Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 4 Dec 2003.

  1. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    per mendimin tim kjo do te jete pronarja e bankes me te madhe te shqiperise .
    aty jane depozituar 143 miliard lek te reja = 1.3 miliard $.
    nqs se edhe kjo banke do te jete agresive ne tregun e kredive ndoshta do te ndryshoj dicka per ekonomine shqipetare.
    PROCREDIT qe eshte nje banke gjermane eshte shume agresive ne tregun shqipetar te kredive-- ka dhene me shume e depozitave. LECONI kete artikull publikuar disa dite me pare :


    Deri në fund të këtij muaji ProCredit Bank ka dhënë rreth 43.3 milionë euro kredi për më shumë se 8200 klientë aktivë në 12 degë të hapura në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa niveli i depozitave është rreth 74.5 milionë euro.


    sikur edhe banka e kursimeve nen kujdesin e pronarit te ri te behet si procredit shume do te permisohet per te gjithe ne.
  2. fjorent

    fjorent Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Jam plotesisht dakord me ty.
    E rendesishme eshte qe banka me e madhe shqiptare te mos shkoje ne doren greke por te shkoje ne nje vend si Austria.
    Me e mira do te ishte te menaxhohej nga menaxhere te zote shqiptare, por kur ke parasysh klasen politike shqiptare qe prodhon menaxhere servile te saj gje tjeter nuk ngelet per te bere.
  3. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Banca Intesa e gli azionisti di controllo di Delta Banka, Belgrado hanno firmato oggi il contratto di compravendita per l'acquisizione del 75% più un'azione, o, al verificarsi di certe condizioni, del 100% del capitale sociale votante di Delta Banka.


    Il perfezionamento dell'operazione, si legge in un comunicato, è previsto all'inizio del secondo trimestre del 2005, dopo le relative autorizzazioni in Serbia e in Italia e il lancio dell'offerta di acquisto da parte di Banca Intesa. Banca Intesa pagherà 277,5 mln di euro in contanti per il 75% del capitale più un'azione (con un accordo correlato riguardante tra l'altro l'esercizio, nell'arco dei prossimi quattro anni, di un'opzione call da parte di Banca Intesa e di un'opzione put per i venditori sulla restante quota di capitale) oppure 370 mln di euro in contanti per il 100% del capitale di Delta Banka .


    Il prezzo di acquisto, spiega la nota, è stato determinato applicando un multiplo pari a 3,2 volte il patrimonio netto di Delta Banka al 31 dicembre 2004. L'acquisizione verrà finanziata con il disinvestimento di attività non strategiche, incluse le quote partecipative in Commerzbank e HVB recentemente cedute.


    Delta Banka, continua Banca Intesa nel comunicato, è la seconda banca in Serbia e Montenegro per totale attivo: a dicembre 2004 aveva un totale attivo di 691 mln di euro, raccolta con clientela di 553 mln di euro, impieghi di 332 mln di euro e un patrimonio netto di 114 mln. L'utile netto del 2004 è stato di 22 mln di euro. Delta Banka ha 144 filiali e 16 punti vendita su tutto il territorio nazionale e oltre 400.000 clienti.|Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?|Leopardii|Leopardii|Mon Sep 5 22:53:00 2005|62.10.55.247|1|0|0|0
    0019000115000037|0019000115000000|19|1688|Delta Bank (serbi) blere nga nje banke italiane pak kohe me pare:


    dege = 144
    kliente = 400mije
    assete = 691 milion Euro
    fitimi = 22 milion Euro
    cmimi = 370 milion Euro :shrug:|Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?|Leopardii|Leopardii|Mon Sep 5 22:58:00 2005|62.10.55.247|1|0|0|0
    0019000116000000|0019000116000000|19|1688|mos jemi bere me verte vend eksperimentesh ku te huajt vertetojne ne praktike teorite e tyre te shkruara neper libra.
    sistemi piramidal i firmave te vitit 1997 ka hyre ne librat e ekonomise me shembullin konkret shqiperine. po behen edhe sot e kesaj dite EKSPERIMENTE per sa i perket politikes e(me BERISHEN E TOSIN) edhe per sa i perket ekonomise se tregut qe po hyn ne shqiperi. leconi keto 2 artikuj per importin e birres e per zgjedhjet lokale ne TIRANE :


    Integrim jo diskriminim i prodhimit



    Marrëveshja e Asociim Stabilizimit dhe angazhimi i Qeverisë Shqiptare për heqjen e tarifave doganore në Shqipëri brenda vitit 2005 rrezikon të rrënojë tërërisht industrinë shqiptare të prodhimit të birrës. Paralajmërimi i parë për afrimin e pragut të falimentimit, i dhënë një muaj më parë, duket se ka hasur në heshtjen e qeveritarëve, të cilët miratojnë me një servilizëm të dukshëm çdo porosi dhe direktivë që vjen nga Brukseli, pavarësisht nga fatura e rëndë e kostove që duhet të paguajë biznesi shqiptar. Ndonëse tre javë më parë zonja Meksi ka kërkuar mirëkuptimin tonë për vështirësitë e këtij procesi, në sirtarët e institucioneve shtetërore nuk gjendet asnjë dokument i shkruar që të flasë për përpjekje, rezistencë ose së paku

