banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 17 Nov 2003.

  1. arterie

    arterie Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    Pershendetje!
    Ne radhe te pare perpara se te hyj ne bashkebisedim me ju me duhet te theksoj se nuk kam shume informacion ne lidhje me bankat( pervecse aq sa kam bere ne universitet dhe qe tani i kam harruar sepse kane qene njohuri te pergjithshme).
    Se dyti me duhet te kundershtoj pak ne anen e kritikes per BSH-ne. Per te arritur ne nje konkluzion lexova faqen e BSH-se dhe faqen zyrtare te bankes qendrore te shtetit ku jetoj. Te them te drejten nuk kishte shume ndryshime,pervec faktit qe BQ e ketij shtetit kalonte edhe ne ndikime nderkombetare. Te gjitha politikat e tjera i kishin te njellojta. Menyren se si i arrijne ato jane te ndryshme sepse kjo varet nga shume faktore por thelbi ishte i njejte.
    Tre synime kryesore ka BSH-ja dhe tre kishte edhe banka qe ju referova une dhe qe te tre ishin te njejte( ato i gjeni tek web-i i BSH-se). Per mendimin tim banka ka arritur ta kontrolloje politiken e saj ne arritjen e atyre synimeve. Ne qofte se ne presim qe BSH-ja te beje mrekullira e te na njerre nga varferia e ne Shqiperi te plasin investimet kjo eshte nje pikepamje tjeter kundrejt saj. Ndersa shume kritika ndaj saj me duket sikur jane per leva te tjera ekonomike dhe jo per BSH-ne. BSH-ja e ka te caktuar ndikimin e saj dhe ajo nuk mund te kaloje e te beje punen e bankave te nivelit te dyte, te ndryshoje politika ekonomike( jo monetare) e drejtime politike.
    Desha te shkruaja edhe dicka per Canin por eshte shkruar me siper qe ai qe e mbron ta marre te shtepia e ti jape darke. Une nuk e njoh vete personalisht dhe as per darke s'kam pse ta marr, une qe dua ta mbroj. Nga njerez qe i perkasin fushes bankare dhe te besueshem, Cani eshte nder njerezit me te afte per ate pune ( dhe fatkeqesisht ata njerez mund te numerohen me gishta)qe sot ka Shqiperia. Nuk dua ta politizojme por flas nga ana profesionale. Edhe nga shtypi i huaj nuk kam lexuar kritika ne drejtim te tij dhe politikave te BSH-se. Nese ka do me pelqente ti postonit ketu qe mund t'i lexojme.
    Faleminderit!
  2. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    ateher te gjitha ato gjera qe jane shkruar me siper pse nuk i jep pergjigje kur e pranon qe banka e shqiperise ka vepruar mire.
    mos duhet ti numerojme edhe nje here tjeter ?
    ateher lexo edhe kete te sotmen edhe me thuaj mos eshte detyra ime apo e jotja apo e CIMIT me ata te tjeret qe punojne ne banken e shqiperise.POLITIKE Nentor 29, 2003


    Raporti: Rritet 122 miliardë lekë para jashte bankave


    --------------------------------------------------------------------------------



    Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave është rritur përsëri. Sipas burimeve të Bankës së Shqipërisë, paraja që qarkullon e "lirë" jashtë bankave arriti në 122.103 miliardë lekë, nga 120.867 miliardë që ishte në fund të korrikut të po këtij viti. Sipas kësaj banke, paraja në qarkullim është rritur me 1.305 milionë lekë dhe gjendja e arkës është rritur me 695 milionë lekë. Në fund të dhjetorit të vitit 2002 paraja që qarkullonte "e lirë" jashtë bankave ishte 130.775 miliardë lekë. Në një konferencë të organizuar para pak kohësh për problemin e parasë "cash", guvernatori i BSH, Shkëlqim Cani, u shpreh se megjithëse kanë kaluar gati 13 vjet nga fillimi i tranzicionit dhe sistemi bankar në Shqipëri ka shënuar zhvillime pozitive të rëndësishme, ekonomia vazhdon të vuajë problemin shqetësues të qarkullimit të "cash"-it ose të parasë në dorë, apo jashtë bankave në vlera dhe në përqindje të konsiderueshme, krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe me ato të rajonit".

