Kosova Arrestohet Albin Kurti

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga hareid, 1 Dec 2015.

  1. hareid

    hareid Papirus rex

    upload_2015-12-1_15-7-24.jpeg Policia e Kosovës arrestoi deputetin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe 95 të tjerë pak pas përfundimit të protestës së opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e zi.

    Policia e Kosovës ndërhyri në selinë e lëvizjes Vetëvendosje në kërkim të deputetit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ndaj të cilit ditë më parë është lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë.

    Njësitë e posaçme të policisë arrestuan zotin Kurti dhe 95 pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje.

    Prokuroria tha se zoti Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Gjykata themelore në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh zotit Kurti.

    Forca të mëdha të policisë rrethuan selinë e kësaj lëvizjeje pak pas përfundimit të protestës së partive opozitare kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
    Udhëheqësit e opozitës, që zgjodhën kremtimet me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, të mbajnë protestë bënë thirrje për anulimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre, ndan Kosovën nga brenda si dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas opozitës bën që Kosova të humb rreth 9 mijë hektarë tokë.......
     
    Solaris likes this.
  2. Universal

    Universal AnonymouS

    Deri dje luftonin per nje Kosove te pavarur, tani kerkojne marveshje ilegale.
    Me keta drejtues qe po shohim, per fitimet e tyre personale korrupsioni do kaloje ne masa edhe me temedha.
     
    hareid likes this.
  3. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    Po tana heret shqiptart kane dal kunder njeri tjetrit , per ata tana hert Jane thye e jan coptue si komb e si troje, e kta n kosov po ban t njejten gja, m vjen keq per nje pjese te popullit kosavar se kan vujt.e ata qe Jan sot sjane as fale meritave e as fale luftes po interesa sh sh ma t thella.
    Shkurt shqip sjane kurrkush per veten
     

Shpërndajeni këtë faqe