Ashpersi

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga odeon, 10 Jul 2015.

  1. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Ti me torturon me fjalet e tua qe shkundin cdo pluhur te kohes se kotme qe kalon perdit ne mua...Me premton kenaqesi te perzier me dhimbje,po ca rendesie ka?
    Cfare ka per te bere me shume se cberi?
    Ti me thua qe me do,do lekuren time,gjakun tim...dashurine time,te gjithe shpirtin...e perseri ndjej friken qe ke ne anen tende te erret qe fsheh perher...
    Ti do te me prishesh,te luash deri ne max me trurin tim,do te prishesh cdo ligj,me do te jem submissive e jotja.
    Do te me besh te ndjej...ne max cdo cmenduri te cdo ndjenje...
    Cfare do nga une dashuria ime e erret,te provosh gjakun tim nderkoh qe uleras e perpelitem....?
    Do te me besh tenden ndersa le shenja ne cdo cep te lekures time?
    E prap e ndjej eren e frikes tende ndersa me prek fytyren.hah deshiren tende,nevojat e tua...urine tende.
    Merr cfare do dashuria ime e erret,skam asnje frike,asnje tabu...asigje qe me ndal...
    Ti do nevojen time qe te jet njesoj me tenden?
    Merre shpirtin tim eshte i joti.
    Me qo tek ai vend qe do,me ler shenja,me pi,shijoje ulerimen time...
    Kenaqesin qe ti premton dua ta shijoj te gjithen...ashpersine tende,embelsine tende sikur bien engjej ne toke...me jep gjithcka nga ti .Duart e tua qe me ledhatojn e qe nder dridhjet e tyre ndjej pasionin,epshin e eger si nje uragan qe do shperthej ne sekonda...buzet e tua kur me puthin qe me japin dridhje ne cdo qelize trupi...une skam frik nga ti,e sdo kem kurre frike.Dua dashurine tende,dua fiks ate qe ti do nga une.Dua...dua gjithcka der ne cmenduri.
    Degjoj zerin tend qe ndryshon e syt e tu qe shkelqejn kur shikon driten e henes ne qafen time...e me thua:je shume e bukur ne driten e henes,e nata ah nata qe adhuroj eshte e gjate me ty.Ti qe me hipnotizon me ato sy te zinj...e ndihem krejtesisht e jotja.
    Mezi nga epshi me dalin vetem dy tre fjale.
    Me merr Padroni im,tlutem...e me ler te jetoj keshtu me ty deri pasjetes...
     
    odeon, Balahk and Hektor12 like this.
  2. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Arritisu, or mik, ne vetmine tende! Po te shoh te trullosur nga zhurma e njerzve te medhej dhe te copetuar nga thumbat e te vegjelve.
    Me ty dine te heshtin me dinjitet pylli dhe shpati. Perseri po fillon t`i ngjash pemes, qe dashuron, asaj me hije shume, i heshtur, i vemendshem. Per shpirtrat e medhenj, e lire eshte sot toka. Ka vende bosh akoma per vetmimtare e çifte te vetmuar, rreth te cileve fryn aroma e deteve te qete. Akoma eshte e lire per shpirtrat e medhenj jeta e lire. Vertet, ai qe pak zoteron aq me pak zoterohet, andaj bekuar qofte varferia! Arratisu o miku im, ne vetmine tende: te shoh te shpuar nga thumbat nga e mizave helmuese. Arratisu atje ku era fryn e ashper, e forte!
    Arratisu ne vetmine tende! Shume afer xhuxheve, te poshterve rrojte. Shmang hakmarrjen tende te padukshme. Mos ngri dore mbi ta! Ata jane te panumert, nuk te takon ty te merresh me mizat.
    Gjithnje kur jam nje, ka dicka te tepert-mendon Dito. Nje e nga nje kjo me kohe me ben dy! Uni dhe Mua jane gjithmone te ngopur me dialog: a mund te durohet pa asnje mik! Per Dito-n gjithmone miku eshte nje i trete, dhe i treti sherben si nje kamardare, ai pengon qe biseda intime te fundoset thelle. Prandaj une deshiroj nje mik dhe majen e larte sepse une jam dashnor i se vertetes.
     