    ...një deklaratë kundërshtimi apo sugjerimi në mbrojtje të interesave të biznesit vendas, i cili do të vihet përballë goditjes fatale nëse taksa doganore për birrat e importit do të ulet nga 20 në 10 për qind dhe në vitin 2005 do të bëhet zero. Ne nuk jemi kundër masave të detyrueshme që duhen marrë për të ndihmuar procesin e integrimit të vendit, por nuk mund të pranojmë rolin e viktimës teksa vërejmë se me çfarë ashpërsie dhe mungesë transparente por veprohet gjatë këtyre ditëve, duke na dhënë të kuptojmëse pas këtyre lëvizjeve fshihen qëllime të caktuara të lobeve ekonomike. Konkretisht, në letrën që Salzman i ka dërguar qeverisë shqiptare për kushtet që duhen plotësuar në kuadrin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim associmit në mënyrë të habitshme përmenden vetëm heqja e taksës së rrugës Durrës-Kukës dhe heqja e taksës doganore për birrën e importit. Duke patur parasysh se shumica e birrës së importit vjen nga Greqia, mund të themi pa kurrëfarë frike se lobet greke të eksportuesve, që sundojnë për vite më radhë në tregun shqiptar, kanë arritur të depërtojnë deri në Bruksel për t’u imponuar negociatoirëve që të veçojnë me kujdes nga të gjitha kushtet vetëm atë që ka të bëjë me favorizimin e eksportuesve të birrës greke! Po qeveria dhe ligjvënsësit shqiptarë ç’duhet të bëjnë përballë kësaj gjendjeje? A duhet t’u thonë “ok” për çdo kusht evropianëve apo duhet të bëhen barrikadë për të mos lejuar kushte diskrimunese dhe frenuese për prodhuesit vendas?! Vitin e kaluar u barazua akiciza e prodhimit vendas me atë të importit, taksa doganore u bë 20 për qind, tani ulet me 10 përqind, sepse kështu e do BE. Pas kësaj, ku duhet të shkojnë rreth 70 milionë euro investime të kryera në insustrinë vendase të prodhimit të birrës?! Në Shqipëri funksionojnë 5 fabrika të mëdha dhe rreth 80 fabrika të vogla, që prodhojnë për tregun e brendshëm, në të cilat janë punësuar rreth 5000 vetë. Janë gati 5 milione euro të ardhura më shumë që këta prodhues do të shtojnë në buxhetin e shtetit për vitin 2004, pasi parashikohet që prodhimi i birrës të dyfishohet. Por që shteti rrezikon t’i humbasë të gjitha këto vetëm për shkak të zbatimit të urdhërave që vijnë nga Brukseli dhe që shkojnë në interes të biznesit grek. Disa nga arsyet themelore që e bëjnë të domosdoshme zbatimin politikave mbrojtëse në dobi të industrialistëve vendas janë: Shumë biznesmenë të kësaj industrie kanë marrë kredi pranë bankave private ( që në total llogariten rreth 30 milionë euro ) me interesa të larta që shkojnë nga 8-12 përqind në vit. Si mund të shlyhen detyrime të tilla, nga më të lartat në Evropë, nëse nuk zbatohen politika mbrojtëse për biznesin vendas? Në këtë pikë edhe bankat e nivelit të dytë duhet të jenë më aktive, pasi në një ditë të keqe, kur klientët e tyre të mos kenë fuqi të paguajnë, nuk do të kenë se çfarë t’u marrin në këmbim të interesave të larta. Ndërkohë, nuk ka sesi të pretendohet që prodhuesit vendas të vihen në pozita të barabarta konkurrimi me të huajt, pasi dihet mjaft mirë se në ç’kushte të vështira të mungesës së infrastrukturës punojnë biznesmenët shqiptarë, të cilët përballen me paradokse të tilla si mungesa e energjisë elektrike apo e ujit, si dhe me vështirësi të tjera të paimagjinueshme për një vend normal evropian. Ne e kuptojmë rëndësinë e proceseve integruese por nuk mund të pranojmë zellin e tepruar për ta shkarkuar tërë barrën e rëndë të kostos me një shpejtësi, që nuk e ka provuar asnjë vend lindor që ecën në të njëjtën rrugë anëtarësimi në BE. Ne duam të integrohemi por jo të gllabërohemi nga bizneset e vendeve perëndimore. Ne kërkojmë që të respektohen investimet e sipërmarrësve shqiptarë në Shqipëri, duke mos i reduktuar në mënyrë të menjëhershme tarifat doganore, që shkojnë në dëm të biznesit vendas, i cili sapo ka nisur të gjallërohet. Për të mos shkuar më larg, zonja Meksi dhe zoti Priebe le t’i referohen një vendi ballkanik, si Rumania, e cila anëtarësohet në vitin 2007 në BE dhe që vazhdon të aplikojë një taksë doganore 240 për qind ndaj birrave që importohen. Përse Shqipëria duhet të jetë një vend EKSPERIMENTAL ? :rockband: Ne kërkojmë një sistem ligjor të saktë, një administratë shtetërore korrekte që lufton kontrabandën dhe konkurerrencën e pandershme. Njëkohësisht biznesmenët e industrisë së birrës kërkojnë që procesi i integrimti të kryhet gradualisht, në mënyrë që kostoja të përballohet natyrshëm, pa shkuar deri në vdekjen e bizneseve. Këtë e mbështesim në këto argumente: Së pari, teknologjia e industrisë vendase nuk është e atij niveli që të përballet me parametra të njëjtë me atë të vendeve perëndimore. Së dyti, kapacitetet prodhuese të shoqërive shqiptare nuk janë të krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara. Së treti, të gjitha lëndët e para që përdoren në këtë industri merren nga importi dhe për to biznemenët paguajn të gjitha detyrimet doganore dhe kostot e transportit. Së katërti, infrastruktura e dobët, e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në Ballkan, rrit në mënyrë të detyrueshme kostot e prodhimit vendas. Për të gjitha këto ne kërkojmë që të frenohen praktikat diskriminuese ndaj industrisë vendase dhe të gjendet gjuha e mirëkuptimit për të lehtësuar kostot e integrimit me politika të drejta mbrojtëse.|shqiperia vend EKSPERIMENTESH nga ana e botes ?|Leopardii|Leopardii|Fri Dec 5 10:27:00 2003|62.10.58.148|1|0|0|1
    0019000116000001|0019000116000000|19|1688|Kryebashkiaku Rama sulmon ashpër ambasadorin e OSBE në Tiranë

    “Lipponen tregoi mungesë ndershmërie profesionale”

    Luljeta Progni

    Kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama duke vlerësuar zhgënjyese procedurën që përfundoi me vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor në dëm të tij, ka folur mjaft ashpër edhe ndaj ambasadorit të OSBE Lipponen.

