Artikulli i dites: (Me terhoqi vemendjen ky shkrim...)

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Wii, 29 Jun 2011.

  1. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Efektet e Krizes Amerikane

    (VIZION+) Një fjali e thënë nga presidenti amerikan Barack Obama ka peshe me shume se çdo gjë tjetër. Kështu e nis një shkrim analize për bursat agjencia “Bloomberg”, kur i referohet deklaratës paralajmëruese për borxhin amerikan te kreut te Shtëpisë se Bardhe dhe efektit te menjëhershëm ne bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës është rritur me 0,5 për qind, duke shkuar ne rreth 100 dollarë për fuçi, ndërsa dollari është dobësuar duke shënuar piken me te ulet te muajve te fundit kundrejt monedhave te tjera, shkruan “Bloomberg”, duke shtuar se bursat dhe investitorët vijojnë te jene ne panik për shkak te se ardhmes se ekonomisë amerikane. Ndërsa “Financial Times” shkruan se dollari është bere viktima e pare e krizës se borxheve ne ShBA, ndërsa kjo jave do te jete përcaktuese jo vetëm për gjigantin ekonomik botëror, por edhe për efektin domino ne bursa. Presidenti amerikan Barack Obama dhe lideri i republikaneve ne kongres Xhon Behner kane shkëmbyer replika te ashpra, ndërsa palët nuk po arrijnë ne një marrëveshje për rritjen e kufirit te borxhit amerikan, te kërkuar nga administrata e Shtëpisë se Bardhe përpara dy gushtit. Obama e dënoi këmbënguljen e republikaneve për te realizuar shkurtime ne buxhet dhe për te mos rritur taksat, ndërsa paralajmëroi për pasoja fatale ndaj ekonomisë amerikane. Por republikani Behner theksoi se presidenti kërkonte një cek te bardhe, gjë qe nuk do ta arrije asnjëherë. Ekspertet e ekonomisë parashikojnë falimentimin e shtetit amerikan, ne rast se nuk arrihet një marrëveshje brenda datës se 2 gushtit. Qeveria federale ka një deficit buxhetor prej 1,5 trilion dollarësh këtë vit, ndërsa borxhi i përgjithshëm kombëtar llogaritet ne 14,3 trilion dollarë.
     
  2. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Manifesti i terroristit Breivik: Skënderbeu, hero i krishterë




    TIRANE- Një auto-intervistë e gjatë e terroristit norvegjez gjendet në internet si pjesë e një manifesti 1.500 faqesh ku glorifikohet krishtërimi dhe përbuzen popujt myslimanë. Në këtë dokument voluminoz, autori i vrasjes së 93 njerëzve dhe plagosjes së 97 të tjerëve përmend me dhjetëra herë Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Detaje të këtyre dokumenteve janë botuar në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare”.

    Breivik ka hartuar një listë, sipas tij, me "heronjtë europianë" të cilët kanë qenë atletë të Krishtërimit dhe pjesë të kryqëzatave kundër myslimanëve, mes tyre është dhe heroi ynë kombëtar. Breivik e përshkruan Gjergj Kastriotin si “pjesëtar i kryqëzatave dhe hero i shqiptarëve të krishterë, disa herë i referuar me emrin e tij islamik, Skënderbeu".

    Terroristi norvegjez flet me përbuzje kundër Perandorisë Osmane që sipas tij ka pushtuar vendet e Ballkanit. Në manifestin e tij, Breivik ka një qëndrim të qartë proserb dhe shpeshherë i referohet burimeve nacionaliste serbe për të dhënë shifrat e popullsisë shqiptare në Kosovë. Një nga burimet e tij është gjithashtu Wikipedia dhe arrin deri atyre sa t'i quajë shqiptarët bashkëpunëtorë të nazizmit. Sipas tij, problematikë janë edhe shqiptarët e Maqedonisë të cilët "janë terroristë që bashkëpunojnë me Al Kaedën".

    Ai përmend gjithashtu rrezikun për atentate terroriste në Shqipëri kundër amerikanëve në vitin 1993. Të bën përshtypje që Breivik flet me përbuzje dhe me sens negativ për aktet terroriste. Ndërkohë, i riu norvegjez njeh deportimin që Greqia i bëri çamëve. "Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, u deportuan rreth 25 mijë çamë nga Greqia në Shqipëri", thuhet në manifestin e tij. Ndërsa, shqiptarët e sotëm ai i përshkruan si antieuropianë dhe sinjalizon: "Kujdes kur i ndeshni, ata mund të duan t'iu grabisin". Terroristi liston edhe partitë që sipas tij, janë jo-islamike, Partinë Demokristiane dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

    Andres Breivik, në "manifestin" e tij ka theksuar se në veprimet e tij është nxitur që më 1999, kur Norvegjia iu bashkangjit bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

    Në tekstin i cili është një kombinim i ditarit, udhëzimeve për bërjen e mjeteve plasëse dhe trakteve politike, autori, thekson se kjo fushatë ka qenë gabimisht e drejtuar kundër “ vëllezërve tanë serbë, të cilët deshën të dëbojnë shqiptarët në Shqipëri”




    Video: http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=42&IDVideo=11571&va_id_video=11571
     
  3. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    ‘Shqipëria do të ndahet, shqiptarët do dëbohen në Anadoll’



    “2083/ Deklarata Europiane e Pavarësisë”. Kështu titullohet dorëshkrimi prej 1518 faqesh i autorit të sulmeve të pak ditëve më parë në Norvegji, ku mbetën të vrarë 92 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, Anders Behring Breivik.

    Dokumenti i bërë publik gjatë ditës së djeshme nga gazeta norvegjeze “VG” është i mbushur me gjuhë urrejtjeje ndaj muslimanëve, ku autori parashtron dhe idenë e shfarosjes së tyre si dhe të ndarjes apo shpërbërjes së shteteve islamike.

    Një hapësirë të konsiderueshme Breivik u kushton shqiptarëve muslimanë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke i konsideruar ata si një e keqe që i kanoset Europës.