  3. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Sot pashe nje Dito, nje solemn, nje te penduar te shpirtit; ah, si i perqeshi shpirti im shemtine e tij.
    E patronditur eshte thellesia ime: aty notojne enigma te shkelqyera e barcaleta.
    Tashme jam ne boten time, ketu ne majen e larte me bore. Dimri, miku i trishtur, qendron prane meje. Te mavijosura i kam duart nga shtrengimi miqesor i tij. Une e nderoj kete mik te trishtuar, por me dashje do ta lija vetem. Me dashje i shmangem, dhe po te vrapoja shpejt do te mund ti largohesha. Me kembe e mendime te ndezura vrapoj, ku hesht era, drejt qoshkut me diell te malit me ullinj. Atje qesh me mikun e vrazhde sepse me ka ndihmuar mjaft, mi ka ngordhur mizat e shtepise e me ka fashitur mjaft zhurma te vogla. Dimri eshte nje mik i ashper, por une e respektoj dhe nuk i lutem si ju o krijesa delikate ishullit te zjarrit. Ata ma qajne hallin per morthin “ Ne akullin e vetvetes ai do ngrije” Nderkaq une vrapoj me kembet vale ketu e atje, ne malin me ullinj, ne qoshkun me diell te ullishtes, une kendoj dhe tallem me dhemshurine e tyre. Jam nje prej Dito-ve qe dhimbje provuan por qe kurre nuk rane ne deshperim sepse eshte natyra miku i tyre i mire qe kurre sdo ta tradhetojne.
     
  4. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Tashme i vetmuar dhe dyshues ne mynyre te trishtueshme te vetja ime, une mora nje vendim, jo pa perbuzje, kunder meje dhe pikerisht ne favor te gjithckaje qe me shkaktonte dhimbje dhe qe me dukej e ashper-keshtu gjeta rrugen drejt atij pesimizmi te guximshem qe eshte i kunderti i çdo genjeshtre romantike dhe, sic me duket ende sot, rrugen drejt vetes sime “drejt misionit tim”. Fillova duke i ndaluar vetes, krejtesisht e sistematikisht, c`do lloj muzike romantike, kete art ekuivok, mburravec dhe mbytes, qe e privon shpirtin nga qartesia dhe gezimi i vet dhe qe ben te geloje cdo lloj deshire e erret, cdo lloj aspirate sfungjeroze. Hiqni dore nga muzika romantike, eshte ende sot keshilla ime per ata qe jane burrerore per te qendruar te paster ne gjerat e shpirtit. Nje muzike e tille te lodh nervat, te flashk, te feminizon.
     
  5. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Per te pare shume, eshte e domosdoshme te harrosh veten. Force kerkohet nga kushdo qe do te ngjise malet. Po veshtroj nga lart veten dhe yjte e mi, vetem kete e quaj lartesi. Kjo eshte maja e fundit qe duhet te ngjis! Keto thashe duke u ngjitur e duke krahasuar zemren me kete masiv shkembor, arrita ne maje, perpara ndehet rrafshira e detit. Ndaloj i heshtur dhe heshta gjate. Nata eshte e ftohte, e kthjellet dhe me yje. Megjithate jam i gatshem, ta kapercej vetmine time me te fundit. Ah c`det i erret dhe trishtuar! Ah. Ç'melankoli nate monotone! Ah, fati dhe deti! Tani jam i shtrenguar te zbres drejt jush! Me thelle dhimbjes nga ckam zbritur me pare, gjer ne rrjedhat e saj me te errta,! Keshtu e kerkon fati im. Dhe mire pra, jam i gatshem!
     
    Solaris likes this.
  6. odeon

    odeon Forumium maestatis

    [​IMG] Përgjigje e: Ashpersi
    Me pelqen me fort rropama, bubullima dhe poshterimi i kohes se keqe, sesa kjo prehje prej macoku te kujdesshem e imtar. Tek njerezit urrej mbi te gjithe ata qe ecin lehte, gjysmeqeniet dyshimtare e imtare si rete.
    Dhe “kush nuk di te bekoje, duhet te mesoje te mallkoje!” kjo doktrine e qarte me ka rene nga qielli i kthjellet. Si yll me ndrin edhe ne netet me te erreta.
    Une bekoj, them “PO”, sepse ti me rrethon, ti e delire, e ndritshme, gremine drite! Ne te gjithe qiejt do ta coj “PO”-ne time qe bekon. Ky eshte bekimi im: qofsh siper cdo gjeje si qielli, si çatia e tij sferike, si kupola e kalter, si siguria e vet e perjetshme. Eshte i lumtur ai qe bekon ne menyre te tille.
    Une bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: mbi te gjitha gjerat mbreteron qielli i fatit, qielli i pafajesise, qielli i paparashikuar, qielli i trillit. O qiell siper meje, ti i turpshmi, I zjarrti! Oh, gezimi im, perpara sesa dielli te zbardhe! Dita erdhi, te ndahemi pra!?.
     