    Ai ka akuzuar për mungesë ndershmërie dhe kurajoje ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, në qëndrimin dhe rolin e tij në këtë vendim. “Mungesa e kurajos dhe mungesa e ndershmërisë profesionale edhe të përfaqësuesit finlandez të OSBE-së ka luajtur rolin e vet, pasi unë nuk mendoj se komisionerët tanë megjithë të metat në trajnimet e tyre, megjithë difektet në punën e tyre, mund të vihen në të njëjtën shkallë konsiderate e vlerësimi me ata komisionerë të PD-së, të cilët u sollën në 12 tetor sikur të ishin në 26 maj të vitit 1996. I bëj thirrje që gjakftohtësinë e pjesës më veriore të Evropës ta vërë në shërbim të zbatimit të ligjit në Shqipëri”. Duke kontestuar qëndrimin e përfaqësuesit të OSBE-së me vendimin, Rama deklaroi duke ironizuar Liponen si përfaqësues finlandez të OSBE-së për njëanshmëri në vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, duke e konsideruar fatkeqësi për shqiptarët, por edhe për Liponen mungesën e respektit për ligjin: ”Për fatin tonë të keq, por edhe për fatin e keq të përfaqësuesit finlandez të OSBE-së, u anuluan ato qendra votimi, ku shkelja e ligjit nga ana e komisionerëve të PD-së ishte më e spikatur, ku komisionerët e PD-së bënë jo vetëm gjithë sa mundën, por edhe gjithësa nuk mund të imagjinonin për ta futur procesin në një zvarritje si ajo që të gjithë bashkë përjetuam”, tha dje Rama.

    Ligji të zbatohet kudo njëlloj
    Edi Rama i ka bërë thirrje ambasadorit Liponen që të kuptojë se ka ardhur koha që edhe Liponen ta kuptojë se ligjet duhen respektuar njësoj si në Finlandë, Shqipëri e në BE: ”Unë nuk kam besim se ne do të mund të konkludojmë në datën që do ta caktojë organi përkatës, në rast se bashkë me përfaqësuesin finlandez të OSBE-së nuk biem në një mendje, që ka ardhur koha që ligjet të zbatohen njëlloj si në Finlandë, si në BE, si në Shqipëri, si në Shtetet e Bashkuara dhe KA ARDHUR KOHA QE SHQIPERIA TE MOS TRAJTOHET ME SI NJE LABORATOR KU MUND TE BEHEN EKSPERIMENTE :sleep: SA ME TE CUDITSHME ,gjithmone ne funksion te zbutjes se KAFSHEVE TE RRALLA :rockband: tha Rama. Pasi ka rreshtuar shumë akuza për Liponen, por dhe për politikën në tërësi, Rama ka deklaruar se nuk ka ardhur koha që të zgjidhet një kryetar bashkie konsensual, por në se do të vijë do të jetë Liponen që mund ta zërë këtë vend. Gjithashtu, Rama ka kërkuar të respektohet ligji që nga A-ja deri te Zh-ja. Ai deklaroi se, nëse u miratua një Kod Zgjedhor, ishte e udhës që për zbatimin e këtij Kodi Zgjedhor të bëheshin vlerësime të përgjithshme, të ndaheshin këto vlerësime me një kandar farmacie në një vend ku thyhen edhe peshoret që peshojnë kamionat, por t‘i shkonte Çezarit ajo që është e Çezarit dhe Zotit ajo që është e Zotit, tha dje Rama.
  4. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Banka Shqiptare e Kursimeve shitet 95 milionë dollarë

    Lajmi i ores 9:10 AM

    TIRANË (18 Dhjetor) - Banka Raiffeisen e Austrisë fitoi tenderin për blerjen e Bankës Shqiptare të Kursimeve, me një çmim të ofruar prej 95 milionë dollarë. Burime zyrtare nga qeveria shqiptare konfirmuan se shitja e Bankës së Kursimeve është bërë më shumë sesa ishte parashikuar nga qeveria. Por më vonë do të bëhet publikë edhe çmimi që i kishte vendosur qeveria shqiptare kësaj banke. Zarfat u hapën në mbledhjen e bërë dje në mbrëmje pas shumë shtryrjesh të njëpasnjëshme. Bankat e ofruara për privatizimin e Bankës së Kursimeve, ishin banka hungareze OTP dhe Raiffeisen e Austrisë. Në 20 Tetor të këtij viti të dyja këto banka bënë kërkesën zyrtare për parakualifikim dhe tre-katër ditë më pas Komisioni i Vlerësimit i kualifikoi të dyja, duke i hapur kështu rrugën proçesit të vëzhgimit nga afër të situatës financiare të bankës. Zarfi i bankës hungareze OTP nuk u hap pasi u panë parregullsi në dokumentacion. Ndër blerjet më të suksesshme të Raiffeisen janë në vitin 2000 blerja e Market Banka në Bosnjë-Hercegovinë, në 2001 blerja e HPB dhe Banka Agricola, dhe në vitin 2002 blerja e Bankës së Kosovës. Sot Raiffeisen zë 25.5% të tregut bankar austriak, zotëron 28.2% të depozitave, 22.1% të kredive dhe 28.9% të fondeve të menaxhuara. Në 30 qershor 2003 pasuria totale e saj ishte 50.453 milionë euro, fitimi para tatimit ishte 165.9 milionë euro dhe raporti të ardhura/shpenzime 70.9%. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
  5. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    shpresoja per nje cmim me te lart, po duke e krahasuar me 1 $ e bankes tregtare dhene turqeve , nuk duket edhe shume keq.
    e cuditshme qe nuk hapen edhe zarfin e bankes hungareze !!!! nejse......
    ndoshta e kishin vendosur qe ne fillim se kujt do tja jepnin.
    shpresojm per nje politik agresive ne kreditimine vendit te pronarve te rinj edhe nje sherbim me te mire per klientet.
  6. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Skandal me Bankën e Kursimeve

