Ashpersi

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga odeon, 10 Jul 2015.

  1. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Jetë - do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë.
    Jetë - do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh - dhe jo vetëm brenda nesh.
    Jetë - do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; - Por ja që plaku Moisi tha: "Mos vrit!"
     
    Passion- Al, Hektor12 and Sweety el like this.
  2. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Fjala, madje edhe mendimi, me bëhen të urryeshme: a nuk dëgjoj unë pas çdo fjale të qeshurën dhe gabimin, imagjinatën dhe shpirtin e iluzionit? A nuk duhet që të tallem me mëshirën time? Që të tall veten me talljen time? – O det! O mbrëmje! Ju jeni mjeshtra qesëndisës! Ju i mësoni njeriut që të pushojë së qeni njeri! A duhet ta lemë veten të zhytet brenda jush? A duhet të bëhemi siç jeni ju tani, të zbehtë, të shkëlqyeshëm, të heshtur, të gjerë, duke pushuar brenda vetes sonë? Të ngritur përmbi veten tonë?
    Është mrekulli: një çast zgjat sa hap e mbyll sytë dhe me të njëjtën shpejtësi i përket së shkuarës; më parë një hiç, më pas një hiç, për t'u kthyer edhe një herë si lugat, që turbullon qetësinë e çastit tjetër pasardhës. Vazhdimisht griset një fletë nga libri i kohës, bie, fluturon, kthehet prapa dhe atëherë njeriu thotë: "Më kujtohet"
     
    Passion- Al and Hektor12 like this.
  3. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Keni kuraje, njerez? Jeni te vendosur? Jo kurajen e deshmimtarit, por te njeriut te vetmuar e te shqiponjes, qe nuk eshte pare nga asnje Zot!
    Shpirtrat e ftohte, qeniet njerezore si mushka, te verberit, pijanecet nuk jane, per mua, me kuraje.
    Eshte me kuraje ai qe e njeh friken, por e mposht, qe veshtron humneren, por me krenari.
    Ai qe e sheh humneren me syshqiponje, qe kapet ne te me kthetra shqiponje, ky eshte me kurajo.
     
  4. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje keni deshiruar...
    Jam mendimi qe ju ben te vuani. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje... Jam furtune e stuhi, qe shemb pertoke çdo padrejtesi.
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatar dhe shenjtor. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ai qe juve ju le pa gjume...
    Por edhe sikur te jem Apokalips, edhe sikur ditet te binin ne humneren e neteve, perseri, prape ka nje pus ku prehet qetesia. Dhe duhet te ulesh buze erresires dhe me durim te peshkosh driten- qe bie atje ......
     
    Passion- Al, Sweety el and Balahk like this.
  5. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Asgje me fort nuk i jep vrull gezimit, sesa nje vullnet i forte dhe i larte. Kjo eshte gjeja me e mire ketu. Nje peizazh i tere e mund bukuria e kesaj peme. Une e krahasoj me nje pishe, ate qe rritet keshtu si ti, shtathedhur, i heshtur, i forte, i vetem, prej drurit me te mire, qe hepohet madheshtor; si nje pishe qe shtrin deget e blerta e te fuqishme ne tere hapesiren, duke perballuar ererat e stuhite, dhe te gjitha te ligat qe i versulen ne keto lartesi, duke qendruar e patundur, si nje komandant trim e ngadhenjimtar. Kush nuk do te donte te shihte nje peme te tille madheshtore, duke ngjitur malin e larte drejt antenes qellimit tim momental?
    Nga nje peme e tille , ngushellohet edhe ai qe eshte i zymte dhe nuk i ecen mbare; duke te pare me sy edhe i lekunduri fiton siguri dhe shendet. Dhe ne te vertete, te mali dhe te kjo peme jane drejtuar mjaft sy.
     