    GJITHMONE edhe me keq (nga viti ne vit)edhe ata vetem sa llapin por nuk bejne asgje .
    nejse ndoshta eshte faji im qe i shikoj gjerat "ndryshe"
  3. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    Comunicato Banca d'Italia
    14:21:55 - 09/12/2003
    La Banca d'Italia ha reso noto, tramite un comunicato ufficiale lo stato delle sue riserve ufficiali relative alla fine di novembre. Tali riserve ammontavano a 54,4 miliardi di euro rispetto a 55,4 miliardi di ottobre. Le consistenze in oro ammontavano a 26,2 miliardi da 26,1 miliardi di ottobre. I crediti in valuta verso non residenti nell'area euro rappresentano 28,2 miliardi (da 29,3) così suddivisi: 23,6 miliardi (da 24,5) in conti bancari, titoli e prestiti e 4,6 miliardi (da 4,8) in crediti verso il Fmi. Per quanto riguarda l'aspetto operativo, le riserve includono altri 3,7 miliardi (da 5,2) per crediti in valuta verso residenti nell'area dell'euro.

    KE QEF nga trasparenza .
    po ato 956 milion dollar a mund ti dime zoti CIMI sesi jane shperndare, kush i administron, edhe ne cfare valute me respektivat % jane?
    shpresojme qe mos te kerkojme shume !!!!!( morra gucimin meqe jane edhe leket e gjithe popullit e jo vetem te cimit).
    flm per pergjigjen z.CIMI edhe pse e di se nuk do te arrij kurre)
  4. tutu

    tutu Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    lexo raportin vjetor te bankes se shqiperise....i ke aty se sa jane, ne c'raporte jane valutat perberese, ne cfare investohen, etj.......mbase nuk te plotesohet deshira deri ne fund se emrat e atyre qe i menaxhojne nuk ma do mendja te jene.....as mos e co ndermend qe ka dal njeri xhiro verdalle me rezerven....dhe transparenca ne kete rast eshte mese e mjaftueshme....ti thjesht duhet te kerkosh pak me teper para se te akuzosh te tjeret....
  5. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    Tutu te hengsha perse gjalli te gjithen me gjithe opinionet e tua /pf/images/graemlins/laugh.gif :kiss:
  6. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    tutu na jep faqen e sakte ose me mire na e shkruaj ketu ne forum qe edhe ne te kenaqemi me trasparencen mese te "mjaftushme" te bankes se shqiperise.
  7. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    e gjeta me duket ate qe na tregoj tutu
  8. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    shiko se cfare shkruan per
    REZERVA VALUTORE DHE ADMINISTRIMI I SAJ.. banka e shqiperise.


    II.5.4.1. ZHVILLIMET NË REZERVËN VALUTORE.
    Krahasuar me fundin e vitit 2001, në fund të vitit 2002 rezerva valutore rezultonte e rritur
    në masën 13.8 për qind ose 101.5 milionë dollarë amerikanë. Në fund të vitit 2002,
    vlera e rezervës valutore ishte 838.9 milionë dollarë amerikanë.
    Hyrjet më kryesore në vlerë absolute që kanë ndikuar në rritje të rezervës valutore janë:
    lëvrimet në formën e huave (nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore,
    Komuniteti Europian etj.) në fund të vitit 2002 kapën shifrën 93.9 milionë dollarë
    amerikanë; blerjet e valutës nga bankat e nivelit të dytë, kapën shifrën 45.1 milionë
    dollarë amerikanë; të ardhurat nga interesi i investimit të rezervës valutore kapën
    shifrën 27.8 milionë dollarë amerikanë etj..

    --DERI ketu cdo gje ne rregull .lecojme me poshte:


    Efekti i ndryshimit të kursit të këmbimit (i cili
    nuk përfshihet në faktorët absolutë) ishte pozitiv gjatë vitit 2002 për një vlerë prej 64.9
    milionë dollarësh amerikanë.
    :confused: :confused: :confused:

    cfare do te thote kjo?????
    vlera e eurove qe kishin ne banke duke u mbicmuar me dollarin ka rritur reserven komplesive te bankes , por gjithmone te shprehur ne nje valute ne renie sic ishte dollari amerikan----- FURBo sig.CIMI.
    cfare do te ndodhte sikur risultati te shprehej ne euro??????.sigurisht qe do te kishim nje renie sepse ajo pjese e depozites te shprehur ne dollar do te kishte nje vlere akoma me te ulet ( pse valle nuk e thone -ose nuk jam ne gjendje ta gjej une- sesa eshte perqindja ne $ e sa eshte ne € ??)
    Gabimin me te madhe duke shkaktuar qindra miliona dollar humbje per gjithe popullin qendron sepse mbajne nje depozite ndoshta ne te shumten ne dollar amerikan( po e perseris qe nuk dihet sesi eshte e shperndare) qe nga dita ne dite po bie nga vlera ne krahasim me €uron qe eshte edhe monedha me te cilen bejme 90% te shkembimeve tregtare.
    si do te pergjigjen kesaj pytje cimi me shoke kur kerkojne nje konvergjence te ekonomise shqipetare drejt asaj evropiane kur vete banka qendrore mban reservat ne sasi te konsiderushme ne usa dollar???
    edhe mos thoni qe nuk e dinin qe dollari amerikan e bashke me te edhe ajo pjese e rezervave qe ne te gjithe si komb i kemi depozituar ne kete banke ne formen e $ do te zhvlersohej 20% ne 2002 edhe 15% ne 2003 sepse e kane shkruar vete ketu me poshte:


    Disa nga faktorët që kanë ndikuar në rezervën valutore (si të ardhurat nga interesi i
    investimit dhe efekti i kursit të këmbimit), kanë qenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të
    zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare. Gjatë vitit 2002, vazhdoi situata e vështirë në
    ekonomitë kryesore botërore ku veçojmë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës :rockband: . Në
    një këndvështrim global, ekonomia botërore vijoi të ishte nën ndikimin negativ të
    pasigurisë gjeopolitike, rënie (ose në rastin më të mirë, ndalim) të rritjes së tregjeve të
    aksioneve, ruajtje të niveleve të dobëta të investimeve kapitale, rritje të shifrave të
    papunësisë, rritje e dobët e ekonomisë.
    Në këto kushte, ekonomitë kryesore botërore vijuan ciklin e uljes së kostos së parasë,
    të nisur që prej gjysmës së dytë të vitit 2001. Konkretisht, në fund të vitit 2002, pas
    uljeve të njëpasnjëshme, Rezerva Federale e SHBA e fiksoi normën e interesit fed
    funds rate në 1.25 për qind, ndërkohë që Banka Qendrore Europiane fiksoi normën e
    interesit të marrëveshjeve të riblerjes në nivelin 2.75 për qind. Përkeqësimi i pritjeve për
    të ardhmen, si rezultat edhe i pasigurisë së shtuar ndaj terrorizmit ndërkombëtar, rriti
    preferencën e investitorëve për emetimet qeveritare, çmimi i të cilave njohu rritje të
    qëndrueshme gjatë gjithë vitit 2002.
    Në SHBA, rritja ekonomike e dekadës së fundit si edhe ndjekja e një politike të “dollarit
    të fortë”, u shoqërua me krijimin e një disbalance në tregtinë e jashtme dhe me një
    përkeqësim të ndjeshëm të shifrave të bilancit tregtar. Pothuaj gjatë gjithë vitit 2002,
    deficiti tregtar i SHBA është luhatur në kufijtë 36-40 miliardë dollarë amerikanë, duke
    prekur nivelin më të lartë të bandës, në fund të vitit. Qëndrueshmëria e shifrave të tilla
    negative, dhënia e deklaratave konfuze nga autoritetet përkatëse amerikane si edhe
    bindja e tregut që ky disekuilibër do të vijojë përsa kohë flukset e kapitaleve drejt
    ekonomisë amerikane, janë të pamjaftueshme, kanë ushtruar presion mbi nivelin e
    kursit të këmbimit të njësisë monetare amerikane. Në vlerë nominale, dollari amerikan
    është dobësuar në këmbimin me euron me rreth 21 për qind :confused: (PO TI SI banke qendrore kur po shikoje qe dollar qe ke ne depozite po te binin nga vlera cfare bere???----edhe nuk jane pak por sikur BSH te kishte 500 milion$ edhe kjo te zhvlersohet me 20% jane plot 100 milion dollar--eshte vetem nje shembull sepse akoma nuk dihet vlera e sakt e dollarve). Nënçmimi i tij ka qenë i
    ndjeshëm edhe ndaj stërlinës angleze, ndaj dollarit kanadez dhe ndaj frangës
    zvicerane, ndërkohë që ka mbetur i qëndrueshëm me jenin japonez, kryesisht, si
    rezultat i një situate të vështirë që po kalon ekonomia japoneze si edhe frikës së tregut
    për një ndërhyrje të mundshme të Bankës së Japonisë për të penguar një vlerësim të
    njësisë monetare japoneze.


    VLERSOHENI VETE /pf/images/graemlins/frown.gif
  9. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    MAKSIMUMI i trasparences per sa i perket menyres se investimit te reserves valutore te bankes se shqiperise.