    Solaris likes this.
  7. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Nese ndonjehere zemerimi im theu varret, gerreu gurin e sinoreve dhe flakeriu tabelat e thyera ne humbetira; nese ndonjehere tallja ime u perplas mbi fjalet boshe dhe te mykura; nese kam ardhur si nje fshese per merimangat dhe si nje ere pastrimtare per kuterbimin e qelbur te kthinave te plasura te varreve; nese jam ulur ndonjehere ku dergjen te varrosur perendite e lashta, duke dashuruar dhe bekuar boten prane shtatoreve te akuzuesve te vjeter te saj, kjo eshte;
    “ sepse une dua edhe kishat, edhe varrezat e perendive, kur qielli ndrin i kthjellet permes fytyrave te tyre te rrenuara; me deshire ulem si bari dhe lulekuqja e purpurt prane germadhave te kishave- Oh, si nuk do ta deshiroja perjetesine, me te miren unaze martesore, unazen e kthimit? Akoma nuk e kam gjetur femren me te cilen do te desha te kisha femije, nese nuk eshte kjo grua qe dashuroj; sepse une te dua, perjetesi!
     
  8. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne jam Odeon dhe perplot me kete shpirt Odeonik, qe bredh ne qafen e larte te malit ne mes dy deteve, ne mes te shkuares dhe se ardhmes, si reja e renduar, armik i fushave plot zagushi dhe i gjithckaje te lodhur, qe nuk mund te vdese e as te rroje; i gatshem per shkrepetimen qe ndizet ne erresire; i gatshem per rrezen shpetimtare te drites; i mbushur plot me vetetima, qe pershendesin dhe u buzeqeshin shkelqimit te shkrepetimave Odeonike; por eshte i lumtur ai qe eshte i ngarkuar keshtu. Duhet te qendroje gjate pezull mbi male si nje shtrengate gjemimtare.

    E dua thellesine, amshimin e thelle te shpirtit tim!
     
    Solaris likes this.
  9. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne fryn ndonjehere tek une flladi i frymes krijimtare te domosdoshmerise Odeonike, qe e shtyn edhe rastin te vallezoje vallen e yjeve:
    Ne qesh ndonjehere me qeshjen e shkreptimes krijimtare, pas se ciles vjen me zemerim, por me perulje bubullima e gjate e vepres, nese ndonjehere buze tryezes pijanike ne klubin tim te preferuar (Le Petit) kam luajtur bizhos me perendite, sa toka eshte thyer dhe lumejte moren flake. Nese ndonjehere kam pire te plote nga ajo kupe ne te cilen jane perzier aq mire te gjitha shijet e kesaj bote, Nese e dua detin dhe gjithcka qe eshte si deti, e akoma me teper atehere kur me kundershton me zemerim, Ne ka ne mua nga ai gezim ne kerkim, qe i kthen velat nga ajo ane qe eshte ende e pazbuluar, nese virtyti im eshte loder e virtyteve, dhe nese shpeshhere jam futur me te dyja kembet ne ngallezimin e praruar dhe te margaritare, nese ndonjehere i kam hapur qiejt e qete mbi vete dhe me krahet e mi kam fluturuar ne qiejt e mi, nese duke luajtur kam fluturuar neper largesite e thella te drites dhe nese lirise sime i ka ardhur urtia e zogut: E pra kjo sepse une jam nje Odeon.
     