    Autori i masakrës, i identifikuar si një ekstremist kristian, pas një parashtrimi të gjatë faktesh historike të shtrirë në shekuj, arrin në përfundimin se shqiptarët dhe turqit janë dy prej kombeve që i kanë sjellë më shumë dëme Europës, si me luftërat e shumë viteve më parë, ashtu edhe në ditët tona.

    Sipas Breivikut, mafia shqiptare është një ndër më të rrezikshmet në Europë. Në vijim të analizës së fakteve, 32- vjeçari, autor i masakrës më të rëndë të ndodhur në Norvegji, arrin në përfundimin se Shqipëria duhet të ndahet mes shteteve fqinje, ndërsa muslimanët që mbesin, duhet të dërgohen në Anadollin qendror.
    “Shqipëria do të ndahet. 20% e territorit t’i kalojë Greqisë, 20% Malit të Zi dhe në pjesën tjetër të jetojnë shqiptarët kristianë. Të gjithë shqiptarët muslimanë do të deportohen në Anadollin qendror” – shkruhet në dokumentin me 1518 faqe të tij.

    Ndërsa përsa i përket Kosovës, Breivik shprehet se të gjithë shqiptarët duhet të deportohen në Shqipëri, ndërsa Kosova duhet të popullohet edhe njëherë nga serbët. Ndër të tjera, vrasësi i 92 personave deklaron se të rinjtë patriotë konservatorë duhet të zgjedhin në mënyrë aktive një sërë pikash për eliminimin e muslimanëve, ku një ndër pikat e renditura është përjashtimi i Shqipërisë nga NATO dhe pengimi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

    Ai shkon më tej, kur shprehet se duhet të krijohet një aleancë e re ushtarake Europiane.

    “Veprimi i parë që duhet të bëjmë për të çliruar shtetet europiane është largimi i NATO-s dhe krijimi i aleancës ushtarake me Rusinë dhe vendet e tjera europiane me kulturë konservatore. NATO do të përfundojë si një hije e përbërë vetëm nga SHBA, Turqi dhe Shqipëri.

    Në këtë pikë, SHBA do të jetojë në një botë shumë më të izoluar, e përjashtuar nga çdo bashkëpunim me Federatën Europiane” – thuhet në Deklaratën e Breivik. Ndërkohë, sipas provave të grumbulluara prej Anders Behring Breivik, ky i fundit del në konkluzionin se bregdeti shqiptar është një zonë tranzit për muslimanët që vijnë në Ballkan dhe si e tillë ajo duhet të zyrtarizohet si zonë tranziti për myslimanët, raportoi Mapo. /albeu.com/

    http://www.albeu.com/kryetitull/%E2%80% ... %99/42002/
     
  4. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Masakra në Norvegji, gjendet trupi i pajetë i shqiptares

    [​IMG]

    ORVEGJI- Shpresat për gjetjen e kosovares 17-vjecare, Lelja Selaci, viktimë e sulmeve në ishullin Otayo shuhen sot.

    Ministria e Jashtme e Kosvës në bashkëpunim me autoritet norvegjeze ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit e pajetë të 17-vjecares kosovare,1 javë pas terrorit të dyfishtë që përjetoi Norvegjia.

    “Baba, deshëm te niseshim po nuk po na lejon policia që të hipim në anije sepse ka ndodhur një sulm në Oslo”,- ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që ka marrë babai i Leljës, Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija 17- vjecare.

    Kosovarja me origjinë nga Vushtri i Kosovës rezultonte e zhdukur që nga e premtja e shkuar, ku Andres Behring Breivik vuri në jetë planin e tij të dyfishtë të masakrës të Norvegji dhe ishullin Otayo, ku mbetën të vdekur më shumë se 90 persona, dhe qindra të tjerën, shumica prej tyre bashkëmoshatarë të Leljës.

    Lelja merrte pjesë në delegacionin e Konventës së të Rinjve të partisë Laburiste në ishullin Otayo-s.
    (e.m/BalkanWeb)
     
  5. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    [​IMG]

    SHBA dhuron 3 anije për Rojën Bregdetare shqiptare


    Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka dhuruar për Rojën Bregdetare të Durrësit 3 anije “ARC ANGEL. Këto anije të reagimit të shpejtë kanë një vlerë 5.3 milionë dollarësh. “ARC ANGEL” ka një gjatësi prej 13 m dhe shpejtësi 35 deri 40 nyje.
    Gjatë muajit gusht, një ekip trajnues i Rojës Bregdetare të SHBA do zhvillojë në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar, që do të përdorë këto anije. Pas përfundimit të këtij kursi, dy anije do shërbejnë në Flotiljen Detare të Jugut dhe një anije në Flotiljen Detare të Veriut, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të këtyre flotiljeve.










    http://www.google.com/search?sourceid=c ... +shqiptare
     
  6. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    [​IMG]

    3 anijet ARC ANGEL dhuratë e Departamentit të Shtetit, për Rojën tonë Bregdetare, janë anije të reagimit të shpejtë me një vlerë 5.3 milion$. Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) në Tiranë, informon se kjo shumë jepet nga fondi i koalicionit kundër terrorizmit të SHBA dhe do të përdoren për këtë qëllim nga Forcat e Rojës Bregdetare Shqiptare. " ARC ANGEL " është e gjatë 13 m, 4 m e gjerë dhe 3.8 m e lartë. Peshon 9.5 ton dhe kap shpejtësi nga 35 deri në 40 nyje (shpejtësia ekonomike 30 nyje). Starton në 13 sek., është e pajisur me 2 motorra 500 kf dhe përbehët nga shumë aparatura të tjera moderne. Gjatë muajit gusht një ekip trajnues i Rojes Bregdetare të SHBA zhvilloi në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar që do të përdorë anijet. Vënia në përdorim e tre anijeve nga flotilja detare do të rrisë ndjeshëm kapacitetin operacional patrulluese, sidomos në operacionet antiterror dhe te zbatueshmerise se ligjit në det.
    nga informacione jozyrtare qe kam marre nga nje miku im oficer i marines shqiptare keto barka qe thuhet jane dhurate ne te vertete jane blere nga qeveria shqiptare dhe duhej te ishin 5 cope por 2 prej tyre me tha qe jane mbytur sesi dhe kur apo ku u mbyten nuk e mora dot vesh.
    Arsyen pse kjo blerje u reklamua si dhurate ai nuk e dinte por sidoqofte USA nuk para te dhuron lehte ndonje gje dhe nqs me te vertete keto jane dhurate do te kete ndonje hile mbrapa.
    une nuk mund te garantoj per vertetesine e ketij informacioni por megjithate desha ta ndaja me forumin sepse eshte i rendesishem nqs eshte i vertete.
     