    II.5.4.2. MËNYRA E INVESTIMIT.
    Administrimi i rezervës valutore gjatë vitit 2002 është kryer në një mënyrë, e cila
    përputhej me opinionin e ndërtuar nga specialistët mbi zhvillimet e pritshme në tregjet
    ndërkombëtare financiare :kiss: . Për ndërtimin e këtij opinioni janë shfrytëzuar materiale,
    komente, analiza të institucioneve të njohura financiare, si edhe përvoja në rritje e vetë
    specialistëve :sleep: . Duhet thënë se opinionet mbi ecurinë e ekonomive botërore kanë qenë
    më të larmishme në pjesën e parë të vitit, ku parashikimet optimiste nuk mungonin :idea: .
    Ndërkohë, në pjesën e dytë të vitit, parashikimet janë bërë më realiste /pf/images/graemlins/laugh.gif . Në varësi të
    këtyre parashikimeve, investimi i rezervës valutore ka synuar rritjen e portofolit të
    letrave me vlerë (të cilat do të përfitonin nga rritja e çmimit në një mjedis ku normat e
    interesit kanë ardhur në rënie) si edhe shtrirjen e kujdesshme të investimit në afate më
    të gjata kohe, duke mbetur pranë nivelit neutral të kohëzgjatjes së portofolit :rockband: .

    kush ka kuptuar gje se KU , SI, edhe nga KUSH jane investuar 838.9 milion dollar e popullit shqipetar le ta shkruaj se une nuk e kuptova.
    mos valle na kane filluar te na blejne aksione te nasdaq sepse nuk eshte e qarte se per cfare letrash me vlere e kane fjalen.

    edhe kesaj i thoni trasparence te MJAFTUSHME ????
    mos tutu punon apo ka lidhje me ndonje ne BSH ? apo ja fut kot ????!!
    gjykoni vete ju te tjere qe leconi kete forum nqs eshte e mjaftushme kjo trasparence. :thumbsup:
  10. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    leconi sesi shkruajne pa asnje shifer te sakte por vetem duke perdorur termin "nje sasi euro".
    mua me duket sikur jane bixhosxhinj edhe nuk duan te tregojne gjithcka por vetem pjeserisht edhe ne menyre siperfaqesore.


    II.5.4.4. ADMINISTRIMI I PORTOFOLIT TË MONEDHAVE PËRBËRËSE TË
    REZERVËS VALUTORE.
    Viti 2002 ishte një vit mjaft i veçantë për tregun ndërkombëtar të këmbimeve valutore,
    pasi dyshimet e operatorëve të tregjeve financiare ndërkombëtare të 2 viteve të fundit
    për tregtimin afatgjatë të dollarit amerikan, u vërtetuan duke shënuar një dobësim global
    të tij.
    Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo situatë mundësoi që në pjesën e parë të
    vitit 2002 të shiten me fitim një pjesë e sasisë :confused: së eurove të blera gjatë vitit 2001
    (kryesisht qershor 2001). Fitimi u realizua në kushtet e një rreziku të moderuar :confused: , pasi
    blerjet e kryera në vitin 2001 synonin kthimin e pozicioneve të hapura në valutë, të cilat
    deri në atë moment ishin në shitje, pranë niveleve benchmark. Ndërkohë, mbiçmimi
    relativisht i shpejtë i euros në tregjet ndërkombëtare të këmbimeve valutore, ka krijuar
    shpejt dhe në mënyrë të përsëritur pozicione të hapura në blerje. Këto pozicione, në
    pjesën më të madhe të rasteve, janë mbyllur për të mos lejuar daljen jashtë kufijve të
    miratuar :rockband: .
    Gjatë periudhës së stabilizimit të raportit eur/usd në pjesën e dytë të vitit, janë
    shfrytëzuar momentet e krijimit të pozicioneve të hapura në blerje, në dollarë amerikanë
    për të blerë euro, monedhë e cila ka theksuar rritjen (mbiçmimin) e saj gjatë muajit
    dhjetor.

    puttana cfare rrumpalle !!!!!!!!! :rockband: :rockband: :rockband:
  11. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    Interesi i bazë i lekut, BSH gati uljen tjetër
    Banka e Shqipërisë sqaron në raportin e fundit të politikave monetare se, ulja e normës bazë të ineteresit me 0.5 për qindje bëri që të arrihet niveli i normës bazë të interesit para krizës së vitit 2002. Kjo pritet të ndikojë më tej në uljen e çmimit të parasë në ekonomi.

    Norma bazë e interesit të lekut do të ulet sërish në fillim të vitit që vjen me qëllim uljen e çmimit të parasë, e cila pritet të ndikojë në kreditimin e mëtejshëm të ekonomisë. Banka e Shqipërisë e ka bërë të ditur këtë në raportin e fundit të politikave monetare i cili është bazuar edhe në të dhënat operative të muajit nëntor.