    Banka i shitet me 28 milionë USD më pak austriakëve. Skualifikohen hungarezët

    Shekulli

    Banka “Raiffeisen” e Austrisë është shpallur mbrëmë papritur fituese e tenderit për privatizimin e Bankës së Kursimeve. Sipas Ministrisë së Financave, oferta e austriakëve ishte 126 milionë dollarë, por vetëm 96 milionë dollarë do t’i jepen realisht shtetit shqiptar, sepse për pjesën tjetër austriakët deklarojnë se do ta investojnë “për hapjen e një dege të bankës së kursimeve në Kosovë”.
    Kjo lojë shifrash dhe ndryshimi i kushteve të konkurrimit në minutat e fundit, ka ngjallur dyshime të forta dhe pakënaqësi tek përfaqësuesit e bankës hungareze. Oferta e tyre nuk është marrë parasysh, sepse Ministria jonë e Financave i ka skualifikuar fare papritur në momentin e fundit, duke u vënë si kusht paraqitjen e një dokumenti që me sa duket ishte i pamundur të përgatitej brenda një kohe kaq të shkurtër.
    Përfaqësuesi i kësaj banke që ka mbërritur dje në Tiranë, Lazlo Wolf, tha në një komunikim me mediat se ishte i befasuar, duke e quajtur joserioze atë që kishte ndodhur. Ai deklaroi se qeverinë shqiptare se “ndryshoi kushtet e konkurrimit në momentin e fundit”.
    Zarfi i bankës hungareze përmbante ofertën 124 milionë dollarë, të cilën OTP kishte premtuar ta jepte të gjithë “kesh” në dorë. Duke patur parasysh se austriakët do të japin realisht vetëm 96 milionë dollarë, i bie që oferta e hungarezëve është rreth 30 milionë dollarë më shumë.
    Në fakt, i gjithë procesi i këtij konkurrimi mes austriakëve dhe hungarezëve për bankën tonë të kursimeve, për përfaqësuesit e OTP-së ka qenë vazhdimisht i kompromentuar. Gjatë vizitës së një grupi gazetarësh në selinë qendrore të kësaj banke në Budapest, Lazlo Wolf shprehu pakënaqësinë e tij për zërat që qarkullonin prej kohësh në Tiranë se pavarësisht ofertave, ishte vendosur që Banka e Kursimeve t’u jepej austriakëve.
    Vetë Ministria e Financave. 24 orët e fundit ka qenë fare e paqartë lidhur me kohën e hapjes së zarfave dhe përballjes së ofertave. U paralajmërua fillimisht se fituesi do të shpallej ditën e mërkurë, pastaj u shty për ditën e premte. Dje në mesditë, papritur bankave pjesëmarrëse iu kërkua një dokument shtesë, dokument i cili u paraqit në kohë vetëm nga banka austriake. Pas mbërritjes së tij, ministri i Financave ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe ka deklaruar se Banka e Kursimeve u shit. Hungarezët u skualifikuan sepse sipas ministrisë “nuk paraqitën në kohë dokumentin e kërkuar”. Zarfi i tyre nuk u hap megjithatë oferta u mor vesh pak orë më vonë.
    Banka e Kursimeve është banka më e madhe e nivelit të dytë në Shqipëri. Dy konkurrentet, Banka e Hungarisë OTP dhe ajo austriake, “Raiffeisen International Beteiligungs AG”, në 20 tetor të këtij viti bënë kërkesën zyrtare për parakualifikim dhe tre-katër ditë më pas Komisioni i Vlerësimit i kualifikoi të dyja, duke i hapur kështu rrugën procesit të due-diligence (vëzhgimit nga afër të situatës financiare të bankës). Në fillim ishte banka austriake “Raiffesien”, e cila gjatë 1 jave, me ndihmën e personelit të bankës zhvilloi procesin e due-diligence, për t'ia lënë më pas vendin bankës hungareze OTP, për të bërë vlerësimet e saj.
    Privatizimi i bankës më të madhe të nivelit të dytë në sistemin bankar shqiptar është cilësuar nga bota ekonomike shqiptare si ngjarja më e rëndësishme ekonomike e vendit.


    -Ecuria e procesit të privatizimit të BK-së
    Privatizimi i Bankës së Kursimeve ka dështuar disa herë deri tani. Në dhjetor të vitit 1999, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për formën dhe formulën e privatizimit të BK-së, sipas të cilit privatizimi do të realizohet nëpërmjet shitjes deri në 100% të aksioneve nëpërmjet një kombinimi ndërmjet investitorit strategjik (jo më pak se 35% të aksioneve), institucioneve financiare ndërkombëtare (jo më shumë se 49% të aksioneve) dhe biznesit privat vendas (deri në 24% të aksioneve). Në fund të muajit qershor 2001 Ministria e Financave shpalli hapjen e tenderit ndërkombëtar, ku faza parakualifikuese (përcaktimi i shortlistës) duhej të përfundonte brenda muajit shtator 2001, por për arsye të një niveli të pamjaftueshëm të shprehjes së interesit nga ana e investitorëve strategjikë në privatizimin e bankës, ky tender nuk u realizua. Në këto kushte u pa e arsyeshme që tenderi të shtyhej për në fundin e majit 2002. Tenderi u organizua në qershor 2002 dhe dështoi për arsye se bankat “Intesa” dhe “San Paolo” u tërhoqën prej tij. Si përfundim tenderi u la brenda vitit 2003.

    - Cilat janë bankat e interesuara për blerjen e Bankës së Kursimeve?

