qe fshihet pas tyre,emocioni qe evokojne.Menyra se si ky arkitekt materializon emocionin eshte e mrekullueshme.Drita eshte nje nder komponentet kryesor ne ark. e tij,menyra se si ajo deperton ne objekt te fal nje njesi te kendshme,shpesh mistike.Materialet qe ai perdor,nje komponent tjeter qe e bejne ate te preferuarin tim,ai studion cdo detaj,madje dhe tingullin qe shkakton uji mbi nje siperfaqe te veshur me pllaka guri,jane fantastike gjithe ndjesite qe te percon!
  17. niky

    niky Fillestar

    Re: Arkitekture

    Oscar Niemeyer frymezohet nga linjat e trupit te femres dhe objektet e tij ne pergjithesi kane linja te zhdervjellta.Kam pare nje dokumentar mbi punen e tij gjate viteve dhe me pelqen shume menyra se si ai fillon te mendoj e te skicoj(gje qe me pelqen per te gjithe ark.Me ka bere shume pershtypje menyra sesi skiconte skicat e para,siguria dhe theshtesia me te cilen ai skiconte.Skica shume te tjeshta ne dukje por qe thone shume.
  18. edina

    edina Guest

  19. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    I lumt atij apo asaj qe e ka hapur kete tem kaq te mrekullueshme sepse Artitekturen e dua shum dhe shpresoj se ne te ardhmen te behem nje Artitekte

Share This Page