    Norma bazë e interesit ose ndryshe është çmimi i parasë që Banka e Shqipërisë aplikon ndaj monedhës vendase. Aktualisht kjo normë është në nivelin 7 për qind nga 8.5 për qind që ishte në fillim të vitit. Sipas teorive ekonomike një normë më e ulët interesi çon në një kreditim më të lartë të ekonomisë pasi presupozohet se ulen normat e interesave për kreditë në lekë. Brenda këtij viti Banka e Shqipërisë e uli tre herë koston e parë me nga 0.5 për qind, ndërkohë që bankat e nivelit të dytë reflektuan në mënyrë të njëanshme duke ulur vetëm normat e interesit për depozitat në lekë dhe jo për kreditë në këtë monedhe. "Ulja e normës bazë të interesit me 0.5 për qindje bëri që të arrihet niveli i normës bazë para krizës së vitit 2002. Kjo pritet të ndikojë më tej në uljen e çmimit të parasë në ekonomi, duke stimuluar akoma më shumë kreditimin e biznesit", thuhet në raportin e bankës qendrore. Kjo e fundit vëren se reagimi i bankave të nivelit të dytë ka qenë më i shpejtë në kahun e uljes së interesave të depozitave në lekë. Tetë banka kanë informuar për ulje të përqindjes së interesit të depozitave në lekë që në javën e parë të nëntorit, menjëherë pas uljes së sinjalizuar nga Banka e Shqipërisë. Ndërsa në tregun e depozitave në valutë ka patur ulje të interesave si në euro dhe në dollarë, por më shumë bie në sy rënia e interesave të depozitave tremujore në dollarë, për shkak të rënies së normës të interesit të kësaj valute në tregjet ndërkombëtare me rreth 1 për qind.

    B.Hoxha


    nuk ka kuptim te mbash interesin 7.5% ( ato te bonove jane me 9.8%) kur inflacioni eshte ne nivewlin 2-4 % edhe leku po forcohet vazhdimisht ne dem te ekonomise tone meqe prodhimet e importit behen gjithmone edhe me konkuruse me prodhimin e vendit e duke rritur deficitin tregtar.
    forca CIMI .........
  12. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    edhe cimi e beri vezen !!!!!!

    /pf/images/graemlins/tongue.gif

    NJOFTIM PËR SHTYP
    30 dhjetor 2003


    Banka e Shqipërisë ul përsëri me 0,5 për qind
    normën bazë të interesit


    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mori në shqyrtim ecurinë dhe parashikimet e inflacionit, faktorët që priten të ndikojnë në inflacion dhe ecurinë e kushteve monetare në ekonomi,

    Nga analiza rezulton:

    a)Zhvillimet e pergjithshme makroekonomike te vendit jane ne perputhje me parashikimet e bera. Siç eshte bere e ditur edhe me pare vleresohet se prodhimi i pergjithshem bruto te jete rritur me 6 per qind nderkohe qe inflacioni dhe deficiti buxhetor jane ne nivele te kontrolluara.

    b) Inflacioni, si një nga objektivat kryesorë të programit të zhvillimit të vendit dhe objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, ka shfaqur ecuri pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit duke rezultuar brenda objektivit 2 – 4 për qind të Bankës së Shqipërisë për vitin 2003. Ai pritet të jetë brenda objektivit edhe në muajin dhjetor, duke u luhatur rreth nivelit 3 per qind.

    c) Faktorët që kanë ndikuar në sjelljen e inflacionit të këtij viti janë kryesisht faktorët tradicionalë ndërsa intensiteti i veprimit të tyre ka qenë brenda vlerave normale.

    d)Zhvillimet në treguesit monetarë si: rritja e ofertës monetare dhe përbërja e saj, kursi i këmbimit, struktura e likuiditetit në ekonomi, si dhe niveli i pershatshem i normave të interesit, kanë ndikuar në amortizimin e presioneve të shkaktuara nga faktorë të jashtëm mbi inflacionin.

    e)Bankat tregtare, ne ndjekje te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, kanë qenë aktive në drejtim të uljes së normave të interesit. Megjithate, normat e ulëta të inflacionit kanë ndikuar në ruajtjen e normave reale të interesit në nivele pozitive. Ulja e normave të interesit gjatë vitit 2003 është shoqëruar me ulje të kostos së ndërmjetësimit të sistemit bankar.

    f) Gjate vitit 2003 deficiti buxhetor ka regjistruar nje model pak me te ndryshem krahasuar me vitet e tjera ku spikat nje ritmike me normale ne kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Kjo eshte bere me e theksuar ne muajin dhjetor, i cili ne ndryshim nga vitet paraardhese nuk ka krijuar presion mbi politiken monetare.

    Ne keto kushte Keshilli Mbikeqyres, vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 per qind. Pas kesaj uljeje, norma e interesit per marreveshjet e riblerjes do te jete 6.5 per qind.

