Ashpersi

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga odeon, 10 Jul 2015.

  1. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Diten qe une braktisa romantizmin thelle ne zemren e nje pylli qe me fali paqe dhe meditim.
    Keshtu pra ec perpara ne udhen e diturise, me besim te plote dhe me hap te forte! Cilido qofsh Odeon, sherbe si nje burim eksperience! Flaki tutje pakenaqesite e qenies sate, ndiej vetem unin tend: Epoka ne te cilen ti e ndien veten te braktisur dhe te pervuajtur te blaton lavdi, dhe kjo eshte lumturi. Ndiq perseri rrugen drejt malit, ate rrugen plot mundime permes shkretetires se te kaluares: atehere do te kuptosh me mire se nga nuk duhet te shkosh Odeon. Ec me te gjitha forcat, syno perpara. Varet nga ty qe te gjitha ato qe ke perjetuar, kerkimet e tua, udhet e shtrembra qe ke rrahur, gabimet, zhgenjimet, pasionet, dashurine tende dhe shpresen ti shkrish deri ne piken e mbrame per qellimin tend. E nese po, ti ende nuk e di se s'ka mjalte me te embel se mjalti i diturise dhe se rete e varura te hidherimit duhet te sherbejne per shnderrim, i cili do te jape qumeshtin e kenaqesise tende. Ti Odeon kerkon ate shkelqim djellor qe s'pushon te jape edhe nje gezim shpirteror, edhe pleqerine, edhe diturine ti i takon ne te njejtin kulm te jetes. Kete e ka deshire vete natyra. Atehere ka ardhur koha kur eshte afruar mjegulla e vdekjes dhe s'ka mjet qe ta ndale. Takimi me driten eshte hapi yt i fundit. Gezimi i diturise eshte klithma jote e fundit Odeon.
     
  2. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Idiote eshte lumturia ime, budallalleqe flet e do te flase; akoma teper e re dhe e papjekur eshte: te gjithe te vuajturit duhet te me mjekojne!
    Ah, sikur te zbrisja tek miqte, qofte dhe tek armiqte! Odeoni serish mund te flase, te dhuroje e te beje per te dashurit e tij ç`ka me te dashur ne bote!
    Dashuria ime e papermbajtur vershon me lumenj, zbret perendim lindje. Nga heshtje malesh, nga stuhi dhimbjesh poshte ne lugina zhurmoi shpirti im.
    Gjate, teper gjate e vuajta nostalgjine, larg veshtrova. Gjate, teper gjate iu nenshtrova vetmise: e keshtu, heshtjen ç'mesova. E tani jam bere veç gjuhe, shperthim ujevare: poshte, teposhte luginash do te rrezoj fjalen time.
    Lumi i dashurise time le te perfshije vende te paarritshme! A eshte e mundur qe nje lume detin te mos gjeje?
    Nje liqen ndiej ne gji, nje liqen vetmimtar qe i mjafton vetes; por lumi im i dashurise po e terheq me vete ne lugine--per ne det!
     
    Mirabel likes this.
  3. odeon

    odeon Forumium maestatis

    O shpirti im, te mesova te thuash "sot" dhe "atehere" dhe te shperndaje qeshjen ne te gjitha ato qe jane ketu, atje dhe poshte.
    O shpirti im, te lirova nga cdo kthine, te shkunda pluhurin, merimangat dhe hijet.
    O shpirti im, ta shkula prej teje turpin meskin dhe virtytin e kthinave, dhe te binda te rrija lakuriq para syve diellit.
    Me shtrengaten qe e quajne "fryme" u sula mbi detin tend te trazuar, shtyva tej cdo re dhe e mbyta vrasesin, te cilin e quajne "mekat"
    O shpirti im, te kam dhene te drejten te thuash "jo!" si shtrengata, dhe te thuash "po!" si qielli i hapur. I qete si drita ti shkon permes shtrengatave mohimtare.
    O shpirti im, crrenjosa prej teje cdo bindje, cdo gjunjezim, cdo servilizem.
    O shpirti im, te derdha cdo diell dhe cdo nate, cdo heshtje dhe cdo deshire, dhe u rrite si nje trung hardhie me gjinj te fryre e plot bistake rrushi.
    O shpirti im, gjithcka te dhashe dhe ne duar s`me ka mbetur me asgje, dhe tani? Dhe tani me thuaj duke qeshur plot melankoli: "Cili nga ne duhet te falenderoje? A nuk duhet te falenderoje dhurimtari marresin e dhurates? Nuk eshte e nevojshme te dhuruarit? A nuk eshte meshire te marrurit?"

