Arrestohet për korrupsion kryeinspektori i Bashkisë së Tiranës

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Universal, 8 Nov 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]

    Drejtori i Auditit i bashkisë së Tiranës, Gjelosh Progni është vënë në pranga në kauzën e korrupsionit pasiv.

    Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Premtimi i fundit”, është arrestuar Gjelosh Progni, 38 vjeç, kryeinspektor i bashkisë, detyrë që e mban që prej vitit 2012.

    Progni ka përfituar një shumë prej 5 milionë lekësh të vjetra nga shtetasja V.B, duke i premtuar asaj punësim në bashkinë e Tiranës në janar të vitit 2013, por pa dhënë specifika të pozicionit të punës.

    / Top Channel
     
  2. Universal

    Universal AnonymouS

    "Gjelosh"nuk e kuptoni qe zbriti nga "bjeshket e namuna" te beje ligjin ne Tirane?Administrata shteterore ne te gjitha nivelet duhet te spastrohet nga "Gjeloshet"qe te shpetoje Shqiperia.
     

Shpërndajeni këtë faqe