  7. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    “Vizat” PE miraton opinionin për Shqipërinë



    Komisioni i politikes së jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

    Votimi i sotëm në Komisionin e politikës së jashtme është një ndër votimet paraprake të draft/raportit, i cili pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.

    Në Parlamentin Europian nevojitet një votim i thjeshtë, në mënyrë që procesi i liberazimit të ecë përpara për të mbërritur në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nentor, që duhet të vendosë nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave apo jo brenda këtij viti.
    Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.

    Përfaqësuesit europianë janë shprehur edhe me parë se Shqipëria kryesisht ka përmbushur kriteret teknike që lidhen kryesisht me pasaportat biometrike apo me kontrollin e kufinjve, ndërkohë që ka ende për të bërë në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
     
  8. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Para ca vitesh sikur dhuruan nja 5 te tilla anije, 2 prej te cilave humben rruges... Prap do na bejne ndonje dallavere e do na dhurojne ndonje anije qe humbet rruges keta me duket :)
     
    Sweety el likes this.
  9. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    po keshtu duket mesa kam lexuar info dhe e kam publikuar ne forum...
     
  10. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    ((VIZION PLUS) Qyteti i Vlorës ka një ambulance te vetme dhe kjo është arsyeja pse trupi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi u transportua pas shpërthimit ne bagazhin e makinës se policisë.

    Drejtori i spitalit te Vlorës sqaron se ambulanca ka qene ne një urgjence tjetër larg nga rruga e Skelës ku ndodhi shpërthimi dhe i janë dashur disa minuta deri sa te arrinte ne vendngjarje. Megjithatë duket se edhe lajmërimi i urgjencës nuk është bere qe ne momentet e para kur janë thirrur zjarrfikësit, një tjetër shkak ky për vonesën e saj. Vlora nuk është qyteti i vetëm ku urgjencat mbulohen vetëm nga një ambulance. Edhe me pare drejtuesit e spitaleve te rretheve janë ankuar për pamundësinë e përballimit te urgjencave qe ndodhin ne skaje te largëta te qytetit.

    --------------------------
    Praktikisht me vene duart ne koke!Nese kjo ambulance nuk ka mberrit ne kohe edhe per nje gjyqtar, per njerezit e thjeshte as nuk niset fare!
    Ne nje situate te tille, mendoj i leverdis ndonjerit qe ka nje furgon te gjere, te punesoje 3 mjeke te ndihmes se shpejte dhe te punoje si ambulance! Hap vende pune, rrit sherbimin dhe ndoshta shpeton edhe jete njerezish...
     
  11. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Epo edhe urgjenca qe vjen nuk ka barrele shpeshhere ... cfare pret nga kjo mospergjegjesi e plote sociale e shtetit!
     
  12. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Mediat e vendit fqinj nisin të analizojnë potencialin ushtarak dhe aleancat e dy vendeve. Marrëveshja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ende vazhdon të jetë një problem delikat i pazgjidhur në favor të Greqisë. Tashmë kjo marrëveshje i ka kaluar kufijtë e saj të diskutimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mediat e ndryshme greke po i kushtojnë vëmendje të madhe marrëveshjes në fjalë, duke arritur deri te llogaritja e fuqisë ushtarake të dy vendeve në rast lufte. Në Shqipëri kjo çështje quhet e mbyllur, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si të pavlefshme marrëveshjen e ujërave kufitare të nënshkruar midis dy qeverive në maj të 2009-s. Por, edhe pse kanë kaluar rreth dy vite, qeveria greke ende vazhdon të kërkojë që kjo marrëveshje të funksionojë, duke parë se politikanët shqiptarë janë “dorëlëshuar”. Në takimin e ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto, që u zhvillua në Nju Jork me kolegun e tij grek Stavros Lambrinidhis, për herë të parë Greqia nuk kishte më si prioritet të drejtat e minoritetit, por marrëveshjen e ujërave. Por përse kaq shqetësim dhe këmbëngulje e grekëve për kufirin detar në detin Jon? Çfarë fshihet pas firmës së kësaj marrëveshje? Mediat greke kanë publikuar këto ditë shkrime që u përgjigjen këtyre pyetjeve.

    Luftë në detin Jon!

    Revista greke e shtatorit 2011, “Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, operacioni ‘Skenderbeis’”. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu, i cili shkruan për interesat strategjike në detin Jon dhe Adriatik, ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite. Revista i kushton 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë. Autori thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve, që tashmë kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.

    Si pasojë e mosfunksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe pse Greqia ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saj në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke shfaqur shqetësimet e Athinës, e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptarë emigrantë ekonomikë dhe është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri.

    Rezervat e naftës dhe gazit

    Në studimin e tij, gjeologu dhe ekonomisti i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas, ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror. Gazeta “Avriani” shkruante se Greqia mund të përfitojë afro 700 miliardë euro me nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ. Nikolas kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve. Shkencëtari në fjalë bën një pasqyrë historike të problemeve të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas tij, më 1994-n Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpra dhe Greqia nënshkroi që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon t’i takojë Shqipërisë. “Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi këtë marrëveshje”, shkruan dr. Kostandinos sa i përket kufirit detar me Shqipërinë.


    -----------
    Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete i thone ksaj!
     
  13. Al-Punk

    Al-Punk Still here

  14. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Artikulli te jep pershtypjen qe po e detyrojne me i blere se sa deshira per ti blere vete! Ne nje fare menyre do te ishte sikur Europa te na jepte plehrat neve dhe te na thonte qe nese nuk i marrim, nuk na fusin ne Europe (megjithse ne jemi gati ti marrim edhe pa na e thene fare po kjo eshte ceshtje tjeter)! Natyrisht eshte jasht mundesive te Greqise nje perballje me Turqine!
     