    Te trembem, kur te kam prane. Te deshiroj, kur me je larg. Ikja jote me josh, kerkimi yt me shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga deshirimi!

    Per ty, qe te ndez me ftohtesine, te josh me urrejtjen, te ben per vete me ikjen, te prek thelle me talljen.
     
    Mirabel and Balahk like this.
  4. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Shume te bukura Dito/Odeon.
    i njejti person jeni apo jo?
     
    odeon and Dreamer like this.
  5. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Sa rendesi ka kjo! Flm qe me ndjek.......
     
  6. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ç'faredo qe te krijoj e sado qe ta dua, shpejt duhet te behem kundershtari i saj, te behem kundershtar i dashurise sime; keshtu do deshira, vullneti im i brendshem.
    Edhe ti e di, qe je vetem nje shteg dhe nje gjurme e vullnetit tim; vertet vullneti im i fuqise, i pushtetit, ecen edhe ai me kembet e vullnetit tend per te verteten! Me kete vendim ne zemer, detin e kalova. O ti imazh dhe figure e rinise sime! O ti veshtrim dashurie, o moment hyjnor! sa shpejt qe u largove! Tani mendimi im shkon tek ti, ashtu sikur tek nostalgjia ime e vjeter. Nga ty me vjen nje arome e embel, qe tret zemren e derdh lot. Vertet, kjo ja trondit zemren Odeonit, udhetarit vetmimtar. Gjithnje jam me i pasuri dhe me ziliqari, une, me vetmitari! Sepse une te kisha, dhe ti akoma me ke: me thuaj, kujt si mua i rane lule pranvere. Ah ne ishim krijuar per te mbetur te afert, o mrekulli e embel, e cuditshme, ti s'erdhe tek deshira ime si zog i trembur--erdhe si ajo qe beson tek ai qe beson.

    Sa shume e falenderova endrren e mengjezit qe me dha mundesine te njihja ty.
     
    Balahk and Mirabel like this.
  7. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    shume bukur ....dhe sidomos kur dalin nga nje shpirt i lire pavaresisht gjinise . dashuria mund egoizmin gjinor.....
     
    odeon and Hektor12 like this.
  8. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Me keto enigma e me kete hidherim ne zemer, kaloi Odeoni neper det. Ngadhenjimtar e me kembe te fuqishme qendroi para fatit. Dhe keshtu i foli ndergjegjes se egzaltuar;
    "Jam perseri vetem dhe keshtu dua te jem, vetem me qiellin e kthjellet e me detin e lire. C`fare lumturie eshte akoma ne udhe ne mes tokes edhe qiellit, çfare kerkon per strehim nje shpirt i kthjellet. Odeon eshte akoma ne pranveren e jetes, eshte i gjithi i plote e lehte tundet nga era, peme e kopshtit te mendjes se tij. Odeoni duhet te rritet prane detit si fanar me nje jete te pamposhtur. Atje ku kalojne shtrengatat ne det, grykat e maleve pijne ujin e dallgeve si roje e dites e nates per provimin e ndergjegjes se tij.
    Oh mendim i honit, qe je mendimi im! Kur do te kem forca te te ndiej te me gerryesh e te mos dridhem me? Por me fergelloi zemra kur te degjova se po me gerryeje. Dhe heshtja jote me ben te vuaj, oh, e heshtur si honi! Lundroj, nderkaq, neper dete te trazuara, Me ciklon rreziku e me ze perkedheles.
     
    Balahk and Mirabel like this.
  9. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Odeoni i Herman Hesse ,
    po lexoja tani 11143570_422208527985660_2115837458956070447_n.jpg , vetem kur mu shfaq Odeoni , po e postoj sepse mu kujtuat ju me emrin qe keni perzgjedhur!
     
    odeon and Balahk like this.
  10. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Me rrezikun per te mos u pelqyer vesheve te pafajshem, une po vazhdoj edhe me tej: egoizmi ben pjese ne thelbin e shpirtit fisnik; Shpirti fisnik jep ashtu si merr per shkak te instiktit te flakte dhe te ndjeshem te shperblimit (Falenderimit) Medoemos une heq veshtrimin nga lartesia pa deshire, parapelqej te marr drejtimin horizontalisht, mbase edhe poshte ngadale teper ngadale; Ai merr vesh nga lartesia perderisa merr drejtime te ndryshme. Ka nje fjale te urte qe nena ime eshte munduar te ma mesoje "Beje" zemren tende te vogel, sepse kjo eshte prirja qe mos humbasesh me tha. E pra tashme une po mundohem te komandoj zemren nen keshillen e arte te memes sime.
     