    Banka Hungareze OTP, është banka me e madhe e Hungarisë. Ajo është krijuar në vitin 1949, ka kaluar në disa etapa ristrukturimi, për të kaluar në privatizim të plotë ne vitin 1992, duke u kthyer momentalisht ne banken me te fuqishme të sistemit bankar hungarez. Gjate periudhes kohore 1995-deri ne gjysmën e pare te vitit 2003, OTP, sipas IFRS ( Institut i Standardeve Nderkombetare te Raportimit Financiar), fitimet u rriten nga 7.5 miliardë në 41.2 miliardë dhe duke dale nga nje humbje prej 1.5% ne nje fitim prej 29.2% deri ne 30 qershor 2003. Pjesa e tregut qe ze banka ne sistemin bankar hungarez eshte 20.1%. Ne kuadrin e konkurences ne rritje, banka me e madhe e Hungarise ariti te ruante poziten e saj kryesuese ne fushën e shërbimeve për klientët me pakice si dhe per bashkite e pushtetit lokal, nderkohe qe rriti pjesen e saj te sektorit te biznesit dhe te firmave, ku ajo ze sot gjithashtu nje nga pozitat me te larta. Qe kur banka OTP u fut ne tregun nderkombetar ne vitin 1995, bursa ka vleresuar arritjet gjithnje e ne përmiresim te saj, me nje çmim aksionesh qe eshte rritur ne menyre dinamike dhe duke u vleresuar sot sipas bursave nderkombetare me nje shifer prej 3.7 miliardë dollarë. Aksionet e Bankes ne bursa kane shenuar aktualisht nje rritje prej 25 here, duke deshmuar për besimin e investitoreve si dhe parashikimet e tyre pozitive. Revista nderkombetare "Euromoney", i akodroi Bankes OTP titullin "Banka me e mire ne Hungari". Arsyet e dhënies se ketij titulli, lidhen me blerjet e suksesshme te bankave, që ka bërë ajo në Bullgari dhe Sllovaki. Gjate vitit 2002 banka bleu banken IRB te Sllovakise si edhe aksionet e bankes me te madhe bullgare ne maj 2003.


    Grupi bankar “Austriak Raiffeisen”, e ka marrë emrin nga themeluesi i shoqatës së parë kooperative bankare në 1862 në Anhausen (Gjermani), Friedrich Wilhelm Raiffeisen. Në vitin 1886 filluan aktivitetin aktivistët e parë të grupit bankar austriak “Raiffeisen në Rosswein” (Slloveni) dhe “Muhldorf” (Austri). Gjatë më shumë se 140 viteve ky grup ka pasur një rritje të aktivitetit të tij. Ndër blerjet më të suksesshme të tij janë; në vitin 2000 blerja e “Market Banka” në Bosnjë-Hercegovinë, në 2001 blerja e HPB dhe Banka “Agricola”, dhe në vitin 2002 blerja e “Bank of Kosovo”. Sot “Raiffeisen” zë 25.5% të tregut bankar austriak, zotëron 28.2% të depozitave, 22.1% të kredive dhe 28.9% të fondeve të menaxhuara. Rreth 41% të austriakëve mbi 15 vjeç janë klientë të kësaj banke. “Raiffeisen” ofron shërbime për individët dhe kompanitë në shumë shtete të rajonit. Në 30 qershor 2003 pasuria totale e saj ishte 50.453 milionë euro, fitimi para tatimit ishte 165.9 milionë euro dhe raporti të ardhura/shpenzime 70.9%. Në çmimet ndërkombëtare të fituara në vitin 2003 përfshihen: "Banka më e mirë e vitit" nga The Banker; "Banka më e mirë në Sllovaki" nga Euromoney; "Banka e vitit ne Bjellorusi" nga The Banker etj.
  7. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    do te kenaqen edhe bilancet e qeverise se tosit per vitin e ardhshem.
    100 miliard lek me shume per buxhetin.
    keshtu do te kene edhe me shume lek per fushaten elektorale.
    hiku edhe nje pjese e pasurise kombetare edhe e djerses se mijra shqipetarve per 95 milon $.
    nga nje ane me vjen keq por edhe mire per faktin se privatizimi do te sjelli mire edhe vendit.
    nejse...... me falni me shfryrjen.
  8. arterie

    arterie Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    U cudita edhe une per lajmin dhe problemin qe kishte dale ne shitjen e BK-se. Nga aq informacion qe eshte dhene nga gezetat dhe nese hapja e ofertave eshte bere ne ate menyre atehere dikush nuk eshte ne rregull me ligjin.
    Une i kam hapur te dy web-et e tyre dhe te them te drejten nga menyra e organizimit mu duk qe austriakja ishte me mire.
    Megjithate ketu jane te dyja.
    Banka austriake Raiffesien Zentral dhe shkrimi per Shqiperine pas blerjes


    Banka hungareze OTP
  9. arterie

    arterie Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Shpresoj qe shteti shqiptar pas humbjes (sipas gazetave) te nje shifre diku 20 milion $ te mos humbe edhe nje 10-ra te tjere ne gjyq me OTP.
  10. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    SHIKONI si shkruajn AUSTRIAKET per blerjen e bankes se kursimeve , edhe te kuptojme nqs se ne ja kemi hedhur apo ata na e kane futur :


