Bakllavaja!

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga Diavolessa, 23 Jul 2003.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Bakllavaja!

    Me ka princesha ime ditelindjen te premten e du me e bo....Kush me thote si behet?
  2. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Bakllavaja!

    U befte 100 vjec!

    Vecse une nuk di si behet bakllavaja... di vetem si haet /pf/images/graemlins/laugh.gif
  3. Rrapatushja

    Rrapatushja Fillestar

    Re: Bakllavaja!

    Do ti besh petat vete apo me peta te gatshme?
    Me peta vete, pervecse merr shume shumeeeee kohe, heren e pare duhet te te rrije personi qe ta meson tek koka, sepse brumi gjithmone ka mendjen e vete, dhe kur te them une hape peten beje te holle, ajo qe ti mendon se eshte e holle, mund te jete e trashe sipas meje. Pastaj 50% e suksesit te bakllavase qendron tek shurupi, sa i nxehte, sa i trashe, dhe ne c'kohe duhet hedhur. Je me mire me peta te gatshme /pf/images/graemlins/wink.gif
  4. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Bakllavaja!

    Princesha edhe 100 rrusho.Ma ki kujdes se rritet edhe princi knej.
    Pa dale nga tema,edhe une si parafolsja Anablue,di vetem si hahet.Per ate qellim jam specialist.Po deshe te ndihmoj ne ate fushe
  5. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: Bakllavaja!

    Bakllava

    Masat:

    1 kg miell
    4 veze
    1 gote uji vaj
    5 pako gjalp (te tretur)
    1.5 kg arra
    5 filxhana caji sheqer per shurupin
    2 filxhana caji nisheste

    Sisim miellin ne nje tepsi. hapim 1 grope ne mes hellim pak kripe, vezet, ujin dhe e zeme brumin te forte. E punojme derisa brumi te shtrohet e ndajme ne kulaca te vogla e leme te pushoje dhe pastaji hapim petat me nisheste. Petat mund te hapen 1 nga 1 ose 2-3 bashke (keto te fundit lyen ne mes te njera tjetres me pak gjalpe). Pasi i hapim petat i leme te thahen dhe pastaj i shtrojme ne tepsi duke lyer midis njera tjetres me gjalpe. Pasi i kemi shtruar gjysmen e petave i hellim arrat pastaj i shtrojme gjysmen tjeter i sperkasim me vajin dhe gjalpin, e ndajme ne kallepe dhe e pjekim ne furre (ngadal) derisa te krijohet nje kore e kuqe brenda dhe jashte. Pastaj pergatisim shirupin i cili duhet te hidhet i nxehte ndersa ballavaja e ftohte.

    Per shurupin e ben 1 mase sheqer me 1 mase uje.
    Ps: Kur ndan petat, duhet thike e mprehte edhe njyhet shpesh ne gjalp, ne kete menyre nuk njiten petat. Per icin e arrave i shkuq ne nje fertese me sheqer, mund ti shtosh edhe biskota te copezuar te vogla. Gjithashtu mund te besh 2 shtresa me arra dhe i ndan kulecet ne tre pjese.
  6. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: Bakllavaja!

    Kjo eshte marre nga Balkanweb (peta te gatshme):

    Bakllava

    Doza për 10 persona:
    - 1/2 kg bajame të qëruara,
    - 400 gr. gjalpë,
    - 40 gr. kanellë dhe karafile,
    - 1 kg petë bakllavaje.
    Për shurupin:
    - 1/2 kg mjaltë,
    - 700 gr. sheqer,
    - 1/2 l. ujë,
    - aroma të ndryshme.

    · Mënyra e gatimit. I përvëlojmë me ujë të nxehtë bajamet dhe u qërojmë cipën (po të duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu siç janë) dhe, si t'i thajmë duke i fërkuar pak me një pecetë, i shtypim ose i presim me thikë në mënyrë që të bëhen si një trahan i trashë. Shtypim, njëkohësisht, dhe kanellën bashkë me karafilët, pastaj vëmë gjalpin të shkrijë në zjarr.
    · Marrim një tepsi të përshtatshme, të llogaritur me shtresat e petëve, e lyejmë mirë me gjalë dhe shtrojmë në të dy petë bashkë, lyejmë sipërfaqen e petës me gjalpë dhe hedhim mbi të disa thërrime bajamesh e pak pluhur erëzash (kanellë e karafil). Shtrojmë mbi to një petë tjetër e, si ta lyejmë me gjalpë, hedhim përsëri mbi të bajame dhe kanellë. Vazhdojmë pastaj duke shtruar nga dy petë e mbi to një shtresë bajame, duke pasur parasysh se, më në fund, do të shtrohen përsipër 3 petë, të lyera me gjalpë por pa shtresë bajamesh mbi to.
    · Së fundi lyejmë mirë me gjalpë edhe sipërfaqen me majën e një thike të mprehtë. Maja e thikës duhet të futet derisa të cikë petët e fundit e të shkojë pa ndërprerje deri në fund të çdo vije, por cipat të mbeten të bashkuara njëra me tjetrën. Gjithashtu, petët nuk duhet të ngjeshen gjatë heqjes së vijave, prandaj thika duhet të jetë e mprehur mirë. Pasi ta kemi përgatitur në këtë mënyrë, tepsinë e vëmë në furrë me nxehtësi mesatare, që bakllavaja të piqet për afro një gjysmë ore. E lëmë pastaj të ftohet pothuaj krejt dhe vetëm atëherë i hedhim përsipër shurupin, e jo kur është ende e nxehtë.

Shpërndajeni këtë faqe