    Balahk likes this.
  11. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Te bukura,shume te bukura.
     
    odeon likes this.
  12. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Sot qe shikoj nga njefare distance pas atyre gjendjeve shpirterore per te cilat te dy shkrimet pararendes jane deshmitare, nuk do te doja te mohoja se ato ne thelb flasin vetem per mua. Eshte pershkruar disi historia ime intime, formimi im. mbi te gjitha deshira ime!... Nga ai qe jam une sot, nga vendi ne te cilin une ndodhem sot, nga nje lartesi nga e cila nuk flas dot me me fjale por me rrufe, oh, sa larg isha atehere! Por e shikoja token, nuk ngurrohesha per asnje cast mbi rrugen, mbi detin, mbi rrezikun, as mbi suksesin! Ndieja nje qetesi te madhe mbi premtimin, mbi kete veshtrim te lumtur drejt nje te ardhmeje qe nuk duhet te mbetet vetem nje premtim! Ketu çdo fjale eshte e jetuar, e thelle, intime, nuk mungojne gjera shume te dhimbshme, jane fjale qe pikojne gjak. Po era e lirise se madhe fryn mbi gjithçka, dhe ajo plage nuk vepron me si verejtje.

    Duke filluar nga ai moment qe une nisa keto meditime, te gjitha shkrimet e mia ishin grepa qe une i hidhja. Mos ndoshta une marr vesh me shume se cdo njeri tjeter nga peshkimi? Nese nuk kam kapur asgje, faji nuk eshte i imi. Mungojne peshqit....
     
  13. odeon

    odeon Forumium maestatis

    O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi! Mjaft gjera jetova si i eger ne vende te huaja, qe te kthehem tek ti, pa lote! Me kerceno duke ngritur gishtin sic bejne nenat, qesh me mua siç qeshin nenat, dhe thuame: "Kush eshte kjo qe iku nje dite si stuhi nga une? - e cila kur u nda, tha: Mjaft gjate jetove ne vetmi, prandaj harrova te hesht....Po çke mesuar ti? E pra meqe harrova te hesht po te flas perseri per ty e embla ime:
    Ç'po me ndodh keshtu? Si nje fllad ere qe vallezon i padukshem mbi siperfaqen e lemuar te Odeonit, lehte lehte si nje pupel, keshtu vallezon ti mbi mua. Nuk mi mbylle syte, ma le te zgjuar shpirtin. E lehte e lehte si nje pupel. Me bind me nenshtron fare, nuk e di sesi. Me miklon gjer ne thellesine e qenies me doren perkedhelese e me shtrengon. Po, me shtrengon, t`ia shpalos tere shpirtin, dhe keshtu shtrihem e zgjatem i lodhur dhe i keputur. "Sa pak duhet te jesh i lumtur!" - keshtu thosha nje dite e me dukej mendim me mend. Me vone e kuptova, se ishte nje blasfemi. Te marret e zgjuar flasin me mire (Heshtje).
    C`po me ndodh? Heshtje! Po ndiej sembime ne zemer? Ne zemer, po! Ah, plas e therrmohu, moj zemer, pas kesaj lumturie, pas ketyre sembimeve!
    Si? Nuk u be me e perkryer bota ne ato castet tona, e rrumbullaket e arrire? Oh, unaze e arte e rrumbullaket, ku ike? Une po te ndjek! Shet!....
     
    Solaris and Mirabel like this.
  14. odeon

    odeon Forumium maestatis

    C`po ndodh, o miq? Po me shihni te hutuar, te zbuar, te embelsuar kunder vullnetit tim, gati per te ikur, per te lene! Po, edhe njehere duhet te kthehet ne vetmine e tij Odeoni, por kesaj here, ariu hyn pa qejf ne shpellen e tij!
    C`po me ndodh? Kush ma urdheron? Ah, zonja ime e zemeruar keshtu do, keshtu me foli; ja u kam permendur ndonjehere emrin e saj?
    Mbreme ne darke, me foli lulja ime e heshtur--ja emri i zonjes sime te tmerrshme.
    Dhe keshtu ndodh, se duhet tju them cdo gje, qe ti te mund te me falesh, qe po largohem pa pritur nga ty.
    A e njihni friken e atij qe bie ne gjunje? Deri ne palce ai trembet, se i rreshqet toka, dhe fillon gjumi.
    Kete ju them, si parabole. Mbreme, ne oren time me te heshtur, toka me rreshqiti; filloi gjumi.
    Akrepi ecte, sahati i jetes sime mori fryme serish drejt ruges se vetmise, asnjehere nuk kisha degjuar aq shume heshtje perreth meje, aq sa zemra mu tremb.
    Atehere degjova nje ze te me flase; A e di Odeon? e une perseri heshta e perseri ai ze foli; Ti e di por nuk do ta thuash. Me ne fund u pergjigja, Po e di por sdua ta them!
    Perseri e degjova ate ze te me thote; Nuk do Odeon? e ke me gjithe mend? Mos u fshih pas aftesise qe ke per te fyer?
    Dhe une qava dhe u drodha si femije dhe thashe: A, do te desha, por s`mundem! Me ler te pakten kete! Eshte mbi forcat e mia!.