    Vjenë/Tiranë 18 dhjetor 2003
    RZB blen Bankën e Kursimeve të Shqipërisë
    Banka më e madhe shqiptare, një plotësim ideal i rrjetit të fortë të RZB-së në
    Evropën Qëndrore dhe Lindore. Çmimi i ofruar 95 milion dollarë plus 31
    milion dollarë në natyrë. Privatizimi i sukseshëm, një sinjal i fortë për
    komunitetin investues ndërkombëtar. RZB do të shërbejë si një portë hyrëse
    për investitorët e huaj dhe do të prezantoj produkte dhe shërbime të reja.
    Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) fitoi tenderin për blerjen e Bankës së Kursimeve të
    Shqipërisë (BK); me kusht që të aprovohet edhe nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
    Shqipërisë. Çmimi i ofruar ishte 95 milion dollarë për 100 për qind të aksioneve të BK, që
    paraqet 2.5 të vlerës kontabile. RZB gjithashtu do të ofrojë 31 milion dollarë si pagesë në
    natyrë, e cila bën që oferta e përgjithshme e RZB të peshoj 126 milion dollarë.
    “Fitimi i tenderit nga ana e RZB-së krijon një situatë ku kanë dalë fituese të gjitha palët e
    involvuara: Banka e Kursimeve e Shqipërisë do të përfitojë nga forca dhe njohuritë e RZB-së,
    dhe klientët e bankës do të mirëpresin zgjerimin e produkteve dhe mundësive përmes integrimit
    të bankës së tyre në një grup bankar ndërkombëtar. Në anën tjetër, RZB dhe klientët e saj do
    të përfitojnë nga inkuadrimi i Shqipërisë në rrjetin e dendur bankar të RZB-së në Evropën
    Qëndrore dhe Lindore. “Banka e Kursimeve e Shqipërisë është një plotësim ideal i rrjetit tonë
    bankar”, tha Herbert Stepic, zëvendëskryesues i Bordit Menagjues të RZB-së dhe Kryesues i
    Bordit të Raiffeisen International.
    BK është shumë profitabile dhe ka ndarje dominante të tregut
    BK kryeson rrjetin më të madh bankar në vend me 92 degë dhe rreth 1,000 punëtorë. Bilanci i
    saj i gjendjes ishte USD 1.37 miliardë në fundvitin 2002 ndërsa fitimi i saj neto arriti shumën
    prej USD 15.5 milion në vitin 2002. E gjithë kjo rezultoi në Kthimin në Kapital prej 41.7 për
    qind dhe Kthimin në Asete prej 1.1 për qind. BK posedon 56 për qind të ndarjes së tregut në
    sektorin bankar të aseteve dhe 63 për qind në atë të depozitave. ”Banka e Kursimeve e
    Shqipërisë ka një ndarje impresive të tregut, posaqërisht në segmentin mbi individë. Ne kemi
    për qëllim të punojmë me klientë korporata si dhe me ndërmarrje të vogla dhe të mëdha dhe
    planifikojmë të arrjmë ndarje të rëndësishme të tregut në këto segmente të klientëve
    gjithashtu”, tha Stepic.
    Hapësirë e mjaftueshme për rritje në Shqipëri
    Përveç kësaj, ekziston një mundësi për rritje të madhe, meqenëse Shqipëria është një treg jo
    shumë i zhvilluar bankar, ku kreditë llogariten të përfshijnë vetëm gjashtë për qind të Produkti
    Kombëtar Bruto (2002 – kjo krahasohet me psh. 111 për qind në Austri). RZB gjithashtu
    planifikon të zgjeroj shpjet produktet e BK duke ofruar kredi, overdrafte, karta, dhe hipoteka
    klientëve individë. Klientë Korporata si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme së shpejti to të
    kenë produkte të planifikuara për nevojat dhe kërkesat e tyre. RZB do të ofrojë poashtu
    financimin e infrastrukturës, financat tregtare dhe kredi të ndërmjetësuara.
    RZB ka një përkushtim afatgjatë në rajon
    RZB është banka kryesore në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE) dhe fuqimisht e përkushtuar
    ndaj këtij rajoni, ku ka hapur degën e saj të parë në vitin 1986. Që nga ajo kohë, ajo ka
    krijuar një rrjet bankar gjithëpërfshirës në CEE, që përfshin 15 vende me 14 banka, dy zyra
    përfaqësuese, qindra degë të specializuara siç janë kompanitë për lising, bankat investuese,
    fondet e pensionit, komisionerë, shoqëritë ndërtuese, fabrika, kompanitë mbi pasuri të
    patundshme, etj. RZB është shumë active në shtetet fqinje të Shqipërisë të cilat gjenden në
    Evropën Juglindore, përmes bankave të saj në Bosnë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani,
    Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi si dhe në Kosovë. RZB ka arritur një pozitë të fortë në këto tregje
    me një ndarje të rëndësishme të tregut.
    Ekonomia e Shqipërisë po shënon një rritje të shpejtë
    Shqipëria është njëri nga vendet në të cilin është shënuar rritja më e shpejtë ekonomike në
    Evropë. GDP (Produkti Kombëtar Bruto) i Shqipërisë për kokë banori është rritur tetëfish në
    dekadën e fundit në një shumë prej USD 1,373 (2002) ose USD 3,600 në blerjen e fuqisë së
    pariteteve. Poashtu, Shqipëria ka një rrijte mesatare vjetore për tetë për qind në pesë vitet e
    fundit, një normë FX të stabilizuar dhe një inflacion të ulët prej 2.1 për qind (2002).”Kjo është
    koha e duhur të inkuadroheni dhe t’i ofrojmë likuiditet ekonomisë së vendit e cila shënon një
    rritje të shpejtë”, tha Stepic, duke shtuar se RZB-ja ka ekspertizën si dhe përvojën e
    domosdoshme për ta bërë këtë në të mire të të gjitha palëve.
    RZB krijon vende të punës
    Z. Stepic gjithashtu nënvizoi rëndësinë e privatizimit të tregut dhe ndërkombëtarizimit si hapa
    përgatitor në tregun Evropian dhe global. "Këta hapa e forcojnë konkurencën e ekonomisë.
    Meqenëse prania e bankave ndërkombëtare ndërton besimin, RZB do të shërbej si një portë
    hyrëse për investitorë të huaj. Përveç kësaj, investitorët strategjik janë zakonisht krijues të
    vendeve të punës. Kjo ka të bëjë veçanarisht me Raiffeisen", sqaron Stepic. RZB-ja ka krijuar
    më shumë se 10,000 vende pune në rrjetin e saj bankar në Evropën Qëndrore dhe Lindore
    gjatë dekadës së fundit.
    *****
    RZB është institucioni qëndror i Grupit Bankar Raiffeisen të Austrisë, i cili është grupi më i
    fuqishëm bankar i vendit. RZB gjithashtu e konsideron Evropën Qëndrore dhe Lindore si treg të
    saj dhe operon një rrjet të përbërë nga 14 banka me më shumë se 700 degë, si dhe dy zyra
    përfaqësuese në 15 vende të rajonit (ose 15 banka, më shumë se 800 degë, 16 vende të
    Evropës Qëndrore dhe Lindore duke përshirë BK dhe Shqipërinë). Në shtator të 2003, The
    Banker, revistë e njohur e grupit Financial Times, ka ndarë çmimin prestigjios “Banka e Vitit
    2003” për RZB-në në Austri dhe bankat e rrjetit të saj në Belorusi, Bosnë dhe Hercegovinë,
    Serbi dhe Mal të Zi dhe Sllovaki (përderisa The Banker ka zgjedhur BK në Shqipëri). Gjendja
    e përgjithshme e bilancit të grupit RZB numëron 56 miliardë Euro (Q3/2003) dhe fitimi i saj
    para tatimit ishte 258 milion Euro (Q1-3/2003). Ajo ka rreth 21,600 të punësuar në mbarë
    botën.
    Për informata të mëtutjeshme kontaktoni Andreas Ecker-Nakamura (+43-1/717 07-1753), andreas.ecker@rzb.at)<br />ose Michael Palzer (+43-1/717 07-1504, michael.palzer@rzb.at).<br />www.rzb.at, www.bkursimeve.com.al
  11. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Nji minute shoku "Leopardii", /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Jo banaka, :lol: por banka e kursimeve.