    Solaris likes this.
  10. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Lerme! Lerme! Jam teper i delire per ty! Mos me prek! Bota ime s`do jete as edhe nje here e perkryer? Lekura ime eshte teper e dlire, qe te preket nga duart e tua! Lerme mua, dite e erret, e marre e plot zagushi! Nuk eshte mesnata me e kthjellet?
    O dite, ti kalamendesh prane meje? Ti kalamendesh prane lumturise sime? Mos jam per ty i pasur, i vetmuar, burim begatie dhe thesar?
    O bote, me do? Jam une tokesori per ty? Jam une shpirterori dhe hyjnori? Dite dhe bote ju jeni te paarritshem, keni duar me te shkathta,. Kapni lumturi dhe fatkeqsi te medha, kapni ndonje zot cfaredo, por nuk me kapni mua, fatkeqsia dhe lumturia ime jane te thella, dite e cuditshme, megjithese nuk jam zot nuk jam nje sketerre e zotit. Tani bota ime u be e perkryer, mesnata eshte dhe mesdite, dhimbja dhe gezim, mallkimi dhe bekim, nata dhe diell.
     
    Solaris likes this.
  11. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Cdo gezim kerkon perjetsine e te gjitha gjerave, kerkon mjaltin, tharmin, mesnaten e duhur, varrin, ngushellimin e loteve derdhur mbi te, perendimet e arta. Kush nuk e do me gezimin?! Ai eshte me i etur, me i cilter, me lakmimtar, bren vetveten. Ne te lufton vullneti i unazes. Ai do dashurine e urryer. Dhe sa me i fuqishem e i begate jam, aq me fort marr hov per larg, dhe lutem, sepse do marr dike: e falenderoj qe do me jepet, dhe e falenderoj qe do me u urreje. Eshte i begate gezimi im qe ka etje per dhimbjen, sketerren, urrejtjen, per turpin, per gjymtimin, per boten, sepse ju e dini kjo eshte bota.

    Odeoni, ve re,
    Se c`flet mesnata qe ngado u ndeh?
    Po flija krejt i qete,
    Nga endrrat shpejt u zgjova dhe u ngrita.
    E thelle bote e shkrete,
    Mjaft me e thelle nga c`e pandeh dita,
    E thelle dhimbja—thike,
    Gezimi—me i thelle nga hidherimi,
    Dhe dhimbja thote: ik, mor, ik!
    Por cdo gezim kerkon perjetsine,
    Kerkon dhe ngulmon perjetsine!”
     
    Last edited: 25 Sep 2015
    Solaris likes this.
  12. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne cdo kohe te urtet kane dhene te njejtin gjykim mbi jeten: ajo nuk vlen asgje.... Gjithmone dhe ngado eshte degjuar te dale nga goja e tyre e njejta fjale-nje fjale e mbushur me dyshim, me melankoli, me lodhje nga jeta, e mbushur plot me rezistence ndaj jetes. Edhe vete Nietzsche, duke vdekur, tha: " Te jetosh-do te thote te jesh per nje kohe te gjate i semure. E pra une jetoj jeten time prane lirise qe lartesia me fali, prane librit dhe apostullit si nje dishepull i pa-epur drejt qellmit tim, egzistences sime. Te ruash kthjelltesine tende perballe nje ceshtje te erret, te perligjshme jashte cdo mase, sigurisht nuk eshte zotesi e vogel, por me teper, cfare do te ishte me e domosdoshme ketu se vete kthjelltesia? asnje nuk ja del mbane nese paturpesia nuk ka pjesen e saj ketu. nje teprice force Odeon nuk ben asgje tjeter pervecse provon forcen. Hej Odeon para se gjithash lufta me shpirtin, ndienjen, eshte perkujdesi me i madh i shpirtrave teper te thelle, pasi tek vete plaga gjendet dhe forca per tu sheruar, ehh kjo eshte motoja ime tashme. Por nje tjeter mjet sherimi i parapelqyer prej meje eshte: kapja ne befasi e mohuesve te mi-me syrin tim te keq e shikoj, me kete vesh te keq e degjoj.... e pra ruhu prej meje kundershtari im se skifteret jetojne lart ne lartesi dhe te vrojtoj.
     