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me anë te këtij vendimi synon :

    a) te ule me tej koston e bankave ne pergjithesi dhe cmimin e parase ne eko-nomi, me qellim qe te stimulohet akoma me shume kreditimi i biznesit dhe rri-tja ekonomike.

    b) të zbusë presionin që është duke u ushtruar mbi monedhën tonë, Lekun i cili prej disa kohësh po vazhdon të mbiçmohet si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj euros. Përveç kësaj synohet që

    c) të zbuse me tej diferencen midis përqindjeve të interesit për investimet në lekë me ato në valutë si në terma nominalë ashtu edhe ne ato realë.

    Duke analizuar skenaret e mundshem te ecurise se cmimeve te konsumit, Keshilli Mbikeqyres vlereson se ulja e normave te interesit nuk do te ndikoje negativisht ne ecurine e inflacionit per vitin 2004, ndersa shpreh bindjen se nje norme me e ulet interesi do te jete me afer nevojave te ekonomise.
  13. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    shpresojm qe cimi te na bej edhe nje veze tjeter :

    tu japi mundesi te gjithe shqipetarve qe te investojn ne bono thesari meqe japin 2% me shume sesa depozita ne banke, duke bere te njohur kete forme investimi ,duke ju hapur dege te kesaj banke ne te gjitha prefekturat ( edhe ne te gjitha rrethet me vone).
    cfare kuptimi do te kishte qe nje kuksian apo nje sarandiot te shkonin deri ne tirane apo ne degen e bankes se shqiperise qe eshte me afer tyre (rispektisht ne shkoder edhe ne lushnje) kur me ate sasi te vogel leku ai fitim prej 2% me shume do ti ofronte ?
    do te harxhonte me shume lek per bileten edhe per kohen qe do te humbista (meqe koha eshte f....)
    pse nuk e ben nje gje te tille cimi???
    apo do presi qe ta bej ne te ardhmen e ...?!!

    mos valle u intereson qe leket mos te kalojn direkt nga deposituesit ne bono thesari pa kaluar ne ndermjetsin qe jane bankat e nivelit te dyte duke i lene pa gje keto banka ??.
    ja bejne jeten te veshtire njerzve kursimtar vetem e vetem qe leket e tyre te depozitohen ne bankat e nivelit te dyte qe edhe ato te lepijn nje kocke (edhe cfare kocke)duke i marre keto para e duke i investuar ajo vete shife , shife pikerisht ne bono.

    kjo mungese efficienze e sistemit bankar te vendosur ne baze te heshtjesh (shumica e shqipetarve nuk dine se ekzistojn keto forma investimi) edhe nga mos hapja e degeve te bankes qendrore ne te gjithe shqiperine ne menyre qe qytetaret ti drejtohen sporteleve te saj pa kaluar nga bankat e nivelit te dyte ose nga mos detyrimi qe banka qendrore nuk i ben bankave te nivelit te dyte qe me ane te sporteleve te tyre te japi mundesi qe kursimtaret e thjesht te blejn keto bono thesari e vene ate perpara pergjithesie.(dmth banken e shqiperise me shokun CIMI ne krye).

    se mos te na xjerri teorine qe nuk ka fonde per keto gjera sepse si dividend cdo vit i jep shtetit 5 miliard lek te reja .
    per te mos folur edhe per signoriaggio qe i perket me kushtetute.
    hmmmmmmm.......... kjo enificienz meduket se dikujt i pelqen , sidomos bankave te nivelit te dyte ku shumica tashme jane huaja ose edhe ato 2 te tjerat jane e bizesmeneve te "fort" shqipetar.

    prandaj CImi ka zgjedhur rrugen me te mire ate te heshtjes por ne te njejten kohe u ka lene mundesi te gjtihe atyre qe kane mundesi edhe mbi te gjitha e dine qe ekzistojn keto investime me nje perqindje te lart per ate elit njerzish qe marrin vesh nga keto pune ose qe jane te informuar.
    keshtu edhe cimi siguron edhe karriken sepse nuk hyn ne konflikt me keto klane.
    i vetmi kush e ha ne kete mes jane ata qe e kane ngrene gjithmone.
    po kush e rruan per "ata" !!!!!!
  14. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    kush do te shikoje diferencen midis interesave te bankes kombetare tregtare (e dyta ne vend) edhe interesave te bonove te thesarit shikoni sitet e tyre perkatese.
    http://www.bkt.com.al/
    http://www.bankofalbania.org/New_web/Mirsevini/HTML/topic.htm ne kete rast kliko te bono thesari.


    diferencen e beni vete duke krahasuar interesin 3-mujor te bankes tregtare me interesin 3-mujor te boneve te thesarit.
    u mundova te hapja faqen e bankes se kursimeve te interesat por nuk hapej !!
    po sigurisht interesat qe ofron kjo banke per depozitat jane te ngjashme me banken tregtare.