    :wave:
  12. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    ke te drejte.
    gafa jemi njerez bejme
  13. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    ________________________________________________________________________
    Diskutimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë,
    Financës dhe Privatizimeve - 15 dhjetor 2003.

    Tabelë 1:
    1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002
    Kursi mesatar i këmbimit lek/usd
    104.5 148.9 150.6 137.7 1 43.7 143.48 140.15
    Kursi mesatar i këmbimit lek/euro
    146.9 132.58 128.5 132.4
  14. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    marrim per baze kursin qe na jep governatori jon i besushem CIMI per vitin 2002 :
    1$ = 140.15 lek
    ateher le te bejme ca llogari.
    banka e kursimeve per vitin 2002 ka arritur 15.5 milion $ fitim vjetor.
    ateher duke e kthyer ne lek shqipetar fitimin e saj me kursin e vitit 2002 na del qe ka 21.72 miliard lek te vjetra fitim(do te ishte me mire sikur ne sitin e bankes se kursimeve te ishte treguar me saktesi fitimi vjetor i bankes ne monedhen kombetare lek ).

    dihet qe kete vit dollar ka patur renie te madhe me monedhen shqipetare edhe sot me duket se eshte 1$=108 lek ( ose me mire 1080 lek te vjetra).

    Sot austriaket e blene kete banke me 126 milion dollar ( 95+31 qe thuhen se do te jepen ne cash edhe jo ne nature)
    i kthejme keto dollar ne lek :
    126 * 1080 = 136 miliard lek te vjetra


    pra , fitimi i bankes se kursimeve per vitin e kaluar ishte 21.72 miliard lek (ky fitim per vitin 2002 , por besoj se fitimi i ketij viti do te jete akoma me i madh), ndersa shitja u be me 136 miliard lek ( duke shpresuar qe dollari mos te bjere akoma).
    le te bejme raportin prezzo/utile = 136/21,72 = 6.26
    kjo tregon qe banka e kursimeve do ta shlyej veten per 6.26 vjet sikur te vazhdoje keshtu sikur ka ecur deri tani.
    qeveria the se banak e shqiperise u shit me nje cmim shume te lart , edhe me shume se motrat e saj ne evrope !!!!!
    shkoni blini nje gazete ekonomike edhe shikoni P/E te sistemit bankar ne evrope edhe sigurisht qe ai eshte te pakten 2 here me shume se ai i bankes se kursimeve , me pak fjale cmimi i kesaj banke eshte 2 here me i ulet sesa motrat e saj ne evrope.
    edhe kesaj rradhe qeveria genjen per ti mbushur opinionit shqipetar se kjo banke u shit shume shtrenjet edhe ne shqipot u treguam te zgjuar edhe ja futem austriakeve.

    nje tjeter gje duhet te shtoje.

    ju ka rene hilja pse pikerisht ankandi i bankes u be ne fund te vitit ????? :confused:

    zakonisht ne bote por edhe ne shqiperi cdo shoqeri aksionare do te bej bilancin edhe do ta depozitoj ate brenda 3 - mujorit te pare te vitit qe vjen edhe do te shperndaj fitmin /dividendet menjeher sapo ky bilanc te aprovohet ( zakonisht dividentet ne itali per vitin e kaluar shperndahen ne prill-maj por disa shoqeri edhe ne qershor( dmth qe b.k.sh. do te bej bilancin brenda marsit, edhe do te ndaj dividente menjeher mbas saj )

    mendoni :
    austriaket paguajne 126 milon dollar ne janar te 2004 edhe mbas 3-4 muajsh marrin fitimin/dividendin e bankes se kursimeve ( qe po te jete i njejti me vitin 2002 edhe per vitin fiskal 2003
    llogaritet ne dollar 21,72/108 = 20 milion me nje kurs 1$=108 lek)

    pra merr fitimin e vitit 2003 qe jepet ne pranveren e 2004 vetem sepse e bleu 11 dite perpara perfundimit te ketij viti.
    gjykoni nese nuk na e kane hedhur austriaket. :shrug:
  15. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Leopard, s'ke pse çuditesh fare!!

    Ky privatizim, ashtu si dhe pjesa me e madhe e te gjitha privatizimeve (ne mos te gjitha!!) te kryera deri me sot, nuk kane qene privatizime, por falje.

    Pazare, vjedhje... a vendosi cfaredo lloj emri te duash. Nuk duhet te mendoni, se projektet e privatizimit behen nga persona qe nuk dine se c'bejne, te paafte, apo te papergatitur...perkundrazi. :mad:

    Mjafton te kujtosh sa j'u shit frigoriferi i Tiranes firmes 2K, 200,000 leke te vjetra me duket (me korrigjoni ju lutem nese ju kujtohet me mire)dhe kjo ishte oferta me e shtrenjte!!!
  16. Kordelja

    Kordelja Anëtar aktiv

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Kjo fjala tek titulli banaka ma vrau syrin krejt :rolleyes:

    Per privatizimin s'kam c'them.Di qe kjo banke vjet nuk shitej dot, ndaj ia vlen me thene : "Shyqyr qe e hoqem qafe" /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe e meriton kete shprehje per nga menyra si eshte manaxhuar dhe trajtuar nga personeli deficent.
  17. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    nje sqarim:
    qeveria do te arketoj edhe dividendin e vitit 2003 qe jane 2,5 miliard lek ( sipas korrieri.com)
    pra pjesa e dyte e shkrimit hidhet poshte.
    por sigurisht ngel fakti qe cmimi eshte shume i vogel ne krahasim me fitimin qe ofron kjo banke.
    P/E= 136/25= 5,44
    do te thote qe sikur banka austriake te mbaj po kete menaxhim qe ka sot banka e kursimeve ( sigurisht qe do te sjelli njerez me ekspert) do ti sjelli nje fitim vjetor prej 18,34 %.
    ajo do ta laj veten per 5,44 vjet
    eshte nje rikthim kapitali shume i larte qe asnje nga bankat ne evrope jep kete perqindje fitimi ne fund te vitit.
    kur austriaket te sjellin menaxheret e tyre , te shkurtojne edhe ca vende pune, te rrisi efficiencen do ti duhen me pak se 3 vjet per te lare dollaret qe dhane.
  18. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    do te me pelqente edhe mua te merrja 18,44 % kur ketu ne itali mezi japin 4-5 % ( ne aksione).
    tani le te presim skandalet e tjera te shitjeve.
    historia vazhdon..................
  19. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    Qeveria shpall fitues te BK banken "Raiffeisen"
    Banka austriake, "Raiffeisen" eshte shpallur pronare e Bankes se Kursimeve nga Keshilli i Ministrave gjate mbledhjes se djeshme. Banka shitet pa dividentin e 2003 i cili eshte 2,5 miliarde leke. Nano: Banka austriake garanci e sigurte per integrimin e sistemit bankar ne ate nderkombetar

    Blerina Hoxha

    Keshilli i Ministrave ka miratuar si fitues te gares per privatizimin e Bankes se Kursimeve, banken austriake "Raiffeisen", dje gjate nje mbledhje te posacme per kete qellim. Me kete vendim zyrtarizohet privatizimi i bankes me te madhe te nivelit te dyte ne vend ndaj nje investitori prej Europes Perendimore. Sakaq, Ministri i Financave, Kastriot Islami pak ore pas Vendimit te Keshillit te Ministrave ka shpjeguar ne nje konference per shtyp vlerat monetare qe ka perfituar buxheti nga privatizimi i bankes. Sipas tij, banka eshte shitur pa dividentin e ketij viti, cka do te thote se, ne buxhetin e shtetit do te arketohen edhe 2,5 miliarde leke ose me shume se 20 milione dollare te llogaritura si fitim ketij viti. Ky kusht ishte i percaktuar ne kontraten e shitjes dhe bankat pretendente per blerjen e BK kane qene te ndergjegjshme per te pervetesuar banken pa fitimin vjetor. Ne kete situate Ministria e Financave pretendon se ka realizuar nje tender shitjeje te suksesshem, pasi vlera monetare e perfituar eshte me e larte se vlera e tregut. Vlera kontabel e Bankes se Kursimeve e vleresuar nga kompanite e auditimit KPMG dhe Deloite & Touche ka rezultuar rreth 4,6 miliarde leke, ndersa vlera e tregut eshte vlersuar ne kuoten minimale 8 milione dollare dhe ne ate maksimale 11 milione dollare. Nderkohe qe nje pjese e suksesit i faturohet investitorit serioz qe do te menaxhoje depozitat e qytetareve ne te ardhmen, "Raiffeisen"-it si nje nder perbereset e rrjeteve bankare me te medhaja ne bote. Kur Banka e Kursimeve ishte ne proces shitjeje, ekperte te ekonomise jane shprehur "kush blen Banken e Kursimeve blen ekonomine shqiptare". Kjo per faktin se ajo eshte banka me e madhe e nivelit te dyte ne vend me 63 per qind te dominaces ne tregun bankar, me zoterimin e 80 per qind te blerjes se bonove te thesarit, me shtrirjen gjeografike me te madhe ne vend, me numrin me te madh te klienteve dhe te aseteve gjithashtu. Banka e Kursimeve dikton politikat monetare ne vend dhe shitja e saj kundrejt nje investitori serioz, pritet qe pervec rritjes se cilesise se sherbimeve te sjelle edhe nje konkurence ne treg qe pritet te reflektohet ne uljen e kostove e sidomos per interesat e kredive. Drejtori i Pergjithshem i "Raiffeisen" eshte shprehur se prioritet i bankes se tij sidomos ne deget ne vendet ne zhvillim eshte kreditimi i biznesit te vogel dhe te mesem. Ghithashtu ai ka garantuar se, prania e "Raiffeisen" eshte nje garanci me shume per sjelljen e investitoreve nga Europa Perendimore. Po keshtu Banka e Kursimeve do te integrohet ne rrjetet me te fuqishme bankare ne bote.
  20. ketitopi

    ketitopi Fillestar

    Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

    ....Banka e Kursimeve dikton politikat monetare ne vend dhe shitja e saj kundrejt nje investitori serioz, pritet qe pervec rritjes se cilesise se sherbimeve te sjelle edhe nje konkurence ne treg qe pritet te reflektohet ne uljen e kostove e sidomos per interesat e kredive. Drejtori i Pergjithshem i "Raiffeisen" eshte shprehur se prioritet i bankes se tij sidomos ne deget ne vendet ne zhvillim eshte kreditimi i biznesit te vogel dhe te mesem. Ghithashtu ai ka garantuar se, prania e "Raiffeisen" eshte nje garanci me shume per sjelljen e investitoreve nga Europa Perendimore. Po keshtu Banka e Kursimeve do te integrohet ne rrjetet me te fuqishme bankare ne bote....

    uroj qe kjo pjesa e marre nga shkrimi i mesiperm te behet realitet se per fjale e premtime jemi sh te kenaqur po ato veprat qe na mungojne nje cike ne vend.une e shoh deri diku me sh pozitivizem kete hap.fundja me keq nuk ka sesi te shkoje... :shrug: apo mundet?..uroj qe jo.

Share This Page