    Solaris likes this.
  13. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Tashme shkoi turbullimi i lekundur i pranveres sime! Shkuan dhe floket e bores te ligesise sime te qershorit! Une u shnderrova i teri ne dimer e pasdite dimri--nje dimer mbi lartesite me burime te ftohta e qetesi te bekuar. Oh, ejani qe me shume te bekohet qetesia! Sepse kjo eshte lartesia jone dhe atdheu yne: Ketu ne banojme ne nje vend mjaft te larte e te thepisur per te gjithe te ndyret e per etjen e tyre. Hidhni syte tuaj te paster mbi burimin e gezimit tim, o miq! Si mund te turbullohet ai prej kesaj? Ai do tju buzeqeshe me pastertine e tij.
    Mbi pemen me emrin e ardhmja ne ndertojme cerdhen tone: shqiponjat do sjellin ushqimin me te cilin mund te ushqehen vetem ne vetmimtaret! Sepse po te hanin te ndyret nga ai ushqim do tu dukej sikur gelltisnin zjarr e do u digjej gryka.
    Ne te vertete, Odeoni eshte nje furtune per te gjitha ultesirat. Dhe armiqve e tij, dhe te gjithe atyre qe peshtyjne e vjellin ai u jep nje keshille: Kujdes, se mos peshtyni kunder eres!...
     
    Solaris likes this.
  14. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne shkrimin tim te mesiperm une shpreha se jam perseri atje lart i vetem si gjithmone. Ndjehem vertete i lire nga genjeshtrat e ndienjes sepse e dija qe mbaresia ime fillon vetem ne castin kur une jam me luginen e thelle prane grurit te zverdhulluar prej nga lindin pasionet e befta te nje mendimtari, ato te thellat, intimet? nga kjo pike gufon shpirti im i harese. Une i rekomandoj dikujt qe desha ti mesoj realitetin e sotem kete: Rruga me e shkurter nuk eshte ajo me e drejta e mundeshme, por ajo ne te cilen ererat e favorshme fryejne velen tone -keshtu thone rregullat e lundertareve. Te mos ndjekesh kete rregull do te thote te jesh kokeforte. Ketu fortesia e karakterit eshte turbelluar nga budallalleku. eshte e dhimbshme qe disa fjale, pa te cilat ne moralistet nuk mund te bejme absolutisht, mbajme ne vetvete nje ashpersi tipike te cilen ky njeri te cilit une i trasmetoj dijen time i duket hipokrizi. E pra une sot heq dore nga ky njeri qe sdo te mesoje po te ndrydhet ne guasken e tij mbi te cilen koha do te sjelle harresen.
    Pa kerkuar as me te voglin iluzion mbi kthimin tim te mundshem drejt ultesirave te njeriut qe kerkoja, une sot po nisem drejt madheshtise sime duke shkelur gjithcka dhe cdo gje per te arritur atje ku shpirti me therret. Pra ne egon time qe me con drejt madheshtise sime.
     
    Solaris likes this.
  15. Universal

    Universal AnonymouS

    Teper te bukura,urime krijuesit anonim. :)
     
    odeon likes this.
  16. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Une jam luftarak sipas menyres sime. Te sulmoj eshte nje nga instiktet e mia. Praktika ime e luftes mund te kuptohet me kater pohime.
    Se dyti: une sulmoj vetem gjerat kunder te cilave nuk mundem te gjej asnje aleat gjera kunder te cilave gjendem i vetem dhe rrezikoj vetem veten... Kurre nuk kam bere publikisht ndonje hap qe te mos me rrezikonte: ky eshte kriteri im i te vepruarit drejt.
    Se treti: une nuk sulmoj kurre persona: personi me sherben vetem si nje lente e fuqishme zmadhimi me te cilen mund te bej te dukshme nje fatkeqsi te pergjithshme por qe eshte e pa-dukshme dhe qe kuptohet me veshtiresi. Keshtu une sulmova ndienjen apo me sakte suksesin ne te ose kulturen e saj.
    Se fundi: une sulmoj vetem gjerat tek te cilat eshte perjashtuar dallimi mes njerzve, tek te cilat nuk ka mendime te pa-njohura mbi pervojat e trishtuara, tek mua sulmi eshte nje prove dashamiresie dhe ne disa raste mirenjohje. Nese i kam shpallur lufte ndienjes kjo me lejohet sepse nuk kam pasur as deme as pengesa, vetem une qendroj mjaft larg nga te ngarkuarit me faj te individeve per nje gje qe eshte fataliteti i mijevjecareve.
    Ne te ardhmen do tju tregoj nje pjese te natyres sime lexuesit e mi, qe me krijon veshtiresi jo te vogla ne marredheniet e mia me njerezit.
     