  15. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Kazinote e Tiranes, po luajne (mendsh) te gjithe

    (Shekulli)

    Të fitosh pa u lodhur, thjesht me një të shtypur butoni, ose të shkatërrohesh duke humbur gjithçka: gruan, fëmijët, shtëpinë, punën. E megjithatë të vazhdosh. Ashtu, pa personalitet, si “aktor”, duke shitur dhe humbur gjithçka vetëm e vetëm për të luajtur. Një skenar të tillë të japin punonjësit e kazinove në Tiranë, ndërsa i pyet për të ditur më tepër lidhur me personat që frekuentojnë dhe lënë paratë në lojërat e fatit. Janë nga të gjitha moshat. Si rregull lejohen vetëm ata që i kanë mbushur të 18-at, por ky rregull nuk zbatohet gjithnjë dhe truprojat nuk u kërkojnë gjithnjë kartat e identitetit, kështu që nuk përjashtohen as 15-vjeçarët. “Ndoshta edhe më të vegjël”, thotë një prej punonjësve të një prej kazinove të kryeqytetit.

    Por ka edhe pleq, mosha mbi 60 vjeç. Nuk janë shumë të rregullt në lojë, por megjithatë vijnë. Të parët, nxënësit dhe studentët lënë nëpër kazino paratë e prindërve, pasi nuk janë në punë, ndërsa të dytët, lënë paratë e pensionit. Shumat që lënë variojnë, për nxënësit shkon në 5 – 10 000 lekë (flitet vetëm me të reja). Hera-herës, të gjitha paratë që marrin nga familja për të vazhduar shkollën. Shkojnë dhe i lënë brenda një nate në kazino, ndërsa ankohen se Tirana është e shtrenjtë dhe se nuk po ia dalin dot.

    Por mosha kryesore që frekuenton kazinotë është 25-45 vjeç. Kryesisht janë familjarë dhe njerëz që kanë një punë, biznes apo pagë buxhetore. Këta janë më të rregulltit. Koha e qëndrimit në një kazino varion sipas buxhetit që kanë. Ata që kanë më tepër para, qëndrojnë më shumë, të tjerët largohen më shpejt. Mesatarisht qëndrojnë 3 orë, duke përfshirë këtu ata që rrinë pak minuta e të tjerë që qëndrojnë edhe 24 orë.

    “Ata që kanë më shumë para, vijnë dhe luajnë për zbavitje e zakonisht vijnë natën”, na thonë.

    Çfarë mund të lësh për të luajtur në kazino

    Gjithçka! “Kanë shitur shtëpitë, tokat, bizneset, janë ndarë nga gratë, nga fëmijët. Nuk llogaritet asgjë. Kur luan, e vetmja gjë që ka rëndësi, është vetëm loja. Një që luan në kazino shet orën, celularin, laptopin, shet madje edhe unazën e martesës vetëm e vetëm që të ketë para për të vazhduar lojën. Dhe këto shitje i bën për shifra qesharake. Mund të blesh një motor për 5 000 lekë apo një makinë të mirë për 100 000 lekë.”

    Shumat më të mëdha të lëna

    Variojnë. Ka edhe 500 000 lekë në një natë. Ka të pasur që linin nga 15-20 000 euro në një natë, këta të fundit në nivel qeverie ose drejtuesish. Normalisht nëpër ruleta lënë më shumë.

    Si reagojnë ndaj gëzimit apo hidhërimit? Në të njëjtën mënyrë. Mësojmë se ka raste që dikush ka luajtur dhe i ka rënë për të fituar një shumë 250-500 000 lekësh. U ka rënë të fiktë nga gëzimi. Të tjerë kanë qëndruar 24 orë duke luajtur dhe në mëngjes truprojave u është dashur të thërrasin ambulancën në mënyrë që t’i çojnë në spital në gjendje të fikti, pas humbjes së të gjitha parave.

    Historitë e kazinove janë të dhimbshme.

    Ndoshta ju kujtohet rasti i një gardisti që vrau gruan vitin e kaluar. “Ishte një nga personat që vinte në kazinonë tonë”, thonë punonjës të një kazinoje pranë ish-bllokut në kryeqytet. “Linte të gjitha paratë aty, pastaj shkonte në shtëpi, merrte para të tjera dhe rikthehej. Mësuam se atë natë që vrau gruan, ajo nuk kishte pranuar që t’i jepte të tjera para. Kishte qëlluar mbi të e pastaj kishte vrarë veten”.

    Divorcet? Shumica vijnë prej kazinosë

    Të paktën ky është mendimi i atyre që punojmë. “Njohim plot persona që janë ndarë nga gratë për shkak të kazinove. Njërin madje, e kemi klient të rregullt. U nda nga gruaja e parë dhe mori të dytën. Shkak ishte loja në kazino. U nda edhe me të dytën pas një kohe jo shumë të gjatë. Kemi dëgjuar se me këtë të fundit janë ribashkuar, por s’jemi fort të sigurt. Ai vazhdon të luajë e të harxhojë para për të fituar”. Pastaj në shtëpi këta persona janë të dhunshëm. Nuk shfryhen dot te makineritë apo kazinotë ku luajnë dhe shkojnë në shtëpi dhe dhunojnë gratë e fëmijët. Ndoshta jo të gjithë, por shumica.

    Ku gjenden paratë…

    Shumica e atyre që luajnë, janë familjarë. Paratë që harxhohen, janë para rrogash. Punonjësit thonë se ka një fluks të madh parash në datat në të cilat merren rrogat dhe më pas gjithçka bie në normalitet. Një gjë e tillë tregon se bëhet fjalë për buxhetorë, të cilët paratë e marra nga puna e gjithë muajit, i lënë për të luajtur nëpër kazino. S’janë të pakta rastet kur burra në moshë, shkojnë në kazino me rrogën e muajit, i lënë të gjitha në lojë e pastaj ia plasin të qarit duke u ankuar se kanë lënë fëmijët pa bukë, pasi kanë humbur gjithë paratë. Nuk janë as të pakta ato raste në të cilat njerëz pa shtëpi, marrin kredi në bankë me shpresën për të përmirësuar jetën e familjes. Por, një xhiro nga lojërat e fatit dhe gjithçka lihet aty brenda pak orësh. “Njëri kishte marrë 300 000 lekë kredi për shtëpi. Erdhi dhe i la brenda 4 orësh”, na rrëfejnë.