    Passion- Al, Sweety el and Balahk like this.
  6. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Jane fatkeqe te gjithe ata qe kerkojne vetem nje rrugezgjidhje: te behen bisha te egra apo zbutes te pameshirshem te bishave. Prane tyre nuk do te ngrija kurre tenden. Jane fatkeqe edhe ata qe gjithmone presin, te gjithe keta doganiere, tregtare, mbreter dhe roje vendesh, sheshesh e dyqanesh. Kam mesuar edhe une te pres gjate, por te pres veten. Kam mesuar te rri ne kembe, te ec, te vrapoj, te kacavirrem e te valllezoj. Kjo eshte doktrina ime: kush deshiron nje dite te mesoje te fluturoje, duhet me pare te mesoje te rrije ne kembe, te ece, te vrapoje, te kerceje, te kacavirret e te vallezoje, sepse nuk mesohet fluturimi menjehere. Me shkalle litari mesova te ngjitem ne dritare, me kembe te shkathta te kacavirrem lart mbi direket e anijeve. C'gezim te qendrosh mbi direket e vetedijes! C'gezim te luhatesh mbi direket e larte si nje flakez apo si nje drite e vogel! C'ngushellim i fal anijes se thyer dhe detareve mes dallgeve. Tek e verteta kam arritur permes shume udhesh e menyrash. Nuk jam ngjitur vetem permes nje shkalle ne lartesine ku me shohin syte larg. Nuk me ka pelqyer gjithnje te pyes per udhen. Kjo eshte kunder shijes sime. Gjithnje kam dashur ti gjej vete. Duke pyetur i calltisur, keshtu kam vepruar gjithmone, por me duhet te mesoj t'u pergjigjem edhe pyetjeve te tilla. Kjo eshte shija ime. As e mire e as e keqe, por ama shija ime, per kete nuk me skuqet fytyra e nuk me shkrepet te fshihem.
    Kjo tani eshte udha ime, por ku eshte e juaja? Keshtu iu drejtova te gjithe atyre qe me pyeten. Sepse udha e vertete nuk eshte asgjekundi.
     
    Last edited: 29 Jan 2016
    Passion- Al, Balahk and Sweety el like this.
  7. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Ky shkrim u eshte rezervuar pak njerezve, ndoshta mund te jene ata qe kuptojne Odeonin. Kushtet ne te cilat mund te me kuptojne, dhe atehere patjeter do te kuptojne, I njoh madje mjaft mire. Duhet te jesh i paperkulshem, deri ne ashpersi ne ceshtjet e shpirtit, per te duruar qofte edhe seriozitetin tim, pasionin tim. Duhet te jesh i pershtatur ne male, per te pare poshte vetes pallavrat meskine te epokes mbi dashurine dhe egoizmin e njerezve. Duhet te jesh bere indiferent, nuk duhet te pyesesh kurre nese e verteta sherben, nese per dike ajo shnderrohet ne fat te pashmangshem…Duhet nje prirje drejt forces per te bere pyetje te cilat sot asnjeri s'ka kurajon t'i beje: kurajoja per te ndaluaren, prirja per labirinthin. Nje pervoje permes shtate vetmish. Veshe te rinj per nje muzike te re. Sy te rinj per te pare shume larg. Nje ndergjegje te re per te verteta deri me sot te mbetura memece. Dhe vullnet per te ruajtur te paprekur energjine tende, entuziazmin tend….dhe respekt per vetveten, liri te pakushtezuar drejt vetvetes….

    E mire pra! Vetem te tille jane lexuesit e mi te paracaktuar; Ç'rendesi ka teprica?- teprica eshte vetem njerezimi. Ndaj njerezimit duhet te jesh patjeter superior per nga forca, per nga lartesia e shpirtit-per nga perçmimi.
     
  8. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Nuk mund të mblidhen gjethet e vjeshtës, e ndonjehere as shpirtërat nuk e gjejnë udhen e kthimit. Unë nuk e kam gjetur akoma, ndaj endem ngadalë në vende që kam parë, e atje, atje më vështrojnë. Ajo çka shohin sytë është formë, jashtë e brenda saj unë endem. Nuk po ju shkruaj për t'ju thënë se do shkruaj shumë, jo as për t’ju thënë se do meditoj më fort. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli qe kam per te shkruar çdo dite. Vërtet në këto momente po ndjej mall.
    Më prisni jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, më prisni aty ku urrejtja bëhet dashuri, ku lotët kthehen në rreze dielli. Me prisni aty ku lashe krenarinë për gjithmonë, më prisni aty ku mendimi im s’do të vuaj më! Sot asnje yll nuk shkelqen.
     