  17. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne nje verande te ngritur ketu ne plazhin e bunec-it nga i cila shikohet poshte deti dhe ne thellesi degjohet feshferima e valeve, u kompozua kjo kenge e vetmuar, me e vetmuara qe eshte krijuar ndonjehere, "Kenga e nates". ne kete kohe me sillet verdalle kjo melodi aq melankolike sa s`thuhet, refrenin e se ciles e rigjeta me fjalet: "i vdekur nga pavdekesia".... Gjate dimrit i kthyer ne vendin e shenjte qe mua me jep ngazellim ne te cilin me kishte shkrepetire vetetima e pare e mendimit te Odeonit, gjeta Odeonin e dyte, nje dite mjaftoi. Ne asnje rast, as per te parin, as per te tretin, as per te fundit Odeon, nuk m`u desh nje numer me i madh ditesh.

    Me heshten tende te flakeruar
    Akullin e shpirtit tim ti copeton,
    Tani nder dete duke gjemuar
    Drejt shpreses me te larte ai shpejton.
    Me i qarte e me i shendetshem gjithmone,
    Nga nje detyrim dashurie i cliruar
    Ai mrekullite e tua kremton
    O vajze e mrekulluar!
     
  18. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Odeoni nuk ka turp te ndjeke rrugen qe te con te nje virtyt edhe kur e dallon qarte se shkaqet qe e shtyjne nuk jane gje tjeter vecse egoizem-ose perfitim, mireqenie personale, frike, kujdesje per shendetin, emrin apo famen. Keto shkaqe i quaj jo-egoiste dhe fisnike. Mire, por nese ata na stimulojne drejt nje virtyti, per shembull te sakrifica, te besnikeria ndaj detyres, ndaj rregullit, ndaj ekonomise, ndaj mases, ndaj ekulibrit, atehere duhen ndjekur, cilido qofte emri me te cilin thirren! Kjo ngaqe te ben te thithesh ajrin e paster dhe mireqenies se shpirtit qe sjell. Pra Odeoni si nje nxenes i vete virtytit e pelqen kete ajer diellor dhe veror te shpirtit qe mund te beje me vone punen e vet dhe te jape me teper pjekuri dhe embelsi.
     
  19. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Vullneti im; Gjeja qe nuk hedh lehte poshte dhe pikerisht ajo e pathyeshmja eshte krenaria ime-sigurisht forca e saj rritet edhe fale plageve qe marr dhe mund te perfundoje duke u bere gjigande. Dikush thote "une e dalloj nga efekti qe shkaktoi mbi mua: ky Odeon i demshem". Por prit pak, dhe ndoshta nje dite do te tregoje se pikerisht ky Odeon te ka bere nje sherbim te madh, duke nxjerre ne shesh semundjen e fshehur te zemres tende dhe duke e bere ate te dukshme. Ndryshimi i opinioneve nuk ndryshon karakterin e saj (ose e ndryshon mjaft pak), por ai ndryshim ndricon disa ane te kostelacionit te personalitetit te tij, te cilat deri tani, ne nje kostelacion tjeter opinionesh, kishin mbetur te erreta e te panjohura.
     
  20. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Behuni te forte

    "Perse kaq i forte?" i tha njehere diamantit qymyri i guzhines. "A nuk jemi ne te aferm?"
    Perse kaq te bute? O vellezerit e mi, keshtu po ju pyes: a nuk jeni ju vellezerit e mi?
    Perse kaq te bute, kaq te dobet dhe te perkulshem? Perse kaq shume mohim, kaq shume vetemohim ne zemren tende? Kaq pak fat ne veshtrimin tend?
    Dhe nese nuk do te jesh e paperkulshme, si mund te fitosh nje dite mbi mua?
    Dhe nese fortesia jote nuk do te shkelqeje, te prese e te ndaje, si mund te jesh nje dite me mua?
    Sepse te gjithe Odeon-t jane te forte. Dhe lumturi t`ju duket kur dora jote le shenje mbi mbi mua, si mbi dylle, lumturi kur mbi vullnetin e mijevjecareve shkruan si mbi bronz e me i forte se bronzi, me fisnik se bronzi. Vetem me i forti eshte me fisniku.
    Kete tabele te re, o e embla ime, po vendos mbi ty: Behu e forte!
    Kete ne Odeonet rekomandojme per kedo e per veten e tyre.
     

Shpërndajeni këtë faqe