    "Ju kerkoni lart, kur kerkoni te lartesoheni,
    Ndersa une veshtroj poshte, sepse jam lart.
    Kush nga ju mund te qeshe e te jete i lartesuar?
    Ai qe ngjitet ne malin me te larte, qesh me te gjitha,
    dramat serioze apo te shtira"
     
  15. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Nje shpirt i plote dhe i fuqishem jo vetem qe u ben balle humbjeve, mungesave, grabitjeve, percmimeve te dhimbshme madje te tmerrshme, por del nga sketerra me plotesi dhe fuqi me te madhe dhe, per te thene thelbesoren, me nje shtim te ri lumturie per te dashuruar. Besoj se ai qe ka gjetur te dashuria dicka nga kushtet me te thella te cdo rritjeje, do ta kuptoje Odeonin, i cili mbi porten e Ferrit te tij shkroi; "Edhe une krijova Dashurine e perjetshme"
    Te pershkoj gjithe rrethin e shpirtit modern, te ndalem ne cdo qoshe te tij - kjo eshte ambicja ime, tortura dhe lumturia ime. Te kapercesh realisht pesimizmin - perfundimi i kesaj do jete nje veshtrim prej Odeoni plot me dashuri dhe vullnet te mire.

    (Kushtuar guximtareve, njerezve me shpirt te kthjellet, te pathyeshem).
     
    Lisa and Solaris like this.
  16. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Po une jam Odeoni, i paudhi. Ai qe ju lutet me dore ne zemer: Le te vije kush nga ju eshte me i paudhi, te me mesoje paudhesite e veta!
    Une jam Odeoni i paudhi! Ku mund te gjeni tjeter si une? Te ngjashem me mua jane te gjithe ata qe bejne zap vullnetin, dhe nuk ja ulin qafen asnje lloj nenshtrimi.
    Une jam Odeoni, i paudhi, me tigan ziej cdo rast qe ia beh. Vetem, kur e ziej mire i them; Miresevjen, ushqimi im! Mjaft raste ia behin te me urdherojne, por vullneti im ia del t`i nenshtroje e t`i detyroje te me bien ne gjunje, te me luten t`u jap nje strehe a nje zemer. Ato me flasin me lajka: Shih Odeoni si vjen si indiferenti prane zjarrit!. Ju me zvogeloheni gjithnje e me teper, o krijesa te dobta! Ju e shkallmuat fare rehatin tuaj! ju u katandiset kaq keq, sa me luteni per virtytet meskine, per ngathtesine. Toka juaj eshte e bute dhe rreshqitese, por qe pema te rritet e te hedhe shtat, duhet te kapet fort pas shkembijve te forte.
    Oh, sikur ju te zhbenit gjithcka eshte gjysmedashje e ndoshta vendim, qofte me plogeshtine, qofte me veprimin tuaj.
    Oh, sikur te mi kuptonit fjalet: "Beni gjithmone ate qe deshironi, por te jeni, para se gjithash, njerez qe dine cdeshirojne!"
    Po cpo ju them keshtu, ju nuk keni veshe si te mite per ta degjuar! eshte akoma mjaft shpejte qe te vije ora ime per ju qeniet e pavendosura!
    Ne mes njerezish si ju, une jam pararendesi i vetvetes, thirrja prej kendezi bucet e pershkon ketu neper krahina te zymta e te shkreta. Por ora e tyre erdhi! Erdhi dhe ora ime! Kohe pas kohe ato behen gjithnje e me te vogla, me te mjera, me sterile, si bari e trualli i gjore! Por shpejt do me qendrojne perpara si bari i thate e si stepa, te lodhur nga vetvetja, te deshiruara me fort per zjarr sesa per uje!
    Oh, ore ee bekuar e shkelqimit! Mister qe i paraprin mesdites, beni nga ju nje dite zjarre perveluese dhe apostuj me gjuhe te zjarrt. Ato duhen nje dite te shpallin me gjuhe prej zjarri: Po vjen, eshte afer Agu i Dashurise se madhe.
     