    Passion- Al likes this.
  9. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Oh, gjithcka eshte fishkur dhe e hirte, gjithcka qe me pare ishte e blerte dhe plot ngjyra! Sa mjalte shprese mbarta qe ketej per kosheret e mia! Kjo zemer djaloshare eshte plakur e gjitha, jo vetem eshte plakur, por eshte lodhur, eshte fishkur e eshte bere akull. Pak me pare e kam pare te vrapoje heret ne mengjes me kembet e shkatheta drejt qoshkut me diell, por per shkakun e mendimeve qe po shkulmojne ne mendje, me iku gjalleria. Tani i degjoj te me mallkojne edhe guximin e mengjesin tim te jeteshkurter.
    Ne te vertete, disa u ngrihen si valltare ne kembe, se i shponte si hosten e i bente per te qeshur mencuria ime, pastaj u menduan dhe u topiten. Tani i shoh te kerrusen e te zvarriten para drites. Rreth drites se lirise vertiteshin si mushkonjat dikur, dhe poetet e rinj. Por sa me shume shtyheshin ne moshe, aq me teper I ftohej e u hollohej gjaku. Tani i ha malli per qetesine, erresiren, peshperitjet dhe soben e ngrohte. Ndoshta u eshte zbehur kurajoja, meqe vetmia me ka gelltitur si nje balene? Me kot u kane fryre vesheve me vrull, kthimi, bucima e borive dhe thirrja ime prej kasneci? –Ah gjithmone jane te paket ata qe kane ne zemer nje kurajo te gjate e te zellshme dhe ata qe kane nje shpirt durimtar. Gjithcka tjeter mbetet eshte vec poshtersi. Gjithckas tjeter qe mbetet; si gjithmone me te shumtit ne numer, te rendomtit, mendjecektit, ata qe gjithnje jane me tepri, keta te gjithe jane frikacake. Kush eshte nga soji im, do t’i takoje ne udhen e pervojes, keshtu qe shoket e tij te pare do jene kufomat dhe pehlivanet, shoket e dyte, qe do quhen besniket e tij, do jene nje turme, plot dashuri, plot cmenduri, plot adhurim feminor.
    Me keta si une, nuk duhet te lidhe zemren kush, kush ne mes njerezve eshte nga soji im i kesaj pranvere edhe luadhi plot ngjyra.
     
    Passion- Al likes this.
  10. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Nuk dua te kursej armiqte e mi te medhej, madje as ata qe me shpirt me duan. Lermeni t’ju them te verteten!
    Vellezerit e mi te luftes! Ju dua me gjithe shpirt, isha dhe jam nga sera juaj. Por une jam dhe armiku juaj me I madh. Lermeni t’ju them te verteten!
    E njoh urrejtjen dhe ziline e zemres suaj. Nuk jeni aq te medhej te mos njihni urrejtjen dhe ziline. Qofshi se paku aq te medhenj sa te mos turperoheni syresh!
    Ju keshilloj luften, e jo punen. Ju keshilloj fitoren dhe jo paqen. Qofte puna juaj lufte, e paqja juaj fitore. Mund te rrish urte e te qendrosh I vetmuar vetem kur ke shigjeta dhe hark, perndryshe do llapesh dhe do grindesh. Qofte paqja juaj fitore.
     
    Passion- Al and Hektor12 like this.
  11. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Kush mes nesh do te guxonte te quhej një shpirti lire, nëse nuk do të donte të nderonte si pas mënyrës së tij ata njerëz te të cilët ky emër është ngjitur si një sharje, duke hequr nga supet e tyre një pjesë te ngarkesës te dëmit publik dhe te poshtërimit? Por pikërisht ne do te mund te quhemi me gjithë seriozitetin "shpirtra te shfrenuar" (dhe pa sfida krenare ose bujare) sepse ndjejmë vrapin drejt lirisë si instiktin më të fortë të shpirtit tonë dhe, në dallim me intelektet e vënë nën fre dhe te rrënjosur ne mënyrë te qëndrueshme, e shikojmë idealin tonë thuajse të një endacaku intelektual, për të përdorur një shprehje modeste dhe thuajse denigruese.
     