    Dhuna

    Në një shifër të përgjithshme mund të thuhet se të dhunshëm bëhen rreth 20-25% e atyre që luajnë. “Qajnë, godasin makinat, shajnë. Të gjithë këta persona janë ata që nuk kanë para dhe i humbin të gjitha aty”.

    Numri i atyre që luajnë

    Janë pothuajse të njëjtët. Pak mund të kenë hequr dorë, por qarkullojnë më pak para. Sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë. Njerëzit nuk kanë lekë dhe kjo gjë pasqyrohet edhe nëpër kazino.

    Femrat në kazino? Bashkë me burrin

    Edhe femrat janë të pranishme në kazino. Jo në një përqindje të madhe, por nuk mungojnë. Shumica janë në moshë të rritur, ndoshta mbi 25 vjeçe. “Ka edhe pedagoge. E njoh njërën prej tyre pasi vinte rregullisht, madje merrte edhe bashkëshortin me vete. Tani ka nisur të luajë dhe ai dhe është fiksuar më keq se e shoqja. Lë edhe deri në 2 000 euro. Janë njerëz që kanë para, nuk vuajnë për to”, vjen rrëfimi.

    Shumica e femrave që luajnë janë në gjendje ekonomike. Por ka të tjera që janë punonjëse të kazinove të tjera. Nuk luajnë tek puna e tyre, sepse ndryshe do t’i pushonin menjëherë dhe kështu luajnë në kazino të tjera ku nuk i njohin. “Shumë shesin edhe trupin në momentin që nuk kanë para për të luajtur. Nuk flitet thjesht për punonjëse të kazinove të tjera, por edhe për vajza të moshës 18-30 vjeçe të cilat frekuentojnë ambiente të tilla”.

    Femrat, ndryshe nga meshkujt, nuk janë të dhunshme. Luajnë dhe pastaj largohen.

    Pronari i një universiteti

    Ka çifte që luajnë. Kështu tregohet rasti i një pronari të një prej universiteteve private në vend. Mësojmë se luajnë me shuma të tilla prej 1 500 000 lekësh. Por edhe më shumë se aq. Luajnë të dy, burrë e grua. Paratë vijnë më pas, pasi është luajtur në lojë. Tashmë janë klientë të rregullt dhe njihen prej punonjësve. “Luajnë për qejf. Nuk mërziten se humbasin. Thjesht luajnë, sjellin paratë më vonë dhe vijnë prapë më vonë. Për ta kazinoja është argëtim dhe jo një mënyrë për të fituar para”

    Shuma më e madhe e fituar? 20 700 000 lekë

    Rrëfejnë se shuma më e madhe e fituar në kazinotë e kryeqytetit është 20 700 000 lekë. Personi që i fitoi ishte pronar i një prej televizioneve në vend. “700 000 lekë iu la bakshish stafit. U mor vetëm pjesa tjetër. Ajo konsiderohet prej ne punonjësve si shuma më e madhe e parave të fituara. Por siç duket këto para fitohen vetëm nga ata që e shohin lojën si zbavitje e jo si ata që mendojnë se në kazino do të fitojnë. Fundja mbi këto makina shkruhet zbavitje. Dhe e tillë është”, thotë punonjësi.

    Gënjeshtrat…

    Janë të njëllojta si për femrat edhe për meshkujt. “Mendo një gënjeshtër, dhe ajo patjetër që është thënë prej tyre. Janë mjeshtër për të gënjyer në momentin kur duan të vazhdojnë të luajnë pa u shqetësuar”. Kur telefonohen nga familjet, nisin justifikimet:

    Zemër, po pi një kafe me një shok/shoqe, nuk vonohem!

    Jam rrugës duke ardhur për në shtëpi.

    Jam në një qendër interneti

    Vij për 5 minuta (dhe vonohet 5 orë)

    Edhe priftërinjtë luajnë: Askush nuk bën përjashtim në vajtjet në kazino. Luajnë edhe priftërinjtë. Një foto e vërteton një gjë të tillë. Luhet pak, pa shpenzuar shumë para. Ndoshta thjesht një pasion i fëmijërisë a diçka më tej se aq. E megjithatë luhet.

    Një lojtare e rregullt në kazino është edhe një grua pensioniste. Merr pensionin dhe shkon lë “ca lekë” në lojëra. Por vetëm kaq. Më pas largohet. “Është e rregullt”, thotë një nga punonjësit. “Siç duket jeton vetëm. Luan me lekët e pensionit, por nuk lë shumë”.

    Teksas.. Pastaj, janë edhe tavolinat Teksas. Dikush blen një tavolinë, thërret ata që njeh në telefon dhe loja fillon. “Shkon dora edhe deri në 5000 euro për person. Ndoshta më shumë. Di që kanë filluar të përhapen. Vijnë edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe luajnë. Kam dëgjuar që në Pogradec Teksas është përhapur shumë. Ndoshta pasi është vend pikëtakimi. Por ka edhe në Tiranë plot. Madje edhe në Qytet Studenti”.

    Këshilla

    “Janë aktorë të shkëlqyer”, thotë F.G., një prej punonjësve. “Në momentin që duan para, mund të gënjejnë për gjithçka, mund të qajnë, të kërkojnë falje, të shprehen të penduar, të premtojnë se një gjë e tillë s’ka për të ndodhur. Mua një burrë më erdhi me vajzën e vet 2-vjeçare. Humbi gjithë paratë dhe më tha: “Për kokë të gocës që e kam këtu, po më pe që kthehem, më pështy në surrat”. Nuk e besova. Dhe kisha të drejtë. Pas dy javësh u kthye sërish”.

