Austri-Shqipëri, Publikohen Çmimet E Biletave

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Agjenti_007, 11 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455109852tifozet-shqiperi.jpg

    Tifozët shqiptarë duhet të paguajnë nga 8 deri në 24 euro biletën për miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë.

    Federata Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për sfidën e 26 marsit ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ka vënë në dispozicion 4 mijë vende për tifozët kuqezi.

    Sipas deklaratës së Federatës Austriake, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të paguajnë 8 euro, ndërsa biletat e tjera do të kushtojnë 19 dhe 24 euro.

    Pjesa më e madhe e tifozëve tanë do të akomodohen në sektorin F, i cili ka rreth 3 mijë vende të ulura, ndërsa rreth 1000 të tjerë do të jenë në një pjesë të vogël në sektorin A1.
     

Shpërndajeni këtë faqe