    Passion- Al likes this.
  12. odeon

    odeon Forumium maestatis

    O mesdite e jetes! O kohe madheshtore! O lulishte verore! Lumturi e paqte per te qendruar, pergjuar dhe pritur: Miqte, presin, nate dhe dite, gati, Ku jeni, miq? Ejani, Erdh' koha! Erdh' koha! A nuk qe per ju e perhimta e akullit qe tani hijeshohet me trendafila? Ju kerkoni perroin, te permalluarit shtyhen dhe perplasen, ere dhe mjegull, sot me lart ne kaltersi, per te pergjuar mbi ju me shikimin me te larget te zogut. Ne maje fare u shtrua per ju tavolina ime: Kush banon ne yje, aq afer, kush ne largesite me te hirta te humneres? Mbreteria ime: cila mbreteri eshte shtrire me larg? Po mjaltin tim; kush e ka shijuar?.... Ja ku ja, o miq! Oh, a nuk jam une ai nga i cili doni te ikni? Ju ngurroni, jeni te marre, ah, do me pelqente te ndienit inat! Une, nuk jam me une? Nje tjeter dore, hap, e fytyre? Dhe ajo qe jam une, per ju miq a nuk jam? U bera nje tjeter? I huaj per veten time? I larguar nga vetvetja, nje luftetar, qe shume shpesh ka zoteruar vetveten. Kerkova une atje ku era fryn me fort? mesova te banoj, atje ku nuk banon kush, ne vende te shkreta me arinj polare, harrova te jem njeri dhe perendi, mallkim dhe lutje, mos u bera nje hije qe ecen mbi akuj?
     
    Passion- Al likes this.
  13. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Te jetosh me nje gjakftohtesi te pafund dhe krenare, gjithmone matane. Te kesh dhe te mos kesh me deshire ndienjat e veta, te vetat pro dhe kunder, te perkulesh mbi to me ore te tera; te ulesh mbi to si mbi kale ose si mbi kurrizin e gomarit; ne te vertete eshte e nevojshme te dish te shfrytezosh si marrezine e tyre ashtu edhe zellin e tyre. Te ndjekesh te treqind paraskenat e tua, te mbash edhe syze te zeza, ka aty raste ne te cilat askush nuk duhet te shihet ne sy dhe ca me pak ne "brendesi" . Dhe te zgjedhesh per shok ate ves çapken dhe te gezuar, miresjelljen. Dhe te ngelesh zot i kater virtyteve te veta: i guximit, i mprehtesise, i dhembshurise, i vetmise. Ne te vertete, vetmia midis nesh eshte nje virtyt, nje prirje fisnike dhe e dhene pas pastertise e cila ndien se ne takimin midis qenies njerezore dhe qenies njerezore " ne shoqeri" eshte e pashmangshme nje mungese pastertie. Çdo shoqeri, ne ndonje menyre, ne ndonje vend, ne ndonje rast, behet "vulgare"
     
  14. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Odeon me zemer, nga takimi me te cilin secili largohet i pasuruar, jo i falur dhe i mahnitur, jo i ndihmuar dhe i shtypur nga nje shpirtmadhesi e huaj, por i pasur ne vetvete, per veten me i ri se me pare, i hapur , i lulezuar i ruajtur nga nje ere qe shkrin, ndoshta me i pasigurt, me i brishte, me i thjeshte, me i copetuar, por i mbushur me shpresa qe nuk kane ende nje emer, plot me deshire dhe batice te re, plot me ngurrim dhe zbatice te re... Por cfare po bej, o miqte e mi? Per ke po ju flas? Kaq i harruar kam qene prane vetes sa te mos ju kem permendur emrin e tij? Gjithmone qe te mos e keni marre me mend ju vete cili eshte ky shpirt dhe zot i dyshimte, i cili me kete deshiron te lavderohet. Sic ndodh ne te vertete, qe i vogel, atij qe eshte gjithmone ne udhetim dhe ne toke te huaj, po keshtu edhe une kam kryqezuar disa shpirtra te rralle dhe jo pak te rrezikshem, por mbi te gjitha pikerisht ata per te cilet po flisja ne kete menyre te perseritur: deri edhe perendia Nietzsche, ate perendi te madhe te dyshimte dhe joshes, te cilit, sic e dini, dikur ne fshehtesi te madhe dhe nderim te thelle i kam marre prodhimet e hershme (me duket se une qeshe i fundit qe i bera nje propozim meqenese nuk gjeta asnje qe te kuptonte ate qe bera atehere).
     
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Yes, you are THE MAN!

    I am sorry I did not meet you in life. I have met you in death. Nuk ndjeve dhimbje! Grandfather!

    Nicolas Tesla!


    I will avenge you sevenfold!


    Gjyshi im nga babi vdiq me tekie ne koke. Si ato te cifuteve.
    Gjyshi im nga mami vdiq me kapele republike te bardhe ne koke.
    Babi im vdiq me kapele republike te arte ne koke.

    Une i kam te gjitha kapelet!


    Adea
     

Shpërndajeni këtë faqe