    “Mos u jepni para për asnjë arsye”, thotë 30-vjeçar, vëllai i të cilit humbi në lojërat e fatit të gjithë biznesin e vet. “Mos u besoni historive të trilluara ku shprehen se i humbën paratë këtu apo atje. S’i kanë humbur gjëkundi veç kazinove”.

    Qendrat e rehabilitimit? Ja që varësia ndaj kazinove nuk quhet sëmundje. Të paktën nuk e quajnë kështu shumica e njerëzve, që e shohin thjesht si diçka kalimtare, deri në momentin që bëhet pjesë e tyre dhe u merr gjithçka.


    ---------------

    Nuk di cfare komenti ti jap ketij shkrimi por edhe zgjidhja me duket mjaft e ngaterruar! Dmth pervecse me mbyll kazinote, nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter!
     
  16. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Per nje histori pa heronj (Opinione nga Fatos Lubonja)

    (Shqiperia.com)

    E prita me interes një emision “Shqip” të Rudina Xhungës të datës 28 nëntor, pasi e dija se atje do të transmetohej një intervistë e historianes Nathalie Clayer lidhur me shpalljen e pavarësisë dhe figurën e Ismail Qemalit. Isha kureshtar të dëgjoja historianen, të cilën e njoh dhe e vlerësoj për kontributin e paçmuar që ka dhënë në shkrimin e historisë sonë, veçanërisht me librin “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” (botime “Përpjekja”, Tiranë 2009). Mirëpo u zhgënjeva pasi u ndodha përpara disa befasish të njëpasnjëshme.

    Befasia e parë ishte titulli i emisionit: “Heronjtë e Shqipërisë”. Ende nuk e paska mësuar gazetarja se termi “hero” është tejet romantizues, ideologjizues (“heronjtë e Luftës Nacional-Çlirimtare”, “heronjtë e komunizmit”, “të ndërtimit të socializmit”, “heronjtë e heshtur”, “heronjtë e burgjeve”) e se, prandaj, duhet përdorur me kujdes e me kursim në përgjithësi, e jo më kur duam të flasim për shkencë – thashë me vete – pasi kështu lehtësisht do ta humbasim njeriun Ismail Qemali dhe historinë e tij të vërtetë prapa heroit Ismail Qemali.

    Befasia e dytë ishte se ndërkohë që prisja intervistën e historianes franceze, më dolën tre të ftuar shqiptarë të Xhungës: Arben Puto, Paskal Milo dhe Artan Lame, që filluan një avaz të vjetër për Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit të parë shqiptar, aktin e tij historik – gjëra për të cilat m’u duk se s’kishte nevojë të ftonte historianë në atë tryezë. Mendova se, për të mos “prishur festën”, Xhunga e kishte hequr intervistën e Clayer pasi e merrja me mend që historiania do të ishte larg gjuhës nacional-romantike që po përdorej aty. U bëra disa herë gati ta kaloja në ndonjë stacion tjetër, por ishte e thënë të provoja befasitë e tjera. Pasi e kishte ngarkuar mirë publikun me ndjenja të larta patriotike, Xhunga futi intervistën e Clayer duke e prezantuar me një lloj mënyre sikur po na paralajmëronte se kishim të bënim me një lloj diversioni ndaj të cilit tre të ftuarit duhet të rrinin në beft që të reagonin në mbarim të intervistës dhe të reklamave pas saj.

    Nëse do ta sintetizoja atë çka tha Clayer, do të veçoja disa ide që, sipas meje, qenë të reja e të rëndësishme për publikun e gjerë.

    Së pari, se shqiptarizmi nuk është vepër e disa heronjve, por se për lindjen e tij (që fillon me arbëreshët) kanë ndikuar shumë faktorë, ku përveç zhvillimit të helenizmit (nacionalizmit grek), ka pasur edhe faktorë të tjerë, si zhvillimi i shkollës, i leximit të shtypit, politikat e Austro-Hungarisë e Italisë, por edhe (vini re!) politikat e Perandorisë sepse autoritetet osmane në vitet 1860 vendosën të krijojnë më shumë shkolla dhe në këtë mënyrë, niveli i edukimit mes shqiptarëve myslimanë, por edhe të tjerë, u zhvillua, u lartësua dhe ideja e nacionalizmit apo kombit bëhet kështu më e pranueshme te të rinjtë që shkonin nëpër shkolla.

    Së dyti, e pyetur nëse i duket normale të kërkohet rishikimi i historisë sonë me Perandorinë, Clayer u përgjigj se “patjetër, duket normale”, madje se e gjithë historia e Shqipërisë duhet të rishikohet, pasi deri tani kjo histori ka qenë shumë e ideologjizuar dhe është shkruar duke mos shfrytëzuar teorinë e shkencave sociale.

    Së treti, kur u pyet mbi rolin e Ismail Qemalit, Clayer vuri në dukje se ky ka qenë një burrë shteti osman dhe se nacionalizmi shqiptar për të, në fillim, ka pasur më shumë qëllime osmane, sesa shqiptare dhe se ai zgjodhi pavarësinë në një moment ku nuk kishte zgjedhje tjetër. Po ashtu, Clayer u tregua “e kursyer” në dhënien e meritave për themelimin e shtetit shqiptar vetëm këtij “heroi”. Duke vënë në dukje se ai ka qenë në krye të qeverisë për një kohë të shkurtër (e këtu ajo bëri një lapsus, sepse me shqipen e saj tha “disa ditë” në vend se “një kohë të shkurtër”), Clayer nënvizoi rolin e Komisionit Ndërkombëtar, i cili ka ndikuar më shumë se Ismail Qemali për krijimin e Shqipërinë duke vënë gjithashtu në dukje se ai ka qeverisur vetëm Vlorën dhe rreth Vlorës, pasi në Durrës ishte Esad Pasha, i cili mund të kishte qenë edhe ai një hero i pavarësisë për shembull. Pra, ideja e saj në thelb ishte se ka pasur shumë aktorë në atë kohë dhe se, ndër ta, Austro-Hungaria dhe Italia ndoshta kanë luajtur rolin më të rëndësishëm nga të gjithë.