    Solaris likes this.
  17. odeon

    odeon Forumium maestatis

    O vullneti im! Ti qe m`i largon te gjitha nevojat, ti domosdoshmeria ime, me mbro nga ngadhenjimet e tua te vogla! Mision i shpirtit tim qe te quaj fat! Ti qe je tek une dhe siper meje, me mbro dhe me ruaj per nje fat me te madh!
    Madheshtine e larte, o vullneti im, e ruan per ne fund, sepse je i pamposhtur ne ngadhenjim! Kush nuk i nenshtrohet ngadhenjimit? Cfare syri nuk erret ne kete muzg dehes? Cfare kembe lekundet e nuk mund te qendroje?
    Gjersa nje dite te jem i gatshem dhe i pjekur per mbasditen e madhe; i gatshem si bronxi i skuqur, si re e mbarsur me rrufe, i gatshem per veten dhe per vullnetin me te fshehte; nje hark i deshiruar per shigjeten; nje shigjete e deshiruar per yllin; nje yll i gatshem dhe i mbrujtur per mbasditen; i zjarrte i pershkueshem, i lumtur nga shigjetat e diellit qe e shkallmojne; diell dhe vullnet i pamposhtur diellor; i gatshem te vdese per fitoren! O vullnet, ti qe me largon cdo mjerim, ti domosdoshmeria ime, me ruaj per nje fitore te madhe!.
     
    Solaris likes this.
  18. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Me pelqen edhe pse ste jap dot "like" se rradhen e kaluar ishte pak me spec "lajka" :)
     
    odeon likes this.
  19. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ne syte e tu veshtrova, pak me pare, o jete. Arin kundrova te shkelqente ne syte e tu natyrore dhe zemra m`u platit nga kenaqesia. Nje varke te arte sodita te vetetinte ne bregun e erret te detit, nje varke e arte, qe fundosej, perkundej dhe ngrihej serish.
    Kush nuk do te urrente ty, magjistare dhe rrenimtare, joshetare dhe kerkimtare, ledhatare dhe pendestare.
    Kush nuk do te donte ty, e pafajshme dhe e paduruar, e nxituar dhe mekatare me sy femijerore.
    Ku po me con tani tek virtyti apo vesi? Tani me iken prape, hutaqe e embel dhe mosmirenjohese!
    Te ndjek pas duke vallezuar, edhe ne shtigje te pasigurta. Ku je? jepme doren! apo vetem nje gisht te saj! Ketej ka zgafella dhe kacube drizash, mund te humbasim udhen! Ndalo! mos ik me tej! A nuk sheh si fluturojne perreth lakuriqe nate dhe hutine?
    Kjo eshte nje valle neper lugina e male. Une jam gjahtari, a do te jesh langoi apo kastori im? Afromu! Me e shpejta valltare zemerkeqe!
    Tani per lart! Dhe tani nga ana tjeter! Vaj medet, duke kercyer rashe u shemba. Ah, shihme si dergjem! degjome si lutem!
    Me endje do te ndiqja neper shtigje dhe me te perpjeta! Neper shtigjet e dashurise permes kacubeve shumengjyreshe. Apo, poshte, ne shtigjet e nenujshme te liqenit, ku notojne dhe hedhin valle peshqit e arte.
    Per ty kam kenduar; moj zemerqene, tani duhet per mua te ulerish. Duhet te kercesh e ulerish nen ritmin e ofezes! Une te harroj fyerjen? Jo!
     
    Alephh likes this.
  20. odeon

    odeon Forumium maestatis

    O Odeonë , a jam i ashper? Une ju them, ajo qe rrezohet, ka nevoje t`i japesh dhe nje shtytje!
    gjithcka qe eshte sot, po rrezohet e po kalbet. Kush do te deshte ta mbante? Por une dua ta shtyj!
    A e njihni vullnetin, qe rrokullis shkembin ne greminat e thella? Keta njerezit e se sotmes, veshtroj si rrokullisen ne thellesine time!
    Une jam prelud i nje arti me te mire, Nje shembull! Veproni sipas ketij shembulli!
     
    Solaris likes this.

Shpërndajeni këtë faqe