    duke llogaritur sa miliarda lek jane depozituar ne keto 2 banka(plus edhe ne tjerat) nga qytetaret shqiptar edhe duke e shumezuar me ate 2% qe keta humbasin nga faji i CIMIT ( edhe e disa te tjerve)sepse nuk u jep "mundesi" (mundesi nga ajo qe thame ne postimin e mesiperm)
    kjo shifer eshte shume e madhe.
    por duke e llogaritur per keto vite demokrazie shuma del AKOMA me e madhe.
    gjynaf ne per keta njerez .
  15. Leopardii

    Leopardii Fillestar

  16. tutu

    tutu Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    i'm telling you, it's a conspiracy /pf/images/graemlins/laugh.gif
    po nderkohe, pse nuk hap ti nje firme dhe shiti bono populli "ne kosto"....rrit dhe eficencen e "sistemit" /pf/images/graemlins/laugh.gif
  17. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    tutu ka shkruar ne kete teme:

    1-transparenca ne kete rast eshte mese e mjaftueshme....ti thjesht duhet te kerkosh pak me teper para se te akuzosh te tjeret....
    tutu shkruan akoma:
    2-po nderkohe, pse nuk hap ti nje firme dhe shiti bono populli "ne kosto"....rrit dhe eficencen e "sistemit"

    sipas tutu trasparenca e bankes se shqiperise eshte e mjaftushme !!! , ku nuk dihet fare sesi , ku e cfare behet me reserven e bankes se shqiperise (965 milion dollar)
    tutu thote qe te hap une nje firme edhe te shes bono thesari popullit !!

    no comment per tutu
  18. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    shikoni se cfare shkruan midis te tjerash REXHEP MEJDANI NE GAZETEN PANORAMA te dites se sotme

    11Janar 2004

    Mbi pritshmëritë e raportit të këmbimit euro-dollar

    Rexhep Meidani

    Viti 2003 u mbyll me raportin më të ulët të shkëmbimit midis euros e dollarit. Megjithatë, përgjithësisht mbizotëron mendimi se dollari amerikan nuk do të ketë ndonjë ringritje thelbësore gjatë vitit 2004, pas asaj rënieje të shënuarshme në vitin 2003. Madje shumë specialistë mendojnë se dollari do të duhet të vazhdojë “rrëshqitjen” deri në vlerën e këmbimit të 1 euro= $ 1.30, ndërsa të tjerë gjykojnë se ky vit do të jetë relativisht i vështirë në parashikimin e ecurisë së marrëdhënieve të ndërsjellta të monedhave të

    Pavarësisht nga situata aktuale relativisht e paqartë lidhur me ecurinë e raportit të këmbimit euro-dollar, del e nevojshme jo vetëm një ndjekje e saj e kujdesshme nga Banka e Shqipërisë, por dhe një informim sa më i drejtë i publikut lidhur me këtë ecuri, veçanërisht duke patur parasysh dhe interesat e tij të drejtpërdrejta, lidhur me depozitat në banka apo në “sirtar”… Kjo bëhet mëse e domosdoshme në kushtet aktuale të një dollarizimi ende të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare edhe ndaj një euroizimi në rritje, që, nga ana e tij, imponon më tepër dinamikë e më shumë shpejtësi në thelbësimin e tij. Nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më e qartë që kërkohet më shumë zhdërvjelltësi, moment e “forcë” për ndërhyrje më kurajoze nga Banka e Shqipërisë që të mos lejohet një fuqizim i mëtejshëm, madje i tepruar, i monedhës kombëtare, aspak të lidhur me zhvillimin real ekonomik. Siç po shihet, këto ndërhyrje nuk mund të jenë vetëm “klasike” me hedhje në treg apo tërheqje nga tregu të dollarit, sipas situatave të dobësimit apo forcimit të lekut, pra vetëm me teknologjinë e shitblerjen së devizës, por dhe me përdorimin e mekanizmave të tjerë të tërthortë. Ka mendime se për këtë mund të ndikojë dhe ndonjë rritje modeste e kufijve të inflacionit. Por, nga një shqyrtim më përgjithësues dhe më i drejtpërdrejtë, për disa analistë rezulton se, përsa i përket ndikimit në rastin konkret, në vend të blerjes së dollarit mund të japë rezultate relative edhe një ulje e mëtejshme e normës së interesit :smash: , meqenëse përdorimi i mekanizmit të inflacionit, në kushtet e një shkëmbimi tregtar mbizotërues, me afro 80% me vendet e BE-së, mund të mos jetë aq i ndjeshëm për arsye edhe të një “importi” inflacioni në kufij relativisht të ulët. Sidoqoftë kërkohet më shumë analizë e detajuar dhe zhdërvjelltësi reagimi, në përputhje me situatën aktuale dhe “labirinthet” e perspektivës së pritshme të saj, dhe mbi të gjitha më shumë informacion përgjithësues e transparencë sa më e plotë ndaj publikut.
    :rockband:
    CIMI , CIMI .............
    kjo eshte trasparenca e mjaftushme e tutu-s
  19. tutu