    Së katërti, e pyetur për nacionalizmin dhe raportin e tij me shtetin, Clayer tha se ai ka qenë dhe është një nga mënyrat për të mobilizuar popullin, por se nuk është e sigurt nëse ai i bën më mirë ndërtimit të shtetit apo atyre që e përdorin. Sepse, gjithë sipas saj, shoqëria në përditshmërinë e vet jeton dinamika të ndryshme, që nuk janë vetëm kombëtare ose shtetërore, por edhe transnacionale, edhe krahinore, familjare etj. Pra, se gjërat (edhe kur bëhet fjalë për studimet historike) nuk duhen parë vetëm në prizmin e nacionalizmit, pasi ky është një vizion shumë i kufizuar i botës.

    Befasitë e tjera jobefasuese për mua erdhën nga reagimet e historianëve tanë pasi mbaroi intervista. Arben Puto, pasi tha disa fjalë pozitive për librin e Clayer të botuar në shqip, u kap te lapsusi gjuhësor “disa ditë” dhe tha se, si duket, historiania nuk e njeh mirë figurën e Ismail Qemalit, duke lënë të kuptohet se s’ia vlente të merreshe edhe me çka tha ajo. Pastaj e mori fjalën Paskal Milo dhe tori një retorikë të tërë, sipas së cilës, ne nuk duhet t’i mbivlerësojmë këta të huajt, nuk duhet të kemi komplekse inferioriteti ndaj tyre, duke shtuar se historinë tonë e dimë ne më mirë se ata pasi ne “e kemi në gjak” atë.
    Shkurt, historiania franceze, e cila ka punuar dhjetë vjet për të shkruar një libër si “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”, u fut në një emision ku s’kishte as të drejtën e replikës dhe u masakrua në stilin tashmë të njohur të “shkollës” sonë që merret me denigrimin e personit, dhe jo me analizën e argumenteve të tij. Dhe kjo, sipas meje, jo për shkak të lapsusit – që në fakt i përkiste gazetares që e kishte intervistuar ta sqaronte që gjatë intervistës, – por duke e shfrytëzuar këtë lapsus që, sipas meje, historianët tanë do të duhet të ishin të parët që ta kuptonin, duke u nisur vetëm nga fakti se një studiuese që ka punuar dhjetë vjet mbi nacionalizmin shqiptar, nuk mund të mos e dinte se për sa kohë ka qëndruar në krye të qeverisë Ismail Qemali. Në fakt, Clayer ka shkruar një tekst të tërë mbi rolin e figurës së Ismail Qemalit, të titulluar: “Të rimendojmë nacionalizmin ballkanik: – rasti i figurës së Ismail Qemal beut dhe i nacionalizmit shqiptar”, ku trajton gjithë aktivitetin e tij para dhe pas shpalljes së pavarësisë.1

    E vërteta është se prapa lapsusit dhe keqpërdorimit të tij, problemi i emisionit ishte se ai qe një ballafaqim dydiskursesh: atij të historianit shkencëtar dhe atij të historianit ideologjizues që u shfaq qartë në një moment të intervistës ku Xhunga e pyeti Clayer: “Pra, sipas jush, do të na duhet të çlirohemi nga simbolet dhe heronjtë në historinë tonë? Nuk paskemi nevojë për to?”. Dhe Clayer u përgjigj se ajo është historiane që përpiqet të shkruajë historinë apo të japë një interpretim të saj, të kuptojë se cilët janë aktorët që kanë vepruar dhe si kanë vepruar ata – duke nënkuptuar se ky rol nuk përkon me atë të që synon ta përdorë historinë dhe protagonistët e saj si mjet për aktivizim ndjenjash popullore. Kurse qëndrimi i historianëve tanë, veçanërisht me shprehjen e Milos, se ne historinë tonë “e kemi në gjak”, e kësisoj, gati-gati s’paskemi as nevojë ta mësojmë atë, e jo më të na e mësojnë të huajt, ishte një ilustrim par exellence i asaj që studiuesi serb, Slobodan Naumoviç, e quan double insider syndrome (sindroma e dyfishtë të brendshmit). Kjo është sindroma e atij historiani, antropologu, etnologu, shkrimtari, intelektuali që ka prirjen ta ideologjizojë diskursin pasi është dyfish i brendshëm: së pari, pasi i përket grupit që studion për shkak se ndan me të të njëjtën gjuhë, tradita, vlera, interesa dhe, së dyti, pasi bën pjesë në atë nëngrup special shoqëror që historia e ndërtimit të shtetit komb i ka vënë tradicionalisht si detyrë të studiojë, krijojë, mbrojë “çështjen” e grupit. Ky ideologjizim, thotë Naumoviç, mund të jetë i vetëdijshëm dhe i pavetëdijshëm, por të dyja variantet nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe bash kombinimi i tyre është tipik për studiuesit ballkanas.2

    Për ironi të fatit, Puto e provoi si bumerang mbi kurrizin e tij këtë metodë ideologjizimi të diskursit që në thelb e ka origjinën te shërbimi ndaj grupit e që mund të aplikohet edhe brenda vendit kur bëhet fjalë për ballafaqim grupesh me histori të ndryshme. Kohët e fundit Puto ka nxjerrë një libër mbi luftën italo-greke, ku, mes tjerash, ka botuar edhe një dokument që tregon se at Gjergj Fishta ka qenë mbështetësi i fashizmit e se paska thënë për Hitlerin dhe Musolinin se kanë qenë gjeni. Antikomunistët që sot e përdorin Fishtën me të njëjtën metodë mendimi, e sulmuan aq egër historianin për këtë sa ndonjëri arriti deri t’i urojë vdekje të shpejtë. Ndërkaq, duhet thënë se nuk ka pikë dyshimi që ky dokument është i vërtetë, madje ka edhe dokumente të tjera që provojnë lidhjet e Fishtës me fashizmin, që nga faktet e njohura se ai ka qenë akademik i fashizmit dhe antisemit, deri te dokumente që tregojnë se u ka bërë thirrje italianëve të vijnë e t’i “presin duart” Mbretit Zog. Nuk është as i pari, as i fundit, kemi të bëjmë me një figurë që ka jetuar në një kontekst të caktuar social historik, jo me një hero të pacenuar e të pacenueshëm. A duhet t’i dimë ne këto, a duhet të na i shkruajnë historianët këto fakte, apo duhet të heshtin e të vazhdojnë të idealizojnë sipas parimit të mbrojtjes dhe glorifikimit të grupit? Sipas meje, ka ardhur koha që shkenca jonë e historisë të çlirohet nga diskursi ideologjizues, në emër të kalimin tonë në një fazë më të lartë vetëdijeje, e jo të degradojë edhe më tej duke e konceptuar rishkrimin e historisë si heroizim të figurave që ka demonizuar komunizmi.

    Po me heronjtë ç’duhet të bëjmë? A mos vallë duhet t’i heqim ata nga piedestalet ku i kemi ngritur? A nuk paskemi ne nevojë për t’u frymëzuar, për të idealizuar, për të besuar në diçka? – do të nxitojnë të më pyesin, së bashku me Xhungën, një pjesë që, kur kam trajtuar kësi temash, më kanë akuzuar për mohues, rimohues, shkatërrues mitesh, renegat, tradhtar, joshqiptar. Duke mirëkuptuar kompleksitetin e pyetjes po e lë përgjigjen e asaj se ç’duhet të bëjmë me heronjtë për një herë tjetër. Por, nxitoj, megjithatë, të vë në dukje se ky shkrim nuk synon të trajtojë temën nëse na duhen apo jo heronjtë dhe ideologjitë që ata simbolizojnë, por të vë në dukje se me rishikim të historisë së shkruar nga komunizmi duhet të kuptojmë një histori që respekton teoritë shkencore të kohës, dhe jo diskursin ideologjizues të historianëve nacionalistë që vuajnë sindromën e double insider-it.

    Po ç’duhet të kuptojmë me diskurs shkencor mbi historinë tonë? Sipas meje, një diskurs (që na e inspiron edhe leximi i librit të Nathaile Clayer), ku historia nuk shpjegohet nëpërmjet heronjve tanë të pagabueshëm të shoqëruar me epitetet “i madh”, “i fuqishëm”, “i lavdishëm”, por ku ka një analizë të hollësishme të të gjithë faktorëve që sjellin një ngjarje historike, pa fshehje, manipulim, instrumentalizim faktesh; një diskurs ku vendlindja jonë, apo bindjet tona, apo interesat tona e të grupit ku bëjmë pjesë nuk na bëjnë të humbasim etikën profesionale, ashtu që të veçantën tonë ta trajtojmë me tjetër peshë e masë me të cilën trajtojmë të përgjithshmen. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë. “Mund të jetë e vështirë, gati e pamundur, për shkencëtarët e shkencave sociale të jenë objektivë, që shpresat dhe frikat e tyre të mos ngjyrosin bindjet e tyre, – shkruan Naumoviç në esenë e tij duke cituar Alan Rayan - por, ama, ka një diferencë të madhe sa bota midis qëllimit për të bërë diçka shumë të vështirë dhe atij për bërë diçka që s’ka kuptim”.

    --------------------
    Ka ndokush gje me thene?
     
    Al-Punk likes this.
  17. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/14856/Berisha-Te-mesojme-kinezcen-

    Berisha: Te mesojme kinezcen

    Qeveria miratoi projektligjin e ri për arsimin parauniversitar, që përveç rregullimit të marrëdhënieve mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve apo disa veçorive të tjera në mësimdhënie, ligji sjell edhe një risi tjetër. Kjo ka te beje me percaktimin qe ne te gjithe sistemin e arsimit parauniversitar, te jete i detyrueshem mesimi i dy gjuheve te huaja, kur ligji aktual nuk e ka te detyrueshme gjuhen e dyte. Ligji nuk percakton se cilat do te jene dy gjuhet te detyrueshme, pasi ky eshte vendim qe merret ne menyre te pavarur nga secila shkolle ne Shqiperi. Kryeministri Berisha, i cili flet 4 gjuhe te huaja, foli me aq pasion per kete risi te projektligjit, saqe sugjeroi edhe mesimin e gjuhes kineze, si gjuhe e dyte, meqe sipas tij, realiteti i ri boteror dhe ndikimi global kinez do te ndihmoje shqiptaret ne komunikimin me popujt e tjere.

    "Shqiptarët për definicion janë poliglot të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folurës më të përshtatshme për të folur me shpejtësi çdo gjuhë se sa shqiptarët. Qoftë kjo për grupin anglo-sakson, neolatin, e grupit kinez, sllav, etj dhe pikërisht në këtë buron edhe fakti i pasionit të tyre për gjuhët e huaja. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapën më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë", tha Berisha.

    Sipas kryeministrit Berisha projektligji vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit dhe e bazon këtë arsim në 3 disiplina kryesore gjuhën shqipe, leximin dhe matematikën.

    Rama reagon në Twitter

    Kreu opozitës Edi Rama ka shprehur pikëpamjen e tij në lidhje me deklarimet e kryeministrit Berisha për mësimin e gjuhës kineze. Nëpërmjet një komenti në Twitter Rama thotë se “Te mesojme kinezce per te shpetuar! Shpikja e sotme e Kryeministrit gjate krehjes para televizioneve teksa Shqiperia digjet nen debore.

    Ndërsa një një tjetër mesazh në lidhje me situatën në zonat e bllokuara nga dëbora Rama shkruan se “Ndame ndihma ne zonat e bllokuara te Librazhdit.Asnje kembe shteti.Solidariteti njerezor i vetmi garant mbijetese.Faleminderit bashkiakeve socialiste”.
     
  18. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Une do e mesoja po te isha dhe njehere "ne moshe".
    Pavaresisht se KM yne ia keput ne kohen e gabuar, ideja eshte e mire.
     
  19. Rozafat

    Rozafat Primus registratum

  20. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore.

    Sot bëhen 20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.
    Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

    Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

    Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

    Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./Telegrafi/

    4bn28da436c0a2w4ob_800C450.jpg
     

Shpërndajeni këtë faqe