    tutu Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    Nja dy gjera
    "Kjo bëhet mëse e domosdoshme në kushtet aktuale të një dollarizimi ende të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare edhe ndaj një euroizimi në rritje, që, nga ana e tij, imponon më tepër dinamikë e më shumë shpejtësi në thelbësimin e tij." ---- dollarizimit, per info tendin, te autorit dhe gjithe te tjereve, i ka vdekur nena...po nderkohe ka njerez qe shrkuajne vazhdimisht per kriza ne tregun valutor, ndermjet te cileve dhe autori vete, qe mua me shtyjne te mendoj se interesat jane te lidhur ngushtesisht me portofolin e tyre te dollarizuar rendshem.
    "Nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më e qartë që kërkohet më shumë zhdërvjelltësi, moment e “forcë” për ndërhyrje më kurajoze nga Banka e Shqipërisë që të mos lejohet një fuqizim i mëtejshëm, madje i tepruar, i monedhës kombëtare, aspak të lidhur me zhvillimin real ekonomik." ---- une nuk shoh ndonje argument persa i perket pohimit se forcimi i lekut eshte aspak i lidhur me zhvillimin real ekonomik..nqse do mbeshtetej te rritja e importeve (per te pare kerkesen) nga ana tjeter mund dhe te behet fjale per nje rritje te madhe te prurjeve te emigranteve....dhe te tjera si keto
    ndersa persa i perket menyrave te nderhyrjes, meqe e vetmja qe nderhyn goxha ne treg eshte Banka e Japonise, atehere perpiqu te lexosh ndonje gje nga transaparenca e tyre e nderhyrjes qe te kuptosh se transaparenca e nderhyrjes ne Shqiperi nuk calon....pastaj sa per rruget e terthorta te nderhyrjes sic sugjeron autori, me duket me me vlere te sugjeroje ndonje menyre tjeter pervec asaj te uljes se normes se interesit se sikur nuk ka lezet qe ate qe ta tha Cimi para dy javesh, te vish t'ia kendosh tani....nje nga arsyet qe u permend per uljen e normes se interesit qe pikerisht dhe niveli i kurseve te kembimit, lidhja me importet, etj si keto....
    tani, a ben te me thuash se ku te mungon transparenca dhe se cfare menyrash nderhyrjesh sugjeroni? (jo per gje po se nje pergjigjie e sinqerte dhe me vlere me hyn ne pune, nderkohe qe ironirat s'me hyjne ne xhep)
  20. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: banka e shqiperise - bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqiptare

    une nuk e di qe rexhep mejdani ka xhepat plot me dollar edhe shkruan sepse ka humbur nga xhvlersimi i monedhes amerikane.
    nejse. secili ka opinionet e tij.
    per sa i perket trasparences , asnjeri nuk di se me cfare sasie ka nderhyr ne tregun valutor banaka e shqiperise (nuk duam te dijme sekrete por ama ato nderhyrje qe ka bere ne vitet e kaluara me duket se eshte e drejta jone ta dime meqe cimi e shoket e tij po nderhyjne me leket e te gjithe popullit, mjafton nje faqe ne excel , nuk me duket nje pune shume e madhe, mjafton vullneti ).
    kishim qejf qe bashkangjitur me kete faqe te na jepte edhe disa te dhena edhe per levizjet ne llogarine e tij private se ku i dihet mos CIMI na blen dollar nje dite perpara sesa banka e shqiperise nderhyn ne blerje dollari, ose cimi na shet dollar nga llogaria e vet nje dite me perpara sesa banka e shqiperise na vihet ne shitje .
    dihet qe te abuzosh me informazione te riservuara denohet me ligj por meqe banka e shqiperise na ben misteriozen ne njerzve te thjesht na vijn edhe dyshimet.
    mgjs ne kemi kontrollin e shtetit te drejtuar nga trimat e sales qe "kontrollon gjithcka" .
    mund te rrime rehat sepse leket e gjithe shqipetarve jane ne dore te cimit edhe informazioni qe ai na jep eshte mese i mjaftushem per ne (ci duhet njerzve se kur , mesa edhe ne cfare valute ka nderhyr banka e shqiperise ne tregun e valutave........ uhu dun me dite shume )

Share This Page